Close
Faqja 2 prej 15 FillimFillim 123412 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 295
  1. #21
    SHQIPTAR Maska e ARIANI_TB
    Anėtarėsuar
    30-12-2005
    Postime
    4,530
    Faleminderit
    5
    22 falenderime nė 21 postime
    VAZHDIM

    PER ME PAK SE lO POLICE, NUK E PRISHI GJUMIN....“ I THOSHTE
    ADEMI RIFATIT

    Rifat Jashari: E vertet. Policia serbe me l995 e rremben Lulzimin derisa ai po kthehej me bashkeshorten time dhe dy femijet e mi nga miqte e mi qe jane ne komunen e Vushtrrise. Lulin e arrestojne ne Mitrovice. E mbajne per tri dite rresht ne stacionin e policise te Mitrovices. Ndaj tij si femije qe ishte, jane bere shume presione psikike, duke i thene:“ku e ke baben, ku e ke axhen, ku i kane armet ata, ku rrine...? E therrasin ne telefon policia baben Shaban dhe i thone se djalin do ta lirojne nese shkon atje per t`u dorezuar Ademi.
    Ademi me shoke mblidhen dhe diskutojne ēfare mund te behet nese policia vijne ne Prekaz duke e mbajtur Lulin perpara si mburoje. Dikush kishte pase thene se ndoshta eshte mire ta dorezojne ndonje revole per hir te lirimit te djalit, por Ademi kishte thene pa u hamendur:“Asnje fishek s`do t`ua japim dhe nese ata vijne per te na sulmuar duke e mbajtur Lulin si mburoje, do ta vras djalin tim bashke me ta dhe kurre nuk do te dorezohemi“.Babai u kishte thene policeve „ne deshi leshojeni, ndeshi mos e leshoni, ndeshi vrajeni e beni ēka te doni me te, por me u dorezue Ademi s`e ka ndermend, se plot shtepine Lula e kemi“. Luli sot eshte deshmitar i kesaj ngjarjeje.
    Djali perdor nje diplomaci te veten dhe arrin t`i mashtroje policet , te cilet e lirojne. U thote atyre se ai i ka fshehur dikund disa arme vete, pa dijen e te tjereve dhe „nese me ēoni aty, do t`ua tregoj“. Para se t`i besojne, policet e pyesin Lulin se ku i ka marre ai ato arme?, ndersa djali i genjen duke u thene se i ka blere vete me parate qe kinse ia kam derguar une prej Gjermanise.
    Ne nderkohe, Ademi me shoke m blidhen dhe diskutojne ēfare mund te behet nese policia vijne ne Prekaz, duke e mbajtur Lulin perpara si mburoje. Dikush kishte pas thene se ndoshta eshte mire ta dorezojne ndonje revole per hir te lirimit te djalit, por Ademi kishte thene pa u hamendur:“Asnje fishek s`do t`ua japim dhe nese ata vijne per te na sulmuar duke e mbajtur Lulin si mburoje, do ta vras djalin tim bashke me ta dhe kurre nuk do te dorezohemi“.

    Policet e sjellin Lulin deri te Fabrika e Municionit qe eshte nja 6OO – 7OO metra prej shtepise sone dhe i thone se „ne po te presim ketu, e ti shko silli armet ku i ke fshehur“. Por, Luli vjen ne shtepi, tregon ēka u ka thene policeve dhe thote se nuk e ka ndermend te dal me te ta, atje ku e pritnin.
    Pas nje kohe vijne ne kullen tone nje inspektor serb i policise dhe nje inspektor shqiptar, ne rroba civile, dhe bisedojne ne kulle me baben. Ne fillim, siē ka treguar baba Shaban, biseda kishte qene e qete, por me vone, ndaj babes inspektoret kane filluar edhe te kercenohen duke i thene se „djemte tu kot e kane, sepse Serbia ka tanke, ka topa, ka ushtri, polici dhe mund te beje ēka te doje“, por babai u thote atyre „edhe ne i kemi keto“. Ata e pyesin ku ndodhet Ademi, ndersa babai u thote“ja ku eshte ai“, duke bere me gisht prej malit qe shihet prej kulles sone. Ata i thone se „ju nuk keni kapacitet te luftoni me ne“, ndersa baba Shaban ua kthen:“Ate qe e kemi ne,ju nuk e keni“. Bile haptazi pa kurrfare ngurrimi aty per aty u kishte pas thene:“Besen po ua jap, nese kerset ketu, ka me kersit ne krejt Kosoven“. Dhe, keshtu me vone edhe ndodhi.

    Zeri: Me l996, ju baci Rifat ktheheni ilegalisht per te pare ne Kosove, pas sulmit qe ndodhi mbi familjen tuaj me l99l. Me ke udhetuat dhe si u futet ne Kosove atehere?

    Rifat Jashari: Po per here te pare pas gjashte vjeteve, une kthehem ne Kosove ne gusht te vitit l996. Kufirin Shqiperi-Kosove e kam kaluar ilegalisht i shoqeruar nga Nait Hasani e Rexhep Selimi. Kur hyme ne Kosove, Naiti e Rexhepi kishin armatim me vete , ndersa une kisha pak, sepse nuk desha te ngarkohem.

    Zeri: Ke e takove se pari ne shtepi kur u ktheve?

    Rifat Jashari: Se pari u takova me Ademin, Bashkimin, Fitimin e B esimin ne kulle. Ishte nate ndersa tek ne mengjes, kah ora 8 apo 9, u takova me baben Shaban. Naten qe erdha, fjeta ne shtepine e dyte dhe jo ne dhomen time. Kur shkova te fle, Ademi m`i solli armet dhe disa bomba, ndersa une i thashe:“largomi keta `hekura` se une nuk rehatohem naten“. Ademi me tha: „Ja ku i ke dhe ben ēfare te duash me to“. Para se ta mbylle deren e dhomes, ma dhe nje porosi:“Nese vijne me teper se lO police, lajmerom, per me pak , bej ēka te duash se nuk e prishi gjumin“. Ne mengjes, u zbulova se kam ardhur dhe dola. Pas disa diteve, te ne vinin njerez te caktuar, te cilet me vizitonin, duke filluar prej rrethit te ngushte te shokeve te Ademit si Besim Rama, Fadil Kodra, Zenun Kodra, Sahit Jashari, Ali Lushtaku, Idriz Rreci, Ramadan Dobra, etj.

    Zeri: A te ka treguar ne ate kohe Ademi per organizimin ushtarak dhe , a thoshte nese eshte rritur apo jo ky organizim?

    JANE BERE 4 – 5 VJETE PUNE PARA SE TE VIHET TE EMRI „UCK“

    Rifat Jashari: Sigurisht qe po. Pas disa didteve te ne ka ardhur edhe Naiti (Hasani) me te cilin siē u thashe, bashke edhe me Rexhepin (Selimin) kishin ardhur bashke prej Shqiperise. Per here te pare pas gjashte vjeteve, une kthehem ne Kosove, ne gushte te vitit l996. Kufirin Shqiperi-Kosove e kam kaluar ilegalisht i shoqeruar nga Nait Hasani e Rexhep Selimi. Kur hyme ne Kosove, Naiti e Rexhepi kishin armatim me vete, ndersa une kisha pak sepse nuk desha te ngarkohem. Kur jam kthyer per ne Shqiperi, mua me kane percjellur Syla (Sylejman Selimi), Xhevahir Geci, Rrahmen Rama, Rexhep Selimi....

    Zeri: A ju kujtohet kur i ka permendur per here te pare Adem Jashari tri shkronja „UCK“?

    Rifat Jashari:UCK-ja me emer eshte prej vitit l993, kurse fillimi i saj, i takon 4-5 vjeteve me heret. Ato vite , kane qene vite te punes per te ardhur deri te ajo sepse edhe para sulmit te vitit l99l ne Prekaz, djemte kane filluar t`i bejne pergatitjet ne kete drejtim. Pra, jane bere 4-5 vite pune dserisa eshte ardhur te emri "„UCK“.

    Zeri: Dmth. prej atehere, Ademi ka folur per nje organizim te ketille?

    Rifat Jashari: Fjala ushtri ka filluar te perdoret qysh heret.“Ne do te fillojme dhe do ta bejme nje ushstri qe i del Zot ketij vendi“, ka thene shume shpesh Ademi, kurse si emer ky organizim ka dale shume me heret.

    Zeri: A mund te lidhet kjo me 5 prillin e vitit l993?

    Rifat Jashari: Ndoshta ky ka qene takimi i fillimit ose perfundimit te hulumtimit te emrit „UCK“. Ndoshta ky takim ka pasur karakterin e takimit baze per emertimin e Ushtrice Clirimtare te Kosoves, mirepo ne sot nuk guxojme te themi se ushtria ka lindur me l993, sepse fillimi per organizim i ushtrise kishte filluar tre-kater vjet me pare. Por, emertimi „UCK“ mund te kete shume lidhje me kete takim. Kemi ddisa te dhena qe mund te tregojne se pikerisht ky takim mund te jete fillimi i emrit „UCK“
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 18-02-2006 mė 15:43

  2. #22
    SHQIPTAR Maska e ARIANI_TB
    Anėtarėsuar
    30-12-2005
    Postime
    4,530
    Faleminderit
    5
    22 falenderime nė 21 postime
    FUND

    UCK DOLI PUBLIKISHT PER TE TREGUAR SE NUK ESHTE PJELLE E SERBISE, POR USHTRI E POPULLIT TE KOSOVES“

    Si e priti Adem Jshari arrestimin ne prite te bashkeluftetarit te tij Besim Rama dhe kend mendonte ta rrembente per ta kembyer me Besimin? Cka thoshte mixha Shaban per idene e Ademit dhe shokeve te tij per te rrembyer police serbe per te kembyer me bashkeluftetaret e burgosur? Si u percaktuar Adem Jashari qe Rexhep Selimi, Daut Haradinaj e Muje Krasniqi ta prezentojne „UCK“ – ne publikisht ne varrimin e mesuesit Halit Geci ne Llaushe? A kishte komanduar vete krimineli Arkan sulmin mbi Jasharet me 22 janar l998?
    Zeri: Afersisht ne kete periudhe, nga policia serbe arrestohet Besim Rama ne Galice. Burgosja e tij per shumeēka eshte karakteristike., sepse ai ishte pjesetar i grupit te ngushte te Ademit. Qysh eshte kuptuar ne familjen tuaj renia e Besimit ne burg, si dhe denimi me 2O vjet burg ne mungese i Ademit dhe shokeve te tij?

    ADEMI ISHTE I DENUAR TRI HERE ME NGA 2O VJET BURG NGA SERBIA

    Rifat Jashari: Ademi mund te themi se ka qene i denuar jo me 2O, por me 6O vjet burg, pasi qe Serbia e kishte denuar ate tri here me nga 2O vjet burg ne mungese:ne vitin l99l, pastaj me l996, dhe se fundi me l997. Pra, Ademi dhe shoket e tij jane denuar nga tri here ne mungese me burg te gjate. Pas arrestimit te Besimit (Rames), Ademi nuk iu ka frikesuar zbulimit te rrjetit, por ka qene i merzitur thjesht per humbjen e nje bashkeluftetari. Ndersa denimet te cilat ne ate kohe Gjykata e Qarkut ne Prishtine i ka shqiptuar ndaj tij dhe shokeve, si kane bere shume pershtypje dhe si ka marre si te rendesishme. Denimin prej armikut, Ademi e ka kuptuar si krenari, ndersa thoshte „nese te denon populli, kjo eshte turp“.
    Renia e Besimit (Rames) ne duart e policise, ne ate pusi qe i ndodhi, ka qene nje plage e madhe per organizimin e atehershem. Edhe po te vdiste Besimi, plaga do te ishte e njejte, sepse per nje luftetar me e lehte eshte vdekja sesa renia ne duart e armikut. Por armiku i ben edhe ato. Kete qe i ndodhi Besimit, Ademi e ka perjetuar shume rende, bile me kujtohet qe ka pas thene atehere:“O Besim Rama, ma qejf kisha pase me ardhe e me te ra fytyres sesa qe te paskan zene!“ Kete Ademi e ka thene jo nga ajo qe e ka dashur me shume vdekjen sesa jeten e Besimit, por iu ka dhimbsur shume Besimi qe kishte rene ne duart e policise serbe. I ka pasur parasysh edhe maltretimet qe do t`ia bejne policia ne burg atij dhe ne asnje menyre ai nuk e ka kuptuar si ligesi renien e B esimit ne duart e policise, por ne kete menyre, ai i ka shprehur ndjenjat e dhimbjes per te.

    Zeri: E kemi te qarte se Adem Jashari ka qene haptazi per t`iu kundervene Serbise me arme, por megjithate, ēfare rreziku ka paraqitur dekonspirimi i ndonje hallke te organizimit te tij?

    Rifat Jashari: Pas arrestimit te Besimit, Ademi nuk iu ka frikesuar shume zbulimit te rrjetitk, por ka qene i merzitur thjesht per humbjen e nje bashkeluftetari, sepse ai e dinte se me nuk ka kthim prapa. Ndersa denimet te cilat ne ate kohe Gjykata e Qarkut ne Prishtine i shqiptuar ndaj tij dhe shokeve, s`i kane bere kurre pershtypje dhe s`i ka marre as si te rendesishme. Absolutisht s`i kane bere pershtypje. Denimin prej armikut, Ademi e ka kuptuar si krenari, ndersa thoshte:“Nese te denon populli, kjo eshte turp“.

    Zeri: Cka vendosen te bejne Ademi dhe shoket e tij pas arrestimit te Besimit?

    Rifat Jashari: Ate nate siē me ka treguar Ademi permes bisedave qe beja me te permes telefonit, ne kullen tone jane mbledhur rreth 7O-8O burra per te biseduar ēka te behet me tej. Disa kishin thene te shkojne dhe ta kidnapojne Momen, nje polic serb ne Skenderaj qe ta kembejne pastaj me Besim Ramen, por baba Shaban u kishte thene djemve:“Per nje serb apo per nje polic si Moma, Serbia as qe njen hiē“. Pastaj kishin permendur edhe emra te tjere te ser beve, njefare Iline etj, te cilet donin t`i rrembejne dhe t`i mbajne peng derisa policia serbe ta liroje Besimin,.Por, babai u kishte pas thene se ata police serbe nuk ēojne peshe, sepse jane „peshq te vegjel“. Ai bile u kishte pas sugjeruar qe nese duan t`i hyjne asaj pune te shkojne ne Prishtine dhe me emer u kishte treguar se cilin person te rendesishem te policise serbe dijet ta kidnapojne nese duan qe te arrihet qellimi. Por, megjithate, baba u kishte thene Ademit dhe shokeve te tij se nuk eshte ndonje problem i madh marrja e ndonje serbi, e as problemi i veē Besimit, por duhet te planifikohen me kujdes te gjithe hapata e tjere dhe ēka mund te ndodhe pastaj. Sa per Momen, kishte pas thene baba Shaban, ate mund ta merrni kot se eshte i parendesishem per Serbine dhe edhe po e moret, veē duhet me e vra ne fund ne Prekaz, se pune nuk kryen.

    Zeri: Duke u nisur nga ajo se Ademi ka pasur shume shoke, a do te mund te na tregonit se cilet jane shoket me te ngushte te tij?

    „SHOKET E ADEMIT KANE QENE NGA TE GJITHA VISET SHQIPTARE“

    Rifat Jashari: Ademi ka pasur shume shoke, por ne mund t`i permendim shoket me te afer te Ademit qe i takojne rrethit tone, pra ata qe ne i njohim , ndersa shoket e tij te rretheve te tjera nuk mund t`i permendim te gjithe....Nje nga shoket e Ademit ka qene edhe Ali Ahmeti, por ka pasur edhe shume e shume shoke te tjere si nga Kosova, Shqiperia, Kosova Lindore, Maqedondia, prandaj ne nuk deshirojme qe te deklarojme se ky apo ai ka qene shok i Ademit bazuar vetem ne supozime. Kur permendim emra, duam te jemi shume te sigurt ne ta.

    Zeri: Arrijme tash te Beteja e Rezalles, e cila konsiderohet si beteja e pare e hapur e UCK-se me forcat serbe, ku edhe u shkaktohet humbje atyre forcave. Cka mund te na tregoni rreth kesaj?

    Rifat Jashari: E dime se nje dite para se te zhvillohet beteja e Rezalles, nga policia serbe eshte rrethuar Abedin Rexha – Sandokani dhe familja e tij. Abedini ka luftuar me familje dhe me vellezer kunder tyre. Te nesermen jane mbledhur Ademi dhe shoket e tij, te cilet i kane zene pozicionet ne Ludeviq, qe sot i thone Rezalle e Re, ne nje pjese te rruges qe eshte lakore e qe kalon neper pyje. Mu aty e kane pritur armikun. Nje pjese e djemve kane shkuar te Rezalla e Re dhe kane zhvilluar luftime te hapta me forcat serbe nga nje afersi shume e madhe. Ne kete perleshje , forcat serbe pesojne humbje dhe ne fushe lene edhe municion kur terhiqen. Por, ne terheqje e siper, forcat serbe kane gjuajtur me arme ne drejtim te shtepive shqiptare dhe ne drejtim te shkolles, ne dyert e se ciles vrasin mesuesin Halit Geci nga Llausha.
    Zeri: Gjate kesaj kohe, ju keni qene ne Gjermani. Kur keni biseduar se pari me Ademin pas ketij rasti?

    Rifat Jashari: Une qe ate dite kam folur ne telefon me Ademin dhe djalin tim Bashkimin. Ademi vetem me tha se beteja ka qene e suksesshme dhe me porositi qe te ndjekim TV, sepse tha ai, ashtu e merrni vesh ju qe jeni jashte Kosoves ēka po ndodh ketu.

    Zeri: Po rreth daljes publike te UCK-se, a dini ndonje detaj tjeter pos atyre qe tashme dihen, sepse kjo ndodhi pikerisht ne varrimin e mesuesit Halit Geci?

    Rifat Jashari: Dalja ne skene e UCK-se ka qene nje vendim per te cilin jane marre vesh vete shoket e organizimit. Ata jane marre vesh edhe rreth asaj se kush do ta prezentoje ate para mases ne paraqitjen e pare publike. Qysh e si kane vendosur, sigurisht e dine me se miri ata vete. Ajo qe eshte e ditur eshte se dalja publike e UCK-se eshte bere per ta hequr nje dileme, se a ekziston apo s`ekziston ajo.

    Zeri: A ka folur ndonjehere Ademi rreth ketij akti historik?

    Rifat Jashari: Kane qene dy arsye pse doli pikerisht ne ate kohe publi8kisht UCK-ja; e para, qe t`i tregohet popullit se djemte e UCK-se nuk jane pjelle e Serbise dhe e dyta, te tregohet se ata jane djem te popullit tone. Kane qene dy arsye pse doli ne ate kohe publikisht UCK-ja; e para qe ti tregohet popullit se djemte e UCK-ja nuk jane pjelle e Serbisee dhe e dyta, te tregohet se ata jane djem te popullit tone. Ne ate kohe, ata ishin pothuaj ne ēdo rruge te Drenices e cila veē ka qene zone e lire.
    Ne ate kohe, ata ishin pothuaj ne ēdo rruge te Drenices e cila veē ka qene zone e lire dhe tjetra: atehere filloi nje konfrontim „ushtri me ushtri“ dhe pikerisht me betejen e Ludoviqit, UCK e veretetoi emrin e vet dhe deshmoi para popullit, por edhe para armikut se eshte nje force qe kishte arritur fazen e pjekurisee. Per kete arsye edhe doli haptazi edhe para televizioneve dhe para botes, per te deshmuar se ajo eshte nje ushtri e organizuar.

    Zeri: A e dini per shembull, pse Adem Jashari i ka zgjedhur pikerisht Rexhep Selimin, Muje Krasniqin dhe Daut Haradinajn qe te dalin publikisht para popullit ne emer te UCK-se?

    Rifat Jashari: Ma merr mendja se ky ka qene nje vendim i perbashket i te gjithe shokeve.

    Zeri: Sipas rrefimit te Rexhep Selimit, Ademi ka qene aty afer kur keta tre kane dale para popullit?
    Rifat Jashari: Ashtu eshte. Sikur ne filmin e Cerēiz Topullit, te cilin Ademi e ka adhuruar kur vendoset qe te vritet Pashai i Shkodres dhe kur Cerēizi i jep detyrat ushtareve te tij e vet qendron afer, ashtu ka vepruar edhe Ademi me r astin e daljes se pare publike te UCK-se. Ai ndoshta ka vleresuar edhe shkathtesite e atyre qe i kishte zgjedhur per te dale publikisht para mases si ne aspektin e te folurit rrjedhshem apo edhe mund te kete qene edhe ndonje arsye tjeter.

    Zeri: Kalojme te 22 janari i vitit l998 kur edhe ndodh sulmi i dyte ne familjen Jashari. Cka mund te na thoni konkretisht rreth ketij sulmi?

    SULMI QE DYSHOHET TE JETE KOMANDUAR NGA ARKANI

    Rifat Jashari: Ky sulm, siē me kane treguar me vone baba Shaban, Ademi e Hamza, ka qene nje sulm i veēante krahasuar me rastet e tjera per disa arsye. E para, eshte se ne sulmin e 22 janarit l998 nuk kane marre pjese ushtria serbe, nuk jane perdorur tanket, as helikopteret. Kete sulm e ka bere nje grup special, dhe ka qene nje „aksion blic“ per te cilin kemi informacione se eshte udhehequr drejtperdrejt nga krimineli Arkan. Ne kete sulm ndaj familjes tone eshte perdorur taktika „sulmo dhe terhiqu“.
    Serbet kane ardhur pa paralajmerime, dhe kane perdorur taktiken e asgjesimit te ēdo objekti qe u del perpara. Policset dite me pare kishin vendosur ne Pyrgun e Fabrikes se Municionit kamerat dhe kishin filmuar gjithēka. Naten kur eshte bere sulmi, paramilitaret jane shperndare rreth dyerve te oborrit tone, ndersa kur e kane nisur sulmin, iu kane permbajtur taktikes qe te asgjesohet ēkado qe del perpara, qofte edhe pule ajo. Ata kane tentuar te hyjne ne kulle dhe ne shtepi pernjeheresh. Ne kulle kane hasur ne rezistence, sepse aty ka qene baba Shaban me nipat e tij Fitimin, Besimin dhe Kushtrimin dhe qe te gjithe kane pasur arme dhe kane luftuar me serbet per me teper se gjysme ore. Kete rast e ka shpjeguar edhe nje nip i yni, Bajram Haxhiu, i cili jeton ne Peje. Ai ka qelluar ate nate mysafire tek ne dhe e di shume mire rastin. Sulmi ka ndodhur pas syfyrit, sepse ishte Ramazan dhe ne kohen kur familjaret tane po beheshin gati per te fjetur. Pak me heret, pasi kishin ngrene syfyr, Hamza kishte shkuar ne dhomen e tij, ndersa, ne korridorin e kulles kishte qene e ndezur nje llambe. Bajrami tregon se pas fillimit te sulmit, baba Shaban me nipat iu kishin pergjigjur sulmit, ndersa ne nje moment, babes iu kishte bllokuar automatiku, te cilin ia kishte zhbllokuar shume shpejt Kushtrimi, qe ne ate kohe nuk kishte me shume se 13 vjet.Bajrami gjithmone tregon se si ai ishte befasuar me djemte tane qe ishin shume te rinj atehere, por shume te shkathte ne perdorimin e armeve.Sulmi i 22 janarit, siē me kane trguar me vone baba Shaban, Ademi e Hamza, ka qene i veēante krahasuar me rastet e te tjera per disa arsye. E para, eshte se ne sulmin e 22 janarit l998 nuk kane marre pjese ushtria serbe, nuk jane perdorur tanket, as helikopteret. Kete sulm e ka bere nje grup special, dhe ka qene nje „aksion blic“ per te cilin kemi informacione se eshte udhehequr drejtperdrejt nga krimineli Arkan. Ne kete sulm ndaj familjes sone eshte perdorur taktika „sulmo dhe terhiqu“.
    Prej kulles sone eshte gjuajtur me automatike dhe mitraloze ne drejtim te paramilitareve serbe, ndersa Hamza kishte hedhur prej shtepise ku ka qene, ne drejtim te tyre dy bomba, me ēka serbet e shohin se kane hasur ne rezistence te forte dhe terhiqen. Gjate ketij sulmi plagosen dy vajzat: Selvetja dhe Iliriane, derisa Ademi nuk ka qelluar ate nate ne shtepi, sepse ishte te dajat ne Llaushe. Ne kete sulm, serbet thehen nga rezistenca qe u behet, ndersa per sulmin thone se ka qene jashte kompetencave te policise, sepse ne te kane marre pjese kryesisht forca paramilitare dhe mercenare te udhehequr nga krimineli Arkan. Pas sulmit te 22 janarit, pason sulmi i 5 marsit, sepse okupuesi serb e kishte verejtur se nuk munndet ta nenshtroje familjen tone, ndersa rezistenca dita dites po forcohej.

    „ME KETO ARME QE I KEMI, DO T`IA DALIM....“ ME THA HAMZA NE TELEFON VETEM DISA ORE PARA SULMIT T 5 MARSIT NE PREKAZ

    Cka bisedoi Rifat Jashari me Ademin ne telefon pas sulmit te 22 janarit l998 ne familjen e tyre ne Prekaz? Sa para ia kerkoi Ademi Qeverise se Kosoves ne ekzil nepermes Rifatit per t`ia dhene personit qe i kishte premtuar sjelljen e l.OOO automatikeve ne Prekaz? Cka u thoshte mixha Shaban njerezve qe i thoshin t`i largonte grate dhe femijet? Pse akush nga familja nuk pranonte te largohej nga shtepia me gjithe insistimin e mixhes Shaban qe ta bente kete? Cka bisedoi Rifaati me Hamzen vetem disa ore para se te fillonte sulmi i forcave serbe mbi Jasharet? Me ke komunikonte Rifati gjate diteve sa zgjati lufta e filluar me 5 mars? Kujt i frikesohej Rifati me shume sesa vrasjes se anetareve te familjes? Si u informua Rifati per renien e anetareve te familjes?

    Zeri: A keni biseduar me telefon me Ademin pas sulmit te 22 janarit mbi familjen tuaj?

    „ADEMI IA KERKONTE 6OO MIJE DM QEVERISE NE EKZIL PER T`I PAGUAR l.OOO AUTOMATIKE“

    Rifat Jashari: Po kemi biseduar me telefon. Ai me ka treguar se pas sulmit te 22 janarit, Prekazin e kane vizituar shume njerez, e po ashtu edhe ne anetareve te kesaj familjeje qe ishim ne Gjermani na kane vizituar shume njerez. Pas sulmit te 22 janari, Ademi kerkon qe qeveria ne diaspore t`ia gjejne rreth 6OO mije DM, para keto te cilat, atij i kishte premtuar dikush se mund t`i sillte armatim te mire ne Prekaz. Thoshte se e ka gjetur nje lidhje te sigurt dhe planifikonte t`i bleje l.ooo automatike dhe armatim tjeter per lufte kunder policise serbe.
    Ademi insistonte qe une te kontaktoj ne Gjermani e Zvicer me personat qe ishin ne krye te Qeverise qe funksiononte jashte. Une i bera kontaktet me ta, por ndihma nuk u realizua. Ne nderkohe kemi pasur shume miq, te cilet na lusnin duke na thene:“Aman, largojini nje pjese te familjes prej Prekazit“, sepse 26 anetare te familjes sone, prej 3O sa ishim, ishin ne Prekaz. Nje daje yni shkon e i thote babes Shaban se eshte mire qe se paku dikush te largohet prej shtepise, sepse pritej te ndodhe diēka e madhe, mirepo ai u thote:“Une do ta largoja ndonje, por askush s`pranon ta leshoje shtepine“. Per ta bindur ate mikun se eshte ashtu si thoshte ai, babai i thote:“Dil dhe vete bisedo me cilindo prej anetareve te familjes sone, bisedo edhe me femijet dhe pyeti ēka po thone ata per kete propozim“. Ai miku komunikon me femijet, por asnjeri prej tyre nuk deshiron ta leshojne shtepine. Pas 22 janarit, mobilizimi ne shtepine tone tregojne se ka qene shume me i madh e po ashtu edhe ne vete lagjen. Ademi bile u kishte thene fqinjeve:“Une nuk e kam ndermend te terhiqem dhe te dorezohem para serbeve, k eshtu qe te gjithe ju, te jeni te kujdesshem dhe ta keni parasysh kete dhe mos thoni pastaj qe ia pame sherrin Ademit“. Ai u thote fqinjeve se nese duan, t`i largojne familjet per nje kohe prej fshatit, sepse behej fjale per nje situate te ndieshme. Askush nuk leviz, por te gjithe kane qene te mobilizuar shpirterisht per te rezistuar.
    Pak dite para sulmit te 5 marsit, ne Prekaz, miku im shkon te ne dhe e merr nje vajze timen, dy vajzat e Ademit dhe dy djem te familjes sonse. Dhe, kur nis te largohet nga Prekazi, nja nje kilometer e gjysme prej shtepise, te dy djemte tane zbresin nga traktori dhe kthehen ne shtepi. Plakut i bejne presion edhe shume dashamire te tjere, qe ia kane dashur te miren familjes tone, qe te largoje dikend nga familja, por asnjesri s`donte te largohej:as femijet, as grate, e te mos flasim per burrat dhe djemte e rritur. Hamza e thoshte se „edhe sikur Evropa te na i hapte dyert, ne nuk kemi ku te shkojme, sepse ketu eshte vendi yne“.
    Pas luftes na ka rene te degjojme fjale te ndryshme se, goja, Jasharet i kane mbyllur anetaret e familjes se tyre me zor, e te tjera, por keto nuk jane te vereteta.Femijet tane jane rritur dhe kalitur per vite te tera e sidomdos gjate tete vjeteve te fundit ne frymen e rezistences dhe ate e kane kuptuar si zgjidhje te vet vetme.
    Jane te gjalle sot njerezit qe kane ardhur ne shtepine tone t`i marrin femijet nga ketu, por asnje nuk ka pranuar te dale nga shtepia. As femija me i vogel. Dikush, ketu, ne kete kulle, me ka pyetur mua dhe kam degjuar se edhe babes i kane thene:“Kur e ka pasur ndermend Ademi te luftoje, pse nuk i ka larguar femijet dhe grate nga shtepia?“. I kam thene:“O zoteri, une ta kisha dhene pergjigjen, por mua nuk me takon te flas pasi qe s`kam qene ne shtepi ne ate kohe“. Por, te tjeret kane treguar se nuk ka pasur force qe e largon as nje femije te vetem nga shtepia jone, e per te rriturit te mos flasim fare.
    Kjo qe ka ndodhur ne familjen tone s`ka qene e rastesishme, sepse te gjithe ishim te pergatitur psikikisht per ēdo pune. Edhe Besarta e vogel, po te mos ishte keshtu, kur ka mbijetuar dhe ka pare prane vetes te vrare anetaret e familjes: gjyshin, gjyshen, nenen, vellane, motren, kusheririn etj.., po te mos ishte e rritur ne kete fryme, sigurisht qe nuk do ta perballonte ate gjendje aq te veshtire neper te cilen ka kaluar.

    Zeri:A ju ka thene diēka te veēante Ademi gjate asaj bisede telefonike?

    Rifat Jashari: Po. Pas sulmit te 22 janarit, Ademi kerkon qe qeveria ne diaspore t``ia gjejne rreth 6OO mije DM, para keto me te cilat, atij i kishte premtuar dikush se mund t`i sillte armatim te mire ne Prekaz. Thoshte se e ka gjetur nje lidhje te sigurt dhe planifikonte t`i bleje l.OOO automatike dhe armatim tjeter per lufte kunder policise serbe. Numri i vullnetareve te UCK-se ne ate kohe, ishte shtuar dukshem. Kur me kontaktoi se pari Ademi ishte mengjes dhe une isha pak si i pergjumur dhe fillim e kuptova sikur me tha 6O mije DM, keshtu qe i thashe hajt se ia bejme disi, futem ne ndonje kredi dhe t`i dergoj ato te holla, por Ademi me tha:“O Bal, nuk eshte fjala per 6O mije DM, por per 6OO mije me te cilat duheet te blejme arme dhe keto te holla vetem qeveria mund te na i gjeje“. Per kete shkak Ademi insistonte qe une te kontaktoja ne Gjermani e Zvicer me personat qe ishin ne krye te Qeverise qe funksiononte jashte. Une i bera kontaktet me ta, por ndihma nuk u realizua. Ende nuk i di arsyet pse Qeveria nuk iu ka pergjigjur kesaj kerkese te Ademit. Mjetet e kerkuara nga Ademi nuk u derguan ne Kosove, ndersa pas kesaj, nuk vonoi shume e pasoi sulmi i ashper dhe ndodhi ajo qe ndodhi ne Prekaz.

    Zeri:Kur keni biseduar me Besearten, pyetja e pare qe ia keni bere na duket se ka qene:“A ka shpetuar kush“?

    Rifat Jashari: Eshte Murati, eshte Luli, eshte Bekimi – djali i Hamzes qe mund ta deshmojne kete. Bile Bekimi me pat thene:“Ishalla, te gjithe nuk kane qelluar aty“. I pata thene se veē kater jane te dajat e vet, te tjeret te gjithe jane brenda. Une, ne oren l2:l5, nje dite para sulmit, kam komunikuar ne telefon me Hamzen. Kam folur me te l5 minuta. Bile me shaka me tha:“E zgjate shume, po te ecin markat more....“. Ceshtja e nje lloji te armatimit te rende, dhe arritja apo mosarritja e tij ne Prekaz ishte ajo per te cilen biseduam. Per fat te keq, ky armatim nuk kishte arritur. Hamza me tha permes telefonit se Ademi ka shkuar t`i vizitoje disa te plagosur (Musa Jasharin dhe Sabit Gecin). E pyeta:“Cka i keni hallet?“. Ai me tha:“Veē po pritet momenti!“., ndersa une e pyeta pastaj:“A keni tesha me dale ne vere?“(me telefon s`bente t`i permendja armet) e ai m`u pergjigj:“Me keto arme qe i kemi, besoj se do t`ia dalim“.
    Keshtu e kemi perfunduar biseden telefonike me Hamzen dhe diku nga ora 6 e 2O minuta te mengjesit te neserm, ne Prekaz ka plasur lufta. Mua me ka lajmeruar dikur rreth ores 7e 3O minuta te mengjesit. Isha ne nderrim te pare, ne pune. Me thirren ne telefon dhe me thane se ka krisur poshte, ne Polac, ne Llaushe dhe ne Prekaz. Une po qesh ne telefon me ate djalin qe me lajmeronte dhe i thashe:“O, djale, mos ma shkep fort. Tregome realisht se une e pres kete ēdo moment“. Ai m``u pergjigj:“Per b ese, Rifat, keshtu me lajmeruan nga poshte dhe me shume une nuk di. Ata nga poshte me thane lajmeroje Rifatin e Rifati le t`i lajmeroje institucionet qe duhet t`i lajmeroje“. I thashe atij djalit se punetore ku punoj nuk kemi qe te me zevendesoje, por e porosita qe ai t`i shkruaje numrat e telefonit qe do t``ia jepja dhe te paraqitej atje per t`i lajmeruar.
    Ai me tha:“Po, mua s`me njeh kush“.-„Thuaju se Rifati me ka thene t`ju lajmeroje“, e porosita. Mirepo, ende ishte heret, sepse ne Perendim nduk hapeshin zyrat para oret 9 te mengjesit. U mundova t`i marr ne telefon Lulin e Bekimin, sepse ata ishin ne nje banese tjeter, por edhe ata i kishte lajmeruar dikush se ne Prekaz ka shperthyer lufta. Ata po mundoheshin te merrnin dike ne lidhje ne Kosove per te pyetur se ēfare po ndodh. Dhe, e thirra nje shok aty afer e i thashe te shkoje e te shohe se ēfare ka ndodhur me Lulin dhe me Bekimin. Mendoja se ose i ka zene gjumi, ose e kane shkyēur telefonin. E porosita ate shokun qe nese ata jane te zgjuar le te me therrasin. Shkoi ai shoku te ta dhe me thirren menjehere. Luli me tha:“Mixhe, ka krisur lufta“. I thashe:“E di qe ka krisur, por ejani ju ne banesen time dhe derisa te vij une akujt mos i jepni pergjigje per asgje“.

    „MA TREGONI TE VERTETEN...“

    Megjithate, dikur, pas nja gjysme ore, shefi ku punoja arriti te gjeje nje zevendesim per mua, sepsse ate e kishte ftuar dkush (nuk e di se kush) dhe i kishte treguar se ēfare ka ndodhur. Dukush , ketu, ne kete kulle, me ka pyetur mua dhe kam degjuar se babes i kane thene:“Kur e ka pasur ndermend Ademi te luftoje, pse nuk i ka larguar femijet dhe grate nga shtepia?“. I kam thene:“O zoteri, une ta kisha dhene pergjigjen, por mua nuk me takon te flas pasi qe s`kam qene ne shtepi ne ate kohe“. Por , te tjeret kane treguar se nuk ka pasur force qe e largon as nje femije te vetem nga shtepia jone, e per te rriturit te mos flasim fare. Kjo qe ka ndodhur ne familjen tone s`ka qene e rastesishme, sepse te gjithe ishim te pergatitur psikikishst per ēdo pune. Shefi me tha:“Lere punen dhe shko“. Doja te nxirrja ndonje gje nga ai, te mesoj se ēfare ka ndodhur dhe e pyeta se „ēka ka, a di ai diēka?“, e ai m`u pergjigj se vertet nuk di gje me shume. I thashe:“Meqe ti po me thua te shkoj, ti duhet te dish diēka me teper“. Me tha:“Rifat, e di vetem nje gje se atje ka krisur dhe asgje me teper nuk di“. Kam shkuar ne banese. Murati ishte paksa me larg nga ne. Bekimi e Luli me thane qe te therrasim Muratin, por te mos i tregoja, sepse ata kishin drojen se Murati vjen me veture dhe nese e kupton se ēka ka ndodhur , mund t`i ndodhe ndonje fatkeqesi rruges. Murati erdhi dikur. Thirrem ne Prishtine, po kush s`ddinte te na tregonte gje. Thirrem ne Mitrovice, edhe atje askush nuk dinte te na tregoje konkretisht se ēka po behet ne Prekaz. Me vone u lidhem me telefon edhe me Sabitin( Geci), te cilin e thirra une. Ai filloi te me tregoje per ate ēka dinte:“Vallahi, ne te dytin kat jam dhe mund te te tregoj se vetem tym eflake eshte kah shkon. Kush s`di te te thote gje me teper“, me tha Sabiti. U binda pakez, sepse na thirrnin njerez e thoshin jo fola me kete e me ate, por gjera te sakta nuk kishte. Tash nuk me kujtohet se a ka qene diten e pare, te enjten, apo te premten, por me thirri dikush me telefon dhe me tha se Ademi kishte kontaktuar me Rexhep Gjergjin ne Mikushince. Gjoja se Ademi e kishste thyer rrethimin, kishte dale dhe goja kishte biseduar me Rexhep Gjergjin. Dikur, pas nja dy-tri oresh, rashe ne telefon te Rexhepit (Gjergjin) dhe ai ma tregoi te verteten. Me tha:“Eshte e vertete se kam qene deri ne Mikushnice, por mund te them vetem ate se eshte duke shkuar tym e flake ne Prekaz, tjeter s`di ēka me te thane“.
    Kishte gjithfare thashethemash, derisa rashe ne lidhje me Bashkimin. Ai me tregoi krejt se ēka ndodhur. Por, ne ne Gjermani kishim nje rreth te ngushte njerezish qe rrinim bashke me ta dhe te gjithe therrisnin per te ardhur te ne ne banese. S`kishim ku t`i lenim. Dhe, ende nuk dihej numri i te vrareve, as te familjes e as te lagjes. Komunikova me te gjithe bashkefshataret qe ishin jashte dhe u thashe:“Mos u ngutni te hapni te pame kurrkush, sepse numri nuk dihet a eshte i sakte a jo“. Na vinin do faksa, thuhej u vra filani e ai ishte ne Zvicer duke punuar e te tjera. Lindi njefare dyshimi per pavertetesine e informatave. Pastaj, me tregoi dikush se ne Zyren e LDK-se ne Shtutgard ka ardhur „Informatori“. Ata nuk ma dergonin „Iinformatorin“. Televizioni lajmeronte, por nuk kishte informata te sakta. Kater-pese here i thirra ne Zyren e LDK-se ne Shtutgard dhe ne fund u thashe:“O Zoterinj, `Informatori` juve ju ka ardhur. Kete e di. Faksin e kam dhe dua te ma faksoni ēdo faqe veē e veē. Une nuk jam femije. Uni i di keto gjera dhe e kam ditur se diēka do te ndodhe, por se ēka do te ndodhe nuk e di askush.
    Une , ne oren l2:l5, nje dite para sulmit, kam komunikuar ne telefon me Hamzen. Kam folur me te l5 minuta. Bile me shaka me tha:“E zgjate shume, po te ecin markat more....“Ceshtja e nje lloji te armatimit te rende, dhe arritja apo mosarritja e tij ne Prekaz ishte ajo per te cilen biseduam. E pyeta „Cka i keni hallet?“. Ai me tha:“Veē po pritet momenti!“, ndersa une e pyeta pastaj:“A keni tesha me dale ne vere?“ (me telefon s`bente t`i permendja armet) e ai m`u pergjigj:“Me keto arme qe i kemi besoj, se do t`ia dalim“.
    S`dihet as sa te vjen rene a lehte“. Pastaj ata m`i kane faksuar faqet e „Informatorit“. Dhe, aty, te gjithe emrat e te vrareve, 54 a 56 sa jane. Me ne fund u njohem me ngjarjen dhe me emrat. Me vone e kisha brengen se mos po mbesin mbi dhe, te pavarrosur. Ky ka qene problemi me i madh per mua. Edhe sot jane te gjalle njerezit qe kam komunikuar me ta dhe ata e dine se ēka u kam thene per kete. Thoshin:“Jo, duhet bere nje ceremoni per ta“.U thosha se per ceremoni kurre nuk eshte vone, por atehere ishte me rendesi qe ata te varroseshin. Pastaj me thirri Bashkimi dhe me pyeti se a po i leshoja nja 4O-5O are toke per varrosjen e tyre?. I thashe:“Aty ku po thua ti fle uji, se varrosni ku te doni. Mos e beni problem kete pune. Me rendesi eshte t`i varrosni“. Gjate dites kemi folur l2-l3 here me Bashkimin ne telefon dhe ne fund me tregoi se kane marre vendim qe t`i varrosin ne ate pjesen ku jane te varrosur sot, se aty ka qene bere nje pajtim i madh i gjaqeve. Dhe, i varrosen aty. Tash e kisha me lehte. E dija se ku jane. Ka mundur te ndodhe shume lehte qe te mos dihen as ku jane, siē ka ndodhur me shume viktima t`i humbin edhe keto, apo t`i kallin krejt, por megjithate jane aty ku jane dhe ishalla e gezojme lirine ne te tjeret qe kemi mbetur pas tyre.
    Zeri: Si e perjetuat thirrjen e Besartes me telefon, ky ishte zeri i pare qe kishte dale nga shtepia..

    „NJE VDEKJE E KEMI, TE VDESIM ME NDER...”

    Rifat Jashari: Besearta ne ate moment nuk ka ditur te tregoje per asgje. Ajo ishte femije ll vjeē. Nje grua e nje fqinji me tha me telefon se dikush eshte vrare, por se kush nuk e dinte. Ajo me tha:“Neve na kane grumbull, por te lumte ata qe jane vrare dhe nuk jane zene rob“. Pastaj, mua me kishte lindur nje frike tjeter nga dnje lajm qe me vone doli se nuk ishte i vertete: jo, Shabani me femije ka dale me traktor dhe i kane derguar per ne Serbi. Kjo ishte edhe me e rende se vrasja. U thosha njerezve:“Ishalla, te gjithe jane te vrare e kjo qe thuani ju nuk ka ndodhur“. Njeri me tha:“Mos fol ashtu“. I thashe:“Me i kenaqur jam nese jane vrare te gjithe, sesa nese i kane derguar ne Serbi. Ishin tri gra te reja, pastaj 7-8 vajza te moshes...Ti s`mund ta vrasesh gruan a vajzen, sepse ajo s`eshte fajtore. Por , as ajo nuk ndodhi. Ndodhi kjo qe ndodhi. Vdekjen e kemi te gjithe, si sot, si neser....Keshtu qe, te vdesim me nder....“.

    Pėrgaditi pėr eDSH: Sefedin Krasniqi
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 18-02-2006 mė 15:43

  3. #23
    SHQIPTAR Maska e ARIANI_TB
    Anėtarėsuar
    30-12-2005
    Postime
    4,530
    Faleminderit
    5
    22 falenderime nė 21 postime
    Adem Jashari
    ( 28 Nëntor 1955 - 1998 )

    Adem Jashari lindi në Prekaz të Drenicës, më 28 nëntor 1955. Këtë vit, Shaban Jasharit baba i tij, krahas Festës së Flamurit, që e festonte për çdo mot, ju shtua edhe një festë tjetër - Ditëlindja e djalit të cilin e pagëzoi: Adem. Dhe ishte e natyrshme që mbi djepin e posa të lindurit në këtë ditë, Djepi të mbulohej me flamurin e Skënderbeut. Kështu ndodhi atë ditë në familjen Jashari, në Prekazin e Ahmet Delisë. Familjes se xha Shabanit iu shtua edhe një pushkë, në Drenicë jehuan krismat e pushkëve për flamur dhe ushtarin e posalindur të lirisë. Xha Shabanit ju duk se jehona e pushkëve që kersën për lindjen e Adem Jasharit po shpërndahej valë - valë nëpër Drenicë e Kosovë si jehona "Prite, prite Azem Galicën o heeejjj", e atij sikur ju duk se po ndëgjonte jehonën: "Prite, prite Adem Jasharin o heeejjj". S'do të ishte çudi që atë ditë, xha Shabani t'i kishte ndëgjuar të dy jehonat, se atë ditë e kaluara po e përcaktonte të ardhmen, ishin bërë një. Atë ditë, Flamuri - Lindja - krisma - jehona ishin determinim i një lavdije të madhe. Adem Jashari erdhi në këtë botë me të vetmin ndryshim nga gjithë moshatarët e tij se ky u lind në ditën e fitorevë më të lavdishme të popullit shqiptar, në Ditën e 28 Nëntorit. Kështu nisi jeta në vazhdimësi në Prekazin e lavdive të përsëritshme. Në festë me krisma e këngë edhe vdekjen e bëjnë me krisma e këngë. Xha Shabani ishte i kujdesshëm me të gjithë fëmijtë, por ndaj Ademit tregonte një kujdes të veçantë, ndoshta pse i kujtohej dita e lindjes, i kujtoheshin krismat e pushkës dhe jehonat e përsëritura të atyre krismave në 28 Nëntorin e vitit 1955. Xha Shabani ishte bujk. Pas Luftës së Dytë Botërore, për një kohë pati ushtruar profesionin e mësuesit, por për shkak të veprimtarisë atdhetare ai do të largohet nga procesi mësimor. Ai pa ndonjë kundërshti vendosi të merrej me punimin e tokës dhe edukimin e fëmijëve në frymën e atdhetarizmes. Kështu po rritej Ademi së bashku me vëllezërit më të mëdhenj, Rifatin dhe Hamzën. Ademi kishte një interesim të veçantë për armët, për të bëmat e prekaziotëve gjatë historisë e sidomos i interesonte akti tepër burrëror i Ahmet Delisë dhe ndihma që ai i pati dhënë fqiut, që ishte sulmuar nga bandat serbe. Sopata e Ahmet Delisë, ajo që bandës çetnike i ndau kokat në dysh, ishtë bërë legjendë, legjendë e historisë në mbrojtje të nderit dhe dinjitetit kombëtar. Adem Jashari kishte një interesim të veçantë për Emin Latin, prekaziotin bashkëluftëtar të Azem e Shotë Galicës, të atij brezi trimash, që në gjithë shqiptarinë njiheshin për të bëme e trimëri. Ndonëse ky brez i trimave të qartur të lirisë, Kosovës nuk i sollen çlirimin e bashkimin kombëtar, por brezave ju lan amanet: pushkët trimërore të lirisë. Ky amanet përcillej nga brezi në brez, nga luftëtari të luftëtari me porosi, që të përcillej si stafetë deri në fitoren mbi armikun e kombit. Prekazi në mënyrën më besnike e përcolli amanetin e luftëtarëve të lirisë, jo vetëm duke e mbajtur syrin në shënjestër, por duke përcjell jehonën e pushkëve të lirisë nga Prekazi në Drenicë e në Kosovë, jehonë që i mbulonte të gjitha tokat e pushtuara të Shqipërisë. A nuk e tregoi këtë edhe Kulla e Shasivar Alisë, në dimrin e ftohtë të vitit 1945? A nuk u përsërit kjo nga pasardhësi i Emin Latit me 13 maj 1981, kur Tahir Meha mbuloi me turp njësinë speciale të policisë beogradase? Të gjitha këto dhe shumë të tjera që s'u përmendën, lanë gjurmë të thella në edukimin atdhetar të Adem e Hamëz Jasharit dhe çetës së tij trime. Adem dhe Hamez Jashari do të betohen para varrit të Tahir Mehës, se do të vazhdojnë luftën për çlirim deri në fitore. Dhe, ecen guximshëm rrugës së luftëtarëve kombëtarë, duke ngritur si në cilësi e në sasi numrin e luftëtarëve të lirisë e të pavarësisë, duke ngritur cilësin e luftës çlirimtare, me çka ndryshuan rrjedhat e historisë dhe hapen një epokë të re - Epokën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Demonstratat e vitit 1981, ngjarjet e Pranverës së madhe studentore të vitit 1981, të cilat u shndërruan në Lëvizje të madhe popullore, që me vite mbajten të ndezur flakadanin e lirisë e të çlirimit të kombit, patën ndikim magjik në brezin që formuan, organizuan dhe udhëhoqen politikisht dhe ushtarakisht Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Adem Jashari dhe çeta e tij ka qenë dhe ka mbetur bërthama themeltare e UÇK-së. Në histori ndodh edhe të ndodhin ngjarje të rastsishme, por Adem Jashari, çeta dhe familja e tij nuk janë rastësi e historisë, ata me ndërgjegje e vendosmëri u përgatitën për kthesën vendimtare të historisë sonë më të re. Adem Jashari nuk shkoi rastësisht në Shqipëri për të përsosur artin e luftës, të cilin e përvetësonte me shpejtësi të rrufeshme, dallohej nga i gjithë brezi i tij. Në përgatitjet ushtarake tregoi aftësi dhe cilësi të larta në përvetësimin e artit të përdorimit të armeve të ndryshme për luftën çlirimtare. Adem Jashari, ndryshimet që po bëheshin në vitet 90, i shihte me optimizëm, prandaj sinçerisht e vendosmërisht nisi angazhimin e tij në sferën ushtarake, për organizimin e luftës çlirimtare. Adem Jashari dhe çeta e tij nuk ishin nisur në rrugën e luftës për liri për hirë të këtij apo atij lideri, pse ky apo ai i paskan sytë e zinj. Ata ishin nisur për çlirimin e Kosovës pa bërë llogari meskine, karieriste apo grabitëse. Ata e donin Kosovën e lirë e të pavarur. Ata ishin të liruar nga ideologjizmat, veç shqiptarizmës. Adem Jashari dhe çeta e tij ndryshimet politike që ndodhen në vitet 90 i priti me optimizëm, besoj shumë, por nuk do të kalojë shumë kohë dhe do të zhgënjehen se kasta e "re" e politikajve po bëhej pengesë e rrjedhave të reja të historisë, po ngulfaste shpirtin luftarak të shqiptarëve liridashës. Kur në fund të vitit 1991, në Kosovë po bëheshin arrestime të të gjithë atyre që ishin përgatitur në Shqipëri, Adem Jashari do të njoftojë çetën e tij dhe të kërkojë nga ata, që të ishin vigjilent se çdo natë armiku mund t'iu trokaste në porta. Ai do t'iu thotë shokëve: "Armët nuk i kemi marrë që t'ia dorëzojmë armikut, por që ta luftojmë deri në fishekun e fundit". Më fjalën e komandantit u pajtuan të gjithë. Dhe, nuk vonoi dita kur armiku do të trokas në portën e Jasharëve. Ishte mëngjesi i hershëm i 30 dhjetorit 1991, ku armiku me një makineri të tërë policore kishte rrethuar Jasharajt dhe kërkuan dorëzimin e Adem Jasharit dhe Jasharëve tjerë. Adem Jashari me vëllezër e shokë apelit të armikut për dorëzim ju përgjigjen me breshëri armësh nga shumë drejtime. Ishte e çartë, çeta e Prekazit kishte vendosur epokën e luftës çlirimtare, ata mes jetës se burgut e të poshtërimit kishin zgjedhur jetën e lavdisë e të lirisë, me të gjitha pasojat që mund t'i kishte. Vetëm të guximshmit nëpër kohë të ndryshme i kanë ndërruar rrjedhat e historisë, kështu ndodhi edhe me Adem Jasharin dhe çetën e tij. Kështu nisin aksionet luftarake mbi policinë e armikut, fillimisht në Drenicë, e për t'u përhapur më vonë ne Llap e Dukagjin, në Drini e kudo në Kosovë. UÇK po bëhëj shpresë për popullin dhe tmerr për armikun, armikut po i rrëshqiste dheu nën këmbë, pasigurinë e shihte të çdo kaçube. Adem Jashari ishte kudo. Ai po bëhej legjendë. Ai ishte kudo ku sulmohej armiku, ai ishte në çdo cep të Kosovës. Vetëm frikacaket nuk mund t'i besonin trimërive e të bëmave të Adem Jasharit, ata nuk dëshironin ndeshjen me armikun dhe sa herë që çeta e tij sulmonte e vriste policinë kriminale të armikut do të thonin: "Këta janë dorë e zgjatur e armikut, janë të Sheshelit apo të Arkanit etj.", - dhe kjo nuk ishte diçka e re, dikush duhej të mbulonte kolaborimin me Beogradin, por paraprakisht duhej akuzohej tjetri. Adem Jashari kishte shumë mundësi, ai kishte zgjedhur me ndërgjegje mundësinë e luftës së armatosur për liri e pavarësi, anipse ai i dinte mundësitë e veprimit luftarak të UÇK-së. Pas luftës se 26 nëntorit 1997, në Llaushë të Re, ku mori pjesë Ademi me çetën e tij, nga e cila armiku u tërhoq me bisht nën këmbë, armiku do të bëjë plane për zhdukjen e Adem Jasharit. Kjo do të ndodhë me 22 janar 1997. Një bandë kriminele kishte sulmuar familjen Jashari, me qëllim që të zhdukej kjo çerdhe e rrezikshme e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Por, falë gjakftohësisë e guximit të familjes dhe ndihmes që erdhi nga çeta, armiku u tërhoq pa arritur qëllimin. Ato ditë e tërë Kosova sikur ishte në Lagjen e Jasharëve. Nuk ishte e vështirë ta kuptoje mesazhin që kishte lënë armiku. Armiku ishte tërhequr i bindur se nuk kishte gjetur mënyren e eliminimit të Adem Jasharit dhe familjes Jashari. Armiku dëshironte qoftë edhe largimin e Jasharajve nga trojet e tyre, por Jasharajt nuk i lëshonin trojet stërgjyshore. Ata as të vdekur nuk donin të shkuleshin nga vendi i tyre, për çka kishin nisur luftën. Adem Jashari dhe gjithë Jasharajt nuk e donin ikjen e poshtërimin, ata e dëshironin qëndresën, e donin lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Armiku pas disfatës së 22 janarit kishte filluar përgatitjet për një sulm të përmasave të mëdha policore dhe ushtarake, dhe ky sulm do të fillojë në mëngjesit e hershëm të 5 prillit 1998, pak ditë pasi policia armike kishte pasur një disfatë të Lisat Binak, në Likoshan. Këtë herë forca të mëdha ushtarake dhe policore e kishin rrethuar Prekazin, me orientim kryesor Lagjen e Jasharëve. Lufta për eliminimin e Jasharëve ishte e rreptë. Armiku Prekazin e kishte vendosur në rreth të hekurtë dhe sulmonte nga shumë anë me armatim të rëndë. UÇK-ja aso kohe i kishte mundësitë e kufizuara të sulmit e të depërtimit. Adem Jashari dhe çeta e tij sulmit armik ju përgjigjen me sulm. Lufta që zhvilloi Adem Jashari me shokë që e madhe. Sulmi i armikut vinte nga larg. Pas një rezistence të gjatë dhe herioke, armiku arriti të djegë e shkatërrojë Lagjen e Jasharëve, por jo kurrë vendosmërinë për të vazhduar luftën për liri e pavarësi. Adem Jashari deri në vdekje luftoi e këndoi, jo vdekja e Adem Jasharit nuk është vdekje është përjetësi. Lufta për Prekazin që e ashpër. Qëndresa ishte e madhe. Ushtria Çlirimtare e Kosovës humbi prijetarin e saj. Kosova fitoi komandantin legjendar. Me aktin e rënies se Jasharëve, Kosova mundi frikën dhe për lirinë e pavarësinë u hapen shtigje të reja. Adem Jashari - legjendë, solli kualitet të ri në filozofinë dhe mendësinë e shqiptarëve për jetën, atdheun, lirinë për nderin dhe dinjitetin e kombit. Rënia heroike e Adem Jasharit i dha shtytjen më të fuqishme mobilizimit, strukturimit dhe profesionalizimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ushtria Çlirimtare e Kosovës fitoi hapësira të reja veprimi. Komandanti Legjendar i UÇK-së me jetën, veprën dhe lavdinë e tij i dha kualitete dhe përmasa të reja 28 Nëntorit - Festës sonë Kombëtare.

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,883
    Faleminderit
    51
    114 falenderime nė 104 postime
    Roza Haxhiu ka qene nje futbollist i Shquar i viteve ..ne mos gaboj 1950-60..

    Disa vjet me pare per respekt te ketij futbollisti Lushnjar ..shume popullor per Myzeqene por dhe i njohur ne gjithe Shqiperine ju vu emri stadiumit te Lushnjes ku Roza kishte luajtur vite me radhe..

    Ky emer i gezoj sport dashesit myzeqare dhe u vu me plot unanimitet qofte nga institucionet lokale dhe qendrore qofte me deshiren e popullit.

    Kjo gje nuk ndodhi vetem ne Lushnje. Me pare ketij rasti e me pas edhe ne qyetete tjera te Shqiperise ishte bere nje gje e tille.
    Shume institucione kulturore e sportive u pagezuan me emra te figurave te shquara nga fusha e Sportit kultures etj..

    Shume teatro e Kinema e pallate sporti e Stadiume Futbolli morren emra artistesh e sportistesh te shquar ne shenje nderimi e respekti per keta bij te shquar te popullit shqiptar.

    Kjo dhe per nje arsye ..sepse shume artiste e sportiste te shquar Shqiptare nuk e kishin gezuar sa qen gjalle kujdesin e respektin e merituar nga ana e institucioneve shteterore e partiake ne vitet e diktatures enveroiste staliniste.

    Heqja e emrit te Roza Haxhiut stadiumit te Lushnjes eshte nje budallaki..nje veprim injorant e tendencioz qe ska fare te beje me kinse (gjoja) Respekt per Heroin Adem Jashari.. por thjeshte nje hakmarrje e ish nomenklaturisteve enveriste qe dikur i kan persekutuar sportistet e artistet e shquar per nje fjal goje apo per arsyen idiote obskurantiste te "biografive" ne kohen kur ne shqiperi lulezonte Polpotizmi bolshevik morracak..
    Roza ishte djal i nje familjeje fisnike Myzeqare me taban te shendosh atdhetar por e pa pelqyer per nomenklaturen ne pushtet ne vitet enveriste.

    Dhe ja tani gjeten nje menyre per te shprehur ate genin e tyre hipokrit shtazarak duke ja fshire emrin Roza Haxhiut nga Stadiumi i Futbollit..

    Vet Familja Jashari do ti duhet te tregohet fisnike e te mos e pranoje hipokrizine enveriste te Shiko-istave Klosiste e Halito-iste e ti jape nje mesim dallkaukve andej e ketej qe tallen me figurat e Popullit.

    Ademi nuk ka nevoje te jete emer stadiumi.. dhe Roza nuk ka gisht ne vrasjen e Ademit..
    Kjo loje e felliqur e krokodilave te PS ne lushnje e Tirane me PDK- LPK -istet e Kosoves nuk tingellon aspak e natyrshme aspak e sinqerte..

    Kush e ka dashur Adem Jasharin ka pas rastin ta tregoje athere jo duke hup si shu.rra ne aeroplan diten kur ai u rrethue prej Policise serbe me 30 gra e fmij te vegjel..e u masakruan barbarisht pa pasur asnji "bashk-luftar " prane..

    Ata "bashk-luftaret" e Shtabit KEK-ist ne marreveshje me m.utistet Socialiste me te cilet ben bashk dy 97 -tat ne Shqiperi e Kosove tash qesin lot krokodili ..e ne kte linje hipokrizije eshte dhe akti i turpshem i heqjes se emrit te Rozes se Myzeqese nga stadiumi futbollit me te cilin ai lidhi jeten e vet rinine e vet dhe zevendesimi me Ademin e Kosoves..
    Gjerat pa lidhje bien ere te keqe..pik..era CERME GUlagoiste.. te cilen e njohin mire shume Kosovare e lushnjare atdhetare ..

    ky akt pa kuptim eshte nje provokacion edvinost ne kuadrin e pergatitjes se 97 tes se re..

    Mjeshtrat e se keqes din cka bejne..por dhe ne dim tja dh.jesim surratin..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 09-02-2006 mė 02:28

  5. #25
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,211
    Faleminderit
    0
    11 falenderime nė 11 postime

  6. #26
    Perjashtuar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,975
    Faleminderit
    37
    212 falenderime nė 206 postime
    “A Desing & Atelier4” zgjidhet fituese pėr ndėrtimin e Memorialit “Adem Jashari”


    Prishtinė, 18 shkurt 2006 (Kosovapress) Time: 16 : 12

    Firma konsorcium “A desing & Atelier4” me seli nė Prishtinė dhe Tiranė, ėshtė shpallur tė shtunėn fituese e konkursit tė Ministrisė sė Mjedisit dhe Planifikimit Hapėsinor pėr ndėrtimin e Kompleksit memorial “Adem Jasharit” nė Prekaz.


  7. #27
    SHQIPTAR Maska e ARIANI_TB
    Anėtarėsuar
    30-12-2005
    Postime
    4,530
    Faleminderit
    5
    22 falenderime nė 21 postime
    Adem Jashari lindi në Prekaz të Drenicës, më 28 nëntor 1955

    Këtë vit, Shaban Jasharit, krahas Festës së Flamurit, që e festonte për çdo mot, ju shtua edhe një festë tjetër - Ditëlindja e djalit të cilin e pagëzoi: Adem. Dhe ishte e natyrshme që mbi djepin e t´posalindurit në këtë ditë, Djepi të mbulohej me flamurin e Skënderbeut.

    Kështu ndodhi atë ditë në familjen Jashari, në Prekazin e Ahmet Delisë. Familjes se xha Shabanit iu shtua edhe një pushkë, në Drenicë jehuan krismat e pushkëve për flamur dhe ushtarin e posalindur të lirisë.
    Xha Shabanit ju duk se jehona e pushkëve që u zbrazën për lindjen e Adem Jasharit po shpërndahej valë - valë nëpër Drenicë e Kosovë si jehona "Oooo o o prite, prite Azem Galicën o heeejjj", e atij sikur ju duk se po ndëgjonte jehonën: "Prite, prite Adem Jasharin o heeejjj". S´do të ishte çudi që atë ditë, xha Shabani t´i kishte ndëgjuar të dy jehonat, se atë ditë e kaluara po e përcaktonte të ardhmen, ishin bërë një.
    Atë ditë, Flamuri - Lindja - krisma - jehona ishin determinim i një lavdije të madhe. Adem Jashari erdhi në këtë botë me të vetmin ndryshim nga gjithë moshatarët e tij se ky u lind në ditën e fitorevë më të lavdishme të popullit shqiptar, në Ditën e 28 Nëntorit. Kështu nisi jeta në vazhdimësi në Prekazin e lavdive të përsëritshme. Në festë me krisma e këngë edhe vdekjen e bëjnë me krisma e këngë.

    Xha Shabani ishte i kujdesshëm me të gjithë fëmijtë, por ndaj Ademit tregonte një kujdes të veçantë, ndoshta pse i kujtohej dita e lindjes, i kujtoheshin krismat e pushkës dhe jehonat e përsëritura të atyre krismave në 28 Nëntorin e vitit 1955.

    Xha Shabani pas Luftës së Dytë Botërore, për një kohë pati ushtruar profesionin e mësuesit, por për shkak të veprimtarisë atdhetare ai do të largohet nga procesi mësimor dhe do merrej me bujqësi. Ai pa ndonjë ngurri vendosi të merrej me punimin e tokës dhe edukimin e fëmijëve në frymën e atdhetarizmes. Kështu po rritej Ademi së bashku me vëllezërit më të mëdhenj, Rifatin dhe Hamzën.

    Ademi kishte një interesim të veçantë për armët, për të bëmat e prekaziotëve gjatë historisë e sidomos i interesonte akti tepër burrëror i Ahmet Delisë dhe ndihma që ai i pati dhënë fqiut, që ishte sulmuar nga bandat serbe.
    Sopata e Ahmet Delisë, ajo që bandës çetnike i ndau kokat në dysh, ishtë bërë legjendë, legjendë e historisë në mbrojtje të nderit dhe dinjitetit kombëtar.

    Adem Jashari kishte një interesim të veçantë për Emin Latin, prekaziotin bashkëluftëtar të Azem e Shotë Galicës, të atij brezi trimash, që në gjithë shqiptarinë njiheshin për të burrëri e trimëri. Ndonëse ky brez i trimave me nam të lirisë, Kosovës nuk i sollen çlirimin e bashkimin kombëtar, por brezave ju lan amanet: pushkët trimërore të lirisë.
    Ky amanet përcillej nga brezi në brez, nga luftëtari ke luftëtari me porosi, që të përcillej si stafetë deri në fitoren mbi armikun e kombit. Prekazi në mënyrën më besnike e përcolli amanetin e luftëtarëve të lirisë, jo vetëm duke e mbajtur syrin në shënjestër, por duke përcjell jehonën e pushkëve të lirisë nga Prekazi në Drenicë e në Kosovë, jehonë që i mbulonte të gjitha tokat e pushtuara të Shqipërisë.
    A nuk e tregoi këtë edhe Kulla e Shasivar Alisë, në dimrin e ftohtë të vitit 1945?
    A nuk u përsërit kjo nga pasardhësi i Emin Latit me 13 maj 1981, kur Tahir Meha mbuloi me turp njësinë speciale të policisë beogradase, duke i shkaktuar humbje të mëdha edhe në njerëz edhe në teknikë luftarake agresorit, që kishte aktivizuar për shuarjen e celulave kryengritëse.

    Të gjitha këto dhe shumë të tjera që s'u përmendën, lanë gjurmë të thella në edukimin atdhetar të Adem e Hamëz Jasharit dhe çetës së tij trime. Adem dhe Hamez Jashari do të betohen para varrit të Tahir Mehës, se do të vazhdojnë luftën për çlirim deri në fitore. Dhe, ecen guximshëm rrugës së luftëtarëve kombëtarë, duke ngritur si në aspektin organizativ, njashtu edhe duke rritur numerikisht, numrin në rradhët luftëtarëve të lirisë e të pavarësisë, duke ngritur efikasitetin e luftës çlirimtare, me çka ndryshuan rrjedhat e historisë dhe hapen një epokë të re - Epokën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Demonstratat e vitit 1981, ngjarjet e Pranverës së madhe studentore të vitit 1981, të cilat u shëndrruan në Lëvizje të madhe popullore, që me vite mbajten të ndezur flakadanin e lirisë e të çlirimit të kombit, patën ndikim të fortë patriotik në brezin që formuan, organizuan dhe udhëhoqen politikisht dhe ushtarakisht Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
    Adem Jashari dhe çeta e tij ka qenë dhe ka mbetur bërthama themeltare e UÇK-së. Në histori mundet edhe të ndodhin ngjarje të rastsishme, por Adem Jashari, çeta dhe familja e tij nuk janë rastësi e historisë, ata me ndërgjegje e vendosmëri u përgatitën për kthesën vendimtare të historisë sonë më të re.

    Adem Jashari nuk shkoi rastësisht në Shqipëri për të përsosur artin e luftës, të cilin e përvetësonte me shpejtësi të rrufeshme, dallohej nga i gjithë brezi i tij. Në përgatitjet ushtarake tregoi aftësi dhe cilësi të larta në përvetësimin e artit të përdorimit të armeve të ndryshme për luftën çlirimtare. Adem Jashari, ndryshimet që po bëheshin në vitet 90, i shihte me optimizëm, prandaj me vendosmëri e sinçeritet të lartë nisi angazhimin e tij në sferën ushtarake, për organizimin e luftës çlirimtare.
    Adem Jashari dhe çeta e tij nuk ishin nisur në rrugën e luftës për liri, për hirë të këtij apo atij lideri, pse ky apo ai i paskan sytë e zinj. Ata ishin nisur për çlirimin e Kosovës pa bërë llogari meskine, karieriste apo grabitëse. Ata e donin Kosovën e lirë e të pavarur. Ata ishin të liruar nga ideologjizmat, veç shqiptarizmës.

    Adem Jashari dhe çeta e tij ndryshimet politike që ndodhen në vitet 90 i priti me optimizëm, besoj shumë, por nuk do të kalojë shumë kohë dhe do të zhgënjehen se kasta e "re" e politikajve po bëhej pengesë e rrjedhave të reja të historisë, po ngulfaste shpirtin luftarak të shqiptarëve liridashës.
    Kur në fund të vitit 1991, në Kosovë po bëheshin arrestime të të gjithë atyre që ishin përgatitur në Shqipëri, Adem Jashari do të njoftojë çetën e tij dhe të kërkojë nga ata, që të ishin vigjilent se çdo natë armiku mund t´iu trokaste në porta. Ai do t´iu thotë shokëve: "Armët nuk i kemi marrë që t´ia dorëzojmë armikut, por që ta luftojmë deri në fishekun e fundit". Më fjalën e komandantit u pajtuan të gjithë. Dhe, nuk vonoi dita kur armiku do të trokas në portën e Jasharëve.
    Ishte mëngjesi i hershëm i 30 dhjetorit 1991, ku armiku me një makineri të tërë policore kishte rrethuar Jasharajt dhe kërkuan dorëzimin e Adem Jasharit dhe Jasharëve tjerë. Adem Jashari me vëllezër e shokë apelit të armikut për dorëzim ju përgjigjen me breshëri armësh nga shumë drejtime. Ishte e çartë, çeta e Prekazit kishte vendosur epokën e luftës çlirimtare, ata mes jetës se burgut e të poshtërimit kishin zgjedhur jetën e lavdisë e të lirisë, me të gjitha pasojat që mund t´i kishte.

    Vetëm të guximshmit nëpër kohë të ndryshme i kanë ndërruar rrjedhat e historisë, kështu ndodhi edhe me Adem Jasharin dhe çetën e tij. Kështu nisin aksionet luftarake mbi policinë e armikut, fillimisht në Drenicë, e për t'u përhapur më vonë ne Llap e Dukagjin, në Drini e kudo në Kosovë.

    UÇK po bëhëj shpresë për popullin dhe tmerr për armikun, armikut po i rrëshqiste dheu nën këmbë, pasigurinë e shihte të çdo kaçube. Adem Jashari ishte kudo. Ai po bëhej legjendë. Ai ishte kudo ku sulmohej armiku, ai ishte në çdo cep të Kosovës. Vetëm frikacaket nuk mund t´i besonin trimërive e të bëmave të Adem Jasharit, ata nuk dëshironin ndeshjen me armikun dhe sa herë që çeta e tij sulmonte e vriste policinë kriminale të armikut do të thonin: "Këta janë dorë e zgjatur e armikut, janë të Sheshelit apo të Arkanit etj.", - dhe kjo nuk ishte diçka e re, dikush duhej të mbulonte kolaborimin me Beogradin, por paraprakisht duhej akuzohej tjetri.

    Adem Jashari kishte shumë mundësi, ai kishte zgjedhur me ndërgjegje mundësinë e luftës së armatosur për liri e pavarësi, anipse ai i dinte mundësitë e veprimit luftarak të UÇK-së.
    Pas luftës se 26 nëntorit 1997, në Llaushë të Re, ku mori pjesë Ademi me çetën e tij, nga e cila armiku u tërhoq me bisht nën këmbë, armiku do të bëjë plane për zhdukjen e Adem Jasharit. Kjo do të ndodhë me 22 janar 1997.
    Një bandë kriminele kishte sulmuar familjen Jashari, me qëllim që të zhdukej kjo çerdhe e rrezikshme e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Por, falë gjakftohësisë e guximit të familjes dhe ndihmes që erdhi nga çeta, armiku u tërhoq pa arritur qëllimin. Ato ditë e tërë Kosova sikur ishte në Lagjen e Jasharëve. Nuk ishte e vështirë ta kuptoje mesazhin që kishte lënë armiku. Armiku ishte tërhequr i bindur se nuk kishte gjetur mënyren e eliminimit të Adem Jasharit dhe familjes Jashari.

    Armiku dëshironte qoftë edhe largimin e Jasharajve nga trojet e tyre, por Jasharajt nuk i lëshonin trojet stërgjyshore. Ata as të vdekur nuk donin të shkuleshin nga vendi i tyre, për çka kishin nisur luftën. Adem Jashari dhe gjithë Jasharajt nuk e donin ikjen e poshtërimin, ata e dëshironin qëndresën, e donin lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Armiku pas disfatës së 22 janarit kishte filluar përgatitjet për një sulm të përmasave të mëdha policore dhe ushtarake, dhe ky sulm do të fillojë në mëngjesit e hershëm të 5 prillit 1998, pak ditë pasi policia armike kishte pasur një disfatë të Lisat Binak, në Likoshan. Këtë herë forca të mëdha ushtarake dhe policore e kishin rrethuar Prekazin, me orientim kryesor Lagjen e Jasharëve. Lufta për eliminimin e Jasharëve ishte e rreptë.
    Armiku Prekazin e kishte vendosur në rreth të hekurtë dhe sulmonte nga shumë anë. UÇK-ja aso kohe i kishte mundësitë e kufizuara të sulmit e të depërtimit. Adem Jashari dhe çeta e tij sulmit armik ju përgjigjen me sulm. Lufta që zhvilloi Adem Jashari me shokë që e madhe. Sulmi i armikut vinte nga larg. Pas një rezistence të gjatë dhe herioke, armiku arriti të djegë e shkatërrojë Lagjen e Jasharëve, por jo kurrë vendosmërinë për të vazhduar luftën për liri e pavarësi.

    Adem Jashari deri në vdekje luftoi e këndoi, jo vdekja e Adem Jasharit nuk është vdekje është përjetësi. Lufta për Prekazin që e ashpër. Qëndresa ishte e madhe.
    Ushtria Çlirimtare e Kosovës humbi prijetarin e saj. Kosova fitoi komandantin legjendar. Me aktin e rënies se Jasharëve, Kosova mundi frikën dhe për lirinë e pavarësinë u hapen shtigje të reja.

    Adem Jashari - legjendë, solli kualitet të ri në filozofinë dhe mendësinë e shqiptarëve për jetën, atdheun, lirinë për nderin dhe dinjitetin e kombit.

    Rënia heroike e Adem Jasharit i dha shtytjen më të fuqishme mobilizimit, strukturimit dhe profesionalizimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ushtria Çlirimtare e Kosovës fitoi hapësira të reja veprimi.

    Komandanti Legjendar i UÇK-së Heroi Adem Jashari - me jetën, veprën dhe lavdinë e tij i dha kualitete dhe përmasa të reja 28 Nëntorit
    - Festës sonë Kombëtare.

  8. #28
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-08-2005
    Postime
    98
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    Citim Postuar mė parė nga ARIANI_TB
    Komandanti Legjendar i UĒK-sė Heroi Adem Jashari - me jetėn, veprėn dhe lavdinė e tij i dha kualitete dhe pėrmasa tė reja 28 Nėntorit
    - Festės sonė Kombėtare.

    Lavdi Komandantit Legjendar Adem Jasharit

  9. #29
    SHQIPTAR Maska e ARIANI_TB
    Anėtarėsuar
    30-12-2005
    Postime
    4,530
    Faleminderit
    5
    22 falenderime nė 21 postime
    ADEM JASHARI SIMBOL I REZISTENCĖS ANTISERBE

    Ashtu si mosha e njė rrapi madhėshtor pėrcaktohet nga rrathėt e trungut tė tij, edhe dhimbja e njė kombi mund tė pėrcaktohet nga tė rėnėt e tij. Kėta tė rėnė pėr idealin e lartė kombėtar, asesi nuk vdesin, nuk humbasin nė muzgjet e harresės. Ashtu si rrathet qė tregojnė moshėn e rrapit, jetėt e tyre potencojnė shkallėn e dhimbjes krenare. Paqja e gjelbėr nderet pafundėsisht mbi ta. Shembuli i Adem Jasharit, pėrveē si simbol qėndrese dhe heroizmi vlen tė shikohet edhe si flijim nė emėr tė njė tė ardhmeje fatsjellėse pėr kombin e vet.

    DRENICA LIND VEĒ TRIMA...

    Duke dėgjuar kėtė varg lapidar,nė kėngėn kushtuar Adem Jasharit natyrisht qė tė pushtojnė emocione tė thella.Historia nė kėtė rast nuk shėrben mė vetėm si njė burim informacioni por tė fal edhe ndjesi tė tilla pėr ēka mund ta ēuash veten krenar qė ke lindur nė truallin shqiptar dhe mban kėtė emėr gjithkund.Ngase je i prirur tė dish pėr heroizmin e sotėm tė Drenicės,tė vijnė nė kujtesė si nė celuloidin e njė filmi,ngjarje dhe data tė lavdishme,gjėmime luftėrash,kėngė djepi trimėrie e kėngė vaji po kaq trimėrie dhe heroizmi.Hyn nė bisedė intime me tė kaluarėn tėnde.


    Nė Drenicė,ende sot,midis majash tė larta ėshtė fshati Kopiliq.Kėtu,gjashtė shekuj mė parė ka lindur dhe ashtė ritur Millosh Kopiliqi,ai trim i rralė pėr tė cilin ende sot legjendat janė tė dyzuara,nėse ishte serb apo shqiptarė.Flas pėr legjendat sepse nė dokumenta tė shumta tė Perandorisė Osmane si edhe tė Evropės.Milosh Kopiliqi dėftehet prej viseve tė Drenicės.Dhe pikėrisht ky trim qė nė vitin 1389,nė betejėn e Fushė Kosovės,nė ate zallamahi thirrjesh e gjaku,duke mos pėrfillur rrezikun,vrapon pėrmes turqve duke goditur pėr vdekje Sulltan Muratin e Parė.Drenica kėsisoj hynte nė analet e historisė pėr trimėritė e birit tė saj.Dhe sipas zakonit tė lashtė shqiptar,kur dikush bėnte diēka tė ndershme e tė lavdishme pėr fshatin e krahinėn e vet,ai thirej me emrin e fshatit.Ai nderohej kėsisoj e pėrjetsohej nė kėngė e legjenda.


    Shumė vite mė pas,nė kullat e rėnda tė tij,njė tjetėr trim i cili shumė shpejt do tė hynte nė legjendė. Ai quhej Isa Boletini, e prej kushtrimit tė tij u trembėn nė dhjetra vjet ushtritė turke dhe hordhitė serbe.Kullat e Isės u dogjėn e u rrafshuan disa herė,babai,vėllai,djem e nipėr u vranė duke luftuar me turq e shkije,lumi Ibėr rrodhi pėr ditė e netė tė tėra gjakun e Boletinjėve qė donin tė rronin si shqipe mali.Por Isa s’u tremb,Isa s’u tund.Vetėm njė tradhėti e serbo- malazezėve do tė bėnte qė gjokėsi i tij tė mbushej me plumba dhe zėri i tij tė ndalej.


    Po ishtin dhe Azem e Shotė Galica.Emrat e tyre i thėrasin ende sot erėrat e maleve tė Drenicės, borėrat e Sharrit ende nuk mund t’i mbulojnė gjurmet e gjakut tė tyre,heshtja e viteve kurrsesi nuk mund tė pėrballet me krismat e pushkėve tė tyre.Kėtu ėshtė Shqipėria,tė ngjan se thonė ende ato krisma,kjo ėshtė tokė e gjyshėrve tanė,thonė bubullimat e Llapit,ne falim jetėt tona,por jo nderin e vatrave.Azemi duke rėnė nė luftė me shkjaun,lutej qė beteja tė vazhdonte.Shota nė krye tė ēetės pėrcillte amanetin e prijėsit dhe burrit.Mė pas kur edhe ajo binte nė fushbetejė ishte njė armatė e tėrė e burrave prej Drenice qė vazhdonin udhėn e nisur.


    Pėr tė ardhur kėsisoj deri nė dimrin e egėr tė vitit 1944-1945.Njė,njė Isa,njė Azem,e njė Shotė,jepnin kushtrim nė hap e nė zė tė njė burri qė quhej Shaban Polluzha.Edhe ky ishte lindur pranė kėngėve dhe trimėrive tė Polluzhės,edhe ky pat thithur ajėr prej bjeshkėve tė lira tė Drenicės.Dhe kur pa se po shkelej amaneti i tė parėvet dhe kur ndjeu se gjakun e pastėr tė trimave tė tjerė tė Drenicės donin ta bėnin fli tė ideologjive,nuk mundi tė duronte mė. Komunizmi kjop sėmundje e urryer do ta ndjente vehten shumė ngushtė nė kullat e Drenicės.Ylli pescepesh ardhur prej sllavėve,nuk mund tė bėnte dritė nė ballėt e bukur tė djemve ku jetonte dashuria pėr shqiponjėn e lirė.Polluzha,duke organizuar revoltėn e parė antisllavo-komuniste tė Drenicės,u jepte mesazhin e qartė,tė njė lufte tė vazhdueshme midis nacionalizmit tė ndershėm shqiptar dhe internacionalizmit proletar,ose e thėnė ndryshe,ndaj proletarėve pa atdhe.


    Nė njė muzg nė Tiranė, Ylli Mici,dikur oficer kariere nė ushtrinė shqiptare,duke parė kėmbėnguljen time pėr tė ardhurit nga Kosova mė trego :


    „Na thirrėn nė komandėn e Akademisė Ushtarake „Skenderbej“ nė Tiranė dhe na treguan shkurt mbi ate se ēfar do tė bėnim.Duhej tė stėrvitnim njė grup burrash tė ardhur nga Kosova.Pėrgaditja e tyre,nė strukturat tona ushtarake do tė konsistonte nė ate taktike,tė lėndėve tė zjarrit dhe ato tė pėrgaditjes fizike.Porosia e Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Ushtrisė Shqiptare,ishte qė askush veē ne, kuadrove tė akademisė ushtarake „Skenderbej“ nuk duhej tė dinte mbi kėtė mision. Qė nė ditėt e para tė stėrvitjes tė zjarrit,mė ra nė sy interesimi dhe serioziteti i Adem Jasharit.Trupėlartė,me mjekėr e mustaqe,sytė gati zhbironin gjithshka qė unė shpjegoja.Pėrgjithėsisht,krejt grupi mėsimor kishte njohuri pėr automatikun,ndėrsa armėt e tjera tė kėmbėsorisė njohuritė i kishin tė pakta. E vėrteta ėshtė se ne kishim planifikuar gjashtė orė tė plota mėsimore por une asnjėherė nuk mbarova mėsimin nė ora pasiedhe pas atij qė patėn caktuar,vėllezėrit tanė tė ardhur nga kosova nuk shqepeshin prej kabinetit.Ata i mernin armėt i zbėrthenin,i preknin me kuriozitet bile mė dukej se edhe me shumė dashuri. Adem Jashari njė ditė,ndėrsa dilja prej kabinetit,mė vjen mbrapa dhe mė thotė: Pedagog Ylli, a mundet me tė pyet diēka ? Fol i thashė mos u tut ! pasi heshti pak,me njė vėshtrim tė thellė mė pyeti sėrish : A i kena na kret kėto armė,nė armatėn tonė?


    Unė buzėqesha pse e kuptova shqetsimin e tij.Pėr arsye tė sekretit ushtarak,une s’mund t’i tregoja tė gjithėve po Ademin e ēova njė ditė nė disa depo tė reparteve.Ai shihte armėt,municionet, aparaturat luftarake dhe kujtoj ende sot se si duke mė pėrqafuar mė tha : „Bash kėtej e tutje s’kam ma asnji merak ! Dikur pata mėsuar se i madhi Sami Frashėri pat shkruar qė shqiptari duhet tė luftojė me dituri e penė,por edhe pushkėn ta ketė plot.Tash kuptoj mė sė miri kėtė.Atėherė kur me fqiun tand s’ke gjuhė me u marrė vesh,atėherė edhe qytetėrimi modern s’gjen gjuhė me u marr me tė,le tė flasi pushka.Nuk asht ndonji gja e bukur por asht e domosdoshme,pėr mos t’u shuar historia jonė nga mė tė vjetrat nė ballkan“. Vite mė pas e kuptova shqetsimin e heroit Adem Jasharit“ .

    KRAHĖT E PRERĖ TĖ SHQIPONJĖS

    E vėrteta ėshtė se marsi i vitit 1998,nuk mund tė vinte me kaq krisma,pa patur mė parė,tė tjerė terore e fushėbeteja tė tjera.Kėshtu nė ditėt e fundit tė nėntorit 1997,nė drenicė posaqėrisht nė fshatrat ; Rakinicė,Rezalle,Vojnik e Llaushė,policia serbe ndėrmori njė sėrė aksionesh befasuese kundrejt familjarėve tė pambrojtur.Mė sė tepėrmi,ata kėrkonin tė vendosnin njė terror psikologjik pėr tė ndaluar sado pak erėrat e pavarsisė e tė vetvendosjes qė kishin filluar tė frynin nė ato gryka.mandej pėr tė treguar hapur se kundėr kujt drejtohej ky terror dhe kjo luftė,serbėt qėlluan varrin (mė saktė fotografinė) e studentit Selman Vojvoda i cili ishte vrarė nė demonstratat e mėdha tė rinisė shqiptare,nė Mitrovicė,nė vitin 1990.Rivrasja e kėtij studenti qė u ngrit pėr tė kėrkuar tė drejtat e kombit tė vet,natyrisht nuk mund tė kalonte pa njė ndjenjė urrejtje madhore tek familjarėt,miqtė dhe krejt studentėt qė patėn pėrcjellė Selman Vojvodėn pėr nė varreza tė mbuluar me flamurin kuq e zi. Dhe pikėrish aherė,kur kjo revoltė kish nisur tė dallgėzojė,kur djem e burra tė Drenicės mbushnin radhėt e UĒK-ės,nga sirtarėt e komandave ushtarake serbe,u nxuarėn planet pėr goditjet e mėdha,vrasjet mizore dhe malltretimet ndaj popullsisė sė pabrojtur shqiptare.E nėse kish njė „radhė“ goditje kjo padyshim do tė niste me familjen e Jasharajve nė Prekaz,pasi serbėt nuk do tė harronin ngjarjen e tetė viteve mė parė.Kėshtu,bashkė me borrėn e madhe qė binte nė mesnatėn e 22 janarit 1998,grupe speciale tė ushtrisė fashiste serbo-ēetnike rrethonin kullat e Jasharajve nė heshtje tė plotė.ata patėn marrė gjitha masat qė goditja tė ishte e menjėhershme, e fuqishme, vdekjeprurėse duke paraparė se nė pėrfundim tė kėsaj beteje do tė luhatej revolta e Drenicės,ashtu si luhaten fortunat nė gjoks tė malit.Dhe pikėrisht ngase kėshtu llogari nkanė bėrė nė tė shumta herat serbėt gjithmonė kanė dėshtuar.


    Ka qenė ora 5 e mėngjezit e datės 22 janar 1998 kur mbrenda njė ēasti tė vetėm,toka ku ishin kullat e Jasharajve,ka shungulluar prej njė numėri tė pazakontė krismash.Nė murret e kullave,janė derdhur njėherėsh mijėra gjyle topash,granatash,fishekė mitrolozi e automatiku,a thua se luftohej nė front tė rregullt lufte.Pėr nga sasia e sidomos lloji i armatimeve qė u pėrdor aty,merret se tashmė nė ndihmė tė policisė,ishin formacionet e ushtrisė gjakatare serbe.Nė kėtė rrėmje predhash,janė synuar sidomos ato ambiente tė kullave ku mendohej se ndodheshin gratė dhe fėmijėt.Mandej futja nė luftim e minahedhėsve,dėshmoi se ky aksion i pushtesve serb tek e mbramja kėrkonte shfarosjen e plotė tė kėsaj familjeje tė madhe trimash.Nė fakt,sipas dėshmive tė mėvonshme tė fshatarėve tė Prekazit, beteja ka zgjatur vetėm 35-40 minuta,ngase nė krah e shpinė tė banadve ushtarako-policore serbe pas kėsaj ka filluar goditja po aq vendimtare me armė nga ana e UĒK-ės.Kjo i ka detyruar tėrheqjen e forcave serbe pa mundur tė realizojnė qėllimin final tė tyre.Tė paisur me mjete tė ēelikta,ata janė larguar me ngut duke vazhduar terrorin e duke vrarė njerėz tė pafajshėm nė rrugė.Paskėsaj,ēdokush e pat kuptuar se diplomacitė midis serbėve dhe shqiptarėve kishin dėshtuar fund e krye.Lufta ishte shpallur.Kjo luftė,midis dy etnive tė vjetra ballkanike,nuk ishte e para.Sidoqoftė,fati mjegullor dukej se e parashihte si tė fundit.


    Dhjetė ditė mė pas,me 1 mars 1998,herėt nė mėngjez,drejt fshatrave Likoshan dhe Qirez,ishin drejtuar njėsi tė mėdha paramilitere ēetnike e policore.Duke pėrfituar prej zhurmės si edhe terrenit tė pyllėzuar,mjaftė banorė tė kėtyre fshatrave,tė bindur prej rrezikut tė madh u fshehėn nė pyje.Dy-tri helikopterė qė kanė vėzhguar lėvizjet kanė bombarduar gati krejt zonat. Ata janė larguar nė tė errur pasi kanė shkatėruar shumė shtėpi dhe vrarė e plagosur dhjetra vetė prej kėtyre vendeve. Mdje, mė 5 mars,do tė niste epopeja e madhe.E vėrteta ėshtė se njė natė mė parė,janė vėnė re lėvizje tė mėdha tė forcave ushtarako policore serbe.Tashmė pėr banorėt e Prekazit,Gradicės,Qiriezit, Aēarevės,Llaush,Rrezallė e Re etj,ishte e qartė se dhuna serbe nuk do tė kursente dikend. Megjithkėte,pėrndryshe nga ē’mendonin serbėt,burrat e gratė trime tė Drenicės,ndiheshin tė paepur nė sytė e tyre tė frymėzuar prej idealit tė madh tė lirisė e pavarsisė.Kėshtu dėshmitarė okullarė tė fshatit pollac,disa minuta larg lagjes sė Jasharajve kanė pohuar tashmė vendosmėrinė e kėsaj familjeje heroike. E vėrteta ėshtė se ndėrsa zona rreth Prekazit po rrethohej,disa fshatarė kanė shkuar nė shtėpinė e Jasharajve dhe kanė mundur tė bisedojnė me plakun Shaban mbi mundėsinė e largimit tė tyre tė fshehtė,pasi dihe historia e dy sulmeve serbe tė maparshme ndaj kėtij fisi.Shaban Jashari,ai plak i bėshėm e plot kurrajė,ai ballist i vendosur qė nhgriti nė shtizė flamurin nė Plloēicė,ka heshtur disa ca e mandej ka thirur dy djemt e tij,Hamz e Adem Jasharin duke u propozuar qė ata tė largohen me gra e fėmij ndėrsa ai ti priste hordhitė e hasmit siē i kishte pritur nė rininė e tij,me pushkė nė dorė,ndėrkaq kėtė die neuk e kanė pėrkrahur bijtė me gjithė respektin e madh qė patėn treguar kurdoherė pėr tė jatin.Me ē’rast,mėsohet qė Ademi t’i jetė pėrgjigjur tė jatit se „na nuk mund tė largohemi me shpetue kryet tonė.Serbet do vijnė tė djegin kullat e tė vrasin fqinjėt,miqtė e dashamirėt tonė.Ma mirė se me shpėtue jetėn,asht me e dhanė pėr Kosovėn e krejt Shqipėrinė“.Baba Shaban,njė pinjoll i nacionalistėve tė dėgjuar nė Prekaz e Drenicė,atėherė asht que e ka puthur djemt nė ballė,si zakon nacionalisti,ka puthur mbesat e nipat e vet duke qenė i bindur se jeta e tyre,pranverat e tyre aq tė njoma e tė shtrenjta do tė shėrbejnė si nji shteg prej nga do tė vijė lirija e Kosovės,ai e njihte mirė armikun qė sulej nė votėr.Beteja ka filluar nė orėn 3 tė mėngjezit.Drejt kullave tė Jasharajve ėshtė derdhur si lukuni ujqish njė mizeri policėsh,ēetnikėsh e ushtrie serbe tė vendosur qė tė shujnė aty ēdo gjurmė jete.Tanke ,topa,utoblinda,helikopterė,kanė derdhur gjatė gjithė ditės aq sasi tė madhe zjarri sa flaka e rrėnojave ka vazhduar deri mė 8 mars. Nga kulla e Jasharajve qėndresa ka qenė e mnejėhershme, e plotė.Por rezistenca e kėtyrre burrave tė mėdhenj ka qenė veē pushkė e zemra ngase tanket,avionet e topat i dispononin forcat disa mijėshe tė okupatorėve serb.Madje duke parashikuar ndonjė sulm tė mundshėm tė UĒK-ės,rreth e pėrqark fshatit Prekaz nė largėsinė 10-15 kilometra,forcat militare serbe formuan njė unazė tjetėr rrethuese duke hapur zjerr me ēdo lloj arme.


    Vėshtirė tė gjesh nė historinė e luftėrave tė kėtij shekulli njė paradoks kaq ekstrem tė palėve ndėrluftuese.Nga njėra anė,ushtria e rregullt,e paisur me mjete luftarake mė moderne ndėrsa nga ana tjetėr populli i pafajshėm e i pambrojtur.Kėshtu midis flakėve e gjėmimeve,midis atij tmerri predhash e bombash,ranė njė nga njė trimat e kullės sė Jasharajve,burrat e Kalasė sė pamposhtur Kosovės.Kėshtu,do tė binte duke luftuar deri nė ēastin e mbramė edhe Ademi,ky lis me rrėnjėt nė liri,ky mal ku mbėshteti gjoksin dhe kryet e saj vetė rezistenca kosovare e kėtij fundshekulli.

  10. #30
    SHQIPTAR Maska e ARIANI_TB
    Anėtarėsuar
    30-12-2005
    Postime
    4,530
    Faleminderit
    5
    22 falenderime nė 21 postime
    I pėrjetėsuar nė bronx nga Tirana pėr Skėnderaj

    Ceremonia e pėrcjelljes sė shtatores tė Komandantit Legjendar tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės Adem Jashari, u shėndrua nė festė kėtė fundnėntori.Ceremonia nė fjalė u bė nė Laprakė, ku pjesėmarrėsit ishin tė shumtė nė numėr dhe kishin ardhur nga vise tė ndryshme shqiptare.

    Kjo ceremoni u pėrgatit dhe u realizua nėn kujdesin e Komandantit tė Komandės Mbėshtetjes Logjistike Gjeneral Brigade Kudusi Lama.

    Pas fjalės sė hapjes mbajtur nga Kolonel Fahri Hima, fjalėn e rastit e mbajti Gjeneral Kudusi Lama, ndėrsa mė pas pėrshėndetėn ushtarakė tė Trupave Mbrojtėse tė Kosovės, si dhe Lulėzim Jashari djali i heroit.

    Redaksia e revistės Logjistika e boton tė plotė fjalėn e mbajtur me kėtė rast nga Gjeneral Brigade Kudusi Lama.

    "Ėshtė nder dhe kėnaqėsi tė jesh prezent nė respektin ndaj njeriut simbol tė lirisė.

    Adem Jashari dhe vepra e tij tashmė kanė fituar terren nė hirearkinė e vlerave tona kombėtare dhe rrezatojnė nė vizionin e ardhmerisė sė Kosovės e trojeve tė tjera shqiptare.

    I pėrjetėsuar nė bronx, Adem Jashari shkon nė Kosovėn e Tij tė ēliruar, ku kjo shtatore dhe flamuri kombėtar pėrbri saj nė Skėnderaj do tė jenė jo vetėm nderi i Drenicės, por i gjithė Kosovės, gjithė shqiptarėve e trojeve tė tyre.

    Jo mė kot ėshtė zgjedhur Dita e Madhe e Flamurit, si ditė e zbulimit tė monumentit tė perjetėsisė sė Komandantit Legjendar Adem Jashari.Nėntorėve tė Lavdise Shqiptare dhe pikėrisht datės 28, tashmė i ėshtė shtuar njė emėr dhe shumė histori.

    Me 28 Nėntor 1955 nė Prekaz, lindi Adem Jashari, i ati i tij Shaban Jashari e mbėshtolli me flamurin kuqezi dhe duke i vėnė armėn nė djep, i uroi fat dhe mirėsi nė rrugėn e madhe tė lavdisė.

    Me 28 Nėntor 1997 ditės sė Flamurit dhe ditėlindjes sė Komandantit Legjendar Adem Jashari i’u shtua dhe nje festė e re, dalja publike e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, e cila e frymezuar prej Prijėsit tė saj e bėri realitet ėnderrėn e amanetin e tij.

    Adem Jashari dhe Ushtria Ēlirimtare e Kosovės e ndryshuan rrjedhėn e historisė. Pa shembullin dhe veprėn e tyre Kosova do tė ishte ndryshe, Shqipėria e shqiptaria do tė ishte ndryshe.

    Adem Jashari dhe pushka e tij nuk e duronin Kosovėn nėn lėngatėn serbe.
    Kjo pushkė ishte aq e fuqishme dhe e rizgjoi dhe njėherė ndėrgjegjen kombėtare duke e ngritur atė si rralleherė nė lartėsi.

    Adem Jashari dhe tė gjithė ata shqiptarė qė e morėn si shembull veprėn e Tij, u benė ajka e njė populli qė luftonte pėr liri.

    Shqiptarėt qė sot e sa herė do tė ndalen tė pėrkujtojnė Nėntorėt e Lavdisė, duhet tė kujtohen se kanė pėrgjegjesinė e madhe tė gjakut tė derdhur, tė tė rėneve tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, tė fėmijėve dhe nėnave tė therura nga kriminelėt serb, pėrgjegjesinė e shqiptarėve tė vrarė e masakruar njė shekull, nė pesė genocide, nė demonstrata, e nė burgje. Pra pėrgjegjėshmeria ėshtė kaq e madhe dhe ajo detyrimisht duhet qė ta ēojė Kosovėn nėpermjet demokracisė nė pavarėsi, e prej kėndej tė ēelė vizione tė reja tė ardhmėrisė mbarėshqiptare.

    Komandanti Legjendar i Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės u bė shembull jo vetėm pėr qėndrueshmėri, por dhe unitet mes shqiptareve nė fundin e shekullit 20-tė, ndaj jo pa qellim e as nė mėnyrė tė rastėsishme ai sot niset pėr nė Kosovėn e ēliruar mbuluar me flamurin qė ngriti dora e Ismail Qemalit nė Vlorė. Me kėtė flamur veshur dhe me armė nė dorė ai ecėn rrugėve tė Shqipėrisė duke u pėrshendetur nga populli, duke ngritur kryet mbi malet, duke u pėrkedhelur nga jehona e betejave tė shqiptarėve ndėr shekuj. I derdhur nė bronx ai ndalon dhe pėrulet ndaj akteve e veprės heroike tė luftėtarėve tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, duke u dhėnė atyre mesazhin e perjetėsisė sė emrit dhe veprės sė tyre.

    Tirana dhe e gjithė Shqipėria i ēojnė Kosovės, burrin e saj tė madh tė derdhur nė perjetėsi, e ai me shikimin e tij prej kreshniku po i thotė Kosoves "Une jam kėtu dhe kėtu do tė jem pėrjetėsisht"

    Me kėtė vėshtrim burri ai ruan ėndėrrėn e foshnjave, ngushėllon nėnat e mbetura pa djem, si dhe jep mesazhin pėr protagonistėt e zhvillimit tė Kombit Shqiptar se liria ėshtė gjeja mė e shtrenjtė, pėr tė cilėn gjithmonė duhet sakrificė

  11. #31
    SHQIPTAR Maska e ARIANI_TB
    Anėtarėsuar
    30-12-2005
    Postime
    4,530
    Faleminderit
    5
    22 falenderime nė 21 postime
    Eugen Shehu
    Adem Jashari - legjenda e Kosovės

    27.06.2004, 15:26
    Ka ndodhur shpesh qė njerėzit kanė lidhur do traktate tė fshehtė midis jetės sė tyre dhe vdekjes. Brenda kėtij traktati janė dimensionuar jo vetėm fati i njeriut por edhe i trojeve qė e lindėn dhe i pėrkundėn djepin. Mė tej, ai ka ngarendur jo mė nėpėrmjet trilleve vetiake, por ka mbetur stoik nė qėndėr tė shkulmeve tė erėrave dhe furtunave duke u shndrruar sakaq nė Protemete tė kombit tė vet. Olimpi i tij nuk ka asnjė tė pėrbashkėt me mitet e fqinjit tonė jugor. Ky mal mitik, mė sė shumti gjendet nė zemrėn e njė burri a tė njė lisi, nėpėr degė tė tė cilit duhmat e lirisė grishin shpendėt ogurbardhė tė vazhdimėsisė sė jetės.

    Prej Olimpit tė shpirtit, Adem Jashari ka kundruar kurdoherė Drenicėn martire, Kosovėn kreshnike, kufijtė e rudhur etnikė, ashtu si fytyra e njė gruaje tė mbytur brengash. Drenica! Kjo vatėr e ngrohtė e shqiptarizmės, kjo derė e ēelur e burrėrisė, ai kuvend emblematik pėr lirinė, ajo strehė e sigurtė e flamurit dhe shqiponjės brenda palėve tė mėndafshta qė gatitet tė marrė rrugėn nėpėr furtuna. Drenica! Aty mė sė pari Kraleviq Marku, i turpėruar dhe munduar prej Musa Arbanasit, shekuj mė parė, thėrriste nė ndihmė gorska vilat (zanat e malit) dhe ato nuk iu pėrgjigjėn. Gorka vilat u trembeshin ēiltas zanave shqiptare sepse kėto tė fundit, sipas besimit shqiptar tė kryehershėm, ishin kurdoherė nė ruatje tė trimave qė luftonin pėr tė mbrojtur trojet amtare, prej pushtuesve tė huaj.

    Drenica e Shotės dhe e Azemit, njė shpėrfillje e hapur ndaj Londrės sė vitit 1913, njė pėrballje e mundimshme ndaj dhunės dhe gjenocidit serb, pėrplasje tragjike fatesh njerėzore pėrmes kumbimit tė kėmbanave tė ferrparajsės. Njė ēift yllor shqiptarėsh, tė cilėt atėherė kur bashkėkombasit e tyre i thėrriste vdekja (nisur ē`prej Beogradit) ata i pėrgjigjeshin jetės me jetėn e tyre, i pėrgjigjeshin tė ardhmes me pushkėt, fishekėt, trimėrinė dhe mė pas me pranverat e tyre. Drenica e Shaban Polluzhės njė kėshtjellė gjaku dhe eshtrash, nė detin e asaj murtaje tė kuqe kur vėllau vriste vėllanė pėr hirė tė disa dogmave ardhur prej Uraleve. Por kėsaj radhe, gjėmimi i armėve tė Polluzhės me burrat qė e rrethonin, nuk do tė ndante asesi nė Beograd. Ato gjemime do tė ngarendnin deri nė dyert e kancelerive tė Evropės, duke u shndruar nė muzikė funebre jo vetėm pėr tė ardhmen e shqiptarėve, por tė krejt popujve ballkanikė, tė cilėt do tė jetonin nė terrin e gjatė tė diktaturės komuniste.Ēfat i madh pėr Drenicėn, pėr ata male, livadhe dhe ujra qė e rrethojnė! Ajo i kumtonte Evropės shpirtin e trazuar shqiptar, qė nuk mund tė regėtinte pėrmes kėnetės e baltrave tė regjimit totalitar, por qė rrihte deri nė ēastin e mbramė pėr lirinė e amėshuar. Tek e mbramja, lashtėsia dhe lavdia e Drenicės, ėshtė njė pikė takimi e historisė sė shqiptarėve, simbol recistence i pakontestueshėm nė ēdo kohė.

    10 vjet pas ciklonit Polluzha, mė 28 nėndor tė vitit 1955, nė Prekaz tė Drenicės, sė bashku me tė qarat e njė foshnje, Drenica do tė parandjente njė tjetėr kumt mesianik. Drenica dhe krejt trojet shqiptare, duket se pėrshkėnditeshin nga lindja e djalit tė tretė nė kullėn e Shaban Murat Jasharit. Ardhur vonė asaj mbrėmje nė shtėpi,plaku trim Shaban duke kėrkuar njė rast sadopak tė fshehtė pėr tė kremtuar festėn e tė parėve tė vet, 28 nėndorin ka thyer zakonin e burrit (nuk e shohin fėmijėn e sapolindur) dhe ka mbėshtjellė djepin me flamurin kuqezi. S`ka munguar baca Shaban tė verė edhe alltinė mbi flamur, duke shpallur nė kėtė mėnyrė kredon e pėrjetshme tė fisit tė vet, luftėn pa fund ndaj shkijve dei nė agun e bardhė tė lirisė. Kjo skenė madhore do tė merrte udhėn sakaq drejt eposit. Eposet shqiptarė kanė ligje tejet tė rreptė pėr mesazhet qė bartin dhe pėrcjellin.

    Ē`ka e rriti djalin Adem? Trishtimi i pėrhershėm pėr Kosovėn e mbuluar nė rroba tė zeza robėrie. Nderimi i madh pėr tė parėt e tij, tė cilėt e patėn mbrojt me pushkė dhe jetė ēdo pėllėmbė tė Drenicės dhe tokės arbėrore. Respekti pėr krejt ata breza qė ndonėse provuan mbi supe makinėn dhunuese tė mizorive serbe, askurrė, edhe nė ēastet mė tė rėndė nuk e humbėn besimin nė ditėn e bardhė qė do tė agonte. (Kreshnikėt e dikurshėm betoheshin nė diell, ndonėse ky ishte elemnt parapagan). Herėt ai do tė ndjente nė rininė e vet, se e ndante njė mur i madh prej mitit tė egėr serb, i cili justifikonte shfarosjen masive tė shqiptarėve nga trojet e tyre autoktone. Herėt ai do tė mėsonte prej tė atit se trimėria e burrit nuk mund tė filloj tek dera e fqinjit. Ndėrsa nga e ėma, gruaja Zahide (derė bajraktari prej Gecajve tė Llaushės) do tė ndigjonte kėngėt e trimave, ato kėngė qė rridhnin sė bashku me borėrat dhe ujrat e Drenicės, drejt dhe nė eposet trimėrore shqiptare. Kėto e rritėn trimin Adem, siē rrisin furtunat shtatin e lisave.

    Herėt, Adem Jashari e pati kuptuar se themelet e Jugosllavisė ishin ndėrtuar mbi njė keqkuptim dramatik tė etnive dhe aspak mbi grehinėn e njė demokracie autentike apo shteti tė sė drejtės. Nė mėnyrė tė qėllimshme pėr gati katėr decenie me radhė njė terror sistematik, njė dhunė fizike dhe emocionale ėshtė ushtruar nga Beogradi, veēanėrisht mbi shqiptarėt etnikė. Njė propagandė shumė aktive, do tė thoja marramendėse, ka dashur kurdoherė tė merrete nė mbrojtje kėtė genocid therės e tragjik, duke dashur tė shmangė pėrgjegjėsitė nacionale-kolektive tė serbve. Mjerisht jo vetėm Jasharajt por krejt viset etnike tė Kosovės dhe Maqedonisė shqiptare, e patėn kuptuar si njė doktrinė lehtėsisht tė perceptueshme se njeriu nuk mund tė urrej askėnd pėr shkak tė njė instikti tė lindur, pėrkundrazi ka njė shkallė urrejtje pėrmes sė cilės ai patjetėr duhet tė kalojė. Mendoj tė jetė kjo, ndėr arsyet kryesore qė pas ēdo ngjarjeje luftarake pėr ndryshim tė kufijve, opsioni mė normal i serbėve tė zbritur nga Uralet e largėt, ishte “etnicko ēistennje” (alias spastrim etnik) mė ē`rast do tė mund tė “garantohej” struktura e ardhshme racore e gjallimit tė kolonėve serbe, nė tokat e pushkatuara me forcėn e armėve.

    Nė mėnyrė tė veēantė, nė fillim tė viteve 80-tė tė shekullit qė lamė pas, atėherė kur nė shtėpinė e madhe tė Jasharajve nė Prekaz nisėn kuvendet e fshehtė se si mund tė pėrballej me makinėn ushtarake tė Beogradit, kur aty mėsynin bujtės ē`prej Mitrovice nė Prizren, ē`prej Bujanovci nė Karadak, bijtė e Kosovės martire patėn shkuar nė zgrip tė dhimbjes shekullore. Pėr ta nuk kishte asnjė dyshim se Beogradi pėr tė ripushtuar sėrish “djepin” serb mesjetar, duhej jo vetėm tė nėpėrkėmbėte, poshtėronte e nėnshronte popullatėn joserbe, por tek e mbramja vlente t`i shfaroste krejt ata. Shqiptarėt nė kėtė kėndvėshtrim duhej medoemos tė ishin tė parėt ngase luftrat e shekullit ishin dėshmi e “kokfortėsisė” tė tyre, ndėrkaq sipas besimeve mjeranė tė ortodoksizmit dhe dogmave fanatike tė tij, popujt me fe islame duhet tė shporreshin nga jugu i Ballkanit. Nė kėtė kontekst, dhuna e institucionalizuar e Beogradit, gjente strehė tė sigurtė dhe pėrkrahje tė kahershme nėpėr kishat plot temjan tė Moskės sė kuqe.

    Kur Jasharajt, Lushtakėt, Kodralitė apo Mehajt nisėn tė ideojnė lėvizjen ilegale nė Drenicė, kur burrat e kėtyre shtėpive pėrgatiteshin tė mateshin me stuhitė serbe,nė fillim tė vitit 1986, Akademia e Shkencave serbe, nuk mungoi tė hedhė nė pazar tė ideve famėkeqin Memorandum tė sė radhmes. Me njė cinizėm si rrallėkund nė historinė e shkencės, kėta akdemikė patėn dalė asaj kohe me idenė e kobshme (ēka parashihte lumenj tė tjerė gjaku) qė serbėt duhet tė jetojnė nė njė vend unik dhe tė vetėm. Me kėtė akt tė paprecedent nė histroinė e marrėdhėnieve midis etnive tė ndryshme, ata parakuptonin faktin qė kudo ku kishte qoftė edhe njė grusht serbė, duhej patejtėr me ēdo mjet dhe mėnyrė tė zhdukeshin nga faqja e dheut fqinjėt e tyre, anipse ata jetonin nė trojet etnike tė tė parėve, anipse bėhej fjalė pėr egzistencėn e vetė racės njerėzore.

    Ē`ka qėnė nata e 30 dhejtorit 1991 nė Prekaz? Asgjė mė shumė se mundimi dhe shpresa e Beogradit pėr tė sendėrtuar hakmarrjen gjakatare ndaj shqiptarėve. Me qindra policė me uniformė ose tė fshehtė, me dhjetra armė automatike, mortaja dhe topa rrethuan bijtė e Kosovės martire, me tė vetmin qėllim pėr t`i vrarė ata, me tė vetmin qėllim pėr t`i “trembur” tė tjerėt pėr tė shuar qysh nė lindje vullkanin epokal tė lirisė sonė. Nxjerrin pushkė Mehajt, shėnojnė mbi aradhėn serbe Kodralitė ndėrsa vėllezėrit Rifat, Hamz dhe Adem, duke dalė prej kullavė lėshojnė piskamėn: Po a duen me na rrėmbye te sotmen dhe tė ardhmen o heeee! Zėrat e tyre tė pėrzjerė me krismat e armėve janė pėrlasur faqe mė faqe tė maleve tė Drenicės. Nuk dihet me saktėsi a kanė gjėmuar malet apo vetė historia e gurėve dhe drurėve, nė asht tė tė cilėve, ėshtė ruajtur vetė klithma e lirisė. Kur liria klith, mė parė se tė zgjoj sy dhe shpirtra tė fjetur, ajo depėrton nė kujtesėn e kombit. Ē`prej 31 dhjetorit tė vitit 1991, atėherė kur makina ushtarake serbe do tė largohej e mundur prej Prekazit,nė librat e policisė sekrete tė Beogradit, do tė shkruhej me tė mėdha emri i Adem Jasharit.

    Ē`ka qėnė vallė nata e 25 nėndorit 1997 pėr policinė e sekrete serbe? Pėrse ata i janė vėrsulur kėsaj radhe nė mėnyrė tinzare tė ftohtė si vdekja, lagjes Binakaj tė Vojnikut? Dhe ndėrsa kėta u afrohen lagjes dhe shtėpive tė shqiptarėve, gurėt dhe drurėt, nė memorien e tyre, nė mėnyrė tė vetvetishme sjellin ndėrmend njė prej masakrave tė Ēeklicės, shekuj mė parė, masakrė “e pastėr” e ortodokzismit tė egėr ndaj myslimanėve. Ende sot, nė eposin gojor mjeran tė Serbisė kėndohet e “famshmja” kėngė kur Vojvoda Batriē i raporton peshkopit Danilo dhe abatit Stefan:“Myslimanėt e Ēeklicės na ikėn,

    Kėshtu qė prej tyre vramė pak,Por dogjėm vatrat e tyre,Ēerdhe dervishėsh dhe xhami turke,Bėmė me to njė pirg tė mallėkuar.Qė tė mbetet si shenjė pėr popullin.”

    Ndėrsa nė kullat e lagjes Binakaj dėgjohen krismat e para tė pushkėve kriminale serbe, nė luginėn midis Llaushės dhe Rezallės sė Re, burrat e armatosur prijnė pas Adem Jasharit. Vetėtima dhe stuhi nuk mund tė mbrrinin dot mė shpejt nė shpatet edhe grykat e Vojnikut. Sėrish ndizet e ashpėr beteja dhe pėr policinė e fshetė serbe nuk ėshtė e vėshtirė tė kuptohet se gjėmimi i armėve i shpėrndarė tejendanė maleve tė Drenicės ėshtė Adem Jashari, ai qė pėrkrahu studentėt e Prishtinės mė 1981, ai qė ngarendėte ēdo 28 nėndor me flamur kuqezi nė gjoks, ai qė pėrball me eprorin e policisė serbe Rajkun gjatė demonstratave nė Skėnderaj, ai qė e pat kthyer kullėn e vet nė simbol tė vetėdijes nacionale pėr krejt drenicarėt. Natyrisht, nė rrjedhėn e ngjarjeve, serbėt asesi nuk mund tė kishin rėnė nė befasi. Ata qenė pėrleshur gjatė kėtyre anėve me Azem Galicėn, ata patėn humbur qindra ushtarė tė tyre dhe ēetnikė nė pranverėn e vitit 1945, nė luftė kundėr Shaban Polluzhės, tashmė do t`u duhej tė luftonin kundėr burrit tė Prekazit Adem Jashari.

    Llogaritė e serbve nė Vojnik nuk dalin. Ata tėrhiqen sėrish nė mėnyrė tinzare pėr tė kryer dy ditė mė vonė njė prej akteve tė shėmtuar dhe tė mynxyrshėm, vrasjen e mėsuesit tė nderuar Halit Geci. Gjendja depresive nė tė cilėn ndodhej policia e Beogradit, ėrėrat e forta tė shovinizmit dhe tė serbofobisė nė disa mjedise paranojake, favorizonin radikalizimin dhe ekstremizmin serb. Kjo simetri mjerane pėr shpirtin dhe moralin e njė kombi, duhej tė flakej. Por atje ku nuk mbėrrin dot fjala, atje ku mėria etnike urdhėron krime ndaj fqinjit, qė vetėm fati ta solli aq pranė, atėherė fjalėn e vet e thotė gryka e pushkės, e mbajtur sigurisht nė duar trimash. Nė 28 nėndor 1997, ndėrsa varri i mėsuesit tė nderuar Halit Geci mbulohej me kurora lulesh nga gjithė Kosova martire, nė funeralin e rastit shfaqeshin ushtarėt dhe prijėsit e parė tė Ushtrisė Ēlirimtare e Kosovės. Njė simbolikė e ēuditshme lidhte nė kėtė datė, ngritjen e flamurit nė Krujė prej Gjergj Kastriot Skėnderbeut, nė Vlorė prej Ismail Qemalit dhe pothuajse 85 vjet mė pas, ky flamur qėndronte bri dėshmorit tė rėnė dhe tė atyre burrave qė mbartnin mbi supe pėrgjegjėsinė e ardhmėrisė sė trojeve etnike kosovare.

    Pos simbolika e mėsipėrme, nė mėnyrė depėrtuese do tė nderej jo vetėm nė rrafshe tė datave tona kulmore, por edhe nė ditlindje tė zakonshme. Adem Jashari pat lindur pikėrisht mė 28 nėndor dhe i jati Shabani e pati mbėshtjellė me flamur kombėtar. Profecia e lėnė disi nė periferi tė memories familjare, priste tani, nė fundshekullin e trazuar tė realizohej prej njė numri shumė tė madh njerėzish se kulla e Jasharajve. Drenica i kishte ēuar sytė vetėtimthi tek ai burrė shtatlartė, me mustakė, me zemrėn e madhe dhe sytė qė ndriznin zjarre dashurie. Por kėtė ndjenjė tė atdhedashurisė sė natyrshme, Beogradi nė mėnyrė krejt tė qėllimshme e konfronton me fjalėn terror, duke dashur tė mbulojė varganin e krimeve tė veta me gjethen biblike tė lules. Ende sot pas kaq vitesh, shqiptarėt nė Kosovė duket se nuk e kanė harruar rėnqethjen qė kanė ndjerė pas deklaratės sė Milosheviēit qė : “Ata qė nė Jugosllavi, e mbėshtesin terrorin shqiptar, i japin njė goditje serioze Serbisė dhe Jugosllavisė. Serbėt dhe malazezėt, nuk kanė mbetur vetėm kėta tė fundit. Ēdo vatėr nė Serbi, ėshtė gati qė nesėr tė niset pėr Kosovė. Sepse “shovinistėt shqiptarė” e dijnė mirė siē e kanė pas ditur dhe mė parė e duhet ta dijnė edhe nė tė ardhmen qė nuk do tė kenė dhe nuk do tė pushtojnė kurrė, qoftė edhe njė gisht tė vetėm tokė serbe dhe sidomos as qė do ta kenė e as qė do tė mund tė pushtojnė Kosovėn dhe Metohinė”.

    Totalitarizmi nacionalshovenist i urryer serb, ēdo ditė e mė shumė, nxirrte nė shesh, etjen tragjike pėr gjak shqiptarėsh. Gjak nė Prishtinė e Skėnderaj, gjak nė Ferizaj e Pejė, tė vrarė e tė varrosur pėrmes hymnit kombėtar shqiptar nė Drenicė, tė masakruar nė vise tė tjera nė afėrsi tė Maqedonisė shqiptare. Evropa e cila i ruante ende nė memorie krimet e fashizmit po shihte jo pa vėmendje se komunizmi nė agoni, ai qė dikur qe predikuar si vėllazėri e miqėsi e paskajshme, tanimė me metodat e dhunėn e pėrdorur ndaj njerėzve, ia ka kaloka edhe fashizmit. Ky socializėm i dekompozuar u shfaqka plot gjak e kocka ashtu si nė tragjeditė e lashta tė Sofokliut, por kėsaj radhe duke patur pėr skenė, Evropėn e mikluar prej teorive perverse tė kombit tė kulluar serb, predikimet pėr vrasje, sadizmin dhe terrorin psikologjik tė marrė si masė ndaj “terroristėve” shqiptarė, tek e mbramja, ricikloi edhe njė herė (ndonėse tani nė kushte mė tė pafavorshėm) shpėrfilljen e saj ndaj kombit tė vjetėr tė Ballkanit, i cili ndonėse u pėrgjysmua nė shekuj, nuk iu nėnshtrua asnjė lloj sundimi, pėrkundrazi ruajti, ngriti dhe lartėsoi dinjitetin e vet kombėtar. Adem Jashari, padyshim, mund tė merret si shėmbėlltyrė e kėsaj rezistence nė vise tė Kosovės. Ai dhe burrat qė e rrethonin nė ato vite, duke i thėnė “ndal” masakrave rituale nė viset shqiptare, u thoshin “ndal” nė tė vėrtetė hakmarrjes sė verbėr tė saj, cinizmit antievropian, lėvizjes tejet tė rrezikshme pėr t`u kapur pas miteve ndjellakeqės dhe jo pas realitetit qė ofrojnė zhvillimet.

    Nė ditėt e para tė marsit 1998, soldatska serbe kryen mizori nė fshatrat Qirez dheLikoshan. Popullsia e pambrojtur e kėtyre viseve u gjend nė mėnyrė tė beftė nėn shiun e predhave tė automatikėve, mortajave dhe topave tė kalibrit 75m/m. Por ajo gjendet e pambrojtur edhe ndaj opinionit evropian, i cili nuk ka kohė dhe mundėsi tė merret me kosovarėt. Sa pėr Beogradin, aty edhe disa opozitarė tė Milosheviēit, janė tė zhytur kėmbė e kokė nė nacionalizmin famėkeq tė Serbisė sė Madhe, duke u shndrruar me dashje apo pa dashje nė vegla tė kėsaj politike mjerane. Policia e fshehtė e Beogradit, ndjek lėvizjet e vullnetarėve tė Ushtrisė Ēlirimtare e Kosovės dhe e bindur se Adem Jashari ėshtė simboli dhe shtylla kryesore e kėsaj qėndrese shqiptare, ndėrmerr hapin tjetėr. Ajo kėrkon tė shuajė me zjarr dhe hekur jo vetėm qėndresėn e burrit 42 vjeēar por krejt kullat e Jasharajve, duke dėshmuar se ėshtė njėherėzi pjellė e krimit dhe nėnė e tij.

    5 maj i vitit 1998 do tė vinte pėrmes njė agu tė mynxyrshėm nė vise tė Drenicės. Topa, mortaja, kallashnikovė, njė arsenal i tėrė metalik nė pėrballje me kullat e Jasharajve nė pėrballje me ata burra qė mbartnin mbi supe peshėn e Kosovės sė robėruar. Elaboratet serbė, tė ndjerė keq e mė keq kundruall shpresės sė shqiptarėve pėr pavarėsi tashmė nisnin falangat e mėdha kriminale drejt kullave paqėsore nė Prekaz me synim se do tė mund t`i prisnin udhėn lirisė qė ishte nisur. Nuk munguan as tanket dhe zhurma e tyre u parandje qysh larg Prekazit. Intuita e ēuditshme malėsore parapa lumenjtė e gjakut qė kėrkonin shtretėrit e rinj tė tyre, nėpėr gryka tė Drenicės. Burrat e Jasharajve mblidhen saora dhe mendojnė qė pleqtė dhe fėmijėt tė largohen nga kulla. Baca Shaban nuk pranon. Gratė gjithashtu. Fėmijėt kanė besim tek tė parėt e tyre. “Na kjoftė dit e hajrit “ mund tė thotė Shaban Jashari dhe tok duart me djemtė. Ademi ajo shqipja e rėndė hypur nė shkėmb, rregullon armėt dhe jep porositė e rastit. Ka momente nė jetėn e njeriut kur ai e sheh me sy vdekjen, por e shpėrfill atė. Ngase mund tė vij kjo shpėrfillje qė i zbardh faqen burrit, atit, djalit apo nipit? Vėshtirė tė depėrtojė shkenca deri aty. Por sigurisht depėrton ndjenja e thellė, e mrekullueshme, askurrė e vjetėruar e dashurisė pėr atdheun, kombin, tė parėt dhe pasardhėsit e tu.

    Nė orė tė tėra nė ato kulla pėrleshej jeta me vdekjen. Jetėn e mbronin pushkėt e Jasharajve, vdekje e donin shpura e Millosheviēit, e tė ēmendurit tė mbramė tė Evropės. Faiku dhe Aliu, Shabani dhe Halili, Isai dhe Beqiri, Sherifi dhe Nazmiu, vunė gjokset e tyre pėrballė soldatskės serbe, duke i rikthyer nė kujtesėn e gurėve tė Drenicės, betejat emblematike tė luftėtarėve kosovarė nė vite. Adem Jashari, me trimėrinė dhe guximin prometeik tė tij, ishte shpresa dhe zemra e tė gjithė luftėrtarėve tė tjerė. Policėt e Beogradit ngarendinin pas blindave dhe botės sė hekurt tė armatimeve pasi patriotizmi i tyre ekstrem, ishte i pėrvetėsuar nga pėrrallat e mitologjisė serbe, ndėrsa Adem Jashari dhe familja e tij po i shndrronin kullat e tyre nė Prekaz, nė karakollet e parė tė qėndresės shqiptare, tė asaj qėndrese e cila lidhej me mijra fije, me vetė agzistencėn dhe ardhmėrinė e kombit tonė. 38 dėshmorė tė Jasharajve flasin mė mirė pėr kėtė.

    Janė 38 varre pranė e pranė nė Prekaz. Janė 38 monumente tė asaj qė quhet qėndresė kombėtare. Midis tyre ( duket se ende komandon , jep dashuri e shpresė) Adem Jashari, simboli i nderit, burrėrisė dhe trimėrisė sė Ushtrisė Ēlirimtare e Kosovės. Guximi me tė cilin ky burrė priti aradhat e Milosheviēit nė kullat e tij, shfaq njė tjetėr dimension tė shqiptarėve nė kapėrcyell tė shekullit tė 20. Flijimi familjar, ky kapėrcim elegjiak i dhimbjes njerėzore i kujtonte Evropės se thika serbe po shkonte nė asht tė shqiptarėve. Pėrmasa e re e pėrftuar nė kėtė rast, tė jepte mundėsinė tė zbrisje shumė thellė, aty ku ndodhen ende sot, rrėnjėt e tragjedisė midis dy popujve ballkanikė. Me humbjen fizike tė Adem Jasharit, mendoj se nacionalizmi i ndershėm shqiptar, humbi nė shekullin qė lamė pas, njė ndėr figurat e spikatura tė identitetit tė vet. Ndėrsa liria dhe pavarėsia e Kosovės vlen tė shihet kurdoherė, si njė rikthim i kėtij burri nė krejt jetėn tonė. Prej vitesh, nė bjeshkė, nė oda trimash ėshtė artikuluar: Lum ai qė rron pas vdekjes! Padyshim si njė i tillė, Adem Jashari mbetet jo vetėm krenari e bjeshkėve tona por edhe pararendėsi i qytetėrimit tė shqiptarėve.
    © 2002-2004 Iliria Network Ltd. All Rights reserved. Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara. Alle Rechte vorbehalten. Kopjimi

  12. #32
    Perjashtuar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,975
    Faleminderit
    37
    212 falenderime nė 206 postime
    Klark: Populli i Kosovės dhe miqtė e saj nuk do ta harrojnė familjen Jashari

    Skenderaj, 25 maj 2006 (Kosovapress) Koha 17:59

    Vizita e gjeneralit Klark nė familjen JasharajGjenerali amerikan Uesli Klark, i shoqėruar nga kryeministri Agim Ēeku, ka vizituar tė enjten vendlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari, Prekazin. Pėr tė nderuar pėr kontributin e dhėnė pėr Kosovėn dhe popullin e saj, gjenerali Klark me kėtė rast ėshtė pritur me duartrokitje nga qytetarė tė shumtė tė Drenicės.

  13. #33
    Perjashtuar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,975
    Faleminderit
    37
    212 falenderime nė 206 postime



    Ahmet Qeriqi Fenomene shqiptare


    Fenomeni Adem Jashar, fenomen unikat i sakrificės pėr liri nė historinė e qytetėrimit


    Fenomenalė janė njerėzit e veēantė, tė cilėt me veprat dhe bėmat e tyre lėnė gjurmė tė pashlyeshme nė momente tė caktuara tė historisė.
    Njė fenomen i tillė, me pėrmasa tė piedestalit jo vetėm kombėtare, ėshtė ADEM SHABAN JASHARI, i lindur nė Prekaz tė Drenicės, mė 28 nėntor tė vitit 1955 dhe i rėnė nė pavdekėsi mė 6 mars tė vitit 1998, po nė Prekaz. Shkrimet e deritanishme qė janė publikuar pėr Adem Jasharin, pėrveē nė raste tė veēanta, nuk lėnė pėrshtypjen e analizave tė thella studimore, nė pasqyrimin me pėrgjegjėsi dhe njohuri profesionale tė kėtij fenomeni unikat, jo vetėm nė historinė shqiptare. Pėr mė tepėr, shumica e shkrimeve tė deritanishme, janė shėnime tė zakonshme jetėshkruese, nė tė cilat vėrehet qasja uniforme, stili i rėnduar me figura tejet tė pėrgjithėsuara dhe mjaft tė konsumuara nė letrat tona. Pėrmasat heroike, sakrifikuese, tė Adem Jasharit dhe tė Jasharėve tė tjerė tė Prekazit, tani dėshmorė tė kombit, janė pėrmasa tė veēanta, unikate nė historinė e qytetėrimit botėror.
    Akti i heroizmit vetėsakrifikues tė JASHARĖVE ėshtė akt fenomenal dhe si i tillė i takon njė tipologjie sė veēantė studimore shkencore.
    Fenomeni Adem Jashar, ėshtė fenomen sui generis, fenomen qė i tejkalon pėrmasat kombėtare e rajonale, ėshtė fenomen qė mund tė paraqitet vetėm njėherė nė historinė e qytetėrimit, ose njėherė gjatė disa shekujve. Duke folur pėr fenomene tė tilla, studiuesi i vėmendshėm i etnopsikologjisė shqiptare dr. Kristė Maloku, nė studimin e tij Shteti apo kombi? shkruar nė vitet e tridhjeta tė shekullit njėzet, ndėr tė tjera ka shkruar: Shpėtimtari i kombit duhet tė ketė fantazi krijuesi si Platoni, … entuziazėm djalėrie si Alkibiadi, vullnet vetėflijues si Sokrati. Por kėsi shpėtimtarėsh tė kombit nuk mbijnė aq lehtė nė Shqipėri e as tjetėrkund, sepse Zoti i dėrgon ata vetėm njėherė brenda qindra e mijėra vjetėsh. Dhe, i dėrgon vetėm si njė kurorėzim tė njė pune tė gjatė kombėtare, plot orvatje e mundime, si njė lulėzim tė shkėlqyeshėm mbi gjethe, gjemba e ferra tė njė kopshti tė kulturuar kombėtar. Kristė Maloku, Shteti apo kombi, botuar nė revistėn Dardania Sacra nr.4 Prishtinė 2002,f.74. Ky konstatim vegimtar i Kristė Malokut, pėrputhet nė tėrėsi me pėrshkrimin qė ai i bėnte shpėtimtarit, heroit tė njė kohe tė caktuar historike.
    Veēantia tipike e kėtij fenomeni i ka specifikat e veta nė kohė dhe nė hapėsirė. Rrėfimi pėr luftėn, qėndresėn dhe sakrificėn e Adem Jasharit, Hamėz Jasharit, Shaban Jasharit dhe tė JASHARĖVE tė tjerė nė Prekaz, mė, 5.6 dhe 7 mars tė vitit 1998, ėshtė rrėfimi mė tronditės, nė tė njėjtėn kohė rrėfimi mė krenar dhe mė i sublimuar nga tė gjitha rrėfimet e tjera tė luftės dhe tė sakrificės njerėzore, tė kryera nė emėr tė idealit tė lirisė, nė emėr tė ēlirimit nga makineria mė e tmerrshme qė ka sunduar ndonjėherė nė botė.
    Filozofi mė i madh idealist gjerman, Georg Vilhelm Fridrih Hegel, nė veprėn madhore “Fenomenologjia e shpirtit” nė kapitullin, Perėnditė dhe njerėzit, ndėr tė tjera ka shėnuar: Forcat e pėrgjithshme disponojnė nė vetvete shenjėn e individualitetit, e cila ėshtė e lidhur me principin e veprimit. Nga kjo del se vepra e tyre manifestohet si veprim i lirė, i cili pėrgjithėsisht rrjedhė prej tyre. Kėshtu kanė vepruar perėnditė, kėshtu veprojnė edhe njerėzit*.( Hegel Fenomenologjia e shpirtit, BIGZ 1974 faqe 420.)
    Pikėrisht nė suaza tė kėtij pėrkufizimi filozofik tė Hegelit, duhet zbėrthyer frymėn e principit tė jetės dhe tė veprės sė Adem Jasharit, tė Anteut tė kohės sonė, i cili u pėrball me forcėn e brutalitetit barbar, pėr tė ngadhnjyer mbi atė forcė djallėzore, me aktin e qėndresės dhe tė heroizmit unikat, tė papėrsėritshėm nė historinė e qytetėrimit.
    Fenomen unikat vetėflijues
    Fenomeni Adem Jashar, ka ndodhur vetėm njėherė, ka ndodhur nė kohė dhe hapėsirė tė caktuar, ka ndodhur nė momentin vendimtar tė historisė sonė. Fenomeni i tillė nuk mund tė pėrsėritet. Ai ėshtė unikat, origjinor, autentik.
    Pėr ta sjellė nė jetė Adem Jasharin dhe pėr tė bėrė tė tillė ēfarė ishte, natyra ishte treguar e pa kursyer. Ai ishte shtathedhur, i tillė si Akili, apo Gjergj Kastrioti. Hyji e kishte pajisur me mendje tė kthjellėt, me gjykim tė shėndoshė dhe me veti vetėflijuese, nė mbėshtetje tė sė mirės dhe urrejtje kundėr sė ligės. Nga historia kombėtare i kishin lėnė mbresa tė veēanta rrėfimet pėr Bajram Currin, Ēerēiz Topullin, Oso Kukėn, Azem Galicėn e Selman Kadriun.
    Njėzimi i fuqisė fizike dhe mendore nė qenien e tij pėrbėnte tėrėsinė harmonike, tė mbushur pėrplot me impulse pozitive, pėr tė pėrballuar me sukses sfidat me tė cilat e ballafaqoi koha.
    Fenomeni Adem Jashar, nuk do t` ishte nė atė pėrmasė i kompletuar, po tė mos ishte i biri i Shaban Jasharit, njė burrė trim dhe atdhetar i kulluar, dhe biri i nėnė Zahides, njė grua amazone shqiptare. Nuk do tė ishte fenomen me pėrmasa tė tilla po tė mos e kishin mbėshtetur nė ēastin vendimtar: vėllezėrit, bashkėshortja, tė afėrmit dhe tėrė familja e ngushtė dhe e gjerė, nė momentin pėrmbarues tė bėmės sė tij heroike. Nuk do tė ishte me pėrmasa tė tilla fenomenal, po tė mos ishte lindur nė Prekaz tė Drenicės, pikėrisht mė 28 nėntor tė vitit 1955.
    Nė tiparet e fizikut tė tij, hetojmė tė gjitha vijat karakteristike tė fytyrės, tė flokėve, tė hundės dhe tė syve, krejtėsisht identike me tiparet e Lekės sė Madh. Po tė vėmė pėrballė skulpturėn e Lekės sė Madh tė punuar nga skulptori grek, 2300 vjet mė parė dhe po ta krahasojmė me fizikun e Adem Jasharit nė moshėn e tij 35 vjeēare, do tė vėrejmė elementet mė identike tė mundshme tė ngjashmėrisė, sikur ndodh jo rastėsisht me ngjashmėrinė nė mes njerėzve tė njė race. Pamja fizike e Adem Jasharit rrezaton forcė, qėndresė, heroizėm, patos revolucionar, pathyeshmėri. Nė figurėn e tij janė sintetizuar tė gjitha elementet shpirtėrore dhe fizike me pėrmasa tė veēanta.
    Hapėrimi i tij krijon pėrshtypjen e hapėruesit historik, tė Marathonomakut tė Madh, lajmėtarit, luftėtarit, vetėflijuesit, projektuesit tė lirisė dhe bėrėsit tė fitores. Mė 5.6. dhe 7 mars tė vitit 1998, Adem Jashari i kishte kėnduar lirisė, i kishte kėnduar tokės shqiptare, e cila edhe pse kishte filluar tė digjej nga piromania sodomiste sllave, edhe pse do tė lahej nė gjakun e mijėra dėshmorėve e martirėve, qysh atėherė kishte filluar frymėmarrjen e lirisė.
    Parashikimi i Nostradamusit pėr Njeriun e Madh
    Fenomeni Adem Jashar, i pėrket profecive tė parashikuesve mė tė njohur tė historisė sė qytetėrimit. Rrėfimi historik pėr Adem Jasharin, duke e krahasuar atė me personazhe tė caktuara tė Biblės apo tė rrėfimeve tė tjera para antike dhe tė kohės antike si, Anteu, profeti Job, Juda Makabe, Spartaku e shumė tė tjerė, ėshtė rrėfim qė nė shumė segmente i tejkalon tregimet e moēme mbi trimėrinė, qėndresėn, vendosmėrinė dhe vetėsakrificėn.
    Rrėfimi mbi bėmat dhe qėndresėn e Adem Jasharit, nė mėnyrė vegimtare ėshtė prezantuar edhe nė parashikimet profetike tė Mishel Nostradamusit, i cili ka paraparė me saktėsi shumė nga rėniet e ngritjet nė historinė e njerėzimit.
    Nė njė katrenė tė Nostradamusit pėr Njeriun e Madh, thuhet:
    Veprat e vjetra do tė pėrfundojnė Dhe nga ēatia e keqja do tė bjerė mbi Njeriun e Madh. Parshikues tė mėdhenj, OMSCA,Tiranė, 1999, faqe 145. Po t`i analizojmė me vėmendje kėto dy vargje, nė kontest tė kohės dhe hapėsirės sonė historike, do tė zbėrthejmė enigmėn parashikuese tė Nostradamusit. Me aktin luftarak e vetėflijues tė Adem Jasharit dhe tė JASHARĖVE, mė 7 mars tė vitit 1998 nė Prekaz, pėrfunduan veprat e vjetra, pėrfundoi skllavėria dhe rrojtja zvarranike, pėrfundoi deliri i rrojtjes nėntokė, i jetės sė ngjashme me jetėn e urithit.
    Dhe, pėr tė pėrfunduar pėrgjithmonė e vjetra shekullore skllavėruese:
    Nga ēatia e keqja do tė bjerė mbi Njeriun e Madh. Ēatia e Kullės sė Adem Jasharit ishte pėrshkuar me zjarrin e tė gjitha armėve shfaruese tė artilerisė sė Mabusit, (Milosheviqit). Zjarri i predhave armike ra, jo vetėm mbi ēatinė e kullės sė Njeriut tė Madh, por edhe mbi tė gjithė Jasharėt qė qėndruan nė Kėshtjellė.
    Gjithnjė duke analizuar profecitė e Nostradamusit do tė hasim edhe nė vargje tė tjera mjaft kuptimplote:
    Njė vrasje aq e egėr, sa askush nuk mbeti i gjallė! Vepra e cituar faqe 126. Edhe ky konstatim vegimtar, sado qė duket i pėrgjithėsuar dhe mund tė korrespondojė edhe me shumė ngjarje tė tjera tė mizorishme, qė kanė ndodhur dhe ndodhin kudo nė botė, tė pėrkujton tė veēantėn e profecisė, sė Nostradamusit, faktin real se, mė 7 mars tė vitit 1998 nė Kullėn e Qėndresės historike shqiptare, nė Prekaz, asnjė kėshtjellar nuk mbeti i gjallė, mirėpo pikėrisht atė ditė, filloi shembja e pėrgjithmonshme e sundimit tė satanait serb nė vendin tonė.
    Fenomeni i pėrjetėsisė
    Fenomeni Adem Jashar, nė historinė tonė mė tė re, nė ndėrgjegjen e liridashėsve shqiptarė, ėshtė ngulitur jo vetėm si kult qė simbolizon trimėrinė, vendosmėrinė, sakrificėn, po mbi tė gjitha ėshtė simbol unikat i fuqisė dhe i vitalitetit kombėtar, simbol i pėrsėritjeve ciklike tė ngritjeve shqiptare, pas rėnieve tė shumta. Adem Jashari ėshtė Mesi i realizuar, ėshtė shpėtimtari qė e kemi pritur me shekuj, ėshtė udhėrrėfyesi dhe shembull dhėnėsi realist i lirisė.
    Epiqendra e heroizmit dhe qėndresės shqiptare sot, nuk mund tė mendohet pa ideatorin dhe projektuesin e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, Adem Jashari. Vepra e tij heroike ishte dhe vazhdon tė mbetet burim i frymėzimit mė tė fisnikėruar kombėtar pėr tė gjithė shqiptarėt liridashės dhe mė gjerė. Vizita, qė shqiptarėt, por edhe shumė liridashės e humanistė tė tjerė nga mbarė bota i bėjnė Kullės sė Jasharėve, tani nė Kompleksin Memorial Kombėtar, nė Prekaz, ėshtė tregues se pikėrisht nė qendėr tė Shqipėrisė po pėrjetėsohet njė vendpelegrinazh i ri i botės shqiptare, njė vend i shenjtė jo vetėm i Shqipėrisė.
    Fenomeni Adem Jashar po ngrihet nė monument pėrjetėsie fizike e shpirtėrore, jo si mit mesjetar, jo si legjendė e rrėfimeve tradicionale mitologjike, por si njė personazh i veēantė dhe realist i historisė me pėrmasa po ashtu tipike realiste, sepse vepra dhe heroizmi i tij shėnuan piedestalin, preken majat ku nuk arrijnė dot as legjendat, shėnuan infinitet, pėrtej tė cilave pushon fjala.
    Nė tė gjitha segmentet studimore, nė tė gjitha format e krahasimit dhe tė pėrshkrimit, fenomeni Adem Jashar, imponohet para sė gjithash me origjinalitet, imponohet me veēanti tipike tė njė tipologjie autentike nė paraqitje, qė mbėrthen nė vetvete tė gjitha pėrshtresimet universale tė Njeriut, i cili jo rastėsisht kishte sfiduar terrin, barbarinė, dhunėn, jo rastėsisht iu kishte kundėrvėnė ushtrisė gjakatare tė Mabusit (Milosheviqit) tė kohės.
    Literatura:
    Georg Vilhelm Fridrih Hegel, Fenomenologjia e shpirtit, BIGZ 1974 faqe 420.) Kristė Maloku, Shteti apo kombi, botuar nė revistėn Dardania Sacra nr.4 Prishtinė 2002,f.74. Parshikues tė mėdhenj OMSCA,Tiranė, 1999, faqe 145.

  14. #34
    Perjashtuar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,975
    Faleminderit
    37
    212 falenderime nė 206 postime
    Humanisti dhe shkrimtari malazias, Jevrem Berkoviq, bėn homazhe te varri i legjendarit, Adem Jashari

    Gjeneratat e reja tė vendit tonė mbase nuk e njohin sa duhet shkrimtarin, publicistin e mbi tė gjitha humanistin malazias, Jevrem Berkoviq. Ky emėr ėshtė i mirėnjohur pėr liridashėsit e Kosovės, sidomos prej vitit 1981, kur nė Kosovė filluan protestat dhe demonstratat e rinisė shqiptare me kėrkesė pėr krijimin e Republikės sė Kosovės. Ishte asokohe ndėr tė vetmit nė Jugosllavi, shkrimtari Jevrem Berkoviq, i cili pėrkrahu kėrkesat e drejta tė rinisė shqiptare tė Kosovės dhe pėr pasojė u ballafaqua me shumė shantazhe, izolim e satanizim. Megjithatė ai qėndroi e nuk u dha. Asnjėherė nuk u pajtua me qėndrimin diskriminues tė Jugosllavisė kundėr shqiptarėve, dhe kurdoherė qė iu dha mundėsia e mbrojti parimin e filozofisė realiste lidhur me tė drejtat e kombeve pėr vetėvendosje.
    Zėri i tij sado qė i vetmuar, asokohe ngeli nė kujtesėn e liridashėsve tė vendit tonė, si zė i njė pėrkrahjeje parimore, njerėzore. Dhe fatkeqėsisht pėr shumė kohė Jevrem Berkoviqi ngeli i vetmuar nė pėrpjekjet e tij humaniste, meqė shumica e intelektualėve serbė dhe malazias u bėnė zėdhėnės tė ēmeritur tė politikave antishqiptare tė Beogradit. Mirėpo, e drejta sado qė mėnon, nuk harron. Dhe shkrimtari malazias Jevrem Berkoviq erdhi kėsaj radhe nė Kosovė, jo vetėm pėr tė marrė njė ēmim nderi pėr krijimtarinė dhe humanizmin e tij, por edhe pėr ta parė realitetin e ri, qė u krijua nė Kosovė pas dėbimit tė forcave tė errėsirės. Ai nuk hezitoi, dhe pėr mė tepėr vizitoi edhe Kompleksin Memorial, “Adem Jashari” nė Prekaz. Madje edhe bėri homazhe te varri i Legjendarit, ku ende nuk ka shkelur kėmba disa liderėve tė vendit tonė. Ai u pėrul para veprės heroike tė legjendarit dhe para sakrificės sublime tė Jasharėve pėr lirinė e Kosovės. “Nga kėtu lindi shteti i Kosovės”, nėnvizoi Berkoviq, nė fletoren e pėrshtypjeve me rastin e vizitės nė Prekaz. Shembulli i shkrimtarit, Jevrem Berkoviq, jo vetėm qė duhet pėrshėndetur dhe duhet mbėshtetur me respekt dhe nderim tė veēantė, por ky shembull duhet tė shėrbejė edhe pėr ta thelluar ndjenjėn e respektit pėr njeriun si tė tillė, pa paragjykuar racėn, kombin apo fenė e tij.
    Vlerėsimi i tij “nga kėtu lindi shteti i Kosovės” ėshtė shumė domethėnės, madje edhe pėr njė pjesė tė elitės politike tė vendit tonė, e cila politikėn e vet amorfe nuk e bazon nė esencėn e lindjes sė shtetit tė Kosovės, por e gėnjen vetveten dhe opinionin se qenka nė rrugė pėr ta bėrė atė. Sepse, pavarėsisht se si do tė zgjidhet ēėshtja e Kosovės, shteti i Kosovės lindi me veprėn e legjendarit Adem Jashari, ndėrsa ende nė Kosovė ka individė dhe grupe harbutėsh e rrugaēėsh, qė flasin e shkruajnė se lufta e UĒK-sė ishte konflikt, se Adem Jashari me bashkėluftėtarėt nuk ishte mė shumė se njė grup luftėtarėsh, se lufta e UĒK-sė nuk ia solli lirinė Kosovės, e gėnjeshtra tė tilla profane, antikombėtare. Tė tillėt, po tė kishin turp, njerėzi e fytyrė njeriu, do tė skuqeshin nėse kanė dėgjuar deklaratat e shkrimtarit malazias, Jevrem Berkoviq. Shembulli dhe fjala e shkrimtarit humanist, Jevrem Berkoviq do tė ngelė nė kujtesėn e liridashėsve tė Kosovės edhe pėr fjalimin e tij burrėror me rastin e marrjes sė ēmimit “Kepi i Shpresės sė Mirė”, me tė cilin u nderua nga juria e poetėve, ditė mė parė, nė Mitrovicė. “Ėshtė e rėndė dhe me pėrgjegjėsi qė sonte kėtu, nė Mitrovicė, tė jesh Jevrem Berkoviq. Ndėrkaq ėshtė shumė e bukur tė jesh, pjesėtar i popullit, juria e nderuar e tė cilit mė ndau njė mirėnjohje kaq tė lartė ndėrkombėtare, siē ėshtė “Kepi i Shpresės sė Mirė”. Mė tutje shkrimtari dhe humanisti Berkoviq ka shtuar: ”Dramat e mėdha tė popujve ndodhin e kalojnė. Dhe nga ato drama popujt dalin ngadhėnjimtarė, ose zhyten nė humnerėn e sė kaluarės. Kjo i ndodhi edhe popullit shqiptar nė Kosovėn shqiptare dhe atyre qė kėtė vend e pėrjetojnė si atdhe tė tyre. I ndodhi mu ajo, dhe ata qė deshėn ta vrasin, e forcuan, ndėrsa veten e shpėrngulen jo vetėm nga Kosova, por edhe nga miti i Kosovės, mit tė cilin e krijuan me lahutarėt, priftėrinjtė, rapsodėt etj, duke menduar se kjo do tė jetė arma e tyre vrastare pushtuese, arma e tyre shpirtėrore pėr shkombėtarizimin e shqiptarėve. Mirėpo miti i tyre i tradhtoi, dhe sė pari i bėri viktima tė veta, e pastaj i ballafaqoi me tė vėrtetėn e vrazhdė”. Kėto konstatime filozofike, emancipuese dhe historike tė shkrimtarit Berkoviq duhet tė shėrbejnė si mėsimi i parė i abetares pėr tė gjithė politikanėt serbė, pėr Kishėn serbe dhe pėr tė gjithė ata, qė kanė bėrė pėrpjekje pėr tė realizuar mitin e shpifur pėr Kosovėn si djep tė Serbisė. Kėtė mėsim do tė duhej ta kuptonte edhe besniku fanatik i idealeve internacionaliste, ministri i Jashtėm i Shqipėrisė, Besnik Mustafaj, i cili ka ngulur kėmbė qė Kosova sėrish tė mbetet e kushtėzuar nga Serbia, nga Serbia e cila ka bėrė pėrpjekje tė pareshtura shekullore pėr ta shfarosur, duke u shėrbyer me mitet dhe duke bėrė pėrpjekje pėr ta vrarė tė vėrtetėn.
    Shkrimtari dhe humanisti, Jevrem Berkoviq, ėshtė nė radhė tė parė nderi i popullit tė vet, ėshtė edhe nderi i sė vėrtetės, e cila ka nevojė tė thellohet, me qėllim pėr tė filluar sadopak pėrpjekja e fillimit tė besimi nė mes tė atyre njerėzve, qė kanė dhėnė prova humanizmi dhe mirėkuptimi tė ndėrsjellė. A. Q



    -------------------------------

    Askend nuk po e mbytka marrja e turpi ku jane udhheqesija e LDK-se o zot eshe ata i thone vetit shqiptar!!!!!

  15. #35
    Perjashtuar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,975
    Faleminderit
    37
    212 falenderime nė 206 postime


    Kryetari Thaēi dhe nėnkryetari Limaj marrin pjesė nė pėrurimin e memorialit tė komandantit legjendar Adem Jashari nė Tiranė

    Tiranė, 28.11.2006

    Sot, nė ora 11:00, pranė hyrjes sė rrugės sė selive diplomatike nė Tiranė, pėrurohet memoriali "Adem Jashari". Bashkia e Tiranės do tė organizojė nė Ditėn e Flamurit, nė pėrvjetorin e 94-t tė shpalljes sė mėvetėsisė sė hapėsirės kombėtare, pėrurimin e memorialit kushtuar Adem Jasharit, komandantit tė parė dhe legjendar tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės.
    Nga Kosova nė kėtė ceremoni marrin pjesė kryetari dhe nėnkryetari i PDK-sė, z.Hashim Thaēi e z.Fatmir Limaj.

    Ceremonia do tė nisė nė orėn 11:00 nė sheshin nė hyrje tė rrugės sė Durrėsit, pak pasi kalon Zogun e Zi, nė drejtim tė qendrės sė Tiranės dhe gjithashtu pranė bllokut tė pėrfaqėsive diplomatike. Memoriali ėshtė punuar nga skulptori Thoma Thomai.

    Nga Kosova nė kėtė ceremoni marrin pjesė kryetari dhe nėnkryetari i PDK-sė, Hashim Thaēi e Fatmir Limaj. Nė ceremoni sipas Bashkisė sė Tiranės, do tė mbajė njė fjalė rasti kryetari i saj, Edi Rama, nė prani tė qytetarėve nga mbarė trojet shqiptare sipas lajmėrimeve paraprake. Nga Kosova do tė jetė njė pėrfaqėsi e kryesuar nga Hashim Thaēi, kryetar i Partisė Demokratike tė Kosovės, si dhe nėnkryetari i saj Fatmir Limaj.

    Vendosja e memorialit tė komandantit tė UĒK-sė Adem Jashari pėrkon me Ditėn e Flamurit dhe me ditėn e lindjes sė tij dhe tė daljes sė parė publike tė UĒK-sė.

  16. #36
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,883
    Faleminderit
    51
    114 falenderime nė 104 postime
    e filmuan.. ademin.. e denoncuan.. tek serbia.. e braktisen.. kur erdh polici-ushtria e sllobos.. e lan me fmi e gra te rrethuar.. e priten sa u masakrue me gjith fmit e grat e fisit.. e pastaj ja kenduan referatin.. e tash te ngratin e shfrytzojne me ja rrit pushtetin bol.eve te edvinit.. ja cka jan te afte me ba polpotistet e PDK-se..se lpk-se .. krijeses e sherbetores se sigurimit te enver nexhmije hoxh ali stalin-ram edvinit..

    dalja publike e uck-se eshte prologu i tragjedise.. se madhe.. te masakrimit te 3 milion shqiptareve.. nga serbia qe u ftua ne kte masaker nga shtabi rognerist i cili dirigjonte gangsterret daut selim e sorrollop..
    Ushtrite krijohen forcohen qe ne kohen e duhur ta shpartallojne armikun e jo qe te shpallen ne kohen e pa duhur qe armiku te perfitoje preteksin pa u lodh hiq.. qe te perdhunoje popullin te cilin kta shpallsa aventurier te shitur pretendojne se duan ta clirojne..
    po keshtu ndodh kur fatet e kosoves perdhunshem del kinse don ti mbroje nje falange hajnash enveriste dhe pa qyk zori per xhepat e nanos abdi rognerave.. ja leshojn bajonetes se arkanit nji popull te tane..

    e sot kta horra po dun me zor ti quajm clirimtare kur krejt bota e pa se cili ishte clirimtari i Kosoves..
    ishte Nato dhe Vetem Nato.
    horrat le te marrin dekorate nga moisiu e sejdiu e daci me motivacionin.. "Te afte me ftue sllobon.. e me hup si shurra ne aeroplan ne vilat e enverit.."

    ju nuk cliruat kerkend.. agallare staliniste qosiste enveroiste klosoiste edvino caushiste.. te LPK-se..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 28-11-2006 mė 08:38

  17. #37
    Perjashtuar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,975
    Faleminderit
    37
    212 falenderime nė 206 postime



    Kryetari Thaēi: Komandanti legjendar i UĒK-sė, Adem Jashari ėshtė kryeheroi i shqiptarėve


    Sot nė Tiranė, nė praninė e njė numri tė madh personalitetesh nga gjithė hapėsira shqiptare, ėshtė pėruruar Memoriali i Komandantit Legjendar tė UĒK-sė Adem Jashari.
    Nė kėtė pėrurim, qė pėrkon me Festat Kombėtare tė Nėntorit dhe me ditėlindjen e komandantit legjendar, ka marrė pjesė njė delegacion i PDK-sė i kryesuar nga kryetari Thaēi, nė tė cilin bėjnė pjesė edhe nėnkryetari Fatmir Limaj, sekretari i pėrgjithshėm Jakup Krasniqi, anėtarėt e kryesisė Xhavit Haliti dhe Ramė Buja.
    Pėrurimin e bustit tė komandantit legjendar e bėnė kryetari Thaēi, i biri i dėshmorit Hamzė Jashari, Bekim Jashari dhe kryetari i Bashkisė sė Tiranės Edi Rama.
    Nė ceremoninė e pėrurimit tė memorialit, me njė fjalė rasti ėshtė paraqitur bashkėluftėtari i komandantit legjendar Adem Jashari, ish-lideri politik i UĒK-sė, tani kryetar i PDK-sė z.Hashim Thaēi.



    (Thekse kryesore nga fjala e kryetarit tė PDK-sė z.Hashim Thaēi nė ceremonialin e pėrurimit tė bustit tė komandantit legjendar tė UĒK-sė Adem Jashari nė Tiranė)

    Fillimisht Ju uroj tė gjithėve Festėn e Flamurit, Festėn e Pavarėsisė dhe tė gjitha festat tjera tė Nėntorit.

    I nderuari kryetar i Bashkisė z.Edi Rama,
    Tė gjithė nderuar qytetarė tė Tiranės,

    Sot nė Tirane po ndodh ajo qė pritej dhe duhet tė ndodhte. Sot Tirana dhe e gjithė Shqipėria po e nderon dhe respekton vlerėn mė sublime tė luftės pėr ēlirimin e Kosovės, Komandantin Legjendar tė UĒK-sė Adem Jashari. Sot kryetari i Bashkisė Edi Rama, me punėn e tij tė palodhshme po e madhėshton vlerėn e Tiranės dhe tė gjithė Shqipėrisė me bustin e komandantit legjendar Adem Jashari.

    Adem Jashari e deshi Tiranėn, e deshi dhe respektoi Shqipėrinė. Komandanti Legjendar jetoi, punoi dhe me bashkėluftėtarėt e tij u pėrgatit edhe nė Tiranė pėr ēlirimin e Kosovės. Komandanti legjendar gjithmonė ishte i bindur se pėr ēlirimin e Kosovės, Shqipėria do tė mund tė luaj atė rol qė luajti, rolin vendimtar, prandaj urime, pėrgėzime dhe mirėnjohje nė kėtė drejtim, si institucioneve, ashtu edhe popullit tė Shqipėrisė.

    Komandanti legjendar i UĒK-sė, Adem Jashari ėshtė kryeheroi i shqiptarėve, prandaj ai dhe vlera e tij, sakrifica dhe mundi i UĒK-sė, si dhe sakrifica e gjithė shqiptarėve po respektohen. Sot Tirana dhe e gjithė Shqipėria pėrulet me mirėnjohje pėr komandantin legjendar Adem Jashari, po pėrulet e tėrė Kosova, po pėrulen shqiptarėt nė Mal tė Zi, nė Preshevė e Bujanoc, kudo qė gjenden ata.

    Lufta e komandantit legjendar, pra lufta e UĒK-sė, hapi perspektivė pėr tė gjithė rajonin. Lufta e Kosovės i hapi perspektivė edhe Shqipėrisė nė rrugėn e saj drejt Evropės, i hapi perspektivė demokratizimit tė Maqedonisė, si dhe demokratizimit tė gjithė rajonit.

    Ndodhi mrekullia, u formau UĒK-ja e udhėhoqi komandanti legjendar Adem Jashari, u zhvillua luftė heroike, e fituam mbėshtetjen e plotė tė Shqipėrisė, tė institucioneve dhe tė kombit, e fituam mbėshtetjen e plotė edhe tė ndėrkombėtarėve, fillimisht tė SHBA-ve dhe pastaj tė tė gjitha vendeve perėndimore. Ndodhi Marrėveshja e Rambujesė, nodhen bombardimet, ndodhi liria e Kosovės, prandaj urime dhe pėrgėzime tė gjithė shqiptarėve kudo qė janė .

    Z Edi Rama ju shpreh mirėnjohjen mė tė lartė tė tė gjithė bashkėluftėtarėve pėr vendosjen e bustit tė Komandanti Legjendar tė UĒK-sė Adem Jashari nė Tiranė.

    Lavdi dėshmorėve tė kombit.



    Po ashtu, nė kuadėr tė vizitės zyrtare nė Shqipėri, qė pėrkon me Festat Kombėtare tė Nėntorit dhe me pėrurimin e memorialit tė Komandantit Legjendar tė UĒK-sė Adem Jashari nė Tiranė, njė delegacion i Partisė Demokratike tė Kosovės i kryesuar nga kryetari z.Hashim Thaēi, nė tė cilin bėjnė pjesė edhe nėnkryetari z.Fatmir Limaj, sekretari i pėrgjithshėm z.Jakup Krasniqi, anėtarėt e kryesisė z.Xhavit Haliti dhe z.Ramė Buja, po zhvillojnė takime tė rėndėsishme me krerė tė politikės dhe institucioneve tė shtetit shqiptar.

    Delegacioni i PDK-sė i kryesuar nga kryetari Thaēi, pas takimi tė mėngjesit qė ka zhvilluar me kryeministrin shqiptar z.Sali Berisha, ėshtė takuar sot me Ministrin e Mbrojtjes tė Shqipėrisė z.Fatmir Mediu, me kryetarin e Partisė Socialiste z.Edi Rama dhe me kryetarin e Lėvizjes Socialiste pėr Integrim z.Ilir Meta.

    Nė tė gjitha takimet me krerėt e politikės dhe institucioneve shqiptare, kryetari Thaēi ka shprehur domosdonė e ruajtjes sė unitetit tė klasės politike shqiptare dhe domosdonė e vazhdimit tė bashkėpunimit tė udhėheqjes shqiptare nė tėrė hapėsirėn shqiptare, nė funksion tė pėrkushtimit tė vazhdueshėm pėr stabilitetin nė rajon dhe thellimin e integrimeve evropiane nė kėtė pjesė tė Evropės.

  18. #38
    Perjashtuar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,975
    Faleminderit
    37
    212 falenderime nė 206 postime
    Vendoset ne Tirane busti i Adem Jasharit. Rama: Nuk ka dallim ne politike kur behet fjale per pavaresine e Kosoves

    Ora 13:50
    Nga Daniela Bonollari


    TIRANE (28 Nentor) - Sot me 28 Nentor, ne Diten e Pavaresise ne Tirane eshte vendosur busti i heroit kombetar te Kosoves, Adem Jashari.
    “Nuk duhet te jemi te ndare kur behet fjale per Kosoven”, kane qene fjalet e Kreut te PS njekohesisht dhe kreut te Bashkise me te madhe ne vend, Edi Rama gjate vendosjes se bustit. „Kur eshte fjala per Kosoven, per pavaresine e saj, per integrimin e Kosoves e Shqiperise nuk ka dallim. Mes nesh nuk ka dallim, as mes partive politike nuk ka dallim, mes opozites dhe qeverise nuk ka dallim. Ne te gjithe e duam Kosoven e pavarur dhe te gjithe e duam Kosoven e Shqiperine bashkarisht ne komunitetin europian“, ishin fjalet e Rames gjate ketij evenimenti.

    Memoriali qe u vendos pranė hyrjes sė rrugės sė selive diplomatike nė Tiranė ėshtė punuar nga skulptori Thoma Thomai. Nga Kosova nė kėtė ceremoni maoren pjesė kryetari dhe nėnkryetari i PDK-sė, Hashim Thaēi e Fatmir Limaj.

    ( /Balkanweb)


    Rama: Nuk ka dallim ne politike kur behet fjale per pavaresine e Kosoves

  19. #39
    Perjashtuar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,975
    Faleminderit
    37
    212 falenderime nė 206 postime


    Tiranė, 28.11.2006
    Sot nė Tiranė, nė praninė e njė numri tė madh personalitetesh nga gjithė hapėsira shqiptare, ėshtė pėruruar Memoriali i Komandantit Legjendar tė UĒK-sė Adem Jashari.
    Nė kėtė pėrurim, qė pėrkon me Festat Kombėtare tė Nėntorit dhe me ditėlindjen e komandantit legjendar, ka marrė pjesė njė delegacion i PDK-sė i kryesuar nga kryetari Thaēi, nė tė cilin bėjnė pjesė edhe nėnkryetari Fatmir Limaj, sekretari i pėrgjithshėm Jakup Krasniqi, anėtarėt e kryesisė Xhavit Haliti dhe Ramė Buja.
    Pėrurimin e bustit tė komandantit legjendar e bėnė kryetari Thaēi, i biri i dėshmorit Hamzė Jashari, Bekim Jashari dhe kryetari i Bashkisė sė Tiranės Edi Rama.

  20. #40
    Perjashtuar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,975
    Faleminderit
    37
    212 falenderime nė 206 postime



Faqja 2 prej 15 FillimFillim 123412 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Dr. Ibrahim Rugova - Presidenti i parė i Republikės sė Kosovės
    Nga Albanino nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 2055
    Postimi i Fundit: 27-11-2014, 10:11
  2. Kėshtu foli Tahir Zemaj
    Nga Nice_Boy nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 123
    Postimi i Fundit: 01-01-2014, 17:52
  3. Tahiraj: Rrefime mbi luften ne Kosove
    Nga Kuksjan_forever nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 09-11-2010, 13:42
  4. Me ne fund u pranua publikisht se kosova ska ushtri
    Nga beni33 nė forumin Shqipe nga Kosova
    Pėrgjigje: 126
    Postimi i Fundit: 11-03-2009, 18:14
  5. Shpėrthen dhuna ndėretnike nė Kosove
    Nga mitrovicalia_81 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 334
    Postimi i Fundit: 12-05-2004, 00:26

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •