Close
Faqja 18 prej 24 FillimFillim ... 81617181920 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 341 deri 360 prej 480
  1. #341
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    PDSH në koalicioni me LSDM


    Partia Demokratike Shqiptare në zgjedhjet e ardhshme lokale do të koalicionoj me opozitën maqedonase, respektivisht LSDM-së. Dy blloqet opozitare do të mbështesin njëra tjetrën në ato komuna ku në epërsi është kandidati i njërës apo partisë tjetër politike. Për këtë qëllim sot edhe ishte mbajtur Kuvendi Qendror i PDSH-së i cili i dha mbështetje marrëveshjes mes dy liderëve partiak Thaçi dhe Cërvenkovski.
    “Kuvendi qendrorë i PDSH-së sot morri qëndrim që në zgjedhjet e ardhshme lokale të mbështes marrëveshjen mes kreut të PDSH-së dhe kreut të LSDM-së për mbështetje reciproke të kandidatëve, që do të thotë se në Komunat ku nuk mundë të fitojë LSDM-ja, do ta mbështesë kandidatin e PDSH-së, kurse në komunat ku nuk mundë të fitojë kandidat shqiptarë PDSH-ja do mbështesë kandidatin e LSDM-së”, deklaroi Luan Tresi, zëdhënës i PDSH-së.
    Koalicionimi mes PDSH-së dhe LSDM-së para mbledhjes partiake ishte paralajmëruar edhe nga Kryetari i Kuvendit, Arbër Xhafer ndërsa një gjë e tillë nuk është përjashtuar as nga lideri i LSDM-së, Branko Cërvenkovski i cili në prononcimet e fundit për mediat nuk kishte pohuar e as përgënjeshtruar takimin me kryen e PDSH-së, Menduh Thaçi. Cërvenkovski pat deklaruar se opozita maqedonase është e gatshme të bashkëpunojë me të gjitha partitë opozitare shqiptare me qëllimin e vetëm rrëzimin e qeverisë aktuale të Gruevskit.
    Nga ana tjetër kryetari i Kuvendit të PDSH-së, Arbër Xhaferi ka komentuar edhe përsëritjen nga ana e ish kryeministrit Lubço Georgievskit të propozimit të tij të vitit 2001 për ndarjen e Maqedonisë. Xhaferi tha se idetë e këtilla aktualizohen kur mungojnë zgjidhjen konkrete për problemet me të cilat ballafaqohet Maqedonia.
    “ Kur nuk kemi zgjidhje konkrete për problemet me të cilat ballafaqohet Maqedonia sigurisht se mendimet të tilla dalin. Zoti Georgjievski për dallim prej liderëve tjerë politik është pak më i drejtë dhe flet hapur për një pyetje për të cilët bisedohet në çdo shtëpi të Maqedonisë, apo rrethe, vetëm se bisedat e tilla janë jo-formale. Ai hap një çështje e cila tanimë ekziston në Maqedoni sidomos kur çështjet e mëdha ende nuk janë zgjidhur, siç është çështja me Greqinë, me fqinjët tjerë me politikën opozitare dhe me etnitetin opozitar. Unë deri më tani kam dhënë qëndrime me shkrim se cili është mendimi im për këtë çështje”, deklaroi Arben Xhaferi, Kryetar i Kuvendit Qendror të PDSH-së
    Ideja për shkëmbimin e territoreve mes Maqedonisë, Shqipërisë dhe Serbisë u paraqit për herë të parë në opinion nga ish kryeministri Georgievski sipas të cilit Maqedonia do të hiqte dorë nga Tetova, Gostivari dhe Dibra në këmbim të disa territoreve rreth Prespës me Shqipërisë

    Alsat M
    Sui generis

  2. #342
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    ‘Përgjimi’ përplas mazhorancën dhe opozitën


    ‘Përgjimi’ përplas mazhorancën dhe opozitën. E para arsyeton ndryshimet në ligjit për ndjekjen e komunikimeve me nevojën për harmonizimin e tij me legjislaturën evropiane, por opozita nuk ndanë këtë mendim. Sipas Jani Makradulit nga LSDM-ja ndryshmet e propozuara do ti mundësojnë mazhorancës apo siç u shpreh ai qeverisë së VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së që të qëroj hesapet me oponentët e tyre politikë dhe se këto ndryshime me vete bartin edhe implikime financiare.
    “Sipas rregullativës së tanishme, urdhër për ndjekjen e komunikimeve prokurori kompetent parashtron deri tek ministri, ndërkohë që në bazë të urdhëresës ministri me vendim përcakton personin zyrtar për zbatimin e urdhrit. Me vendimin e ri kërkesën për sjelljen e urdhrit për ndjekjen e komunikimeve deri tek gjykatësi kompetent e parashtron prokurori, dhe këtë mund ta bëj me iniciativë të veten, apo me propozim të zyrtarit të policisë i cili vepron për raste konkret. Praktikisht me këtë mënyrë plotësisht përjashtohet përfshirja e ministrit për punë të brendshme gjatë inicimit të propozimit”,ka deklaruar ministrja e brendshme Gordana Jankullovska.
    “Ne po e shprehim shqetësimin tonë rreth zgjerimit të përfshirjes së institucioneve që do të kryejnë ndjekjen e komunikimeve, po zgjerohet lloji i komunikimit që do të ndiqet, zgjerohet periudha e ndjekjes, miratohet dispozitë me të cilën do të fshihen gjithë ajo që është ndjekur dhe eliminohet praktika e kontrollit civil ndaj kësaj procedure”, ka theksuar Jani Makraduli nga LSDM-ja.
    Ligji sipas Jankullovskës garanton të drejtat dhe liritë e njeriut. Por edhe kjo dispozitë u kundërshtua ashpër nga deputeti opozitarë Makraduli, i cili pohon të kundërtën.
    “Ne duhet të kemi garanci për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut me çka praktikisht qytetarët do ti kenë të garantuara të gjitha ato të drejta dhe liri që ua garanton kushtetuta, u shpreh Jnakullovska.
    “Këto masa për fat të keq janë vetëm një tentim që në Maqedoni të shkelen të drejtat dhe liritë e njeriut dhe praktikisht ti vuloset mënyra se si kjo qeveri e VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së e praktikon pushtetin në RM”, tha Makraduli.
    Ndryshe nga ligji aktual, propozimi parasheh që përveç ministrisë së brendshme dhe asaj të mbrojtjes për nevoja vetanake, tani ndjekjen e telekomunikimeve mund ta bëjnë edhe prokurori publik, drejtoria për polici financiare pore dhe drejtoria doganore. Opozita paraqiti shqetësimin edhe rreth asaj se ndryshimet parashohin edhe ndjekjen e komunikimit në internet.

    Alsat M
    Sui generis

  3. #343
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Partitë kundërshtojnë kufizimin e mandatit për krerët e komunave


    Ideja për kufizimin e mandatit të krerëve të komunave më shumë se dy herë është kundër parimeve njerëzore dhe zhvillimit të demokracisë, dhe një praktikë e tillë nuk ndodh në asnjë vend të zhvilluar. Kështu shprehen ministri i pushtetit lokal Nevzat Bejta dhe sekretari i përgjithshëm i LSDM-së Andrej Petrov. Sipas tyre, me rëndësi është rezultati i treguar i krerëve të komunave dhe se barometri i vetëm për vlerësimin e punës së tyre janë qytetarët. Madje ministri Bejta thekson se në shtetet e zhvilluara nuk ndërrohen krerët e suksesshëm të komunave, derisa ai nuk gabon ose kur nuk mund të shënojë më rezultate në menaxhimin e komunës që drejton.
    “Ne nuk mund të bëjmë ligj që të kufizohet se jemi kundër parimeve njerëzore dhe kundër parimit të zhvillimit të demokracisë. Unë, sa i kam njohuritë e mia si në Evropë dhe SHBA që kam qenë në një edukim special. Në SHBA atje ligji nuk e kufizon zgjedhjen e kryetarëve të komunave. Unë kam takuar kryetarë komunash në SHBA që ka vazhduar mandatin me votën e lirë të qytetarëve për 30 vjet”ka deklaruar ministri i pushtetit lokal, Nevzat Bejta.

    “Ne këtë çështje nuk e kemi diskutuar në organet e partisë. Unë mund të them mendimin tim personal në lidhje me këtë. Kjo është diçka që nuk ekziston si praktikë në shtetet demokratike. Kryetari i komunës zgjidhet nga qytetarët për zgjidhjen e problemeve lokale dhe nuk ka praktikë që të kufizohet mandati i krerëve të komunave …Në një shoqëri multi-etnike siç është Maqedonia me rëndësi është që mbështetja të jetë e madhe, pavarësisht nga përkatësia etnike qytetarët të japin mbështetje për politikat e një kryetari komune” u shpreh Andrej Petrov nga LSDM-ja.

    Nga RDK-ja theksojnë se nëse miratohet një dispozitë e tillë, ajo të vlejë edhe për të zgjedhurit e tjerë që kanë legjitimitet politik si deputetët, ministrat dhe të tjerët.
    “Ky parim do të duhej të vlente edhe për të zgjedhurit e tjerë që kanë legjitimitet politik, posaçërisht deputetët, ministrat e kështu me radhë. Në këtë rast mendoj që partitë politike duhet të jenë të ndërgjegjshme në propozimin e kandidatëve, dhe kandidatët që duhet t’i propozojnë duhet të respektojnë parimin e efektivitetit dhe efikasitetit, përkatësisht rezultatin, performancën e realizuar gjatë qeverisjes së kryetarit të komunës” theksoi Izet Zeqiri nga RDK-ja.

    VMRO-DPMNE dhe PDSH nuk u prononcuan rreth kësaj ideje, me arsyetimin se nuk është diskutuar në organet e partisë.

    Alsat M
    Sui generis

  4. #344
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Saraçini sërish nuk mban premtimin


    Ministri Valon Saraçini dhe qeveria përsëri nuk e respektuan afatin e paralajmëruar për hidrocentralet Çebren dhe Galishtë. Ai, por edhe zëvendës kryeministri për çështje ekonomike, Vladimir Peshevski, sot fillimisht ishin të disponuar të bisedojnë rreth temës, por më vonë u bënë pishman. Gjykuar sipas deklaratës së Saraçinit të para një muaji, me siguri qeveria e ka ditur se edhe kësaj radhe nuk do të realizohet ky projekt i madh energjetik. Ja se çka paralajmëroi Saraçini kah fundi i muajit të kaluar.
    "Nuk e di a i keni përcjell dekleratat e mia, në dekleratën e fundit kemi cekur se afati i fundit është 15 korrik mirëpo interesi i qytetarëve interesi i Qeverisë për të përfunduar këtë projekt duhet të jetë prioritar dhe ne kemi thënë shumë herë më parë se nëse ka nevojë, nëse ajo kërkohet nga kompanitë që kanë aplikuar ne do ta shtyjmë edhe për një afat shtesë. Sot kemi takime me të dy kompanitë dhe besoj se rezultatet apo aktivitet do të dihen shumë shpejtë apo siç ceka deri në 15 korrik".
    Ndërsa, sot pas firmosje së marrëveshjes për ndërtimin e fabrikës së kompanisë gjermane për prodhimin e auto pjesëve ‘Dreksermaer’ edhe zëvendës kryeministri Peshevski premtoi deklaratë për hidrocentralet Çebren dhe Galishtë, por edhe ai u bë pishman. Përmes një komunikate me shkrim më vonë u lajmëruan vetëm nga zyra e ministrit Saraçini.
    “ Me kërkesë të Komisionit që zbaton procedurën e tenderit për projektin e hidrocentraleve Çebren dhe Galishtë, qeveria e shtyu afatin për zgjedhjen e kompanisë e cila do i ndërtojë këto dy hidrocentrale. Me këtë rast është vazhduar afati për kohëzgjatjen e thirrjes, si dhe afati për ofertat për këtë projekt të ndërlikuar... nëse investitori në afatin plotësues nuk prononcohet ose prononcohet negativisht, ministria e ekonomisë dhe qeveria nuk do të heqin dorë nga projekti”, thuhet në komunikatë.
    Premtime me afate të caktuara kohore dhe më pas shkelje të këtyre afateve kishte në më shumë raste nga ana e ministrit Saraçini. Të përkujtojmë se në lojë për ndërtimin e këtij projekti strategjik energjetik janë kompania kineze “China Water Electric” dhe ajo greke “ Public Power Corporation”. Sipas ofertave të dorëzuara për tender, kompania kineze ofroi 45% të aksioneve, ndërsa ajo greke 28%. Vlera e projektit të hidrocentraleve Çebren dhe Galishtë është rreth 700 milionë euro.

    Alsat M
    Sui generis

  5. #345
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Shtrenjtohen derivatet e naftës


    Komisioni Rregullator Energjetik i Maqedonisë vendos të shtrenjtojë derivatet e naftës. Nga mesnata, çmimi i naftës dhe benzinës, për herë të parë, rriten në mënyrë kaq drastike. Benzina rritet për 5 denarë ndërsa nafta për 4 denarë për litër. Sipas vendimit të Komisionit Rregullator, çmimi me pakicë i EuroSuper 95 do të jetë 80,5 denarë për litër, ndërsa EuroSuper 98 për 82 denarë për litër. Çmimi i EuroDizelit rritet në 68.5 denarë. Sipas KRRE-së, çmimet e tanishme janë krijuar në bazë të çmimeve në tregun botëror, ku çmimi mesatar i naftës së papërpunuar në 14 ditët e fundit ishte 99.6 dollarë për fuçi. Por në fillim të korrikut të vitit 2008, edhe pse çmimi i naftës në bursa arriti një rekord prej 146.3 dollarë për fuçi, benzina në Maqedoni shitej më lirë se sa sot.

    Alsat M
    Sui generis

  6. #346
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Filloi ndërtimi i rrokaqiejve në Aerodrom


    Filloi ndërtimi i rrokaqiejve në komunën Aerodrom të Shkupit. Me hedhjen e sotme të gur themelit edhe zyrtarisht filloi ndërtimi i katër rrokaqiejve dhe qendrës tregtare të kompanisë "Xhevahir Holding ", investim me vlerë prej 300 milionë euro. Investuesi Ibrahim Xhevahir theksoi se gjatë realizimit të punimeve përgatitore kishte edhe pengesa ligjore.
    “Duhet të pranoj se keni disa ligje që pengojnë punën e investuesve të huaj në veprimtarinë e tyre. Ju punoni në këtë plan, por do t’ju lus që këto punë të përfundojnë pozitivisht sa më shpejtë”, ka deklaruar investuesi Ibrahim Xhevahir.
    “Zotëri president i Kompanisë, unë saktësisht e di se çka juve më së shumti ju pengonte në këtë proces. Ai ishte ligji për marrëdhënie pune. Ne po punojmë në ndryshimin e tij dhe së shpejti do të përmirësohet, kështu që vërejtja e mëparshme, e dimë saktë se për çka bëhet fjalë dhe se duhet të dini se punojmë dhe kjo së shpejti do të korrigjohet... në këtë rast investuesi "Xhevahir Holding " kishte problem me sjelljen e disa ekspertëve nga bota e jashtme dhe marrjen e lejeve të punës për atë ligj që mendonte. Ne tashmë filluam të bëjmë përmirësimin e këtij ligji”, ka theksuar kryeministri Nikolla Gruevski.
    Ndërkaq, kompleksi i banimit përfshinë një hapësirë prej 33 mijë metra katror dhe në të duhet të ndërtohen 4 rrokaqiej me nga 42 kate. Secili prej tyre do të jetë i lartë me nga 130 metra, me gjithsej 1376 banesa dhe objektin që do të jetë qendër afariste dhe tregtare. Planifikohet që hapësira ndërtimore të mund të akomodojë rreth 5 mijë njerëz. Sipas paralajmërimeve të investuesit turk, objektet pritet të jenë gati për 3 vjet, kurse në ndërtimin e tyre do të marrin pjesë edhe kompani nga Maqedonia.

    Alsat M
    Sui generis

  7. #347
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Murat Jashari, 286 pyetje për Ali Ahmetin


    Pse nuk ngritët aktpadi ndërkombëtare për vrasjet nga ushtria sllavomaqedone ndaj civilëve shqiptarë? Pse votuat në Parlamentin e Shkupit për ndihmë në euro për mbrojtjen e Lubo Boshkovskit në Hagë?

    Murat Jashari, bashkëveprimtar dhe bashkëthemelues i LPK-së, në siç e quan ai Letra e shenjtë Nr. 4., të titulluar „Shkrime-kujtime-testament”, i kërkon nëpërmjet 286 pyetjeve llogari Ali Ahmetit, kreut të BDI-së, shumë llogari për luftën në Kosovë, për luftën në Maqedoni, për marrëveshjet e nënshkruara në emër të shqiptarëve, për Marrëveshjen e Ohrit, për dezertimin në kalanë e Tetovës dhe për qindra vepra të dyshimta të ALi Ahmetit! Në një letër të hapur për Ali Ahmetin dhe mediat e shkruara dhe elektronike në gjuhën shqipe! Murat Jashari, vëllai i komandantit të vrarë në luftën e Kosovës, Ismet Jasharit, për të cilën në një letër të mëhershme ka shprehur dyshime për rrethanat e vrasjes së vëllait, provon që nëpërmjet pyetjeve për mikun e tij të dikurshëm që e njeh prej 28 vitesh, thotë se është koha për t’i dhënë llogaritë për të vërtetën.

    “Abaz Ali, po fillojmë me pyetësorin pas 28 viteve që njihemi! Për hir të së vërtetës për të kaluarën dhe të ardhmen, jam i detyruar popullin ta sqarojë!”, thotë në fillim Murati, pyetjet e të cilit i botojmë të plotë në vazhdim.

    1. Në cilat demonstrata të vitit 1981 ke qenë dhe me kë?

    2. A e keni kryer ushtrinë në ish-Jugosllavi, ku dhe kur dhe sa kohë?

    3. A keni marrë pjesë në përvjetorin e demonstratave në vitin 1982 në Qendrën Studentore dhe me cilët?

    4. Sa kohë burg pas 1981 ke bërë, ku dhe me cilët të burgosur ke qenë shok burgu ?

    5. Ku dhe kur ke diplomua ?

    6. Si erdhe deri tek pensioni Zviceran?

    7. Kur erdhe në Zvicër, pse dhe sa herë deri më 1992 ke qenë në R.S të Maqedonisë e IRJM ?

    8. A ke qenë në strukturat organizative të Refendumit të Iliridës në Janar 1992?

    9. Çka ishte për ju formimi I PPD-së?

    10. Çka ishte për ju formimi I LDK-së?

    11. Ju si udhëheqës 11 vjet pas lufte 2001, dhe gati 13 vjet në Parti me Fatmir Limajn dhe me të tjerë të PDK-së a keni gjurmuar vrasjen e 17 Janarit 1982, sepse edhe në Kërçovë organizoni; “Flaka e Janarit”?!

    12. Në vitin 1981 u kërkua Republika e Kosovës, dhe pse në Zvicër u formua Organizata Marksiste-Leniniste dhe Lëvizja për Republikën Shqiptare në Jugosllavi, pse jo Kosova Republikë e Pavarur, por „në Jugosllavi“?!

    13. Në Lucernë në sallën përpara i ulur së bashku me Xhavit Halitin, në Nëntor 1993, pse një farë Osmanit (i LDK-së) nga rrethi i Ferizajt i bëre pyetje; sa armatim ka brenda në Kosovë dhe a janë formuar grupe të armatosura… Pse këto pyetje publike?!

    14. Kur u bë shyerja e kufirit shqiptaro-shqiptar, cili njeri nga Dibra ushtar i UÇK-së të dërgoi me helikopter në spital të Tiranës?

    15.Kush ka qenë “motra” në spitalin ushtarak në Kukës nga Vranja (?!) me pseudonimin Mi(u)nire Dumani, herë si dibrane, herë si pejane, në të vërtet ajo ka qenë serbe?

    16. Si Drejtor politik, pastaj si Shtab i Përgjithshëm ushtarak, në cilin front-betejë ushtarake komandove dhe sulmove?

    17. Si SHP, sa ushtarë nga IRJM ishin në luftën e Kosovës dhe a keni dokumentacion të plotë. Nëse jo , pse jo?

    18. A e ke dhënë Betimin e ushtarit të UÇK?

    19. Kur, ku dhe para kujt i ke dhënë (dy betimet)?

    20. Kur je njoftuar me Gëzim Ozdrenin(ish-komandantin regjional të Mbrojtjes Territoriale në ish-YU-Zona perëndimore në R.S. të Maqedonisë dhe si?

    21. Kush e organizoi takimin Ali Ahmeti – Branko Cervenkovski në Pogradecë në Nëntor 2000?

    22. Nga e dinte LSDM se në Tanushë ka persona të uniformuar (Vllado Buçkovski, Ilinka Mitreva… ) dhe se, quhet UÇ Kombëtare?

    23. Pse Lideri i UÇ Kombëtare, ishte caktuar Rr. Kastriot Axhirexha dhe pse ai u postua dhe si erdhi që ti të bëhesh Lider i UÇ së, Kombëtare?

    24. Pse dole me nofkën Abaz Xhuka dhe jo direkt Ali Ahmeti, mbase edhe ishit nga një vend që veç pretendonte në BE dhe NATO?

    25. Lufta në IRJM u bë me 2-3 muaj me armëpushime dhe asnjëherë nuk ishit brenda dhe qëndruat në Prizren deri sa u krijuan kushtet për bisedime?

    26. Një delegacion prej tre vetash nga Dibra e Madhe; dy nga Dibra, Jakup Marku, Sazan Papraniku e një nga Shqipëria-SHIK, A.B. më 21-24. Mars kanë kërkuar takim me Gjen. Gëzim Ozdrenin dhe ti, pse nuk i pranove?

    27. Pse në restorantin “Çamëria” tek Alush Shala në Prizren dërguat Resi Kamberin, natën e 21 Mars, 2001 me dibranët dhe SHIK-istin dhe pse dibranët u larguan; si anti-luftës???

    28. Si doli që Shtabi I Përgjithshëm i UÇ Kombëtare në fillim ishte caktuar në Dibër dhe u transferua pak kohë si në Tanushë (Karadak) e Prizren?

    29. Pse Shtabi i Tanushës u suspendua nga ai i Prizrenit brenda natës ?

    30. Kush dha urdhër që në prill 2001 të minohet Ura e Madhe mbi liqenin e Dibrës ?

    31. Pse në radhët e UÇ Kombëtare ka pasur ma shumë oficerë të ish-ushtrisë jugosllave apo më vonë si oficerë rezervë territorialistë të RSM dhe IRJM të njohur edhe si bashkëpunëtorë të shërbimeve policore e ushtarake.

    32. Pse nuk u prononcove për vrasjet në Gazibabë, Tanushës së Rekës, Brodecit, Sopotit dhe për vrasjen e Komandant Ilirit, Harun Aliut-“Kushtrimit ?

    33. Nuk je prononcuar se edhe ti në mënyrë konspirative je i përzier,100%, a po ?

    34. Pse shkuat në Kondovë ?

    35. Pse nuk kërkuat gjykim në Hagë kundër vrasjeve civilë, gra e fëmijë në Zonën e luftës,familjes, Zymberi- Sllupçan-Likovë (Kumanovë)?

    36. Pse nuk ngritët aktpadi ndërkombëtare për vrasjet nga ushtria sllavomaqedone ndaj civilëve shqiptarë ?

    37. Pse votuat në Parlamentin e Shkupit për ndihmë në euro për mbrojtjen e Lubo Boshkovskit në Hagë ?

    38. Pse për ty çdo partnerë koalicioni LSDM, VMRO duhet të jetë mik?

    39. Keni deklaruar para Parlamentit : “Në Kamionin me ceradë: „Nikolla Gruevski të munda ushtarakisht dhe do të mundi edhe politikisht“, -dhe cilat janë frytet, çka fshihen në konspiracion mbrapa kësaj deklarate?

    40. U bë „atentat“ ndaj teje në Rahovë të Tetovës në kohën e fushatës zgjedhore dhe e akuzuat PDSH-në, kryesisht Menduh Thaçin, dhe tani ku janë atentatorët, policia, gjyqet dhe ti?

    41. Mos ishte kjo inskenim politik për të fituar pikë, për të përfituar vota?

    42. Ali Ahmeti pse asnjë kuadër I luftës aty ku është caktuar (vetëm dy- tre raste) si Min., zv/Min.,Drejtor,… s‘ është ai UÇK-së që duhet të jetë?

    43. Pse nuk merrni masa ndëshkimi ndaj abuzuesve të drejtuesve tuaj në dëm të popullit dhe interesave Kombëtare?

    44. Pse nuk ke pasur mundësi të vendosësh Drejtorë të shkollave të Mesme me karakter Nacionalist (kombëtare-arsimore), si rastin në Kumanovë, Strugë, Dibër, Tetovë etj.?

    45. Pse Selinë e Partisë nuk e dërguat në Shkup edhe pse në Statut ashtu ju figuron?

    46. Kur diplomove dhe ku?

    47. Pse u munduat përmes rinisë së BDI me komunikatë në FAKTI të diskreditoni ish-Rektorin Fadil Sulejmanin si deputet i BDI-së?

    48. A ke vendosur ndonjëherë, të paktën nga një lule ose a keni bërë nderim heshtje tek vendi i vrasjes së Komandantët “Teli” dhe “Kushtrimi” me shokë?

    49. Pse ligjërisht kurrë s´ke kërkuar shpërblim material për shkatërrimin dhe djegëjen e shtëpive të civilëve të bombarduara nga ushtria sllavo-maqedonase?

    50. Pse vendet e shqiptarëve nëpër struktura drejtues, policore, referentë, gjygjsorë, administratorë i kanë zënë; tërbeshët, turqit, romët,…?

    51. Mos vallë këta e bënë luftën e luftuan më 2001 dhe sa dëshmorë i kanë dhe ti si komandant i tyre?

    52. Ti si Nacionalist-Marksist i 1981 dhe i luftës në Kosovë, pse pranove që Gëzim Ostreni të ishte Shef i Shtabit të UÇ Kombëtare, kur ai, në organet e shtetit i ka marrë në pyetje dhe i ka dënuar në Dibër gjithë ata veprimtarë të `68, si dhe të `81 si irredentistë, separatistë, nacionalistë dhe prishës së rendit Kushtetues të RSM dhe RSFJ-së ?

    53. Pse po e mbanë Gëzim Ozdrenin si Sekretar i Përgjithshëm i Partisë dhe Shef i Shtabit për Zgjedhjet ?

    54. Pse pranuat UÇ Kombëtare të çarmatoset ku në Marrëveshjen e Ohrit askund nuk theksohet as përmendet që UÇ Kombëtare si organizatë e apostrofuar në tekst, dhe çarmatosja e saj ?

    55. Pse lejuat që Gjenerali i juaj Gëzim Ozdreni të çarmatoste UÇ Kombëtare dhe vetë popullin e tij.

    56. A ka kund në botë që gjenerali të çarmatosë ushtarët-ushtrinë e tij e t´a dorëzojë armikut të vetë a po “Ali Baba”, -unikat je me babaxhanët tu në Kosovë për këtë punë dhe në botë ?

    57. A i thonë kësaj atdhetari ?

    58. Ali Baba, -kësaj i thonë tradhti?

    59. Për tradhti lufte, me ligjet e luftës ka ekzekutime para ushtarëve të lirisë, a po?

    60. Ka me ardhur shumë shpejtë kjo ditë, apo?

    61. Kush e mori vendimin që Ozdreni të vihet në krye të shtetit sllavo-maqedonas për t´i çarmatosur ushtarët e lirisë dhe UÇ Kombëtare dhe pse?

    62. Pse pranuat që në Marrëveshjen e Ohrit në Preambullën e Kushtetutës të mos quhemi Popull Themelues i shtetit RM, por si pjesë e…?

    63. Kush ju detyroi, ose vetë e sollët Komunikatën Nr.6?

    64. Unë, me shokët e logjistikës bënim plane për furnizim me të gjitha nevojat që do t´i duhen për 50 mijë ushtarë lirie dhe bëhet ndryshimi i Komunikatës së tanishme dhe lëshohet Komunikata Nr.7 a ka qenë kështu “muhabeti” o, Ali Rrenci, e udbashi?

    65. Pse pranuat të tërhiqen ushtarët e lirisë e UÇ Kombëtare nga Kalaja e Tetovës?

    66. Cili qe qëllimi dhe pse e dorëzuat atë duke e lënë armatimin duke ikur kah sytë këmbët?

    67. Pse deshe që, pas dezertimit në Kala të ikësh për Zvicër?

    68. Ato armatime që i keni lënë duke ikur me lekë djerse dhe gjaku të MËRGATËS apo?

    69. Pse nuk ke respekt ndaj djersës, gjakut, – e, në përgjithësi ndaj Mërgatës?

    70. Për sa pare është dorëzuar Kalaja e Tetovës?

    71. Kush ua dha paratë?

    72. Sa pare?

    73. Kush i mori ata pare?

    74. Kush e solli Festim Laton nga Vlora (një trafikant droge) në UÇ Kombëtare, në anën e Karadakut?

    75. Cili ishte roli i Diamantit (Grekofilit) në radhët Drejtorisë Politike të UÇ Kombëtare?

    76. Mos ishte Diamanti ai që solli Festim Laton me ju?

    77. Sipas të dhënave jo oficiale, grekofili Diamanti solli së bashku me Festimin edhe 10 milionë DM për UÇ Kombëtare dhe pjesë nga kjo si ushtarë dhe armë personale të niseshin për UÇÇ (Çamëri)?

    78. Cili qe takimi dhe roli i Koço Danës në Sharr mes teje dhe pse tani DANAJ ju kritikon si politikan i Servilizuar?…

    79. Pse mbas ndërprerjes së luftës çlirimtare, aq shpejt simpatia ndaj LSDM së Branko Cervenkovski dhe e gjithë popullata e Tërbeshëve, Turqve, boshjnakëve dhe e Romëve para se të dilnit votimet e çara si BDI të ju mbështesin aq fort ?

    80. Pse liderë degësh të LSD fuqishëm tek shqiptarët agjitonin për mbështetjen tuaj në kundërshtim nga ajo PDSH…?

    81. Mos ka të bëjë kjo me takimin paraprak tëndin me Brankon në Pogradec në vitin 2000 ?

    82. Pse pranuat që Flamurit Kombëtar të shqiptarëve të´i zvogëlohen përmasat?

    83. Pse kryetari I Dibrës, Argëtim Fida dhe I Strugës Ramiz Merko nuk zbatuar vendimin e BDI-së dhe vendimin tënd që të mos rikandidoheshin për kryetar komune dhe të lëshonin mandatin njëherësh edhe të Kryetarit të Degës së Partisë?

    84. Ti pranove të jesh mysafir në shpalljen e Nikollas Knauf si Qytetar Nderi iDibrës, apo?

    85. Mos ishte loja e Fidës që ju shpërbleu dhe lejuat rikandidimin e tij? 86. A vlejnë tani këtu „Vendimet e Partisë » dhe sa ju shpërbleu FIDA për këtë lojë dyshe?

    87. Kishe qenë njeri që i donë shumë pushtetin e paret, apo ?

    88. Edhe Muhamer Ell Gadafi e kishte pas shumë n´qejf pushtetin e paret, apo?

    89. Pse BDI-ja, jote private, gjëja e dalë prej lufta „çlirimtare“ kombëtare nuk pranoi lista të përbashkëta me partitë tjera shqiptare, të paktën në vendet rurale (Gollnen, Ohër, Manastir, Resnjë, Krushqevë, Çashkë, Zhupë. Qendër Kumanovë, Veles…në zgjedhjet e fundit lokale 2009?

    90. Pse zotri Komandant (jo i imi), ke qejf me të thënë kështu, asnjëherë nuk ke marrë fjalën në foltore të Parlamentit të shkive, a turp po të vjen, apo të kanë prekë fort në qafë ?

    91. Pse aty nuk ja ke përplasë PDSH-se¨, tradhtitë që kanë bë para teje ?

    92. Pse qe 11 vjet gënjen popullin se je në marrëveshje për Statutin e familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës ?

    93. Që më 2003 të kam thënë se në një territor nuk ka dy palë dëshmorësh e invalidësh. Pra, ka të vetëm të sllavëve. Se ti ke kërkuar falje pse i ke shti ata në gazepë të granatojnë e të vrasin ushtarë lirie dhe civilë të pafajshëm, apo?

    94. Kur do ta zbardhni misterin e vrasjes së Ilirit, Komandant, “LIKA”?

    95. Edhe kjo vrasje do të jetë konspiracioni i yt, apo?

    96. Nuk zbulohet kurrë deri sa të jesh në pushtet, a po?

    97. A e dinë më se pushtetet nuk janë të përjetshme?

    98. Sadam Huseini, Gadafi… shkuan më, apo?

    99. Edhe ti me ata oficerë spiunë, narkomanë e drogirantë e shitës keni me ecë shpejt, apo?

    100. A e din se populli një shpresë jete të ketë nga dikush tjetër, që nesër qysqitë ja vejnë kësaj bashkëqeverisjes së turpit?

    101. Këtë shpresë rinia e artë dhe populli shqiptar liridashës e kanë nga Murat Jashar Jashari.

    102. Që nga 15 Maji 2012 ora 03.26 jam më i fuqishëm se horrat, kodoshët dhe dilinxhitë, frymorë me dy këmbë, surat njeriu!

    103. Këtë force ma ka dhënë Zoti dhe drejtësia!

    104. Ti ju ke thënë shokëve se dy muaj ke qenë në burg, përveç atyre dy muajve që ke qenë në Dubravë, ke qenë në Kërçovë, a është kështu?

    105. Ju pritën mirë në burg?

    106. Me kë ishe në dhomë?

    107. Ditën çfarë bëje?

    108. Po natën?

    109. Nëpër salla -klasa kush ju shpinte?

    110. Ishin shqiptarë?

    111. Femra apo meshkuj?

    112. Aty ke filluar kursin, a po?

    113. Çfarë kursi?

    114. Mësuesit (oficerët) flisnin shqipen?

    115. Kishit literaturë për orët e mësimit?

    116. Sa mësues ishin që flisnin shqipen?

    117. Sa orë paradite kishit kurs ?

    118. Po pasdite, sa orë mësim kishit për atë kurs?

    119. Dreka (ushqimi) ishte i mirë?

    120. Po darka?

    121. Kohën e drekës, pushimin si e kaloje?

    122. Kush të shoqëronte?

    123. Mas orarit të pasdites kush të shoqëronte?

    124. Po në mbrëmje ?

    125. Kishte femra aty te kursi ?

    126. A ju sjellshin femra aty ?

    127. Çfarë nacionaliteti?

    128. Në javë sa herë?

    129. Ata mësues që ju mësonin në atë kurs sa vjeç ishin?

    130. Nga cili vend ishin?

    131. Mësues sllavë a kishte që iu mësonin?

    132. Sa kanë qenë?

    133. Ishin të sjellshëm?

    134. Kishit tekste ?

    135. Në cilën gjuhë ishin tekstet ?

    136. E njehë gjuhën sllave?

    137. Për marksizëm-leninizëm dhe enverizëm nuk mësonit apo?

    138. Për organizatat atdhetare shqiptare a mësonit?

    139. Për cilat?

    140. Lëvizja ishte e para apo?

    141. A i mësonit emrat e atdhetarëve, idealistëve dhe enveristëve?

    142. Për brenda në hapësirën shqiptare jashtë Shqipërisë londineze, apo në Mërgatë?

    143. Për Jusuf Gërvallën, Kadri Zekën e Bardhosh Gërvallën a keni biseduar në atë kurs?

    144. A e dinit se ata veç ishin vra ?

    145. Kur keni marrë lajmin se ishin vrarë ?

    146. A e ke ditur se atë ditë më 17 Janar 1982 vriten?

    147. Ma të mirin informator e ke në Zvicër, apo?

    148. Kur e ke rekrutuar?

    149. Po për Ibrahim Kelmendin të kanë folur gjë?

    150. Po për Enver Hadrin të kanë shpjeguar?

    151. Për atë nuk të kanë folur a jo?

    152. Vetëm për atdhetarët, idealistët e enveristët, apo?

    153. Si e kalonit vikendin?

    154. Sa mësues i keni pasur?

    155. A e ka ditur familja se ku je?

    156. Gjashtëdhjetë ditë zgjati kursi apo ?

    157. Diplomë nuk të dhanë apo ?

    158. Po siamezin ku e çuan?

    159. Mbas dy muajve kurs, që mësuesit i kishit oficerë, ke ndenjur në vendlindje apo?

    160. Kush ta dha urdhrin me dalë në perëndim ?

    161. Ndonjë mësues i kursit apo ndonjë tjetër ?

    162. Sa vetë ishin pas teje rrugës për në perëndim ?

    163. A ishte pas teje siamezi ?

    164. Relacioni si ka qenë ?

    165. Me çka udhëtuat deri në Zvicër ?

    166. Te kush u vendosët në Zvicër?

    167. Shkas që jemi njohur para 28 viteve në Zvicër ka qenë Programi i Lëvizjes, apo ?

    168. O Ali Ahmeti, nga baba e paraardhësve tuaj a keni pasur „rob“ të gjakut të huaj në shtëpi?

    169. Kur ke dalë në perëndim, me urdhra të dy oficerëve që të përgatitën në atë „burg“, siç iu ke thënë shokëve të Lëvizjes, me kë menjëherë në Zvicër u takove?

    170. Saktë, ditën, datën, muajin e vitin, të tregosh takimin e parë që e bëre me “Muhametin”, (Emrush Xhemajlin) dhe me “Rrustën”, (Mustaf Xhemajlin)?

    171. Kush ishte me ty tek ata dy vëllezër?

    172. Çka ju the atyre?

    173. O Ali Ahmeti, çka të lidhë me atë djalin e ri që ia ka kontrolluar kutinë e postës Jusuf Gërvallës?

    174. A e dine ty ai djali i ri ku e ka bërë gjumin sa ka qenë në Gjermani?

    175. A e din sa kohë (muaj) ka fjetur te Riza Saliu ai djali i ri, shoku dhe informatori kryesor, i yti në Zvicër?

    176. Po a po e din për kë e kamë fjalën?

    177. Me çka e shpërblen rregullisht?

    178. Me para apo me çka?

    179. Për sa aktivist të ka dhënë informata apo ka spiunuar ?

    180. Po për mua sa herë ka spiunuar ?

    181. Përse i beson atij?

    182. Ku qëndron sekreti ?

    183. Sa informatorë ke rekrutuar në Zvicër dhe në perëndim ?

    184. Për Maqedoni, po shihet ?

    185. A ka lidhje diç me 17 Janar (e diel) 1982 ?

    186. Ku ke qenë më 17 Janar 1982 ?

    187. Me kë ke qenë ?

    188. Sa paqeta cigare pi në ditë ?

    189. Kur je i shqetësuar sa paqeta në ditë i pinë ?

    190. Çfarë marke të cigareve pinë ?

    191. Nja dy muaj ke qenë në burgun e Dubravës a po?

    192. Në dhomë me Agim Gashin, a po?

    193. Po në Kërçovë me kë ke qenë në “burg”?

    194. Ka pasur të tjerë shqiptar aty?

    JO!

    195. Pse jo?

    196. Ka qenë “burg special”, apo Abaz Alia?

    197. Si ishin kushtet në atë burg special?

    198. A ju nxjerrshin në shëtitje?

    199. Sa here në ditë?

    200. Me përcjellës apo vetë?

    201. Përcjellësit deri në sallë shqiptarë ishin?

    202. Sa ishin?

    203. Misioni kryesorë ishte, me ju ofrua atdhetarëve, enveristëve idealistëve, apo?

    204. Pastaj me ua bërë kurthin, me i arrestuar apo me i vrarë, apo?

    205. Kjo do të thotë edhe ti je anëtarë i asaj partie që është formua më 1988-90, që themelues janë; Xhavit Haliti, Kadri Veseli, Hashim Thaçi, Fatmir Limaj etj.

    206. E dijë më tani se turp nuk keni, por habitem, si u kamufloni, për të ruajtur misionin që keni apo e keni kryer, ju ndreqni shtatore, buste, bile edhe jepni pare për me ndreqë edhe ndonjë shtëpi familjeve të dëshmorëve psh. familjes së Agim Bajramit, të Afrim Zhitisë, a është kështu?

    207. Pse jeni tjetërsuar?

    208. Pse jeni kundër atdhetarëve, idealistëve dhe enveristëve?

    209. Pse e mësuat këtë zanat?

    210. Me i vrarë –sepse, ishin; me mendjet, shpirtrat e zemrat për popull e atdhe. PSE?

    211. Po për çka keni qenë ju si surrat?

    212. Zanatin oficerët ua kanë mësuar që të zbuloni e t´i spiunoni tek oficerët e juaj apo?

    213. A kanë emra e mbiemra ata oficerë ?

    214. Femra a keni oficere?

    215. Kush ta la pseudonimin Abaz Gjuka ?

    216. A e dinë kush ka qenë Abaz Xhuka ?

    217. Pse po ia fëlliqë për së vdekuri emrin atij trimi ?!

    218. Jam i zhgënjyer shumë, sepse edhe unë kam dhënë pëlqimin që ti të jesh në krye të asaj lufte « çlirimtare », apo ?

    219. Pse e qitët në kurth Arif Seferin ?

    220. Ai, ishte Kryetar Kordinues i LPK-së për IRJM dhe Komandant për IRJM, apo?

    221. Arif Seferi ishte antarë i Komitetit Drejtues i LPK-së (gjithsejtë gjashtë kanë qenë), ju për këtë arsye e spiunuat?

    Afrim Zhitia, Fadil Vata, Xhemajli Berisha, Behajdin Allaqi, Fahri Fazliu dhe Arif Seferi, apo? – PSE?

    222. Kush i dha urdhër Nazmi Beqirit, e ky e mori me vete Ulusi Beqirin dhe Menderez Zendelin,(ky i fundit i rrethit të Preshevës) dhe shkuan në Shtrazë , e thyen derën e shtëpisë së Arif Seferi, më 18 Qershor 1992 dhe aty brenda në shtëpi ka pasur materiale, që ja kemi dërguar ne prej Zvicrës, shaptilograf e shumë materiale të tjera dhe Nazmiu ia ka dorëzuar oficerit të vet, pra, UDB-së dhe atë ditë Arifin e kanë arrestuar dhe mbas 5 ditëve nga torturat ka dhënë shpirt., -PSE?

    223. Po të ishin gjallë Arif Seferi, Beqir Limani e Naser Hani, ti Ali qeni i keq, akoma ishe në Zvicër, apo?

    224. Për ta bërë IRJM Republika Makedonia i keni spiunuar e vrarë atdhetarët, 105 djem nënash e baballarësh dhe shumë djemve të tjerë ende gjymtyrët iu u kullojnë gjak o pis, a është kështu?

    225. Në fillim-prilli 2001, në Prizren të nxjerra në dhomën tjetër, ishim vetëm unë e ti kur të pyeta; a ti e ke marrë Nazmi Beqirin apo ta kanë sjellë, nuk fole. Të thashë se është Oficerë I UDB-s, heshte apo?

    226. Të thashë se, kjo luftë s’ qenka çlirimtare, por për rregullimin kushtetues nga IRJM në Republika Makedonia, a është kështu?

    227. Kush ia dha UDB-s, CD me të dhënat e Brigadës 113 , “Ismet Jashari”?

    228. Më 7 gusht 2001, mbas 16 viteve në mërgim, po kthehesha në Vendlindje, thellë në pyll ishim duke zbritur për Brezë, kush I kishte qitë ushtarët me më vra mua e shoqëruesit?

    229. Një dëshmitar e keni vrarë, apo?

    230. Një është gjallë dhe nuk vdes, jo, -pa cofë ti!

    231. Sa miliona CHF i keni dhënë Shefit Xhaferit për me ia mbyllur gojën?

    232. Me ato pare të Fondit „Liria Kombëtare“ ka ble 7 banesa në Kanton të ZUG dhe 4 banesa në Kanton Lozanës, a është kështu?

    233. Ku mbeti Ruzhdi Veliu?

    234. A mos është ky viktimë e konspiracionit tënd?

    235. Je në bashkëqeverisje, pse nuk e zbardhë rastin?

    236. Të lajmërova se Behajdin Allaqi e Shaban Shala ishin të kidnapuar, po i mbajshin në burgun e Kleçkës, pse nuk reagove?

    237. Mos edhe kjo është konstipacioni yt?

    238. Në fillim Marsi 1994 Kryesia e LPK-së kishte caktuar tre anëtarë të saj të bashkëpunojnë me UDB-ën, apo?

    239. Kush të propozojë ty?

    240. Ti kë e propozove?

    241. Tani do të njihnit oficerë tjerë, apo?

    242. Si i mbanit takimet në dy javë, në muaj apo si?

    243. Shkëmbim informatash apo?

    244. Me takimet e oficerëve të UDB-së, a ke raportuar në Kryesi të LPK-së?

    245. Pse jo?

    246. Në Mbledhjen Konsultative në Kollare (Kërçovë), Prill 1993, Roje ka qenë Beqir Limani apo?

    247. Roje ka qenë edhe Ulusi Beqiri, apo?

    248. Pse Beqir Limani deshti me u vra?

    249. Pse Ulusi Beqiri nuk duhet të vritet ?

    250. Beqir Limani duhet të vritet se është atdhetar, enverist e idealist, apo ?

    251. Ulusi Beqiri nuk duhet të vritet, sepse vet është spiun dhe babë e gjysh i ka pasur të lidhur me UDB-në, a është kështu?

    252. Më 28 Shkurt ( e enjte) 2002 kur po formohej Këshilli Koordinues i Subjekteve shqiptare, të pyeta kush përfaqëson Brigadën 113 « Ismet Jashari », më the Nazmiu. Rreptësisht të kundërshtova dhe të thashë se Hysniun e kam thirr, me e përfaqësua atë luftë, fjala ime është ligj, a është kështu?

    253. Me sa dhoma e ke shtëpinë?

    254. Rreth 12 dhoma i ka, apo?

    255. Me ndihma sociale ke jetuar në Zvicër, apo ?

    256. A për pushtet e kapital me surratet e tu janë vrarë më të mirit e invalidëve u kullojnë varrët a?

    257. Si e përgatitët planin e vrasjes së Telit me shokë ?

    258. Çfarë roli luajti oficeri i shërbimit ushtarak, Nazim Bushi për vrasjen e Telit me shokë?

    259. Si e përgatitët planin me e masakruar Harun Aliun me shokë?

    260. A e din se për të gjitha të bëmat në këtë botë ke me i paguar?

    261. Luftë çlirimtare me pushtues dhe me bashkëqevrisë, diç nuk është në kokat e juaja të thata normale, apo?

    262. Të bësh luftë çlirimtare dhe pas kësaj lufte të dilet në rrugë në protesta e të kërkohet të drejta kombëtare, kjo është abdonmale. Unikat në botë jemi për shumë punë, apo?

    263. Posi, unikat në botë, sepse kemi udhëheqës si ti dhe babaxhanët tjerë në Kosovë, apo?

    264. Enver Hoxha, ish-udhëheqës i luftës kundër fashistëve të Musolinit, apo?

    265. Si ka pasur mundësi e kuptim që, Enver Hoxha të bashkëqeverisë me Musolinin?

    266. Po kësaj bashkëqeverisje tënden me pushtues si i thonë?

    267. Pse e denigrove luftën çlirimtare?

    268. Pse kërkove falje (amnisti) nga pushtuesi?

    269. A për këtë të emëruam e ta udhëheqësh luftën a?

    270. Pse pranove të dorëzohet pushka e lirisë?

    271. Pse nuk ngule këmbë për të kundërtën?

    272. Lufta u fitua, pse nuk kërkove që pala kundërshtare dhe humbëse t´i dorëzonte armët?

    273. Më 2003 mora nismën në Zvicër të formoj Shoqatën e familjeve të dëshmorëve dhe Invalidëve të Luftës, a ishte kështu?

    274. Më the se, ke premtime nga ndërkombëtarët se, brenda katër vjetëve këtë problem kanë me e futë në Parlament, kështu ishte apo?

    275. Të thashë se, kurrë kjo çështje nuk hyn në parlament, a ishte kështu?

    276. Dhe të thashë se; në një territor ( në një vend), nuk ka dy lloje dëshmorësh e invalidësh. A është kështu?

    277. Aq ma pak kur kërkon falje (amnisti). A duel si thashë?

    278. A vazhdon të mendosh ende se të rënët janë material harxhues?

    279. Çka dinte për ty, Gafur Zendeli i cili pastaj u desh të vdesë tragjikisht?

    280. E njëjta i ngjau në Shkup më 2001 Shefit të Financave në kuadër të SHP të UÇ Kombëtare, Haxhi Babës, apo?

    281. Ti dhe dy babaxhanët e Kosovës, në Marrëveshje me BIA-n, Serbe, DBK –n, Maqedone dhe Asfalinë Greke, i futët në luftë 3 muaj të ngratit shqiptarë, me u vrarë e me mbet invalidë dhe në fund me e nda Maqedoninë. Kështu që, ju tre babaxhanët me i fituar milionat, Serbia e Greqia me siguruar korridorin, shqiptarët me fitua vajtime e varrë në trupa. Kështu, mendoni dhe Planifikoni ju, apo?

    282. SIGURIMI ka qenë e para në botë, këtë duhej ditur apo?

    283. Të gjitha planet, kam me ua bërë shkrumb e hi, a se dini këtë?

    284. Kam gjene e gjak shqiptari deri te Skënderbeu, a e din ti dhe ata babaxhanët e Kosovës këtë?

    285. A e dini ju horra, kodoshë e dilixhinjë se Zotin e Drejtësinë i kam para dhe mbrapa meje; e kamë rininë e artë e popullin liridashës?

    286. Fundi i jetës së Muhamer Ell Gadafi ka me ju dukur si film, çka ka me ju gjetur juve të gjithëve edhe të PDSH-së e të gjithëve që kanë luajtur me nderin e moralin e këtij hallemadhit popull qe 22 vjet.

    Shqipmedia
    Sui generis

  8. #348
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Në sondazhin e REL, PDSH-ja del bindshëm përpara BDI-së


    Në sondazhin e hapur 30 ditor të bërë nga Radio Europa e lirë (REL) nga data 10 Qershor 2012 deri më datë 11 Korrik 2012, në pyetjen: “Cilës parti politike i besoni më shumë” vizitorët e verzionit elektronik të REL për sa i përket spektrit politik shqiptar mbështetje të fuqishme i kanë dhënë opozitës shqiptare, Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) dhe atë me 6.9%, ndërsa partisë shqiptare në pozitë Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) vetëm 1.5%. Kurse në bllokun e partive politike maqedonase VMRO-DPMNE radhitet e para me 31.9%, ndërsa opozita maqedonase LSDM me 26.9%. Të pa përcaktuar kanë rezultuar të jenë 32.8% apo shumica e votuesve në REL.

    Kjo rënie drastike e besimit të qytetarëve shqiptar ndaj subjektit që
    i përfaqëson në qevri, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI-së) dhe
    orientimi i tyre drejt partisë më të madhe opozitare shqiptare
    PDSH-së, vlerësohet të jetë si rrjedhojë e mos-realizimit të asnjë nga premtimet kryesore politike të cilat BDI-ja i dha gjatë dy cikleve zgjedhore, atë të vitit 2008 dhe së fundmi të vitit 2011, ku thuhej se përcaktimet kryesore të BDI-së do të jenë integrimi i vendit në NATO dhe EU, zyrtarizimi i gjuhës Shqipe në nivel shtetëror, përfaqsimi adekuat i shqiptarëve në institucionet shtetërore.Përveç kësaj, BDI-ja tregohet shterpe dhe artikuluese jo e denjë e interesave të qytetarëve shqiptar edhe në Kuvendin e Republikës së
    Maqedonisë, ku grupi Parlamentar i PDSH-së tash për tash fiton çdo
    “betejë” politike në foltore, duke nxjerrur BDI-në në pozitë të
    pavolitshme të mbrojë vendimet e qeverisë dhe të partnerit qeverisës
    VMRO-DPMNE-së edhe në rastet ku diskriminimi ndaj shqiptarëve është i
    hapur, është i skajshëm dhe i konstatuar edhe nga shumë organizata dhe agjensione ndërkombëtare.

    Linku:
    http://www.makdenes.org/pollarchive.aspx

    Radio Evropa e Lirë është media informative që transmeton lajme në 28
    gjuhë botërore në shtetet në tranzicion, shtetet me demokraci të
    kufizuar dhe atje ku qeveria cenzuron lirinë e fjalës. Është medium i
    pavarur që për qëllim kryesor ka vendosjen e lirisë së fjalës atje ku
    mungon ajo. REL ka buxhet vjetor prej 93 milion $, të punësuar mbi 500 gazetarë anembanë botës dhe ka të vendosura dy qendra kryesore,
    Ëashingtonin në SHBA dhe Pragën në Evropë.

    Shqipmedia
    Sui generis

  9. #349
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Hyn në fuqi ligji i ri i lustrimit


    Në Maqedoni prej sot ka hyrë në fuqi Ligji i ri për lustrimin, me ç`rast të gjitha emrat e bashkëpunëtorëve të shërbimeve sekrete do të bëhen publike.

    Gjithashtu do të jenë transparente dhe publike edhe dosjet dhe dokumentet zyrtare të gjithë ish-spiunëve.

    Me ligjin e ri përfshihet periudha kohore deri në vitin 2006, gjegjësisht deri në kohën kur është aplikuar Ligji për qasje të lirë në informata. Ligji i ri obligon që të përfshihen në procesin e lustrimin edhe personat që kanë përfituar kapitale në ndërmarrjet shoqërore më pas të privatizuara.

    Gazetarët, klerikët, shoqatat joqeveritare dhe anëtarët e partive politike nuk kanë obligime për të dërguar deklarata pranë Komisionit të Lustrimit. Lustrimi i tyre bëhet vetëm në baza vullnetare.

    (INA)
    Sui generis

  10. #350
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Thaçi - Cërvenkovski do firmosin bashkëpunimin

    Marrëveshja pritet të zyrtarizohet në një terren neutral në pompën e benzinës “Petrol Kompani” në autostradën Tetovë - Shkup.
    Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi dhe ai i LSDM-së, Branko Cërvenkovski sot apo nesër pritet të firmosin marrëveshjen për bashkëpunim dhe përkrahje të ndërsjelltë në zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm.

    Marrëveshja pritet të zyrtarizohet në një terren neutral në një takim që paralajmërohet në pompën e benzinës “Petrol Kompani” në autostradën dalje të Tetovës për në Shkup.
    Kuvendi qendror i PDSH-së i ka dhënë dritë jeshile marrëveshjes për bashkëpunim zgjedhor me LSDM.
    Marrëveshja parasheh që dy partitë të mbështesin njëra tjetrën në komunat e përziera multietnike dhe komunat ku në epërsi apo shumicë dominuese është njëri nga dy komunitetet. Zëdhënësi i PDSH-së, Luan Tresi deklaroi se marrëveshja parasheh mbështetje reciproke, ashtu që atje ku mund të fitojë LSDM do të mbështetet nga PDSH-së dhe e kundërta. Marrëveshja e arritur ka hasur në kritika të ashpra nga partitë e tjera shqiptare.

    (INA)
    Sui generis

  11. #351
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Investime qindramilionëshe për maqedonasit, shqiptarët me gishta në gojë!

    Në komunën e Aerodromit fillon ndërtimi i pallateve shumëkatëshe dhe qendrës tregtare të "Xhevahir hollding", investim në vlerë prej 100 milionë eurosh. Do të ndërtohet kompleks banimi prej katër ndërtesave me 42 kate në të cilin do të jetojnë 5.000 njerëz dhe objekt i cili do të paraqesë qendër afariste dhe tregtare.

    Po ashtu një investim gjerman me vlerë prej 35 milionë eurove nisi edhe në Kavadar. Do të ndërtohet fabrikë për prodhimin e instalimeve kabllovike të dedikuara për industrinë automobilistike. Sipas planit afarist, Drekslmajer do të investojë mbi 17 milionë euro dhe do të punësojë rreth 4.000 qytetarë gjatë pesë viteve të para. Partneri i tyre lokal nga Maqedonia do të investojë në ndërtim të një fabrike me rreth 52.000 metra katrorë, shkruan gazeta Lajm.

    Nga këto investime kapitale shqiptarët nuk kanë asnjë përfitim, pasi ndërtesat 42 katëshe ndërtohen në një lagje të pastër maqedonase, ndërsa fabrika, në një qytet ku nuk jeton asnjë shqiptar. Shqiptarët vazhdojnë të qëndrojnë larg investimeve, por edhe investitorët mbahen larg rajoneve shqiptare.

    Ekspertët e çështjeve ekonomike vlerësojnë se qeveria e VMRO-së, e udhëhequr nga Nikolla Gruevski kanë bërë një ç’rrënjëzim ekonomik të rajoneve shqiptare.

    Nasir Selimi, profesor në Universitetin e Evropës Juglindore thotë rajonet shqiptare janë të margjinalizuara në këtë sferë dhe investimet kanë prapavijë politike. “Për sa i përket investimeve në rajonet shqiptare fatkeqësisht ato nuk mirëpriten nga ana e qeverisë. Dikush do të thotë se investimet nuk kanë nacionalitet, por ato kanë prapavijë nacionale, pasi investuesit shqiptar duhet të japin ryshfete për të investuar. Shqiptarët janë të margjinalizuar në këtë sferë, prej tyre kërkohen ryshfete të majme. Faj ka edhe partneri shqiptar që është në Maqedoni dhe nuk mundëson që të investohet në rajonet e banuara me shqiptarë”, thotë Selimi. Ai sqaron se prej investimeve në ndërtimtari nuk mund të pritet ndonjë zhvillim i madh ekonomik, pasi ai është një investim që i sjell të ardhura vetëm pronarit, investuesit. “Investime të preferuara për zhvillimin ekonomik janë investimet kapitale, si investimet në infrastrukturë, investime në zhvillimin e transportit, rrugëve, investimi në arsim, pra një investim që është si parakusht për zhvillimin ekonomik të vendit, që nuk do të thotë se nuk janë të mirëseardhura, por janë investime që nuk hapin perspektiva të reja për zhvillimin e Maqedonisë.”, thotë ai.

    Ish ministri i financave Xhevdet Hajredini thotë se Qeveria e Nikolla Gruevskit nuk investon në rajonet shqiptare, edhe pse I shfrytëzon në maksimum paratë që I sjellin mërgimtarët shqiptarë. “Qeveria aktuale e Gruevskit ushtron një ççrrënjizëm ekonomik, jo vetëm në këta shembuj që jemi dëshmitarë, por edhe në plot shembuj të tjerë. Qeveria nuk investon në rajonet e shqiptarëve, edhe pse i shfrytëzon mjetet e tyre, sidomos të mërgimtarëve “, thotë ai. Sipas Hajredinit, Qeveria, zakonisht paraqitet me premtime të mëdha para zgjedhjeve, pasi, siç thotë ai gjashtë vjet s’ka asnjë investim të huaj. “Aspak nuk më habit qëndrimi i Qeverisë së Nikolla Gruevskit në trajtimin e shqiptarëve në lëmin e ekonomisë dhe shpërndarjen e buxhetit. Bëhet një ndarje e madhe, një hendek i madh mes biznesit shqiptar dhe maqedonas i cili favorizohet direkt, ndërkohë që biznesi shqiptar diskriminohet”, thotë Hajredini, duke shtuar se në rajonet ku jetojnë shqiptarët që nga Struga në Kumanovë nuk ka asnjë investim dhe as që parashihet në planet afatgjata dhe afatmesme.

    Lajm
    Sui generis

  12. #352
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Tetovë: Fillon asfaltimi i rrugës “Jane Sandanski”‏

    Nga dita e martë ka filluar faza e parë për asfaltimin e rrugës “Jane Sandanski”. Kjo fazë përfshinë mbulimin e kanalit atmosferikë me gjatësi 200 metra si dhe asfaltimin e prerjeve tërthore të rrugës.
    Faza e dytë do të përfshijë asfaltimin e tërësishëm të rrugës “Jane Sandanski” me shtresë asfalti prej 5 cm. Ky projekt realizohet nga Sektori për Komunikacion, rrugë dhe tokë ndërtime që funksionon në kuadër të komunës së Tetovës.

    Ky projekt realizohet në suaza të aksionit për investime në përmirësimin e infrastrukturës në qytet, nëpërmjet të cilit parashihen edhe shumë investime tjera. Investimet në këtë rrugë mundësojnë një komunikacion më pak të rënduar në qendër të qytetit.

    Shqipmedia
    Sui generis

  13. #353
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Orari i punës prej orës 08:30 deri në ora 16:30


    Shkup – Qeveria vendosi që prej nesër të hiqen nga fuqia masat për mbrojtje nga vala e ngrohtë pasi që sipas DPHM-së prej dje temperaturat në territorin e Republikës së Maqedonisë janë në suaza të fazës së gjelbër e cila pritet të vazhdojë edhe në disa nga ditët e ardhshme.

    Zëdhënësi qeveritar Aleksandar Gjorgjiev në konferencën e sotme për shtyp informoi se prej nesër orari i punës i organeve shtetërore dhe institucioneve do të jetë në në kohëzgjatje prej orës 08:30 deri në orën 16:30.

    “Në pajtim me informatat dhe rekomandimet e DPHM-së dhe institucioneve shëndetësore, Qeveria vendosi që t’i ndërpresë masat për ndalimin e kryerjes së punës në hapësira të hapura e cila paraprakisht vlente në periudhën prej orës 11:00 deri në orën 17:00″, – tha Gjorgjiev.

    Shqipmedia
    Sui generis

  14. #354
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Thaçi dhe Cërvenkovski zyrtarizuan koalicionin


    Zyrtarizohet marrëveshja teknike mes LSDM-së dhe PDSH-së. Takimi i sotëm i krerëve të këtyre dy partive u cilësua si historik dhe cilësor, për shkak se për herë të parë formohet një koalicion parazgjedhor mes dy partive të etnive të ndryshme. Ata theksuan vetëm tre arsyet kryesore që çuan drejt formimit të këtij koalicioni, gjendjen e rëndë ekonomike, mungesën e demokracisë dhe ngecjen e euro-integrimeve. Ndërsa si qëllim kryesor theksohet ç’ legjitimimi i qeverisë aktuale. Dallimi i vetëm në qëndrimet e dy partive, është implementimi i Marrëveshjes së Ohrit për të cilën, është lënë hapësirë të diskutohet gjatë takimeve të ardhshme të grupeve të punës të këtyre dy partive. Por prapëseprapë, për Thaçin dhe Cërvenkovskin, kjo çështje nuk paraqet pengesë për të frenuar dialogun mes këtyre forcave politike.
    “Kuptohet se ka dallime mes partive tona. Një pjesë e dallimeve janë serioze dhe do të mbeten edhe në të ardhmen. Do të përmend një; ai është qëndrimi ynë lidhur me zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit. Për LSDM-në, çelësi për marrëdhënie të mira ndëretnike qëndron tek implementimi i plotë dhe i drejtë i Marrëveshjes. Sipas asaj që patëm mundësi të dëgjonim nga ana e PDSH-së, ata konsiderojnë se ajo është e pamjaftueshme dhe nevojitet ndryshime dhe mbindërtim... Maqedonia bashkohet kundër kësaj qeverie. Nga dita në ditë Fronti Opozitar bëhet më i gjerë, më i fuqishëm. Ky është proces që ka filluar dhe nuk ka të ndalur”, deklaroi Branko Crvenkovski, kryetar i LSDM.
    “Është një kualitet i jashtëzakonshëm demokratik i ri në Maqedoni, transparenca e partive politike. Mendoj se marrëveshja për zgjedhjet lokale mes LSDM dhe PDSH e ka në vete transparencën. U garantoj qytetarëve sidomos shqiptarëve se edhe më tutje çdo gjë që do të bisedojmë dhe do të merremi vesh me LSDM do të jetë tërësisht transparente”.
    Krerët e dy partive u prononcuan edhe për retorikën e përdorur në të kaluarën, e cila pati regjistruar akuza dhe ofendime të rënda”, tha Menduh Thaçi, kryetar i PDSH.
    “Mes meje dhe zoti Thaçit, në të kaluarën ka pasur shumë dallime serioze. Kemi qenë kundërshtar të ashpër, jemi akuzuar dhe kritikuar publikisht duke thënë fjalë të rënda dhe një gjë e tillë është më se e njohur për opinionin maqedonas. Tani mund të konstatoni se deri në çfarë situate është sjellë Maqedonia, sot nën qeverisjen e këtij pushteti, në çfarë situate katastrofale është sjellë vendi, kur dy kundërshtarë të ashpër thanë që t’i lëmë dallimet anash, duhet të bashkëpunohet, dhe vendi të kthehet në rrugën normale. Këtu nuk bëhet fjalë për koalicion joparimor mes LSDM dhe PDSH. Kjo është dëshmi për politikën humbëse të qeverisë aktuale”, u shpreh Branko Crvenkovski, kryetar i LSDM.
    Deklaratën e Ahmetit, Thaçi e vlerësoi si cinike dhe qesharake duke porositur liderin e BDI-së që të tërhiqet nga skena politike nëse ç’ legjitimohet në zgjedhjet lokale. Ahmeti i pati quajtur marrëveshjen LSDM-PDSH, nga frika e Thaçit për dështimin në zgjedhje.
    “Ndoshta mund të jetë edhe kështu, por unë kam një pyetje për të. Prej çfarë frikësohet ai që vazhdon të rrijë në koalicion me VMRO dhe Nikolla Gruevskin. Apo ai trimi i madh i cili i nënshtrohet vetëm faljes që ia bëri Gruevski me ligjin e amnistisë. Mendoj se kjo është një tendencë e përgjithshme politike. Ne si forca politike kemi shumë aleatë pozitiv të bashkësisë ndërkombëtare dhe të tjerë që mbështesin këtë politikë të de-legjitimimit të kësaj qeveria në zgjedhjet lokale. Ma merr mendja se mirë duhet të mendojnë nëse de-legjitimohen, që të tërhiqen nga skena politike dhe ta lënë vendin të shkoj përpara”, theksoi Menduh Thaçi, kryetar i PDSH.
    Thaçi theksoi se do të bashkëpunojë me të gjitha partitë politike përfshirë edhe Rufi Osmanin, me të cilin bashkëpunimi zgjati shumë shkurt, por vetëm nëse partitë e tjera janë ‘pro’ ç’ legjitimimit të qeverisë aktuale. Takimi u realizua në restorantin ‘Petrol Kompani’ afër Tetovës. Edhe sot nuk mungoi injorimi i kryetarit të PDSH Menduh Thaçi ndaj Televizionit Alsat-M duke mos dashur të përgjigjet në pyetjen e shtruar. Ai parapëlqeu që të përgjigjej në maqedonisht. S’ka për ju”.

    Alsat M
    Sui generis

  15. #355
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Opozita: ‘Shkupi 2014’, si projektet e Hitlerit


    Debat i ashpër mes mazhorancës dhe opozitës rreth projektit ‘Shkupi 2014’. Për opozitën projekti është anti kushtetues dhe anti ligjorë, projekt që ndanë në baza etnike dhe religjioze, projekt që shërben për larjen e parave dhe koston e të cilit e paguajnë qytetarët e Maqedonisë. Debati shkoi aq larg saqë veprimet e kryeministrit Grruevski rreth këtij projekti u krahasuan me ato të Hitlerit.
    “Projekt i cili na ndanë në baza etnike, na përçanë në baza fetare, projekt i cili thellon hendekun mes familjes së pasur dhe qytetarëve të tjerë mizorë të Maqedonisë. Shkupi 2014 është i paramenduar për të vjedhur popullin maqedonas.... Projekti 2014 është bërë sipas metodave ët Hitlerit, për shkatërrimin e popullit maqedonas dhe shtetësisë maqedonase”, deklaroi Jani Makraduli, LSDM
    “Projekti Shkupi 2014, më së paku është projekt ku ndërtohen përmendore. Projekti Shkupi 2014 më së shumti është projekt përmes të cilit ngriten ndërtesa për institucionet shtetërore. 60 vjet në Maqedoni institucionet paguajnë qera dhe janë qiraxhi në shtetin tyre”, tha Ilija Dimovski, VMRO, DPMNE.
    Ndërkohe opozita shqiptare ‘Shkupin 2014’ e cilësoi si projekt antishqiptar që rrezikon edhe stabilitetin e vendit.
    “Gjithashtu është projekt monoetnik, monofetar, projekt që nuk përkon me realitetin në Maqedoni, gjithashtu është edhe projekt antishqiptarë që me këtë e bën projekt të rrezikshëm për stabilitetin e Maqedonisë, për prishjen e marrëdhënieve ndëretnike. Për dallim nga ju unë mendoj që fajtorë kryesorë që realizohet ky projekt është BDI. Me vetë faktin që sot asnjë prej tyre nuk ka marrë fjalë që të debatoj për këtë projekt shihet qartë se ata janë fajtorët kryesorë e realizimit të këtij projekti...Ndërsa për shqiptarët nuk është investuar asnjë projekt, gjitha projektet e shqiptarëve kanë fatin si hapja e pikës kufitare Llojan-Miratovc”, u shpreh Bekim Fazliu, PDSH.
    “Zoti Bekim Fazliu kur thoni se BDI-ja janë pjesë e këtij projekti pajtohem, supozoj se përskaj dy vendeve të punës kanë marrë edhe ca të holla dhe me këtë mbeten të kënaqur. Për mua është e qartë se pse BDI-ja nuk ka marrë fjalën për këtë pikë sepse para një viti kur bisedonim për këtë temë na vërtetuan se për një javë do të vendosen dy përmendore të krijuesve shqiptarë në shesh. Unë në mëngjes kur erdha ve kontrollova rastësisht të mos bëj gabim nuk pash një krijues të tillë. Nuk besoj se ja nga këto katër engjëjt, ndonjëri të jetë krijues shqiptarë”, theksoi Jani Makraduli, LSDM.
    Për RDK-në sipas deputeti Izet zefiri, ‘Shkupi 2014’, është varri i financave të RM-së.
    “Në aspektin ekonomik ne sot kemi përmendore të mëdha dhe firma të vogla, në aspektin vizual ne kemi sot syrin plot e barkun bosh sepse mbi 250 milion euro janë shpenzuar në këtë projekt të Shkupit 2014. Ajo që është më anakronike është raporti ku për Shkupin 2014 harxhohen mbi 250 milion euro ndërsa për projektin tjetër qendra e Skënderbeut vetëm 500 mijë euro, edhe ato vetëm 18 për qind e parave honorarëve që ka marrë Valentina Stefanovska në 2008 atëherë kur këto të BDI-së dhe PDSH-së thonë se kush ja krisi i pari”, deklaroi Izet Zeqiri, RDK.
    Debati rreth projektit Shkupi 2014 ka nxitur interes të madhe tek deputetët, për fjalë janë paraqitur pothuajse të gjithë deputetët e opozitës, ndërkohë që pas çdo fjalimi të deputetëve opozitarë pasojnë replikat e shumta të deputetëve të mazhorancës të cilët janë vënë në mbrojtje të këtij projekti. Debati pritet të vazhdoj edhe gjatë ditës së nesërme.

    Alsat M
    Sui generis

  16. #356
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Haraçinë, 107 diploma për të moshuarit


    107 banorë të komunës së Haraçinës të cilët nuk e kishin të kryer me kohë shkollimin sot morën diplomat për mbarimin e arsimit të mesëm profesional në drejtimin teknik për tregti dhe marketing. Projekti realizohet nga Ministria e Arsimit, Qendra Arsimore për të rritur dhe shkolla e mesme “Cvetan Dimov”, ndërsa ka për qëllim uljen e numrit të të papunëve, atyre që nuk mund të gjejnë punë për shkak të mungesës së shkollës së mesme.
    “Kjo diplomë e arsimit të mesëm me të cilën sot pajiseni ju do t’ju hap shumë rrugë në të ardhmen, do t’ju hap shumë mundësi siç është edhe mundësia e punësimit, por pse jo edhe për një numër të kandidatëve edhe kyçje në arsimin universitar. Me sukses diplomon edhe gjenerata e parë me numër prej 107 kandidatë nga të cilët 99 kanë kaluar maturën shkollore, 5 prej atyre maturën shtetërore dhe 3 ngelet që afatin e ardhshëm të maturës shtetërore ta përfundojnë me sukses”. Lindita Qazimi, drejtore e Qendrës për të rritur
    “Fillimisht përshëndes që ka lejua Ministria e Arsimit dhe gjithë ata që kanë kontribu për këtë projekt dhe jam shumë I kënaqur që të gjithë kanë bashkëpunuar për këtë projekt dhe I falënderoj të gjithë për atë”.
    “Falënderoj të gjithë, Ministrinë e arsimit që na ndihmoi, por, meritë më të madhe kanë profesorët që nuk kursyen kohën, paradite ishin në shkollën “Cvetan Dimov” me nxënës të rregullt ndërsa pasdite ishin këtu në Haraçinë. Përzemërsisht ju falënderoj edhe një herë, kurse juve maturantë u uroj sukses, shëndet dhe më tutje vazhdoni, mos u ndalni këtu”. Bastri Bajrami, kryetar I komunës së Haracinës
    Në ndarjen e diplomave mori pjesë edhe zv/ ministri i arsimit Safet Neziri i cili paralajmëroi se projekti në fjalë do të vazhdojë të realizohet në Komunën e Çairit dhe në Prilep.

    Alsat M
    Sui generis

  17. #357
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    NATO nuk ka plan 'B'për Maqedoninë


    NATO nuk ka plan B për anëtarësimin e Maqedonisë në Aleancë. Vendi fillimisht duhet të zgjidhë çështjen e emrit e më pas të marr ftesën për anëtarësim. Kështu deklaroi zv/sekretari i përgjithshëm i NATO-s Aleksandar Vershbou, gjatë vizitës së tij të parë zyrtare në vend. Pas takimit me kryeministrin Nikolla Greuvski dhe Ministrin e Jashtëm Nikolla Poposki, Vershbou tha se qëndrimi i NATO-s rreth anëtarësimit të Maqedonisë në Aleancë nuk ka ndryshuar; akoma vlen vendimi i Samitit të Bukuresht i përsëritur edhe në Çikago, që fillimisht të zgjidhet emri, e pastaj i hapet rruga anëtarësimit.
    “Ashtu siç theksuan liderët e NATO-s në Samitin të Çikagos, ne do t’ia bëjmë ftesë shtetit tuaj që t’i bashkohet Aleancës pasi të gjendet një zgjidhje e përbashkët për emrin në kuadër të OKB-së. NATO është organizatë e cila vendimet i merr me konsensus dhe vendimi i 2008-ës i cili u rikonfirmua në Çikago reflekton vazhdimësinë e konsensusit të Aleancës sa i përket rrugës së anëtarësimit të IRJM-së. Ne na duhet të arrijmë konsensus që të ndryshojmë një vendim që është marrë me konsensus. Prandaj për momentin nuk kemi plan B”, deklaroi Aleksandar Vershbou, zv/sekretar i përgjithshëm i NATO-s.
    Vershbou gjithashtu theksoi se NATO vazhdon politikën e dyerve të hapura dhe se është e interesuar të zgjerohet në Ballkanin Perëndimor. Por ai porosi që vendi duhet të marrë vendime të vështira dhe të guximshme me qëllim që të përmbushë qëllimin strategjik për anëtarësim në strukturat euro-atlantike. Ardhmëria e këtij vendi siç vlerësoi Vershbou do të jetë e sigurt me integrimin e vendit në NATO prandaj Aleanca do të bëjë gjithçka për të përshpejtuar këtë proces. Ndërkaq Ministri i Jashtëm Nikolla Poposki tha se Maqedonia edhe pse në mënyrë praktike vepron si shtet anëtar dëshiron që ky proces të formalizohet sa më shpejtë. Poposki tha se megjithë presionin grek dhe imponimin e problemit të emrit, vendi mbetet i përkushtuar në rrugën e tij euro-atlanike, dhe orientimin drejt dialogut të hapur për kapërcimin e problemit të emrit.
    “Megjithë kriteret e përmbushura për anëtarësim, pjesëmarrjes në misionet paqeruajtëse dhe aktvendimin e Gjykatës së Hagës, Maqedonia akoma e pret ftesë e merituar për anëtarësim. Kërkuam në arritjen sa më shpejtë të konsensusit në NATO për të bërë të mundur anëtarësimin tonë. Maqedonia mbetet e hapur për dialog dhe vazhdon me qasje aktive në ndërtimin e marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore dhe thellimin e besimit të ndërsjellë. Qasje të sinqertë presim edhe nga fqinjët tanë në mënyrë që të gjithë të mund të kontribuojmë në ruajtjen e kredibilitetit të procesit të zgjerimit të Aleancës”, u shpreh Nikolla Poposko, Ministër i Jashtëm.
    Për Poposkin, vizita e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Ban Ki Mun si dhe ajo e ndërmjetësit në çështjen e emrit Mejtu Nimic i cili pritet të vizitojë Maqedoninë dhe Greqinë së shpejti, mund të kontribuojnë në krijimin e një klime të mirë për intensifikimin e bisedimeve, nëse Greqia tregon përkushtim për këtë. Nga ana tjetër, zyrtari i lartë i NATO-s Aleksandar Vershbou në kuadër të vizitës së tij zyrtare takoi edhe ministrin e Mbrojtjes Fatmir Besimi dhe kreun e BDI-së Ali Ahmeti.

    Alsat M
    Sui generis

  18. #358
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Kuvend, ligji për pagesa në kesh


    Debati për ndryshimin e ligjit për regjistrimin e pagesave në kesh kaloi në atmosferë të nxehtë pas pretendimit të deputetit të RDK-së, Izet Zeqiri se deputetja socialiste pjesë e koalicionit qeveritar Vlladanka Aviroviq, ka thënë se Tetova nuk paguan tatim ndaj shtetit. Zeqiri u shpreh se vetëm mërgimtarët në vendlindje sjellin 650 milion euro për të cilat paguajnë tatim në vlerë prej 100 milion euro.
    "Ajo din shpeshherë din të përdor fjalë të mëdha në të cilat fsheh intriga skandaloze dhe ajo që tha se në Tetovë nuk paguhet tatim me të vërtet është skandaloze. E nderuara kolege ju nuk duhet të shpreheni ashtu pasi vetëm në këtë verë mbi 650 milion euro kanë ardhur nga diaspora dhe për ta paguhet diku 100 milion euro tatim ku shkon ky tatim shkon në buxhetin e shtetit apo shkon në Tetovë. Si mundet një deputete që ka gjithë këtë përvojë në këtë lëmi të merreni me kësi kualifikime", deklaroi Izet Zeqiri, deputet i RDK-së.
    Në përgjigjën e saj Aviroviq tentoi të arsyetohet duke thënë se Zeqiri po gënjen dhe shpif për diçka që ajo nuk e ka thënë.
    "Thotë fjali që apsolutisht në asnjë moment personalisht nuk i kam thënë. Do të thotë se i nderuar kryetar në asnjë moment nuk kam thënë se në Tetovë, Gostivar apo në cilën do pjesë të vendit nuk mblidhet tatimi", u shpreh Vlladanka Aviroviq, deputete e partisë socialiste .
    Por pohimet e Aviroviqit dhe të disa deputetëve tjerë të shumicës parlamentare i rrëzoi deputeti i LSDM-së Stojko Paunovski i cili tha se Tetova është qytetet ku tatimi paguhet në nivel të lartë.
    "Vetëm bëni një kontroll dhe do të shihni se sa tatim grumbullohet në Maqedoninë perëndimore, kontrolloni sa i ktheni ata 3 për qind të tatimit në vetëqeverisjen lokale dhe sa muaj ata para nuk janë kthyer", tha Stojko Paunovski, deputet i LSDM-së .
    Ndryshe partia e Cërvenkovskit propozon ndryshimin e ligjit për regjistrimin e pagesave në kesh me qëllim që shitoret dhe kompanitë të cilat kanë bërë ndonjë shkelje ligjore të vogël fillimisht t'u jepet vërejtje e më pas të gjobiten.

    Alsat M
    Sui generis

  19. #359
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    KOM në mbrojte të emrit kushtetues


    Në kohën kur diplomacitë ndërkombëtare kërkojnë që problemi i emrit kushtetues të Maqedonisë me Greqinë të kapërcehet sa më shpejt, Kisha Ortodokse Maqedonase (KOM) bën apel që Shkupi Zyrtar të qëndrojë në mbrojtje të emrit kushtetues, ‘Republika e Maqedonisë'. Sipas KOM-it, kjo paraqet për maqedonasit domethënien e të kaluarës dhe ardhmërinë e tyre. Në kumtesën e Sindodit të shenjtë pranë Kishës Ortodokse Maqedonase, theksohet se KOM-i “përkrahë një ardhmëri demokratike të Maqedonisë dhe me këtë përkrahë edhe çdo individ ose organizatë që do të angazhohet për integrimin e vendit në organizatat demokratike botërore, por para së gjithash, gjithnjë në parim me rregullat pozitive që vlejnë për të gjithë dhe jo me çdo çmim që rrezikon gjuhën, identitetin kombëtar, historinë dhe kulturën”.
    KOM-i nuk mundet të mos shprehë habi ndaj deklaratave të shpeshta të disa individëve dhe disa partive, nëpërmjet të cilave jo vetëm që sulmohet identiteti dhe gjuha e popullit maqedonas, por nga ana tjetër, përmes të pavërtetave, nënçmojnë çdo sakrificë dhe çdo viktimë të të parëve tanë që luftuan për një Maqedoni të pavarur. “I bëjmë ftesë popullit tonë, jo vetëm që duhet të mbetet i shurdhët ndaj këtyre emisarëve të propagandave të shekullit XIX, por në mënyrë demokratike dhe paqësore t’i “shpërblej” ata me harresë dhe t’ua tregojë atyre vendin e duhur në kohën e duhur. Propaganduesve më të zëshëm të të pavërtetave për popullin maqedonas u bëjmë ftesë që në mënyrë publike t’i kërkojnë falje opinionit maqedonas” - thuhet më tej në kumtesën me shkrim të KOM-it.

    Alsat M
    Sui generis

  20. #360
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Zvarriten hetimet për vrasjen në Smilkovc


    Pas dy muajve e gjysmë të aksionit të arrestimeve për vrasjen e pesëfishtë në Smilkovc të Shkupit, ka ngecur procesi i hetimeve dhe gjyqësisë.

    Kështu nënvizon televizioni arab "Al Jazeera" përmes një speciale të përgaditur për zhvillimet në Maqedoni dhe rastin e vrasjes së pesëfisht që ndodhi në muajin prill në afërsi të fshatit Smilkovc të Shkupit.

    Sipas televizionit, të dyshuarit për vrasjen vetëm njëherë janë dëgjuar dhe janë marrë në pyetje dhe atëherë u mbrojtën në heshtje. Për së dyti herë siç raportohet, të dyshuarit kryesor nuk janë marrë në biseda në kuadër të procesit hetimor.

    Gjykatësi hetues për rastin ka thënë se akoma po vazhdojnë veprimet hetimore dhe ekspertizat, ndërsa avokatët mbrojtës presin që të zbardhen dëshmitë për të cilët akuzohen klientët e tyre të dyshuar. "Armët më të cilët është kryer krimi mizor, nuk janë gjetur. Sipas meje nuk ka nuk ka asnjë dëshmi, nëse do të ishin, do të shfaqeshin. Jam i bindur se nuk ka as gjurmë biologjike të ADN-së", deklaroi avokati mbrojtës Naser Raufi.

    Gjykatësi hetues, Vladimir Tufegxhiq deklaroi se hetimet po zhvillohen në procedurë normale dhe se po kompletohen dëshmitë. "Për hetimet kemi afat ligjor prej gjashtë muajve", ka deklaruar gjykatësi hetues.

    (INA)
    Sui generis

Faqja 18 prej 24 FillimFillim ... 81617181920 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •