Close
Faqja 19 prej 24 FillimFillim ... 91718192021 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 361 deri 380 prej 480
  1. #361
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Avokati shqiptar nga Shkupi inskenon kidnapim për të mashtruar vëllaun


    Avokati nga Shkupi gënjeu se është kidnapuar për të marrë dëmshpërblim për “lirimin” e tij nga kidnapuesit inegzistent.

    35 vjeçari K.M, avokat shqiptar në Shkup, e bëri një skenar të tillë për të marrë para nga familja e vet.

    Më datë 6 korrik ai bashkë me një shokun e tij nga Shkupi kaloi ilegalisht kufirin e Kosovës dhe prej atje me SIM kartelë të Kosovës e thiri vëllaun e vet në celularë duke i thënë se është kidnapuar dhe se kidnapuesit kërkojnë 35.000 euro për lirimin e tij.

    Poashtu i kërkoi vëllaut që të mos e paraqes rastin në polici pasi siç raportohet avokati në fjalë ka thënë: “Mos e përzi policinë këtu, këto dinë gjithçka reth familjes tonë, shpejto!”.

    Gjithsesi i vëllau e paraqiti rastin në polici dhe në bashkpunim me kolegët nga policia e Kosovës, këta të fundit e lokalizuan të “kidnapuarin” në një bar në Ferizaj. Kur personi në fjalë u ndalua nga policia, e pranoi skenarin filmik që tentoi të realizonte.

    Ministria e Punëve të Brendshme, do ta padisë personin në fjalë për veprën penale, raportim i një krimi të rrejshëm.

    Shqipmedia
    Sui generis

  2. #362
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Çebren dhe Galishtë, bisedime plotësuese me kinezët


    Ministri i Ekonomisë Valon Saraçini ende nuk mund të vendos për tenderin e ndërtimit të hidrocentraleve Çebren dhe Galishtë. Edhe pse pohon se dokumentacioni dhe rregullat për konkurrim, për ndërtimin e këtyre dy objekteve të rëndësishme energjetike për Maqedoninë janë të qarta dhe të pandryshueshme, shton se po bisedohet me kompaninë kineze e cila kërkon kushte të tjera nga ato të tenderit. Pikërisht kjo është edhe arsyeja pse nuk merret një vendim nga tenderi që mbahet hapur prej 1 viti tashmë, se kush do të jetë investuesi.
    “Ka dispozita në dokumentacionin e tenderit, absolutisht nuk presim dispozita të reja, por megjithatë, ka dispozita në dokumentacionin e tenderit me të cilat presim që kompanitë të prononcohen dhe cfarë kanë planifikuar konkretisht me ofertat e tyre”, deklaroi Valon Saraqini, ministër i ekonomisë.
    Saraqini thotë se vazhdimi i sërishëm i afatit për 3 muaj bëhet për shkak se pritet që njëra nga kompanitë të prononcohet se cfarë lehtësimesh kërkon konkretisht nga shteti. Sipas të dhënave nga qeveria, kinezët kërkojnë garanci për blerjen e tërësishme të rrymës nga të dyja hidrocentralet, lirim nga pagimi i TVSH-së dhe gjëra tjera të cilat nuk janë pjesë e tenderit.

    Alsat M
    Sui generis

  3. #363
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Përshkimi i Tetovës sipas enciklopedisë Kâmûs Al – a’Lâm

    Tetova ishte qytet, qendër e kazaje në sanxhakun e Prizrenit të Vilajetit të Kosovës, në Shqipëri. Ajo gjendet 33 kilometra në juglindje të Prizrenit, në rrëzën lingore të malit Sharr, në të dyja anët e një lumi që derdhet në lumin Vardar. Ajo ka 15 mijë banor, ka klimë shumë të mirë e të shëndetshme, ujëra të mira, mollë dhe pemë të mira të pashoqe. Pjesa ma e madhe e Tetovës ishte popullsi myslimane dhe flasin turqisht e shqip. Edhe katolikët që jetojnë në këtë qytet edhe pse janë të paktë flasin gjuhën shqipe.

    Kurse, popullsia që i përket ritit fetar ortodoks janë të shtrënguar të flasin sllavisht me forcën e kishës dhe të shkollës.

    Kazaja e Tetovës nga perëndimi me kazanë e Lumës, nga veriperëndimi me të Prizrenit, nga verilindja dhe lindja me sanxhakun e Shkupit dhe nga jugu me Kërçovën që i përket Vilajetit të Manastirit.
    Kazaja e Tetovës së bashku me krahinën e Gostivarit që gjendet në pjesën jugore, në vete përmbledh rreth 161 fshatra dhe përafërsisht ka 40 mijë banor, shumica e të cilëve janë mysliman shqiptarë. Popullsia e kësaj ane janë të njohur për trimëri dhe guximin e tyre.
    Toka përbëhet prej luginës së Vardarit, që zgjatet nga jugperëndimi në drjetim të verilindjes, ndërmjet vargmalit Sharr dhe malit Sulopek, dhe nga rrëza e maleve të përmendura. Pjesët e larta të maleve janë të mbuluar me pyje të lisit etj., kurse, në rrëzë të maleve ka drurë frutorë dhe vreshta. Edhe fusha që zgjatet në dy anët e lumit që derdhet në Vardar, janë prodhuese të drithërave me shumicë.
    Pra, ky është një përshkrim i shkurtër që kishte bërë autori Sami Frashëri në veprën e tij të madhe Kamus Al a-Lam.



    Shkruar Naim MUSLIU (Magjistër i shkencave të Historisë)

    TETOVA NË ENCIKLOPEDINË KÂMÛS AL – ALÂM TË SAMI FRASHËRIT


    Biografia e Sami Frashërit

    Rilindja Kombëtare Shqiptare dha shumë personalitete të shquara. Në mesin e shumë figurave të ndritura të Lëvizjes Kombëtare është edhe Sami Frashëri, i cili ishte udhëheqës dhe formues i shumë komiteteve, klubeve e revistave dhe udhërrëfyes i çështjes kombëtare.

    Sami Frashëri lindi në fshatin Frashër të Përmetit në Shqipëri, më 1 qershor të vitit 1850. Në moshën nëntë vjeçare i vdes i ati kurse dy vite më vonë edhe e ëma dhe mbeti pa prindër. Vëllai i madh ishte Abdyli, sipas traditës atij i mbeti përkujdesja e familjes. Ata ishin gjashtë vëllezër dhe dy motra.
    Sami Frashëri mësimet e para i mori në fshatin e tij tek myderrizi Mahmut Efendi Tetova. Vëllai i tij, Abdyli nuk pa të ardhme në fshatin e lindjes ngase ishte vend malor dhe u largua drejt Janinës, qendër e vilajeti me të njëjtin emër me qëllim që t’i shkolloj vëllezërit e tij. Në vitin 1861 ishin vendosur në Janinë dhe autori filloi t’i ndjek mësimet e gjuhës osmane, arabe dhe persiane tek myderrizi Jakup Efendiu. Me të vëllanë Naimin u regjistruan në gjimnazin grek Zosimea të Janinës, të cilën e përfundoi brenda shtatë viteve, pra në vitin 1868, një vit më herët se siç ishte e paraparë me plan-program.
    Sami Frashëri gjatë shkollimit të tij kishte fituar njohuri të tjera, kishte mësuar greqishten e vjetër dhe të renë, frëngjishten, italishten, latinishten, si dhe kishte njohuri për gjeografinë e historinë, matematikën, kozmografinë, historinë e natyrës dhe anatominë. Pas përfundimit të shkollimit, ai në vitin 1872 u largua drejt Stambollit ku veproi për 33 vjet deri në vdekje. Gjatë qëndrimit të tij në Stamboll ai u aktivizua në veprimtarinë e gjerë patriotike për çlirimin dhe bashkimin kombëtar të popullit shqiptar dhe bashkëpunoi me përfaqësuesit më përparimtarë të lëvizjes demokratike osmane. Ishte njëri ndër organizatorët kryesor të “Komitetit Qendror për Mbrojtjen e të Drejtave të Kombësisë Shqiptare” dhe u zgjodh kryetar i “Shoqërisë së Shtypit Shkronja Shqip” në vitit 1879.
    Sami Frashëri drejtoi dy revistat, e para në gjuhën shqipe “Drita” e pastaj “Dituria” (1884 - 1885). Gjithashtu për nevojat e shkollës shqipe botoi “Abetaren e gjuhës shqipe” më 1886, “Shkronjëtoren e gjuhës shqipe” (Gramatikë, 1886), dhe “Dheshronjë” 1888, gjithashtu e botoi edhe veprën “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhet”, e botuar në Bukuresht në vitin 1899, e cila ishte njëri ndër programet më përparimtare të Lëvizjen Kombëtare.
    Vepra të tjera ishin Kamus-i turk i vitit 1901, shkroi disa fjalor turqisht – frëngjisht, e anasjelltas dhe arabisht – turqisht. Vepra më e madhe për ka rëndësia dhe trashësia prej 4830 faqeve ishte vepra Kâmûs Al – Alâm e botuar në vitin 1898 në gjashtë vëllime.
    Për shkak të veprimtarisë atdhetare Porta e Lartë e ndoqi dhe e persekutoi Sami Frashërin duke e internuar e izoluar. Vitet e fundit atij i qe ndalur të dilte nga shtëpia. Vdiq në Stamboll më 1904.


    Vështrim i përgjithshëm i enciklopedisë

    Është njëra ndër veprat më të mëdha të Sami Frashërit, e cila është enciklopedia e parë shqiptare që shkruhet nga një autor shqiptarë. Ishte shkruar në gjuhën osmane me alfabet arab e cila përmban 4830 faqe e përfshirë në 6 vëllime.
    Kjo vepër është një nga enciklopeditë historiko – gjeografike titulli i së cilës ishte shkruar në gjuhën frënge DICTIONNAIRE UNIVERSAL D’HISTORIE ET DE GEOGRAPHIE. Sami Frashëri veprën e tij e kishte botuar gjatë viteve 1889 – 1898.
    Vëllimi i parë hapet me fjalët e botuesit Mirahor Matbasi, i cili theksonte rëndësinë e këtij libri. Faqet në vazhdim vinë fjalët e autorit për rëndësinë, vështirësitë dhe vlerat që i posedon libri i tij. Ai theksonte rëndësinë e këtyre dy shkencave, pra të historisë dhe gjeografisë, gjithashtu tregon për vështirësitë që i kishte hasur gjatë zgjedhjes së lëndës dhe arsyet pse e kishte shtyrë të shkruante këtë vepër.
    Në parathënien e Kâmûs Al – Alâm, Samiu thotë: “Çdo shkencë dhe disiplinë shkencore e ka shijen e vetë...” pastaj shton: “Historia dhe Gjeografia janë nga shkencat më tërheqëse. Në të vërtetë njeriu ka dëshirë të dijë për gjendjen e planetëve të largëta, e si të mos ketë dëshirë të dijë për rrethanat e rruzullit tokësor në të cilën jeton? Pastaj, ka apo nuk ka gjallesa në Jupiter, në Saturn, nëse ka, gjithnjë mendon se çfarë gjallesash do të jenë; më tej, si të mos dijë për gjyshërit, stërgjyshërit e tij dhe popujt e ndryshëm që jetojnë në planetin Tokë. Ja pra dy gjëra, e para mësohet me gjeografinë kurse e dyta me historinë.
    Arriti të lidhë historinë dhe gjeografinë aq mirë dhe të argumenton: “Historia është koha, gjeografia është vendi, kurse lidhja që ka koha me vendin është e qartë. Koha është gjithmonë po ajo kohë edhe vendi përveç disa ndryshimeve që ndodhin në mënyrë të ngadalshme”.
    Duke ia treguar vendin këtyre dy shkencave autori argumentonte edhe më tej duke thënë: “Për të mësuar gjendjen e tanishme dhe të kaluar të njerëzve që janë e që kanë qenë në rruzullin tokësorë, mund t’u drejtohemi vetëm shkencës së historisë dhe gjeografisë. Këto rrethana nga aspekti kohorë i mësojmë prej historisë e nga aspekti vendit i mësojmë prej gjeografisë, e nga aspekti i përbashkët kohës dhe vendit prej gjeografisë historike si shkencë ndërdisiplinore”.
    Përveç ngjashmërive autori jep edhe dallimet e këtyre shkencave, ai thotë se: “Historia është më e gjerë se gjeografia..., Në histori kundërthëniet janë më të shumta..., Një pjesë e historisë është rrenë e thjeshtë, e cila me kalimin e kohës dhe me përsëritjen e përkohshme merret si e vërtetë. Historia është e pushtuar nga ana e popujve të ndryshëm. Sa më shumë që ndryshojnë burimet e saj, po aq ndryshëm është edhe interpretimi. Ngjarjet i ndryshojnë herë me qëllim e herë gabimisht, ashtu që vështirë është të gjendet në mesin e tyre të vërtetën”.
    Në parathënien e tij tregon arsyet që e kishin shtyrë për të shkruar këtë vepër siç pohonte: “Ka dallim të madh mes botës islame dhe asaj perëndimore. Fjalorët gjeografik e historik në gjuhët evropiane bëjnë fjalë gjerësisht për personalitetet dhe vendet e tyre, kurse për personalitetet dhe vendet islamike shkruajnë shkurtimisht. Përkthimi nga këto gjuhë nuk i plotëson nevojat tona. Për të përgatitur një fjalor historik a gjeografik për nevojat tona duhet mbledhur vepra të tilla, të shkruara si në gjuhët evropiane ashtu edhe në gjuhët islamike, me qëllim që të bëhet një zgjedhje nga të gjithë. Sikurse evropianët që u kanë dhënë më shumë rëndësi çështjeve që u interesojnë atyre e që i kanë lënë në rend të dytë ato që na interesojnë neve, natyrisht, edhe ne do të kujdesemi më shumë për personalitetet dhe vendet islamike e osmane dhe do t’i trajtojmë në shkallë të dytë ato të tyre”. Ai kishte parë një përbuzje ose mos interesim nga evropianët për shtetet islame dhe kjo e shtyri që të filloj hartimin e një enciklopedie për personalitetet dhe vendet e Perandorisë Osmane në një pjesë më të madhe kurse nuk i la anash as pjesët tjera të botës dhe personalitetet botërore.
    Gjatë hartimit të veprës hasi edhe në shumë vështirësi për zgjedhjen e lëndës. Ai vetës ia parashtro disa pyetje si: Çfarë lënde të zgjedh? Cilën pjesë të merrte nga një mal veprash historiko gjeografike në gjuhën arabe, megjithatë theksonte “Të shkruash për personalitetet dhe ngjarjet historike të kohës së Perandorisë Osmane është një punë e vështirë, sepse nuk është e lehtë të nxjerrësh e të gjesh atë që kërkon nga disa libra historikë dhe të gjesh histori të rregulluara të kësaj kohe”. Pra, kishte problem me zgjedhjen se çka të shkruante më parë ose çka është më e rëndësishme të merrej nga ajo literaturë e gjerë.
    Në vitin e parë kishte botuar dy vëllimet kurse vëllimet tjera çdo dy vite, përveç vëllimit të 4 që kishte zgjatë tri vite për shkak të vështirësive që kishte hasura.
    Autori jep edhe shpjegime se si është hartuar kjo enciklopedi e madhe si:
    1. Emrat që janë marrë nga gjuhët e huaja, për t'u lexuar dhe për t'u shkruar drejt, janë shkruar edhe me shkronja latine, po edhe emrat arabë, osman dhe persianë janë në gjuhën përkatëse për t'i ikur luhatshmërisë dhe dyshimit nga lexuesi. Edhe emrat nga gjuha greke janë shkruar edhe me alfabet grek.
    2. Radhitja e lëndës është bërë sipas alfabetit, ashtu si është i njohur personaliteti ose vendi, e në kllapa janë dhënë ato shpjegime si: emri, mbiemri, pseudonimi etj.
    3. Te biografitë dhe te ngjarjet islame përdoret data sipas hixhretit (kalendari islam), kurse te të tjerat përdoret data sipas kalendarit miladi (kalendari gregorian). Kjo ishte bërë për ta larguar dyshimin dhe e thekson se për cilën datë bënte fjalë: hixhri apo miladi.
    Në vëllimin e parë është përfshirë shkronja arabe alif. Fillon me Aa që në gjuhën kelte do të thotë ujë, dhe Ab që gjithashtu në gjuhen perse do të thotë ujë. Në këtë vend ai përshkruante edhe disa lumenj të botës, emri i të cilëve paraqet një kompozitë të formuar me anë të fjalës ujë dhe ndonjë emri tjetër, si: Penxhab, Mergab, etj. Dhe përfundon me Ahvas Abdullah poet arab i njohur si poet satirik.
    Vëllimi i dytë vazhdon me shkronjën alif. Këtu gjenden emrat që fillojnë me U, O dhe Y, si: Uskotët, Ulqini, Ostrogotët, Orikumi etj. Ky vëllim përfundon me shkronjën P. Këtu përshkruhen vendet: Iliria, Berati, Beogradi, Peja, Prishtina, Presheva etj.
    Vëllimi i tretë fillon me shkronjën T dhe vazhdon deri te shkronja R dhe janë paraqitur Tërgovishta, Tirana, Durrësi, Dishnica, Rioli etj. Përfundon me përshkrimin e një krahine të Argjentinës.
    Vëllimi i katërt përmban shkronjat Z deri në shkronjën A, në të cilën përshkruhen: Zagora, Zadrima, Semerkandi, Shijaku, Toskëria, Dangëllia etj.
    Vëllimi i pestë vazhdon me shkronjën A, pas së cilës vijojnë shkronjat deri te L. Në vëllimin e pestë janë përshkruar: Kaçaniku, Kavaja, Kosova, Kolonja, Kërçova, Kraja, Tetova, (Kalkandelen), Frashëri, Filati, Korça, dhe shumë vende e personalitete të tjera të rëndësishme. Ky vëllim mbyllet me përshkrimin e lumit Loire në Francë, po shkronja L do të vazhdojë edhe në vëllimin e gjashtë.
    Vëllimi i gjashtë vazhdon me shkronjën L e deri në shkronjën e fundit J. Me këtë shkronjë përfundon Kamus al-a’lam. këtu, përveç tjerash, paraqiten Luma, Lushnja, Manastiri, Myzeqeja, Mirëdita, Novo Brda, Nikshiqi, Mosuli, Vlora, Novi Pazari, Janina etj.
    Viset shqiptare në Kâmûs Al-a’Lâm

    Në këtë vepër janë të përshkruara të gjitha viset shqiptare të renditura me alfabet, këtu në këtë punim janë të përshkruara këto vende: Shqipëria, Apolonia, Arbania ose Arbëria, Ajdonati, Akova, Alasonja, Albani, Arbëria, Berana, Bilishti, Buna, Butrinti, Çamëria, Dagestani, Dangëllia, Dardania, Dardanie, Dasareti, Delvina, Delvinaçi, Devolli, Dëshinca, Dibra, Dibra e Poshtme (Peshkopia), Dodona, Drini, Drino ose Dropulli, Durrësi, Egnatia, Elbasani, Emantia, Epiri, Etruria, Filati, Frashëri, Frigjia, Fusha e Kosovës, Gora, Gostivari, Gramozi, Gruda, Gucia, Gjakova, Gjilani, Gjirokastra, Hidra, Himara, Horpishta, Iliria, Janina, Kalabria, Kalamasi, Kampania, Kanina, Karpensi, Kavaja, Kërçova, Kolashini, Kolonja, Konica, Koversano, Kosova, Kozenca, Kraja, Kretova, Kruja, Kumanova, Kurshumlia, Leskoviku, Lezha, Liqeni i Janinës, Liqeni i Ohërit, Liqeni i Prespës, Liqeni i Shkodrës, Lisimakia, Loros, Luma, Lushnja, Malet e Akrokeramunit, Manastiri, Maqedonia, Margëlliçi, Marmara, Mati, Mirdita, Mitrovica, Molosia, Myzeqeja, Narta, Naseliqi, Ohri, Opari, Parga, Pashalimani, Novipazari, Peja, Pela, Peqini, Peristeri, Përmeti, Piana, Greçi, Pidna, Pierie, Plaçkavica, Pelagonia, Plasa, Plava, Podgorica, Pogoni, Pojani, Prespa, Presheva, Priepolje, Prilepi, Prishtina, Prizreni, Pulati, Radovishta, Rekat, Reshnja, Riberas, Rrjolli, Salamina, Sazani, Semani, Sefixhe, Skrapari, Starja, Struga, Suli, Sharri, Shatista, Shijaku, Shkodra, Shkumbini, Shkupi, Shpuza, Shtipi, Tashlixhe, Teba, Tepelena, Tetova, Tërgovishta, Tirana, Tivari, Tomori, Tomorica, Toskana, Troja, Thesalia, Thesprotia, Thrakia, Ulqini, Vlora, Vjosa, Vodina, Voterra, Vuçitërna, Xhumaja, Zadrima, Zagora, Zeta.


    Tetova1
    Sui generis

  4. #364
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Monstra, Komiteti i Helsinkit konstataton shkelje të rënda


    Komiteti i Helsinkit ka konstatuar shkelje të shumta nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) të Maqedonisë gjatë aksionit të ashtuquajtur “Monstrum”, në të cilin u arrestuan dhjetëra shqiptarë të dyshuar për vrasjen e pesëfishtë në Smillkovc të Shkupit.
    Në raportin tremujor komiteti nënvizon në veçanti shkeljen e së drejtës kushtetuese të prezumimit të pafajësisë duke filluar nga vet emërtimi i aksionit, pastaj etiketimi i personave të arrestuar pa pasur një vendim të plotfuqishëm gjyqësor, publikimin e xhirimeve nga MPB dhe pa mbrojtur identitetin e tyre .

    Gjatë këtij aksioni, nënvizon më tej Komiteti i Helsinkit dolën në shesh edhe shkeljet ligjore për mbrojtjen e dëshmitarëve siç ishte rasti i Haki Azirit për të cilin 6 ditë me rradhë nuk kishte asnjë informatë se ku ndodhej.

    “Rasti tregon se ekziston rrezik real që ligji për mbrojtjen e dëshmitarëve të keqpërdoret në procedurën para hetimore. Pikërisht në ligj është përcaktuar se dëshmitari mbrojtës mund të jetë personi, i cili, në mënyrë vullnetare do të paraqitet, ndërsa për vendimin e tij, nuk duhet të lajmërohet as avokati e as anëtari i familjes. Pikërisht kjo mundësi lë hapësirë që një person i caktuar nën presion dhe kërcënime policore të nënshkruaj se pajtohet të përfshihet në programin për mbrojtje të dëshmitarëve”, thuhet nw raport, raporton Alsat M.

    Komiteti vlerëson se para se të nënshkruhet një pajtueshmëri e këtillë personave tu jepet mundësi të këshillohen me avokat.

    Komiteti shpreh brengosje edhe për pasojat eventuale që mund të paraqiten nga implementimi i ligjit të ri për lustrim i cili paraqet kërcënim real për ata që kanë mendim ndryshe. ‘Fakti që ligji është kundër vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, mohon shtetin juridik që paraqet vepër penale’, thuhet në raport.

    Komiteti pwrkujton që ligjet duhet miratuar me konsensus dhe parlamenti të miratojt sa më shpejt ligj për rehabilitimin e personave që kanë qenë viktimë e sistemit të kaluar.

    Komiteti po ashtu ka paralajmëruar ngritjen e iniciativës në gjykatën kushtetuese për disa përcaktime ligjore të ligjit të ri për lustrim. Komiteti në raport thekson se vlerësimi i tyre për ndrydhjen e lirisë së mediave nga ndikimi i partive politike në politikën redaktuese u vërtetua edhe në raportin e Freedom House. Si rast eklatant ata theksojnë mbylljen në mënyrë ekspres të televizionit A2.

    Komiteti gjithashtu vlerëson se marrëveshja për dekriminalizim të shpifjes duhej të kishte karakter të debatit të gjerë publik me përfshirjen e sektorit qytetar dhe profesional.

    /Telegrafi/
    Sui generis

  5. #365
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    ‘Lejet e qarkullimit’, hartohet versioni edhe në shqip


    Senzibilizimi prej një kohe të gjatë i televizioinit Alsat vuri në lëvizje dy ministritë që përfunimisht të kuptojnë nevojën për harmizimin e rregullores që lejet e qarkullimit të automjeteve të jepen edhe në gjuhën shqipe. Ministria e brendshme tani ka përgatitur këtë rregullore ashtu siç e parashikon ligji dhe e njejta është është nënshkruar nga vet ministrja e brendshme Gordana Jankullovska ndërsa pritet që të publikohet së shpejti edhe në gazetën zyrtare. Njoftimi i këtillë i MPB-së konfirmohet edhe nga ministri i ekonomisë Valon Saraçini.
    “Para disa javësh me një letër zyrtare dërguar nga ministria e Ekonomisë deri te ministria e punëve të brendshme, që të përshpejtojnë procedurën dhe të miratohet vendim sa më shpejt për sjelljen e rregullores. E njëjta është bërë nga ministria e punëve të brendshme dhe nga shërbimet e mia kërkova që të shoh rregulloren dhe mund të shoh që rregullorja nga ana e MPB është sjell dhe besoj që këto ditë edhe zyrtarisht do të publikohet edhe në gazetën zyrtare që është obligim dhe ingerencë e MPB-së... Rregulloren mund të shohim se veç është punë e kryer, dizajni I lejeve të qarkullimit është gati”, tha Valon Saraçini, ministër i ekonomisë.
    Pas daljes së rregullores në gazetën zyrtare do të nevojitet që Ministria e brendshme të zgjedh edhe kompaninë që do t’i punoj lejet e reja të qarkullimit të automjeteve.

    Alsat M
    Sui generis

  6. #366
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Shkupi 2014’, debat rreth përmendoreve shqiptare


    Akoma asnjë gjurmë nga përmendoret e Josif Bagerit, Nexhat Agollit dhe Pjetër Bogdanit, të cilat duhet të ishin pjesë e projektit ‘Shkupi 2014’. Kjo pyetje u shtrua sot edhe nga deputetët shqiptarë në opozitë Fazliu e Zeqiri, por që të dy mbetën pa përgjigje, pasi deputetet shqiptarë të partisë në pushtet munguan të kthenin përgjigje. Ata nuk ishin të pranishëm në sallë në kohën kur me propozim të LSDM-së debatohej rreth projektit ‘Shkupi 2014’.
    “Mua më së shumti më habit për këtë temë heshtja e BDI-së, ja edhe opinioni le t’i shohë ata edhe sot nuk janë askund, të gjithë kanë ikur...sot kur duhet të debatohej për këtë projekt ata heshtin, leje se heshtin por kanë ikur nuk janë askund. Përderisa VMRO krenohet me këtë projekt...vetvetes dje dhe sot ia shtroja një pyetje me çka krenohen deputetët e BDI-së, me realizimin e projektit Shkupi 2014, a thua krenohen me vendosjen e përmendoreve shqiptare në këtë projekt, unë nuk i shoh askund, ja tregoni edhe ju deputet të VMRO-së a i shihni ndonjë përmendore shqiptare në këtë projekt?”, tha Bekim Fazliu, deputet i PDSH-së.
    Edhe Izet Zeqiri kritikoi mono-etnicitetin që pasqyron ky projekt i kontestuar mjaft kohët e fundit, si shkaktar i thellimit të ndarjes etnike në vend.
    “Do të ishte projekt i përbashkët për të gjithë qytetarët e RM, nëse paralelisht do të vendoseshin edhe figurat siç është Josif Bageri, Pjetër Bogdani dhe Nexhat Agolli. Unë prej këtij vendi u bëj thirrje gjithë autorëve shqiptarë që është dashtë të përfundojnë këto projekte, duke nisur nga Lindita Beqiri, nga Muhamet Sediku, nga Bashkim Mexhiti e të tjerë, çka është puna që këto figura ende nuk janë vendosur në Shkup. Cila është arsyeja, a thua këto nuk i kanë marrë honoraret e duhur, ku qëndron arsyeja”, deklaroi Izet Zeqiri, deputet i RDK-së.
    Ndërsa deputetët maqedonas u përplasën për identitetin e tyre kombëtar. Pushtetarët mbronin projektin duke theksuar se përmes tij mbrohet identiteti, ndërsa opozita akuzonte se projekti me një kosto shumë të madhe, nuk ishte i nevojshëm në kohë krize.

    Alsat M
    Sui generis

  7. #367
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Subvencionet në bujqësi, ndahen 63 milion euro


    Kryeministri Nikolla Gruevski u lavdërua se Qeveria për një muaj ka ndarë 63 milion euro për bujqit në vend. Sipas Gruevskit, Qeveria që ai drejton, megjithë krizën financiare po përmbush të gjitha projektet në sektorin e bujqësisë. Gruevski theksoi se që nga ardhja e partisë së tij në pushtet nga vitit 2006 e deri në vitin 2012, Qeveria i ka paguar subvencione 171 mijë bujqve, në vlerë prej 500 milion eurosh.
    "Vetëm në muajin e fundit, pikërisht në periudhën nga 15 qershor deri më 15 korrik, në llogaritë e bujqve janë derdhur mbi 63 milion euro fonde të paguara për subvencione. Thënë ndryshe këto fonde janë 12 herë më tepër, të paguar për një muaj, në krahasim me dikë që ka dhënë subvencione për 1 dekadë", deklaroi Nikolla Gruevski, kryeministër.
    Duke numëruar sektorët bujqësorë në të cilat janë ndarë këto subvencione, ministri i financave Zoran Stavreski u shpreh se eksporti i prodhimeve bujqësore vendore vitin e kaluar arriti shifrat e 469 milion euro.
    "Efektet nga pagesa e subvencioneve shihen nga viti në vit edhe në pjesën e prodhimit edhe në pjesën e eksportit. Nëse në vitin 2006 ekspoprti i prodhimeve bujqësore arrinte 240 milion euro, në vitin 2010 arriti në 420 milion euro, ndërsa në vitin 2011, 469 milion euro. Presim që këtë vit eksporti të shkojë mbi 500 milion euro", u shpreh Zoran Stavreski, ministër i Financave.
    Gruevski theksoi se edhe 27 mijë prodhuesve të duhanit u janë ndarë para kohe 20 milion euro. Ai shtoi se me politikat aktive bujqësore Qeveria e tij ka investuar në bujqësi 100 herë më tepër se sa partia e Cërvenkovskit, gjatë kohës së saj në pushtet.

    Alsat M
    Sui generis

  8. #368
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Edhe sot mot i nxehtë, prej nesër pritet ulje temperaturash


    Maqedonia sot është përfshirë nga temperatura të lartë që janë ngjitur deri më 39 gradë celisus, por pavarësisht vapës së madhe nuk janë regjistruar ndërhyrje të ndihmës së shpejt pasi sipas kompetentëve shumica e qytetarëve po i respektojnë rekomandimet e autoriteteve shëndetësore. Në Shkup sot janë regjistruar 4 intervenime dy prej tyre në vende publike. Mjekët thonë se nga ata që humbën vetëdijen nuk kishe asnjë besimtar të konfesionit mysliman, të cilët për shkak të agjërimit i shmangen ambienteve të hapura. Ndërkohë njoftohet se nga dita e nesërme temperaturat pritet të bien për shkak të ndikimit të aktivitetit ciklonik nga Mesdheu në pjesët veriore. Sinoptikantët paralajmërojnë edhe reshje shiu të përcjellur me bubullimë si dhe paraqitje të stuhive.
    “Edhe gjatë javës së ardhshme, rajoni ynë ende do të jetë nën këtë ndikim, prandaj moti do jetë i ndryshueshëm me vranësira, me shi të kohëpaskohshëm, bubullima dhe erë më të fortë, mund të paraqiten edhe stuhi. Temperatura do të bjerë për rreth 5 gradë kështu që gjatë javës do të kemi temperatura prej 24 deri në 33 gradë celsius”, tha Maja Kojdovska Markovska-meteorologe.
    Ndërkohë, mjekët mbeten në rekomandimet që në rast të paraqitjes së temperaturave të larta të shmanget dalja në ambinte të hapura në pjesën më të ngrohtë të ditës nga ora 11 deri në 17. Apeli në veçanti i referohet besimtarëve muslimanë të cilët agjërojnë. Mjekët këshillojnë që kur të vjen koha e iftarit, ata që agjërojnë të mos konsumojnë ushqim të rëndë apo ta mbingarkojnë organizmin me ushqime, por konsumimi i tyre të jetë gradual.

    Alsat M
    Sui generis

  9. #369
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Cërvenkovski zgjeron 'frontin' kundër Gruevskit


    Lideri i opozitës Branko Cërvenkovski paralajmëron zgjerimin e fronit opozitare kundër politikave katastrofale të Qeverisë së Nikolla Gruevskit. Cërvenkovski nga Negotinë theksoi se qëllimi i opozitës së bashkuar në të ardhmen është frontit opozitar ti bashkangjiten edhe organizatat joqeveritare si një garanci për rrëzimin e këtij pushteti dhe hapjen e perspektivave të reja për Maqedoninë. Kreu i LSDM-së këto komente i bëri duke u përgjigjurr në pyetjen rreth vendosjes së bashkëpunimit me PDSH-në dhe kritikave që pati nga ana e partive në pushtet.
    “Nikolla Gruevski në një gjë pati sukses. Arriti të bashkojë gjithë popullin dhe Maqedoninë kundër tij. Kundër polotikave katastrofale që po i zbaton bashkë me pasojat negative që dalin nga këto politika. Qëllimi jonë i ardhshëm është që këtij fronti politik ti bashkangjiten organizatat joqeveritare, persona individual me qëllim që kjo të shndërohet në front opozitar. Kjo është garanci për rrëzimin e këtij pushteti dhe ndryshimin e politikave të saja si dhe hapjen e perspektivave të reja në vendin tonë”, deklaroi Branko Cërvenkovski, kryetar i LSDM-së.
    Cërvenkovski nuk përjashton mundësinë e bashkëpunimit edhe me partitë tjera shqiptare, përfshirë edhe Rilindjen Demokratike Kombëtare të
    Rufi Osmanit.
    “Ne jemi të hapur të bashkëpunojmë edhe me partitë tjera opozitare shqiptare dhe me gjithë të tjerët. Me të gjithë ata që në këtë situatë duan të ndihmojnë dhe duan të kontribuojnë në arritjen e qëllimit të përbashkët”, tha Branko Cërvenkovski, kryetar i LSDM-së.
    Duke komentuar situatën me partinë e Lube Boshkovskit që njoftoi shkrirjen në VMRO-DPMNE, Cërvenkovski u shpreh se Gruevski i frikësuar po e përdor metodën e njejtë si në rastin e Marjan Dodovskit dhe disa të tjera të cilët i bleu me para.

    Alsat M
    Sui generis

  10. #370
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Zhelinë, banorët: ‘Kreu i komunës nuk ka përmbushur premtimet’


    Ujësjellësi në fshatin Uzurmisht, një pjesë e infrastrukturës në Llërcë dhe fshatin Grupçin si dhe ndërtimi i disa shkollave fillore, janë vetëm disa nga projektet që komuna e Zhelinës, ende nuk i ka filluar përkundër premtimeve të dhëna gjatë fushatës parazgjedhore nga Kryetari i Komunës Fatmir Izairi. Më të zëshëm në shprehjen e pakënaqësisë janë banorët e fshatit Uzurmisht të cilët një kohë të gjatë po përballen me mungesën e ujit për pije.
    “Ujë nuk kemi, uji s’na bën, tjetër asgjë s’ka bë”.
    “Ssgjë nuk kanë investuar, pikësëpari uji na duhet, kanalizimi na duhet, për këto kemi nevojë”.
    “Hiç sytë s’ia kemi pa, por edhe nuk jemi ngushtë për të, se vet jemi të organizuar”.
    “Për kryetarin e Komunës çka tu them, nuk kam pa ndonjë përmirësim interesant”.
    Kryetari i komunës Fatmir Izairi, për problemin e ujit fajëson banorët dhe drejtuesit e bashkësisë lokale të fshatit Uzurmisht të cilët siç shprehet nuk kishin dorëzuar projektin e nevojshëm. Izairi thotë se gjatë mandatit të tij ka realizuar madje edhe investime që fare nuk kanë qenë në programin e tij parazgjedhor.
    “Unë nuk premtova shkollën e Merovës, të Novosellës, tani po hapet procedura e ankandit edhe për Kopacindollin po ashtu dhe disa intervenime tjera nëpër shkolla. Sa i përket kulturës arsimit dhe sportit, në Uzurmisht rrethuam një fushë sportive, fushë ndihmëse sportive në Zhelinë. Kemi trasuar rrugën e zonës industrial në Zhelinë, vendbanimet që ishin si vende ku mundej të përhapet ndonjë epidemi, Pollatica, Treboshi dhe Uzurmishti kemi realizuar diku 11 kilometra rrjet të kanalizimit dhe ujësjellësit, u hapën dy puse në lokalitetin ‘dy fazana’ u shtua për shtat kilometra rrjeti i kanalizimit. Pra ne kemi bërë shumë më shumë nga ajo që kemi premtuar”, deklaroi Fatmir Izairi, Kryetar i Komunës së Zhelinës.
    Ndërkohë banorët e vendbanimeve tjera të komunës së Zhelinës shprehen me qëndrime të ndryshme sa i përket aktiviteteve të kreut të komunës në realizimin e premtimeve elektorale. Banorët e Pollaticës, Treboshit dhe Zhelinës theksojnë se aq sa ka pasur nevojë nuk është bërë.
    “Nevojat janë shumë të mëdha, megjithatë çështjet kanë lëviz në aspekt pozitiv dhe kjo është për të përshëndetur”.
    “Nja 60 për qind e fshatit është pajisur me kanalizim, pjesa tjetër pritej të fillojë këtë vit por ende nuk kemi punime në fshat. Duke pasur parasysh kërkesat e njëpasnjëshme që i bëjmë neve në Komunë shumë pak na marrin parasysh”.
    “Punët që i ka premtua është duke i realizua, janë asfaltuar tre kilometër rrugë, është bë rrjeti i kanalizimit që për fshatin tonë ka qenë një ëndërr”.
    Ndryshe Komuna e Zhelinës ka 19 vendbanime me rreth 30 000 banorë. Një kohë të gjatë në këtë komunë nuk është realizuar asnjë projekt shkaku i borxheve të trashëguara.

    Alsat M
    Sui generis

  11. #371
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Maqedoni, 350 persona të paregjistruar në librat amëz


    Në Maqedoni sipas të dhënave të ministrisë së punës dhe politikës sociale ekzistojnë së paku 350 persona të paregjistruar në librat amëz. Sipas Ristovskit shumica e tyre apo diku rreth 95 për qind i takojnë komunitetit rom. Ai shtoi se nga gjithë këto raste janë përpunuar vetëm 120 prej të cilave për 20 raste nga drejtoria për evidencë të librit amzë është kërkuar regjistrimi i emrave tyre personal.
    “Problemi i qasjes së qytetarëve deri tek dokumentet e identifikimit personal, i detektuar nga Qeveria filloi të realizohet para disa kohe, mund të them se kemi arritur rezultate të mira. Në bashkëpunim me ministrinë e punëve të brendshme dhe drejtorinë për evidencë të librit amzë, organizatave joqeveritare rome me ndihmë të ekipeve të lëvizshme kemi regjistruar 350 person të cilët në asnjë mënyrë nuk kanë marrë të drejtën për shtetësi dhe nuk kanë dokumente për identifikim persona”, tha Spiro Ristovski, ministër i punës dhe politikës sociale.
    Ristovski theksoi se 43 raste përballem me problemin e rregullimit të vendqëndrimit të nënave sepse shumica e tyre janë shtetase kosovare dhe serbe. Sipas tij për 27 raste duhet të bëhet analiza e ADN-së për të vërtetuar prindërit sepse gjatë lindjes janë përdorur libreza shëndetësore të personave të ndryshëm
    “Ministria e punës dhe politikës sociale në periudhë e kaluar ka siguruar 430 mijë denarë për mbulimin e shpenzimeve të analizave të ADN-së. Me këto fonde do të mbulohen shpenzimet e analizave për qytetarët që nuk kanë dokument identifikimi”, u shpreh Spiro Ristovski, ministër i punës dhe politikës sociale.
    Sipas ministrit në 9 raste qendrat për punë sociale do të duhet të gjejnë mbikqyrës për fëmijët për shkak se nëna e fëmijës është e mitur nuk është regjistrur apo i ka prindërit e vdekur.

    Alsat M
    Sui generis

  12. #372
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Georgievski në gjyq për ndarjen e Maqedonisë


    Ish-kryeministri dhe lideri aktual i VMRO-Popullore në Maqedoni, Lubço Georgievski do të përballet me ndjekje penale për shkak të angazhimeve dhe planeve të tij për ndarjen e Maqedonisë.
    Kryetari i Kongresit Botëror Maqedonas (KBM), Todor Petrov ka dorëzuar kallëzimin penal kundër Georgievskit për planet e tij për ndarjen e Maqedonisë dhe bashkëngjitjen e një pjese të territorit të vendit drejt Shqipërisë.
    Petrov ka theksuar se Georgievski ka rrezikuar tërësinë territoriale të Maqedonisë.
    “Georgievski pranoi vetë se në vitin 2001 si kryeministër i Maqedonisë kishte ndërmarrë veprimet për ndarjen dhe copëtimin e territorit të Maqedonisë dhe bashkëngjitjen e një pjese me Shqipërinë”, ka theksuar Petrov, duke arsyetuar akuzën dhe duke zbardhur detajet e takimeve midis Georgievskit dhe ish-kryeministrit serb Zoran Xhinxhiç për ndarjen e vendit.

    Alsat M
    Sui generis

  13. #373
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Vjedhje si në filma në Çellopek të Tetovës

    Dy persona ende të panjohur mbrëmë hynë në shtëpinë e 52 vjeçarit B.Z nga fshati Çellopek i Tetovës. Rreth 20 minuta pas mesnate dy persona u futën nga dera e hapur e shtëpisë të maskuar dhe të armatosur njëri me pistoletë tjetri me thikë. Ata u futën në dhomën ku bënte gjum G.E 23-vjeçare të cilës i vendosën pistoletën në kokë dhe i kërkuan para dhe flori, kjo e fundit u dha 200 euro dhe disa lloje të ndryshme të floririt. Më pas sulmuesit ia mbyllën gojën me një shirit dhe u larguan nga ballkoni në drejtim të panjohur. Dëmi i shkaktuar supozohet të jetë reth 480.000 denarë.

    Dy vjedhje tjera në Tetovë

    Mbrëmë në Tetovë janë regjistruar edhe dy vjedhje të reja. Njëra ndodhi në Reçicë të vogël tek shtëpia e I.SH tek i cili persona të paidentifikuar ende vodhën dy kuleta tek të cilat kishte 300 euro, 100 franga dhe 5.900 denarë gjithashtu edhe dy telefon luksoz. Nga pantallonet morën edhe 700 franka zvicerane dhe 1.000 denar dhe një telefon tjetër. Vjedhja e dytë ndodhi në shtëpinë e R.T nga fshati Pallçisht. Të cilit iu vodhën 1.200 euro, 200 franga zvicerane, 100 dollar dhe 3.000 denarë si dhe një orë prej ari.

    Shqipmedia
    Sui generis

  14. #374
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Rihapen hetimet per vdekjen e Boris Trajkovskit


    Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski nga kolegu i tij boshnjak Damir Haxhiq ka kërkuar hapjen e sërishme të hetimit për fatkeqësinë ajrore në të cilën humbi jetën presidenti Boris Trajkovski dhe formimin e grupit të përzier punues, duke i dorëzuar me këtë rast një dokument që përmban informacione të reja lidhur me fatkeqësinë, kumtoi sot ministri i Transportit dhe Lidhjeve.

    Ministri boshnjak i Komunikacionit dhe Trafikut e ka pranuar propozimin duke theksuar se përfundimi i hetimit është në interes të Bosnjë e Hercegovinës, e me këtë edhe përfundimi i spekulimeve në lidhje me shkaqet e fatkeqësisë.

    “Është dakorduar të formohet grup i përbashkët punues i përbërë prej ekspertëve nga Republika e Maqedonisë dhe Bosnjë e Hercegovina, i cili deri në fund të shtatorit duhet të përpiloj raport”, informoi Ministria e Transportit dhe Lidhjeve.

    Ministri Janakieski, në suaza të takimit të djeshëm në Sarajevë, i dorëzoi Haxhiqit një dokument i cili përmban të dhëna të reja për fatkeqësinë ajrore të aeroplanit Beeshcraft Super King Air 200 z3-BAB që ndodhi më 26 shkurt të vitit 2004 në Rotmile në afërsi të Mostariti, në të cilin tragjikisht e humbi jetën presidenti i atëhershëm i Maqedonisë, Boris Trajskovski dhe bashkëpunëtorët e tij.

    Shqipmedia
    Sui generis

  15. #375
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    PDSH kërkon Avokatin e Popullit


    Shkup – Avokati i Popullit duhet të drejtohet nga një kuadër i propozuar nga opozita, pasi ky institucion ka për detyrë ti bëjë oponencë shtetit dhe të jetë garant i lirive dhe të drejtave të njeriut. Me këto fjalë, PDSH thotë se pas përfundimit të mandatit të Ixhet Memeti, do të insistojnë të zëvendësohet me një kuadër të propozuar nga kjo parti, ndërsa akuzojnë se Maqedonia është vend i vetëm që drejtuesit e institucioneve të tilla vijnë nga radhët e shumicës.

    “Ky institucion duhet ti përkas në vazhdimësi opozitës sepse është në një farë mënyre nga radhët e institucioneve që duhet ti bëjnë Qeverisë oponencë, ashtu si Komisioni antikorrupsionit, Revizioni apo KRD. Të gjitha këto institucione që deri diku tjetërkund janë të pavarura, duhet t’i bëjnë oponencë pushtetit. Në Maqedoni të gjitha këto institucione dhe institucionet tjera i ka mazhoranca dhe jo rastësisht Maqedonia është në listën për liritë radhitet e fundit. Jo rastësisht Maqedonia është në shtetet me korrupsion më të lartë në rajon dhe botë, jo rastësisht Maqedonia është ndër shtetet e cila shkelen në mënyrë të paskrupull liritë dhe të drejtat e njeriut, nga shkaku se Avokati i Popullit udhëhiqet nga kuadër i radhëve të shumicës”, thotë Bekim Fazliu nga grupi parlamentar i PDSH-së.

    Ai thekson se përveç se nga opozita, Avokati i Popullit duhet të jetë edhe i përkatësisë etnike shqiptare, pasi të gjitha institucionet e tjera që kanë të njëjtin rol udhëhiqen jo vetëm nga njerëz të pushtetit, por që të gjithë ata janë maqedonas, duke përmendur këtu Këshillin për radiodifuzion, Revizionin Shtetëror, Komisionin për parandalimin e korrupsionit, Komisionin për lustrim, ku kryetari nuk është ndërruar edhe pas skadimit të mandatit si dhe shumë-shumë institucione të tjera të kontrollit.

    “Tani që po afrohet fundi i mandatit të Avokatit të Popullit, ne si parti do të kërkojmë që ky institucion ti takojë opozitës dhe meqë është ndër të vetmet institucione që menaxhohet nga shqiptarët do të kërkojmë që ky institucion të udhëhiqet nga kuadër shqiptar i propozuar nga PDSH”, thekson deputeti Fazliu. Nga partitë e tjera nuk janë përgjigjur nëse mbështesin ose jo qëndrimin e opozitës shqiptare. Nga VMRO dhe LSDM thonë se ende nuk është diskutuar për këtë çështje në organet e tyre partiake. Me përgjigje të ngjashme kanë dalë edhe nga BDI. Nga partia shqiptare në pushtet vetëm thonë se ka kohë, pasi zgjedhja e Avokatit të Popullit do të bëhet në mars të vitit të ardhshëm. “Propozimin do ta bëjë komisioni për zgjedhje dhe emërime në Parlament. Ende është herët dhe s’ka asgjë në këtë drejtim, as që është diskutuar”, thonë nga BDI. Nga kjo parti vetëm sqarojnë se për zëvendësin e Ixhet Mehmetit duhet të arrihet konsensus mes të gjitha partive parlamentare.

    Shqipmedia
    Sui generis

  16. #376
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Rritet numri i votuesve të papërcaktuar në Maqedoni


    Analistët politikë, duke komentuar rezultatet e sondazheve të ndryshme, që flasin për një numër në rritje të të papërcaktuarve ku gjithnjë e më shumë del në pah se qytetarët po humbin nga dita në ditë besimin ndaj politikës dhe politikanëve, thonë se kjo është pasojë e mungesës së ofertave konkrete për zgjidhjen e problemeve, me të cilat ballafaqohen qytetarët.

    Analisti politik nga Tetova, Alajdin Demiri, thekson se për momentin sa i përket situatës politike në Maqedoni, kemi të bëjmë me një monopol të uzurpimit të spektrit politik nga katër forcat politike ekzistuese VMRO DPMNE dhe LSDM, nga pala maqedonase dhe BDI dhe PDSH te shqiptarët.

    Megjithatë, Demiri shprehet optimist se në zgjedhjet e ardhshme vendore më shumë se një treta e elektoratit, e cila është e përcaktuar, do të prishë balancën e pushtetit absolut të përqendruar në katër forca politike.

    “Kësaj radhe unë mendoj se do të ndodhë ai dënim i partive politike për arsye se katër forcat e mëdha tashmë e kanë tepruar me koalicionet ekzistuese, që janë gjithnjë e më të panatyrshme, ku gjithnjë e më shumë partitë politike merren me vete dhe nuk çajnë kokën për problemet serioze me të cilat përballen qytetarët. Kjo është arsye që bën të besoj se dënimi i këtyre forcave politike do të vijë si pasojë e varfërimit të Maqedonisë, çështjes së pazgjidhur të emrit dhe problemeve ndëretnike”, thotë Demiri.

    Po me këtë nuk pajtohet kolegu i tij maqedonas, Zdravko Savevski, sipas të cilit paradoks më vete është fakti se qytetarët shprehin mosbesim ndaj partive politike më të mëdha ekzistuese, dhe nga ana tjetër hezitojnë që votën t’ua besojnë opsioneve të reja politike siç ishte rasti së fundmi në Greqi, apo pak kohë më parë në Bullgari dhe Slloveni.

    “Në Maqedoni kultura politike është e tillë , me ç’rast edhe pse qytetarët nuk janë të kënaqur nga oferta politike, vazhdojnë të votojnë për to dhe jo për parti, ose opsione të reja politike, të cilat mund të shfaqen. Për shembull, në Bullgari dy herë radhazi fitoi zgjedhjet partia, e cila për herë të parë u përfshi në procesin zgjedhor, pra kjo ndodhi më 2001 dhe 2009. Derisa në Slloveni doli fituese partia, e cila për herë të parë u shfaq në zgjedhje – një gjë e tillë duket se nuk ka vullnet për të ndodhur në Maqedoni”, thekson Savevski.

    Sipas Savevskit, problem nuk paraqet sistemi zgjedhor, por mentaliteti i vetë qytetarëve.

    “Sistemi zgjedhor relativisht është i volitshëm për partitë e vogla, por është mentaliteti i qytetarëve, të cilët kanë bindje se nëse votojnë për parti të vogla, atëherë do t`u digjet kot vota”, shprehet Savevski.

    Duke analizuar rezultatet e hulumtimeve, Savevski thotë se i mbetet shumë punë sektorit civil dhe mediave për të punuar në këtë drejtim se nuk duhet zgjedhur mes së keqes më të vogël, por mes opsioneve që ofrojnë zgjidhje dhe nuk ofrojnë zgjidhje.

    Nga ana tjetër, publicist Xhelal Neziri thotë se numri në rritje i të papërcaktuarve ka të bëjë me moshat e reja të trupit votues.

    Abstinenca e tyre është si rrjedhojë e mospasjes perspektivë, veçanërisht për gjeneratat e reja në Maqedoni, si për shqiptarët, ashtu dhe maqedonasit.

    “Mendoj se është harruar ajo pjesa e re e trupit votues. Ngase në çdo vit kemi votues të rinj, çdo vit dalin gjenerata, të cilat me 18 vite fitojnë të drejtën e votës dhe njëherësh kjo kategori e votuesve pothuajse nga asnjë forcë politike nuk është e përfillur në bërjen e fushatave zgjedhore”, shprehet Neziri.

    REL
    Sui generis

  17. #377
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    RDK: Në vend të punësimeve, BDI ju dhuron shqiptarëve “telenovela” pa fund


    Qeveria e Maqedonisë po vazhdon edhe më tej praktikën e koncentrimit të investimeve të huaja vetëm në territoret e banuara nga joshqiptarë, duke shtuar papunësinë mes shqiptarëve dhe humbjen e shpresës së tyre, duke i detyruar ata që të largohen nga vendlindja.

    Vetëm në javën e fundit kemi qenë dëshmitarë të fillimit të ndërtimit të pallateve 42 katëshe dhe qendrës tregtare “Xhevahir hollding” – investim prej 100 milionë euro në komunën “Aerodrom” – dhe investimit tjetër gjerman “Drekslmajer”, në Kavadar, i cili gjatë pesë viteve do të punësojë rreth 4.000 qytetarë. Këto investime pasojnë investimin e firmës “Kromberg & Shubert” në Manastir që do të hap 2.000 vende të reja pune dhe investimin e firmës “Johnson Controls” në Shtip që do të hap 1.400 vende të reja pune. Fatkeqësisht asnjë nga këto investime nuk është në Likovë, Dibër, Strugë, Çair, Saraj, Studeniçan, apo vendbanimet tjera shqiptare ku papunësia dhe ikja nga vendlindja janë dukuri masive.

    Për fat të keq, siç u bë e ditur në fillim të këtij muaji edhe marrëveshja për gazifikimin e Maqedonisë do t’i anashkalojë qytetet ku jetojnë shqiptarët. Lidhur me këtë, RDK ndan shqetësimin e Kryetarin e Odës së Maqedonisë Veri-perëndimore se me këtë të gjitha investimet e ardhshme do të drejtohen në Maqedoninë qendrore dhe jugore, ndërsa zona e lirë në Tetovë dhe pjesa perëndimore do të mbeten të bosh.

    Ky dështim total i BDI-së bëhet tmerrues kur kujton se në dhjetë vitet e fundit, për më shumë se tetë vjet, posti i ministrit të ekonomisë është mbajtur nga funksionarë të BDI-së, të cilët nuk kanë bërë asgjë për popullin e tyre.

    Rilindja Demokratike Kombëtare shpreh keqardhjen që partia shqiptare në pushtet po i mashtron shqiptarët me disa punësime në administratën shtetërore, të cilat jo vetëm që janë shumë larg përfaqësimit të drejtë dhe adekuat, por në të shumtën e rasteve përbëjnë punësime të profileve të ulta, shpesh duke i lënë njerëzit të qëndrojnë në shtëpi me vite.

    Gjithashtu, RDK shpreh keqardhje që premtimi për zonën e lirë ekonomike në Tetovë është kthyer tashmë në një “telenovelë”, duke konkurruar me shumë telenovela të famshme të BDI-së, si: telenovela për “gjuhën”, “telenovela” për eurointegrimet, “telenovela” për rrugën Llojan-Miratoc, “telenovela” model, që i ka thyer të gjitha rekordet për nga numri i serive, për ligjin për ish-luftëtarët e UÇK-së, e shumë e shumë të tjera.

    Shqipmedia
    Sui generis

  18. #378
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Kryetarët e komunave kërkojnë më shume mjete financiare


    Tetovë – Shtatë vite pas fillimit të procesit të decentralizimit në Maqedoni, komunat e Pollogut pothuajse shumë pak janë zhvilluar në aspektin e përparimit të arsimit, infrastrukturës, kulturës, sportit, zhvillimit ekonomik edhe pse në bazë të Ligjit për decentralizim, kanë më shumë kompetenca. Tetë komunat e regjionit të Pollogut po përballen me mungesë mjetesh, në shumë raste mjetet janë bllok-dotacione, ndërsa të hyrat nga TVSH-ja dhe tatimi në pronë janë të vogla, gjë që nuk jep mundësi për një zhvillim të hovshëm të këtij regjioni. Kryetarët e komunave të Pollogut shprehen se kanë arritur sadopak që përgjegjësitë e tyre që i kanë në bazë të Ligjit ti realizojnë, por shprehen se mjetet nuk janë të mjaftueshme për të përmbushur të gjitha nevojat. Problem tjetër paraqitet edhe mos harmonizimi i prioriteteve të pushtetit qendror dhe atij lokal.
    “Në shumë raste, qeveria përmes ministrive realizon projekte dhe investime, të cilët nuk janë në përputhje me nevojat e qytetarëve, sidomos në vendbanimet rurale, ku nevojat ndryshojnë në krahasim me ato urbane. Në përgjithësi, mund të themi se rreth 60 për qind e ingerencave që i kemi, i realizojmë por nuk mund të themi se i realizojmë tërësisht”, thotë Bajram Kadrija, kryetar i Komunës së Vrapçishtit. “Arsimi fillor dhe urbanizmi realizohen me sukses. Menaxhimi i pastërtisë apo deponive është duke shkuar me vështirësi, bëhet fjalë për një territor me të gjitha komunat ku problem është grumbullimi, transportimi dhe deponimi i mbeturinave dhe në këtë drejtim duhet një marrëveshje mes të gjitha komunave. Për fat të keq, kur tash ndodhemi në fazën e dytë të decentralizimit, kthimi i TVSH-së është shumë i vogël, kurse ne kërkojmë që të na kthehen 30 për qind e mjeteve të TVSH-së që të mund të lëvizim gjërat përpara. Në këtë drejtim hasim në barriera të ndryshme nga pushteti qendror. Faktor tjetër është edhe mospasja e resurseve natyrore, siç janë minierat, të cilët mund të jepen me koncesion dhe mjetet rreth 70 për qind i merr komuna, por në rajonin e Pollogut – nuk ka resurse të këtilla”, deklaroi Kadrija, i cili përmend rastin e Komunës së Makedonska Kamenica, ku nga koncesioni, kjo komunë merr mjete ma shumë se sa e ka buxhetin e saj.
    “Shpeshherë kemi pengesa dhe mosrespektim në ndarjen e mjeteve në mënyrë të barabartë për të gjitha regjionet. Çdo regjion duhet që në vit të merr prej 5 deri në 7 milionë euro nga shteti për zhvillim. Prioritetet nuk i vendosin komunat, por Qeveria dhe ministritë. Nevojat e komunave rurale ndryshojnë nga ato urbane. Neve mund të na nevojiten rrugë, ujë i pijshëm, kanalizim, kurse investohet në ndërtim të sallës sportive apo fushës së tenisit dhe kështu ne na vendosin para aktit të kryer”, tha Kadrija.
    Kryetari i Komunës së Bërvenicës, Enver Pajaziti, thotë se arkëtimi i mjeteve nga qytetarët është rritur deri në 80 për qind, kurse komuna që drejton ai, në bazë të ingerencave, ka arritur të menaxhojë mirë me këto procese, por nevojitet akoma që komunat të jenë më të suksesshme. “Kemi kompetenca të deleguara në urbanizëm dhe të njëjtët i realizojmë, kurse presim që të na jepet në menaxhim edhe toka ndërtimore, e cila do të na jep më shumë mjete dhe do të hap dyert për investime në komunë. Jemi në fazën e fundit të marrjes në kompetencë të tokës ndërtimore dhe kjo do të na mundësojmë që të planifikojmë një zhvillim ekonomik”, deklaroi Pajaziti. Ai ka piketuar edhe dy probleme, të cilët i hasin si komunë rurale. “Gjendja me arsimin fillor nuk mund të themi se është në nivel, pasi që gjatë vitit të kaluar, nuk kishim mjete të nevojshme apo të mjaftueshme për ngrohjen qendrore, kështu që ishim të detyruar të ndajmë mjete nga buxheti jonë për ngrohjen e shkollave. Po ashtu, problem është edhe gjendja e vështirë e rrugës që lidh Tetovën me Gostivarin, e cila kalon përmes Komunës së Bërvenicës. Në këtë rrugë, agjencioni përkatës nuk ka bërë asnjë investim viteve të fundit, kurse ne si komunë – disa herë kemi intervenenuar, por kjo nuk është e mjaftueshme, sepse kemi buxhet të limituar”, thotë Pajaziti. Për kryetarin e Komunës së Bogovinës, Hazbi Idrizi, nga viti 2005 kur edhe ka filluar procesi i decentralizimit, në të gjitha fazat ka përparime.
    “Kemi përparim sa i përket tatimit në pronë. Komuna e Bogovinës është duke ecur mirë në këtë aspekt dhe ne si komunë, nuk kemi ngecje dhe të gjithë fazat që i ka paraparë ligji, jemi duke i çuar ashtu siç duhet. Ne si komunë kemi rritje të buxhetit. Deri para dy vitesh – tatimi fiskal ka qenë 3 për qind dhe ky tatim vitin e kaluar është rritur në 3.7 për qind, ndërsa sivjet e kemi 4 për qind. Mendoj se edhe viteve të ardhshme do të ketë rritje të buxhetit. Në qoftë se parasheh Ligji që të marrim ende ingerenca, ne kemi kapacitete që të përballemi me resurse njerëzore”, thotë Idrizi. Ndërkaq, sa i përket Komunës së Tetovës, procesi i decentralizimit është duke shkuar shumë ngadalë. Në këtë komunë thonë se shumë objekte kulturore, sportive ende janë nën ingerencë të pushtetit qendror, ndërsa komuna me shumë pak mjete duhet të kryejë shumë punë. Për kryetarin e kësaj komune, Sadi Bexheti, Komuna e Tetovës shumë pak ka përfituar nga procesi i decentralizimit fiskal.
    “Komuna e Tetovës është në fazën e dytë të procesit të decentralizimit, ndërsa mund të themi se nuk është i kënaqshëm për Komunën e Tetovës, pasi po realizohet me ritme të ngadalta. Komuna e Tetovës ende nuk ka përfituar nga decentralizimi dhe mund të themi se decentralizimi fiskal po zhvillohet shumë dobët”, ka deklaruar kreu i Komunës së Tetovës, Sadi Bexheti. Ndërkaq, mungesa e mjeteve financiare është problem numër një për të gjitha komunat në Pollog që të ketë një përparim në aspektin ekonomik, shëndetësor, mbrojtjes së ambientit, kurse komunat në bazë të përgjegjësive që kanë, me shumë mund arrijnë t’ia dalin që të jenë në nivel, duke patur parasysh numrin e vogël të punësuar në administratën e tyre, mos pasjen e resurseve natyrore dhe menaxhimin me zonat ekonomike. I pari i Komunës së Zhelinës, Fatmir Izairi, i cili është edhe kryetar i Regjionit të Komunave të Pollogut, thotë se komunat kanë arritur që deri diku që të përmbushin detyrimet që i kanë në bazë të ligjit, por mungesa e mjeteve ka bërë që disa aspekte të mos mund të menaxhohen si duhet.
    “Padyshim se komunat kanë arritur të realizojë të drejtat në masë të madhe, por kompetencat kërkojnë edhe mjete financiare. Ka përparim nga e kaluara, pasi menaxhohet me arsimin fillor, planet urbanistike dhe ingerenca tjera që kanë të bëjnë direkt me jetën e qytetarëve. Nuk mund të themi se i kemi realizuar të gjithë kompetencat që janë të parapara me ligj apo që dalin nga decentralizimi. Ne jemi munduar që në këto vite të kaluara të realizojmë ato ingerenca që kanë qenë parësore si arsimi fillor, urbanizmi dhe infrastruktura lokale. Deri diku kemi arritur të përmbushim këto kompetenca që na janë dhënë, por për fazat tjera – ende është herët të flitet. Si komuna kemi shumë kompetenca, por për realizimin e tyre – nevojiten mjete. Në letër gjithçka është shumë mirë, por për realizim duhet një zhvillim ekonomik, i cili do të mundësojë që komunat të menaxhojnë me këto faza të decentralizimit”, deklaroi Izairi. Ai thotë se në të ardhmen, pasi toka ndërtimore tu jepet në menaxhim komunave të Pollogut, pritet të ketë një zhvillim më të madh regjional. Ndryshe, më 1 korrik të vitit 2005 filloi edhe zyrtarisht procesi i decentralizimit të pushteteve në Maqedoni, pas ndarjes territoriale të vitit 2004, ku territori i Maqedonisë u nda në 84 komuna nga 123 sa kishte më parë.

    U.H/Tv Koha
    Sui generis

  19. #379
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Qytetarët ankohen nga shërbimet e policisë


    6 muajve të kaluar, qytetarët janë ankuar 50 për qind më shumë për punën e punonjësve të policisë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kjo thuhet në raportin 6 mujor të Sektorit për Kontroll të Brendshëm dhe Standarde profesionale. Qytetarët, janë ankuar më së shumti, me shkrim ose në mënyrë anonime. Sektori kontrolloi 758 ankesa, 471 prej tyre ishin nga qytetarët dhe personat juridik, të cilët theksonin parregullsi të kryera nga punonjësit e MPB-së, kurse të tjerat pas njoftimeve, informacioneve dhe njohurive të marra. Më shpesh qytetarët janë ankuar për sjellje joprofesionale të personave të autorizuar, në drejtim të mos ndërmarrjes së veprime adekuate zyrtare, vërejtjet në lidhje me masat e shqiptuara për pagimin e dënimeve për kundërvajtjet e kryera, dhe mënyrën e përgatitjes së procesverbaleve për aksidentet rrugore të ndodhura.
    “Për të gjitha 471 rastet, ku janë konstatuar parregullsi të caktuara në punën e punonjësve të Ministrisë së Punëve të Brendshme, në pajtim me Ligjin për Punë të Brendshme, Marrëveshjen Kolektive të MPB-së dhe rregulloret e tjera, nga Sektori për kontroll të brendshëm janë shqiptuar masa të obligueshme disiplinore për krye-shefat, ku janë punësuar personat zyrtar që veprojnë në mënyrë joprofesionale dhe të paligjshme, në mënyrë që të nisin procedurat e duhura ndaj tyre”, thuhet në komunikatën e Sektorit për Kontroll të Brendshëm.
    156 punonjësit zyrtarë, gjatë këtyre 6 muajve, kanë shkelur rendin dhe disiplinën e punës, kurse dy pjesëtarë të Policisë janë pezulluar nga puna. 31 qytetarë janë ankuar se policia ka përdorur ndaj tyre dhunë fizike. Është konfirmuar se në tre raste, akuzat janë të bazuara dhe kundër këtyre policëve, është ngritur procedura për përgjegjësi. Në këtë periudhë, policët morën pjesë në 90 aksidente të trafikut. Në njërin prej rasteve, nëpunësi i policisë, me fajin e të cilit ndodhi aksidenti, ishte nën ndikimin e alkoolit dhe ndaj tij është shqiptuar masa e përgjegjësisë.

    Alsat M
    Sui generis

  20. #380
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Tetovë-policia, masa kundër të shtënave nëpër dasma


    Dy të plagosur rëndë, tre të tjerë më lehtë, si dhe një numër i madh veturash të dëmtuara. Ky është bilanci i të shtënave me armë zjarri nëpër dasma, në rajonin e Pollogut. Ky fenomen nuk ka të ndalur megjithë apelet e shumta të policisë. Së fundi, sektori për punë të brendshme në Tetovë ka vendosur të marrë masa akoma më radikale ndaj dasmorëve që përdorin armët.
    “Do përballen me masa shumë të ashpra ligjore, madje jo vetëm ata që përdorin armët por edhe të zotët e dasmës. Të gjithë do përballen me kundërvajtje apo padi penale. Vetëm dy javët e kaluara në rajonin e Tetovës dhe Gostivarit u regjistruan disa plagosje nga plumba qorr të shkrepur nëpër ahengje familjare, si dhe dëmtime automjetesh dhe objektesh të tjera”, deklaroi Marjan Josifoski, zëdhënës i SPB-së Tetovë.
    Me qëllim të ruajtjes së jetës dhe pronës së qytetarëve, si dhe parandalimit të të shtënave me armë zjarri nëpër ahengje, Policia parashikon masa të ndryshme, përfshi edhe ndalimin e dasmës, kolonës së dasmorëve si dhe bastisjet e tyre apo shtëpive ku organizohet dasma. Policia është e vendosur në luftimin e kësaj dukurie.
    “SPB e Tetovës edhe njëherë u bën apel qytetarëve që të përmbahen nga përdorimi i armëve, sepse në të kundërtën, pa përjashtime do përballen me masa të rënda ligjore”, tha Marjan Josifoski, zëdhënës i SPB-së Tetovë.
    Fenomeni, traditë e vjetësh shqiptare, është shpeshtuar akoma më shumë gjatë muajve të verës, sidomos me kthimin e emigrantëve në vendlindjet e tyre. Vetëm pak ditë më parë, në vajzë 28 vjeçare u godit me plumb në qafë, nga breshëritë që lëshoheshin në ajër nga një dasmë në fshatin Kamjan.

    Alsat M
    Sui generis

Faqja 19 prej 24 FillimFillim ... 91718192021 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •