Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 20
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anėtarėsuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635

    Statutet e Shkodrės

    Statutet e Shkodres
    nga gjysma e pare te shekullit XIV
    me shtesat deri me 1469



    PRIVILEGIUM ALEXANDRI MAGNI MACEDONIS
    EX GRECO ORIGINALI TRADOCTUM


    Nos Alexander Philippi regis Macedonum, archos monarchiae figuratus, imperii Graecorum inchoator, magni lovis filius, per aremathum alloqutor Bragmanorum et arborum solis et lunae, conculcator Persarum ac Medorum regnorum, dominus mundi ab ortu solis usque ad occasum, a meridie usque ad septentrionem, illustri prosapiae Illyricorum populorum Dalmatiae, Lyburniae ceterarumque eiusmodi idiomatis et linguae gentium ad Danubium et medias regiones Trhaciae incolentium gratiam, paces atque salutem a nobis et successoribus nostris in gubernatione mundi succedentibus. Quoniam semper nobis affuistis in fide veraces, in armis strenui nostri coadiutores bellicosi atque robusti, damus atque conferrimus vobis lebere et in perpetuum totam plagam terrae ab aquilone, usque ad fines Italiae meridionales ut nullus audeat ibi manere aut reridere seu ibi locare nisi vestrates; et si quis ibi alius inventus fuerit manens, sit servus vester, et posteri sint servi posterorum vestrorum. Datum in civitate nova nostrae fundationis Alexandrinae, fundata super magno Nili flumine. Anno XII regnorum nostrorum, arridentibus magnis diis Iove, Marte, Plutone et maxima dea Minerva. Testes huiusemodi rei sint Athleta illustris logotica noster et alii principes undecim, quos nobis sine prole decedentibus, relinquimus nostros heredes ac totius orbis.

    Alexander Magnus Macedo fuit ante adventum Christi 325, anno vero mundi 4874.


    PRIVILEGJ I ALEKSANDRIT TE MADH TE MAQEDONISE
    PERKTHYER NGA ORIGJINALI NE GJUHEN GREKE


    Unė Aleksandri, bir i Filipit mbretit tė Maqedonasve, mishėrim i Monarkisė, krijues i Perandorisė Greke, bir i Zeusit tė madh, bashkbisedues i Brahmanėve dhe i Pemėve, i diellit dhe i hėnės, triumfues mbi mbretėritė e Persėve e tė Medėve, Zot i botės prej ku lind dhe deri ku perėndon dielli, nga veriu nė jug, pinjoll i farės sė shquar tė popujve Ilirikė tė Dalmacisė, Liburnisė, dhe tė popujve tė tjerė tė sė njėjtės gjuhė qė popullojnė Danubin dhe zonėn qėndrore tė Thrakės, u sjell dashurinė, paqen dhe pėrshėndetjet e mia dhe tė tė gjithė atyre qė do tė mė ndjekin nė sundimin e botės. Duke qenė se ju gjithmonė mė jeni treguar tė besės dhe tė fortė e tė pathyeshėm nė betejat e bėra krah meje, u jap e u dorėzoj juve nė zotėrim tė lirė gjithė hapėsirėn prej Akuilonit e deri nė skaj tė Italisė sė jugut. Askush tjetėr veē jush, tė mos guxojė tė vendoset e tė qėndrojė nė ato vende, dhe po u gjet ndonjė i huaj, ai do tė mund tė qėndrojė vetėm si skllavi juaj, dhe pasardhėsit e tij do tė jenė skllevėr tė pasardhėsve tuaj. U shkrua nė kėshtjellėn e qytetit tė Aleksandrisė, themeluar prej meje buzė lumit madhėshtor tė Nilit, nė vitin XII. Me vullnet tė perėndive qė nderohen nė mbretėritė e mia, Zeusit, Marsit, Plutonit dhe Minervės, perėndisė sė perėndive. Dėshmitarė tė kėtij akti janė Atleti, logotheti im, dhe njėmbėdhjetė princė tė tjerė, tė cilėt unė po i emėroj si trashigimtarė tė mi dhe tė tė gjithė botės, meqenėse po vdes pa lėnė pasardhės. Aleksandri i Madh i Maqedonise, ne vitin 325 para lindjes se Krishtit, ose siē njihet ndryshe, viti 4874.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Uriel : 29-06-2011 mė 10:27

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anėtarėsuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    Perkthyes i tekstit te statuteve Pellumb Xhufi


    Mbi lirinė e tė huajve pėr tė ardhur e pėr tu vendosur nė qytetin tonė.
    Kreu 1.


    Nėse ndokush do tė dėshironte tė qėndronte nė qytetin tonė,qoftė ky njeri i Mbretit apo i ndonjė fisniku,ai duhet ti shėrbejė vetėm Komunės sonė dhe askujt tjetėr.Nė rast se ndonjėri nga qytetarėt tanė ,apo Sllava a Arbėresh,do tė pėrpiqej ta bėnte atė pronė tė vetėn ,do ti paguajė Mbretit 50 hyperperė ndėrsa i huaji do tė lihet i lirė dhe i qetė.Tė gjithė qytetarėt e Komunės sonė duhet t’i mbrojnė tė ardhurit nė cdo mėnyrė.

    Mbi rastet kur gjykon Mbreti.
    Kreu 2.


    Te gjitha ēėshtjet gjyqėsore qė lindin nė qytet e qe kane te bejne me qytetaret, sllavėt, arbėreshėt dhe tė huajt e cdo lloji, Mbreti ia beson gjykimit te gjykatėsve. Kėtu pėrjashtohen katėr ēėshtje,tė cilat i gjykon vetė Mbreti dhe qė kanė tė bėjnė me tradhetine, me vrasjen e shėrbetorit, tė shėrbyeses dhe me vrasjen e kalit.

    Mbi periudhėn kur njėrzit thirren nė gjyq.
    Kreu 3.

    Me dėshirė tė zotit Mbret ,qytetarėt tanė qė thirren nė gjyq me leteėr dhe vulė,nuk janė tė detyruar tė paraqiten nė periudhėn nga festa e Shėn Stefanit deri nė festėn e Shėn Shirgjit.Paskėtaj duhet tė paraqiten.Po ashtu duhet tė paraqiten nė gjykatė me fillimin e mbjelljeve e deri te festa e Shėn Stefanit. Ditėn e Krishtlindjeve nuk gjykohet


    Statute tė jenė nė dy kopje.
    Kreu 4.


    Me urdhėr tė Komunės dhe sipas dispozitave tė Statutit duhet qė tė ekzistojnė dy Statute me pėrmbajtje te njejte. Njėri te ruhet nė thesarin e Komunės ,kurse tjetri nė gjykatė, pėr t'u pėrdorur gjate gjykimit.


    Mbi personat qė nuk njohin normat statutuore.
    Kreu 5.


    Nėse njė qytetar ose njė i huaj kėrkon tė justifikohet duke thėnė se nuk i njeh dispozitat e Statutit, justifikimi tė mos merret parasysh dhe personi nė fjalė tė shlyejė dėnimin sipas fajit.

    Mbi aktet antistatutuore.
    Kreu 6.


    Aktet qė bien nė kundėrshtim me Statutet quhen tė paqėna dhe tė pavlera.


    Mbi festėn e Shėn Stefanit.
    Kreu 7
    .

    Me vullnetin e Zotit dhe tė mbrojtėsit tonė Shėn Stefan urdhėrojmė qė pėr njė periudhė gjashtėditore,tri ditė para e tri ditė pas festės se tij ,tė huajt qė vijnė nė qytetin tonė posaēersisht pėr kėtė festė, tė mos preken e trazohen. Ai qė do tu bjerė nė qafė atyre nė territorin apo zotėrimet tona ,dėnohet me 50 hyperperė.


    Mbi ndėrtimin e shtėpisė.
    Kreu 8.


    Nė rast se dikush ka ndėrmend tė ndėrtojė njė shtėpi mė gurė apo me dru nė njė truall ku nuk ka pasur ndėrtese me parė, duhet sė pari tė thėrrase gjykatėsit dhe tė rrėthoje vendin me mur ose me gardh. Pėrtej rrethimit te mbetet njė hapsirė prej dy hapash .Nėse nuk i fillon punimet detyrohet ti paguajė Komunės 20 hyperperė duke humbur edhe truallin. Kėto veprime duhet tė kryhen me akte tė noterit.


    Mbi shtėpitė e rindėrtuara.
    Kreu 9.


    Personi qė fillon tė punojė e tė riparojė shtėpinė e trashėguar nga prindėt ose tė dhėnė nė prikė, qoftė kjo prej druri apo guri, mund t'i vazhdojė punimet deri nė perfundim, ne rast se brėda tri ditėve nga fillimi i punimeve nuk paraqitet ndonjė ankesė.


    Si zgjidhen kontradiktat nė rast meremetimi tė njė shtėpie.
    Kreu 10.

    Nėse dikush kėrkon tė meremetojė njė shtėpi mė qėllim shitjeje ose kėmbimi ,duhet tė jetė i paisur me njė dokument tė noterit ose me njė garanci te besueshme; nėse brenda ditės se trete nga filimi i punimeve nuk paraqitet ndonjė ankesė, ai mund tė vazhdojė i pashqetėsuar punimet.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anėtarėsuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    Mbi hyrjet e shtėpive.
    Kreu 11.


    Lejohet qė njė banesė tė ketė aq hyrje sa persona ka dhe pėr kėtė nuk mund tė ketė ankesa.


    Ndalohet hapja e portės pėrballė fqinjit.
    Kreu 12.

    Ndalohet hapja e portės sė shtėpisė, e qilarit apo hapja e dritares ballė pėr ballė me fqinjin, me pėrjashtim tė rasteve kur porta apo dritarja nuk mund te hapet ne anen tjeter. Kundervajtesit gjobiten me 12 dinare, qe shkojne gjysma ne favor te Kontit e gjysma tjeter ne favor te Komunes


    Mbi shkallėt.
    Kreu 13.


    Nuk mund tė ndėrtohen shkallė aty ku nuk ėshtė prashikuar dhe nuk janė hedhur themelet qė nė fillim pėr njė gjė tė tillė,me pėrjashtim tė rastit kur nė kohen e ndėrtimit tė shtėpise, i zoti ka lėnė njė hapsirė tė mjaftueshme pėr ndėrtimin e shkallėve nė njė kohe tė dytė.Njė gjė e tillė duhet tė dėshmohet me nje dokument noteri. Atyre qė veprojnė nė kundėrshtim me kėtė disposzitė,u ndalohet tė bėjnė shkallė dhe gjobiten me 8 hyperpere, shume qė ndahet mes Kontit dhe paditėsit.


    Mbi themelet.
    Kreu 14.


    Nėse dikush gjen themele shtėpie ose shkallėsh brenda kufinjėve tė territorit tė vet, ato konsiderohen pronė e tij.


    Mbi dritaret qė shohin mbi fqinjin.
    Kreu 15.

    Kushdo mund tė hapė dritare mbi shtėpinė e fqinjit pėr tė marrė dritė,por nė asnjė mėnyrė kjo dritare nuk duhet pėrdour pėr tė hedhur plehra apo pėr tė vendosur mbulesė dėrrase mbi shtėpinė e fqinjit. Kundravajtėsi gjobitet me 12 hyrperperė dhe me murosjen e dritares. Dritarja duhet tė mbyllet edhe ne rastin kur fqinji vendos tė ngrejė nje kat mbi shtėpinė e tij.


    Mbi hedhjen e themeleve.
    Kreu 16.

    Nėse dikush kapet natėn apo ditėn duke hedhur themele tė paligjshme shtėpie ose shkalle, dhe ky fakt provohet me dėshmi tė ligjshme, kundravajtėsi gjobitet me 8 hyperperė , qe ndahen pėrgjysėm mes Kontit dhe paditėsit.


    Mbi murin dhe gardhin mes dy shtėpive.
    Kreu 17.


    Nėse dikush kėrkon tė ngrejė njė mur guri ose njė gardh me dėrrasa midis shtėpisė sė tij dhe atij tė fqinjit ,shpenzimet duhet tė pėrballohen nga tė dyja palėt. Nėse nuk hidhen themele, secila palė tė kryejė gjysmėn e vet te punės. Nėse ekzistojnė themele tė vjetra dhe nėse njėra palė mund tė provojė me dokumente se themelet i pėrkasin asaj, ata konsiderohen tė tillė dhe pala tjetėr duhet tė shlyejė gjysmen e vleres se tyre. Nė rast se njėra palė ėshtė e varfėr dhe nuk mund ta ndėrtojė murin apo gardhin nė fjalė, atėherė mund ta ndėrtojė pala tjetėr qė ėshtė nė gjėndje ta beje, ndėrsa fqinji i detyrohet me gjysmėn e shpenzimeve pėr ndėrtimin e murit a gardhit sa lartėsia e shtėpisė sė tij. Nėse njėra nga palėt dėshėron ta ngrejė murin mė lart se sa shtėpia e fqinjit, duhet ta bėjė kėtė me shpenzimet e saj. Nėse rast se edhe pala tjetėr e dėshėron lartėsimin e murit ndares, gjysmėn e shpenzimeve duhet ta perballojė ajo. Fqinji i varfėr qė nuk ėshtė nė gjėndje tė paguajė punimet, nuk duhet tė shesė pronat e pasurisė se tij ,por duhet t’i jepet njė afat brenda tė cilit do tė mund tė mbledhė tė ardhura dhe ky afat tė caktohet nga gjykatėsi.


    Mbi muri qė zbret nga lart poshtė.
    Kreu 18.


    Nė rast se midis dy shtėpive gjendet njė mur qė ngjitet nga poshte lart ose zbret nga lart poshtė, muri u pėrket tė dyja palėve, me pėrjashtim tė rastit kur njėra palė mund tė provojė se muri i pėrket tėrėsisht asaj. Kjo vlen edhe pėr murin qė ndan nė mėnyrė trasversale dy shtėpi. Muri duhet ti pėrkasė shtėpisė sė sipėrme, pėrveē rastit kur shtėpia e poshtme mund tė provojė se muri ose njė pjesė e tij i pėrkasin asaj. Nė perfundim vendoset siē e tregojnė provat.


    Mbi murin qė rrezikon tė shėmbet.
    Kreu 19.

    Nėse nė qytetin tonė do tė verehet ndonjė mur qė rrezikon tė bjere dhe gjendet se kujt i takon, gjykatėsit duhet ta urdhėrojnė personin ne fjale, pronarin e murit apo te qemerit, ta riparojė atė dhe nėse nje gje e tille nuk eshte e mundur ta shembė, nė mėnyrė qė mos tė dėmtojė ndokend. Nėse pronari ne fjale rrefuzon ta shembė murin, atėherė kėtė gje mund ta bėjė gjykatėsi me shpenzimet e pronarit tė murit. Perveē kėsaj , pronari dėnohet me 8 hyperperė, qė ndahen pėrgjysėm mes Kontit dhe Komunės.

    Mbi objektet midis shtėpivė.
    Kreu 20.

    Nė eshte fjala pėr bashkepronesi te hapesirave mes dy shtėpive dhe asnjėra nga palėt nuk mund tė ofrojė provė pronėsie, secila prej tyre do tė vazhdojė tė zotėrojė sikurse mė parė, qoftė mbi tokė edhe nėn tokė, pjesėn qė ka pasur mė parė.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anėtarėsuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    Mbi shkarkimin e ujarve.
    Kreu 21.


    Ndalohet shkarkimi i ujrave mbi ēatinė e fqinjit, gjė qe do ta dėmtonte. Nė kėtė rast verpohet siē ėshtė vepruar nė kohėt e para. Nėse dikush vepron kunder, duhet tė paguajė nje gjobė prej 12 grosh tė Sklavonisė, prej tė cilavė gjysma i jepet Kontit dhe gjysma paditėsit.


    Mbi hapesiren ndermjet dy shtėpive.
    Kreu 22.


    Trualli qė ndodhet poshtė dy shtėpive duhet ti takojė shtėpisė sė sipėrme dhe nė rast se shtėpia e poshtme ka shkallė ,kjo e fundit duhet tė jetė e zbuluar. Nėse nuk ka shkallė, tė lihet zbuluar njė copė vend pėr derdhjen e ujrave, me pėrjashtim te rastit kur shtėpia e poshtme mund tė provojė se trualli ėshtė i saj.


    Mbi ndarje hapsirės midis shtepive qė ndodhen njera mbi tjetren.
    Kreu 23.


    Hapsira mes dy shtėpive qė qėndrojnė njėra sipėr tjtrės, duhet tė ndahet pėrgjysmė, pėrveē rastit kur njėra nga palėt provon se ka blerė kėtė hapsirė. Nėse dėshėron tė ndėrtojė hajat apo ballkon nė kėtė hapsirė ,mund ta bėjė, por duhet ta ngrejė murin aq lart sa tė mos dėmtojė fqinjėt dhe Komunėn. Kush vepron kundėr kėtij urdhėri, paguan 12 grosh Sklavonie gjobė si dhe puna u hidhet pėrtokė.


    Mbi hedhurinat.
    Kreu 24.


    Urdhėrojmė qė askush tė mos hedheė plehra nga dritarja, nga ballkoni apo nga qilari, nė rrugė publike ose ne ēdo rrugėkalimi tjetėr tė qytetit tonė. Kundravajtėsit do tė ndėshkohen me 12 groshe gjobė, qė do te ndahen pėrgjysem mes Kontit dhe Komunės.


    Mbi dherat e themeleve
    Kreu 25


    Urdhėrojmė qė askush nga ata qė ndėrtojnė shtėpi tė re ose meremetojnė tė vjetrėn,tė mos hedhė nė rrugė dherat e nxjerra per hapjen e themeleve ose te qilarit. Kush vepron kunder tė paguajė njė gjobė prej 4 hyperperesh tė Sklavonisė, prej sė cilės gjysma i jepet Kontit dhe gjysma atij qe denoncon faktin. Veē kėsaj, kundravajtėsi duhet ti zhvendosė dherat jashtė rrugės sė qytetit.


    Mbi qeranė e shtėpisė
    Kreu 26

    Kur shtėpia lėshohet me qera pėr njė vit ose per disa muaj, urdhėrojmė qė i zoti i shtėpisė tė mos e nxjerrė jashtė qeramarrėsin pėrpara se tė mbarojė afati, veē rastit kur ai vetė vendos tė banojė vetė nė atė banesė pėrara se tė mbarojė kontrata: por nė njė rast tė tillė qeramarrėsi i nxjerrė jashtė pėrpara afatit nuk ėshtė i detyruar tė japė kurrfarė pagese. Por nėse qerramarrėsi e lėshon shtėpinė pėrpara mbarimit tė kontratės dhe jashtė dėshirės sė pronarit, atėherė ėshte i detyruar tė paguajė pėr gjithė vitin. Qerramarrėsi duhet tė shlyejė cdo dėmtim qė provohet qė ėshtė shkaktuar prej tij: nėse shtėpia ka nėvojė pėr ndonje meremetim, kėtė duhet ta bėjė pronari i shtėpisė,nėse ky rrefuzon ta bėjė kėtė atėherė qeramarrėsi duhet tė ankohet tek gjykatėsit, tė cilėt duhet ta urdhėrojnė pronarin ta marre persipėr punimet. Por, nėse ky i fundit nuk dėgjon ta bėjė njė gjė tė tillė, atėherė per riparimet do tė kujdeset vetė qeramarrėsi duke i zbritur shpenzimet nga qeraja.


    Mbi qeramarrjen
    Kreu 27


    Urdhėrojmė qė nė rast se dikush i kėrkon fqinjit njė shtėpi me qera, ky i fundit mos ia lėshojė ate dikujt tjetėr, por fqinjit ne fjale dhe me tė njėjtin ēmim me tė cilin do t’ia jepte kujdo tjetri. Kjo vlen nėse ujdia vlen para fundit tė vitit dhe nėse pėr shtėpinė ka kėrkėsa tė tjėra. Por nėse ne ditėn e parė tė vitit tė ri fqinji nuk shfaq ndonjė interes pėr shtėpinė, pronari ėshtė i lire t’ia lėshoje kujt tė deshirojė, kėshtu fqinji e humb tė drjtėn tė shfaqė pretendime mbi tė derisa tė mbyllet viti.

    Mbi mullirin
    Kreu 28

    Kur pronari i njė mulliri ka rradhėn e blojės,ai nuk ėshtė i detyruar ti japė mullisit a mullises grure, miell apo gjė tjetėr. Nėse mullisi apo mullisja, pasi nuk kanė mundur t'i marrin diēka, pėrpiqet ti shkaktojnė dėm pronarit duke i prishur mullirin, do tė dėnohen me nje gjobe prej 12 groshe Sklavonie, prej tė cilave gjysma i dorėzohet Kontit dhe gjysma tjetra paditėsit. Njėherėsh, fajtorėt do t’i shlyejnė dėmin pronarit tė mullirit.


    Mbi furrtarin
    Kreu 29


    Urdhėrohet qė ēdo furrėtar tė mbajė pėr vete si shperblim pune jo mė shumė se katėr bukė pėr ēdo mbushje. Ata qė veprojnė ndryshe,duhet tė gjobiten me 12 grosh,gjysma pėr Kontin dhe gjysma tjetėr pėr paditėsin.


    Mbi bujtinat.
    Kreu 30.


    Urdhėrojmė qė askush nė qytetin tonė apo nė rrethinat e tij tė mos ushtrojė bujtinarinė. Kush vepron kundėr tė dėnohet me 50 hyperperė tė Sklavonisė, prej tė cileve gjysma i jepet Kontit dhe gjysma tjetėr Komunės.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anėtarėsuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    Mbi mbjelljen e hardhive.
    Kreu 31.


    Gjithkush qė dėshėron tė mbjell hardhi nė tokat e veta, ėshtė i lirė tė veprojė. Nėse do tė kėtė ndonjė pretendim,ky duhet tė paraqitet brėnda tetė ditėsh kur pretenduesi eshte nė qyetet, brėnda tre muajsh kur ky i fundit ndodhet jashtė qyetetit, dhe brenda vitit kur ai ndodhet jashtė zotėrimeve tė Mbretit. Me tė kaluar kėto afate, askush nuk ka tė drejtė tė nxjerrė pretendime, qoftė edhe sikur tė paraqese tapi apo ndonje dokument tjetėr.


    Mbi ndėrtimet nė shesh.
    Kreu 32.


    Pėr cdo ndėrtim tė ri me dritare ose hajat nė sheshin ose nė rrugėt qėndrore tė qytetit, banoret duhet tė bėjnė kėrkesė dhe t’i pėrmbahen me ndershmėri ligjeve tona.


    Ndarja e prodhimit tė vreshtave te mbjella nė tokėn e huaj.
    Kreu 33.


    Gjithkush ėshtė i lirė t'i japė tokėn tjetrit pėr ta kthyer nė vreshte; ndarja e prodhimit tė bėhet siē parashikohet ne marrveshjen e bėrė pėr kėtė qėllim. Nė rast se pėrdoruesi do tė mbjellė ullinj, ti japė pronarit gjysmėn e prodhimit ose aq sa janė marrė vesh mids tyre. Nė rast se pėrdoruesi i tokės dėshiron ta shese pėr njė farė kohe pjesėn e tij tė prodhimit, shitjen mos ia bėjė ndonjė tjetri, por pronarit tė tokės dhe me ndershmėri, duke i kėrkuar aq tė holla sa do t'u kėrkonte edhe tė tjereve. Nėse pronari i tokės nuk dėshiron ta blejė prodhimin, mund ti shitet cilitdo qė interesohet ta bleje ate. Nė rast se toka nuk mbillet me hardhi, sipas marrėveshjes, ajo i kthehet pronarit qė e leshoi pėr mbjellje.

    Mbi punimin e vreshės nė gjysmatari.
    Kreu 34.


    Nėse dikush pranon tė punojė ne njė vresht nė gjysmatari, ai ėshtė i detyruar t'ia bėjė vete tė gjitha shėrbimet e duhura vreshtės. Vjelja e rrushit duhet tė bėhet nė prani tė pronarit.Nėse punėtori nuk ia bėn siē duhet shėrbimet vreshtes, atij nuk i njihet fare puna e bėrė dhe detyrohet tė paguajė pjesėn e tij duke marrė pėr bazė prodhimin e realizuar nė aren e punuar mirė nga njė fqinj i tij. T’i besohet atij qė punon nga 12 denarė e sipėr.


    Mbi ata qė punojnė jo me tė drejte.
    Kreu 35.


    Kur njė punėtor pėrpiqet t'i dredhojė punės, padroni i tij kur vjen koha e vlerėsimit nė mbrėmje ia bėn tė ditur kėtė gjė punėtorit dhe ky ėshtė i detyruar ta kryejė punėn e pambaruar tė nesėrmen. Nėse nuk pranon ta bėjė njė gje tė tille, do tė paguajė 12 grosh Sklavonie gjobė dhe njekohėsisht do tė kryejė dhe punėn e mbaruar.


    Mbi mėditjen.
    Kreu 36.

    Tė gjithė ata qė kėrkojnė tė punojnė nė vresht, nė arė, nė shtėpi ose nė cdo mėditje tjetėr, janė tė detyruar tė punojnė mirė dhe ta ēojnė punėn e tyre deri nė fund, siē pėrcaketohet nga marrėveshja e arritur me punėdhėnėsin; nėse shihet se nuk e ka kryer deri nė fund ketė detyre ose nuk e ka kryer siē duhet, urdhėrojmė qė tė humbasė tė gjithė meditjen dhe tė shlyejė dėmin e pėsuar nga pronari. Pėr mė tepėr tė gjobitet me 12 grosh tė Sklavonie, gjysma e tė cilėve ti jepet Kontit dhe gjysma tjeter pronarit.


    Mbi token.
    Kreu 37.


    Lidhur me token qė ndodhet mes dy vreshtave, dy arave ose dy kopshteve, urdhėrojmė qė ajo t'i perkasė pronarit tė vreshtit, tė ares dhe tė kopshtit qė gjendet ne pjesėn e sipėrme, me pėrjashtim tė rastit kur pronari i pjesės sė poshtme vėrtetojn me tapi se ajo parcelė eshtė e tija.


    Mbi rrėqitjen e dherave dhe rėnien e gurėve.
    Kreu 38.


    Nė rast rrėshqitje dheu ose rrėzimi muri nė tokėn e fqinjit ,personi i dėmtuar duhet ta ēojė nė gjyq pronarin e tokės ku ka ndodhur rrėshqitja dhe tė kėrkojė qė ky tė heqė dherat apo gurėt e rėnė ne token e tij. Nėse pronari nė fjalė nuk dėgjon ta bėjė njė gje tė tille brėnda kohės sė caktuar nga gjykatėsit, dherat ose gurėt bėhen pronė e tė zotit tė tokės ku kanė rrėshqitur, dhe ai mund t'i nxjerrė jashtė nga kufijtė e prones se tij.


    Mbi ndėrtimin e muranave.
    Kreu 39.


    Nėse ndokush dėshėron tė ndėrtojė njė muranė tė re, mund ta bėjė kėtė nė tokėn e vet dhe tė lėrė nje hapsirė prej njė pėllėmbe nga pjesa e tij, tė cilen fqinji nuk duhet kurrėsesi ta punojė dhe as t’i afrohet muranės mė punėtorė. Ai qe vepron nė kundėrshtim me kėtė urdhėr, denohet me nje gjobe prej 12 groshė Sklavonie, gjysma e tė cilave i shkon Kontit dhe gjysma tjetėr paditėsit.


    Mbi mbjelljen e pemėve.
    Kreu 40.


    Cilido qė dėshėron mund tė mbjellė pemė frutore nė tokat e veta, por jo mė afėr se njė hap nga toka apo vreshti i fqinjit. Nėse vepron ndryshe, fqinji ka tė drejtė me urdhėr tė gjykatėsve tė presė pemėt nė fjalė. Veē kėsaj kundravajtėsi gjobitet me 12 groshė Sklavonie, qe ndahen pėrgjysmė mes Kontit dhe paditėsit.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anėtarėsuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    Mbi tė gjitha llojet e pemėve.
    Kreu 41.


    Pėrsa u pėrket pemėve frutore qė janė mbjellė pranė tokes ose vreshtės sė fqinjit: sė pari ,pėr pemėn e arrės, kokrat e rėna nė tokėn e fqinjit ndahen pėrgjysmė midis tė zotit tė pemės dhe pronarit tė tokės ku kanė rėnė; dardhat e rena, i pėrkasin tė gjitha fqinjit, por as njėri e as tjetri nuk kanė tė drejtė tė vjelin ato degė qė zgjaten mbi tokėn e fqinjit. Ky rregull vlen pėr ēdo pemė frutore, me pėrjashtim tė ullirit: nė fakt i zoti i njė pemė ulliri ka tė drejtė tė mbledhė tė gjithė kokrrat e rėna nė tokėn e fqinjit. Nėse i zoti i tokės ku kane rene dėshėron tė presė degėt qė zgjaten mbi tokėn e tij duke menduar se e dėmtojnė ate, mund ta bėjė njė gje tė tille, duke filluar nga largesia njė pash e tutje. Pema e ullirit bėn pėrjashtim dhe nuk mund tė pritet.


    Mbi prerjen e drureve.
    Kreu 42.


    Nėse provohet mė dėshmi tė sigurta se dikush ka prerė ose ka djegur qėllimisht ullirin e huaj, fajtori dėnohet me nje gjobe prej 50 hyperperė Sklavonie, qė ndahen pėrgjysmė mes Kontit dhe personit te dėmtuar. Nėse nuk arrihet tė provohet ,i dėmtuari bėn betimin bashkė me gjashtė dėshmitarė .Nėse ndokush shihet duke prerė vreshtėn e tjetrit,paguan tė njėjtėn gjobė si dhe dėmin.Pėr prerjen e ēdo druri tjetėr frutor, keqbėrėsi i paguan 2 hyperperė Kontit dhe pronarit si dhe detyrohet te shlyeje dėmin.


    Mbi tokat e dhėna nė shfrytėzim.
    Kreu 43.


    Nėse dikush vendos tė japė nė prikė ose tė shesė vreshta e ara tė lėshuara mė pare me qera apo shtėpi tė dhėna me qera, kėtė mund ta bėjė vetėm mbas njė viti ,kur pėrfundon kontrata me pėrdoruesin.


    Mbi prikėn.
    Kreu 44.


    Nėse dikush ka dhėnė nė prikė vreshta tė punuara ose ara tė mbjella duke mos u shprehur pėr pėrkatėsinė e fryteve, urdherojme qe edhe ne mungese te proves se shkruar, kėto tė fundit te mund t'i gėzojė gjithashtu pėrfituesi.

    Mbi arat e shfrytėzuara nė gjysmatari.
    Kreu 45.


    Nėse dikush merr tė punojė njė arė me kushtin e ndarjes sė prodhimit me pronarin ,ai ėshtė i detyruar ta punojė mirė atė toke. Nėse vepron ndryshe, sasia e produkteve qė duhet ti dorėzojė pronarit duhet tė llogaritet mbi bazėn e prodhimit qė ka realizuar njė fqinji i tij,qė zotėron tė njėjtėn cilėsi toke por qė e ka punuar mirė ate.


    Mbi arat e shfrytėzuara nė gjysmatari.
    Kreu 46.


    Nėse dikush qė nuk ėshtė nė gjėndje ta punojė vetė tokėn e tij vendos t’ja jape dikujt tjeter, kundrejt ndarjes sė prodhimit, duhet tė heqė dorė nga pronesia mbi token gjatė gjithė ciklit tė plotė te prodhimit, nga mbjellja e deri tek korrja; nė rast se ia merr para kohe aren punuesit, detyrohet tė paguajė pėr dėmin 4 hyperperė Sklavonie qė ndahen pėrgjysmė mes Kontit dhe paditėsit, ndėrkohė qė duhet t'i paguajė dhe gjithė dėmin e shkaktuar. Por nė rast se ai qė e mer tokėn pėr ta punuar dhe nuk e bėn njė gjė tė tillė, do tė jetė ky qė do tė paguajė gjobėn e mėsipėrme dhe qė do t'i shlyejė dėmin pronarit, pėrveē rastit kur i ngordhin qetė, kur ato i vidhen apo kur vdes ai vetė.


    Mbi hapjen e vijės sė ujit.
    Kreu 47.


    Nėse dikush dėshėron tė hapė njė vijė uji pėr arat e tij, duhet tė veprojė sipas zakonit te vjetėr. Nė rast tė kundėrt duhet tė paguaje nje gjobe prej 12 hyperperėsh te Sklavonise, nga te cilat gjysma i kalon Kontit dhe gjysma tjetėr fqinjit tė demtuar. Pėrvec gjobes, ai duhet tė paguajė dhe dėmin e shkaktuar.


    Mbi gropat.
    Kreu 48.


    Kushdo qė mendon tė hapė njė gropė poshtė truallit , duhet lėnė njė rrip toke nga e vetja mes gropės ne fjale dhe truallit tė fqinjit dhe, nėse dėshėron, mund tė ngrejė aty njė gardh; ne kėte menyre mund tė veprojė dhe mė gropat e hapura mė parė, duke i ripunur, si ka qėnė zakon.


    Mbi punėn e pandershme.
    Kreu 49.


    Nėse dikush pėson dėm nga puna e keqe e njė mjeshtri dhe ėshtė nė gjėndje ta provojė njė gje tė tille, ky i fundit i detyrohet tė paguajė 12 hyperperė pėr dėmin, dhe te shlyejė krejt dėmin e shkaktuar.


    Mbi mjeshtrat marangozė.
    Kreu 50.


    Lidhur me mjeshtrat marangozė urdhėrojmė qė asnjėri prej tyre tė mos pėrfitojmė pėr pagė ditore mė shumė se tre grosh Sklavonie, si dhe njė sasi tė mjafueshme te ngrėni. Nga dita e Shėn Sirgjit nė fund tė shtatorit e tutje tė paguhet me 12 groshe. Kush vepron ndryshe, do tė dėnohet me 12 grosh gjobė, qė do tė ndahen pėrgjysmė mes Kontit dhe paditėsit. Por me kėtė denim, mjeshtrit ne fjafe, nuk i hiqet e drejta e ushtrimit tė zanatit.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anėtarėsuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    Mbi kėpucarėt.
    Kreu 51.

    Mjeshtėrve kėpucarė u lejohet tė marrin jo me shume se 5 groshe pėr mbylljen e nje ēarje te madhe, kurse per ēarje me te vogla te marre 1 grosh. Veē asaj te mbaje nje grosh per qepjen e rregjien, gjysem grosh per venie te sholles, te syprines e te prapshtines, Kjo vlen per kepucet me lekure te trashe. Per kepucet me lekure keci, per venie sholle e syprine merren 8 folere, ku perfshihet edhe fortesa prej lini. Kundravajtesit denohen me 2 hyperpere gjobe, 1 per Kontin dhe 1 per paditesin.


    Mbi hekurpunuesit.
    Kreu 52
    .

    Urdhėrojmė qė mjeshtrat hekurpunues tė kėrkojnė jo mė shumė se 5 groshė pėr nje bel tė ri, ku pėrfshihet dhe ēmimi i qymyrit , kurse pėr ēdo shat tė ri 2 groshe e gjysmė. Pėr mprehjen e shatit tė kėrkohet 1 grosh kurse pėr lėmimin e tij vetėm 12 folerė. Pėr lėmimin e bėlit tė kėrkohen 20 folerė. Pėr ta kthyer nė gjėndje pune si me parė qė tė nxjerre e te ktheje plisat te paguhet 1 grosh e gjysėm. Pėr mprehjen e cdo vegle paguhen 15 folerė, pėr kallitje e punm se dyti 1 grosh, pėr cdo mbushjė qymyri te kovaēanes. Kundravajtėsi gjobitet me 3 hyperperė qė ndahen pėrgjysmė midis Kontit dhe ankuesit.


    Pėr mjeshtrat e cdo zeje.
    Kreu 53.


    Urdhėrojmė qė njė mjeshtėr i ēdo zeje , duhet ta pėrfundojė njė pune te filluar dhe gjatė kesaj kohe, tė mos marre porosi tė tjera. Kush vepron ndryshe detyrohet tė paguajė 2 hyperperė gjobė, nga tė cilet 1 grosh i paguhet Kontit dhe 1 paditėsit.


    Mbi mbulimin e ēative.
    Kreu 54.

    Mjeshtri qė hedh ēatinė e njė shtėpie ,nuk duhet tė kėrkojė si shpėrblim per punen e tij mė shumė se 1 grosh nė ditė si dhe njė ushqim tė arsyeshėm. Kundravajtėsit tė dėnohen me 12 groshė gjobė , prej e tė cilėve gjsyma i jepet Kontit dhe gjysm tjetėr paditėsit.


    Mbi mjekun.
    Kreu 55.


    Urdhėrojmė qė ēdo mjek qė pranon tė kujdeset pėr njė tė sėmurė ,tė mos e braktisė atė pėrpara se ta kėtė shėruar, veē nė e thirrtė Mbreti. Kush vepron ndryshe, detyrohet tė paguajė 8 hyperperė gjobė, te ndare pergjysėm mes Kontit dhe paditėsit.


    Mbi privilegjet e noterit dhe te zyrtarėve tė tjerė.
    Kreu 56.

    Shtėpitė e tė gjithė atyre qė ditėn e Shėn Stefanit emėrohen noter, semec ose vatak tė Komunės sonė, nuk i detyrohen kesaj te fundit asgjė dhe janė tė lirė e tė pėrjashtuar nga ēdo taksė.

    Mbi bujqit.
    Kreu 57.


    Njė bujk nuk mund tė marrė mė shumė se 2 groshe nė ditė, pėrfshirė dhe nje ushqim tė mjaftueshėm. Nė rast se punon deri vonė nė mbrėmje, ushqimi i sillet nė vendin e punės. Ata qė nuk respekojnė kėtė urdhėr dėnohen me 12 groshė,qė pėrgjysmohen mes Kontit dhe ankuesit.


    Mbi krasitėsit.
    Kreu 58.


    Njė krasitės ose njė punetore vreshtash nuk duhet tė paguhet mė shumė se 1 grosh Sklavonie nė ditė, bashkė mė ushqim tė mjaftueshėm. Ne rast se nuk pėrfshihet ushqimi, i jepet nje page prej 2 groshė ne dite. Kush vepron ndryshe, e ēon dėm punėn e kryer dhe detyrohet tė paguajė 12 grosh te ndare mes Kontit dhe paditėsit.


    Mbi limuesin.
    Kreu 59.


    Punėtori qė limon nuk mund tė marrė mė shumė se 2 grosh Sklavonie nė ditė, pėrveē njė ushqimi tė mjaftueshėm. Nėse nuk merr ushqimi, paga ditore eshte 3 grosh. Kundravajtesit paguajne nje gjobe prej 12 groshė, qė ndahen pėrgjysem mes Kontit dhe paditesit.


    Mbi remėtarėt.
    Kreu 60.

    Pėr ēdo ditė vozitje punėtori nuk merr mė shumė se 1 grosh, pėrveē nje sasie te mjaftueshme ushqimi. Kundravajtesit gjobiten me 12 groshė, qė ndahen pėrgjysem mes Kontit dhe padtesit.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anėtarėsuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    Mbi vjelėsin e rrushit.
    Kreu 61

    Pėr ēdo ditė pune vjelėsi i rrushit merr jo mė shumė se 10 folerė si dhe njė ushqim tė mjaftueshėm. Kundravajtėsi dėnohet me 12 groshė gjobe, qė ndahen mes Kontit dhe paditesit.


    Mbi mbledhėsin e prodhimit.
    Kreu 62.

    Korresi ose mbledhėsi nuk mund tė paguhet mė shumė se 3 grosh Sklavonie nė ditė, po ashtu edhe shirėsi. Nė rast se ėshtė femėr, duhet tė marrė e groshe page ditore. Kush vepron ndryshe, paguan nje gjobe 12 groshė, tė ndarė 6 groshe per Kontin dhe 6 groshe per kallzuesin.


    Mbi mbledhjen e barit dhe tė kallinjėve.
    Kreu 63.

    Ndalohet keputja e barit dhe e kallinjėve nė arat e mbjella me tė lashta pėrpara se tė ketė pėrfunduar plotėsisht korrja. Kundravajtėsi gjobitet me 12 groshė, qė ndahen pėrgjysem midis Kontit dhe paditesit.

    Mbi masat, peshat e pashėt.
    Kreu 64.

    Masat ,peshėt dhe pashėt nė dheun tonė duhet tė jenė tė njėjta .Nėse dikush kapet me tė tilla jashtė standartit, dėnohet me 8 hyperperė Sklavonie. Nėse dikush bėn punėn e kontrollorit pa pasur mandatin e Komunės ose dikush tjetėr i caktuar rregullisht me kėtė deyrė nuk e bėn atė siē duhet , pra nuk i kontrollon ēdo muaj masat detyrohet tė paguajė tė njejten gjobė, qė perdoret nė favor tė Kontit dhe tė Komunės. Gjykatėsit duhet tė kujdėsen qė ne njė detyrė te tillė te caktohet njė njeri i ndershėm.


    Mbi doganėn e thertores.
    Kreu 65.


    Kasapėt duhet tė paguajnė cdo mbrėmje doganėn e thertores qė ėshtė 2 groshe Sklavonie pėr ēdo ka ose lopė, 1 folar pėr koke derri, gjysmė groshi pėr koke dele, 2 grosh pėr nje buall, ku duhen pėrfshirė edhe (*) pėr ēdo therje. Kush nuk e bėn pagesėn nė mbrėmjė gjobitet me 12 grosh. Kallzuesi qė nuk e bėn padinė tek gjyaktėsi nė mbrėmjė ditėn tjetėr nuk ėshtė me i besueshėm . Sidoqofte ai duhet tė betohet pėr padinė e tij perpara gjykatėsve. Po kėtė gjobė duhet tė paguajnė dhe ata qė therin mish pėr treg jo nė thertore por diku gjetke.

    Mbi shitjen e mishti me peshė.
    Kreu 66.

    (mungon nga teksti origjinal)


    Mbi ndalimin e eksportit tė mallrave ushqimore.
    Kreu 67.

    Nėse dikush, i huaj apo vėndas, kapet duke nxjerrė jashtė tėrritorit tonė mallra ushqimore, si grurė ,miell ,elb,mish,sallo,thekėr apo djath,do tė dėnohet me 50 hyperperė gjobė ,qė mund tė paguhen me groshė Sklavonie si dhe me sekuestrimin e mallit. Nėse i huajii ėshtė nė gjėndjė tė tregojė se kujt ia ka shitur mallin, atėherė gjobėn e paguan blerėsi , dhe ajo ndahet barabar mes Kontit dhe Komunės. Pėrjashtohen nga ky denim ata qė falėn nga gjykatėsit ose nga kėshilltarėt.


    Mbi sjelljen e prodhimeve ushqimore nė territorin tonė.
    Kreu 68.


    Theksojmė se ēdo qytetar qė zotėron grurė apo drithra tė tjere jashtė qytetit tone, ėshte i detyruar t'i sjellė ato nė qytet dhe jo t'i ēoje gjetkė; nėse provohet se ndokush verpon ndryshe, do tė dėnohet me nje gjobe prej 50 hyperperėsh Sklavonie, qė do tė ndahen pergjysem midis Kontit dhe Komunės. Nėse nuk arrihet tė provohet gjė , per tė duhet te betohet tek gjykatėsi qė e trajton ēėshtjen sė bashku me katėr fisnikė tė tjerė tė besueshėm.


    Mbi blerjen e prodhimeve ushqimore.
    Kreu 69.


    U ndalohet qytetarėve apo tė huajve qė tė blejnė me qėllim rishitje nė territorin a nė rrethina, lakra,hudhra,qepe, li e lesh, peshk e djathė. Tė blejnė aq sa u nevojitet pėr konsum shtėpiak, pėrveē rasteve tė lejuara nga gjykatesit ose nga kėshilli. Kush e thyen kete urdhėr do te paguaje 8 hyerperė Sklavonie, qė ndahen barabar mes Kontit dhe Komunės.

    Si i jepet huaja Komunės.
    Kreu 70


    Kur dikush i jep Komunės grurė,verė apo mallra tė tjera, nuk duhet tė pretendojė ti kthehet mė shumė nga sa ishte vlera e mallit nė kohėn kur ia dha hua Komunės. Nė rast se gjykatėsit e paguajnė mė shumė mallin nga sa ishte vlera e tij nė kohėn e huasė, vetė ata dėnohen me njė gjobė prej 8 hyperperėsh Sklavonie. Po kaq do tė paguajė dhe personi qė ka dhene hua, nese ka pranuar te marrė mė shumė nga sa ka dhėnė. Gjysma e kesaj gjobe i jepet Kontit dhe gjysma tjetėr Komunes , kurse malli i huazur konsiderohet i humbur pėr huazuesin.

    Mbi punėtorėt dhe pagėn.
    Kreu 71.


    Nėse njė punėtor, shėrbėtor ose shėrbėtore, i cili nė prani tė garantėve ka rėnė nė ujdi mė padroinin e tij pėr tė qėndruar ne pune kaq apo aq vite ose muaj, dėshėron tė largohet pėrpara kohe, nuk mund ta bėjė njė gjė tė tillė, qoftė sepse mund tė jetė parapaguar apo dhe pėr faktin e thjeshtė se nuk lejohet largimi pėrpara pėrfundimit tė kontratės. Nėse nese ngul kembe ne te tijen, duhet tė paguajė njė gjobė prej 8 hyperperesh Sklavonie qė ndahen barabar mes Kontit dhe padronit. Po tė mos i qėndrojė mė marrveshjes do tė paguajė tė njėjtėn gjobė dhe do tė vazhdojė t'i bindet besnikėrisht te gjitha urdherave te padronit ose padrones. Nėse provohet e kundėrta, humbet pagėn e krejt vitit dhe paguan gjithashtu gjobėn e pėrmendur me sipėr, si dhe detyrohet tė shėrbejė ēdo vit njė muaj mė shumė duke pėrmbledhur ditėt e djela. Nėse punėtori ose punetorja do te sėmuret padroni detyrohet ta ushqeje dhe kur tė shėrohet duhet t'ia ktheje detyrimin atij duke i sherbyer pėr te gjithe kohėn qė ka humbur ne pune pėr shkak tė sėmundjės, ne te njejten stine. Nėse ndokush do ta bindte dhe ta merrte nė punė pėrpara se tė shlyeje llogarinė mė padronin e parė, dhe nėse kjo gjė provohet , rrogėtari detyrohet tė paguajė 8 hyperperė gjobė, gjysma i kalon Kontit dhe gjysma pronarit, madje neheresh. Ky i fundit nuk ėshtė i detyruar tė plotėsojė me cdo kusht detyrimet qė lindin nga marrėveshja.


    Mbi kullotjen e pėrbashkėt tė gjedhit.
    Kreu 72.


    Barinjtė qė ēojnė gjedhin nė kullota ditėt e festave apo tė dielave, duhet ta bėjnė mirė njė punė tė tillė dhe te kenė kujdes qė nė kthim tė mos u mungojė ndonjė kokė bagėti nga tė vetat dhe nga ato tė tė tjerėve. Me kullotjen nuk duhet te merren me shumė se dy barinj, njėri prej tė cilėve do tė sjellė ushqimin, kurse tjetri do tė kujdeset pėr kullotjen e bagėtive. Nė mbrėmje lopėt duhen kthyer shėndoshė e mirė prane pronarėve dhe nė rast se diktohet ndonjė dėm nė bagėti apo ne ndonje gje tjeter, barinjtė duhet ta shlyejnė atė. Nėse me kullotjen merren mė shumė se dy vetė ,detyrohen tė paguajnė njė gjobė prej 12 groshė, qė do te ndahen pėrgjysmė mes Kontit dhe Komunės.


    Mbi kthimin e lopėve nė mbrėmje pak kullotjes.
    Kreu 73.

    Nėse njė bari nė vėnd qė tė mbledhė bagėtinė e tij dhe tė bashkėfshatarėve nė mbrėmje, i braktis ato pėr tė shkuar nė ndonjė festė nė qytet dhe nėse atė natė ndodh ndonje mungesė nė bagėti apo diēka tjeter, bariu detyrohet tė paguajė krejt dėmin. Edhe sikur tė mos ndodhė ndonje dėm, tė gjobitet me 12 groshė, gjysmen pėr Komunėn dhe gjysmėn per Kontin.


    Mbi lopėt qė dėmtojnė vreshtėn.
    Kreu 74.

    I ndalohet ēdo bariu e kujtdo tjetėr qė tė fusė lopė a kuaj nė vreshtė, veēanerisht ne kohen e lulezimit tė saj. Kundravajtėsi gjobitet me 4 hyperperė, qe ndahen gjysma Kontit dhe gjysma tjetėr Komunės.

    Kur humbet nje lopė.
    Kreu 75.

    Kur njė bari humbet nje lopė gjatė natės nė njė vėnd tė panjohur, pronari i lopės duhet tė njoftohet prej tij para agimit. Nėse nuk vepron kėshtu , ai duhet t’i paguajė lopėn ketij te fundt. Nėse lopa humbet gjatė ditės bariu e paguan demn menjeherė, pa fjale. Nėse lopa humbet nė kohen e zukatjes se mizave, deri nė mbrėmjė duhet t’i ketė dhėnė lajmin pronarit, ndryshe duhet t'i paguajė atij vlerėn e lopės se humbur.


    Mbi lopėt qė kullosin nė arat me grurė.
    Kreu 76


    Ndalohet kullotja e lopėve, e kuajve apo e gomerėve brėnda arave me grurė, pėrpara se tė ketė pėrfunduar krejt korrja. Pėrjashtohen rastet kur kafshėt mbahen tė lidhura dhe nuk shkaktojnė ndonjė dėm. Por nėse ndodh njė gjė e tillė apo veprohet nė kundėrshtim me kėtė urdhėresė, tė paguhen 12 groshė Sklavonie gjobė, gjysma pėr Kontin dhe gjysma tjetėr tė dėmtuarin, i cili, gjithashtu duhet tė dėmshpėrblehet pėr dėmin e shkaktuar nga lopa.


    Ndalimi i kullotjes mbi kodėr.
    Kreu 77.


    Askush ,qoftė njeri i zakonshėm apo bari, nuk duhet te kullosė lopėt nė kodrėn qė perfshihet midis kishės sė Shėn Pjetrit,Shėn Engjėllit e deri poshtė shkėmbit. Ky urdher vlen pėr periudhėn nga dita e Asumpsionit e deri nė festėn e Shėn Andresė. Kundravjtėsit gjobiten me 8 hyperperė, qė ndahen mes Kontit dhe Komunes, barabar. Gjoba nuk zbatohet nė rastin kur Komuna vendos tė heqė dorė nga ndalimi nė fjalė.


    Mbi qetė nė bashkpronėsi.
    Kreu 78.


    Nėse ndokush merr hua njė ka kundrejt detyrimit qė tė punojė me tė edhe tokat e pronarit, pėrgjithnjė apo pėr njė kohė tė caktuar, ėshtė i detyruar qė t'i punojė tokat e pronarit tė kaut me ndershmėri, njėsoj si tė tijat. Nėse vertetohet se ka bėrė punė tė padrejte apo e ka keqpėrdorur kaun dhe kėtij tė fundit mund t'i ndodhe gjė nė kohėn qė lėron arat e tė interesuarit dhe nėse njė gjė e tillė provohet, atėherė ai detyrohet te paguaje dėmin si dhe 12 grosh gjobė, qė ndahen pergjysem mes Kontit dhe paditėsit.


    Kur ndalohet therja e kaut.
    Kreu 79.

    I ndalohet ēdo banori tė qyetit tonė si dhe nje tė huaji tė therė njė ka apo nje mėshqerė nė thertore. Kėto kafshe lejohen tė shiten vetėm pėr tė lėruar arat, dhe kur te mos jenė mė nė gjėndje tė punojnė, mund tė theren dhe tė shiten me peshė ne thertore. Shkelėsit e kėtij urdhėri detyrohen tė paguajnė njė gjobė prej 8 hyperperesh, gjysmėn per Kontin dhe gjysmėn tjeter per Komunėn.


    Mbi ata qe udhėtojne nė grup.
    Kreu 80.

    Nėse disa persona nisen nga qyteti pėr tė shkuar bashke nė pyll, nė treg ose diku gjetkė, ēdo njėri duhet tė mbrohet gjatė vajtjes dhe kthimit dhe askush nuk duhet tė ndahet nga grupi. Nėse ndonjėri nga bashkeudhetaret do tė humbasė diēka, dėmin e paguan ai qė ėshtė nė krye te grupit. Edhe sikur tė mos ketė dėme ,por ia ta ketė humbur drejtimin e grupit, gjobitet me 12 groshe , qe ndahen pergjysem mes Kontit dhe Komunės. Nėse ndodh ndonjė plaēkitje me dhunė duke qėnė bashkė nė udhė, tė paguhet dėmi i bėrė padashur ditėn apo natėn. Nėse dikush niset pėrpara ose qėndron prapa grupit dhe pėson ndonje dėm, ta mbajė vetė pergjegjesinė, ndėrsa shokėt e tij tė udhes nuk kane asnjė detyrim, siē e thonė zakonėt e vendit.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anėtarėsuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    Mbi shėrbimin e rojes nė qytet.
    Kreu 81.


    Urdhėrojmė qė rojet e ngarkuara me ruajtjen e qytetit tė qėndrojnė nė detyrė gjithė natėn deri nė mėngjes. Nėse dikush e braktis deryrėn dhe shkon nė shtėpi pėr tė fjetur, ose nuk paraqitet fare nė garnizon, ai duhet tė paguaje gjithė dėmin qė mund tė bėhet atė natė. Edhe sikur tė mos ndodhė ndonjė dėm, ai detyrohet tė paguajė njė gjobė prej 12 groshėsh, gjysmėn per Kontin dhe gjysmėn per garnizonin. Dhe nėse pas rėnies sė kėmbanės sė tretė njė person, klerik apo laik, do te kapet duke e endur nėpėr qytet pa pishtar, atij do t’i ngarkohen tė gjitha dėmet qė mund tė kenė ndodhur atė natė. Nėse nuk ka pasur dėme, kleriku apo laiku nė fjalė detyrohet tė paguajė gjobėn prej 12 groshėsh, gjysmėn Kontit dhe gjysmėn Komunės. Pėr kėtė mjafton dėshmia e dhėnė nė betim e dy ose tre rojeve.


    Mbi rojen e vreshtave.
    Kreu 82.


    Ruajtėsit e vreshtave duhet ta bėjnė me besnikėri detyrėn nga festa e Shėn Elisė deri nė festėn e Shėn Mikelit. Gjatė kėsaj kohe ata mund tė krasisin, tė hapin rrugėt, tė lidhin degėt e tė ngrenė tendėn mbėshtetėse tė hardhisė, aty ku kanė qenė mė parė. Nėse dikush pėson dėm nė vreshtė, roja ėshtė i detyruar tė dorėzojė vjedhesin, dhe nese nuk eshte ne gjendje ta beje nje gje te tille, duhet ta paguaje demin vete. Gjithkush duhet t’i jap rojes atė qė i takon, sipas zakonit. Sa kohė qe roja e vreshtės ėshtė nė detyrė atij i duhet besuar pėr ēdo gjė qė thotė, kundrejt betimit.


    Mbi rojen e arave.
    Kreu 83.


    Ruajtėsi i arave ėshtė i detyruar ta bėjė punėn e tij me ndershmėri pėr sa kohė ėshtė pajtuar ne kete detyre. Nėse pronari vėren se ka ndodhur dėm nė tė mbjellat brėnda arės sė tij, nė farė, nė frute apo nga kullotja e bagėtise, atėherė rojtari duhet tė paguajė dėmin vete, nėse nuk e padit vjedhėsin apo bariun. Rojes i duhet besuar, kur ėshtė nėn betim. Ai duhet tė paguajė per ¼ e arės dhe nėse kjo e fundit nuk ėshtė si arat e tjera, tė mos paguajė gjė e nė krye tė vitit tė ketė njė pagė prej njė hyperperė e gjysmė.


    Mbi ruajtjen e kullotave.
    Kreu 84.

    Rojtarėt e kullotave duhet tė ruajnė me besnikėri kullotat e qyetetit. Nėse rojtari kap dikė, njė sllav, nje arberesh ose njė shkodran duke kullotur delet, lopėt ose derrrat, ai ka tė drejtė t’i heqė kundravajtėsit njė kokė pėr ēdo tufe delesh, nje lopė pėr ēdo kope lopėsh dhe njė derr pėr ēdo tufė derrash. Veē kėsaj, roja duhet t'i drejtohet gjyqit, ku ta mbėshtesė akuzėn nė betim dhe nė dėshimnė e dy a tre rojtarėve tė tjerė. Pronari i deleve , i lopėve ose derrave duhet tė dėnohet me 50 hyperperė gjobė, qė ndahen mes Kontit dhe Komunės.


    Mbi pjesėmarrjen nė luftė.
    Kreu 85.


    Ushtarėt qė mė urdhėr tė mbretit shkojnė nė luftė, tė mos paguhen mė shumė se dy grosh nė ditė, kurse kapidanėt tė marrim jo mė shumė se katėr grosh. Nėse dikush ėshtė regjistruar pėr tė shkuar nė luftė dhe nuk shkon, tė dėnohet mė 8 hyperperė gjobė dhe tė shlyejė tė gjithė dėmin qė i shkaktohet Komunės pėr shkak te tij dhe tė braktisjes sė detyrės. Gjysma e gjobės t’i jepet Kontit dhe gjysma tjeter Komunės.

    Mbi kapedanėt qė varen nga gjykatėsit.
    Kreu 86.


    Kapedanėt qė mvaren nga gjykatėsit apo kapedanėt e rojeve tė qytetit, duhet tė betohen se janė tė gatshėm ti binden ditėn dhe natėn ēdo urdhėri tė gjykatėsve ose tė Kėshillit tė qytetit, siē e do nderi dhe ineteresi i qytetit tonė. Por nėse kapedanėt ne fjale tė bėnin ndonjė veprim me kokėn e tyre, pa pasur urdher nga gjykatėsi, ata do tė humbin postin dhe do tė gjobiten me katėr hyperperė, qė do te ndahen barabar mes Kontit dhe Komunės.


    Mbi gratė e pėrdala.
    Kreu 87.


    Nėse njė grua provohet se ėshtė e pėrdalė nga dėshmia e dy ose tre burrave, te mos lėjohet tė mbajė kapele ne kokė, siē ėshtė zakoni ynė, e as tė shoqėrohet me kėdo. Nuk i lejohet tė rrijė e tė banojė pranė zonjave fisnike. Nėse vepron ne kundershtim me keto urdhera, do tė denohet me nje gjobe prej 8 hyperperėsh, qė ndahen barabar mes Kontit dhe paditėsit. Nėse provohet se njė grua e pėrdalė bėn punė tė liga ose kėrkon tė prishė tė tjerėt, ajo duhet tė lėrė qytetin tonė brenda tre ditėsh dhe nėse e kalon kete afat, tė ndėshkohet me 8 hyperperė gjobė, tė sillėt rrugėve tė qyetit duke u rrahur me shkop dhe ne fund tė syrgjynoset dhe kurrė tė mos kthehet nė token tonė.


    Mbi arkėn e Komunės.
    Kreu 88.


    Arka e Komunės kur ruhen vula dhe privilegjet e qytetit, duhet tė ketė tre ēelėsa dhe ēdonjėri prej tyre te mbahet nga njeri prej gjykatėsve. Nėse dikush pajiset me nje dokument privilegji nga Komuna, duhet t’ia dorėzojė atė gjykatėsve. Nėse vėrtetohet se nuk e ka bėrė njė gjė tė tillė, do t'i paguajė Komunės 8 hyperperė Sklavonie.


    Mbi ditėt kur caktohen gjykatėsit dhe nėnpunėsit e tjerė.
    Kreu 89.


    Urdhėrojmė qė ēdo vit ditėn e Shėn Mark Engjėllorit ,tė bėhet emerimi pėr tre gjykatės , tetė kėshilltarė dhe dy intendentė. Atė ditė duhet tė bien kėmbanat e Shėn Stefanit, tė mblidhet populli dhe tė vijė peshkopi ynė, i cili sė bashku me katėr fisnikė do tė zgjedhin nėnpunėsit e mėsipėrm si dhe gjykatėsit dhe kėshilltarėt. Nėse peshkopi nuk ndodhet nė provincė do tė paraqiten tre fisnikė laik vėndas, tė cilėt do tė betohen mbi ungjill se nuk do tė zgjedhin dikė pėr miqėsi dhe as do tė rrėzojnė kėnd pėr armiqėsi. Zgjedhja do tė bazohet vetėm nė aftėsitė dhe nė pėrkushtimin e secilit prej kandidatėve kundrejt qytetit tonė.


    Mbi nėpunėsit e zgjedhur.
    Kreu 90.


    Nėse njė nėpunės i zgjedhur nga Komuna nuk pranon tė kryejė njė porosi, t’i jepet atij njė afat prej tre ditėsh dhe nėse dhe pas kėtij afati nuk e ka kryer porosinė nė fjaleė, tė dėnohėt me 8 hyperperė gjobė, veē kėsaj tė qėndrojė nė krye tė detyrės dhe tė mos i merret parasysh asnjė justifikim.


    Mbi amabasadorėt e zgjedhur.
    Kreu 91.

    Abasadori i zgjedhur duhet t’i bindet urdhrave tė Komunės dhe nė rast se refuzon tė niset pėr kryerjen e misionit jashtė qytetit, dhe tė detyrohet tė paguajė pėr dėnim 25 hyperperė.


    Mbi ata qė fyejnė tė tjerėt me fjalėt “tradhėtar “ dhe qė nxisin pėr pėrleshje.
    Kreu 92.

    I ndalohet ēdo qytetari ti drejtohet bashkėqytetarit tė tij me fyerjen ”ti je tradhėtar i Mbretit” ose i “Komunės” si dhe tė grishė nė dyluftim tjetrin pėr ēfardo lloj shkaku. Kush vepron ndryshe do ti dorėzojė kryezotit tonė 500 hyperperė.

    Mbi zgjedhjen e noterit.
    Kreu 93.


    Noteri duhet tė zgjidhet nga gjykatėsit ,kėshilltarėt dhe nga gjithė burrat e shquar tė qytetit tonė me anė tė votave. Shpallet noter ai qė grumbullon mė shumė vota. Noteri duhet tė pėrmbushė detyrat e tij dhe urdhėrat qe i jepen nga gjykata bashkė me kėshilltarėt siē e pėrcaktojne Statutet e qytetit tonė. Nėse nuk pranon tė bindet ai e humbet postin dhe paguan 50 hyperperė gjobė, gjysmėn i kalon Kontit dhe gjysma Komunės. Noteri detyrohet qė brenda tetė ditėsh tė hedhė nė letėr vendimet e marra nga gjykatėsit, gastaldėt dhe arbitrat e zgjedhur pėr ēėshtje shitje, kėmbimi, dhurimi, prike dhe ēdo veprim tjetėr tė bėrė nė bazė tė arsyes, tė statutit apo tė testamentit nė ēdo kohė e nė ēdo orė pėr llogari tė qytetarėve tanė ose bujtėsve te huaj. Noteri nuk mund tė pėrpilojė asnjė dokument nė mirėbesim, por vetėm nė praninė e tė dyja palėve. Noteri nuk duhet tė lėshojė mė shumė dokumenta nga ē’kėrkjnė gjykatėsit.


    Mbi kartėn e vulosur me vulėn e Komunės.
    Kreu 94.

    Nėse noteri nuk e pėrfundon brėnda tetė ditėve aktin zyrtar tė vendimit tė gjykatėsve, ky vendim mund tė shkruhet nė njė kartė mė vulėn ė Komunės, qė ka vlerė tė njėjtė me dokumentin e hartuar nga noteri.


    Mbi arbitrat e zgjedhur me betim.
    Kreu 95.

    Arbitart qė zgjidhen me dėshirėn dhe vullnetin e dy palėve, duhet ta japin gjykimin e tyre nė praninė e noterit, nė mėnyrė qė gjithshka qė thonė dhe vendosin ata tė jetė e padiskutueshme dhe e qendrueshme pėrgjithmonė, nė pėrputhje me statuet e qytetit tonė.


    Mbi mėnyrėn si zgjidhet pėrfaqėsuesi i njė qytėtari qė largohet nga qyteti.
    Kreu 96.


    Cilido qė largohet nga qyteti dhe qėndron me shume se njė vit jasht tij, duhet tė zgjedhė njė person qė do ta pėrfaqėsojė pėrpara gjykatėsve ose noterit. Pėrfaqėsuesi nė fjalė duhet tė pėrgjigjet, te sillet dhe tė kėrkojė madje shpjegime nė kėmbė tė tij pėr ēdo ēėshtje, sikur tė ishte vetė personi. Por nėse pėrfaqėsuesi ne fjale do tė bėnte ndonjė pohim qė ka lidhje me personin qė e ka zgjedhur ta pėrfaqėsoje, pohimi nė fjalė nuk duhet tė merret pėr bazė dhe konsiderohet i pavlere.


    Mbi mėnyrėn si gjykohet njė gjykatės.
    Kreu 97.

    Gjatė kohės qė ėshtė nė detyrė gjykatėsi duhet t’u ofrojė shėrbimet e tij tė gjihė atyre qė i drejtohen per problemet e tyre dhe tė gjykojė ne bazė te Statuteve tė qytetit me ndershmėri dhe paanėsi, pa u joshur nga miqėsitė. Gjatė vitit tė shėrbimit si gjykatės, ai nuk mund tė marrė rolin e avokatit pėr askėnd. Detyra e tij ėshtė tė dėgjojė tė dyja palėt, tė regjistrojė mė anė te sekretarit shpjegimet e seiciles palė dhe tė japė vendim tė dretjė sipas Statueve dhe zakoneve tė qytetit tone.


    Mbi gjykatėsit dhe kėshilltarėt.
    Kreu 98.


    Konsiderohen si tė vlefshme dhe tė pandryshueshme tė gjitha vendimet e marra nė mirkuptim nga gjykatėsit dhe kėshilltarėt. Nėse mungon mirkuptimi, tė kalohet nė votim dhe tė vendoset sipas vullnetit te atij qė fiton shumicėn.


    Mbi mikpritjen qė u rezervohet tė dėrguarve tė Mbretit.
    Kreu 99.


    Kur nė qytet vjen ndonje person i dėrguar nga Mbreti apo oborrtari i tij, gjykatėsit bashkė me kėshillin duhet t'i bėjnė nderet e duhura, duke i ofruar pėr tė ngrėnė e pėr tė pirė. Nėse ndokush prej bujtėsve do tė kėrkonte dhurata, gjykatėsi duhet tė mos veprojė pa u marrė vesh mė kėshilltarėt.

    Mbi kėshillin e atyre qė kanė probleme me Komunėn.
    Kreu 100.

    Nė rast se njė person, qytetar i yne, ka probleme me Komunėn, do tė mblidhet kėshilli dhe nėse aty gjendet ndonjė i afėrm i tij, duhet te nxirret jashtė Kėshillit, derisa tė sqarohet problemi me personin nė fjalė, pra derisa tė paraqiten dėshmitarėt sipas statutit dhe pasi personi nė fjalė tė dėnohet. Gjykatėsi dhe Kėshilli tė vazhdojnė tė rrinė tė mbledhur derisa tė detyrojnė personin tė pranojė fajin.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anėtarėsuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    Mbi kėshillin e atyre qė kanė probleme me Komunėn.
    Kreu 100.


    Nė rast se njė person, qytetar i yne, ka probleme me Komunėn, do tė mblidhet kėshilli dhe nėse aty gjendet ndonjė i afėrm i tij, duhet te nxirret jashtė Kėshillit, derisa tė sqarohet problemi me personin nė fjalė, pra derisa tė paraqiten dėshmitarėt sipas statutit dhe pasi personi nė fjalė tė dėnohet. Gjykatėsi dhe Kėshilli tė vazhdojnė tė rrinė tė mbledhur derisa tė detyrojnė personin tė pranojė fajin.


    Mbi daljen e sekreteve nga Kėshilli.
    Kreu 101.


    I ndalohet ēdo anėtari tė kėshillit tė nxjerrė jashtė ēėshtjet qė diskutohen nė tė. Nė rast kundravajtje tė paguajė nje gjobė prej 8 hyperperė dhe tė mos pranohet kurrė mė nė postė bashkiake.


    Mbi ata qė flasin fjalė tė dobishme nė Kėshill.
    Kreu 102.

    Kur njė kėshilltar ose gjykatės thotė nė mbledhjen e Kėshillit fjalė qė i vlejnė Komunės dhe pėr shkak tė tyre pėson ndonjė dėm , Komuna ėshtė e detyruar ta dėmshpėrblejė. Nėse ndokush nuk dėshėron ta bėjė njė gjė tė tillė, dėnohet me tetė hyperperė Sklavonie gjobė, qė ndahen pergjysem mes Komunės dhe tė dėmtuarit. Ky i fundit pėrveē kėsaj do tė marrė dhe dėmshpėrblimin.

    Mbi sudebinėn (takse gjyqesore qe i takon gjykatesit).
    Kreu 103.


    Gjykatėsit e betuar tė dheut tonė nuk duhet tė kenė asnjė pagė veē sudebinės dhe tė dhjetės sė vlerės sė pėrftuar nga ēdo shitje. Sudebina nxirret nga proēeset gjyqėsore. Pėr ēdo titull prone ,pėr ēdo kafshė apo borxh nga 8 hyperperė e lart, sudebina duhet tė jetė 4 grosh dhe duhet tė mblidhet nga ai qė e fiton gjyqin.Atij qė e humb gjyqin, pėrmbaruesi (semeci) i merr pėng sende pėr sudėbinėn si dhe pėr shpenzimet e tjera dhe keto sende i dorėzohen fituesit tė gjyqit.


    Mbi zgjedhjen e sekretarit.
    Kreu 104.

    Sekretati duhet tė zgjidhet nga gjykatėsit dhe nga Kėshilli. I zgjedhuri duhet tė betohet mbi ungjill se do tė jetė besnik dhe i bindur ndaj ēdo urdhėri tė gjykatėsve, se gjatė gjyqit, ashtu siē e thonė statutet, do tė shkruajė besnikėrisht nė fletorė tė gjitha sa deklarohen nga palėt si dhe vendimn e dhėnė nga gjykatėsit. Mė tej ,duhet tė plotėsojė njė shkresė, qė pasi ta lexojė, duhet t’ia kalojė noterit nė prani tė gjykatėsve. Nėse shkel ndonjė nga proēedurat e mėsipėrme, sekretari e humbet postin dhe pagėn. Paga e tij ėshtė 15 hypeperė Sklavonie. Pėr me tepėr, shtėpia e sekretarit pėrjashtohet nga ēdo lloj takse.


    Mbi financierėt e Komunės
    Kreu 105.

    Tė gjitha tė ardhurat e Komunės tonė qė vijnė nga doganat duhet tė mblidhen, te ruhen dhe shpenzohen ndershmėrisht e pa hile nga financieri, pėr gjithė kohėn qė ky ėshtė nė detyrė dhe sipas normave tė pėrcaktuara nga Statutet. Pėr tė gjitha tė ardhurat dhė shpenzimet e bėra, ēdo tre muaj duhet raportuar prane gjykatėsve dhe kėshilltarėve. Gjykatėsit e rradhės duhet tė rregjistrojnė mė shkrim me anė tė sekretarit gjithė shumėn e tė ardhurave vjetore, nė mėnyrė qė kjo tu bėhet e ditur gjykatėsve dhe kėshilltarėve qė do tė zgjidhen mė pas. Gjykatėsit e rinj duhet tė kėnė tė rregjistruara nė fletore nga dora e sekretarit tė gjitha detyrimet,duke percaktuar se cfarė mbetet per t'u paguar nga ana e financierėve te mėparshėm, apo dhe borxhin qe Komuna u detyrohet privatėve. Por nuk duhen rregistruar dhe tu gjykatėsit e rinj nuk duhen informuar per detyrimet vetjake tė financierėve. Rroga e financierėve duhet tė jetė 4 hyperperė si pėr njėrin dhe pėr tjetrin.


    Mbi semecin dhe otagun.
    Kreu 106.


    Semenci dhe otargu duhet tė bėjnė betimin dhe tu binden urdhrave tė gjykatėsve gjatė ditės,natės apo ēdo orė,t’i kryejnė shėrbimet e Komunės me besnikėri dhe drejtesi. Ata duhet tė njoftojnė cilindo qė thirret nė gjyq dhe tė qėndrojnė e tė dėgjojnė ē’thuhet bashė mė gjykatėsit, kur kėta janė nė krye tė detyres. Nėse nuk binden tė veprojnė kėshtu, dėnohen me nje gjobe prej 8 hyperperėsh, prej tė cilave gjysma i takon Kontit dhe gjysma tjeter Komunės. Po ashtu, largohen dhe nga detyra. Kėto masa janė pėr semencin dhe otagun.


    Mbi avokatėt.
    Kreu 107.


    Avokatėt e Komunės nuk mund tė pyesin ose tė pėrgjigjen pa patur autorizimin e palės sė interesuar. Mund ta bėjnė kėtė vetėm kur dikush paraqitet dhe deklaron nė prani tė gjykatėsve se “ky ėshtė avokati im”. Vetėm nė kete menyre avokati ne fjale fiton tė drejtėn tė pėrgjigjet dhe tė pyesė lirisht e me drejtesi, si pėr veten e tij. Nėse vėrtetohet me prova se nuk e bėn detyrėn e tij me ndershmėri ,ai shkarkohet nga detyra dhe detyrohet ti paguajė dėmin palės qė e ka pajtuar. Avokati duhet tė paguhet me jo mė shumė se 1 grosh pėr ēdo 12 grosh. Avokati i pajtuar nga njėra palė nuk mund tė kalojė nė palė tjetėr. Nėse vepron kėshtu, dėnohet me nje gjobe prej 4 hyperperė Sklavonie.


    Mbi mbledhjen e detyrimeve.
    Kreu 108.

    Njerėzit e ngarkuar me mbledhjen e detyrimeve nga Komuna, ta bėjnė kėtė punė siē u ėshtė thėnė, me ndershmėri dhe me drejtesi. Veē kėsaj duhet t'u raportojnė me pėrpikmėri gjykatėsve dhe Komunės. Nėse veprojnė ndryshe, tė dėnohen me tetė hyperperė gjobė. Pėrveē kėsaj tė paguajnė dėmin dhe tė pėrjashtohen pėrgjithmonė nga postet zyrtare.


    Mbi peshoret e mishit.
    Kreu 109.


    Ata qė caktohen nga Komuna pėr tė peshuar mishin e therur, duhet ta bejnė kete pune me cilindo me ndershmėri dhe drejtesi. Si pagė u takon, pėr ēdo dele njė folar, pėr ēdo lopė katėr folar dhe pėr ēdo derr dy folar dhe po aq pėr dosėn dhe kaun. Folarėt ne fjale duhet tė paguhen nga kasapėt dhe nėse nuk e bėjnė kėtė ditėn e caktuar, ata gjobiten me 4 grosh Sklavonie. Ata duhet tė kujdesen pėr peshat tė bėjne kujdes pėr ata njerez qė shesin pa peshe mishin e trajtuar per mish tredhur apo mish tė ngordhur, qė nuk ėshtė therur nė thertore. Ata kanė tė drejtė tė ngrenė akuzė dhe fjala e tyre tė besohet. Kundravajtėsit tė gjobiten me 8 hyperperė Sklavonie, gjysma pėr Kontin dhe gjysma tjeter pėr Komunėn, ndėrsa gjykatėsit nuk duhet t’u japin leje pėr mish tė ngordhur, qė nuk ėshtė therur nė thertore.


    Mbi besueshmėrinė e gjykatėsve.
    Kreu 110.

    Gjykatėsit e zgjedhur dhe qė kanė bėrė betimin, gjatė vitit qė janė nė detyrė, duhet tė besohen pėr gjithė sa bėhet dhe thuhet nė prani tė tyre. Me kalimin e vitit atij nuk mund t’i besohet mė shumė nga ē’do t’i besohej njė njeriu tė zakonshėm.


    Mbi formimin e trupit gjykyes.
    Kreu 111.

    Nėse nė njė proēes gjyqėsor njėra palė pyet tjetrėn:”a je dakord me kėtė trup gjykues” dhe tjetra jep pėlqimin e saj, ky pranim nuk eshte i vlefshem po qe se nuk ndodhen dy gjykatės tė pranishėm, tė cilėt jane te domosdoshem pėr te gjykuar ēdo ēėshtje; pėr ēėshtje ku trajtohen vlera nga 2 hyperperė e poshtė, mund te procedohet edhe me nje gjyqtar


    Mbi gjykatėsin qė dyshohet.
    Kreu 112.

    Askush nuk mund tė refuzojė pa arsye ndonjerin nga gjykatėsit nė gjykim, veē rastit kur ėshtė i aferm i njė gjaku, vėlla, gjysh, dhėndėr, nip, vjehėrr, kunat e kumbar, si nga ana e burrit, dhe nga ana e gruas. Nėse gjykatėsi tjetėr kėshillohet me gjykatėsin e kundershtuar pėr arsyet e mėsipėrme, ai dėnohet me njė gjobė prej 8 hyperperėsh dhe vendimi i marre tė quhet i paqėnė dhe i pavlerė.


    Mbi ndalimin e gjyqeve tė djelave dhe ditėve tė Pashkės.
    Kreu 113.

    I ndalohet ēdo gjykatėsi tė gjykojė ēėshtje midis dy qytetarėve, po ashtu midis dy tė huajve ose midis njė qytetari dhe njė tė huaji, diteve tė diela, gjatė Krishtlindjes, Karnavaleve, Epifanisė apo nė festat qė lidhen me Shėn Marinė dhe me ate te Ngjitjes nė Qiell.


    Mbi pretendimet nė kohėn e korrjeve.
    Kreu114.

    Qytetarėt tanė nuk mund tė ngrenė pretendime toke nė kohė te vjelash e korrjesh, as pretendime mbi prodhimet nė fjalė, ndėrkohė qė mund tė ngrenė ēdo pretendim tjetėr.


    Mbi ata qė nuk paraqiten nė gjyq.
    Kreu 115.


    Kur njė person i thirrur nė gjyq pėr tri herė rradhazi nuk paraqitet as herėn e tretė, ai dėnohet nė mungesė dhe gjykatėsit i japin palės tjetėr atė qe kėrkon, duke hequr menjanė pjesėn e Kontit. Po ashtu, po qe se pretendohet kthimi i njė borxhi, gjykatėsit ti vėnė nė dispozicion pretendentit njė titull pronėsie tė barabarte me vlerėne borxhit. Dhe nėse i interesuari nuk shfaqet pėr njė vit tė tėrė nė gjyq ,vendimi bėhet i pakthyeshėm. Po qe se paraqitet nė gjyq pėrpara se tė mbyllet viti, sė pari duhet tė paguajė tė gjitha shpenzimet e bera nga pala tjetėr, pastaj tė bėhet gjyqi mbi bazėn e provave tė njėrės e tė tjetrės palė.


    Mbi ata qė kundershtojnė tė paraqiten nė gjyq.
    Kreu 116.

    Kur njė person pyetet nga gjykatėsit dhe ata apo nje gjykatės, pėr tri herė rradhazi e ftojnė tė pėrgjigjet, dhe edhe pas kėsaj ai nuk pėrgjigjet, personi nė fjalė konsiderohet se e ka humbur ēėshtjen pė tė cilėn ėshtė drejtuar pyetja.


    C’duhet tė bėjė gruaja kur i shoqi ndodhet jashtė qytetit dhe nuk mund tė marrė pjesė nė gjyq.
    Kreu 117.

    Nėse thirret ne gjyq njė grua e martuar, pėr njė ēėshtje qė ka tė bėjė me tė ose me tė shoqin, dhe ky i fundit nuk ndodhet ne qytet, nė rastin e parė ajo duhet ti pėrgjigjet thirrjes menjėherė pėrmes avokatit tė saj. Nėse ēėshtja ka tė bėjė me tė shoqin, personi qė ngre padinė duhet tė paguajė shpenzimet pėr korrierin dėrgues tė fletėrthirrjes, shpenzime qė nė pėrfundim tė gjyqit i vihen nė ngarkim atij qė e humb gjyqin nė fjale. Nėse i thirruri nuk pėrgjigjet ,konsiderohet humbės. Gjykatėsit duhet t'ia kėrkojnė detyrimet burrit e jo gruas. Nėse pretenduesi zotėron njė letėr noteri qė vėrteton dhėnien e borxhit, kurse borxhliu nuk e ka njė tė tillė qė tė vertetoje marrjen e tij, kėrkuesi ka tė drejta mbi personin e tij nė ēdo vend tė botės.


    Mbi paraqitjen e provave nė gjyq.
    Kreu 118.


    Nėse dikush do tė hedhė dikė nė gjyq, duhet tė veprojė nė kėtė mėnyrė: sė pari duhet tė paraqesė tė gjitha provat, qė t'i hedhė nė njė fletore ose nė skedė pėrmjes shkruesit tė tij. Kėto duhet t’ia dorėzojė gjykatėsit. Pėr tė dhene gjykimin pėr to do te mblidhet Kėshilli, i cili dėrgon dhe pėrgjigjen.


    Mbi gjykimin.
    Kreu 119.


    Kur ndonjėri hap gjyq pėr ēėshtje prone ose pėr shuma nga 8 hyperperė e lart, gjyqi tė bėhet brėnda 15 ditėsh, kursė pėr ēėshtje me mė pak se 8 hyperperė tė vendosin vetė gjykatėsit.


    Mbi dėshmitė me dokument tė noterit e tė garantėve.
    Kreu 120.


    Nėse dikush paraqitet pėr t'u pėrgjigjur nė gjyq dhe nėse dokumenti i noterit ose i garantėve do t'i kundėrshtojė ato qe thotė ai, gjykatėsit i japin njė afat kohe prej 3 ditėsh pėr tė pėrgėnjeshtruar dokumentin e noterit. Kurse dėshminė e shkurtėr tė garantėve duhet ta pėrgėnjeshtrojnė jo mė vone se pas njė dite. Nė rast se pas skadimit tė kėtij afati nuk ėshtė nė gjėndje tė deponojė, gjykatėsit duhet tė japin vendimin ne bazė te dokumentit ose garancisė sė shkruar.

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anėtarėsuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    Mbi hapjen e ēėshtjeve.
    Kreu 121.

    Nėse hapet njė ēėshtje ajo duhet ēuar deri nė fund. Pala qė e humbet ēėshtjen duhet tė shlyhet plotėsisht me fituesin dhe pastaj mund t’i bėjė pyetje fituesit, i cili duhet tė pėrgjigjet.


    Kur ngrihen pretendime mbi diēka.
    Kreu 122.

    Kur kėrkohet gjėja e huaj, duhen prova pėr ta marrė. Pėr gjėnė e tij personi nuk ka nevojė pėr dėshmi. Nėse ai qė pretendon diēka nuk zotėron dėshmi, palės tjetėr i mjafton betimi siē ėshtė zakoni.


    Mbi mėnyrat si mund tė provohet e vėrteta.
    Kreu 123.

    Asnjė nuk mund tė provojė tė drejtėn e vet nė gjyq, veēse me anė tė pohimeve tė vete palės kundėrshtare, me anė tė dėshmitarėve tė ligjshėm ose pėrmes njė letre tė shkruar nga dora e vete kundėrshtarit. Kjo letėr, nėse ėshtė e vulosur me vulėn e Komunės, mund tė besohet njėlloj si karta e noterit dhe po aq vlen letra e shkruar nga borxhliu me dorėn e vet.


    Mbi pretendimet pėr pronė ose diēka tjetėr.
    Kreu 124.

    Nėse njė qytetar i yni apo i huaj, ngre nje pretendim pėrmes gjyaktėsve, mbi njė pronė apo diēka tjetėr, dhe nėse pala paraqitet nė ballafaqim por nuk arrin ose nuk do tė paraqesė prova, atėherė gjykatėsit duhet t'ia marrin atij pronen apo sendin e kundershtuar me njė vendim tė pakthyeshėm.


    Mbi dėnimin.
    Kreu 125.

    Askush nuk mund tė dėnohet pa dėgjuar dy apo tre dėshmitarė.


    Kur kėrkohet mė shumė.
    Kreu 126.

    Kur dikush kėrkon mė gjyq t'i kthehet njė borxh, por pretendon mė shumė se sa duhet tė marrė, nėse provohet njė gjė e tillė, ai do tė humbasė gjithshka.


    Mbi ēėshtjet e diskutueshme.
    Kreu 127.


    Nėse njė person ka njė ēėshtje tė hapur me njė person tjetėr pėr njė gjė tė caktuar, asnjėri prej tyre nuk duhe tė bėjė ndonjė lėvizje perpara se tė vendosin gjykatėsit. Nėse njėra nga palėt vepron nė kundershtim me kete, pėrpara se tė jetė dhėnė vendimi, konsiderohet se e ka humbur ēėshtjen ne fjale.

    Mbi rrėfimin.
    Kreu 128.

    Urdhėrojmė qė nėse njė person rrėfehet nė gjyq pėrpara gjykatėsve pėr diēka qė lidhet me tė ose me pronat e tij, ndėrkohė qė ka ēėshtje tė hapur me dikė qė nuk ndodhet nė sallė, gjykatėsit t’i japin gjyqin palės tjetėr.


    Mbi dėshminė e avokatit.
    Kreu 129.


    Nė rast se nė gjyq paraqitet njė avokat qė dėshmon pėrpara gjykatėsve dhe personit qė e ka pajtuar si avokat dhe nėse nuk kundėrshtohet nga klienti i tij, atėherė dėshmia ne fjale konsiderohet e vėrtetė, e vlefshme, sikur ta ketė bėrė vetė klienti i tij. Nėse kundėrshtohet nga personi qė e ka zgjedhur si kujdestar apo avokat tė tij, dėshmia e avokatit konsiderohet e pavlefshme dhe nuk merret parasysh.


    Mbi zgjedhjen e garantėve nė gjyq.
    Kreu 130.

    Njė person qe i rekomandohet gjyqit nuk mund tė pranohe si garant i besueshėm nėse nuk paguan nga 10 hyperperė e lart. Mund te konsiderohet i besueshėm, veēse kur pajiset me njė autorizim nga noteri. Kushte tė tjera pėr garantin janė: tė mos jetė mė i vogėl se 14 vjeē, tė mos jetė i ati, vėllai, kushėri prej nje fisi e gjaku, nipi, gjyshi, kunati, dhėndėrri, vjehėrr i palės ne fjale, burre apo grua qofte. Kėsaj liste i shtohen dhe shėrbėtorėt, tė varfrit qė nuk zotėrojnė mė shume se 20 hyperperė pasuri, gjakėsit, kumbarėt, sllavėt, arbėreshėt. Gjithashtu garanti nuk mund tė jetė nje femer, nje mashtrues, nje njer qe ka tradhetuar qytetin, bashkepronar ose ortak mė personin pėr tė cilin duhet tė garantojė. Pėr ēėshtje martese ose prike, kur ka mosmarrėveshje mes dhėndrrit dhe familjes sė nuses, nė mungesė tė nje dokumenti tė noterit, tė afėrmit e njėrės dhe tjetrės palė mund tė pajtohen si garantė. Gruaja mund tė pranohet garante pėr ēėshtje qė kanė tė bėjnė me mosmarrveshje pėr ditėn e blojės, pėr moshėn, pėr fėmijėt, pėr sjelljen dhe virgjėrinė e vashave.


    Mbi paraqitjen e provave nė gjyq.
    Kreu 131.


    Nėse dikush kėrkon tė drejtėn e tij para gjykatėsve duhet tė ofrojė prova tė besueshme nėpėrmjet garantėve tė besuar. Gjykatėsit i vėnė garantėt tė betohen perpara te gjitheve se do tė thonė tė vėrtetėn. Me pas duhet tė pyesin seicilin veēmas, nė mėnyrė qė tė mos dėgjojnė dėshminė e njėri–tjetrit. Gjatė kohės qė bėhen pyetje, dėgjohen ose leshohen dėshmitė e sicilit garant, njė sekretar mban shėnim pėr gjithshka.


    Mbi dėshmitarėt.
    Kreu 132.


    Nėse personi qė thirret tė dėshmojė pohon se “beson se kėshtu ėshtė e vėrteta, por ai nuk mund ta thote me siguri” dėshmia e tij nuk duhet tė konsiderohet e vlefshme.


    Pėrsėri mbi dėshmitarėt.
    Kreu 133.

    Personi qė ėshtė pranuar pėr garant mund tė dėshmojė vetėm nė seancėn qė i ėshtė caktuar, pėrndryshe nuk ėshtė i besueshėm. Pėrjashtim bėhet pėr garantėt e thirrur pėr vjedhje tė kryera gjatė natės ose jasht territorit tė qytetit apo pėr plaēkitjet e bėra jashtė qytetit ose edhe nė qytet, gjatė natės.


    Garantėt tė betohen mbi ungjill pėrpara te ngrėnit.
    Kreu 134.

    Garantėt e thirrur nė gjyq tė vijnė pėr tė njėjtėn ēėshtje. Secili prej tyre duhet te ftohet tė bėjė betimin mbi ungjill pėrpara ngrėnies, jo pas saj. Pėrndryshe, dėshmia e tij nuk konsiderohet e vlefshme.


    Kur ati dėshmon pėr bijtė.
    Kreu 135.


    Babai mund tė jetė dėshmitar nė ēdo gjė pėr bijtė, qofshin ata meshkuj apo femra dhe fjala e tij ėshtė ligj pėr ndarjen e pasurisė. Nėna mund tė jetė dėshmitare pėr bijtė e saj, por vetėm pėr meshkujt e jo pėr femrat.


    Mbi dėshmitė nė proēeset midis qytetarėve dhe tė huajve.
    Kreu 136.


    Nė proēeset midis qytetarėve nga njėra anė dhe sllavėve dhe arbėreshėve nga ana tjetėr, pala qe i ofron dėshmitarit duhet t’i zgjedhė ata gjysem pėr gjysėm, nga tė vetėt dhe nga tė palės tjetėr. Ndryshe garancia nuk konsiderohet e besueshme.


    Mbi thirrjen e dėshmitarit.
    Kreu 137.


    Kur caktohet njė dėshmitar, ai thirret nga korrieri ose nga vataku tri herė dhe nė rast se dhe pas herės sė tretė nuk paraqitet tė dėshmojė, ose paraqitet por refuzon tė dėshmojė, atėherė dėshmitari ne fjale ėshtė i detyruar te paguajė te gjithė dėmin qė pėson pala qė humbet gjyqin. Nėse dėshmitari ėshtė i pamundur, gjykatėsit bashke me sekretarin shkojnė nė shtėpinė e tė sėmurit, e ftojnė ate tė betohet mbi ungjill, se do tė thotė tė vėrtetėn. Nėse nje grua duhet tė kryejė dhe ajo betimin, gjykatėsit dhe sekretari shkojnė nė shtėpinė e asaj dhe e vėnė atė tė bejė kete betim.


    Mbi ata qė i kanė borxh Komunės.
    Kreu 138.


    Gjykatėsit e kanė pėr detyrė ti shtrėngojnė borxhlinjtė e Komunės t'i kthejnė asaj gjithe sa i detyrohen nga tatimet, nga shitjet dhe nga ēdo gjė tjetėr.


    Mbi dėshmitarėt e rremė.
    Kreu 139.


    Kur njė dėshmitar, i shtyrė nga ligėsia e tij apo i joshur nga tė hollat, jep dėshmi tė rreme nė dėm tė dikujt dhe njė gjė e tillė provohet, ai detyrohet tė paguajė gjithė dėmin si dhe njė gjobė prej 8 hyperperesh Sklavonie, gjysmėn Kontin dhe gjysmen tjeter tė dėmtuarit. Veē kėsaj, njė dėshmitarė i tillė nuk do tė thirret mė tė dėshmojė dhe nuk mund tė shpresojė mė pėr ndonjė ofiq nė Komunė. Tė njėjtat sanksione vlejnė dhe pėr ata tė cilėt rekomandojnė dhe paraqesin dėshmitarė tė rremė.


    Mbi dokumentin e noterit.
    Kreu 140.


    Njė akt noterial mbi marrėveshje ose kontraktim borxhi duhet tė nėnshkruhet nga dy ose tre dėshmitarė tė ēdo pale dhe duhet tė jetė nė pėrputhje me Statutet e qytetit. Njė akt i tillė ėshtė i vlefshėm dhe askush nuk mund ta vėrė nė diskutim. Po keshtu, vendimi i gjyqit ka vlerė nė rast se nuk bie nė kundėrshtim me Statutet.

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anėtarėsuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    Mbi dokumentet e rreme
    Kreu 141


    Nese konsiderohet qe nje akt noteri eshte mbajtur ne nje vend te dyshimte, ose ka pesuar nderhyrje ne tekst, ose nuk mban nenshkrimin e deshmitareve, apo nuk eshte hartuar nga dora e nje noteri te rregullt, ne te gjitha keto raste pretenduesi qe paraqitet me nje dokument te tille, nuk mund te fitoje asgje, madje detyrohet te paguaje 50 hyperpere gjobe, gjysmen Kontit dhe gjysmen tjeter paditesit.


    Akti i vendimit
    Kreu 142


    Nese nje person ben ankese ndaj nje tjetri duke paraqitur nje akt vendimi te vjeter ose te ri, ndersa pala tjeter nuk eshte ne gjendje te paraqese nga ana e saj dokumenta per te njejten ēeshtje, duhet te konsiderohet i vlefshem akti me i ri qe eshte formuluar ne baze te Statuteve dhe jo deshmia e vjeter e borxhit. Nese behet fjale per dokumenta te noterit, ne fillim duhet te shlyhet pagesa e vjeter, pastaj e reja. Ne te njejten menyre duhet te paguhet borxhi i marre me garanci.


    Mbi aktet e arkivuara
    Kreu 143


    Nje noter mund te terheqe nje akt nga arkivi i nje noteri tjeter, vetem me urdher dhe me deshire te gjykatesve, per ta kopjuar ate fjale per fjale me doren e tij, pa i hequr dhe pa i shtuar asgje origjinalit. Vetem keshtu akti ne fjale merr vlere dhe besueshmeri te perjetshme.


    Kur nje klerik ka gjyq me nje laik
    Kreu 144


    Nese nje laik hedh ne gjyq nje klerik, ēeshtja duhet te gjykohet nga peshkopi bashke me gjykatesit, siē e kerkojne Statutet dhe zakonet e qytetit tone. Vendimi duhet te shkruhet nga noteri i Komunes, ndryshe ai konsiderohet i pavlefshem. Nese peshkopi nuk ndodhet, te zevendesohet nga mekembesi i tij


    Kur laiku ka gjyq me nje klerik
    Kreu 145


    Nese nje laik hedh ne gjyq nje klerik per ēeshtje qe kane te bejne me proven e tij, jo me ate te kishes, kleriku duhet te pergjigjet perpara gjykatesve. Perndryshe, gjykatesit ia japin gjyqin pales tjeter. Nese behet fjale per pronat e kishes, kleriku nuk eshte i detyruar te paraqitet perpara gjykatesve.


    Mbi dokumentin e borxhit
    Kreu 146


    Kur midis dy personave lind nje mosmarrveshje per ēeshtje borxhi dhe pretenduesi zoteron nje dokument te noterit, ky i fundit duhet ta konfirmoje duke u betuar mbi ungjill shumen e marre mbi bazen e ketij dokumenti. Nese behet fjale per prona ose per bageti, aktvendimi i gjyqit nuk ka nevoje te konfirmohet me ane te betimit.


    Mbi garantet
    Kreu 147


    Kur nje person hedh dike ne gjyq mbi bazen e deshmive dhe kur keto deshmi nuk rezultojne te besueshme, pala tjeter konsiderohet e pafajshme, pa qene e detyruar te kryeje betimin mbi Ungjill.


    Mbi deshmine e klerikeve
    Kreu 148


    Gjykatesi nuk ka te drejte te detyroje nje klerik te thirrur si deshmitar qe te beje betimin perpara tij. Ai duhet te betohet perpara autoritetit fetar, qofte edhe ne prani te gjykatesve.


    Mbi te drejten e prones mbi shtepine, shkallaren, hajatin, vreshten, bahēen, ullishten, lajthishten e toka te tjera.
    Kreu 149

    Cilido person, i cili zoteron prej 40 vjetesh nje prone te patundshme, si shtepi, hajat, shkallare me themel, are, vreshte, bahēe, ullishte e ēdo toke tjeter dhe ne rast se gjate gjithe kesaj periudhe nuk ka pasur ndonje pretendim ngaj ketyre pronave, atehere ato konsiderohen prone e tij e perjetshme.


    Mbi kundershtimin e vendimit
    Kreu 150


    Kur nje person ngre pretendime ndaj deshmitareve, ndaj dokumentit qe permban vendimin e noterizuar ose ndaj pales kundershtare e kjo e fundit eshte ne gjendje t'i pergjgjet ne menyre bindese akuzes qe i drejtohet, atehere pretendimi konsiderohet i pavlefshem.


    Mbi dhenien e vendimit
    Kreu 151


    Mbasi ta kene mbyllyr ēeshtjen, gjykatesit jane te detyruar ta shpallin vendimin e marre brenda 15 ditesh. Nese ky afat shkelet, gjykatesi fajtor per mos shpalljen e vendimit ne fjale, detyrohet te paguaje nje gjobe prej 9 hyperperesh Sklavonie. Nese dikush i kundervihet vendimit te dhene nga gjykatesit ne baze te Statuteve, denohet me nje gjobe prej 20 hyperperesh, qe ndahen barabar mes Kontit dhe gjykatesve. Nese vendimi bie ndesh me Statutet, ai konsiderohet i pavlefshem, pasi eshte e detyrueshme qe vendimi i gjykatesve te gjeje mbeshtetje ne Statute


    Mbi mandatin e funksionareve
    Kreu 152


    Asnje funksionar nuk mund te qendroje ne detyre me shume se nje vit, me perjashtim te avokatit apo te ndonje personi tjeter qe gjykohet i dobishem nga Komuna dhe qe mund te mbahet derisa te deshiroje ajo. Kundravajtesit gjobiten me 8 hyperpere, shume qe ndahet mes Kontit dhe Komunes.


    Mbi borxhet e te huajve
    Kreu 153


    Kur nje qytetar i yni hedh nje gjyq nje person te ardhur nga nje qytet tjeter per ēeshtje borxhi, veprohet si me poshte: nese borxhi eshte marre ne qytetin tone, i huaji duhet te gjykohet tek ne; nese qytetari yne i ka dhene huan te huajit diku tjeter, ai duhet te shkoje e ta kerkoje te drejten e tij tek qyteti i huamarresit. Dhe ashtu siē detyrohemi edhe ne t'i permbahemi ketij rregulli, ashtu jane te detyruar te veprojne edhe ata.


    Mbi ofiqin e peshkopit
    Kreu 154


    I nderuari peshkopi yne ka te drejte te gjykoje me autoritetin e tij ēeshtjet e lindura mes klerikeve per arsye prone a gjithshka tjeter. Perveē kesaj gjykon ēeshtje qe kane te bejne me testamentet e te krishtereve dhe te heretikeve, me fajdexhinjte dhe me fajden, me priken dhe me ndarjen e pasurise mes burrit dhe gruas.


    Mbi vulen e peshkopit
    Kreu 155


    Vendimet e peshkopit tone, te shkruara dhe te vulosura me vulen e tij ose te shkruara me doren e noterit tone, jane te vlefshme per te gjitha rastet qe i parashkruhen gjykimit te tij, jo ne raste te tjera, siē eshte parashikuar ne Statutet e qytetit tone.


    Mbi blerjen e gjykatesve
    Kreu 156


    Nese nje gjykates merr te holla per nje gjyq dhe nese nje gje e tille provohet, ai detyrohet te paguaje 8 hyperpere Sklavonie gjobe, qe ndahen pergjysem mes Kontit dhe Komunes. Nga ana tjeter, detyrohet t'i paguaje demin atij qe e ka humbur gjyqin per shkak te tij. Ne fund, ai e humbet pergjithmone te drejten per te ushtruar te drejten e gjykatesit te Komunes sone. E njejta gje vlen edhe per noterin e per ēdo funksionar tjeter te Komunes sone.


    Mbi ata qe pervetesojne pa vendim gjykate
    Kreu 157


    Askush nuk ka te drejte te pervehtesoje me force dhe pa vendim gjykate gjene e tjetrit, qofte kjo prone e tundshme apo e patundshme. Nese vepron keshtu, konsiderohen te pavlefshme te gjitha provat qe vertetesojne te drejtat e tij mbi keto prona dhe ai e humb gjyqin. Veē kesaj, detyrohet te paguaje 7 groshe gjobe dhe kesisoj gjithkush meson si te sillet.


    Mbi sendet e gjetura
    Kreu 158


    Nese dikush gjen nje gje te huaj dhe nuk ia tregon faktin gjykatesve, ose nuk e njofton qytetin permes semecit a vatakut, ne rast se kapet, duhet te trajtohet s person qe e ka vjedhur sendin ne fjale dhe te gjykohet si vjedhes, kurse sendi t'i kthehet te zotit.


    Mbi babain qe do te martoje te birin pa mbushur moshen e ligjshme
    Kreu 159


    Babai ka liri te plote ta martoje te birin dhe kur ky eshte nen moshe dhe te marre priken e gruas se te birit e ta perdore ate si te deshiroje. Kjo vlen per rastin kur babai e ka marre pelqimin e te birit si per martesen ashtu dhe per priken e se shoqes. Por nese i biri nuk deshiron qe i ati ta marre priken e gruas se tij dhe kerkon ta mbaje per vete, atehere babai, nese deshiron, mund ta deboje te birin dhe gruan e tij nga shtepia. Nese babai i dhendrrit nuk deshiron ta marre pajen e nuses, atehere duhet t'ua thote prinderve te saj. Kesisoj prika i kalon atij qe merr nusen dhe ne kete rast, djali nuk eshte i detyruar t'ia dorezoje ate te atit. Ky rregull vlen si per babain ashtu edhe per nenen e djalit.


    Mbi vajzat jetime te pamartuara.
    Kreu 160

    Vajzat e mbetura pa baba dhe pa nene, kane pjese te barabarte ne ndarjen e pasurise dhe te drejten te marrin priken e virgjerise. Nese mbeten jetime, vellai me nje apo me me shume motra, vellai apo vellezerit kane per detyre te martojne motren apo motrat, me ate ē'kane trasheguar ato nga babai e nga nena. Pjesa qe tepron, u takon te vellezerve ose vellait, nese eshte vetem nje.

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anėtarėsuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    Mbi martesen e femijeve.
    Kreu 161


    Prindet qe kane djem e vajza per te martuar duhet te kene parasysh se perpara martohen vajzat e me pas djemte. Nese nje djale deshiron te martohet perpara se motrat te kene dale nga shtepia, pa miratimin e prinderve, atehere babai dhe nena kane te drejte ta debojne ate nga shtepia.


    Vajzave te martuara nuk u takon pjese ne pasuri
    Kreu 162


    Kur nje baba apo nje nene kane vajza te martuara si dhe djem a djem te djemve, ata nuk duhet t'u japin gje tjeter vajzave, veē prikes. Gjithe sa mbetet pas sigurimit te prikes se vajzave, i takon djalit apo djemve te djemve. Nese nuk ka djem, vajzat duhet t'i ndajne keto pasuri mes tyre, ne menyre te barabarte, qe asnjera te mos marre me shume se tjetra nga pjesa e mbetur e pasurise, pas dhenies se prikave.


    Mbi ata qe japin gjene e huaj per prike
    Kreu 163

    Askush nuk ka te drejte te jape ne prike gjene e huaj, sikurse nuk ka te drejte ta shese, ta dhuroje apo ta shkembeje ate. Nese provohet se gjeja e dhene eshte e huaj, dhenesi detyrohet te paguaje nje gjobe prej 8 hyperperesh Sklavonie si dhe vleren e sendeve te dhena, siē e caktojne tre fisnike te ngarkuar me kete pune nga gjykatesit. Kete shume duhet ta paguaje personi qe ka dhene ne prike, qe ka shkembyer apo ka dhene gjene e tjetrit. Me t'u gjetur pronari, atj t'i kthehet sendi apo shtepia, bashke me te ardhurat dhe shpenzimet qe ajo bart, duke filluar nga momenti kur eshte marre. Kjo vlen per ņdo pasuri te huaj te pervetesur me dhune. Por nuk vlen per ato prona qe mbahen prej mese 40 vjetesh. Gjoba ndahet pergjysem mes Kontit dhe paditesit.


    Mbi borxhet e mbartura mbi prike.
    Kreu 164

    Nese dikush ka ndermend te kerkoje nje borxh mb nje prike te dhene, t'i jepet nje afat prej nje muaji, nese ndodhet ne qytetin tone dhe nje vit e gjysem, nese ndodhet jasht qytetit.
    Pas kalimit te ketyre afateve, nuk ka me detyrim te pergjigjet para askujt.


    Mbi jetersimin e pajes
    Kreu 165

    Nese dikush jeterson diēka nga paja e gruas se tij, me pelqmin e saj, me vone duhet ta ktheje dhe ta plotesoje nga pasuria e vet, ne menyre qe gruas te mos i humbe asgje nga prika e saj. Nese burri dhe gruajA bien ne varferi, gjithe sa ata vendosin me mirkuptim te shesin, konsiderohet si prone e perbashket.


    Mbi ēiftet qe jetojne pa prinderit
    Kreu 166

    Nese nje burre dhe nje grua martohen dhe jetojne vetem, pa prinderit, gjithshka qe ata fitojne se bashku konsiderohet e barabarte, pra gjysma i takon burrit dhe gjysma tjeter gruas. Kjo vlen edhe per demet.


    Mbi dhendrrin dhe nusen
    Kreu 167

    Nese pas marteses dhendrri dhe nusja jetojne bashke me vjehrrin dhe vjehrren, me kuneterit e me kunatat dhe nese me vone ēifti i martuar vendos te ndahet prej tyre, duhet te marre me vete aq sa kishte sjell ne martese. Kurse te ardhurat e siguruara nga gjithe familja vitin qe dhenderri dhe nusja vendosin te largohen nga shepia, duhet te ndahen ne fillim te vitit me pas.


    Si gruaja e burri mund t'ua kaloje pasurine njera tjetrit.
    Kreu 168


    Kur nje burre ose nje grua merr persiper te administroje pronat, duhet t'i perballoje punet, te punoje mire vreshtat, te mbuloje ēatine e te ruaje te gjitha prodhimet, sikur te ishin te vetat. Nese per nje vit nuk i ben si duhet keto pun ne vreshta apo nuk e mbulon shtepine nese paraqitet nevoja, apo nese e shet shtepine, orendite apo ndertesat e tjera dhe nje gje e tille provohet, atehere gruaja privohet nga te gjitha gjerat qe zoteronte burri dhe po ashtu, burri nga ata qe zoteronte gruaja; keto u jepen te afermve, siē jane rradhitur ne testamentin e te ndjerit apo te se ndjeres.


    Mbi menyren si ua ndan babai pasurine te bijve.
    Kreu 169

    Nje baba qe ka femije te ligjshem meshkuj dhe qe deshiron t'ua ndaje atyre pasurite e tundshme dhe te patundtshme, eshte i lire ta beje nje gje te tille. Edhe sikur ndonjeri nga te bijte nuk e deshiron, ai duhet t'i caktoje seicilit pjesen e vet, te barabarte me ate te te tjereve. Nese babai e do njerin nga djemte me shume se te tjeret, mund t'i jape atij me shume se nje send me vlere jo me te madhe se 20 hyperpere, me kusht qe te mos jete shtepi apo kasolle. Nese babai deshiron ta mbaje te gjithe pjesen e djemve te tij deri ne fund te jetes, eshte i lire te veproje siē deshiron, siē eshte e lire edhe nena, duke mbajtur per vete, pa e ndare, deri sa te vdese te gjithe pasurine e vet.


    Kur mund te nxirret djali nga shtepia
    Kreu 170

    Ne rast se nje burri i vdes gruaja dhe nje gruaje i vdes burri, dhe femijet nuk duan te jetone me me prindin e mbetur gjalle, ose ne rast se pranojne te rrine me te, por te mos i binden vullnetit te tij, prindi ne fjale, babai apo nena, kane te drejte t'i debojne femijet nga shtepia, te mos u japn asgje, duke mbajtur per vete te gjithe pasurine deri sa te jene gjalle.


    Kur femijet e humbin te drejten e trashegimise
    Kreu 171

    Nese nena apo babai duan te perjashtojne nga trashegimia djalin e tyre, mund ta bejne kete, se pari, nese djali ngre dore kunder nenes apo babait; po ashtu, kur babai dhe nena jane te varfer dhe djali nuk pranon t'i ushqeje ata, edhe pse e ka nje mundesi te tille; kur babai dhe nena ndodhen ne burg dhe djali nuk perpiqet t'i nxjerre qe andej duke paguar, edhe pse i ka mundesite per nje gje te tille; kur vajza behet prostitute, edhe nese babai dhe nena kane vdekur, vellezerit kane pushtetit ta perjashtojne motren e tyre rrugaēe nga trashegimia; nese kjo moter e tille, nuk ka baba, nene apo vellezer te gjalle, por vetem moter, qe eshte nje grua e ndershme, atehere asaj i kalon edhe pjesa e pasurise se motres prostitute.


    Mbi ata qe martohen per se dyti
    Kreu 172


    Kur nje burre humb gruan e pare dhe deshiron te martohet serish, nese nuk ka femije me te paren, duhet, fillimisht, ta dorezoje priken e gruas se pare tek njerezit e saj. Ne rast se nuk vepron keshtu, nuk mund te marre nje grua te dyte.


    Mbi femijet e gruas se pare
    Kreu 173


    Nese femijet e gruas se pare nuk e kane marre priken e nenes, meqe babai eshte gjalle, edhe kur ky martohet me nje grua tjeter dhe ben femije te tjere me te, ne radhe te pare, babai duhet te heqe menjane priken qe ka me gruan e pare, pra me nenen e femijeve. Kurse me pasurite ne zoterim te babait si dhe me ato qe teprojne, femijeve te gruas se dyte u ndahet prika e nenes se tyre. Kjo vlen edhe ne rast se behet fjale per femijet e tri a kater grave. Nese per ndonjerin nga femijet e gruas se dyte a te trete, nuk mbetet asgje nga pasuria aterore per t'u dhene dhene pjesen e prikes qe u takon nga nena, atehere ai duhet te pajtohet me demin. Sidoqofte, femijet e lindur nga martesa e pare, nuk kane asnje detyrim kundrejt femijeve te lindur nga martesa te tjera te babait te tyre. Kur te gjithe femijet marrin rregullsht pjesen qe u takon nga prika e nenes, babai mund t'ua ndaje te gjithe femijeve pasurine e tij ne menyre te barabarte. Nese femijet jane me nje baba dhe me nje nene, pasurite e seicilit prind, duhet te ndahen gjithashtu ne menyre te barabarte.


    Mbi femijet e adaptuar
    Kreu 174


    Nese nje burre i martuar me nje grua te ligjshme nuk ka femije prej saj dhe nese burri dhe gruaja bien dakort te bejne nje biresim, mund te veprojne keshtu duke adaptuar fillimisht nje femije te vellait; nese ky nuk ka femije, mund te marrin per biresim nje femije te motres. Ne rast se edhe kjo nuk ka femije per te dhene per biresim, mund te marrin femijen e nje te afermi qe pranon biresimin, duke u paraqitur para gjykatesve, duke sjelle deshmitare dhe akt noteri per biresimin ne fjale. Si burri qe ka grua, ashtu edhe ai qe nuk ka, apo si gruaja qe ka burre dhe ajo qe nuk ka, kane te drejte t'ua kalojne femijeve te biresuar te gjithe pasurine e tyre.


    Mbi ndarjen e pasurive midis vellezerve, motrave dhe kusherinjve
    Kreu 175


    Kur te gjithe vellezerit, motrat dhe kusherinjte e kane bere ndarje e pasurive babait dhe te nenes si dhe femijeve qe kane rrjedhur prej tyre, permes betimit, deshmitareve dhe aktit noterial, nje ndarje e tille konsiderohet e rregullt. Por edhe ne rast se pasuria ndahet me mirkuptim, pa betim, pa deshmitare e pa akt noterial, ndarja ne fjale konsiderohet e rregullt, sikur te jete sanksionuar me akt noteri, qofte edhe sikur i interesuari te kete bere ndryshime dhe permiresime ne pjesen e tij, p.sh. duke mbjelle pjesen e vreshtes ose duke bere ndertime ne pjesen e prones se tij. Gjithashtu, nuk lejohet qe nipi, xhaxhai apo nje kusheri cilido, te marre pjese ne ndarjen e pasurive te babait.


    Mbi shitjen e prones
    Kreu 176


    Kur nje person deshiron te shese nje prone te tijen, ai duhet te porosise qe te bien kembanat e Shen Stefanit tri here gjate tri te dielave dhe te shpalle permes otagut ose semecit, se dikush shet prone dhe nese ka ndonje njeri qe kerkon ta bleje, te dergoje kumbaret e tij qe te merren vesh mes tyre. Me t'u arritur marrveshja, palet e interesuara shkojne duke marre seicila pale, dy apo tre deshmitare te noteri, ky perpilon aktin noterial te shitjes ne fjale. Nese blerja apo shitja behet ne nje menyre tjeter, ajo konsiderohet e pavlefshme.


    Mbi pamundesine e shitjes se prones nga femijet nen moshen 14 vjeē
    Kreu 177


    Nje femije qe nuk ka mbushru 14 vjeē, nuk mund ta shese nje prone te tijen. Per ta bere nje gje te tille, ai duhet te jete ne nje moshe mbi 14 vjeē. Kur veprohet ndryshe, shitja konsiderohet e pavlere.


    Mbi blerjen e bagetise ne tregun tone
    Kreu 178

    Nese nje shkodran blen ne trefun e qytetit, pra ne Favolete, ndonje kale, ka, mushke apo kafshe tjeter, duke pasur garant te besuar dhe nese nje i huaj vjen per ta marre kete kafshe, me pretendimin se i eshte vjedhur atij, qytetari nuk eshte i detyruar t'ia ktheje, por t'i tregoje emrin e shitesit nese e di; nese nuk e di, te betohet per kete gje. Nese i huaji ngul kembe qe ta ribleje kafshen qe e pretendon si te tijen, mund ta beje nje gje te tille, por duhet t'i jape pronarit te radhes, aq te holla sa ky i fundit betohet se i ka kushtuar blerja e kafshes ne fjale.


    Mbi pengjet
    Kreu 179


    Nese dikush ka marre peng nje send, nuk mund ta shese ate perpara se te skadoje afati. Kur ky mbaron, mbajtesi i pengut paraqitet tek gjykatesit, ne menyre qe keta t'i dergojne fjale tri here radhazi pronarit te sendit peng, per t'u paraqtur ta terheqe ate, kundrejt pageses se te hollave. Nese edhe pas thirrjes se trete, pronari i sendit nuk paraqitet, gjykatesit e lejojne mbajtesin e pengut qe ta shese ate. Nese ky peng shitet me nje ēmim me te ulet se detyrimi, t'i plotesohet shuma. Nese shitet me nje ēmim me te larte, teprica t'i kthehet pronarit te sendit. Shitjen duhet ta beje otagu ose semeci, duke e ēmuar aq sa vlen. Nese mbajtesi i pengut e humb pengun, duhet ta deshmoje nje gje te tille dhe t'i paguaje te zotit te gjithe vleren e sendit ne peng. Nese nuk eshte ne gjendje te jape deshmi, mbajtesi i pengut te betohet mbi Ungjill per humbjen.


    Mbi pasurite e lena peng
    Kreu 180

    Nese dikush ka peng nje pasuri apo nje send qe jep fitimem, mbajtesi i pengut mund te mbaje nga ky fitim pjesen qe duhet per te perballur shpenzimet, kurse pjesa tjeter e fitimit, futet ne llogari te borxhit. E gjithe kjo duhet te deshmohet me akt noteri.

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anėtarėsuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    Mbi betimin per pengun
    Kreu 181

    Kur hapet ēeshtja per shlyerjen e nje pengu, d.m.th per mbajtjen e pjeses qe i takon mbajtesit, ky i fundit duhet ta shese ate me ēmimin qe i takon, jo me shume.


    Mbi borxhet e femijeve
    Kreu 182


    Babait dhe nenes i ndalohet te paguajne borxhet e marra nga djemt ose vajzat e tyre pa e ditur ata. Po ashtu, u ndalohet kusherinjve te paguajne per kusherinjte. Gjykatesit duhet te detyrojne ate qe ka marre borxhin te shlyhet e huadhenesin, duke vene dore ne pasurine e tij, t'i kompensoje vleren e huase me pjesen e pasurise qe trashegon nga babai.


    Mbi pagesen e borxheve te babait
    Kreu 183


    Nese babai a nena e dikujt ka hyre ne borxh dhe nuk ka mundur ta shlyeje ate sa qe gjalle, u takon te bijve ta paguajne ate. Kjo vlen ne rastet kur te bijte kane trasheguar pasuri aterore. Ne rast te kundert, ata nuk jane te detyruar ta shlyejne borxhin ne fjale. Nese bijte kane trasheguar ndonje lloj pasurie, duhet te paguajne borxhin ne fjale, jo me shume.


    Mbi marrjen me qera te kuajve dhe kafsheve te ngarkeses
    Kreu 184


    Personi qe merr me qera nje kale ose nje gomar, nuk duhet ta mbaje ate pertej kohes qe i nevojitet per te kryer udhetimin per te cilin eshte marre vesh me pronarin e kafshes. Po ashtu, ai nuk mund te ngarkoje kalin apo gomarin me shume nga ē'eshte rene ne ujdi me pronarin. Nese vepron ndryshe, detyrohet te paguaje dyfishin e qerase dhe nje gjobe per 12 hyperperesh Sklavonie, qe ndahen pergjysem mes Kontit dhe pronarit te kafshes. Nese kjo e fundit ngordh, qeramarresi detyrohet te paguaje vleren e kafshes. Nese kafsha rrembehet me force, rrezikun e merr persiper pronari i saj, perveē rastit kur qeramarresi e ka marre mbi vete pergjegjesine e rastit. Nese kafsha vidhet kur pronari ose djali i tij jane te pranishem, demin e peson pronari i kafshes; por ne rast se ky i fundit apo i biri nuk jane te pranishem kur ndodh vjedhja ne fjale, demin e paguan qeramarresi.


    Mbi detyrimet e te burgosurit
    Kreu 185


    Nese nje person qe mbahet i mbyllur ne burg merr persiper ndonje detyrim ligjor gjate kohes qe kryen denimin, ky detyrim konsiderohet i qenesishem.


    Kur mund te behet testamenti
    Kreu 186


    Kur djali ka mbushur 14 vjeē eshte i lire te hartoje testament me akt noteri ose me deshmitare. Nese harton testamentin perpara se te kete arritur ne kete moshe, ky konsiderohet pavlere dhe pasuria e tij ndahet mes njerezve me te aferm. Vajza dhe femra ne pergjithesi ka te drejte te perpiloje testament duke filluar nga mosha 12 vjeē e lart. Nese nuk e ka mbushur kete moshe, testamenti i hartuar prej saj konsiderohet e pavlere. Nese vajza vdes e pamartuar dhe nuk ka bere testament, pasuria e saj i mbetet njeriut me te afert.


    Ndalimi i ēdo ndikimi me hartimin e testamentit
    Kreu 187

    Asnje burri apo gruaje nuk i lejohet te mesoje dike per te hartuar testament. Nese nje gje e tille provohet, personi ne fjale nuk merr asgje nga sa mund te kete lene ne testament i vdekuri. Edhe ne rast se i vdekuri nuk i ka lene gje, ai denohet me nje gjobe prej 8 hyperperesh, qe ndahet mes Komunes dhe paditesit.


    Mbi testamentin e hartuar me prani deshmitaresh
    Kreu 188


    Nese dikush e harton testamentin e vet ne prani te deshmitareve dhe pa pranine e noterit, duhet qe testamenti ne fjale te ligjesohet me pas nga noteri. Por ne rast se ky i fundit nuk pranon ta beje nje gje te tille, zbatuesit e testamentit duhet te paraqiten tek gjykatesit dhe ta vulosin ate me shenjen e Komunes. Gjykatesit jane te autorizuar ta vulosin testamentin, kundrejt betimit te te interesuarve. Me pas, testamenti eshte i vlefshem njelloj sikur ta kishte perpiluar vete noteri.


    Mbi testamentin e hartuar ne pranine e noterit
    Kreu 189


    Nese dikush deshiron te beje nje testament me noter, mund te veproje keshtu, ne prani te dy ose tre deshmitareve te betuar. Nese egzistojne disa testamente te perpiluara ne te njejten menyre, konsiderohet i vlefshem testamenti i fundit.


    Testamenti i hartuar ne prani te nunit
    Kreu 190


    Nese dikush e ben testamentin vetem ne prani te nunit, ky i fundit nuk mund te perfitoje nga testamenti ne fjale, me shume se 3 hyperpere.


    Mbi testamentin e bere nga personi vete
    Kreu 191


    Nese nje person e shkruan testamentin e tij te fundit me doren e vet, pa prani deshmitaresh, ky testament konsiderohet i rregullt. Megjithate, ai eshte i detyruar t'ua beje te njohur ate zbatuesve.


    Kur egzistojne me se nje testament
    Kreu 192

    Nese dikush harton shume testamente ne te gjalle te tij, dhe nese pas vdekjes paraqiten te gjithe, i pranueshem eshte testamenti i fundit.


    Mbi testamentet e hartuara jasht qytetit
    Kreu 193


    Nese nje qytetar i yni ka hartuar testamentin e tij duke qene jasht qytetit te Shkodres, ai eshte detyruar qe brenda tre muajve nga koha e perpilimit -nese ndodhet ne krahine- ose brenda vitit -nese ndodhet jashte saj- t'ua paraqese ate tre deshmitareve te besuar, qofshin keta shkodrane apo dhe te huaj. Me pas, testamenti sillet ne qytet t'u paraqitet gjykatesve brenda tete diteve dhe u jepet atyre personalisht per ta vertetuar dhe ligjesuar ata, me doren e tyre. Nese testamenti ne fjale paraqitet pas tete diteve, konsiderohet i pavlere.


    Mbi njerezit e fese
    Kreu 194


    Te gjithe ata qe vendosin t'i perkushtohen fese dhe te bashkohen me ēdo lloj urdheri, kane te drejte te hartojne testament perpara se te bejne pjese ne urdherin ne fjale ose deri ne nje vit pasi bejne pjese ne te. Me te bere betimin, ata e humbin ēdo te drejte mbi pasurine e tundshme te tyre, qe ndahet siē percaktohet ne testamentin ne fjale, te hartuar nje vit me pare. Nese nuk kane bere testament perpara nji viti, pasuria e tyre shperndahet siē veprohet per ēdo njeri tjeter.


    Mbi lirine e hartuesit te testamentit
    Kreu 195

    Nje person, kur ka nje djale ose jo, eshte i lire t'i ndaje si te doje pasurite e tij, madje mund t'ua jape edhe te huajve. As djali, as vajza dhe askush tjeter, nuk kane te drejte ta kundershtojne vullnetin e tij.


    Mbi testamentin e nje femre
    Kreu 196


    Gruaja qe ka femije ka te drejte te beje testament dhe te lere menjane per lutje te shpirtit te saj, nje te pesten e prikes, nese kete prike nuk ia ka kaluar vajzes se saj. Perndryshe, te caktoje per pershpirtjen e saj, pjesen e mbetur, pasi t'u kete shperndare djemve pjesen qe u takon.


    Mbi testamentin e djalit
    Kreu 197

    Nese djali semuret rende e nena e babai jane gjalle, ai mund ta beje testamentin e tij nese deshiron, por per aq sa babai dhe nena i lejojne ne ate moment. Nese perfshin ne testament edhe pasurite e babait e te nenes, ky testament nuk mund te zbatohet, vetem pas vdekjes se tyre.


    Mbi ndarjen e pasurive te nje personi laik ose te nje femre qe nuk ka lene testament
    Kreu 198


    Nese nje person laik ose nje femer vdes pa lene testament, pasurite e personit ne fjale, i kalojne te gjitha bijve; nese nuk ka djem, i kalojne babait e nenes. Nese eshte pa baba e pa nene, ato trashegohen nga vellezerit dhe nese as te tille nuk ka, pasurite i marrin djemt e motrave. Ne mungese te tyre, pasurite u kalojne xhaxhallarev dhe bijve te tyre. Kur nuk ka te tille, perfitojne kusherinjte dhe pas tyre djemt e kusherinjve, deri ne brezin e katert. Nese mungojne te gjthe personat e siperpermendur, pasuria e gruas i kalon burrit dhe pasuria e burrit, gruas. Ne rast mungese te burrit dhe te gruas, e gjithe pasuria ne fjale i kalon Komunes.


    Mbi sipermarresin
    Kreu 199

    Ne rast se nje sipermarres i ben keq punet e tij, gjykatesit me ane te betimit zgjedhin nje kujdestar qe eshte i afert i tij, me nje karte te noterit dhe ky i aferm qe zgjidhet kujdestare, ka pushtet mbi te gjithe pasurine e sipermarresit si dhe ka te drejte te punoje dhe te mbaje pronat e tij duke nxjerre te gjitha shpenzimet nga keto prona te sipermarresit, kurse pjesen e mbetur ia japin ketij te fundit.


    Kur nje grua ankohet kunder nje kleriku
    Kreu 200


    Nese nje grua e martuar qofte edhe me nje burre me emer te keq, ankohet ndaj nje kleriku per perdhunim, rrahje ose vjedhje, asaj i duhet besuar edhe pa deshmitare, ndersa kleriku duhet te paguaje si denim nje gjobe prej 50 hyperperesh Sklavonie. Gjysma e shumes i kalon peshkopit, nje e katerta Kontit dhe pjesa e mbetur, nje e katerta, gruas qe paraqet ankesen. Nese peshkopi heq dore nga pjesa e tij, ajo i kalon Komunes

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anėtarėsuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    Mbi perdhunimin e grave
    Kreu 201


    Nese nje burre perdhunon nje grua te ndershme te pamartuar dhe nese burri eshte i pamartuar, ai detyrohet te bashkohet me te ne martese te ligjshme. Por nese gruaja eshte e martuar, po ashtu edhe burri qe perdori dhunen, atehere ky i fundit detyrohet te paguaje nje gjobe prej 50 hyperperesh, qe ndahen pergjysem mes Kontit dhe gruas se dhunuar. Por per kete fakt, gruaja duhet te jape prova bindese


    Mbi sherbyesen e perdhunuar
    Kreu 202


    Nese dikush perdhunon sherbyesen e nje burri a te nje gruaje dhe sherbyesja vdes gjate lindjes, dhunuesi duhet t'i jape padronit te viktimes nje tjeter sherbyese. Djali apo vajza e lindur e sherbyeses, do te jete sherbyes a sherbyese e padronit te nenes se tyre.


    Mbi vjedhjen
    Kreu 203


    Nese nje burre i vjedh dikujt ne qytet apo jasht qytetit dhe nese vjedhja provohet, denohet me gjobe prej 12 hyperperesh Sklavonie, qe ndahen gjashte per Kontin dhe gjashte per zoteruesin e mallit te vjedhur. Perveē kesaj, gjeja e vjedhur i kthehet te zotit. Me pas, vjedhesi nuk mund te gjykohet dhe nuk mund te shpallet ne kerkim.


    Mbi djegien e trungjeve ose te duajve te kashtes
    Kreu 204

    Kur dikush u ve zjarrin trungjeve, duajve te kashtes ose arave dhe zjarri merr dhene pertej arave te tij e ai nuk kerkon ndihme, por largohet me te shpejte qe andej, denohet me nje gjobe prej 5 hyperperesh dhe detyrohet te shlyeje demin e shkaktuar. Gjoba ndahet pergjysme mes Kontit dhe te demtuarit. Nese provohet se ka kerkuar ndihme, do te paguaje vetem demin, jo gjoben.


    Mbi ata qe u vene zjarrin te lashtave
    Kreu 205

    Nese provohet se dikush i ka vene zjarrin qellimisht drithit, ullishteve, mullinjve, shtepive prej druri ose prej kashte, denohet me nje gjobe prej 25 hyperperesh Sklavonie dhe detyrohet te shlyeje demin. Gjoba ndahet ne menyre te barabarte me Kontit dhe te demtuarit. Nese ky i fundit nuk eshte ne gjendje te jape prova, te betohet bashke me gjashte fqinj te tij, perpara gjykatesve.


    Mbi shuarjen e zjarrit
    Kreu 206


    Cdo njeri duhet te veproje me te shpejte per shuarjen e zjarrit per shuarjen e zjarrit dhe nese nuk e ben kete kur mundet, paguan nje gjobe prej 12 groshesh, qe ndahen midis Kontit dhe Komunes. Nese zjarri bie ne qytet ose jasht tij dhe ndokush nuk i pergjigjet thirrjes per ndihme, ai detyrohet te paguaje nje gjobe 12 groshe, gjysmen per Kontin dhe gjysmen personit qe ka leshuar kushtrmin. Kur zjarri bie ne kullotat e Komunes, gjithkush duhet te vrapoje per ta shuar. Nese mund ta beje nje gje te tille dhe nuk e ben, detyrohet te paguaje gjoben e mesiperme.


    Mbi ata qe hyjne me force ne shtepine e huaj.
    Kreu 207


    Nese dikush, pa urdherin e gjykatave, hyn ne nje shtepi te huaj me dhune, diten apo naten dhe kjo gje provohet, detyrohet te gjobitet me 8 hyperpere Sklavonie si dhe te shlyeje demin. Gjoba ndahet pergjysem mes Kontit dhe paditesit.


    Mbi vjedhjet e bera gjate dites
    Kreu 208


    Nese dikush vjedh ne shtepine e huaj gjate dites dhe kjo gje provohet, vjedhesi gjobitet me 8 hyperpere Sklavonie, qe ndahen mes Kontit dhe paditesit, ne menyre te barabarte. Vjedhesi do te shlyeje edhe demin. Nese vjedhjen e sendit te huaj e kryen ne shtepine e tj, gjoba per t'u paguar eshte dyfish, pra 16 hyperpere.


    Mbi vjedhjen e kryer gjate nates
    Kreu 209


    Nese dikush vjedh ne shtepine e huaj gjate NATes dhe kjo gje provohet, denohet me nje gjobe prej 4 hyperperesh, gjysma Kontit dhe gjysma te demtuarit, duke i shlyer edhe demin.


    Mbi grabitjen e tokes
    Kreu 210


    Kur dikush i rremben fqinjit nje pjese toke ne are, vreshte apo kopesht, duke zhvendosur shenjat ose duke afruar dhera nga ana e tij, gjobitet me 3 hyperpere, qe ndahen mes Kontit dhe te demtuarit. Ketij te fundit i paguhet edhe demi i shkaktuar.


    Mbi ata qe vene dore mbi pasurine e Komunes
    Kreu 211


    Nese provohet se dikush ka vjedhur nje send te Komunes, denohet me nje gjobe prej 25 hyperperesh Sklavonie, me shlyerjen e demit; gjithashtu atij i ndalohet me pas te mund te marre ndonje titull a ofiq ne Komune.


    Mbi vjedhjet ne thertore
    Kreu 212

    Nese provohet se dikush ka vjedhur diēka ne thertore dhe fsheh ndonje kafshe per te mos paguar dogane, denohet me nje gjobe prej 2 hyperperesh dhe njekohesisht i merret kafsha e fshehur.


    Mbi ata qe kapen duke vjedhur per here te dyte
    Kreu 213


    Nese dikush kapet duke vjedhur per here te dyte, te gjitha akuzat kunder tij, nga ana e ēdo qytetar pranohen pa pasur nevoje per prova; autori i vjedhjes duhet te ktheje sendet e vjedhura ose vleren e tyre, qofte edhe duke shitur pasurine e tij, dhe pastaj te denohet.


    Mbi vjedhjen e kaut ose te gomarit
    Kreu 214


    Nese provohet se dikush ka vjedhur nje ka ose gomar, te denohet me nje gjobe prej 25 hyperperesh Sklavonie, qe ndahen barabar mes kontit dhe paditesit. Veē kesaj, duhet te ktheje kaun ose gomarin e vjedhur si dhe te zhdemtoje pronarin per mosperdorimin e kafshes ne fjale, nga dita kur u krye vjedhja. Nese i demtuari nuk eshte ne gjendje te paraqese prova, te betohet para gjykatesve se thote te verteten bashke me 6 burra te tjere.


    Mbi vjedhjen e stekave qe sherbejne per mbeshtetjen e hardhive
    Kreu 215


    Kur provohet se dikush ka vjedhur steka qe perdoren per mbajtjen e hardhive, denohet me nje gjobe prej 8 hyperperesh Sklavonie, gjysma per Kontin dhe gjysma tjeter per paditesin. Vjedhesi paguan gjithashtu edhe demin e shkaktuar. Nese vjedhja nuk provohet, t'i besohet betimit te gjashte burrave dhe vjedhesit.


    Mbi punishten dhe veglat
    Kreu 216

    Nese provohet me fakte se nje person ka vjedhur punishten dhe veglat e nje zejtari qe prodhon parmenda, fajtori denohet me nje gjobe prej 4 hyperperesh, qe ndahen barabar mes Kontit dhe paditesit. Vjedhesi shlyen edhe demin e shkaktuar.


    Mbi hostenin
    Kreu 217


    Nese dikush provohet se ka vjedhur nje hosten, detyrohet te paguaje demin dhe nje gjobe prej 2 hyperperash.


    Mbi vjedhjen e zhgjedhes
    Kreu 218


    Nese provohet se dikush ka vjedhur nje zgjedhe per qe', denohet me nje gjobe prej 2 hyperperesh qe ndahen mes Kontit dhe te demtuarit.


    Mbi vjedhjen e rrushit, e drithit, te lakrave dhe te prodhmeve te tjera
    Kreu 219


    Kur provohet se dikush ka vjedhur rrush, drithe, lakra, kunguj, tranguj, qershi, fiq, kumbulla e ēdo peme tjeter, te paguaje nje gjobe prej 2 hyperperesh, nese vjedhjen e ka bere diten dhe 4 hyperpere, nese ka vjedhur naten. Gjysma e shumes i kalon Kontit dhe gjysma tjeter te demtuarit, duke i paguar edhe demin e shkaktuar.

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anėtarėsuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    Mbi vjedhjet e kryera nga sherbyesi apo sherbyesja
    Kreu 220


    Kur nje sherbyes a sherbyese, ose dhe femijet e tyre vjedhin ne shtepine e te zotit apo diku gjetke dhe kur vjedhja provohet, vjedhesi te paguaje 2 hyperpere dhe te ktheje sendin e vjedhur.


    Mbi nxitjen e sherbyesit apo sherbyeses
    Kreu 221


    Nese dikush nxit nje sherbetor ose nje sherbetore apo dhe femijet e tyre, i keshillon te iki nga padroni i tyre dhe nje gje e tille provohet, personi nxites te gjobitet me 8 hyperpere dhe te zhdemtoje padronin per ikjen e sherbyesit a sherbyeses. Nese bashke me ikjen, sherbyesit marrin diēka ne shtepine e padronit a padrones, keta te fundit e marrin serish sendin e tyre.


    Kur nje qytetar i lire vjedh ne bashkeveprim me nje sherbetor
    Kreu 222


    Kur nje person i lire kryen vjedhje se bashku me nje sherbetor, vjedhjen e paguan i pari, bashke me nje gjobe prej 2 hyperperesh, nese vjedhja behet diten dhe 4 hyperpere, nese behet naten. Gjoben e pare duhet ta paguajne edhe persona te tjere te lire, qe perfshihen ne vjedhjen e organizuar me shebyesit.


    Mbi grabitesit e rrethinave
    Kreu 223


    Fshatrat ose katundet qe ndodhen rrotull qytetit te Shkodres, nuk duhet te mbajne brenda tyre vjedhes, qe mund te jene zene nje ose dy here ne faj. Nese veprohet ndryshe, fshati ose katundi ne fjale, duhet te paguaje 25 hyperpere, gjysmen e sasise Kontit dhe gjysmen tjeter Komunes. Perveē kesaj, fshati duhet te paguaje te gjitha vjedhjet qe kane mbetur pa u verifkuar. Si prove vlen pikersht fakti qe banoret e fshatit ne fjale kembengulin te mbajne mes tyre grabitesin ne fjale.


    Mbi vrasjet
    Kreu 224


    Nese provohet qe nje person ka vrare nje burre ose nje grua, te denohet me 5 hyperpere Sklavonie, qe duhet ndare mes Mbretit dhe njeriut me te afert te te vrarit. Pasi te kete paguar, te mbyllet ne shtepi e te paguaje urasben (taksen e gjakut). Nese nuk e paguan dot, ēeshtja t'i percillet gjykimit te Mbretit


    Mbi akuzat per vrasje
    225


    Kur ndaj nje njeriu te akuzuar per vrasje nuk mund te sillen prova, i akuzuari, duhet te betohet bashke me 12 burra te tjere, kurse per gjysme gjaku, me 6 burra. Nder keta qe betohen bashke me te mund te jene kusherinjte, krushqit ose miqt e tij, te cilet te perbetohen se i afermi i tyre eshte akuzuar pa te drejte dhe duhet te lirohet. Kreu qe trajton kete ēeshtje duhet te perfshihet ne nenin sllav, te futur ne Statute nga Mbreti.


    Mbi akuzen e pambeshtetur
    Kreu 226


    Kur nje qytetar i yni ēon dike para gjykatesve ose Kontit pa te drejte dhe nuk eshte ne gjendje ta provoje akuzen, qytetari akuzues duhet te paguaje te hollat qe pretendonte t'i paguante i akuzuari.


    Mbi vendosjen e kryqit
    Kreu 227


    Personi qe shkel mbi nje vend ku eshte vendosur kryqi, denohet me 10 hyperpere gjobe. Gjysmen e merr paditesi, por nese ky i fundit nuk eshte ne gjendje ta provoje padine e tij, detyrohet ta paguaje vete gjoben e mesiperme.


    Mbi tradhetine
    Kreu 228


    Nese vertetohet se dikush nuk i ka qendruar besnik qytetit tone, gjithe pasuria e tij behet prone publike, kurse tradhetarit i pritet koka, nese arrin te arratiset, te shpallet i debuar per jete nga qyteti yne.


    Mbi ata qe qellojne Kontin
    Kreu 229


    Kur dikush godet Kontin perpara gjykatesve, detyrohet te paguaje 8 hyperpere, gjysmat Kontit dhe gjysmat Komunes.


    Kur goditen gjykatesit
    Kreu 230


    Kur dikush godet gjykatesit ose ndonjerin pre tyre gjate proēesit, denohet me 30 hyperpere dhe me humbjen e ēeshtjes. Nese goditja ndodh jashte salles se gjyqit dhe fakti provohet, detyrohet te paguaje nje gjobe prej 15 hyperperesh, gjysmen Kontit dhe gjysmen tjeter viktimes.


    Kur goditet noteri ose sekretari.
    Kreu 231


    Kur qellohet noteri ose sekretari gjate proēesit, fajtori paguan 25 hyperpere. Kur goditja ndodh jasht salles se gjyqit, gjobitet me 12 hyperpere, qe ndahen pergjysem mes Kontit dhe viktimes.


    Kur goditet semenci dhe otagu
    Kreu 232


    Kushdo qe qellon semencin ose ptagun gjate gjykimit, denohet me nje gjobe prej 9 hyperperesh; nese goditja ndodh jasht salles se gjyqit, gjoba ne fjale eshte 4 hyperpere qe ndahen pergjysem mes Kontit dhe personit te goditur.


    Kur rrihen nepunesit
    Kreu 233


    Kur dikush rreh nje nepunes se Komunes, qe eshte ne sherbim te saj, fajtori gjobitet me 7 hyperpere, te ndare barabar mes Kontit te demtuarit.


    Kur dikush rrihet ne shtepine e tij
    Kreu 234


    Nese provohet se nje person ka rrahur dike duke i hyre ne shtepi, detyrohet te paguaje 16 hyperpere, gjysmen per hyrjen e gjysmen tjeter per daljen.


    Mbi rrahjen dhe qethjen
    Kreu 235


    Nese provohet se dikush ka rrahur apo ka qethur dike, denohet me nje gjobe prej 12 groshesh, te ndare barabar mes Kontit dhe viktimes. Nese shkaktar per zenie ka qene i rrahuri, demi eshte i tij dhe per me teper, duhet te paguaje edhe gjoben.

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anėtarėsuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    Kur rrihen te huajt
    Kreu 236


    Nese provohet se dikush ka rrahur nje te huaj, gjobitet me 8 hyperpere te ndare barabar mes Kontit dhe viktimes. Kur rrahja ndodh jasht qytetit, denimi eshte me nje gjobe prej 4 hyperperesh.


    Kur rrihet denoncuesi
    Kreu 237


    Kur dy persona kane hapur ēeshtje mes tyre dhe njeri prej tyre godet kundershtarin ose e fyen ate, fajtori paguan nje gjobe prej 4 hyperperesh, qe ndahen barabar mes Kontit dhe kundershtarit te fajtorit, me tej ky i fundit e humbet gjyqin.


    Mbi rrahjen me shkop
    Kreu 238


    Nese provohet qe nje person ka goditur dike me bastun, me dru apo me nje send tjeter, fajtori denohet me nje gjobe prej 2 hyperperesh, qe ndahet mes Kontit dhe te goditurit.


    Mbi shkuljen e mjekrres
    Kreu 239


    Nese provohet qe nje person i ka shkulur mjekrren nje tjetri, denohet me nje gjobe prej 50 hyperperesh, qe ndahen barabar mes Kontit dhe ankuesit.


    Goditjet me gure
    Kreu 240

    Kur ka prova se dikush ka goditur dike me gure, fajtori paguan nje gjobe prej 2 hyperperesh, qe ndahen pergjysem mes Kontit dhe te plagosurit. Veē kesaj, fajtori paguan edhe mjekun si dhe ditet e humbura te te goditurit. Nese gjate goditjes i demtuari ka thyer ndonje kocke, si pasoje e goditjes me gure apo me bastun, fajtori duhet te gjobitet me 8 hyperpere. Ne kete denim, perfshihen te gjitha llojet e goditjeve, si pasoje e te cilave, i demtuari detyrohet te rrije ne shtrat.


    Mbi plagosjet e shkaktuara gjate lojes
    Kreu 241


    Nese nje person plagos dike duke luajtur, nuk detyrohet te paguaje ndonje gjobe. Por nese provohet se demtimi eshte bere qellimisht, duhet te gjobitet ne vartesi te shkalles se demtimit qe ka shkaktuar.


    Mbi goditjet me grushta
    Kreu 242


    Kur dikush godet dike me grusht ose me thike, denohet me nje gjobe prej 2 hyperperesh, qe ndahen barabar mes Kontit dhe viktimes.


    Mbi plagosjet e renda
    Kreu 243


    Nese provohet qe nje person i ka shkaktuar dikujt plage te shumta, de denohet me nje gjobe prej 5 hyperperesh per ēdo plage, gjysma e shumes i kalon Kontit dhe gjysma tjeter te plagosurit.


    Mbi plagosjet ne qytet
    Kreu 244

    Nese dikush plagos dike naten, ne nje rruge publike te qytetit apo ne nje shesh, denohet me nje gjobe prej 12 groshesh dhe jo me masa te tjera, si ne rastet e mesiperme


    Mbi plagosjet ne detyre
    Kreu 245


    Nese dikush demtohet gjate sherbimit qe i kryen Komunes, gjykatesit duhet te heqin nga fondet e gjykates shpenzimet per mjekimin, per mjekun si dhe per ditet e humbura nga i demtuari, perveē rastit kur ky i fundit eshte demtuar per faj te tij.


    Mbi plagosjet me shpate, shigjete ose shufer hekuri
    Kreu 246


    Nese dikush ka plagosur dike me shpate, shigjete ose hekur duke shkaktuar gjak dhe kur gjykatesi dhe mjeku e gjykojne plagosjen me rrezik per jeten, te denohet me nje gjobe prej 50 hyperperesh, per mjekun dhe per kohen e humbur te te plagosurit. Nese nje fakt i tille nuk provohet, i akuzuari bashke me 6 burra duhet te beje betimin. Kur krimi provohet, te detyrohet fajtori te paguaje gjysem urazbe, qe i kalon barabar, Kontit dhe Komunes dhe gjysma tjeter, te plagosurit.


    Mbi plagosjet ne kishe
    Kreu 247


    Nese dikush plagos dike ne kishe duke i shkaktuar gjakderdhje, denohet me nje gjobe 10 hyperperesh, qe ndahen: gjysma mes gjykates dhe Komunes dhe gjysma tjeter, i kalon te plagosurit. Ne kete menyre duam te provojme nderimin per Kishen. Nese nuk ka gjakosje, denimi te jete nje gjobe prej 5 hyperperesh.


    Falsifikimi i shenjes se Komunes
    Kreu 248


    Nese provohet se dikush ka falsifikuar vulen e Komunes, masen, formen dhe ngjyren e saj per nje qellim te prape, te denohet me nje gjobe prej 100 hyperpere, gjysma i kalon gjykates dhe Komunes dhe gjysma tjeter denoncuesit. Falsifikuesi dhe tradhetari nuk duhet te kene te bejne me me Komunen.


    Mbi magjine
    Kreu 249


    Nese nje burre ose nje grua ushtron magjine ose ben marifete te tjera, duke perdorur barishte dhe ilaēe qe pihen dhe nje gje e tille provohet me perdorimin e kamxhikut, fajtori damkoset dhe shetitet neper te gjithe krahinen, duke u rrahur me kamxhik. Te gjykohet ne driten e diellit dhe ne qofte qytetar a qytetare, te detyrohet te paguaje nje gjobe prej 50 hyperpere, gjysmen Komunes dhe gjysmen tjeter personit qe ben denoncimin.


    Kur kafsha kapet duke demtuar
    Kreu 250


    Nese kafsha e dikujt futet ne vreshte, ne are, ne kopesht te dikujt tjeter dhe ben deme, i zoti i kafshes duhet te paguaje te gjithe demin, i cili vleresohet nga tre persona shpirterore te gjykates. Pronari i kafshes duhet te paguaje 12 groshe, gjysmen per gjykaten dhe gjysmen per Komunen, ne rast se provohet qe ai e ka futur qellimisht kafshen ne zoterimet e te tjereve, te denohet me nje gjobe te dyfishte. Nga pronaret e bagetive kerkohet t'i ruajne mire ato, ata vete apo njerez te paguar prej tyre ne menyre qe kafsha te ngordhe ne zoterimin e tyre dhe jo ne 0ato te te tjereve.


    Mbi demtimet
    Kreu 251


    Nese provohet qe nje person, i huaj apo bashkeqytetar apo bujk, demton dike ne rruge, ne vreshte, ne are a gjetke, detyrohet te paguaje nje gjobe prej 4 hyperpere, gjysmen Kontit dhe gjysmen tjeter Komunes. Veē kesaj duhet t'i shlyeje demin personit te demtuar.


    Kur derrat hyjne ne vreshte, ne are ose ne kopesht.
    Kreu 252


    Kur derrat e dkujt futen ne vreshta, ara apo kopshte te te tjereve, ne kohen qe mbajne ende prodhimin dhe pronar i derrave ne fjale eshte i paralajmeruar tri here radhazi, pas kesaj, pronari i tokes ka te drejte ta vrase derrin. Nese nuk deshiron ta beje nje gje te tille, ose derri arrin te shpetoje, pronari i tokes se demtuar, nuk duhet ta vrase derrin e ta demtoje ate, as nuk ka te drejte te kerkoje e te marre zhdemtim.


    Mbi dosen dhe gicat
    Kreu 253


    Nese nje dose me gicat e saj hyn ne vreshte, ne kopesht a ne vend tjeter, ku ben dem, pronari i vreshtes, kopeshtit, shtepise apo i ēdo zoterimi tjeter, mund ta vrase ate menjehere ose t'i rrembeje naten, pronarit te doses ē'te doje nga pasuria qe ka brenda qytetit. Kjo behet me qellim qe askush te mos mbaje ne qytet dosa me gica. Nese i demtuari nuk deshiron ta vrase dosen dhe gicat, atehere i lind e drejta te kerkoje zhdemtim nga pronari i tyre.


    Mbi demet e shkaktuara prane nje fshati
    Kreu 254


    Nese nje qytetar i yni plaēkitet ose peson ēdo lloj demtimi tjeter ne afersi te nje katundi ose te nje ferme, katundi e ferma ne fjale jane te detyruar ta zhdemtojne ate plotesisht, nese nuk jane ne gjendje ta dorezojne vjedhesin

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anėtarėsuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    Mbi fyerjet e llojit "hajdut", "bir kurve", "zgjebanjos" Kreu 255
    Kreu 255

    Nese dikush e fyen tjetrin mefjalet "hajdut", "bir bushtre", "zgjebanjos", "bastard", "gomar", e fyerje te tilla nuk eshte ne gjendje t'i mbeshtese me prova, t'i paguaje personit te fyer nje gjobe prej 8 hyperpere. E njejta shume i paguhet dhe nje gruaje te ndershme te fyer me fjalet "kuēke", "hajdute", "shtrige", nese akuza te tilla nuk provohen.


    Kur vihet dore mbi nje femer ose hyhet me dhune ne banesen e saj
    Kreu 256


    Nese provohet qe nje laik prek me dore, rreh nje grua apo dhunon banesen e saj, denohet me nje gjobe prej 8 hyperperesh. Nese dhunon nje tjeter grua ne te njejten menyre, te gjobitet me 8 hyperpere, gjysmen Kontit dhe gjysmen tjeter paditesit.


    Mbi fyerjet e te pandehurit
    Kreu 257

    Kur nje person ne gjykim guxon te fyeje te pandehurit, statutet ose Kontin, detyrohet te paguaje nje gjobe 8 hyperpere dhe humb menjehere gjyqin. Gjoba ndahet barabar mes Kontit dhe personit te fyer.


    Kur fyhet kundershtari ne gjyq
    Kreu 258


    Nese nje person fyen kundersharin e tij ne gjyq, paguan nje gjobe 8 hyperpere dhe humbet menjehere gjyqin.


    Mbi proēeset per vjedhje
    Kreu 259


    Nese dikush gjykohet se ka vjedhur, gjeja e vjedhur i kthehet personit te demtuar. Vjedhesi duhet t'i jape Kontit vleren e sendit te vjedhur, siē parashikohet ne kreun qe ben fjale per vjedhjet.


    Mbi ata qe u vene zjarrin arave
    Kreu 260

    Personi qe i ve zjarrin arave pas korrjeve denohet me nje gjobe 12 hyperpere dhe ne rast se shkakton dem me veprimet e tij, ta shlyeje ate. Gjoba ndahet barabar mes Kontit dhe Komunes.


    Mbi ata qe i vene zjarrin gardhit te fqinjit
    Kreu 261


    Kur dikush i ve zjarrin, pret ose demton gardhin e fqinjit, paguan nje gjobe 12 hyperpere, qe ndahet mes Kontit dhe te demtuarit. Veē kesaj, fajtori duhet te ndertoje sersh gardhin e demtuar me shpenzimet e tij, me tej, te paguaje ēdo dem tjeter qe mund te kete shkaktuar.


    Mbi te huajt qe qendrojne ne qytet
    Kreu 262


    I huaji qe vjen nga jashte ne qytetin tone per te qendruar, per te banuar si qytetar i tij, perjashtohet nga ēdo detyrim per nje vit te tere. Nese padroni, qofte ky latin, sllav apo ēdo kombesi tjeter, kerkon ta deboje te huajin ne fjale, Komuna e ka per detyre ta mbroje dhe askush tjeter veē gjykatesve nuk ka te drejte ta gjykoje, askush nuk mund ta pervetesoje ate si njeriun e tij. Gjykatesi apo kushdo tjeter qe do te guxonte ta bente nje gje te tille, denohet me nje gjobe prej 50 hyperperesh, qe ndahen barabar mes Kontit dhe Komunes.


    Mbi personat qe bejne zhurme gjate gjyqit
    Kreu 263


    Te gjithe ata qe deshirojne te marrin pjese ne nje gjykim, duhet te degjojne e te heshtin. Nese dikush nderhyn ne favor te njeres apo tjetres pale, detyrohet te paguaje nje gjobe 12 hyperperesh.


    Ndalohet kerkimi i borxhit per llogari te nje te huaji, veē rastit kur e kerkon ai vete.
    Kreu 264


    Asnje qytetari nuk i lejohet te kerkoje borxhet e nje te huaji, edhe sikur te jete pajisur me nje dokument per kete qellim. Nese konstatohet se ka vepruar ndryshe, ai detyrohet te paguaje te gjithe borxhin dhe borxhliu te konsiderohet i ēliruar nga borxhi ne fjale.


    Mbi debimin e gruas
    Kreu 265


    Burri qe ka futur nje grua ne shtepi nuk mund ta deboje kurre, per shkak se ajo nuk mban prike ne shtepi. Prika duhet kerkuar me arsye. Ai qe debon gruan denohet me nje gjobe prej 8 hyperperesh, qe ndahen barabar Kontit dhe paditesit.


    Mbi pagimin e urazbes ose gjakmarrjes
    Kreu 266


    Asnje burri nuk i lejohet te marre diēka nga prika e se shoqes per te paguar nje gjakmarrje apo urazbe. Komuna duhet t'i dale ne mbrojtje gruas, kurse burri qe e kryen nje marrezi te tille, duhet ta paguaje ate nga xhepi i tij. Nese nuk eshte ne gjendje ta beje nje gje te tille, gruaja ka te drejte te ushtroje autoritetin e saje mbi te.


    Mbi dhenien e deshmive ne gjyq
    Kreu 267


    Kur dy persona ballafaqohen ne gjyq, ēdonjeri prej tyre duhet te paraqese provat ose kartat, mb bazen e te cilave jepet vendimi. Nese vendimi apo provat nuk jepen siē e do rregulli, ne nje leter te noterit, ato nuk konsiderohen te vlefshme. Vendimi duhet te shkruhet me doren e noterit, ne formen e dhene nga gjykatesit.


    Mbi rastet juridike te paparashikuara ne Statute.
    Kreu 268


    Nese gjykatesit ballafaqohen me nje rast qe nuk parashikohet ne Statutet e qytetit, ata nuk duhet te marrin nje vendim, pa pasur mbeshtetjen e tre apo kater fisnikeve te qytetit. Pas dhenies se vendimit nga ana e gjykatesve, fisniket ne fjale, duhet ta fusin ate ne Statutet e qytetit, ne menyre qe, ne rast nevoje gjykimi te ēeshtjeve te njejta, te proēedohet normalisht mbi baze te Statuteve.

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anėtarėsuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    FUNDI I STATUTEVE TE QYTETIT SHUME TE KRISHTERE TE SHKODRES

    Mbi personat qe perflasin qytetaret tek kryezoti
    Kreu 269

    Viti 1391


    Urdherojme njezeri qe nese nje qytetar i yne shkon tek kryezoti, tek qefalia, ose nje proniar ēfaredo dhe shpif me bese te rreme ndaj bashkeqytetareve ose fqinjeve te tij dhe nese, nga shpifjet e tij ndodh ndonje skandal apo dem, nese pandershmeria e shpifesit provohet, detyrohet te paguaje nje gjobe prej 50 grosh Kotorr dhe te gjithe demin e shkaktuar. Nese dikush paraqitet duke kerkuar shkarkimin e tij nga denimi i mesiperm, personi ne fjale do te paguaje per te, dyfishin e gjobes, qe i kalon Komunes.


    Mbi gjobat e caktuara nga gjykatesit dhe zyrtaret e tjere per ata qe grinden
    Kreu 270


    Nese nje qytetar grindet me nje qytetar tjeter dhe nese ne vendngjarje ndodhet ndonje gjykates apo keshilltar i fshehte, pergjues apo avokat, qe urdherojne t'i jepet fund grindjes duke i kercenuar me nje gjobe 50 hyperpere e lart e nese ne vijim, njeri prej tyre nuk heq dore nga grindja, detyrohet te denohet me nje gjobe ne masen qe te gjykohet e volitshme.


    Mbi diten e zgjedhjes se zyrtareve
    Kreu 271

    Viti 1391, me 25 prill.


    Ne, Komuna e Shkodres, te gjithe, te medhenj e te vegjel, vendosim permes ketij dokumenti qe diten e Shen Markut te behet zgjedhja e gjykatesve, e degjuesve, e avokatit, llogaritarit, zhupanit te vreshtave dhe te ekzekutorit. Nese ndokush prej tyre rrefuzon te marre detyren, te denohet me nje gjobe prej 50 hyperperesh dhe te mos duket me ne Komune.


    Mbi mundesine e gjykatesve per te shitur te ardhurat e Komunes
    Kreu 272

    Ne, gjithe Komuna e Shkodres, te megjenj e te vegjel, urdherojme me shkrim gjykatesit te kene pushtet per te shitur te ardhurat e Komunes nga viti ne vit. Me te mbaruar afat i vitit, ata nuk e kane me te drejte ta bejne nje gje te tille.


    Askush nuk mund te shese vendvarrimin e tij
    Kreu 273

    Viti 1392, me 12 mars.


    Ne baze te vullnetit te te gjithe Komunes, bashke me Keshillin, urdherojme qe cilido qe e ka vendvarrimin e tij tek kisha e franēeskaneve apo tek kisha e Shen Stefanit, te ndalohet ta shese ate. Nese vepron dryshe, te denohet me 50 hyperpere gjobe, te njejtin vendim merr edhe personi qe e blen vendvarrimin. Po ashtu, ai i humbet groshet qe ka dhene per ***. Komuna duhet ta anulloje kete denim, ashtu siē eshte shkruar.


    Mbi peshkun qe i takon Kontit e mbi dorezimin e mallrave te tjera
    Kreu 274

    Viti 1393, dita e dhjete e marsit


    Ne, te gjithe njerezit e Komunes se Shkodres, te medhenj e te vegjel, duke qene me mendje te njejte dhe te shendoshe, te mbledhur ne kapitullin e kanonikeve, deshirojme te konfirmojme privilegjin me vule te arte te varur qe u lehua dikur nga perandori Stefan, lidhur me peshoret, ku thuhet se kontit duhet t'i dorezohet nje e dhjeta e ngjalave, nje e nenta e krapit, ndersa per peshqit e tjere, t'i jepet nje e gjashta, jo me shume. Per qete e arave t'i jepet nje grosh, po ashtu edhe per lopet e qumeshtit, kur ato ēohen ne treg, per ēdo koke derri, te jepet jo me shume se nje gjysem grosh, kurse per bagetite e imeta, te paguaje nje grosh per koke, per kalin 6 groshe dhe per nje shitje drithi, te paguaje nje sold per vandak, per lesh te tjerrur ne shtepi, te dorezoje jo me shume se 34 groshe. Per ēdo *** veshje qe shitet, te dorezohet nje grosh per 34 groshe vlere malli te shitur, jo me shume. Per peshkun qe shitet jashte, te heqe nje grosh. Per nje shark pranveror qe eksportohet, te mbahet nje ne ēdo 33 groshe. Per peshkun e zene ne liqen te mbahet nje e teta e groshit. Nese nje qytetar i yni deshiron t'u dergoje peshk miqve te tij jashte qytetit, mund ta beje nje gje te tille, pasi te betohet se nuk do ta shese. Nese nje qytetar i yne nxjerr mallra per t'i ēuar ne zoterimet e kryezotit, nuk duhet te paguaje vetem nese shkon jasht zoterimeve te kryeqytetit. Edhe nese nje i huaj vjen nga jashte dhe sjell produkte bujqesore per ndonje mik te tij, ***, te mos e shqetesoje, vetem nese e sheh se ai mund ta marre. Konti te caktoje 8 qefali, jo me shume. Konti, nga Shkodra apo i huaj qofte, duhet t'u bindet e t'i respektoje te gjitha dispozitat e mesiperme. Nese vepron ndryshe, mbi te dhe mbi trashegimtaret e tij, de te bjere mallkimi i Zotit, i Virgjereshes Mari, i 12 apostujve dhe i pajtorit tone Shen Stefan si dhe i martireve Shen Shirgj e Shen Bak. Po ashtu, duhet te paguaje si denim nje gjobe 50 hyperpere, qe ndahen pergjysem mes kryezotit dhe Komunes.

    Une, Stefani, i biri i te ndjerit kont Pjeter Berkinja, noter i Komunes se Shkodres, e shkrova kete dokument me doren time dhe e nenshkrova me firmen time.


    Mbi zgjedhjen e zhupaneve
    Kreu 275

    Viti 1457, indiksioni i dhjete, dita e 29 dhjetorit.


    Per te zgjedhur zhupanet per vitin e ardhshem, sot ne Kishen e Shen Stefanit, ne vendin e zakonshem, u mblodh Keshilli i Fisnikeve te qytetit te Shkodres, ku moren pjese gjykatesit e qytetit ne fjale bashke me tridhjete keshilltaret.

    Meqenese, per ēdo vit, per zgjedhjen e zhupaneve lindin grindje e debate te shumta, pasi jane disa qe kete ofiq nuk mund ta fitojne ndonjehere, kur disa te tjere, ne kundershtim me ēdo norme drejtesie, pretendojne ta marrin ate per ēdo vit; me qellim qe te shmangen debatet e grindjet ne fjale, qe kane lindur e mund te lindin ne te ardhmen mes fisnikeve, per shkaqet e siperpermendura e me qellim qe seicili t'i shijoje te mirat dhe dobine e nje ofiqi te tille:

    Urdherojme, nder te tjera, qe nese dikush ka qene zgjedhur zhupan per nje vit, te mos zgjedhe serish ne kete detyre perpara se te kene kaluar gjashte vjet nga zgjedhja e fundit. Kjo behet me qellim qe cilido qytetare, qofte ky i kamur apo i vobekte, t'i jepet mundesia ta gezoje kete ofiq;

    Meqenese ky vendim, pasi u formulua, u lexua dhe u kuptua nga te gjithe te pranishmit, mori levdaten dhe miratimin e tyre, tani e tutje nuk mund te ndryshohet me asnje marreveshje, ne asnje menyre dhe ne asnje forme. Ai duhet te mbetet i tille, i pandryshuar dhe i vlefshem, siē eshte shkruar, nga fillimi deri ne fund.

    Une, Vincent Bonariga, kancelar dhe noter publik i Zotit proveditor, kerkoj.

    Shfuqizimin e vendimeve te marra ne kohen e zotit Johan Boldi dhe tani e tutje te paguhet si me poshte.
    Kreu 276

    Per thirrjen ne gjyq groshe 2 solda 1
    Per caktimin e dates g.0 s.1
    Per kerkesa, pergjigje, kundershtime g.2 s.-
    Per qellim e deshmi g.2 s.-
    Per shkrimi e akte te tjera publike g.2 s.-
    Per vendime gjyqesore qe lidhen me ēeshtje civile ose penale g.- s.1 per hyperper
    Per pajtimin e nje avokati g.2 s.-
    Per shkrimin e nje prokure ne akte g.2 s.-
    Per heqjen ne forme zyrtare te nje prokure me leter g.20 s.-
    Per akte seksuale e rrembim personi g.2 s.-
    Per protestim g.4 s.-
    Per ēdo akt te jashtezakonshem g.2 dhe verifikim i shkrimit e i kushteve te faktit g. s.*
    Per sendet qe shiten ne ankand, per te cilen kavalieri mban shenim ne akte g.* s.1 per hyperper
    Per shitjen e doganave ose te te dhjetave g.6 s.-
    Per shitjet me tellall g.* s.1 per hyperper
    Per ēdo njoftim te tellallit g.2 s.-
    Per lejekalimet g.12 s.-
    Per kunderpagesat e furnizuesit g.4 s.-
    Per letrat e zakonshme g.2 s.-
    Per letrat qe vertetojne kryerjen e nje sherbimi si dhe firmen e noterit g.4 s.0
    Per leter rekomandimet g.* s.- gjysem dukate
    Per urdher pagesat g.1 s.- per hyperper
    Per privilegjet e krereve te fshatrave g.* s.* dukat 1
    Per sendet e dhena me vlere 2 hyperpere e lart, pagesa behet ne perputhje me gjendjen g.* s.-
    Per te fituar te drejten e pronarit mbi diēka me vlere 2 hyperpere e lart, pasi te jete verifikuar gjendja e objektit g.* s.*
    Per te zgjidhur nje mosmarrveshje g.12 s.-
    Per te shkruar nje ushtar g.2 s.-
    Per te pajtuar e per te dhene me qera nje kale g.4 s.*
    Per ēdo sherbim te jashtezakonshem g.* 1 per hyperper
    Per ēdo akuze dhe mbrojtje g.2 s.-
    Per proēeset qe kane te bejne me vrasje dhe me pasurite te vrarit g.* s.* dukate 1
    Per dorezanesit g.2 s.-
    Per ēregjistrimin e nje denimi te vjeter g.2 s.-


    Mbi pagen e Kancelarit dhe te oficerit per shkarkimin e anijeve te kripes
    Kreu 277

    Viti 1462, indiksioni i peste, dita e shtatembedhjete e muajit nentor.

    I madherishmi zoti Benedikt Superanto, Kont e Kapedan i Shkodres dhe i rrethinave te saj, ne emer te Shkelqesise se tij Dogjit te Venedikut, si dhe te Franēesk Venerit, proveditor i Dogjit ne fjale ne anet e Shqiperise, duke pasur parasysh shumen qe i jepet kancelarit dhe oficerit per matjen e ngarkeses se ēdo anije te ngarkuar me kripe qe vjen ketu nga Shirgji, rreth shtate milje larg qe kendej, duke pare se te hollat qe u jane dhene per kryerjen e ketij operacioni nuk jane te mjaftueshme as per te paguar qerane e kafsheve te ngarkeses, e meqenese, siē e pohojne edhe vete, dalin me me shume humbje se me fitim, dhe se ndonjehere ndodh, per shkak te kohes se keqe, nje anije qe normalisht duhet te shkarkohet per se paku tete apo dhjete a pesembedhjete dite, te vonohet nje muaj gjate shkarkimit te kripes duhet te jete gjithnje dikush i pranishem, shpallin dhe deklarojne se tani e tutje, kancelaret dhe ushtaraket qe jane sot edhe ata qe do te jene ne te ardhmen, per inspektimin e masave dhe te operacioneve te shkarkimit, duhet te marrin 2 hyperpere per ēdo anije te ngarkuar me me pak se pesedhjete stare kripe; kurse per shkarkimin e anijeve me me shume se pesedhjete stare, te marrin 1 dukat ari. Gjykojme qe kjo eshte menyra, orma dhe rruga me e drejte dhe me e mire per ta zgjidhur kete problem

    Une, Jakob de Blaskin, kancelar i te siperpermendurit Kont e Kapedan, sa u tha me siper, e kam mbajtur shenim dhe e kam shkruar me doren time.


    Per taksen e Kancelarit duhet mbajtur vetem nje grosh per hyperpere nga shuma e mbledhur nga denimet me gjobe
    Kreu 278

    Me tre gusht te vitit 1469


    I Madherishmi dhe Fisniku Zot Leonard Boldi, Kont dhe Kapedan i Shkodres, ne emer te Shkelqesise se tij Dogjit te Venedikut, pasi degjoi kerkesen e kancelarit Nikolla Fregona, qytetar i Trevizos, qe pretendon qe per te gjitha gjobat e vena nga magjistratet, zoterinjte Rektore te Shkodres dhe te vjelura nga Thesari, atij t'i jepet nje grosh per ēdo hyperpere, krahas takses se shenuar ne aktet e kancelarise qe eshte dhene rregullisht deri tani; pasi u degjua pergjigja miratuese e shkruesit te Thesarit, Donat Maxalorsa, pasi u degjuan arsyet e pretendimet e te dyja paleve e pasi per kete ēeshtje u bisedua edhe me te nderuarin zot Macisio Mauro, keshtjellar dhe ruajtes i Thesarit te Shkodres, pasi u shqyrtuan edhe letrat e zotit te nderuar Mark Barbo, keshtjellar dhe ruajtes i dikurshem i Thesarit te Shkodres, pasi u peshua mire ēeshtja dhe u mor informacioni i sakte mbi praktikat e deritanishme, pra pasi u pa dhe u peshua gjithshka duhej pare e peshuar per ēeshtjen ne fjale, gjykoi, perfundoi dhe deklaroi se shuma e pretenduar nga te hollat e vjela prej denimeve me gjobe, i perket zotit Nikolla dhe kancelareve te tjere qe do te vijne pas tij, si shperblim per mundin e harxhuar gjate shkrimt te vendimit te gjykates. Ishin te pranishem dekani i madh i zejeve dhe i mjeksise, i madherishmi zot Franēesko Karavaxhio, Domeniko de Ilario, komandanti Xhiorxhio Kurazario dhe shume te tjere.

    P(aulus) asistent, i shkrova keto me porosi.

    Nxjerre prej origjinalit te hershem qe ndodhet ne arkivin e Keshillit te te Djeteve te qytetit lavdiplote te Venedikut dhe te kopjuar besnikerisht e fjale per fjale prej meje, Marin Dulēikut, djale i zotit Disk e nip i zotit Vladislav.

    Ne fund gjendet shpallja e statuteve ne fjale


    Mbi ndalimin e caktimit te prokuroreve e avokateve me te hollat e tyre
    Kreu 279

    Me 25 prill 1461

    Ne mbledhjen e radhes se Keshillit te Fisnikerise se qytetit te Shkodres, organizuar sipas zakont ne kishen e Shen Merise, ku moren pjese i Madherishmi zoti Mikael Truni, Kont e Kapedan i Shkodres dhe 26 keshilltaret, u mor vendimi i meposhtem:

    Duke filluar nga sot e tutje, asnje avokat e prokuror nuk duhet e nuk mund te zgjidhet me parate e veta, as nuk duhet te marre dhurata nga personi te cilit i sherben si avokat apo si prokuror. Avokatit, sikurse edhe prokurorit i lejohet te mbaje si pjese te veten nje grosh per hyperpere per shumen deri ne 50 hyperpere, kurse per shumen mbi kete shifer, te mbaje 2% dhe asnje qindarke me shume. Nese dikush vepron kunder ketij vendimi, do te perjashtohet pergjithmone nga Keshilli i qytetit te Shkodres dhe do te privohet nga postet e perfitimet qe rrjedhin nga pjesmarrja ne te. Gjithashtu, do te gjobitet me 50 hyperpere, nga te cilat, gjysma i jepet Komunes dhe gjysma tjeter paditesit. Me tej, kundravajtesi do te mbahet i mbyllur per 6 muaj ne burgun e Shkodres. Ky vendim eshte i vlefshem per fisniket dhe per qytetaret e banoret e Shkodres e te rrethinave. Vendimi ne fjale u hodh ne vote: 23 vota ishin ne favor te tij dhe vetem 3 kunder.

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,631
    Shumė mirė e kuptova statusin e Shkodres, mirėpo, ē'farė lidhje ka ky dokument apo si ta quajmi ndryshe, " testament i pa vertetuar"... i Aleksandrit te Madh ?
    A ėshtė i saket dhe ciles epokź i perket kjo leter ?
    Ku eshte lidhja e ketij Tesatamenti me statusin Shkodres qe e lexua para ketij postimi ?
    Ps e mos te hapim nje sondazh, te shohim se sa anetare mendojne se ky shkrim eshte autentik dhe sa besojne se eshte montim, fallcifikim i varfźr ?
    Per ē'fare arsyeje ėshte postuar ky Testament pas stausit te Shkodres ?
    Ku ėshtė interesi i ketij shkrimi ?
    Cilet jane ata studiues, specialist te botes qe e kane parė dhe studiuar kete shkres per te besuar se ishe testamenti i Aleksandrit te Madh ?
    A e dini rėndźsinė se ēka do thotė te kemi sot nje deshmi te shkruar nga dora e Aleksandrit e Madh ?
    Askush nuk te pyt: ē'ka bere atedheu per ty por ē'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •