VAZHDIM
PER ME PAK SE lO POLICE, NUK E PRISHI GJUMIN.... I THOSHTE
ADEMI RIFATIT
Rifat Jashari: E vertet. Policia serbe me l995 e rremben Lulzimin derisa ai po kthehej me bashkeshorten time dhe dy femijet e mi nga miqte e mi qe jane ne komunen e Vushtrrise. Lulin e arrestojne ne Mitrovice. E mbajne per tri dite rresht ne stacionin e policise te Mitrovices. Ndaj tij si femije qe ishte, jane bere shume presione psikike, duke i thene:ku e ke baben, ku e ke axhen, ku i kane armet ata, ku rrine...? E therrasin ne telefon policia baben Shaban dhe i thone se djalin do ta lirojne nese shkon atje per t`u dorezuar Ademi.
Ademi me shoke mblidhen dhe diskutojne ēfare mund te behet nese policia vijne ne Prekaz duke e mbajtur Lulin perpara si mburoje. Dikush kishte pase thene se ndoshta eshte mire ta dorezojne ndonje revole per hir te lirimit te djalit, por Ademi kishte thene pa u hamendur:Asnje fishek s`do t`ua japim dhe nese ata vijne per te na sulmuar duke e mbajtur Lulin si mburoje, do ta vras djalin tim bashke me ta dhe kurre nuk do te dorezohemi.Babai u kishte thene policeve ne deshi leshojeni, ndeshi mos e leshoni, ndeshi vrajeni e beni ēka te doni me te, por me u dorezue Ademi s`e ka ndermend, se plot shtepine Lula e kemi. Luli sot eshte deshmitar i kesaj ngjarjeje.
Djali perdor nje diplomaci te veten dhe arrin t`i mashtroje policet , te cilet e lirojne. U thote atyre se ai i ka fshehur dikund disa arme vete, pa dijen e te tjereve dhe nese me ēoni aty, do t`ua tregoj. Para se t`i besojne, policet e pyesin Lulin se ku i ka marre ai ato arme?, ndersa djali i genjen duke u thene se i ka blere vete me parate qe kinse ia kam derguar une prej Gjermanise.
Ne nderkohe, Ademi me shoke m blidhen dhe diskutojne ēfare mund te behet nese policia vijne ne Prekaz, duke e mbajtur Lulin perpara si mburoje. Dikush kishte pas thene se ndoshta eshte mire ta dorezojne ndonje revole per hir te lirimit te djalit, por Ademi kishte thene pa u hamendur:Asnje fishek s`do t`ua japim dhe nese ata vijne per te na sulmuar duke e mbajtur Lulin si mburoje, do ta vras djalin tim bashke me ta dhe kurre nuk do te dorezohemi.
Policet e sjellin Lulin deri te Fabrika e Municionit qe eshte nja 6OO 7OO metra prej shtepise sone dhe i thone se ne po te presim ketu, e ti shko silli armet ku i ke fshehur. Por, Luli vjen ne shtepi, tregon ēka u ka thene policeve dhe thote se nuk e ka ndermend te dal me te ta, atje ku e pritnin.
Pas nje kohe vijne ne kullen tone nje inspektor serb i policise dhe nje inspektor shqiptar, ne rroba civile, dhe bisedojne ne kulle me baben. Ne fillim, siē ka treguar baba Shaban, biseda kishte qene e qete, por me vone, ndaj babes inspektoret kane filluar edhe te kercenohen duke i thene se djemte tu kot e kane, sepse Serbia ka tanke, ka topa, ka ushtri, polici dhe mund te beje ēka te doje, por babai u thote atyre edhe ne i kemi keto. Ata e pyesin ku ndodhet Ademi, ndersa babai u thoteja ku eshte ai, duke bere me gisht prej malit qe shihet prej kulles sone. Ata i thone se ju nuk keni kapacitet te luftoni me ne, ndersa baba Shaban ua kthen:Ate qe e kemi ne,ju nuk e keni. Bile haptazi pa kurrfare ngurrimi aty per aty u kishte pas thene:Besen po ua jap, nese kerset ketu, ka me kersit ne krejt Kosoven. Dhe, keshtu me vone edhe ndodhi.
Zeri: Me l996, ju baci Rifat ktheheni ilegalisht per te pare ne Kosove, pas sulmit qe ndodhi mbi familjen tuaj me l99l. Me ke udhetuat dhe si u futet ne Kosove atehere?
Rifat Jashari: Po per here te pare pas gjashte vjeteve, une kthehem ne Kosove ne gusht te vitit l996. Kufirin Shqiperi-Kosove e kam kaluar ilegalisht i shoqeruar nga Nait Hasani e Rexhep Selimi. Kur hyme ne Kosove, Naiti e Rexhepi kishin armatim me vete , ndersa une kisha pak, sepse nuk desha te ngarkohem.
Zeri: Ke e takove se pari ne shtepi kur u ktheve?
Rifat Jashari: Se pari u takova me Ademin, Bashkimin, Fitimin e B esimin ne kulle. Ishte nate ndersa tek ne mengjes, kah ora 8 apo 9, u takova me baben Shaban. Naten qe erdha, fjeta ne shtepine e dyte dhe jo ne dhomen time. Kur shkova te fle, Ademi m`i solli armet dhe disa bomba, ndersa une i thashe:largomi keta `hekura` se une nuk rehatohem naten. Ademi me tha: Ja ku i ke dhe ben ēfare te duash me to. Para se ta mbylle deren e dhomes, ma dhe nje porosi:Nese vijne me teper se lO police, lajmerom, per me pak , bej ēka te duash se nuk e prishi gjumin. Ne mengjes, u zbulova se kam ardhur dhe dola. Pas disa diteve, te ne vinin njerez te caktuar, te cilet me vizitonin, duke filluar prej rrethit te ngushte te shokeve te Ademit si Besim Rama, Fadil Kodra, Zenun Kodra, Sahit Jashari, Ali Lushtaku, Idriz Rreci, Ramadan Dobra, etj.
Zeri: A te ka treguar ne ate kohe Ademi per organizimin ushtarak dhe , a thoshte nese eshte rritur apo jo ky organizim?
JANE BERE 4 5 VJETE PUNE PARA SE TE VIHET TE EMRI UCK
Rifat Jashari: Sigurisht qe po. Pas disa didteve te ne ka ardhur edhe Naiti (Hasani) me te cilin siē u thashe, bashke edhe me Rexhepin (Selimin) kishin ardhur bashke prej Shqiperise. Per here te pare pas gjashte vjeteve, une kthehem ne Kosove, ne gushte te vitit l996. Kufirin Shqiperi-Kosove e kam kaluar ilegalisht i shoqeruar nga Nait Hasani e Rexhep Selimi. Kur hyme ne Kosove, Naiti e Rexhepi kishin armatim me vete, ndersa une kisha pak sepse nuk desha te ngarkohem. Kur jam kthyer per ne Shqiperi, mua me kane percjellur Syla (Sylejman Selimi), Xhevahir Geci, Rrahmen Rama, Rexhep Selimi....
Zeri: A ju kujtohet kur i ka permendur per here te pare Adem Jashari tri shkronja UCK?
Rifat Jashari:UCK-ja me emer eshte prej vitit l993, kurse fillimi i saj, i takon 4-5 vjeteve me heret. Ato vite , kane qene vite te punes per te ardhur deri te ajo sepse edhe para sulmit te vitit l99l ne Prekaz, djemte kane filluar t`i bejne pergatitjet ne kete drejtim. Pra, jane bere 4-5 vite pune dserisa eshte ardhur te emri "UCK.
Zeri: Dmth. prej atehere, Ademi ka folur per nje organizim te ketille?
Rifat Jashari: Fjala ushtri ka filluar te perdoret qysh heret.Ne do te fillojme dhe do ta bejme nje ushstri qe i del Zot ketij vendi, ka thene shume shpesh Ademi, kurse si emer ky organizim ka dale shume me heret.
Zeri: A mund te lidhet kjo me 5 prillin e vitit l993?
Rifat Jashari: Ndoshta ky ka qene takimi i fillimit ose perfundimit te hulumtimit te emrit UCK. Ndoshta ky takim ka pasur karakterin e takimit baze per emertimin e Ushtrice Clirimtare te Kosoves, mirepo ne sot nuk guxojme te themi se ushtria ka lindur me l993, sepse fillimi per organizim i ushtrise kishte filluar tre-kater vjet me pare. Por, emertimi UCK mund te kete shume lidhje me kete takim. Kemi ddisa te dhena qe mund te tregojne se pikerisht ky takim mund te jete fillimi i emrit UCK
Krijoni Kontakt