Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184

    Deputetet qe kane zevendesuar ish Komitetet e Shpetimit

    Deputetet qe kane zevendesuar ish Komitetet e Shpetimit

    Ditet e fundit,si te eresuar nga verdikti i popullit, nje grup jo i vogel deputetesh te Partise Socialiste kane mare persiper qe te nisin nje vale te re represioni mbi Shqiperine.
    Them keshtu sepse thirrjet e tyre per mosbindje civile, per bllokime rrugesh,diegie gomash etj si keto jane as me shume as me pak nje vale e re, qe neve qe e kemi jetuar na kujton vitin e zi 1997.Te gjithe e pame se cfare ngjau ne vitin 97 dhe i dime fare mire pasojat qe ka nje mosbindje civile.
    Fatkeqesisht aktoret jane po ata.Ne krye te kesaj katraure jane emeruar vete deputetet duke zevendesuar ish komitetet e tyre te famshme qe mbollen zi ne Jugun e Shqiperise.Ne qarkun e Fierit shohim se eshte emeruar gjenerali pa grada,ish ministri i fundit i diktatures Hoxhiane,famekeqi Gramoz Ruci.Sigurisht Ruci zgjodhi Fierin dhe jo Tepelenen,sepse atje ja pane hajrin komitetit te Gjolek Malajt, nipit te Gramoz Rucit dhe nuk do ti shkonin pas.
    Ne Durres kane shkuar te tjere "misionare" per te djegur kete qytet qe shume shpejt pritet te cele sezonin e ri turistik.Theksoj se industria e ketij qyteti eshte kryesisht turizmi,por edhe ndertimi,ku vellai i Kryetarit te Bashkise Dako, mer gjithmone copen e luanit me firmat e tij te ndertimit.Ne kete grup eshte shtuar edhe famekeqi Bizhga.Nje nga njerezit qe e terrorizoi Durresin ne vitin 1997,grabiti votat e Opozites se atehershme (2001) bile shkoi dhe vuri dore mbi nje mjeke te nderuar,por ky krim ju mbulua nga gjykatesi Fehmi Abdiu duke i falur mandatin e deputetit Bizhges!
    Shqiperine e Veriut ja kane besuar Tome Doshit dhe Paulin Sterkajt.Zoti Sterkaj, nje polic ne profesionin e tij te meparshem,para te se "vishej" politikan,ka treguar qarte se eshte i zoti te organizoje turma militantesh, duke i perdorur ata edhe si paramilitare.Shembulli i qarte ishte demonstrata e organizuar nga Partia Socialiste para Kryeministrise ku mbeten te vrare kater persona.Gjithashtu edhe ne skajin me jugor te Shqiperise, ne Gjirokaster u ngrit ish komiteti i mosbindjes civile.Me ne krye Flamur Bimen, nje njeri qe eshte pergjegjes direkt per shembej e nje pallati disa vjet para ku humben jeten 3 persona dhe si ndihmes Florian Hysi,nje ish student anglishteje ne Universitetin e Gjirokastres,sot me detyre Kryetar Partie.Ketij cifti dylberesh i eshte shtuar edhe armata e Bashkise se Gjirokastres si dhe policia Bashkiake qe eshte me teper nje polici personale e Bimes.
    Saranda deri me tani nuk i eshte bashkuar kesaj katrahure,sepse ata qe dogjen mbrojtesit e ligjit ne vitin 1997,sot jane ose ne arati, ose pas hekurave te qelive.Shpresojme qe Saranda te meret me Turizem dhe jo me mosbindjen civile qe organizon selia e Partsise Socialiste qe ngjan tamam me parardhesit e tyre,komunistet e viteve 44.
    Sot ne qiellin shqiptar nuk eshte shfaqur kometa.Ajo komete qe Kadare pershkruan aq bukur tek "Viti i mbrapshte".Bile edhe dallendyshet kane ardhur per te veruar,ndryshe nga viti 1997 ku vec loteve dhe tmerrit, edhe keta zogj shtegetare nguruan te vinin.
    Sot Aldo Bare dhe Zan Caushi jane neper qeli duke vuajtur per krimet e bera dhe rolin e komiteteve te shpetimit publik te vitit 97 e kane mare deputetet e Patrise Socialiste.
    A do te mundet ti falim perseri nese ata inskenojne nje tjeter 97"?
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

  2. #2
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Vitin e mbrapshte po e ri-sjell Sali Berisha, arkitetkt i zijosjes se Shqiperise.

    Kete radhe eshte kuptuar dhe ndjere ne mase me te gjere origjina e krimit politik, shteteror dhe banditesk i familjes kryeministrore me oborrtaret e tjere punista-sigurimsa.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •