Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 31
  1. #1
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443

    Enver Hoxha falsifikoi historinë kombëtare për hatër të Titos

    Në rrethet diplomatike dhe gazetareske u vu në pikëpyetje pavarësia e Shqipërisë
    Prof.dr.Vebi Xhemaili

    Enver Hoxha falsifikoi historinë kombëtare për hatër të Titos (1)

    Prania jugosllave në Shqipëri, pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, filloi të rritej, duke dhënë ndihmë ushtarake dhe ekonomike. Në cilësinë e ekspertëve, të dërguarit jugosllavë u vendosën në institucionet e Shtetit Shqiptar. Megjithatë, marrëdhëniet gjatë vitit 1945 u përqendruan kryesisht në fushën politike e diplomatike dhe më pak në atë ekonomike. Gjatë këtij viti u nënshkrua vetëm një marrëveshje e përkohshme për shkëmbimin e mallrave. Por Jugosllavia me urdhrin e Titos i dërgoi Shqipërisë një ndihmë të madhe në materiale për ndërtimin e vendit dhe drithëra; grurë dhe misër.

    Shqipëria gjithnjë e më shumë po i nënshtrohej vullnetit të jugosllavëve, veçmas të Titos

    Marrëdhëniet shqiptaro-jugosllave u bënë edhe më të ngushta pas vizitës që Enver Hoxha bëri në Jugosllavi, më 23 qershor-2 korrik 1946. Gjatë vizitës u nënshkrua marrëveshja mbi bashkëpunimin ekonomik midis të dy vendeve dhe u ra dakord që të përfundohej një traktat miqësie e ndihmë reciproke , dhe ranë dakord që të përfundohej në një traktat miqësie e ndihmë reciproke, i cili u nënshkrua në më 9 korrik në Tiranë. Nënshkrues të marrëveshjes midis Republikës popullore të Jugosllavisë dhe Republikës Popullore të Shqipërisë, ishte vetë Enver Hoxha, ndërsa nga pala jugosllave ishte Stanoje Simiç, rëndësia e kësaj marrëveshje kapte një afat kohor prej 20 vjet. Me automatizëm në afat vazhdimi për çdo pesë vjet. Nëqoftëse ndonjëra palë nënshkruese nuk bënte kërkesë para 12 muajve për pavlerëshmërinë e kësaj marrëveshje. Në nenin III të kësaj marrëveshje thuhej; Nëqoftëse ndonjëra nga palët nënshkruese të kësaj marrëveshje i është cenuar pavarësia, robëruar ose marrë ndonjë pjesë territori, pala tjetër nënshkruese pa humbur kohë, do ti ndihmoj ushtarakisht, do ti ofroj ndihma dhe mjete tjera disponuese”. Në Nenin VI:”palët nënshkruese të marrëveshjes obligoheshin që as njëra, as pala tjetër nuk do të lidhin aleancë as që do të marrin pjesë në një koalicion, që do të rrezikonte palën e marrëveshjes”. Në atë kohë kishte dalë në paraskenë plani i Titos për krijimin e Federatës Ballkanike, për këtë arsye ai nënshkroi marrëveshje të njëllojtë edhe me Bullgarinë. Krijimi i Federatës që do të përfshinte Jugosllavinë, Shqipërinë, Bullgarinë dhe Greqinë, ishte një prej objektivave kryesore të politikës së jashtme të Jugosllavisë për periudhën e pas luftës. Në pranverën e ardhshme u zbulua krejtësisht se cilat qenë synimet e vërteta të politikës Jugosllave në raport me Shqipërinë. Pikërisht kur qeveria e Titos i propozoi Nako Spiros, i cili ndodhej me mision në Beograd, për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve midis dy vendeve, për nënshkrimin e një marrëveshjeje të fshehtë për siguri dhe mbrojtjen e interesave jugosllave në Shqipëri në rast rreziku të udhëheqjes së PKSH dhe hedhjen e njësiteve jugosllave në Shqipëri në rast rreziku. Por Spiru refuzoi të firmos me rrjedhojë në përfundim të misionit të tij, marrëdhëniet Shqiptaro jugosllave bëhen më të ndera, nga sa ishin kur ai arriti në Beograd. Sipas Stalinit Nako Spiro tentoi të helmonte marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë”. Prandaj Nako ishte kundër marrjes së kësaj kredie prej dy miliard Lekë, që kapnin një vlerë 56,7% të ardhurave të buxhetit të vendit, të akorduar nga Kuvendi Popullor me propozim të Boris Kidriçit, akorduar Shqipërisë ndihmë në të holla, pa kamatë dhe pa afat kthimi, duke ditur së për këtë gjest human, do të jetë mirënjohës populli shqiptar, miqësisë jugosllave.

    Enver Hoxha brenda 4o ditësh shkoi dy herë në Beograd

    Pa kaluar 45 ditë Hoxha përsëri u gjind në Jugosllavi, gjatë rrugës për në Paris, Hoxha arriti në Beograd dhe nga Beogradi me aeroplan special të dërguar nga vetë Tito u ndal në qytetin bukur të Sllovenisë në Bled, ku ishte Tito për pushim, në vilën e tij. Hoxha në këtë takim me Titon banoi në vilën e tij, ku merrnin dy udhëheqës të lartë të Titos: Vojo Tododroviqi dhe Sreten Zhujviqi, por nuk u bë publike për opinionin e gjerë. Prandaj ky takim nuk pati jehonë, si takimi i parë në Beograd. Por pas takimit të Parë në Beograd dhe arritjes së marrëveshjes për miqësi midis dy vendeve, takimi i Dytë kishte karakter të brendshëm dhe ishte tejet sekret, për mbrojtjen e vendit nga pretendimet greke dhe italiane. Politika e shteteve ballanike shkoi aq larg duke komentuar aktin miqësisë si akt për themelimin e Federatës Jugosllave e cila do të përfshinte edhe Shqipërinë, ku propaganda e Beogradit e ka kushtëzuar këtë miqësi, si kopenzim me humbjen e Triestes. Ndërsa tani për tani ky pakt ishte i dedikuar mbrojtjes së Shqipërisë nga Greqia, pasi ajo kërkon me këmbëngulje Epirin Verior. Sipas aktit të paraparë në nenin III, Jugosllavia, detyrohej ti shpallë luftë Greqisë në rast se ajo e përdorën forcën për të aneksuar Epirin e Veriut. Por në rrethana që u zhvilluan bisedat e para dhe të dytat në prag të Konferencës së Parisit, jepeshin alarme në shkrime sensacionale për marrëdhëniet Tito-Hoxha në Bled, dhe njëkohësisht nënshkrimi i marrëveshjes në Tiranë. Edhe pse delegacioni i Titos ende nuk e kishte ftuar Hoxhën në Paris. Bile sa në rrethet diplomatike dhe ato gazetareske u vu në pikëpyetje pavarësia e Shqipërisë. Ndërsa takimi tetë a tetë Tito-Hoxha në Bled, kaloi fshehurazi nga lajmet dhe agjencitë e huaja dhe të vendit pa u hetua fare. Por si detyrë e parë e marrëveshjes ishte, se si duhet kundërvu palës greke dhe kundërshtimin e propagandës së saj për fitimin e statusit të Shqipërisë në bllokun antifashist, të cilët grekët me ndihmën e disa shteteve perëndimore fuqishëm e mohonin. Përfaqësuesit jugosllav në mbledhjet ndërkombëtare gjithmonë e kanë mbrojtur interesin e Shqipërisë. Poashtu edhe në mbledhjen e parë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Eduard Kardeli, ua paraqiti kërkesën e Enver Hoxhës, për pranim të Shqipërisë në organin e saj. Euard Kardeli në arsyetimin e tij tha; “Shqipëria ishte një ndër viktimat e para të fashizmit në Evropë, populli shqiptar me forcat veta mori anën e luftës NÇ, luftoi në krahun e Kombeve të Bashkuara, duke dhënë me forcat veta një kontribut të çmuar kundrejt agresorëve, si alet i vendeve demokratike”. Poashtu delegacioni jugosllav që mori pjesë në Konferencën për ndihma dhe riparime, në dhjetor 1945, kërkoi rritjen e ndihmave për Shqipërinë. Pas vizitës së parë që i bëri Hoxha Beogradit më 23 qershor 1946, ku u ranë dakord mbi bashkëpunimin ekonomik midis dy vendeve dhe vendosën të nënshkruhet në traktat miqësie dhe ndihmë reciproke. Në anën tjetër kishte filluar në propagandë nga shtypi shqiptar kundër Bashkimit Sovjetik, ku ishin larguar dhe refuzuar materialet sovjetike. (vijon)
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  2. #2
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443

    Gjergj Fishta mallkohej nga komunistët jugosllav

    Gjergj Fishta mallkohej nga komunistët jugosllav
    Prof.Dr.Vebi Xhemaili

    http://www.botasot.info/img/30fishta.jpg


    Enver Hoxha falsifikoi historinë kombëtare për hatër të Titos (2)

    Pas ardhjes së Hoxhës në pushtet fare nuk ekzistonte më Kosova dhe trojet tjera shqiptare të Shqipërisë Lindore. Edhe pse Hoxha ishte betuar para varrit të Çerçiz Topullit, “se tërë jetën do të luftojë për Shqipërinë Etnike dhe bashkimin kombëtar”.Ai u gjunjëzua për një karrige para jugosllavëve.
    Brenda atmosferës së Luftës së Ftohtë të Evropës së pasluftës, pozita e Shqipërisë ishte veçanërisht e pasigurt. Lidhjet e saj me Perëndimin ishin keqësuar pas episodit të Korfuzit. Me iniciativën e qeverisë jugosllave ka rrjedhë marrëveshja me qeverinë shqiptare që të konkludohet traktati mbi miqësinë dhe ndihmën reciproke. Në qershor 1946, dy vendet nënshkruan Traktatin e Miqësisë, bashkëpunimit dhe ndihmës reciproke. Të iniciuar më parë nga vetë Tito dhe Jugosllavia. Duke fol mbi rëndësinë e këtij Traktati shqiptaro-jugosllav, gazeta “Borba” do të konstatojë:” Traktati i miqësisë përfaqëson një kontribut me nj rëndësi të madhe për sigurimin e integritetit dhe të pavarësisë së Shqipërisë”. Por populli shqiptar dhe popujt e Jugosllavisë u rezistuan heroikisht valëve të tërbuara të invadorëve dhe agjentëve të tyre shqiptaro-jugosllavë; popujt tanë mbajtën gjallë e të pavdekshme ndjenjën e rezistencës më të ashpër që mund të kenë treguar popujt e vegjël që kërcënoheshin në ekzistencën e tyre si popuj dhe si kombe. Për të fituar lirinë dhe pavarësinë populli shqiptar dhe popujt e Jugosllavisë me shpirt dhe me zemër ishin të lidhur kundër të njëjtëve armiq, turq, austro-hungarezë, italianë, gjermanë etj. Në mes intrigave të panumërta dhe të shumëllojshme të armiqve të vendeve tona, shquante dhe qëndronte e fortë hallka që lidhte ndjenjat dhe aspiratat e popujve shqiptar dhe jugosllav: lufta për liri, kundër të njëjtëve armiq.
    Ndjekja e nacionalistëve
    Ndër betejat e lashta kundër turqve, gjaku i njerëzve të Shqipërisë dhe të Jugosllavisë është përzier për të mbrojtur një ideal, të cilin e këndojnë këngët tona popullore me aq zjarr dhe krenari sikundër që ishte lufta heroike e popujve tanë. Këto hallka të shëndosha që lidhin të dy popujt më nuk mund ti këpuste as shpata e shtypësve tanë, as intrigat e imperialistëve, as vjershat e poetit të imperializmit dhe agjentit Italian, shovinistit At Gjergj Fishtës dhe as shkrimet e serbomadhit Vlladan Gjorgjeoviçit. (A ka, turp më të madh se ky krahasim, të vësh në vij të njëjtë të madhin Gjergj Fishta me një shovinist serb i cili në të gjitha shkrimet e tij; “Shan dhe fyen popullin shqiptar, Skënderbeun e shpallë për serb”. Ky albanofob tërë historiografinë serbe e vënë në shërbim kundër Lëvizjes Kombëtare shqiptare.V.Xh). Enver Hoxha do të deklaroj:”Ndjenjat “vëllazërimit dhe të bashkëpunimit të popullit tonë dhe të popujve të Jugosllavisë ishin diçka tjetër më e lartë, ishte vullneti i popujve tanë të pathyeshëm, që kapërcyen çdo pengesë për të realizuar aspiratat e tyre shekullore të çlirimit të vendeve të tyre nga armiqtë e jashtëm dhe të brendshëm dhe për të vendosur të tilla marrëdhënie miqësore dhe bashkëpunimi, sikundër ekzistojnë sot në mes dy popujve tanë”. Një gjë e tillë nuk mund të realizohej pa Luftën e madhe Nacional-Çlirimtare të të dy vendeve kundër të njëjtit armik, fashizmit, dhe kundër të njëjtëve armiq të brendshëm, vegla të përhershme të okupatorëve dhe armiq të betuar të popujve tanë. Enver Hoxha harron se Serbia ka qenë shtet nga viti 1804. Ndërsa Ali Pashë Janina dhe Dervish Cara luftonin për të ringjallur shtetin e Skënderbeut. Enver Hoxha e çon në qiell veprën e Malazezit Miladin Popoviçit dhe deklaron; “Ishte nga ata student përparimtarë të Universitetit të Beogradit që demonstruan nëpër rrugë dhe kërkuan armë për të ardhur në Shqipëri të luftonin krah për krah me popullin shqiptar, që në ditët e para të invazionit tonë. Ai u hodh në luftë që në fillim të Luftës NÇ Jugosllave, ai ishte një djalë i vendosur deri në vdekje për çlirimin e atdheut të tij. Atë që Miladin Popoviçi e kërkonte në demonstratën e Beogradit, rrethanat dhe peripecitë e luftës iu realizuan. I internuar prej fashistëve italianë në kampet e përqendrimit në Shqipëri, i çliruar nga guerilet tona, ai e lidhi fatin e tij me luftën e popullit vëlla shqiptar dhe luftoi për Shqipëri deri në vdekje”..., Miladin Popoviçi, “Hero i Popullit” Jugosllav, personifikon si duhet vëllazërimin e popujve tanë në luftë dhe në paqe, ai është i lidhur me luftën tonë, ashtu siç është lidhur Qemal Stafa dhe Asim Zeneli me gjithë shokët e tyre.
    Dorëzimi para jugosllavëve
    Miladin Popoviçi pasi erdhi në Shqipëri, më foli për herë të parë për Josip Brozin, udhëheqësin e lavdishëm të Luftës Nacionalçlirimtare të Jugosllavisë; për të, Jozip Brozi personifikonte heroizmin, mençurinë, zotësinë luftarake, personifikonte fitoren e popujve të Jugosllavisë shërbimet e informacionit tonë partizan rrëmbyen një urdhër të Gestapos që i jepte shërbimit të SIMI-t italian dhe ku thuhej tekstualisht: “të rruhen rrugët, postë blloqet, të bëhen perkuzicione në të katër anët e Shqipërisë, pse revolucionari i madh jugosllav Josip Broz Tito mund të ndodhet në Shqipëri. Koka e tij të vihet në çmim”. Ngjitur fotografia dhe sinjalmenti (Përshkrimi i pamjes së jashtme i një njeriu për ta njohur) i Titos. Frika e armikut ishte e dukshme. Sot shtrohet pyetja? Si ka mundësi të jetë ashtu, kur dihet që Jugosllavia kapitulloi për më pak se 7 ditë. Titoja që personifikonte dhe udhëhiqte luftën e partizanëve jugosllavë, tmerronte Gestapon dhe SIMI-n; këta e shihnin Titon kudo në Ballkan dhe kokën e tij e kishin vënë në çmim. Por agjentët e SIMI-t dhe të Gestapos mund të lodheshin më kot së kërkuari Titon në Shqipëri. Titoja s’ishte as në malet, as në qytetet e Shqipërisë, por ai ishte në zemrën e luftëtarëve të Shqipërisë dhe atje ishte zor i madh ta gjente dhe ta çrrënjoste SIM-I dhe Gastapoja. Emri i Titos mori dhen në të katër anët e Shqipërisë, për të fliste me admirim populli shqiptar. Shqiptarët fare nuk kanë ditur për Titon deri në vitin 1943, kurr komunistët shqiptar tradhtuan Konferencën e Mukjes, pas intervenimit të Mugoshës. Hoxha për herë të parë u gjimëzua para emisarëve Jugosllav, duke shpallin luftë forcave nacionaliste që nuk ishin me jugosllavët. Të cilët kërkonin bashkimin e Kosovës dhe trojeve tjera shqiptare një shtet një komb të bashkuar.
    Për ne emri i Titos u konfundua me atë të Jugosllavisë me atë të Ushtrisë heroike Nacionalçlirimtare Jugosllave. Te Titoja ne shihnim mikun e madh të popullit shqiptar në luftë dhe në paqe, ashtu si shihnim në popujt e Jugosllavisë miqtë dhe vëllezërit e popullit tonë. A mund të jenë sllavët vëllezërit tanë, pas atyre torturave dhe kanibalizmit që kanë bërë nga Kongresi i Berlinit në Zonat e Nishit, Surdulicës, Vrajës. Ndërsa pas luftës së Parë Ballkanike, ushtria serbe bëri kërdi në Kosovë dhe Luginën e Vardarit. Ka vetëm një të vërtet: Pas ardhjes së Hoxhës në pushtet fare nuk ekzistonte më Kosova dhe trojet tjera shqiptare të Shqipërisë Lindore. Edhe pse Hoxha ishte betuar para varrit të Çerçiz Topullit, “se tërë jetën do të luftojë për Shqipërinë Etnike dhe bashkimin kombëtar”.Ai u gjunjëzua për një karrige para jugosllavëve. Bile sa deri në vitin 1963, në Shqipëri me ligj ishte i ndaluar emri i Heroit tonë kombëtar Hasan Prishtina. I cili e shkriu tërë pasurinë e tij për Kombin Shqiptar. V.Xh.).(vijon)
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  3. #3
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443

    Enveri fillimisht mashtroi shqiptarët liridashës

    Enveri fillimisht mashtroi shqiptarët liridashës
    Prof.Dr.Vebi Xhemaili


    http://www.botasot.info/mesme/29dokum.jpg


    http://www.botasot.info/mesme/31vranina.jpg


    Enveri fillimisht mashtroi shqiptarët liridashës
    Prof.Dr.Vebi Xhemaili
    Falsifikimi i historisë kombëtare për hir të vëllazërim-bashkimit me jugosllavët(3)
    Enver Hoxha, për të fituar besimin e Titos, do të deklarojë, për forcat kombëtare shqiptare: “Ata përdorën parullat e vjetra të përçarjes, duke i stërholluar me metodat e Gebelesit dhe të Musolinit. Shovinistët dhe shqiptarë mëdhenjtë më kot përdorën demagogjinë e tyre. Përalla e Oso Kukës s’pinte më ujë, në Shkodër e në Liqen, atje ku përzihen ujërat e Shqipërisë dhe të Malit të Zi, ashtu sikundër përzihen dhe ndjenjat më të pastra të popujve tanë, u shkrua me gjakun e kulluar të malazezëve Vaso Strugar, Filip Popoviçit dhe të shqiptarit Vasil Shantos, epopeja e përbashkët nga më të lavdishmet e historisë të vendeve tona, epopeja e madhe e çlirimit. Populli shqiptar do të ruajë kujtimin e pavdekshëm të patriotëve malazezë që ranë për Shqipërinë dhe njëkohësisht për kauzën e atdheut të tyre, Miladin Popoviçit, Vaso Strugarit, Filip Popoviçit. Çfarë, demagogjie komuniste, kjo parullë është barabartë, sikur ti falen mëkatet Vaso Çubrillovit, për elaboratin që bëri, për pastrimin e shqiptarëve nga Kosova dhe Banovina e Vardarit.

    Hoxha, falsifiokon letrën, pasi kërkohej që lufta të organizohej sipas kritereve jugosllave

    Enver Hoxha për të mashtruar popullin liridashës shqiptar, do të deklaraoj:”Në male, na erdhi letra e parë e Titos, ( Është fjala për letrën që Titoja i dërgonte KQ të PKSH me anë të Bllazhë Jovanoviçit, i cili mori pjesë në Konferencën e Parë të Vendit të PKSH ( mars 1943) si i deleguar i KQ të PKJ-së. (Enver Hoxha i falsifikon faktet: Për letrën e Titos ishte në dijeni vetëm udhëheqja e PKSH, as komunistët as partizanët, as populli nuk mësoi asgjë kurr për këtë letër.Por Jugosllavët: te Enver Hoxha shihnin personin më të përshtatshëm për politikën e tyre hegjemoniste.(V.Xh.).Enver Hoxha, falsifiokon letrën, pasi aty kërkohej që lufta partizane të organizohej në bazë të kritereve jugosllave. Nësitet partizane në Shqipëri tani e tutje duhej lëvizur nëpër tërë Shqipërinë, Pasi ata deri në këtë kohë fare nuk kishin ndikim në veri. Hoxha për të forcuar pozicionin e tij derjt marrjes së pushtetit, shkruan: “Me këtë letër Tito, përshëndeste nga zemra popullin shqiptar që po luftonte për liri. Letra historike shënon një datë historike në historinë e popullit tonë, pse eksperiencën e luftës partizane në Jugosllavi e shihnin tash më konkretisht dhe kjo na shërbeu pa masë ne luftën tonë. Dhe kur nga peripecitë e luftës sonë të ashpër kundër fashizmit priteshin muaj dhe vjete me rradhë, lidhjet tona me partizanët jugosllavë, zëri i Radios” Jugosllavia e Lirë” na sillte në malet tona të çlirura erën e freskët të maleve kreshnike të Jugosllavisë, ku luftonin me heroizmin e papershkrueshëm partizanët jugosllav të Josip Broz Titos. (Edhe Radion “Jugosllavia e lirë” nuk e dëgjonte njeri në Shqipëri. Kryesisht në Shqipëri dëgjohej “Radio Londra” kjo dëshmohet në bazë të dok. egzistuese V.Xh).

    Përpjekja për krijimin e kultit të Titos dhe partizanëve serbë në Shqipëri

    Sa më më parë të shtrohet kjo çështje, aq më parë do të binden të gjithë ata që e kanë gabuar rrugën dhe e kanë udhëhequr gabimisht këtë popull me ideologjinë e kuqe. Pasi edhe Tito edhe Stalini kurr nuk kanë qenë të sinqert ndaj shqiptarëve dhe aspirtave të tyre për Bashkim kombëtar. Prandaj nuk mund të qëndroj më thënia e Enver Hoxhës, për Titon: “I madh dhe i vogël e njeh Titon në Shqipëri...?. (Titoja u bë i njohur në Shqipëri vetëm pas luftës, kur shtypi zyrtar çdo ditë ishte mbushur me lajme dhe artikuj për Jugosllavinë, për vëllazërimin me popujt jugosllavë e për Titon, kur e Enver Hoxha, e udhëheqës të tjerë në çdo fjalim të tyre ngrinin në qiell emrin e Titos e të Jugosllavisë, duke i detyruar njerëzit të brohorisnin për Titon e për vëllazërimin e bashkimin shqiptaro-jugosllav, kur nëpër rrugë e sheshe të qyteteve e fshatrave si edhe në çdo zyrë ndodheshin portretet e Titos e të Enver Hoxhës së bashku,...V.Xh). TITO, përfaqëson popujt heroikë të Jugosllavisë, i madh e i vogël e do Titon në Shqipëri.........!?, pse ai përfaqëson luftën e lavdishme e të popujve vëllezër jugosllav, pse ai ka qenë zemra dhe koka e saj, pse ai mësoi, i edukoi popujt e Jugosllavisë të rrojnë të bashkuar dhe të vëllazëruar me njëri-tjetrin, pse ai i bëri luftëtarë të lirisë dhe të demokracisë, se ai i mësoi të duan popujt e tjerë si veten e tyre dhe në rradhë të parë, popullin e vogël shqipëtar, të cilin e ndihmuan dhe e përkrahën si në kohën e luftës, ashtu dhe tash në kohen e paqes…Enver Hoxha në të gjitha këto lëvdata për Titon, fare nuk përmend shtetrrethimin në Kosvë, Bashkangjtjen e saj me Serbinë në vitin 1945. Largimin e shqiptarëve me dhunë dhe vendosjen e tyre në pjesët lindore të Maqedonisë. Titioja dhe Jugosllavia e re, vepra e pavdekshme e mareshalit Tito ishte për ne pasqyra dhe shembulli më i afërt i gjenialitetit të këtij njeriu të madh të popujve të Jugosllavisë, ishte dhe një mbështetje dhe ndihmë e çmueshme. Masat e gjera të popullit tonë nuk e shihnin dhe nuk mund ta kuptonin independencën, lirinë, përparimin, rindërtimin e vendit të tyre të shkëputur nga ajo e Jugosllavisë. Një popull i vogël, si i yni, nuk mund të rrojë dhe të ndërtojë një jetë të lumtur pa miqësi dhe përkrahjen e popujve të Jugosllavisë. Këtu shihet qartë se sovraniteti i popullit shqiptar dhe shtetit, tani më ishte në duar të jugosllavëve në krye me Titon. Me anën e popullit shqiptar, që në ditën e parë të çlirimit Mareshali Tito u ndodh përkrah dhe ndihmoi popullin tonë me gjithë zemër, me të gjitha forcat e tij. Ai njohu qeverinë demokratike të Shqipërisë, ai dërgoi ambasadorin e vet i pari në Tiranë, ai e ndihmoi me shpejtësi popullin tonë që në ditët e para të çlirimit. Titoja e dinte sa vuajtje kishte në vendin e tij, por ai e ndau kafshatën e gojës së popullit të tij me popullin e vogël shqiptar. Titos i dhimbej populli ynë..., ( Po ta dëgjojnë këtë farsë të Enver Hoxhës, sa e sa nëna la pa djemtë e tyre, Ky satrap (Tito), ku numri është disa dhjetëra mijë të vrarë, ku sot e kësaj dite nuk u dihet vari, nga nga Kosova, Dibra e Struga, deri në Preshevë, gjatë rrugës për në Srem, Tivar e Goli Otok..., pas luftës me mijë ka pastruar OZN-a e Titos e themeluar në Kumanovë me direktivat e Tempos. Vetëm për të zhdukur shqiptarët që kërkonin bashkimin e kombit. Vetë Tito ka deklaruar: kur e vizitoi Shkupin në vitin 1946, unë mendova se jam në Shqipëri e jo në Maqedoni. Ky sinjalizim i Titos, për qarqet shovene-maqedonase ishte dritë e gjelbër. Ata ditën ta shfrytëzojnë në mënyrë perfide. Prandaj Shkupi sot figuron në aspektin nacional, 30% me 70% për ata, që erdhën në këto troje si vandalë. Tito atyre u dha shtet, ndërsa shqiptarëve ua bëri më zi se Nokolla Pashiqi dhe Kral Aleksandri. Prandaj nuk jemi dakord me Enver Hoxhën, as edhe në varr, se Tito, e paska dashur aq shumë popullin shqiptar.-V.Xh). Emri i Titos dhe i popujve të Jugosllavisë janë të lidhur ngushtë me mbrojtjen e lirisë dhe të independencës së vendit tonë të kërcënuar nga neofashistët grekë dhe përkrahësit e tyre. Qeveritë angleze dhe amerikane e kanë shikuar me sy të keq që në ditët e para ngritjen e demokracisë së re.(vijon)
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  4. #4
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443

    Shqipëria në atë kohë ishte rikthyer në një koloni jugosllave

    Shqipëria në atë kohë ishte rikthyer në një koloni jugosllave
    Prof.Dr.Vebi Xhemaili


    http://botasot.info/mesme/1documentare.jpg


    Falsifikimi i historisë kombëtare për hir të vëllazërim-bashkimit me jugosllavët(4)

    Në Shqipëri, edhe janë përpjekur me çdo mënyrë ta pengojnë popullin tonë në rrugën e drejtë, që kish caktuar dhe ku ai ecën me vendosmërinë më të madhe. Kudo ku ishte për të mbrojtur interesat e popullit tonë, shokët e Titos kanë luftuar me vendosmërinë më të madhe për popullin tonë. Kardeli dhe Mosha Pijade me rekuizitorët e tyre, demaskuan çdo orvatje të monarko-fashistëve grekë dhe përkrahësve të tyre. Por e vërteta është krejt tjetër-fare: “Jugosllavët nuk donin ta ndanin Shqipërisë me asnjë shtet, pasi ata tani më e kishin Shqipërinë dhe Qeverinë e saj, pasi për këtë ishte pajtuar edhe vetë Enver Hoxha, me vizitën që i bëri Titos në Bled.

    Enver Hoxha eliminoi të gjithë ata që ishin kundër bashkimit me Jugosllavinë

    “Shqipëria është aleatja jonë, -tha Mosha Pijade në Konferencën e Parisit, -dhe ne jemi të vendosur t’i mbajmë detyrimet që i kemi karshi aleates sonë deri në fund”. Kështu e kupton Titoja aleancën me popullin shqiptar dhe populli shqiptar këtij miku të madh të tij i përgjigjet po, në atë mënyrë. Miqësia dhe aleanca jonë mbrohet dhe me sakrificën e fundit dhe me këtë mënyrë ne jo vetëm që mbrojmë interesat dhe ekzistencën e vendeve tona, por mbrojmë njëkohësisht paqen në Ballkan dhe në botë. Aleanca jonë me Jugosllavinë nuk u përngjet aleancave të zakonshme që firmosen prej diplomatëve dhe shlyhen sipas interesave të atyre njerëzve ose klikave që shtypin popujt, por aleanca jonë është shprehja më e gjallë e aspiratave të dy popujve tanë, të cilët luftuan së bashku, punuan së bashku për të arritur në këtë rrugë. Enver Hoxha edhe këtu nuk është i sinqertë ai deri në Kongresin e Parë të Partisë së Punës në vitin 1948, Ata shqiptarë që iu kundërvunë marrëdhënieve shqiptaro-jugosllav, e Enver Hoxha i eliminoi nga skena politike, siç ishte rasti me Nako Spiron dhe të shoqen. Ashtu sikundër marrëveshja e bashkëpunimit dhe ndihmës reciproke që ekziston në mes dy vendeve tona është një garanci për independencën dhe lirinë e vendit tonë, marrëveshjet ekonomike që ekzistojnë në mes nesh e kompletojnë këtë aleancë dhe e bëjnë të pa thyeshme. Zhdukja e barrierave doganore, unifikimi i planeve të shteteve tona dhe ndihma konkrete që qeveria jugosllave po i jep vendit tonë për të u mëkëmbur, për t’u rindërtuar, janë bazat e shëndosha dhe siguria e një jete më të mirë për vendin tonë. Ata që s’ia duan të mirën e popullit tonë shpifin gjëra të paqena dhe vjellin vrer duke thënë se “Shqipëria e humbi independencën dhe pavarësinë e saj, duke u lidhur kaq ngushtë me popujt e Jugosllavisë”. Enver Hoxha nga dëshira e madhe për pushtet, si duket nuk ishte në gjendje që ta pranojë këtë të vërtetë edhe pse ishte shumë e hidhur. Kjo u pa me rastin e Korfuzit, kur jugosllavët ngritën barrikada minash në ujërat detar të Shqipërisë në Korfuz. Ku Flota angleze pësoi humbje të mëdha në njerëz, ku u vranë mbi 44 marinarë. Diplomacia shqiptare përjetoi në gjendje tejet kritike. Ndërsa Jugosllavët për qëllime të tyre strategjike në Ballkan, kërkonin që Shqipëria të sulmonte flotën angleze.V.Xh). Kjo situatë u rëndua edhe më shumë me rastin shpërthimit të dy anijeve luftarake të Anglisë në gjirin e Korfuzit më 22 tetor 1946. Në këtë incident të eksplodimit të minave nëndetësore, mbetën të vrarë një oficer e 43 marinarë anglezë, kurse 3 oficerë e 39 marinarë të tjerë u plagosën.

    Kreu i komunistëve shqiptarë u dorëzua tërësisht para Titos

    Ndërsa Enver Hoxha këtë periudhë të marrëdhënieve shqiptaro-jugosllave deri në vitin 1948, do të deklaroj: “Jo, Shqipëria përkundrazi e siguroi dhe e forcoi independencën dhe pavarësinë e saj duke u lidhur ngushtë me Jugosllavinë e re, në bashkëpunimin e ngushtë dhe në vëllazërimin kaq të sinqertë në mes dy popujve paqedashës, përparimtar dhe fqinj, në mes dy popujsh që kanë marrë fuqinë në duart e veta dhe kanë vendosur në vendet e tyre demokracinë më të shëndosh dhe më përparimtare, atje gjendet kuptimi më i lartë i respektit të të drejtave të njëri-tjetrit, atje merr kuptimin e vërtet respekti i independencës, i lirisë dhe i sovranitetit të popujve”. Dora që i është nderuar kaq sinqerisht popullit shqiptar është dora e Titos, hero i popujve të Jugosllavisë, ndërtues i madh i Jugosllavisë së re. Këtë e di dhe e çmon populli ynë dhe brohorit me gjithë zemër për Titon. Kam dëgjuar të rrahurat e zemrës të popullit shqiptar për Titon, kam dëgjuar gjithashtu ato të popujve të Jugosllavisë për udhëheqësin e tyre të madh me rastin e udhëtimit tim në Jugosllavi dhe mund të them se ato shkojnë paralel. Me rastin e udhëtimit tim në Beograd në qershor 1946, Titoja më priti si shok lufte, si vëlla, ai më foli me zjarr dhe me dashuri për popullin tim. Shprehjet e tij për popullin shqiptar ishin të njëllojta me ato të qindra mijë njerëzish të popullit Jugosllav, që më prisnin në çdo stacion, ku kaloja me rastin e udhëtimit tim në Jugosllavi, ishin të njëllojta me ndjenjat e mëmave të dëshmorëve jugosllav, që më ndalonin dhe më flisnin për vendin tim me atë kujdes, me atë dhemshuri sikundër që flisnin për vendin e tyre. E ardhmja e popujve tanë është e siguruar dhe do ta ndërtojmë me mundim dhe me djersën tonë dhe kjo është e sigurt, pse ekzistojnë të tilla marrëdhënie në mes popujve tanë. Të dy popujt tanë po ecin në rrugën që ata i kanë caktuar vetes dhe që është rruga e bashkëpunimit sa më të ngushtë dhe s’ka forcë që ta pengojë një zhvillim të tillë, shpëtimtar për vendet tona dhe paqësor për të gjithë botën. Populli shqiptar nuk është një popull prej origjine sllave, por një studim serioz i historisë së tij tregon në mënyrë të padiskutueshme se afinitete e mëdha e lidhin me sllavët e jugut. Pozita gjeografike dhe ekonomike, natyra e vendit tonë me traditat dhe zakonet e veta, shpirti liridashës dhe përparimtar, bujaria, karakteri luftarak dhe burrërorë i popullit shqiptar janë aq të ngjashëm me të popujve jugosllav sa që shpjegojnë qartë prirjet e popullit tonë për një vëllazërim dhe bashkëpunim sa më të ngushtë me jugosllavët. Kundër këtyre prirjeve të natyrshme të të dy popujve punuan me zellin më të madh shovinistët e të dy vendeve tona dhe imperialistët shtypës dhe skllavërues. (Enver Hoxha, kërkesat e nacionalizmës shqiptarëve për liri e barazi në Kosovë dhe trojet tjera shqiptare i trajton si shoviniste. Më 5 tetor 1947 Enver Hoxha në Gjirokastër do të deklarojë: “Mendoni shokë dhe shoqe çfarë fati do ta gjente popullin shqiptar të vogël pa Jugosllavinë demokratike dhe mike. Populli i vogël shqiptar nuk do të kishte lirin që ka sot, por do të pësonte ditët e zeza dhe fatin e errët. Kështu duhet çmuar miqësia, vëllazërimi dhe aleanca që na lidhin me Jugosllavinë e Titos. A thua do të mundej vendi i ynë i vogël, i varfër, kur të ishte i rrethuar me shtetet siç është Greqia të mbrojë frytet e gjakut të derdhur në luftë për vendosjen e rregullimit të tij të sotshëm demokratik, një ndër më përparimtarët, a do të mundej vendi i ynë të ngrihet në këmbë dhe me nderë dhe në liri të ndërtojë jetën e re? Kjo do të ishte shumë e vështirë, do të ishte e pamundshme. Qe, pse është kaq e shenjt për popullin tonë, miqësia e ngushtë me popujt e Jugosllavisë”.
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  5. #5
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443

    Tito nisi të ushtronte presion për aneksimin e Shqipërisë

    http://www.botasot.info/mesme/2untitled.jpg






    Tito nisi të ushtronte presion për aneksimin e Shqipërisë
    Prof.Dr.Vebi Xhemaili

    Falsifikimi i historisë kombëtare për hir të vëllazërim-bashkimit me jugosllavët(5)

    Në atë kohë kishte dalë në paraskenë plani i Titos për krijimin e Federatës Ballkanike dhe për këtë arsye ai nënshkroi marrëveshje të njëllojtë edhe me Bullgarinë. Krijimi i Federatës që do të përfshinte Jugosllavinë, Shqipërinë, Bullgarinë dhe Greqinë, ishte një prej objektivave kryesore të politikës së jashtme të Jugosllavisë, për periudhën e pasluftës. Por duhet pranuar se në aprovimin kësaj iniciative ka pasur edhe pëlqimin e Stalinit, pasi ai vetë nuk ka pasur interes, prandaj i ka deklaruar Gjillasit në Moskë, “se Jugosllavia i ka duart e lira ta gëlltisë Shqipërinë, kur të dojë”.

    Enver Hoxha: “Miqësia me popujt e Jugosllavisë është e shenjtë”

    Në fillim të vitit të ardhshëm u zbulua krejtësisht se cilat qenë synimet e vërteta të Titos në raport me Shqipërinë, pikërisht kur qeveria jugosllave i propozoi Nako Spirut (I cili ndodhej me mision në Beograd, për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve midis dy vendeve), për nënshkrimin e një marrëveshje të fshehtë për sigurimin dhe mbrojtjen e interesave jugosllave në Shqipëri, në rast ndryshimi të udhëheqjes së PKSH. Nako Spiru edhe pse ishte ministër i Ekonomisë refuzoi të firmos, me rrjedhojë – në përfundim të misionit të tij – marrëdhëniet shqiptaro-jugosllave të bëhen më të ndera, nga sa ishin kur ai arriti në Beograd. Konsekuencë e dështimit të këtij misioni, ishte ndoshta dhe fakti që Koçi Xoxe nisi sërishmi të aktivizohet, kundër rivalëve të tij në udhëheqjen e partisë. Ky e shfrytëzo rastin në kundërshtimin e Nakos të paraqitur kudër palës jugosllave në fushën e ekonomisë dhe tregtisë. Ndërsa Ndali Ndreu për këto marrëdhënie do të shprehet ”Ne bëjmë politikë që frymëzohet nga Jugosllavia dhe Bashkimi Sovjetik, por duhet të bëjmë një politikë nacionale të adaptuar nevojave dhe konditave të vendit”. Më 20 maj 1947 qeveria shqiptare bëri të ditur arrestimin, gjykimin dhe dënimin e nëntë anëtarëve të Kuvendit Popullor, që ishin të njohur për ndjenjat e tyre antijugosllave, me akuzën e komplotit kundër shtetit. Atë kohë lidhjet me Beogradin ofruan njëfarë avantazhi ekonomik. Në korrik 1947 Jugosllavia akordoi një hua në masën 40 milion dollarë, për mbështetjen e drejtimeve ekonomike të atij viti, në rreth 58% të buxhetit shtetëror shqiptar. Megjithëkëtë, kundërveprimi ndaj ndikimit jugosllav, rritej gjithnjë e më shumë. Qeveria shqiptare nisi të protestonte për çmimet që servonin jugosllavët në tregun e produkteve të palëvruara, për metodën me të cilën llogaritej shuma e pjesëmarrjes shqiptare në operacionet integrale shqiptaro-jugosllave, për refuzimin e tyre për të përfituar pjesën e parashikuar të kapitalit në këto operacione, si dhe për mos kaparosjen e përçarjes së vetë për ngritjen e një shoqërie të përbashkët detare, për të marrë në dorë të saj kontrollin e tregtisë së jashtme të vendit.

    Stalini e thirri fshehtas Enver Hoxhën në Moskë

    Në verë, ndërsa Tito ishte i angazhuar me organizimin e Informbyrosë (Zyra e Informacionit të Partive Komuniste), Stalini e thirri fshehtas Hoxhën në Moskë.

    Aty Hoxha u skandalizua, sapo konstatoi paditurinë e Stalinit lidhur me Shqipërinë. Kjo mosdijeni u provua në takimin e Stalinit me Eduart Kardelin – këshilltar i Titos për çështje e politikës së jashtme – që u ekzekutua gati në të njëjtën kohë. Stalini i drejtoi Kardelit pyetje lidhur me prejardhjen e shqiptarëve, duke shtuar se “… paraqiten ndoshta njerëz prapanikë dhe primitivë”; atëherë ambasadori jugosllav iu përgjigj: “ndërkaq janë shumë trima dhe të besës” – d.m.th. në një farë mënyre mbështeti mendimin e Stalinit për shqiptarët, pasi ky plotësoi: “Po mund të jenë të besës si qentë, por dhe kjo është karakteristikë e primitivizmit”. Pas kësaj vizite, që kaloi përgjithësisht si pa u bërë zhurmë, Shqipëria nënshkroi – natyrisht me miratimin e Stalinit – Traktatin e Miqësisë dhe të bashkëpunimit me Bullgarinë. Ky traktat ishte një shenjë pavarësie prej Jugosllavisë. Ndërkohë, kur nisi të funksiononte Kominform-I, në tetor 1947, Shqipëria ishte vendi i vetëm i bllokut komunist që nuk u thirr të merrte pjesë, ndoshta ngaqë konsiderohej se do të mbështeste qindpërqind Jugosllavinë, në çfarëdolloj mosmarrëveshje që do të rezultonte, pasi dhe vetë Stalini i parashikonte serioze problemet që kishte me Titon. Marrëdhëniet sovjeto-jugosllave keqësoheshin për shkak të planeve të Titos dhe të udhëheqësit bullgar Gjergj Dimitrov, për të formuar Federatën Ballkanike, për te cilën ishte në kundërshtim Stalini. Bashkimi Sovjetik me Stalinin qenë revoltuar për adoptimin demonstrativ të politikës së jashtme të pavarur të të dy satelitëve të saj dhe kryesisht për faktin se nuk ishte kërkuar paraprakisht mendimi i Stalinit. Aty nga fundi i vitit edhe më shumë po acaroheshin mosmarrëveshjet midis Moskës e Beogradit, Tito nisi të ushtronte presion për aneksimin e Shqipërisë. Dy divizione ushtarake dhe një krah i aviacionit luftarak u përgatitën me shpejtësi që të invadojnë këtë vend, pa miratim të Stalinit, me pretekstin se rrezikohej nga “imperialistët” që strehoheshin në Greqi. Kjo frikë nuk ishte fare pa bazë, pasi qeveria e djathtë greke, nën mbështetjen e SHBA, kishte përforcuar pretendimet e saj të vjetra mbi Shqipërinë Jugore. Përpjekja për nënshtrimin e Shqipërisë ishte kontradiktore me predikimet komuniste të Jugosllavisë “për bashkimin vullnetarë të të dy vendeve dhe të vetëvendosjes së popujve”. Situatat ishin tepër të ndërlikuara: Kombet e Bashkuara kishin nisur të akuzojnë Jugosllavinë për ndërhyrje në luftën civile greke dhe porsa kohë ajo vazhdonte, ekzistonte realisht frika e invadimit eventual të Shqipërisë nga ushtria e regjimit të Athinës, me mbështetjen e Perëndimit. Për këtë, divizionet jugosllave edhe pse përfundimisht nuk zbarkuan në Shqipëri, qëndruan të gatshëm në kufij të saj.

    Gjatë vitit antagonizmat e fraksioneve të ndryshme të udhëheqjes shqiptare nisën të bëheshin më komplikative e më të mprehta, për shkak të implikimit të saj në polemikën mes Bashkimit Sovjetik e Jugosllavisë. Aty nga fundi i vitit 1947-ës Xoxe dhe bashkëpunëtorët e tij, nën instruktimin e jugosllavëve, nisën të intensifikojnë dominimin e tyre. Shumë prej anëtarëve të udhëheqjes, veçanërisht intelektuali Nako Spiru, i kundërshtuan këto plane jugosllave. Në nëntor Spiru, duke ditur se do të kryhej përjashtimi i tij nën akuzën e “shovinistit”, vrau veten. Sipas botimit zyrtar shqiptar “vdekja e tij i detyrohej aksidentit fatal gjatë pastrimit të pistoletës”. Më propabile është se ai nuk mundi t’u rezistonte edhe më sulmeve të pashkëputura kritike të Xoxes dhe të jugosllavëve. Vetëvrasja e Spirut çoi në kulmosjen e përplasjeve ndërmjet Titos e Stalinit.
    Në janar 1948 Stalini e përdori qëndrimin e Titos ndaj Shqipërisë dhe vetëvrasjen e Spirut, si pretekst për të thirrur një përfaqësi jugosllave – në të cilën bënte pjesë dhe Millan Gjillasi–në Moskë, me qëllim të diskutohej acarimi i marrëdhënieve shqiptaro-jugosllave dhe mosmarrëveshjet për planin e pakontestueshëm të Federatës Ballkanike të Titos.
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e xhori
    Anëtarësuar
    25-12-2006
    Vendndodhja
    MARCHE
    Postime
    1,518
    si perfundim me gjith keto qe po lexojme ketu si ka mundesi qe nuk u beme republik e 7 e jugosllavise?
    jeshét prèmè ne aliarèm
    jeshèm more jeshèm
    po drita skeshèm

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e mardo
    Anëtarësuar
    06-04-2011
    Postime
    325
    lejeni enverin se e ze lemza .....ai ka ik ne ferr , me mire te merremi me te nesermen , ke salen ke edin me ata merru se po na lejn akoma e me mbrapa

  8. #8
    United States of Albania Maska e USA NR1
    Anëtarësuar
    18-01-2010
    Vendndodhja
    KU
    Postime
    5,430
    Citim Postuar më parë nga xhori Lexo Postimin
    si perfundim me gjith keto qe po lexojme ketu si ka mundesi qe nuk u beme republik e 7 e jugosllavise?
    lol....................

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Zoti Basha
    Anëtarësuar
    25-01-2010
    Postime
    860
    Citim Postuar më parë nga xhori Lexo Postimin
    si perfundim me gjith keto qe po lexojme ketu si ka mundesi qe nuk u beme republik e 7 e jugosllavise?
    Balanca e fuqive. Italia nuk do lejoj ekurre qe Vlora te biere nen kontrollin e nje fuqie armike, pasi keshtu mudn te nderpritet tregtian ne adriatik, pra kurre nuk do e linte kete te kalonte pa lufte (me ae rast, merte dhe rethinat e Triiestes).

    Greqi donte pjesen e vete ne shqiperi, dh enuk donte nje jugosllavi te forte.

    Serbet nuk donin qe Shqiperia republike te kekronte bahskimin me kosoven brenda jugosllavise, cka do levizte balancen e pushteit ne federate kudner serbeve dhe pro kroteve dhe shqiptareve.

    Bullgaria i frikesohej nje jugosllavie te madhe dhe Rusia bente cte mundte per ti prishur planet titos.

    Gjithe e gjithe vetem Titoja donte integrimin e shqiperise per te kuderbalancuar serbine ne jugosllavi. By proxy, kete mudn ta mbeshteste dhe Britania, por gjithe e gjithe ishte plan qe nuk u realizuar dot.
    Kantonizimi i hapësirës shqiptare, rruga e vetme drejt zhvillimit!

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Ata qe kan shkru artikullin se kane kulturen e nevojshme per diskutuar faktet reale historike sic jane.
    Keta thjeshte kerkojne ta denigrojne komunizmin shqiptar tej mases qe i takon atij per intersa te dites.
    Pe shembull nuk shkruhet kundi qe Shqiperia ne konferencen e Jaltes ne perfundim te luftes se dyte u caktua nga fituesit e luftes qe te qendronte nen protektoratin e Jugosllavise se Titos dhe Enveri spati na ta luante bishtin.
    Bile asokohe gjate sllvizimit te Shqiperise dhe Enverin vete qen gati ta eliminonin.
    Qe fati i shqiptarve qe ne 47 Jugosllavia u perjashtua nga kampi socialist dhe ku vete Stalini skllaveruesi i shqiptareve na hoqi nga ndikimi jugosllav dhe perfundoi perpjekja per ta bere Shqiperine republike te 7 te Jugosllavise.
    Albania Uber Alles

  11. #11
    Citim Postuar më parë nga juanito02 Lexo Postimin
    Ata qe kan shkru artikullin se kane kulturen e nevojshme per diskutuar faktet reale historike sic jane.
    Keta thjeshte kerkojne ta denigrojne komunizmin shqiptar tej mases qe i takon atij per intersa te dites.
    Pe shembull nuk shkruhet kundi qe Shqiperia ne konferencen e Jaltes ne perfundim te luftes se dyte u caktua nga fituesit e luftes qe te qendronte nen protektoratin e Jugosllavise se Titos dhe Enveri spati na ta luante bishtin.
    Bile asokohe gjate sllvizimit te Shqiperise dhe Enverin vete qen gati ta eliminonin.
    Qe fati i shqiptarve qe ne 47 Jugosllavia u perjashtua nga kampi socialist dhe ku vete Stalini skllaveruesi i shqiptareve na hoqi nga ndikimi jugosllav dhe perfundoi perpjekja per ta bere Shqiperine republike te 7 te Jugosllavise.
    Kot per kuriozitet a e ke lexuar ndonjehere marreveshjen e Jaltes?

    Shqiperia ka qene de jure pjese e ish-Jugosllavise, bile edhe me gjere pjese e Federates Ballkanike jugosllavo-bullgaro-shqiptare.

    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 03-06-2011 më 07:18

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Kot per kuriozitet a e ke lexuar ndonjehere marreveshjen e Jaltes?

    Shqiperia ka qene de jure pjese e ish-Jugosllavise, bile edhe me gjere pjese e Federates Ballkanike jugosllavo-bullgaro-shqiptare.

    http://www.youtube.com/watch?v=-cDlUIF8Hr8
    E kam pas lexuar disa vjet perpara dhe jam habitur qe na eshte fshehur qe i pari qe ka thene qe Shqiperia qe qendroje nen protektoratin jugosllav ka qene Winston Churchill.
    Dhe Stalini skish si te mos e aprovonte se i siguronte mikes se saj dalje ne Adriatik.
    Ndryshuar për herë të fundit nga juanito02 : 03-06-2011 më 07:49
    Albania Uber Alles

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e Zoti Basha
    Anëtarësuar
    25-01-2010
    Postime
    860
    Dalje ne adritik ka pasur pa shqiperine jugosllavia per ate pune. Te mos ngaterojme serbine me jugosllavine.
    Kantonizimi i hapësirës shqiptare, rruga e vetme drejt zhvillimit!

  14. #14
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466
    eee..
    t'kishte qene salivi ose rugovi ate kohe.. sot do t'ishem zvicerr..
    s'kem fat na shqiptaret hiq.. shuqur qe sot bile i kem keta prijes..
    kta jane lidera stratega.. te paimagjinueshem e te paarritshem per keto hapesira
    lum shipnia.. n'dore te kujt ka mbet..
    me hapa te rrufeshem do t'i kalojme te gjitha shtiresit sot..
    s'ka kush te na ndal..
    shkaterrimi i kombit eshte ne faza perfundimtare..
    se per shtet.. veq kush rren se ka kohe qe s'egziston me..
    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e Zoti Basha
    Anëtarësuar
    25-01-2010
    Postime
    860
    Ah, Shteti, perendia e shekullit te ri.
    Kantonizimi i hapësirës shqiptare, rruga e vetme drejt zhvillimit!

  16. #16
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466
    Citim Postuar më parë nga Zoti Basha Lexo Postimin
    Ah, Shteti, perendia e shekullit te ri.
    Qka shteti..
    Kur kombi e ka ne rrezik mbijetesen.. ku hyn ne pune kantonizimi..
    Nuk jem zvicerr.. kemi armiq ne kater anet, brenda e jashte.. ma shume brenda.
    Amerika eshte e kantonizuar.. po ka edhe shtetin me te forte qe egziston..
    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

  17. #17
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    www.arberiaonline.com
    Postime
    1,187
    Citim Postuar më parë nga PLAKU Lexo Postimin
    Në rrethet diplomatike dhe gazetareske u vu në pikëpyetje pavarësia e Shqipërisë
    Prof.dr.Vebi Xhemaili
    Pak historian kemi per fat te keq sikurse z,Xhemaili .
    Falemnderit Plako per kete postim , po e shtoj edhe kete video me V.Xhemailin :


  18. #18
    i/e regjistruar Maska e Zoti Basha
    Anëtarësuar
    25-01-2010
    Postime
    860
    Citim Postuar më parë nga halla mine Lexo Postimin
    Qka shteti..
    Kur kombi e ka ne rrezik mbijetesen.. ku hyn ne pune kantonizimi..
    Nuk jem zvicerr.. kemi armiq ne kater anet, brenda e jashte.. ma shume brenda.
    Amerika eshte e kantonizuar.. po ka edhe shtetin me te forte qe egziston..
    Zvicera eshte kantonizuar pikerisht sepse kishte armiq nga kater anet. Nese sme beson lexo historine lidhjes se tre kantoneve te para. Ne krahasim me perandorite qe donin ta copetoni zviceren,keto geit qe kemi ne reth e rorotull per fqinje sjane gje. Pra, kantonizmi funsionon.
    Kantonizimi i hapësirës shqiptare, rruga e vetme drejt zhvillimit!

  19. #19
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466
    Zvicera eshte kantonizuar pikerisht sepse kishte armiq nga kater anet....
    Ju sigurisht e dini me mire historin e zvicrres, tek po ngreh andej..
    Prandaj tregom se pari a egziston nje komb zviceran..?
    Me vet pyetjen.. po kuptohet qe per mua eshte negative pergjegja.
    Mirepo pasi ju jeni me ekspert, po pres diqka me shume rreth kesaj.
    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

  20. #20
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-06-2009
    Postime
    352
    Citim Postuar më parë nga juanito02 Lexo Postimin
    Ata qe kan shkru artikullin se kane kulturen e nevojshme per diskutuar faktet reale historike sic jane.
    Keta thjeshte kerkojne ta denigrojne komunizmin shqiptar tej mases qe i takon atij per intersa te dites.
    Pe shembull nuk shkruhet kundi qe Shqiperia ne konferencen e Jaltes ne perfundim te luftes se dyte u caktua nga fituesit e luftes qe te qendronte nen protektoratin e Jugosllavise se Titos dhe Enveri spati na ta luante bishtin.
    Bile asokohe gjate sllvizimit te Shqiperise dhe Enverin vete qen gati ta eliminonin.
    Qe fati i shqiptarve qe ne 47 Jugosllavia u perjashtua nga kampi socialist dhe ku vete Stalini skllaveruesi i shqiptareve na hoqi nga ndikimi jugosllav dhe perfundoi perpjekja per ta bere Shqiperine republike te 7 te Jugosllavise.
    Ja ku e ke linkun per dokumentin perfundimtar te Jaltes http://www.taiwandocuments.org/yalta.htm nuk e di se ku e ke lexuar ti pjesen per Shqiperine. E verteta eshte se Shqiperia nuk permendet fare aty, vetem historiografia e ndikuar nga komunizmi e shpiku nje fakt te tille, me nje fjale per te perligjur servilizmin e skajshem te Hoxhes ndaj Titos fillimisht dhe me pastaj ndaj Stalinit, sepse kjo ceshtje tashme "ishte vendosur ne Jalte" dhe kush ishin shqiptaret te "kundershtonin" vendimet e Jaltes?!

    Sa i perket faktit te dyte qe permend, aty pajtohem me ty. Nuk ishte Hoxha ai qe guxoi ta kundershtoje Titon, por ishte fakti se ai e ndjente veten te kercenuar nga Xoxe (njeri me i afert me jugosllavet ate kohe) dhe shfrytezoi prishjen e Stalinit me Titon qe te mbeshtetej ne Stalinin kunder Titos.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •