Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Atdhetar n'damar Maska e Illyrian_King
    Anėtarėsuar
    11-03-2011
    Vendndodhja
    Shqipėri Etnike
    Postime
    516

    Ismet Jashari - Komandant Kumanova (1967 - 1998)



    Ismet Jashari - Komandant Kumanova (1967 - 1998)

    Ne kohen e regjimit komunist shume shqiptarė ishin tė pėrndjekur, tė burgosur, tė torturuar, madje edhe tė likuiduar. Shtypja e vazhdueshme mbi popullin shqiptarė do tė detyronte popullatėn nė Kosovė tė organizohet nė luftė tė armatosur kundėr regjimit tė satrapit Millosheviq.
    Dalja nė skenė e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, do tė bėjė qė shumė djem e vajza tė radhiten nėn emblemėn e kėsaj ushtrie tė lavdishme. Ndėr ta ishte edhe Ismet Jashari, djalė i ri dhe shumė modest qe me veprėn e tij do t'ia ngritė lavdinė familjes, Orizares, UĒK-sė dhe do tė bėhet krenaria e Kombit.
    U lind me 16 prill 1967 nė Orizare. Shkollėn fillore e kreu nė vendlindje pėr ta vazhduar shkollimin e mesėm nė Kumanovė. Si gjimnazist nis tė merret me aktivitet patriotik dhe shpejt bie nė sy tė pushtetit tė atėhershėm dhe pėrjashtohet nga bankat shkollore, por Ismeti shkollimin e vazhdoj nė gjimnazin "Skėnderbeu" nė Preshevė. Gjatė kėsaj kohe vazhdimisht pėrcillet nga organet e sigurimit shtetėror, pėr ēka edhe detyrohet qė nė gusht tė vitit 1988 tė migron nė Zvicėr, ku vazhdon veprimtarinė e tij patriotike me shume shokė tė tjerė tė idealit.
    Nė diasporė, nėpėr shumė tubime, demonstrata e ndeja nėpėr oda Ismeti do tė shprehet : "Liria e njė populli fitohet vetėm e vetėm me gjak". Kėtė dėshirė dhe ideal do ta bėjė realitet. U thotė lamtumire te gjithėve me radhe: gruas, vajzave, farefisit, shokėve dhe miqve, te gjithėve qe i donte dhe e donin duke iu pėrgjigjur thirrjes "ATDHEU NĖ RREZIK - VENDLINDJA THĖRRET" niset pėr nė tokėn arbėrore dhe radhitet ndėr tė paret e luftėtareve tė lirisė nė Ushtrinė Ēlirimtare tė Kosovės.
    Me tė ishin: Fatmir Limaj, Haxhi Shala, Xheve e Femi Lladrovci e shumė e shumė patriot tė tjerė qė nga diaspora do tė vinin tė futen nė zonat e okupuara tė Drenicės legjendare aty ku Komandanti legjendar Adem Jashari la amanet duke thėnė se: "Kurrė kėto troje nuk kanė qenė dhe nuk do tė jenė sllave, kanė qenė dhe do tė jenė pėrjetė e mot shqiptare".
    Me 25 Gusht 1998 gjatė njė aksioni tė guximshėm nė Kleēkė ballė pėr ballė me ushtrinė serbe bie deshmorė pėr tė mos vdekur kurrė.
    Me 25 Gusht 2009 nė 11 vjetorin e rėnies sė tij ish-presidenti Fatmir Sejdiu dekoroi Ismet Jasharin me urdhėrin "Hero i Kosovės".

    Marrė nga Wikipedia
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Illyrian_King : 03-06-2011 mė 10:09
    Kombi mbi tė gjitha

  2. #2
    Atdhetar n'damar Maska e Illyrian_King
    Anėtarėsuar
    11-03-2011
    Vendndodhja
    Shqipėri Etnike
    Postime
    516
    Dokumentar nga RTK-ja pėr Ismet Jasharin:

    http://video.google.com/videoplay?do...4695337474743#

    Kėngė pėr Ismet Jasharin nga Kadri Ismajli



    Kėngė pėr deshmorin Ismet Jashari nga Ilir Shaqiri

    Kombi mbi tė gjitha

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anėtarėsuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtė (Oeneum), aty ku ajri i freskėt mė bėn tė ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968

    Pėr: Ismet Jashari - Komandant Kumanova (1967 - 1998)

    DOKUMENTAR - ISMET JASHARI - KUMANOVA

    "Fet` e besėtė t`i kemi, po tė ndarė tė mos jemi." Naim Frashėri

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anėtarėsuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtė (Oeneum), aty ku ajri i freskėt mė bėn tė ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968

    Pėr: Ismet Jashari - Komandant Kumanova (1967 - 1998)

    Bėhen 19 vjet nga rėnia e heroit Ismet Jasharit-Kumanova

    Nė mesin e luftėtarėve tė lirisė sė Kosovės ėshtė shquar edhe Ismet Jashar Jashari, njėri ndėr luftėtarėt dhe komandantėt mė emblematikė tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės.

    Ai lindi nė fshatin Orizare tė Kumanovės mė 16 prill tė vitit 1967. Mėsimet fillore i mori nė vendlindje, ndėrsa nė vitin 1982 u regjistrua nė Gjimnazin e Kumanovės.

    Tė dy vėllezėrit e tij mė tė mėdhenj, Xhemajli dhe Murati, ishin arrestuar dhe dėnuar nga regjimi aktual i kohės, pėr shkak tė pėrkrahjes sė kėrkesave tė shqiptarėve nė Kosovė, tė shprehura nė demonstratat e marsit dhe tė prillit tė vitit 1981. Pėr shkak tė kėtyre qėndrimeve politike tė familjes sė tij, tė cilat ishin nė kundėrshtim me politikėn e shtetit tė asaj kohe, drejtoria e shkollės sė mesme nė Kumanovė, Ismetin e largoi nga shkolla. Pas pėrjashtimit nga kjo shkollė, Ismeti arriti ta vazhdojė shkollimin nė Gjimnazin e Preshevės.

    Nė kėtė kohė ai inkuadrohet edhe nė radhėt e Lėvizjes Popullore pėr Republikėn e Kosovės.

    Pasi konstaton se po pėrcillej nga inspektorėt e UDB-sė, Ismeti largohet nga vendlindja, me ē’rast vendoset nė Zvicėr. Atje, vazhdon veprimtarinė atdhetare, nė kushte dhe rrethana tė reja.

    Asokohe ishte nė kontakt tė vazhdueshėm me vėllezėrit, Muratin e Xhemajlin, si dhe me shumė shokė tė tyre, tė cilėt zhvillonin aktivitet propagandues ēlirimtar.

    Ismeti ishte ndėr tė parėt qė mori pjesė nė themelimin e fondit “Vendlindja thėrret”. Ky fond u bė bazė kryesore e logjistikės dhe e financimit tė luftės sė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės.


    Menjėherė pas Epopesė sė Prekazit, mė 5,6 dhe 7 mars tė vitit 1998, militanti i pėrkushtuar i luftės ēlirimtare Ismet Jashari bėn pėrgatitjet e fundit pėr tė hyrė nė Kosovė.

    Mė 11 mars tė po atij viti, ai, bashkė me Fehmi Lladrovcin, Xhevė Lladrovcin, Mirush Dakėn, Bekim Berishėn, Agim Bajramin, Fatmir Limajn, Haxhi Shalėn e tė tjerė, futet nė zonat ku po vepronte Ushtria Ēlirimtare e Kosovės dhe arrin nė Likoc tė Drenicės, ku asokohe ndodhej baza mė e rėndėsishme e UĒK-sė.

    Me vendim tė Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, Ismet Jashari caktohet me detyrė ushtarake nė zonėn e Llapushės, me qėllim tė zgjerimit dhe konsolidimit tė radhėve tė ushtrisė ēlirimtare.

    Ismeti vendoset nė shtėpinė Zejnullah Mazrekut nė fshatin Gariq. Gjatė kėsaj kohe atij i bashkohet edhe i biri i Zenjullahut, Nuhiu, i cili nuk do t’ i ndahet pėr asnjė ēast deri nė rėnie.

    Nė mars tė vitit 1998, Ismet Jashari, sė bashku me Fatmir Limajn, Haxhi Shalėn, Sadik Shalėn e tė tjerė, formojnė njėsitin ushtarak “Ēeliku”, me bazė nė Kleēkė. Komanda e parė e kėtij njėsiti ishte nė shtėpinė e Hafir Manit. Pėr shkak tė konspiracionit, Ismetin, bashkėluftėtarėt e thėrrisnin me emrin “Kumanova”

    Nė prill tė vitit 1998, Ismet Jashari ndodhej me detyrė ushtarake nė Dukagjin. Me rastin e kthimit nga atje nė Kleēkė, Ismeti bie nė pritė tė forcave serbe te vendi i quajtur “Guri i zi”, nė mes tė fshatrave Volljakė e Ēupevė tė Klinės. Me atė rast ai plagoset nė tė dy kėmbėt.

    Me rastin e zėnies sė Grykės legjendare tė Llapushnikut mė 9 maj tė vitit 1998, Ismet Jashari, ende pa u shėruar sa duhet, merr pjesė aktive nė barrikadimin e kėsaj gryke, e cila u bė beden i pathyeshėm pėr forcat armike deri mė 27 korrik tė po atij viti.

    Pas zėnies sė asaj pike tejet tė rėndėsishme strategjike, Ismet Jashari me bashkėluftėtarėt e tij iu afrohet pikate tė tjera po aq me rėndėsi, nė Qafė tė Duhlės dhe nė Grykė tė Carralevės.

    Nė periudhėn kohore prej fillimit tė majit e deri nė mbarim tė gushtit tė vitit 1998, Ismet Jashari – “Kumanova”, Fatmir Limaj, komandant “Ēeliku”, Haxhi Shala, i njohur si komandant “Topi”, Shukri Buja, i njohur si komandant “Sokoli” e shumė luftėtarė tė tjerė tė dalluar, kanė pėrforcuar tė gjitha pikat ushtarake nė pjesėn jugore tė Drenicės, prej Llapushnikut e deri nė Qafė tė Duhlės, prej Arllatit e deri nė Bllacė dhe prej Komoranit e deri ne Blinajė.

    Mė 17 qershor tė vitit 1998, tri ditė pas luftimeve nė Grykė tė Carralevės, Ismeti me bashkėluftėtarėt kundėrsulmon forcat ushtarake jugosllave, tė cilat bėnin pėrpjekje pėr tė depėrtuar nė drejtim tė Luzhnicės.

    Nė kėtė rast forcat armike prapakthehen nė pozicionet e tyre nė Qafė tė Duflės, ndėrsa komandant “Kumanova” pėrforcon pikėn ushtarake tė Luzhnicės, e cila ishte bėrė pikė e pathyeshme e luftėtarėve tė UĒK-sė.

    Nė fund tė qershorit tė vitit 1998, komandant “Kumanova” arrin t’i fortifikojė pikat e tij ushtarake nė Carralevė, nė Zborcė, nė Blinajė, nė Fushticė, nė Terpezė, nė Bllacė e kudo nė territoret e vėna nėn kontrollin e UĒK-sė nė jug tė Drenicės dhe nė Llapushė.

    Asokohe, Malisheva, nė njėfarė mėnyre ishte bėrė kryeqendėr zonave tė liratė UĒK-sė, si dhe zona mė e mobilizuar e luftės.

    Nė gusht tė vitit 1998, Ismet Jashari pėrforcon edhe disa pozicione pėrgjatė relacioni rrugor Carralevė-Duhėl. Ai nė bashkėveprim me luftėtarin Jetullah Ēarri, i njohur si komandant “Guri”, sulmon njėsitet serbe nė disa pika strategjike, siē ishin “Shtėpia e Pylltarit”, pastaj pikėn te “Ura e Sahitit” e deri nė hyrje tė fshatit Belinc.

    Nė ofensivėn serbe tė 25 dhe 26 korrikut tė vitit 1998, nė Grykė tė Llapushnikut dhe nė fshatin Zborc afėr Grykės sė Carralevės, Ismet Jashari me bashkėluftėtarėt e tij, si: Imer Alushani, Gani Kastrati, Nuhi Mazreku, Ali Zogaj, Habib Zogaj e shumė tė tjerė, ka luftuar heroikisht nė mbrojtje tė pozicioneve ushtarake tė UĒK-sė.

    Emri i komandant “Kumanovės” asokohe ishte bėrė burim frymėzimi pėr luftėtarėt e lirisė jo vetėm nė Drenicė e Llapushė, por nė mbarė Kosovėn. Fakti se pėr ēlirimin e Kosovės luftonin edhe trimat nga Kumanova e nga Tetova, pėrforconte moralin e ushtarėve dhe tė popullatės, e cila, pėr tė mbijetuar sulet e granatave tė armikut, kishte gjetur strehė nė pyje e nė gryka malesh.

    Mė 23 gusht tė vitit 1998, pasi ushtria armike kishte ndėrmarrė tė gjithat masat pėr tė depėrtuar nė drejtim tė Kleēkės, ku ndodhej edhe Shtabi i Pėrgjithshėm i Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, Ismet Jashari organizon rezistencėn nė pikėn e tij tė pamposhtur, nė Bajrak tė Luzhnicės.

    Atė ditė forcat serbe kishin granatuar me tė gjitha llojet e armėve tė rėnda tė artilerisė pozicionet e komandant “Kumanovės”, i cili printe nė ballė tė kundėrsulmit mbi forcat armike. Nė mbrojtje tė pozicioneve ishin rreshtuar luftėtarėt mė tė dėshmuar, meqė pika ku armiku bėnte pėrpjekje pėr tė depėrtuar nė drejtim tė Kleēkės ishte me shumė rėndėsi pėr Ushtrinė Ēlirimtare tė Kosovės. Nė tė njėjtėn kohė, forcat serbe kishin sulmuar edhe nė drejtim tė Tėrpezės, tė Bllacės e tė pikave tė tjera pėrreth Kleēkės.

    Mė 24 gusht 1998, forcat armike kishin shtuar rrezen e sulmit duke sulmuar me topa tė kalibrave tė mėdhenj dhe me raketa tokė-tokė.

    Pika ushtarake nė Bajrak nuk po binte, edhe pse bunkerėt po digjeshin flakė. Nė mbrėmje, luftėtarėt e lirisė kishin depėrtuar thellė nė pozicionet armike, duke u shkaktuar dėme nė njerėz dhe nė teknikė lufte, mirėpo, luftėtarėt militantė, Gani Kastrati dhe Afrim Buaj nuk kishin arritur tė tėrhiqeshin.

    Nė mėngjesin e hershėm tė 25 gushtit, Ismet Jashari kishte kundėrsulmuar befasishėm, nė pėrpjekje pėr t’i marrė trupat e ushtarėve tė rėnė. Pas disa orė luftimesh nė njė distancė tė afėrt, nė altarin e atdheut, nė Luzhnicė, bie trimi ndėr mė tė dalluarit e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, Ismet Jashari, komandant Kumanova. Nė altarin e atdheut kishin rėnė edhe Nuhi Mazreku dhe Habib Zogaj.

    Nė dhjetor tė viti 1998, bashkėluftėtarėt e komandant “Kumanovės” ndėrmarrin njė aksion nė afėrsi tė fshatit Shirokė tė Therandės, nga ku arrijnė t’i tėrheqin trupat e pesė dėshmorėve, tė cilėt i varrosin me nderime ushtarake, nė Kleēkė. Kėta trupa, forcat armike i kishin dėrguar nė Shirok, nė pėrpjekje pėr tua humbur gjurmėt.

    Sot trupi i dėshmorit Ismet Jashari prehet nė kompleksin e Varrezave tė Dėshmorėve nė Kleēkė, ku pushojnė edhe trupat e 66 dėshmorėve tė tjerė, tė Brigadės 121, Ismet Jashari-Kumanova.

    Dėshmori Ismet Jashari ka lėnė pas gruan, Habiben, dhe vajzat Marigonėn, Monikėn, Donikėn, Margaritėn dhe Artanėn. Rrugėn e Ismetit e vazhdoi vėllai i tij i madh, Xhemajli, i cili gjatė luftės ēlirimtare nė ish-RJM ka kryer detyrėn e shefit tė mobilizimit nė brigadėn 113 “Ismet Jashari – Kumanova”, qė ka vepruar nė rrethinėn e Likovės deri nė mbarim tė luftės.

    Pėr ta nderuar dhe pėrjetėsuar veprėn heroike tė komandant “Kumanovės” bashkėluftėtarėt e tij ia kanė ndėrtuar shtatoren, e cila ėshtė vendosur nė vendin e caktuar nė Prizren, afėr Shtėpisė-Muze tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit.

    Autoritetet politike tė asaj kohe, nė Prizren, Eqrem Kryeziu dhe Qamil Buzhala, zyrtarė tė lartė LDK-sė nė Prizren, pėr njė kohė nuk kishin lejuar vendosjen e shtatoreve tė Ismet Jasharit dhe Xhevat Berishės. Vetėm pas demonstratave gjithė popullore qė janė zhvilluar nė Prizren nė fund tė gushtit tė vitit 2001, shtatoret e kėtyre dy dėshmorėve janė vendosur atje ku edhe qėndrojnė nė pėrjetėsi.

    Nė nderim dhe respekt tė heroizmit tė treguar pėr ēlirimin e Kosovės, pas rėnies sė tij, Brigada 121 e Zonės Operative tė Pashtrikut tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės mori emrin “Ismet Jashari – Kumanova”. Pėr ta nderuar emrin e tij, mė vonė, nė verė tė vitit 2001, edhe brigada 113 e Ushtrisė Ēlirimtare Kombėtare, e cila ka vepruar nė zonėn e Kumanovės, ka marrė emrin “Ismet Jashari”

    Emrin e Komandant “Kumanovės” e ka mbartur me pietet edhe Brigada 313 e TMK-sė, e Zonės sė Parė tė Mbrojtjes, nė Malishevė. /KosovaPress/
    "Fet` e besėtė t`i kemi, po tė ndarė tė mos jemi." Naim Frashėri

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •