Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 16
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Kompozitori: Flamur Shehu

    Muzika me kompjuter jashtė logjike, kėngėtarėt dhe orkestra tė performojnė live

    Kompozitori “Mjeshtėr i Madh” zbulon sekretin e suksesit qė nė vitin 1966

    Flamur Shehu ėshtė njė ndėr kompozitorėt mė tė njohur tė muzikės dhe kėngės shqiptare. krijimtaria e tij shumė e pasur, e larmishme, e mbushur me emocione, gjithmonė ka depėrtuar thellė nė zemrat e publikut shqiptar. Pėrgjatė dekadave kompozitori i ka dhuruar publikut rreth 500 kėngė, tė cilat kanė hyrė nė fondin e artė tė muzikės dhe kanė mbetur nė kujtesėn
    e publikut, kėngė qė janė pėrcjellė nga vargjet e shumė poetėve dhe janė kėnduar nga zėrat kėngėtarėve mė tė njohur shqiptarė. Tė largėta nė vite, por tė afėrta pėr shijet, kėngėt qė mbajnė emrin e kompozitorit Flamur Shehu i kėndojnė rinisė dhe dashurisė, ndėrsa kanė triumfuar nėpėr festivale e anketa muzikore. Jeta e tij artistike, ka nisur shumė herėt, qė nė moshėn 17-vjeēare, pėr tė vijuar mė pas rrugėn e suksesshme nė skenėn e festivaleve. Nė intervistėn dhėnė pėr gazetėn “SOT”, kompozitori Flamur Shehu tregon se kėnga i ka dhuruar shumė momente tė bukura, por nuk kanė munguar dhe vėshtirėsitė. Kėngėt qė kompozitori Flamur Shehu ka sjellė pėr publikun janė pėrcjellė nė skenėn shqiptare nga emra tė njohur tė kėngės si Ema Qazimi, Bashkim Alibali, Anita Bitri, Myfarete Laze, Parashqevi Simaku, Nertila Koka, Luan Zhegu, motrat Libohova, Aurela Gaēe, Kozma Dushi, Aleksandėr Gjoka etj, deri te mė tė rinjtė, si Ledina Ēejlo dhe Ingrid Jushi. Kompozitori Shehu i ka bashkuar nė njė CD tė vetme, ku dy volumet udhėtojnė nė emra dhe kohė. Nė intervistėn dhėnė pėr gazetėn “SOT” kompozitori i cili mban titullin “Mjeshtėr i Madh”, tregon se albumi muzikor "Njė jetė nga jeta ime" ka brenda 40 kėngė fituese ndėr vite, jo vetėm nė festivale, por edhe nė anketat muzikore tė kohės, e deri tek krijimet e viteve pas '90-ės. Duke folur pėr krijimtarinė muzikore, ai tregon se nuk shkėputet dot nga jeta artistike edhe pse njė pjesė tė kohės e kalon si titullar tė njė institucioni kulturor. Por cilat janė pengjet e jetės artistike, momentet mė emocionuese me kėngėn, dhe si e shikon sot krijimtarinė muzikore shqiptare, kompozitori Flamur Shehu na i zbulon nė vijim tė kėsaj interviste.

    -Jeni njė nga emrat qė keni dhėnė njė kontribut tė ēmuar nė kėngėn e lehtė shqiptare, ndėrsa numėroni 500 kėngė nė krijimtarinė tuaj, por si nisi udha juaj me krijimtarinė muzikore?

    Fillimet e mia pėr kėngėn nisėn qė nė fėmijėri, qė nė moshėn 7 vjeēare, kur unė fillova tė studioj pėr muzikė. Kemi qenė disa emra nė atė kohė qė nisėm studimet, ku sot kemi njė karrierė tė pasur muzikore, por dhe jemi vlerėsuar me tituj pėr atė qė ne kemi sjellė nė krijimtarinė muzikore shqiptare. Pasioni im pėr kėngėn erdhi qė nė moshėn 14 vjeēare, kur unė fillova tė mendoja, tė shkruaja qoftė edhe njė kėngė tė thjeshtė pėr fėmijė. Nė atė kohė kanė qenė dhe anketat muzikore nė Radio “Tirana”, dhe nė ēdo muaj ishin anketat muzikore tė cilat ishin krijimtari e re. Katėr kėngėt e muajit zgjidheshin nga gjithė krijimtaria e muajit e kompozitorėve dhe nė atė kohė ka qenė njė plejadė e madhe, si Agim Prodani, Tish Daija, Ēesk Zadeja, Agim Krajka etj, qė nė anketat muzikore kishin krijimtarinė e tyre. Kėto kėngė votoheshin nga dėgjuesit dhe ky ka qenė dhe ngacmimi im qė nė moshėn 17-vjeēare, qė unė tė bėja kėngėn e parė muzikore nė anketėn muzikore qė i takon vitit 1966. Kėnga kishte njė temė qė kishte tė bėnte me rininė, qė jepte kontributin e saj nė aksionet qė zhvilloheshin nė atė kohė, duke fituar kėshtu edhe anketėn muzikore pėr herė tė parė. Kjo gjė mė shtyu mė pas qė unė tė vijoj karrierėn time muzikore ndėr vite me festivalet e Kėngės nė RTSH. Kėnga ime e parė nė festivalin e RTSH ka qenė nė vitin 1968 dhe kėndohej nga Zeliha Sina, e cila ishte vetėm 15 vjeēe nė atė kohė. Nga suksesi qė u vlerėsua me ēmim tė tretė nė atė kohė, nuk arriti dot tė dilte nė skenė nga emocionet. Mė pas unė arrita tė hyj nė elitėn e emrave tė muzikės, pėr tė vijuar dhe mė tej.

    -Nė karrierėn tuaj muzikore ju pėrmendni si njė nga miqtė tuaj mė tė mirė edhe kompozitorin dhe dirigjentin Ferdinand Deda?

    Kam pasur njė bashkėpunim tė mrekullueshėm me Ferdinand Dedėn, i cili ishte njė njeri me njė bagazh tė jashtėzakonshėm, si kompozitor, orkestrues, dirigjent, pėr mua ai mbetet mė i miri, njė emėr i talentuar tė cilin e kam pasur shumė shok. Kam pėrfituar shumė nga ai, dhe aq mė tepėr qė ai mė ka lanēuar duke bėrė drejtimet e kėngėve tė mia nė festivale.

    -Megjithėse ishit tė talentuar, sa ndikonte dhe ideologjia e kohės nė krijimtarinė tuaj muzikore?

    Nė ato vite kėnga ime sė bashku me krijimtarinė e Agim Krajkės fitoi njė autoritet absolut. Nė ato vite mblidheshin pėrfaqėsues nga Komiteti Qendror i Partisė dhe pa firmėn e atyre kėnga nuk kalonte mė tej. Dihej qė ishte njė organizim i tillė, ku nė muajin maj ne na vinin zarfet nė shtėpi ku na pėrcaktonin dhe tematikėn e kėngėve. Ajo ishte e qartė, kėngė pėr partinė, aksionin, punonjėsit dhe nė fund fare ishte edhe dy kėngė, qė shkruhej mund tė jenė pėr dashurinė dhe rininė. Unė zgjodha kėtė tė fundit, duke krijuar nė krijimtarinė time muzikore kėngė pėr rininė dhe dashurinė.

    -Tema e rinisė dhe dashurisė ju solli dhe suksesin mė pas?

    Patjetėr ishte ēelėsi i suksesit tim. Kur bėheshin provat thoshin tė shkojmė tek kėngėt e Flamurit, sepse ishin dhe kėngėtarėt mė tė mirė. Pėrmend kėtu Lindita Theollorin, Luan Zhegun, Parashqevi Simakun, Ema Qazimin, Tonin Tėrshanėn, dy motrat Libohova, Sherif Merdani, Aleksandėr Gjoka nė fund, tė cilėt mė kontaktonin me kohė pėr tė bėrė kėngė nė festivale. Ndoshta ishte i vetmi aktivitet madhor qė bėhej krijimtari e re dhe ato kėngė jetonin deri nė fund tė vitit tjetėr.

    -Veē festivalit tė kėngės nė RTSH, po evenimentet e tjera si konsideroheshin?

    Kishim “Koncertin e Pranverės”, iniciatori i tė cilit ka qenė Ferdinand Deda, njė festival i cili u mirėpriste shumė nga publiku. Ai filloi nė vitin 1983, duke sjellė njė krijimtari tė bukur muzikore. Ai i paraprinte festivalit tė dhjetorit dhe mė vjen shumė keq qė ky festival ėshtė ndėrprerė dhe kjo ėshtė e gabuar, sepse populli nuk ka nevojė vetėm pėr mitingje, pėr tė punuar dhe pushuar, por dhe pėr krijimtarinė muzikore, sepse ėshtė pjesa mė shpirtėrore ė njerėzve. Muzika ka ecur shumė para dhe ajo ka njė mesazh tė jashtėzakonshėm. “Koncerti i Pranverės” zhvillohej nė mars, nė maj kishim Koncertet e Majit dhe nė qershor mė pas erdhi dhe “Festivali i Interpretuesve”. Nga ky eveniment muzikor kanė dalė shumė emra, qė mė pas u bėnė tė njohur. Ne nuk bėnim vetėm njė kėngė nė vit, por ne punonim gjatė gjithė vitit nė atė kohė, sepse kishin aktivitete muzikore dhe qytetet e mėdha. Kishim estradat qė donin kėngė, festivalet e fėmijėve donin kėngė, dhe ne nuk ishim shumė kompozitorė nė atė kohė, dhe kėtu del dhe diferencimi i kompozitorėve.

    -Ju po flisni pėr vlerat qė kanė kompozitorėt, por poetėt dhe kėngėtarėt, si ka qenė bashkėpunimi juaj me ta?

    E gjithė kjo krijimtari muzikore ka qenė e ndėrthurur dhe me poetėt e kėngėtarėt. Nėse nuk kemi poetė dhe kėngėtarė tė mirė atėherė dhe kjo krijimtari nuk do tė kishte vlera. Unė kam pasur fat, sepse kam bashkėpunuar me kėngėtarėt mė tė mirė nė vite dhe ata kishin dėshirė tė punonin me mua. Unė punoja shumė me kėngėtarėt, i dėgjoja diksionin dhe mė pas ulesha dhe bėja kėngėn. Ky ka qenė dhe ēelėsi i kėsaj krijimtarie muzikore, qė mori dhe shumė vlerėsime mė pas. Nuk mund tė marrėsh njė kėngėtar nga rruga, por duhet tė punosh shumė me tė. Mė pas vinte orkestracioni, prezantimi nė skenė etj, dhe tė gjitha kėto sillnin njė kėngė tė bukur. Por edhe me poetėt kam pasur njė bashkėpunim shumė tė mirė. Pėrmend kėtu Zhuljana Jorganxhi, Jorgo Papingji, Bardhyl Londo, Arben Duka, Betim Muēa, Xhevahir Spahiu, Rozana Radi

    -Cili ka qenė momenti mė i vėshtirė nė krijimtarinė tuaj muzikore?

    Momenti mė i vėshtirė ka qenė Festivali i 11-tė i Kėngės nė RTSH. Nė atė vit unė u prezantova me kėngėn “Dhoma 23” me tekst tė Betim Muēos qė e kėndonte Shkėlqim Pashollari dhe Sherif Merdani, pasi kėngėt kėndoheshin nė dy variante. Unė isha nė njė moshė tė re dhe ishte viti 1972. Nė atė kohė u ndryshua dekori, mėnyra prezantimit qė ishte nga Edi Luarasi dhe Bujar Kapexhiu, kėngėtari nuk rrinte mė statik nė sallė dhe ata i dhanė njė shprehje tjetėr kėngės, por ashtu si shumė tė tjerė dhe unė u dėnova, por jo me burg, por mė dėnuam pėr riedukim, mė ēuan 5 vjet mėsues nė fshatrat mbrapa Dajtit. Kjo masė u ndėrmor ndaj meje nė atė kohė, por si unė u dėnuan dhe shumė tė tjerė, por dhe u pushuan nga puna. Kėto ishin tė papranueshme, por fryma e diktaturės ishte e tillė.

    -E ndėrkohė, po momenti mė i bukur nė krijimtarinė tuaj?

    Pėr dekada tė tėra kėnga mė ka dhuruar shumė momente tė bukura. Gjėja mė e bukur pėr njeriun qė krijon muzikė ėshtė kur publiku e pėlqen atė qė ti ke shkruar. Nėse nuk e pėlqen nuk ke bėrė asgjė. Volum mund tė bėsh sa tė duash, por duhet tė ta pėlqejė publiku. Nė aktivitetet muzikore organizoheshin tė gjithė artistėt, tė cilėt punonin pėr madhėshtinė e kėngės nė festivale, kishim shumė kėngėtarė qė duhej tė ushqeheshin me krijimtarinė muzikore dhe kjo na ka bėrė qė ne sot tė kemi kaq shumė kėngė tė bukura.

    -Me dekada tė tėra me kėngėn, por ēfarė ju ka dhuruar ajo pėrgjatė kėtyre viteve?

    Ana materiale nuk gjykohej, sepse kėngėt paguheshin, por ne kemi qenė nė marrėdhėnie pune, duke jetuar gjithmonė pranė artit dhe kulturės. Kjo ka qenė gjėja mė e bukur me krijimtarinė muzikore. Gjatė jetės sime artistike jam vlerėsuar me shumė ēmime nė festivalet muzikore, por kėnaqėsi e madhe pėr mua ka qenė kur unė u nderova nga ish presidenti i Republikės z. Alfred Moisiu me ēmimin “Naim Frashėri i Artė”. U surprizova nė atė kohė, por kjo kėnaqėsi vijoi dhe mė tej kur mu dha dhe titulli "Mjeshtėr i Madh" me motivacionin pėr kontribut tė shquar nė fushėn e muzikės e tė kėngės sė lehtė shqiptare. Me anė tė njė ceremonie nė Pallatin Brigadave, presidenti i Republikės z. Bamir Topi mė dorėzoi kėtė ēmim kur unė nuk e prisja, njė ceremoni ku pati miq, kolegė tė mi, personalitete tė artit dhe kulturės, por dhe politikanė.

    -A keni pengje nė jetėn tuaj artistike?

    Nuk ka autor qė tė mos ketė njė peng nė jetėn e tij, dhe kjo nė kėndvėshtrime tė ndryshme. Ke dashur tė bėsh diēka tė bukur dhe nuk e ke realizuar dot, sepse ke pasur pengesa tė ndryshme. Unė kam bėrė kėngė korale, orkestrime, valle por unė jam pėrqendruar tek kėnga e lehtė. Mė kujtohet qė nė vitin vitin’84 nė prova gjenerale kėnga ime ishte cilėsuar si njė ndėr mė tė bukurat. Kėngėn e kėndonte Myfarete Laze dhe Parashqevi Simaku, ajo e kaloi komisionin dhe nė prova pati shumė sukses, por megjithatė ajo u hoq nga festivali. Pse u ngritėn duart lart, sepse kėnga ishte e bukur, politika e asaj kohe e hoqi nga festivali. Mė kujtohet dhe nė festivalin e pranverės tė vitit ’85, kėndonte Irma Libohova kėngėn “Nuk ėshtė lodėr dashuria”, e cila mund tė ishte vlerėsuar me ēmim tė parė, por vetėm se veshja e saj u cilėsua si ekstravagante dhe nuk mori ēmim tė parė, por tė dytė. Pas njė viti po Irma Libohova kėndoi me njė kuartet dhe pati njė sukses tė jashtėzakonshėm, e cila u vlerėsua me ēmim tė parė.

    -A kemi sot kėngėtarė si dikur kur ju zbulonit emra, qė mė pas u bėnė tė suksesshėm nė muzikėn shqiptare, dhe sipas jush ēfarė sjell interpretimi live dhe ai playback?

    Ka ardhur koha qė kėngėtarėt dhe orkestra duhet tė jenė vetėm live. Nuk ka mė logjikė me kompjuter. Me atė qė ne shikojmė, duket sikur ne kemi kėngėtarėt mė tė mėdhenj tė botės, por tė gjithė ata kėngėtarė qė po shesin disqet e tyre janė tė gjitha tė realizuara nė kompjuter. Nuk dua ti pėrgjithėsoj, sepse kemi dhe disa emra tė mirė, por pjesa mė e madhe e tyre janė vetėm nė sajė tė kompjuterit. Ėshtė bėrė njė kopjim i shėmtuar i melodive, pėrkthime kėngėsh, mė shumė montazhe se mund ti quash krijimtari muzikore. Festivali i RTSH ėshtė i vetmi ku kėndohet live, megjithatė orkestra nuk ėshtė plotėsisht live, gjė e cila duhet tė eliminohet. Pretendimet janė tė shumta, dhe pohojnė se janė njė sėrė problemesh si fonia etj, por kėto nuk qėndrojnė sepse sot mund tė marrėsh me qera aparatura cilėsore. Pjesa tjetėr qė unė kam vėrejtje ėshtė se janė komercialė, nuk janė nė gjendje tė kėndojnė dhe janė tė incizuara. Sot ka ardhur koha qė kėngėtari dhe orkestra tė jenė live, emocioni ėshtė i drejtpėrdrejtė kur je live. Kėngėve para viteve ’90, i kanė dhėnė shumė rėndėsi melosit. Poezia me melodinė dhe kėngėtari ishin primarė. Notat duhen tė shkruhen me laps dhe jo me kompjuter. Kėngėt tona dėgjohen edhe sot sepse kanė pasur melodi dhe i ka mbetur brenda emocioni, dhe nuk ėshtė emocion i mbetur nga kompjuteri. Melodia ėshtė baza e njė kėnge, qė njeriu do ta dėgjojė me kėnaqėsi.

    -Publiku ju njeh si njė ndėr kompozitorėt qė i keni dhuruar shumė kėngė, keni drejtuar institucione dhe keni mbajtur poste nė ministri, por sot ku ju gjejmė?

    Kam dy vjet qė nuk kam marrė pjesė nė festivale dhe kam qenė nė juri, gjė qė ishte shumė e vėshtirė. Sot jam drejtor i pėrgjithshėm i Qendrės Kombėtare tė Kulturės pėr Fėmijė. Nuk jam shkėputur nga jeta artistike, ku para disa ditėsh zhvilluam edhe edicionin e 48 tė Festivalit tė Kėngės pėr Fėmijė. Para dy vitesh kam qenė drejtor kabineti nė Ministrinė e Kulturės, por edhe pse kisha njė pozicion zyrtar tė lartė nuk e kam ndėrprerė jetėn artistike.

    -Do ju shohim sėrish nė festivale?

    Unė kam marrė pjesė 37 vjet nė festivale, kėtė vit festivali i RTSH feston 50 vjetorin dhe qė tani unė kam menduar qė tė marr pjesė kėtė edicion.

    -E ndėrkohė, sa albume muzikore keni realizuar deri tani?

    Para tre vitesh kur unė mora titullin “Naim Frashri i Artė” realizova albumin e parė me 20 kėngė fituese, ruajta origjinalin dhe vetėm i kam masterizuar. Mė pas bėra volumin nr.2, i cili ka kėngė tė festivaleve qė janė vlerėsuar dhe me ēmime. Nė dorė kam njė album tė tretė, i cili ka kėngė tė tjera me pėrjashtim tė njė numri tė vogėl qė do tė jenė tė vjetra. Ky album nuk mendoj se do tė dali sė shpejti, por po punoj pėr tė. Nuk do tė shkėputem nga jeta artistike dhe deri nė frymėmarrjen e fundit kompozitori shkruan.

    Intervistoi: Julia Vrapi - Gazeta "SOT"
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 31-05-2011 mė 11:36

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Ėshtė njė kompozitor shumė i mirė dhe pothuajse ēdo kėngė e tij mė pėlqen. Ėshtė i grupit tė dikurshėm tė kompozitorėve tė talentuar, tė cilėt sot mungojnė ose sa vijnė e rrallohen.

    Kush ka ose gjen ndonjė listė tė tė gjitha kėngėve tė tij, le ta sjellė.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202
    Citim Postuar mė parė nga -BATO- Lexo Postimin
    Ėshtė njė kompozitor shumė i mirė dhe pothuajse ēdo kėngė e tij mė pėlqen. Ėshtė i grupit tė dikurshėm tė kompozitorėve tė talentuar, tė cilėt sot mungojnė ose sa vijnė e rrallohen.

    Kush ka ose gjen ndonjė listė tė tė gjitha kėngėve tė tij, le ta sjellė.

    Edhe mua me pelqen , nje kompozitor vertet i talentuar. Ka krijuar vertet kenge shume te bukura , melodioze , ritmike dhe jetgjata. Dallon kompozimi i tij qe ne notat e para qe e degjon.

    Shpresoj qe sivjet te vij me nje krijim vertet te bukur dhe mbi te gjitha me nje artiste qe ta percjelle vertet me cilesi dhe ndjenje kompozimin e tij.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Kompozitori Flamur Shehu

    Nje nga me te bukurat !





    "Nuk eshte loder dashuria" - Kur Vjen Pranvera, 1989.

    Muzika: Flamur Shehu - Teksti: Jorgo Papingji

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Kompozitori: Flamur Shehu

    E mrekullueshme kjo kenge ne ēdo element !



    Kompozimi: FLAMUR SHEHU

    Poezia: ZHULJANA JORGANXHI
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 25-10-2017 mė 14:27

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Kompozitori Flamur Shehu

    Kenga fituese e Koncertit te Pranveres 1990. Bashkepunim I Flamur Shehut - Jorgo Papingjit - Irma Libohoves.



    E magjishme ne ēdo kohe !
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 25-10-2017 mė 14:26

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Kompozitori: Flamur Shehu

    E mrekullueshme kenga ne edicionin e 34-te , nen nje interpretim te shkelqyer nga Manjola Nallbani



    Poezia: Jorgo PAPINGJI - Kompozimi: Flamur SHEHU

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Kompozitori Flamur Shehu

    Po ashtu e bukur , kenga e Edicionit te '56 nen interpretimin e nje artiste te re e te talentuar Artemisa Mithi



    Poezia: Agim DOĒI - Kompozimi: Flamur SHEHU

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Kompozitori: Flamur Shehu



    KERKO DASHURINE - Festivali I kenges 35

    Poezia: Jorgo PAPINGJI - Kompozimi: Flamur SHEHU - Interpretimi: Ledina ĒELO

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Kompozitori: Flamur Shehu



    KERKO DASHURINE

    Poezia: Jorgo PAPINGJI - Kompozimi: Flamur SHEHU - Interpretimi: Ledina ĒELO


    " Kendo Kengen Time " - Nata e Ledina Ēelos (LIVE)

    Janar 2020.

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Kompozitori Flamur Shehu

    Citim Postuar mė parė nga sirena_adria Lexo Postimin
    Po ashtu e bukur , kenga e Edicionit te '56 nen interpretimin e nje artiste te re e te talentuar Artemisa Mithi


    " E dua boten " - Artemisa Mithi

    Poezia: AGIM DOĒI - Kompozimi: FLAMUR SHEHU
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 14-11-2020 mė 11:45

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Kompozitori Flamur Shehu



    " E Dua Botėn " - Versioni AUDIO.

  13. #13
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Kompozitori: Flamur Shehu



    " PRAGU I VEGJĖLISĖ " - MYFARETE LAZE

    Kompozimi: FLAMUR SHEHU - Poezia: ZHULJANA JORGANXHI


    ( Fituese e Ēmimit tė Tretė - Festivali i 22-tė , Dhjetor 1983 )
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 29-10-2021 mė 11:37

  14. #14
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Kompozitori: Flamur Shehu



    " LUMTURIA S'ĖSHTĖ DHURATĖ " - MYFARETE LAZE

    Kompozimi: FLAMUR SHEHU - Poezia: BETIM MUĒO


    ( Finaliste - Festivali i 24-tė , Dhjetor 1985 )
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 29-10-2021 mė 11:39

  15. #15
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Kompozitori: Flamur Shehu



    " KUSH JE TI DASHURI " - FESTINA MEJZINI

    Kompozimi: FLAMUR SHEHU - Poezia: JORGO PAPINGJI


    ( Fituese e Ēmimit tė Tretė - Festivali i 59-tė , Dhjetor 2020 )

  16. #16
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Kompozitori: Flamur Shehu



    " PYET ZEMRĖN " - GERTA MAHMUTAJ

    Kompozimi: FLAMUR SHEHU


    Festivali i 50-tė nė RTSH.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 04-12-2021 mė 08:46

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •