Close
Faqja 17 prej 24 FillimFillim ... 71516171819 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 321 deri 340 prej 480
  1. #321
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Najçevska: ‘Të dorëhiqet Jankullovska’


    MPB-ja vazhdon të trumbetojë rrejshëm se ka zbardhur vrasjen makabre në afërsi të Liqenit të Smillkovcës. Por, pwr aktivisten për të drejtat e njeriut, Mirjana Najçvska, lajmet nëpër ueb-faqen e kësaj ministrie janë të gënjeshtërta. Aty thuhet se të dyshuarit janë nxjerrë para drejtësisë por, në fakt ata janë të dënuar për armë-mbajtje pa leje dhe jo për veprën vrasje dhe terrorizëm.
    “Në aksionin i cili me tendencë të madhe u emërua ‘Monstrum’ u privuan nga liria një numër i caktuar personash dhe me këtë MPB-ja konfirmoi se ka zbardhur dhe përfunduar rastin. Por nga ajo që mund të shohim nga proceset gjyqësore dhe nga vendimet e gjykatës, mund të vërehet se asnjë nga këta persona nuk është dënuar për vrasjen tek Liqeni i Smillkovcës por për armë-mbajtje pa leje ose ndonjë vepër tjetër kundër-ligjore. Megjithë mungesën e lidhshmërisë së këtyre njerëzve dhe atyre që kanë kryer këtë vepër makabre, MPB-ja lavdërohet në mënyrë të rrejshme se gjoja ka zbardhur rastin”, deklaroi Mirjana Najçevska - aktiviste për të drejtat e njeriut.
    Najçevska thotë se në çdo vend demokratik, në raste të tilla, të paktën ministrja e brendshme do të duhej të jepte dorëheqjen.
    “Në vendet demokratike së paku Ministrja e Brendshme duhet të japë dorëheqjen nga pozita e saj nëse dëshiron të ruaj dinjitetit e saj personal por edhe të partisë politike që i takon. Në Maqedoni që nga fillimi nuk u përfshinë në ujërat që politikanët tanë të mbajnë përgjegjësi personale, dhe thjeshtë ata vlerësojnë se nuk duhet të qëndrojnë as pas fjalëve të tyre por as pas veprave të tyre”, shprehet Mirjana Najçevska, aktiviste për të drejtat e njeriut.
    Akuzat e Najçevskës i arsyeton edhe dënimi i fundit i Nazif Mehmetit dhe Rrahman Asanit, respektivisht me 3 dhe 3 vjet e 6 muaj burg, për armëmbajtje pa leje. Edhe këta persona u arrestuan dhe u akuzuan nga MPB-ja për vrasjen e pesëfishtë në Smilkovcë të Shkupit. Një muaj më pare, po ashtu për armëmbajtje pa lehe u dënua edhe Ibrahim Sejdini nga Shkupi me 6 vjet burg.

    Alsat M
    Sui generis

  2. #322
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    PDSH: 'BDI-së nuk i del matematika!'


    ‘45 mijë punësime për maqedonasit dhe vetëm 1817 për shqiptarët, ky është realiteti i përfaqësimit të drejtë dhe adekuat në tre vitet e fundit’. Me këto shifra deputeti i PDSH-së Bekim Fazliu kundërshtoi deklaratën e kreut të BDI-së Ali Ahmeti lidhur me përfaqësimin e shqiptarëve, i cili theksonte se BDI-ja ka realizuar 9 mijë punësime për shqiptarët. Për Fazliun e PDSH-së kjo është një imagjinatë e sëmurë dhe paranoike, pasi përfaqësimi i shqiptarëve me BDI-në jo që nuk ka shënuar rritje, por përkundrazi ka shënuar rënie drastike.
    “Prej vitit 2009, nëpër institucionet shtetërore janë punësuar mbi 40 mijë maqedonas, ndërsa shqiptarët nga të dhënat e Agjencisë për Administratë, në vitin 2009 janë punësuar 701 qytetarë, pjesëtarë të bashkësive që nuk janë shumicë. Po supozojmë se janë shqiptarë që të gjithë... Në vitin 2010 janë punësuar 573, në vitin 2011, 543. Gjithsej për tre vjet, BDI ka punësuar 1817 shqiptarë, ndërsa MRO-DPMNE 45 mijë maqedonas. Në botën imagjinare të BDI-së dhe Alisë 1817 punësime mund të bëhen 9 mijë, por as në imagjinatën e tyre 1817 punësime nuk mund të bëhen 45 mijë, sa kanë punësuar maqedonasit”, u shpreh Bekim Fazliu, PDSH.
    PDSH-ja u ndalë edhe në konkursin e para disa ditëve në spitalin e Qytetit ku nuk u pranua asnjë mjek shqiptar, si dhe konkursin e fundit për policë.
    “9 mijë punësimet imagjinare të Alisë, në realitet janë 0 punësime. Vetëm para disa ditëve në konkursin për pranimin e mjekëve në spitalin e qytetit të Shkupit asnjë shqiptarë nuk u pranua, dje ndodhi e njëjta gjë në konkursin për pranimin e policëve, asnjë shqiptarë nuk u pranua. Të përkujtojmë atë se në 495 institucione shqiptarët janë të përfaqësuar me 0”, deklaroi Bekim Fazliu, PDSH.
    Ditë më parë kreu i BDI-së Ali Ahmeti duke komentuar përfaqësimin e drejtë dhe adekuat të shqiptarëve nëpër institucione, u shprehë i kënaqur me nivelin e përfaqësimit të arritur deri tani. Sipas tij nga viti 2008 deri në 2011, janë punësuar rreth 9000 administratorë shqiptarë.

    Alsat M
    Sui generis

  3. #323
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Musliu: ‘Mos-angazhimi i BDI-së, forcon opozitën’


    Mos angazhimi i partisë shqiptare në pushtet, BDI-së në përmbushjen e premtimeve zgjedhore sa i përket çështjeve kryesore për shqiptarët, ka ndikuar që të ulet besueshmëria e qytetarëve tek ky subjekt politik dhe të rritet besueshmëria ndaj partive opozitare. Kështu vlerëson analisti politik Albert Musliu, duke komentuar rezultatet e anketës së fundit mbi besueshmërinë e qytetarëve ndaj partive politike. Respektivisht në këtë anketë për herë të parë dallimi mes BDI-së dhe PDSH-së është vetëm 1,3 për qind ndërkaq së bashku përqindja e partive opozitare PDSH dhe RDK-së kalojnë atë të partisë në pushtet.
    “Një temë që është shumë e rëndësishme për shqiptarët, integrimet euro-atlantike kanë ngecur pa ndonjë shpresë apo qartësi se kur mund të zhbllokohen, ato janë çështje shumë të rëndësishme për shqiptarët dhe gjithsesi një percepcion që është prezent te popullata shqiptare në Maqedoni, partia e koalicionit VMRO-DPMNE nuk ka një sjellje korrekte ndaj partnerit të vet të koalicionit prandaj kemi një zhgënjim tek popullata shqiptare”, deklaroi Albert Musliu, analist politik.
    Ndërkaq duke komentuar marrjen e përqindjes më të madhe të opozitës shqiptare për sa i përket përmbushjes së premtimeve, se sa partia në pushtet, Musliu e shpjegon me faktin që opozita shfrytëzon në favor të vet çdo dështim dhe ngecje të proceseve që shkakton BDI.
    “Kemi një aktivitet goxha më të madh të opozitës shqiptare, dy partitive shqiptare. Ngrenë tema interesante që janë me relevancë tek shqiptarët, tentojnë që çdo dështim që ka partia në pushtet e ka ta potencojnë, dhe ky është shkaku pse besueshmëria te to ritet ndërsa bie te partia shqiptare në pushtet”, u shpreh Albert Musliu, analist politik.
    Këto komente të analistit Musliu vijnë një ditë pas publikimit të anketës mbi besueshmërinë e partive politike të realizuar nga Instituti Dimitrija Çupovski sipas të cilës në rast se zgjedhjet do të mbaheshin tani për BDI-në do të votonin 6.2 për qind, për PDSH-në, 4.9 për qind dhe për RDK-në 1.5 për qind, që të dyja së bashku kanë përqindje më të lartë se BDI-ja në pushtet. Ndërkohë sa i përket realizimit të premtimeve shqiptarët sipas kësaj anketa kanë besim për 0.1 për qind më të lartë për PDSH-në, respektivisht për partinë e Thaçit janë shprehur 6.7 për qind se realizon premtimet kurse për BDI-në 6.6 për qind.

    Alsat M
    Sui generis

  4. #324
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Pacientë nga Australia për operim në “Filipi i Dytë”


    Një pacient nga Australia erdhi në spitalin “Filipi i Dytë” në Shkup për të kryer një operacion të ndërlikuar në zemër. Operacionet e tilla kryhen vetëm në disa spitale në botë, mes të cilëve është edhe “Filipi i Dytë”. Pacienti kishte një zgjerim në rrënjën e aortës që duhej operuar menjëherë. Operacioni që zgjati 6 orë u krye nga kardio-kirurgu Zhan Mitrev.
    “Kjo është një barkushe, një lëshim i zemrës dhe këtu shihet ai aorizëm që ka një zgjerim të madh diku rreth 8 cm dhe normalisht këta pacientë nëse nuk operohen, përfundojnë me vdekje të papritur”, deklaroi D-r Zhan Mitrev, drejtor i spitalit “Filipi i Dytë”.
    Pacienti 63 vjeç i cili ishte operuar para dy ditësh tashmë ndihet shumë mirë.
    “Djali më tha se Zhan Mitrev është një nga kardiologët më të njohur jo vetëm në Maqedoni, por edhe në Evropë. Meqenëse ishte kështu, vendosa që ta bëja operacionin tek njeriu që më sugjeruan të afërmit, dhe vërtet ai bëri që për 2 ditë të dilja nga spitali. Shumë vështirë, por ai e bëri këtë”, u shpreh Nikolla Naumovski, pacientë.
    Naumovski kishte probleme në zemër prej më shumë se 2 vjetësh. Ndërsa Mitrev, operacione të këtij lloji, ka kryer me qindra deri tani.

    Alsat M
    Sui generis

  5. #325
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    ‘Imperial Tobako’, investime të reja


    “Imperial Tobako Makedonija” punën e tyre dhjetë vjeçar në vend e rrumbullakuan me investime të reja, modernizim të fabrikës me pajisje të re dhe futjen e linjave të reja prodhuese dhe teknologji moderne me çka pritet rritje e konkurrencës së prodhimeve. Drejtorët e kësaj ndërmarrje presin që deri në fund të vitit t’i përfundojnë të gjithë projektet e parapara, për të arritur konfirmuar epitetin e qendrës më moderne rajonale prodhuese në industrinë e duhanit. Investimi në Maqedoni arrin 23 milion euro.
    “Ky vit është i shkëlqyeshëm për Imperial Tobako në Maqedoni dhe për arritjet tona të reja. Po instalohen makina të reja që të përmirësohet kapaciteti dhe fleksibiliteti ynë. Përveç kësaj, filluam edhe me renovim të fabrikës me çka do të ndryshohet pamja e këtij vendi. Të gjithë këto investime nënkuptojnë se fabrika në Maqedonia do të jetë e njëjtë si dhe fabrikat tjera e Imperial Tobako në botë”, deklaroi Riçard Parat, drejtor i përgjithshëm i ‘Imperial Tobako’.
    “Në kohë krize dhe recesionit më të madh evropian, kjo kompani e huaj e cila në Maqedonia ka investuar para 10 viteve, vazhdimisht po shënon rritje dhe vendos që në kohë të vështirë të investoj në Maqedoni dhe në këtë mënyrë të rris prodhimin dhe eksportin”, u shpreh Vele Samak, ministër për investime të huaja.

    Alsat M
    Sui generis

  6. #326
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    RDK: Deputetët e BDI-së kanë dalë jashtë loje

    Në një komunikatë për mediat, Rilindja Demokratike Kombëtare shpreh shqetësimin e saj në lidhje me deklaratat e zyrtarëve të BDI-së për çështjet kryesore që i tangojnë shqiptarët.



    "Deklarata e fundit e kryetarit të BDI-së se çështja e gjuhës shqipe do të zgjidhet në mandatin e ardhshëm, tregon më së miri se deputetët e BDI-së tashmë kanë dalë jashtë loje dhe do të vazhdojnë “pushimet në parlament” edhe për tre vitet e ardhshme. RDK shpreh habinë se si Kryetari i BDI-së, i cili gjatë fushatës së kaluar, më 17 maj 2011 në Kumanovë vet deklaroi se (citojmë) “ky është vërtetë mandati në të cilin çështja e gjuhës shqipe sërish vendoset në bangat e Parlamentit të Maqedonisë për zgjidhje përfundimtare”, pardje, pa e vrarë shumë mendjen, u shpreh se kjo çështje është lënë për në mandatin e ardhshëm!

    RDK është e habitur që një deklaratë e tillë vjen pas katër vitesh mburrje nga BDI me ligjin e saj të dështuar për gjuhët, për të cilin koha po dëshmon se është bërë pengesë për përdorimin e gjuhës shqipe. Edhe më e çuditshme bëhet deklarata e Kryetarit të BDI-së kur dihet se ai ka më shumë se një vit që mburret me ndryshimet e fundit në ligjin për gjuhët, të cilat RDK i ka demaskuar se mundësojnë përdorimin e shqipes vetëm për 30 persona", thuhet në këtë komunikatë.

    RDK shtron pyetjen se ku mbetën deklaratat e zyrtarëve të BDI-së, se çështja e gjuhës shqipe do të zgjidhet me interpretim autentik të Kushtetutës, për të cilin RDK u shpreh publikisht se është vetëm një mashtrim i rradhës dhe nuk ka asnjë bazë.

    Ata gjithashtu shprehin qëndrimin e tyre se deklarata e fundit e Kryetarit të BDI-së është joserioze sepse për rregullimin e gjuhës shqipe nuk duhen vite, por kapacitet juridik, vullnet politik dhe imponim i zgjidhjes së çështjes së palës tjetër, gjë që BDI e ka dëshmuar më së miri se nuk është në gjendje ta bëjë as deri tani, as tani e as në të ardhmen.

    "Deklarata në fjalë vetëm tregon më së miri se deputetët e BDI-së tashmë kanë dalë jashtë loje dhe do të vazhdojnë “pushimet në parlament” edhe për tre vitet e ardhshme.", thuhet më tutje në komunikatën e RDK-së.

    Portalb
    Sui generis

  7. #327
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Monstra, Raufi: Të paraqiten dëshmitë për Smillkovcën, të dënuarit s’kanë lidhje me vrasjen

    Avokati në detyrë Naser Raufi komenton për Portalb, dënimin e dy personave nga operacioni Monstra, ata përveç se janë arrestuar në të njëjtën ditë , nuk kanë lidhje me vrasjen e pesëfishtë



    Tre të arrestuarit për armëmbajtje pa leje, dy që u dënuan tani dhe njëri para tre javëve nuk kanë kurrëfarë lidhje me operacionin Monstra që policia e zhvilloi, jo për të kapur armëmbajtës pa leje, por të akuzuarit për vrasjen e pesëfishtë që ndodhi në liqenin e Smillkovcës, kështu e komenton dënimin e Rrahman Asanit nga Shkupi me tre vite e gjysmë burg dhe Nazif Mehmetin tre vite burg, për posedim të paligjshëm të armëve, avokati Naser Raufi.

    Raufi thotë se këta persona nuk i lidh asgjë me të akuzuarit për terrorizëm, përveç se janë arrestuar të njëjtën ditë, përkatësisht më 1 maj, kur u zhvilluar operacioni Monstra për kapjen e të akuzuarve për vrasjen e pesëfishtë.
    “Dy të akuzuarit e fundit, Rrahman Asanin dhe Nazif Mehmetin, si dhe i dënuari i parë Sejdini nuk kanë kurrfarë lidhje me veprën ‘Terrorizëm’ me të cilën akuzohen 6 personat, katër të arrestuar dhe dy në arrati. Ata dënohen me procedurë të rregullt dhe jo me atë të krimit të organizuar, e vetmja që që i lidh me rastin këta persona është se u arrestuan në po të njëjtën ditë, dhe nuk kanë lidhje me krimin. Ndërkohë për krimin për të cilin u zhvillua operacioni Monstra, akoma nuk është prezantuar asnjë dëshmi”, deklaron për Portalb, Raufi.

    Ndryshe Gjykata e Shkupit dënoi edhe dy shqiptarë të tjerë të arrestuar gjatë operacionit "Monstër".
    Rrahman Asani nga Shkupi u dënua me tre vite e gjysmë burg për posedim të paligjshëm të armëve, dhe Nazif Mehmeti me tre vite burg, gjithashtu për posedim të paligjshëm të armëve.

    Rrahmani gjatë fjalës përfundimtare mohoi se armët janë të tij dhe se as që ka ditur se ka poseduar armë në shtëpinë e tij, ndërsa Mehmeti ka theksuar se kishte siguruar armët për tu mbrojtur nga grabitësit, për shkak se dispononte një lokal që vazhdimisht ishte cak i grabitjeve. Por ai në fjalën e tij përfundimtare ka thënë se është i bindur se asnjëherë nuk ka përdorur armën.

    Një muaj më parë me veprën për posedim ilegal të armëve u dënua Ibrahim Sejdini nga Shkupi me gjashtë vite burg.
    Mediat proqeveritare maqedonase raportuan sot se me këto dënime mbyllen katër lëndët e ngritura si pjesë e operacionit "Monstër" lidhur me posedim të paligjshëm të armëve.
    Ndërkohë, MPB jozyrtarisht bën të ditur se akoma po vijojnë hetimet për vrasjen e pesëfishtë në Smilkovc të Shkupit, për të cilën gjashtë veta ngarkohen për kryerjen e saj si vepër terroriste.

    Operacioni "Monstër" ka vazhduar me akuzat e partive opozitare shqiptare për arrestime të shqiptarëve të pafajshëm dhe akuzat për terrorizëm. Një pjesë e partive kanë akuzuar gjithashtu për ngecje të procesit gjyqësor, për shkak se MPB sipas tyre ka dështuar në hetimet e këtij rasti, duke mbajtur në burg njerëz të pafajshëm. Bashkësia ndërkombëtare ka kërkuar një proces gjyqësor transparent dhe të bazuar në dëshmi dhe fakte.

    /portalb/
    Sui generis

  8. #328
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Artistët shqiptar trondisin kinematografin Norvegjeze

    "TO GUARD A MOUNTAIN", (Në Mbrojtje Të Pyllit) është titulli I filmit të metrazhit te shkurtër që u xhirua ne muajin shkurt në rajonin e Radushës së Shkupit. Ky fillm është një bashk-koproduksion i akademisë së arteve të Lilehamer-it (Norvegji) dhe Fondit të filmit të Meqedonisë.

    Ura e ndërlidhjes së këtyre dy institucioneve ishte regjisori i filmit Izer Aliu me prejardhje nga Kondova e Shkupit i cili jeton ne Norvegji. Ky projekt njëherit ishte edhe filmi i diplomës së tijë në drejtimin e regjis së filmit në akademin e Lilehamr-it.

    Skenari i filmit i shkruar nga vet regjisori Aliu, ka per teme boshte një familje shqiptare te nje fshati, ku babai i dy fëmijeve (7 dhe 10 vjecar), nga një gabim në sjelljen e tijë dhe qasjen e gabuar gjatë edukimit të fëmijëve, vjen në situatë që detyron fëmijët që gjithmonë të gënjejnë para prindërve nga frika që vet prindi u ka mbjell atyre. Duke parë situatën shum tragjike pas një aksidenti që u ndodh fëmijëve të tijë, si pasojë e një ngarkese të tepruar të përgjegjesive që u jep prindi fëmijëve, ai në fund e kupton në vetvete se njerëzit mund të mbajnë aq sa edhe e kanë moshën dhe se një qasje e gabuar e prindërve shum lehtë mund të sjell edhe shkatrimin e familjes.

    Në rolin e babait per këtë film, pas audicionit që u bë nga rëgjisori Aliu, u përzgjodh aktori nga Teatri i Tetovës Burhan Amiti, ndërsa në rolin e fëmijëve u përzgjodhën Besim Murtezani nga Radusha dhe Altin Axhani nga Kondova.

    Pas përfundimit të xhirimeve, ekipi teknik me në krye regjisorin e këtij filmi Izer Aliu u kthyen në Norvegji për të përfunduar me pjesën e postproduksionit atje.

    Me datë 16 qershor 2010 filmi pati premierën e parë para publikut Norvegjez.

    Ne eventin me te madhë të kinematografis në Norvegji ku edhe ndahet cmimi i parë i quajtur ,,Amanda" ku për çdo vit zgjidhen filmat më të mirë norvegjez të vitit, filmi ,,TO GUARD A MOUNTAIN" me regji të regjisorit shqiptar Izer Aliu, është nominuar bashk me dy filma tjerë të metrazhit të shkurtër për këtë çmim. (Amanda). Në konkurencë janë edhe tre filma tjerë për këtë çmim në kategorinë e metrazhit të mesëm dhe 3 në kategorinë e metrazhit të gjatë.

    Ndërkoh mediat e shkruara dhe elektronike norvegjeze kanë bërë një bujë të madhe lidhur me këtë film, sepse është filmi i vetëm i 15 viteve të fundit që nominohet për këtë cmim prestigjioz të kinematografise norvegje e qe del nga akademia. Me pas disa nga to edhe do ta quajne regjisorin Izer Aliu si ardhmeria e kinematografise norvegjeze.

    Ne qofte se do te ndodhë që ky film ku për protagonist ka aktorin nga Tetova Burhan Amiti, do te fiton cmimin ,,Amanda", atehër meret e drejta që filmi të konkuroj për Oskar. Ndërkoh që procucentja e filmit Elisabeth ëhitehill njoftojnë se planet e të ardhmes janë që filmi të prezentohet në Berlinale, dhe më pas edhe në festivalet tjera prestigjioze të kinematografis botërore. Presim që filmi të ketë premierën e tijë edhe në Maqedoni, pasi që mbështetës financiar i filmit është edhe Fondi i Filmit të Maqedonisë.

    Aktori Burhan Amiti lidhur me këtë sukses të filmit do të shprehet: ky është një frut shum i mire i një pune shum te mirë kolektive mes regjisorit Aliu dhe aktoreve, në bashkpunim me producenten e filmit Elisabeth ëhitehill. Shpresojmë që ky projekt të jetë një derrë e madhe e hapur në kinematografi për të gjithë ne që morëm pjesë në këtë film, prej regjisorit, aktorëve e deri te i gjith stafi briljant që ka qëndruar pas kamerave dhe pjesëve tjera teknike te filmit.

    tetova1
    Sui generis

  9. #329
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Maqedoni, nuk dihet cilët komunitete janë më të varfra

    Enti Shtetëror i Statistikave në Maqedoni (ESHS) nuk jep shifra dhe detaje lidhur me përbërjen etnike të qytetarëve që janë të përfshirë në varfëri.
    Në raportin e publikuar dje për Varfërinë në vitin 2011 në Maqedoni theksohet se mbi 30 për qind e qytetarëve jetojnë në kushte varfërie.

    Raporti ka përfshirë të dhëna mbi moshën, arsimimin dhe familjet e varfra, ndërsa nuk jepen detaje tjera, si përkatësia etnike e qytetarëve më të varfër.
    Stase Nolev, zyrtar i ESHS-së i pyetur nga INA deklaroi se ky institucion nuk bën llogaritjen e varfërisë sipas përkatësisë etnike.
    “Ne nuk praktikojmë këtë metodë që të bëjmë llogarinë dhe raportin e varfërisë sipas përkatësisë etnike të qytetarëve të Maqedonisë”, ka theksuar Nolev.
    Jozyrtarisht mësohet se në gjendje më të rëndë në kushte varfërie të skajshme janë komuniteti rom dhe më pas vijojnë shqiptarët në Maqedoni.
    Sipas raportit, në gjendje më të rëndë të varfërisë janë familjet me shumë anëtarë, kryesisht familjet me nga 5 apo më shumë anëtarë.
    Mbi 46 për qind e qytetarëve të varfër janë të papunë dhe se mezi mbijetojnë gjendjen aktuale të varfërisë. Numri më i madh i të varfërve apo 54 për qind janë nga ato familje ku anëtarët apo kryefamiljari është me shkollim fillor apo analfabetë.

    (INA)
    Sui generis

  10. #330
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    A po bien në "ujë" akuzat e MPB-së për rastin "Monstra"?!

    Dje në gjykatë kanë rënë në "ujë" edhe dy lëndë, që ndërlidhen me rastin "Monstra". Të hënën u dënua me tre vite burg për armë mbajtje pa leje Hasan Rrahmani, kurse për tre vite Nazif Mehmeti, i cili u arrestua për shkak armë mbajtjes pa leje, shkruajn mediat maqedonase.



    Për rastin "Monstra" i pari që u gjykua ishte Ibrahim Sejdini me gjashtë vjet burg. Është afër përmbylljes lënda e katërt për rastin "Monstër", e që ka të bëjë me armë mbajtje pa leje

    Në fillim thuajse të gjithë të arrestuarit në rastin "Monstra", u akuzuan si "terorsitë islamik", tani gjatë përmbylljes së rastit del se "terosritët islamik" nuk paskan bërë "krime" nëpër Irak e Afganistan siç pretendonte në fillim MPB, por faji i tyre qenka krejtësishtë tjetër: për armë mbajtje pa leje! Si është e mundur që për diçka tjetër të akuzohesh, e për tjetër çka të dënohesh?

    /almakos/
    Sui generis

  11. #331
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Gruevski e dërgon Jankullovskën ambasadore në SHBA, Todorov ministër i MPB – së?

    Me sa duket deklarimet e pamatura të ministres së Punëve të Brendshme të Maqedonisë, Gordana Jankullovska, do të shpërblehen nga shefi i saj, Nikolla Gruevski!

    Ministrja e cila do të mbahet në mend si personi që të arreston dhe të shpall fajtor, para se për këtë gjë të vendosin institucionet përkatëse, me sa duket do ta mbledh valixhen e saj dhe do të niset për një udhëtim të gjatë.

    Siç raportojnë mediet maqedonase, Jankullovska është njeriu që Nikolla Gruevski ka zgjedhur ta dërgojë si ambasadore të Maqedonisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Ndërkohë, raportohet se posti i të parit të Ministrisë së Punëve të Brendshme do t’i takojë ministri i shëndetësisë, Nikolla Todorov.

    Njëkohësisht, nuk përjashtohet mundësia që reforma të ngjashme të ketë edhe nga radhët e partisë shqiptare në pushtet, Bashkimit Demokratik për Integrim.

    Almakos
    Sui generis

  12. #332
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Shqiptarët vërshojnë qytetet, maqedonasit kthehen në fshat

    Të dhënat për migrimin e brendshëm të popullsisë tregojnë se gjatë vitit 2011 pjesa më e madhe e qytetarëve kanë migruar nga fshati në qytet . Pjesa me madhe e migrimeve nga fshati në qytet ka ndodhur në rajonin verilindor, në të cilin kanë ndodhur 42 për qind e migrimit të përgjithshëm nga qyteti në fshat. Karakteristikë për rajonin e Pollogut janë migrimet mes fshatrave, të cilat përbëjnë 58, 8 për qind të migrimeve të përgjithshme nga fshati në fshat.

    Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistikë gjatë vitit 2011kanë migruar 3734 persona. 787 prej të cilëve kanë shkuar nga qyteti në fshat, 1219 nga fshati në qytet, 452 nga qyteti në qytet dhe 1276 nga fshati në fshat. Migrimet me të shumta kanë ndodh në rajonin jug perëndimor 660, ndërsa më pak migrime ka në rajonin e Shkupit 194. Në rajonin e Pollogut kanë ndodh 338 migrime nga fshati në fshat , nga 575 migrime sa kanë ndodh gjithsej.

    Migrimet me të shumta nga qyteti në fshat kanë ndodh në rajonin e Pellagonisë me 140 gjithsej dhe më pak në rajonin juglindor 82. Migrimet më të shumta nga fshati në qytet kanë ndodh në rajonin lindor 205 dhe më pak në rajonin e Shkupit 68. Migrimet nga qyteti në qytet më shumë kanë ndodhur në rajonin jug perëndimor 119 dhe me pak në rajonin e Shkupit, ku nuk ka ndodhur asnjë lëvizje e këtij lloji të popullsisë.

    Sipas të dhënave të Entit për Statistikë, 2 096 persona kanë ardhur në Maqedoni nga shtetet e tjera, ndërkaq që janë larguar nga Maqedonia për në shtetet e tjera 1 290. Pjesa më e madhe e shtetasve të huaj që kanë ardhur në Maqedoni është vendosur në rajonin e Shkupit 823 dhe me pak në rajonin e Vardarit 72. Ndërkaq, pjesa më e madhe e atyre që kanë ikur nga Maqedonia për në shtetet e tjera është nga rajoni jugperëndimor 931, ndërsa nga rajoni i Vardarit nuk ka ikur askush.

    Lajm
    Sui generis

  13. #333
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Sasho Mijallkovi do ia largojë Gruevskit, Urkon?


    Nëse mund tu besohet burimeve të MPB-së "hija" shumëvjeçare, ose badigardi i parë i kryeminstrit Gruevski, Urko, do të hiqet nga pozicioni që është duke e kryer momentalisht. Kështu bëjnë të diture burimet e portalit maqedonas, duke shtuar se Urko nga badigardi më i besuar i kryeminstrit do të shkojë në një funksion tjetër, në stacionin policor në Bit Pazar, për të kryer funksionin e zëvendës komandantit të njësitit special. Mediat për një kohë të gjatë kanë publikuar lajme të ndryshme mbi "luftën" në mes Dejan Nikollovksi - Urko, si dhe drejtorit të DBK-së, Sasho Mijallkov- transmeton Almakos.
    Urkon, Gruevski e ka badigard shumë të besuar, ngaqë prej kur ishte ministër i finansave e ka patur pranë tij. Gjithashtu, Urko i ka qëndruar kryeministrit aktual, Gruevskit afër edhe kur ai ishte në opozit. Largimi i mundshëm i Urkos, sipas portalit maqedonas do të vijë nga dëshira e kushëririt të Gruevskit, Mijallkovit. Edhe aksioni policor "Detonator", është një ndër argumentet që e kanë bërë Gruevskin, të ndryshoj mendim për Urkon.

    Almakos
    Sui generis

  14. #334
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Zjarri afër Oslomejit vihet nën kontroll


    Temperaturat e larta ndezën zjarrin e parë më të madh këtë verë. Dje në orët e pasdites, pylli me pisha në rajonin e komunës së Osllomejit u përfshi nga zjarri, i cili është lokalizuar tashmë. Vatra pritet të mos hapet më tej, ndërsa ekipet e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim si dhe njësitë e zjarrfikësve nga Kërçova mbeten në terren.
    “Gjatë natës së mbrëmshme u mësua për zjarrin në komunën e Osllomejt ku zjarri kapi fshatin Sërbic mbi fshatin Sërbic ku sot në orët e mëngjesit në orën 9 e 30 zjarri u lokalizua. Informata I morën në qendrën për menaxhim me kriza nëpërmjet numrit të telefonit 195 menjëherë u morën masat , u njoftua drejtori për mbrojtje dhe shpëtim dhe në bashkëpunim me komunën e Osllomejt edhe drejtoria e pyjeve intervenuan që të shuhet zjarri”, deklaroi Fitim Lloga, qendra për menaxhim me kriza.
    Në luftën me zjarrin ndihmoi shumë edhe popullata vendore. Sipas vlerësimeve të para janë djegur rreth 15 hektarë, kryesisht pisha. Në aksionin për shuarjen e zjarrit, u ndërhy edhe nga ajri. Ndërkaq, në ditët e motit të nxehtë, autoritetet vazhduan edhe ndalesën për kryerje punimesh në ambiente të hapura, gjatë pjesës më të nxehtë të ditës. Inspektorati shtetëror i punës gjatë tre ditëve të kaluara lëshoi 83 vendime për ndalesë punimesh në ambiente të hapura prej orës 11 deri 17, për shkak të rrezikut për shëndetin e të punësuarve.
    “I pyeta ekspertët a është më mirë, e ndoshta më vonë të lëvizë orari i punës, por nga ana e tyre mora këtë përgjigje : përqendrimi më i madh, rrezatimi më i madh ultraviolet është prej orës 12 deri 13 kur është dielli i dëmshëm, kurse më i ngrohtë gjatë ditës, është prej orës 16 e 30 deri 17 e 30”, tha Nikolla Todorov, ministër i shëndetësisë.
    Ministri i punës dhe politikës sociale Spiro Ristovski paralajmëroi se kontrollet do të vazhdojnë edhe gjatë periudhës së ardhshme. Nëse konstatohet mos respektim i ndalesës, do të pasojnë edhe kallëzime kundërvajtjeje të kategorisë së tretë, me gjoba nga 5000 deri në 8000 euro për ndërmarrjet dhe 500 deri në 1000 euro për individë përgjegjës. Meteorologët për nesër paralajmërojnë temperatura pak më të ulëta, përkatësisht faza e verdhë në tërë territorin e Maqedonisë. Mirëpo, kjo do të zgjasë vetëm nesër. Prej të shtunës përsëri temperaturat do të rriten, ndërsa të dielën pritet që të shkojë 41 gradë. Ndryshim më i madh i motit pritet prej të hënës pasdite, kur do të fillojë të fryjë erë e fuqishme nga veriu. Kështu, prej të martës, temperaturat ditore do të ulen të paktën me 10 gradë.

    Alsat M
    Sui generis

  15. #335
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Gruevski: Unë jam maqedonist!


    Akuzat e presidentit grek Karlos Papuljas se Gruevski është prijës i maqedonizimit të vendit, kryeministri i ka vlerësuar vetëm si tentativë për të fituar pikë politike në vendin etij. Sipas Gruevskit, këto porosi nuk i ndihmojnë aspak kontestit shumëvjeçar rreth çështjes së emrit në veçanti, kur ato vijnë nga një person që ka përvojë në politikë. Gruevski madje tha ndihet krenar për këtë epitet, nëse Papuljas e ka thënë atë në kuptim të përkrahjes së identitetit maqedonas, nacionalizmit dhe gjuhës.
    “Nëse Papuljas gjithë këtë e thotë në kuptim të përkrahjes së identitetit maqedonas, nacionalizmit dhe gjuhës atëherë mundem jo vetëm ta pranoj atë që e thotë se jam prijës i maqedonizmit por mund edhe ta konfirmoj se me kënaqësi jam dhe do të jem..Nuk është as turp, as mëkat e as ofendim për ndonjë shtet nëse kryeministri e mbështet identitetin e popullit të vet atë që shumica e popullit e ndjen, e mbështet gjuhën e tyre, nacionalitetin, kulturën”, u shpreh Nikolla Guevski, kryeministër.
    Gruevski me këtë rast i ka bërë thirrje palës greke që të ndaloj me këtë energji negative dhe sa më parë të caktoj një vend për bisedime dhe përfundimisht të zgjidhet çështja e emrit.
    “I porosis të ndalojnë me hedhjen e energjisë së këtillë negative dhe joproduktive, akuza, shpifje dhe ngjashëm dhe një ditë e më parë atëherë kur ata do të thonë në cilin do vend që do ta caktojnë unë jam i gatshëm të shkoj dhe të bisedoj. Nëse thonë në Athinë, nesër shkojmë në Athinë të bisedojmë, të tejkalohet kontestin dhe të gjendet zgjidhje. Nëse thonë në Bruksel shkojmë në Bruksel, nëse dëshirojnë edhe në Shkup, por me rëndësi është që ditë më parë të bisedohet dhe të gjendet zgjidhje në vend që të mos dërgohen porosi të këtilla negative dhe shpifje”, tha Nikolla Guevski, kryeministër.
    Presidenti grek Papuljas pas një takimi në Athinë me kryeministrin bullgar Bojko Borisov ikishte bërë thirrje autoriteteve në Shkup që të heqin dorë nga maqedonizimi i vendit pasi sa më shumë nxisim këtë aq më larg do të jenë NATO-së dhe BE-së.

    Alsat M
    Sui generis

  16. #336
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Tetovë, 30 raste të dhunës familjare


    Në Tetovë gjatë gjashtë muajve të kaluar janë regjistruar rreth 30 raste të dhunës në familje.

    Kjo është bërë e ditur sot nga zëdhënësi i Policisë në Tetovë, Marjan Josifovski. Sipas tij, për tërë këto raste të dhunës janë ngritur kallëzime penale kundër ushtruesve të dhunës.

    Në 19 raste të paraqitura janë regjistruar shkaktime të dhunës trupore, 7 rrëmbime dhe 3 raste të rrezikimit të jetës dhe sigurisë. Në 22 raste, autorët që kanë ushtruar dhunë kanë pasur probleme dhe ndikime negative psikike, në 7 raste në gjendje të alkoolizuar, etj. Në të shumtën e rasteve viktima të dhunës familjare janë gratë, edhe ate 14 raste dhe prindërit në rastet e tjera.

    (INA)
    Sui generis

  17. #337
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Koalicione që në rrethin e parë

    Gjithnjë e më hapur flitet rreth koalicioneve të mundshme në zgjedhjet lokale mes partive shqiptare dhe maqedonase. E përditshmja maqedonase “Dnevnik” citon që kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, të ketë thënë së është i hapur për një bashkëpunim me VMRO-në e kryeministrit Nikolla Gruevski, në ato komuna që cilësohen si të rëndësishme për të dy subjektet.

    Një mundësi e këtillë bashkëpunimi paralajmërohet edhe mes PDSH-së dhe LSDM-së, por se qëndrimi zyrtarë i tyre do të dihet pas përfundimit të Muajit të Ramazanit. Jozyrtarisht edhe nga partia e Gruevskit nuk e hedhin poshtë mundësinë e përkrahjes së ndërsjellët me BDI-në, dhe kjo përkrahje mund të realizohet në disa komuna që në raundin e parë zgjedhor.

    Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti,është shprehur se ende nuk ka biseduar me Gruevskin se në çfarë forme do të jetë bashkëpunimi për zgjedhjet, ndërsa ka theksuar se për këtë do të diskutohet kur të vijë koha. “Ne zgjedhjet e fundit lokale kishim marrëveshje për përkrahje në nivel lokal, ndërsa kryesitë qendrore të të dy partive i miratuan marrëveshjet. Nuk na frikëson mundësia e bashkëpunimit midis Cërvenkovskit dhe Thaçit. Me partnerin koalicionit mund të këtë marrëveshje për komunat specifike. Marrëveshjet herën e kaluar i bëmë një muaj para se të fillojnë zgjedhjet, edhe atë vetëm për komunat ku kishim interes të përbashkët”, ka deklaruar Ahmeti. Nga BDI kanë theksuar se bashkëpunimi me VMRO-në që në raundin e parë me siguri se do të ketë për komunën e Tetovës, Shkupin dhe Gostivarin.

    Nga VMRO janë shprehur të përmbajtur për bashkëpunimin e mundshëm me BDI-në, megjithëse njoftohet se kërkojnë përkrahjen partisë së Ahmetit në Manastir, Resnjë, Ohër, Qendër, Kumanovë, Shtip dhe Veles, si kompensim për ndihmesën që do të ofronin në Strugë, Kërçovë, Çair, Gostivar dhe Tetovë.

    Nëse vjen deri te marrëveshjet joformale midis LSDM-së dhe PDSH-së si dhe midis VMRO-së dhe BDI-së në zgjedhjet e ardhshme lokale, mund të pritet një luftë e ashpër në Shkup, Tetovë, Gostivar, Manastir, Kumanovë, Ohër, Strugë, si dhe në komunat e Shkupit: Qendër, Çair dhe Gazi Babë, ku lufta do të jetë që në raundin e parë të zgjidhen kryetarët e këtyre komunave.

    Përkrahja e ndërsjellët midis partive maqedonase dhe shqiptare në teren do të thoshte që LSDM-ja mos të nxjerr kandidat në Tetovë por ta përkrah kandidatin e PDSH-së, respektivisht BDI-ja të mos nominon kandidat për Qytetin e Shkupit, por të votojë për kandidatin VMRO-së. Më ketë partitë respektive do të votonin vetëm kandidatin për kryetar të partisë tjetër, kurse do të dilnin me listë vetanake të këshilltarëve. Deri më tani bashkëpunim midis partive maqedonase dhe shqiptare ka patur vetëm në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale. Sipas paralajmërimeve të partive, lufta më interesante do të ishte në Komunën e Kërçovës, të cilës në zgjedhjet e ardhshme lokale numerikisht dominohet nga shqiptarët pasi i bashkëngjiten edhe katër komunat tjera, Zajaz, Drugovë, Vraneshticë dhe Osllome. Pikërisht beteja zgjedhore për Kërçovën, do të jetë edhe objekt i kompromiseve për bashkëpunim, pasi kjo komunë do të shërbejë për matematika të tjera mes partive.

    (A.Z./KOHA)
    Sui generis

  18. #338
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Strugë: Aksidentohet me skuter Big Mama vdes shoqëruesi i saj


    Nje djalë rreth moshës 28 vjeçare është mbytur sot pas orës 18 në liqenin e Strugës afër plazhës Konak. Sipas asaj që shkruajnë mediat maqedonase i vdekuri është shok i ngushtë i këngëtares Big Mama ndërsa medie tjera shkruajnë se ai ka qenë i dashuri i saj, transmeton portali Shqipmedia.

    Sipas njërëzve që kanë parë incidentin, skuteri ku kanë qenë tani më i mbyturi 28 vjeçar dhe Big Mama është rrokullisur ndërsa skuteri i ka ra në kokë 28 vjeçarit i cili ka humbur vetëdijen dhe është mbytur në liqen edhe pse për 15 minuta kanë ardhë shpëtuesit dhe njerëz tjerë pas ndihmës e dërgojnë në spitalin e qytetit ku ka ndëruar jetë.

    Big Mama është gjallë por edhe ajo është ndaluar në spitalin e Strugës për shkak se ka përjetuar stres të madh.

    28 vjeçari jozyrtarisht quhet Lirim dhe është nga fshati Dobrosht i Tetovës.

    Shqipmedia
    Sui generis

  19. #339
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Anketa më e re: Rënie drastike e rejtingut të BDI-së, PDSH i afrohet në 1 %


    Shkup – Anketa e Institutit maqedonas Dimitrij Çupovksi që u realizua në periudhën nga 5 deri më 8 Korrik, ku u anketuan 1.112 persona. Sipas rezultateve të anketës në fjalë, as edhe koalicioni mes Cërvenkovskit dhe Georgievskit nuk do të mund të rrëzoj nga froni VMRO-në e Nikolla Gruevksit. Por tek partitë shqiptare vërehet rënie drastike e rejtingut të BDI-së dhe rritje e rejtinut të PDSH-së, deri sa në anketat e mëhershme BDI kishte epërsi prej 3-4% tani ajo është vetëm 1.3%, transmeton Shqipmedia. Rënie të besimit të liderit të BDI-së Ali Ahmeti shënon rënie ndërsa ritet besimi tek lideri i PDSH-së Menduh Thaçi.

    Në anketë u parashtruan 3 pyetje kryesore:

    1. Për cilën parti politike do të votonit nëse zgjedhjet do të mbaheshin nesër?

    2. Për cilin lider partiak do të votonit?

    3. Cila parti politike i realizon premtimet parazgjedhore?

    Në këtë anketë ashtu si në anketat paraprake nuk vërehet ndonjë ndryshim i madh në renditjen e partive politike tek maqedonasit, përveç faktit që tek pyetje mbi atë se cila parti i realizon premtimet parazgjedhore, vëhet re një rritje me dukshme e rejtingut të PDSH-së ndaj BDI-së, që tregon se të anketuarit i besojnë më shumë partisë politike shqiptare që është në opozitë sa i përket temës në fjalë.

    1. Për cilën parti politike do të votonit nëse zgjedhjet do të mbaheshin nesër?

    Asnjërën – 14.8%
    Skam përgjigje – 32.8%
    LSDM – 14.8%
    VMRO-DPMNE – 23.3%
    BDI – 6.2%
    PDSH – 4.9%
    RDK - 1.5%
    VMRO-POPULLORE – 0.4%
    Të tjera – 2.0 %

    2. Për cilin lider partiak do të votonit?

    Asnjërin – 13.9%
    Nuk e di/Skam përgjigje – 26.4%
    Nikolla Gruevksi – 24%
    Branko Crvenkovski – 8.3%
    Ali Ahmeti – 6.3%
    Menduh Thaci – 4.9%
    Radmilla Sheqerinska 1.8%
    Zoran Zaev – 1.6%
    Rufi Osmani – 1.6%
    Arbër Xhaferi – 0.8%
    Lubco Georgievski – 0.7%
    Andrej Zhernovski – 0.6%
    Tito Petkovski – 0.2%
    Liljana Popovska – 0.1%
    Tjetër – 8.7%

    3. Cila parti politike i realizon premtimet parazgjedhore?

    Nuk e di/Skam përgjigje – 43,9%
    VMRO-DPMNE – 29,7%
    LSDM – 13.1%
    PDSH – 6.7%
    BDI 6.6%

    K.A/Shqipmedia
    Sui generis

  20. #340
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Tetovë, nga moti i ligë humb jetën një i mitur


    Sot në orët e pasditës gjegjësisht rreth orës 21 Tetova me rrethinë u përfshinë nga moti i ligë me shi dhe erë të fuqishme. Ka pasur edhe drunj të shkulur, njëri prej të cilëve ka ra mbi një veturë të tipit BMW, me çrrastë palënduar disa persona dhe ka lënë të vdekur një fëmijë. Ndryshe qyteti për gati 40 minuta ka qenë pa rrymë elektrike. Gjithashtu për rreth një orë edhe Komuna e Vërbenicës për shkak të motit të ligë mbeti pa rrymë elektrike.

    Alsat-M
    Sui generis

Faqja 17 prej 24 FillimFillim ... 71516171819 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •