Close
Faqja 15 prej 24 FillimFillim ... 51314151617 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 281 deri 300 prej 480
  1. #281
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Tetovarja me master të dyfishtë që i’a kanë lakmi edhe vajzat zvicërane

    Lirija nuk e ka harruar atdheun e saj por ka zbuluar se atij mund t`ia bëjë një shërbim më të madh nëse do të jetë e suksesshme në Zvicër

    Lirije Alija është një shembull konkret se si me një vullnet të madh, me ca guxim dhe me disiplinë të palodhshme, mund të pushtohet bota. Në moshën e njomë, 18 vjeçare, Lirija braktis vendlindjen, Tetovën dhe fillon në perëndim një rrëfim të pabesueshëm suksesi.

    Qysh heret, sa ishte ende në Maqedoni, ishin parë prirjet e Lirijes dhe kështu ajo qe bërë nxënësja e parë të cilës i qe mundësuar kalimi nga klasa e shtatë e fillores në shkollën e mesme.

    Kjo ishte atëbotë një boom i madh, kujton sot Lirija, që asokohe kishte qenë 13 vjeçare.

    Edhe pse disa mësues kishin dilema dhe nuk mundeshin të merrnin me mend se kjo vajzë e re – e cila që atë kohë kishte fituar shumë gara matematikore të realizojë këtë kërcim dhe që të dëshmojë veten në shkollën e mesme – kjo nuk e dëshpëroi Lirijen dhe të gjithë skeptikëve ua dëshmoi të kundërtën.

    Për të studiuar jashtë vendit ajo kishte ëndërruar shumë kohë më parë. Dhe kjo ëndërr iu realizua në moshën 18 vjeçare.

    Studimet si studente e huaj i ka filluar në Zvicër, ku së pari ka kryer vitin përgatitor dhe provimet plotësuese për t`iu lejuar studimet në universitetet zvicerane. Gjatë atij viti, Lirija ka mësuar gjuhën gjermane dhe pas dhënies së provimeve ka filluar vitin e parë të studimeve të ekonomisë në Universitetin e Cyrihut.

    Vitin e dytë e ka absolvuar në Gjermani, në Universitetin e Konstancës dhe të tretin në Univesritetin e Vjenës, në Austri ku ajo, me dy punime bachelor, ka diplomuar në shkencat ekonomike.

    Por, edhe pas katër vitesh të kaluara në tri vende të ndryshme, etja e Lirijes për dituri nuk ishte shuar.

    Lirija u regjistrua në Universitetin e Friburgut për një master në ekonomi. E entuziazmuar me suksesin e saj, Lirija e kap këtë shans dhe dëshmon se ajo mundet dhe dëshiron të bëjë edhe shumë më tepër. Kështu, ajo konkurron për një master të dytë në Finlandë. Është fjala për një drejtim elitar ku depërtojnë vetëm studentët me nota dhe cv të shkëlqyera.

    Në Finlandë Lirija do të fillojë studimet nga shtatori , me një bursë të plotë zvicerane dhe atje do të specializojë më tutje.

    Me studimet në Finlandë dhe me kursin e studimeve të filluar në Fribourg, Lirija është njëra nga gjithsej dy studentet të cilave po u mundësohet masteri i dyfishtë në “Public Economics and Public Finance”. Një sukses i pabesueshëm për të cilin kjo e re rrëfen me një modesti të pabesueshme.

    Krahas punës së saj të palodhshme në studime, Lirija i ka kushtuar shumë kohë dhe përpjekje edhe projekteve jashtëshkollore. Janë13 projekte të ndryshme, në të cilët ajo, veç tjerash ka qenë edhe udhëheqëse dhe të cilat i ka prezantuar edhe në konferenca të mëdha.

    Edhe pushimet verore në Maqedoni, Lirija i shfrytëzon për avancim të arsimimit të saj dhe kështu ka absolvuar një praktikum në Dhomën Ekonomike Gjermane në Maqedoni.

    Në muajin gusht, Lirija me projektin e saj “Decentralizimi në Maqedoni” do të marrë pjesë në seminarin e organizuar nga DEZA, “Federalizmi, decentralizimi dhe zgjidhja e konflikteve”.

    Të gjitha këto suksese kanë qenë të lidhura me shumë punë dhe kanë kërkuar qëndrueshmëri të jashtëzakonshme të vullnetit.

    Lirija më tregon për një rast i cili duket t`i ketë lënë mbresa dhe që na dëshmon ne të gjithëve se “Ajo që nuk na mbyt, na bën më të fortë”.

    Në vitin e saj të parë në Universitetin e Cyrihut ajo kishte ndjekur një kurs të jashtëm, gjatë të cilit i kishte ndodhur diçka që atë e kishte sjellë deri në prag të dorëzimit. Lirija, e cila gjithmonë ka qenë nxënëse shembullore, nuk ishte mësuar që gjatë leksioneve të fshihej në rreshtat e fundit. Dhe, për shkakun se ajo kishte vetëm një vit që po mësonte gjermanishten, dukej e vështirë të bënte ndryshe. Kur ajo në këtë kurs kishte shtruar njhë pyetje dhe, për shkak të gjermanishtes së saj ende të mangët, kishte përpiluar gabimisht fjalinë, ishte përqeshur pa mëshirë nga kolegët.

    Në atë rast ajo qe ndjerë aq keq saqë për pak nuk i kishin shpërthyer lotët dhe në atë moment ishte betuar se do ta braktiste kursin, t`i bartte plaçkat dhe kurrë më të mos kthehje në atë kurs.

    Në pauzë ajo doli, eci njëherë rreth godinës shkollore dhe i tha vetes se nuk e kishte bërë gjithë atë rrugë dhe gjithë ato përpjekje që tash, për shkak të një momenti shumë të pakëndshëm, të dorëzohej. Mblodhi gjithë guximin, u kthye mbrapa dhe përfundoi kursin.

    Një vit më vonë ajo “mori hakun” me suksesin e arritur. Kur u kumtuan rezultatet, iu afrua njëri nga ata kolegët që e kishin përqeshur dhe i kërkoi falje për rastin. Veç kësaj, ai e pyeti Lirijen nëse ajo mund ta ndihmonte atë, pasi që, për ndryshim nga Lirija, ai nuk e kishte kaluar provimin. Lirija, me krenari të madhe kishte pranuar dhe e kishte përjetuar me kënaqësi këtë moment, kujton ajo sot.

    Kjo, krahas mallit për vendlindjen, vetminë dhe stresin gjatë gjithë këtyre viteve, ka qenë pikë kthese, thotë ajo sot, kthesë nga e cila ka mësuar shumë dhe që e ka forcuar jashtëzakonisht shumë për veprimet e saj.

    Të ardhmen e saj, studentja e gllabëruar nga shkenca ekonomike e sheh si studiuese në lëmin e financave. Në Bankën Nacionale ose në Departamentin Federal të Financave.

    Lirija nuk ka ardhur në Zvicër për të mbetur këtu, por, edhe pse është larg nga atdheu, ajo nuk mund ta paramendonte më një jetë jo dinamike për veten. Një dinamikë e tillë asaj do t`i mungonte në Maqedoni.

    Lirija nuk e ka harruar atdheun e saj por ka zbuluar se atij mund t`ia bëjë një shërbim më të madh nëse do të jetë e suksesshme në Zvicër.

    Lirije Alija, një shqiptare, e cila me suksesin e saj dëshmon se çfarë mund të arrijë një vajzë e re nga fshati Xhepçisht i Tetovës, me vullnet, disiplinë, zell dhe guxim, duke bërë të gjithë komunitetin që të krenohet me të.

    Shqipmedia
    Sui generis

  2. #282
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425
    shkolla eshte biznes. dipllomat kudo po shiten. fitusit jane vetem pronaret e universiteteve.
    diplloma eshte e mire vetem per ta var ne mur.
    ca di me bo per tetoven lirija me gjithe kete shkolle?

  3. #283
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Punësimet në ‘8 shtatori’, nga 16 mjekë asnjë shqiptarë


    Në procedurë e sipër janë 200 punësime të reja në sektorin publik shëndetësor që zbatohet sipas Ligjit të ri të mbrojtjes shëndetësore që hyri në fuqi në mars të këtij viti. Sipas ligjit, të gjithë që duan të punësohen në shëndetësinë publike duhet të japin provim profesional i cili sjell 40 pikë, pastaj provimin për njohjen e anglishtes që sjell 20 pikë, kurse parasyshë merret edhe mesatarja e tyre që sjell 40 pikë. Në spitalin e përgjithshëm të qytetit “8 Shtatori”, për 26 vende punë prej të cilëve 16 mjek dhe 10 për laborant, teknik dhe infermierë në rrethin më të ngushtë ka hyrë vetëm një shqiptar si infermier, pra prej 16 mjekëve asnjë nuk është shqiptarë
    “Tek infermierët kemi tre kandidatë për një vend pune, ne vendosëm për një shqiptar të ri i cili u tregua si më i mirë deri më tani dhe mendoj se Komisioni njëzëri do t’i jap përparësi këtij personi i cili tek ne është më shumë se 24 muaj”, tha Sasho Stojçev, drejtor i spitalit “8 shtatori”.
    Kush do të pranohet në punë në spitalin “8 Shtatori” duhet të dihet pas 1 jave. Ligji i ri i mbrojtjes shëndetësore, sipas të cilit bëhet punësimi, në këtë rast nuk është në pajtim me amendamentin 6 të Kushtetutës së RM-së në të cilin thuhet se duhet të ketë :
    “Përfaqësim adekuat dhe të drejtë të qytetarëve që i takojnë të komuniteteve në organet e pushtetit shtetëror dhe në institucionet tjera publike në të gjitha nivelet”.
    Sipas ministrit të shëndetësisë Nikolla Todorov gjatë punësimeve në vend të parë duhet të jetë profesionalizimi i mjekëve, e jo përkatësia e tyre etnike.
    “Ligji nuk shkelet me dispozitën e kushtetutës, unë nuk them se nuk duhet të jenë të përfaqësuar të gjitha bashkësitë etnike, duhet të jenë, ky është qëndrimi im, por duhet të përfaqësohen të gjitha bashkësitë etnike në pajtim me cilësinë e testimeve që do t’i bëjnë, sepse shëndetësia është një sistem i ndjeshëm dhe atje duhet të zgjidhen ata që kanë më shumë dije dhe përvojë, pavarësisht nga cila bashkësia etnike vijnë”, tha Nikolla Todorov, ministër i shëndetësisë.
    Sipas ministrit, nuk duhet të bëhet diskriminimi dhe se duhet të punësohen më të mirët, sepse nga cilësia e tyre varet edhe cilësia e shërbimit shëndetësor dhe cilësia e jetës së pacientit.

    Alsat M
    Sui generis

  4. #284
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Rektori, inspektorati vërteton parregullësitë


    Inspektorati shtetëror i arsimit ka konfirmuar dokumentin të cilin një ditë më parë e zbuloi Alsat-m, ku thuhet se rektori aktual i USHT-së Vullnet Ameti, në mënyrë të paligjshme ka fituar gradën shkencore ‘Docent’. “Lidhur me mbikëqyrjen pas parashtresës me numër 21-136/20 nga 26.04.2011, është konstatuar shkelje e nenit 135 të ligjit për arsim të lartë, si dhe nenet 89 dhe 96 nga Statuti i Universitetit Shtetëror të Tetovës. Për të njëjtën është parashtruar kërkesë deri tek Gjykata themelore Tetovë”, thuhet në përgjigjen me shkrim të inspektoratit.
    Ndërkaq sa për ilustrim, neni 135 i ligjit për arsim të lartë parashikon:
    “Më së voni gjashtë muaj para skadimit të afatit gjatë kohës kur është kryer zgjedhja për titullin akademik-shkencor, shkencor, akademik respektivisht titullin e bashkëpunëtorit, rektor, dekan, respektivisht drejtori shpall konkurs për zgjedhje të gjithë titujve akademik-shkencor, shkencor, akademik, respektivisht tituj bashkëpunëtor. Gjatë zgjedhjes nga alineja 1 i këtij neni zbatohen dispozitat e këtij ligji për zgjedhjen e titujve akademik-shkencor, shkencor, akademik dhe titujve bashkëpunëtoër...”
    Ndërkaq në bazë të neneve 89 dhe 96 të Statutit të Universitet shtetëror të Tetovës kontestohet edhe angazhimi i Vullnet Ametit si anëtar i Senatit të USHT-së. Pra sipas dokumentit të Inspektoratit shtetëror të Arsimit me datë 26.04.2011 Vullnet Ameti, në mënyrë të paligjshme e ka fituar titullin docent si dhe në mënyrë të paligjshme është bërë anëtar i Senatit të Universitetit. Respektivisht në dokumentin që mban numrin 21-136/20 qëndron: “Lidhur me angazhimin e d-r Vullnet Ameti, si anëtar i Senatit të USHT-Tetovë, i njëjti ka vendim për ngrirjen e marrëveshjes për punësim për shkak të zgjedhjes si deputet në Kuvendin e R. Maqedonisë, dhe në mënyrë të paligjshme në atë periudhë është zgjedhur me titull docent i Fakultetit për kulturë fizike pranë USHT-Tetovë dhe është angazhuar për shërbime intelektuale. Inspektorati shtetëror pranë Ministrisë së Arsimit, gjatë inspektimit ka konstatuar paligjshmëri, dhe për shkak të shkeljeve ligjore ka parashtruar kërkesë me numër 21-136/16 nga 13.04.2011 për ngritjen e procedurës kundërvajtës deri te Gjykata Themelore, Tetovë”.
    Alsat-m kërkoi prononcim nga inspektorati shtetëror për arsim të sqarojë nëse përkundër këtyre paligjshmërive gjatë fitimit të titullit shkencor docent dhe angazhimit të tij si anëtar i Senatit, Vullnet Ameti mund të kryej funksionin në të cilin është zgjedhur aktualisht ushtrues i detyrës rektor i Universitetit Shtetëror të Tetovës, por Inspektorati akoma nuk ka asnjë përgjigje. Sot as rektori i USHT-së Vullnet Ameti nuk pranoi të prononcohet lidhur me këtë çështje, ndërkaq një ditë më parë zv/ministri i arsimit Safet Neziri tha se gjatë zgjedhjes së Ametit në këtë post janë respektuar të gjitha dispozitat ligjore.

    Alsat M
    Sui generis

  5. #285
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Diplomat, Alsat ‘ia hap sytë’ USHT-së’


    Përfundoi saga e dhënies së diplomave në Universitetin Shtetëror të Tetovës. Por për këtë u dështën plot tre javë sensibilizim nga televizioni Alsat që të bindet zëdhënësi e USHT-së Selam Sulejmani se megjithët diplomat nuk jepen sa çel e mshel sytë siç pretendoi ai edhe gjatë ndarjes së sotme të diplomave me dizajnë të ri.

    “Shpresoj që Televizioni Alsat ta ketë regjistruar këtë pamje që u kry sa hap e mbyll sytë”, deklaroi Selam Sulejmani, zëdhënës i USHT-së.

    Por nga përsëritja e kësaj fraze nga ana e tij mund të konstatohet se Selamit u janë dashtur plotë tre javë kohë për të hapur sytë që të njoftohet me problemin real që kanë qindra stundetë të diplomuar të USHT-së. Në mesin e atyre që sot mori diplomën ishte edhe Kadri Kamberi studenti i cili madje kishte humbur një vit për t’i regjistruar studimet pos-diplomike në Gjermani për shkak të mungesës së diplomës. I ati i tij tha se pa ndihmën e Alsatit, as që do të mund të merrte sot diplomaën e djalit të tij

    “Së pari e falënderoj shumë Alsatin që na dha përkrahje dhe studentët që na dhanë përkrahja që morëm diplomat”, u shpreh Jakup Kamberi, prind i Kadri Kamberit.

    Edhe Fatlume Adili e diplomuar si infermiere e përgjithshme për ta marrë diplomën e saj kishte pritur një vit e gjysme.

    “Një vit e gjysmë. Arsyeja pse nuk i kemi marr diplomat nuk e dimë”, u shpreh Fatlume Adili, e diplomuar.

    Se pretendimet e Selamit nuk mbajnë lidhje me marrjen e diplomave dëhsmon edhe deklarata e zëvendësministrit të arsimit Safet Neziri i icili tha se ai që punon edhe gabon.

    “Pas senizibilizimit të rastit të diplomave arritëm që të kurorëzojmë dhe të fillojmë dhënien e diplomave të gjithë atyre studentëve të cilët e meritojnë dhe që në të ardhmen t’i kenë diplomat e veta. Një njeri, një institucion që punon ndonjëherë gabon ai që s’punon as nuk gabon as vepra të mira nuk krijon”, deklaroi Safet Neziri, zv/ministër i arsimit.

    “Universiteti shtetëror i Tetovës shënon një kapitull të ri në sukseset e tij, pra sot në mënyrë solemne do të japim diplomat me dizajn të ri për studentët të cilët i kanë mbaruar studimet deridiplomatikederi në fakultetet dhe programet sutdimore të këtij institucioni për arsim të lartë” , theksoi Vullnet Ameti, U.D rektor i USHT-së.

    Sot janë ndanë 106 diplomat e para me dizajn të ri të cilat në prapavijën e tyre përfshijnë “Shtëpinë e Kongresit të Alfabetit” në Manastir ndërkohë për marrjen e diplomës sipas të dhënave të Alsat presin rreth 1700 të diplomuar.

    Alsat M
    Sui generis

  6. #286
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Lëshohet rruga Çegranë -Forinë


    Me muzikë e valle, kreu i Komunës së Gostivarit Rufi Osmani, ka lëshuar në përdorim sot rrugën e re Çegran-Forinë e cila kap vlerën e investimit prej mbi 500. 000 euro prej të cilave 350 000 janë të siguruara nga Banka Botërore dhe 160 000 nga Komuna e Gostivarit.
    Gjatësia e kësaj rruge është 5.5 kilometra ndërsa Osmani ka premtuar para banorë të këtij vendi se së shpejti do ndaj edhe 200 000 euro për ndërtimin e trotuarit të kësaj rruge.
    “Dëshiroj të them se ne si komunë jemi të veçantë sepse sot promovojmë një qasje të re të një menaxhimi të suksesshëm të komunës institucioneve financiare ndërkombëtare dhe banorëve të Çegranit dhe Forinës. Unë sot po ripërsëris një premtim të mëhershëm, do ndajmë edhe 250 000 euro financim të trotuarit të ri që përfshin këtë aks rrugor prej 5.5 kilometrash ndërsa presim të filloj edhe rregullimi I rrugës Çegran Tumçevisht në vlerë prej 250 000 euro”, deklaroi Rufi Osmani, Kryetar i Komunës së Gostivarit.
    Ndryshe, aksi rrugorë Çegran – Forinë, një kohë të gjatë ka qenë i lënë pas dore gjë që ka shkaktuar edhe vështirësi të shumta në qarkullimin e banorëve të kësaj ane.

    Alsat M
    Sui generis

  7. #287
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    LSDM lut PDSH-në për bashkëpunim


    Shkup – Që kur Menduh Thaci, kryetar i PDSH-së, ka refuzuar të bashkëpunojë me LSDM-në për zgjedhjet e ardhshme lokale, LSDM vazhdon t’i ofrojë bashkëpunim kësaj partie, qoft në mënyrë formale apo jo formale, ku kjo e fundit refuzon vazhdueshëm, thonë burime të larta të PDSH-së për të përditshmen “Dnevnik”.

    Dhe pse shkrimi i gazetës “Dnevnik” pretendon që një bashkëpunim mes partive shqiptare dhe maqedonase do të sjellte bindshëm fitoren në opozitë, lideri i PDSH Menduh Thaci është i prerë në vendimin e tij kur thotë që PDSH do të bashkëpunonte me LSDM vetëm atëherë kur do të pranohen kushtet e partisë së tij të caktuara drejt Marrëveshjes së Re Politike që kjo parti ofron. Marrëveshja e Re politike e përpiluar nga PDSH erdhi si pasojë e mos implementimit të Marrëveshjes së Ohrit në afatin e caktuar, që ishte në vitin 2004.

    PDSH deri më tani ka bërë publike kandidaturën e kryetarit aktual të Tetovës Dr.Sadi Bexhetit, ndërsa sipas burimeve të “Dnevnik” është konfirmuar kandidatura e Murtezan Ismaili për komunën e Likovës.

    Nga burime jo zyrtare meret vesh që PDSH planifikon ta bojkotojë rajonin e Kërcovës nësë kryetarët e vend-votuesve nuk do të jenë nga qytete tjera dhe nga opozita po ashtu. Arsyeja është që PDSH tash sa kohë ankohet për parregullsi të mëdha që ndodhin në komunën e Kërcovës, ku PDSH çdoherë del me rezultat prej zero votive, transmeton Shqipmedia shkrimin e Dnevnik.

    Shqipmedia
    Sui generis

  8. #288
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Largohet nga puna ish-rektori i USHT-së, Prof.Dr. Agim Vela


    Universiteti Shtetëror i Tetovës, më 27 qershor të këtij viti ka sjellë vendim të nënshkruar nga rektori, Agron Reka, për largimin nga puna të profesorit të anatomisë, Prof.Dr. Agim Vela. Në asryetimin e këtij vendimi thuhet se profesorit Vela i ndërpritet kontrata e punës si mësimdhënës në Fakultetin e Shkencave Mjekësore në USHT, për shkak se ai ligjëron njëkohësisht edhe në Universitetin e Prishtinës.

    Prof.Dr. Agim Vela është shtetas i Maqedonisë. Me largimin e tij, realisht rrezikohet edhe akreditimi i Fakultetit të Mjekësisë në USHT-të, nga se është i vetmi, i cili i plotëson të gjitha kushtet e nevojshme, thirrjet shkencore për funksionimin normal të mëtejshëm të Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë.

    Ndryshe, ish rektori, Prof.Dr. Agim Vela, njihet në botën akademike me një sërë botimesh shkencore brenda dhe jashtë vendit. Ai tashmë është një vlerë etabluar në fushën e mjekësisë, në veçanti në degë e anatomisë, ndërsa punimet e tij në këtë fushë të mjekësisë janë libra bazë në shumë universitete.

    Prapa tij qëndrojnë gjenerata të tëra mjekësh dhe specialistësh në fushën e mjekësisë, të cilët gjithnjë kanë vlerësuar lartë agnazhimin profesional dhe parimor të Prof.Dr. Agim Velës. Me emrin e tij, ndërlidhet kredoja profesonale dhe kualiteti kulminantë i shkencës së mjekësisë.

    Shqipmedia
    Sui generis

  9. #289
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Hetime për projektin "Shkupi 2014"


    Në Maqedoni së shpejti do të nxitet debati dhe hetimet për "Shkupi 2014" dhe milionat eurot e harxhuara për realizimin e këtij projekti.

    Opozita ka paralajmëruar se përmes procedurave dhe rrugëve parlamentare do të nis me kërkesat për hetimin e plotë të realizimit dhe kostos së projektit të ndërtimit "Shkupi 2014", lidhur me ndërtimin e përmendoreve, objekteve të ndërtimit për nevojat e Qeverisë por me stile klasike si dhe objekte tjera kulturore, informon INA.

    Sipas opozitës deri tani dyshohet se ky projekt ka arriturt një shifër prej 200 milion deri në 300 milion euro, por deri tani nuk ka pasur shifra të saktësuara.

    Qeveria akoma nuk ka dalur me koston finale për harxhimet lidhur me realizimin e projektit, duke shtuar se po vazhdon procesi i ndërtimit dhe akoma nuk është përmbyllur tërësisht projekti, ku janë paraparë vendosja e përmendoreve tjera dhe finalizimi i objekteve kulturore dhe qeveritare.

    Hetimet për projektin "Shkupi 2014" do të nisin nga Komisioni parlamentar për kulturë, ku sipas paralajmërimeve të opozitës do të kërkohet raport i plotë nga Ministria e Kulturës për tenderët e realizuar dhe koston financiare të çdo projekti, ndërsa është planifikuar që dëshmitarë kyç të thirret kryeministri Nikolla Gruevski, i cilësuar si ideolog i projektit dhe ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançeska - Mileska.

    (INA)
    Sui generis

  10. #290
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Objektet e Sarajit nën kompetenca të Karposhit?!


    Komuna e Sarajit për më shumë se një dekadë është juridikisht e pafuqishme që të menaxhoj me shumë objekte publike që gravitojnë në territorin e saj pasi nuk posedon listë poseduese për të njëjtat. Bëhet fjalë për objektet e bashkësive lokale në shumë vendbanime, objekti i ish komunës së Kondovës, fusha sportive, objekte shëndetësore dhe së fundmi edhe disa shkolla fillore të cilat juridikisht i takojnë komunës së Karposhit. Kjo është si rezultat i mos realizmit të vendimit të qeveris në vitin 2000 për ndarjen e bilancit mes komunave nga ana e entit gjeodezik republikan.
    “Pas asaj ndarjes është sjell vendim që një mori i objekteve i takojnë komunës së Kondovës dhe Sarajit mirëpo ky vendim nuk është realizuar deri në fund për shkak se enti gjeodezik republikan vendimin e qeveris nuk e ka realizuar. Pse nuk e ka realizuar ne nuk kemi përgjigje, përgjigja ekziston në nivel më të lartë, pra në qeveri dhe entin republikan si institucion ku direkt përgjigjet para qeveris së Maqedonisë”, tha Beqir Muhameti, komuna Saraj.
    Situatë e njëjtë paraqitet edhe me objektet e disa shkollave. Komuna edhe pse është përgjegjëse për arsimin fillor nuk posedon dokumentacionin e objekteve shkollore.
    “Ne si pushtet lokal duhet të dimë saktë në bazë të dokumentacionit i cili është dashtë të rrjedh nga ministria në pushtetin lokal dhe në bazë të atij dokumentacioni të bëjmë edhe evidentimin e pronës së shkollave gjegjësisht kompetencës së arsimit fillor mirëpo ajo pjesë nuk është bërë deri në fund”, u shpreh Beqir Muhameti, komuna Saraj.
    Me këtë problematikë që daton nga viti 2000 janë ballafaquar edhe krerët e mëparshëm të komunës së Sarajit Imer Selmani, Bekim Fazliu dhe Blerim Bexheti, të cilët kanë pasur për obligim që të përshpejtojnë zgjidhjen e saj.
    “Ajo është pronë e komunë së Sarajit dhe edhe unë kur kam qenë kryetar komune dhe ai që ka ardhur pas meje e ka obligim që ti rregullon. A është e rregulluar ajo ju lutem të drejtoheni tek komuna e Sarajit unë e ushtroj funksionin ministër i drejtësisë jo kryetar komune”, deklaroi Blerim Bexheti, ministër i drejtësisë.
    Tani komuna e Sarajit do të duhet t’i legalizoj objektet e veta për të cilat edhe ka ngritur procedurë sipas ligjit për legalizimin e objekteve. Për këtë qëllim ka angazhuar edhe shtëpi gjeodezike që të përgatis elaborat për gjendjen faktike të objekteve në fjalë, që më pas të evidentohen në agjensionin për kadastër. Përgjegjësia kryesore për një gjendje të tillë sipas përfaqësuesit të komunës Beqir Muhametit qëndron te pushteti ekzekutiv por se nuk duhet amnistuar as pushteti lokal i cili është dashur të bëj trysni dhe presion që kjo çështje të zgjidhet sa më shpejt.

    Alsat M
    Sui generis

  11. #291
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Identiteti i përmendoreve përplasë VMRO -të


    VMRO Popullore pyet qeverinë pse vendos përmendore emrat e të cilave nguron t’i thotë. Kësaj radhe përplasja mes partisë së Georgiervskit dhe asaj të Gruevskit ishte për shkak të Todor Aleksandrovit. Busti i të cilit është vënë në lagjen Kisella Vodë, por i njëjti nuk emërohet me emër e mbiemër por si ‘ushtari në kali’, ngjashëm sikurse edhe me përmendoren e Aleksandrit. Nga partia e Georgievskit u shprehën se kanë angazhuar një grup ekspertësh për të vërtetuar identitetin e kësaj përmendore, duke thënë se bëhet fjalë për Todor Aleksandrovin.
    “Me qëllim të pastrimit të të gjitha dilemave dhe paqartësive, VMRO-Popullore menjëherë pas vendosjes së përmendores angazhoi disa ekipe profesionale që të vërtetohet identiteti i vërtet i ‘Vojvodës në kali’. Me kënaqësi të veçantë Ju informojmë për rezultatin nga analiza në të cilën ekipet profesionale kanë konstatuar se sigurisht ‘Vojvoda në kali’, është Todor Aleksandrov. Përshëndesim autorin e përmendores për këtë përzgjedhje, sepse Todor Aleksandrov meriton një rehabilitim të plotë historik”, tha Vane Cvetanovski, VMRO-Popullore.
    Cvetanovski parashtroi edhe një pyetje të drejtpërdrejtë për zëdhënësin e ri të Qeverisë Aleksandar Gjorgjiev, ‘A e din ai se kush është Todor Aleksandrov’, megjithatë ky i fundit nuk dha përgjigje konkrete, por theksoi se qeveria kontribuon në realizimin e projekteve, dhe se për pyetjen konkrete duhet drejtuar tek autoritetet lokale të Komunës së Kisella Vodës.
    “Çështja rreth ndërtimit të përmendoreve është çështje e karakterit lokal, konkretisht për këtë arsye do t’ju sugjeroja që ti kërkoni ata të komunës së Kisella Vodës. Detyra jonë këtu është të kontribuojmë në realizimin e projekteve që janë të rëndësishme për qytetarët dhe jo ta harxhojmë energjinë në perceptime personale, për gjendje të caktuara, projekte dhe tjera politika të cilat po realizohen”, u shpreh Aleksandar Gjorgjiev, zëdhënës i qeverisë.
    Ndryshe Komuna e Kisella Vodës nuk ka aprovuar vendimin e vendosjes së përmendores së Todor Aleksandrovit në territorin e saj. Tërë ideja se si do të ndërtohet një përmendore, në të cilën do të tregohet vojvoda maqedonas ishte e autorit Mile Bërsevski, bëri të ditur kohë më pare kreu i komunës Marjan Gjorçev.

    Alsat M
    Sui generis

  12. #292
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Maqedonia përfshihet nga moti i nxehtë


    Deri kah mesi i Korrikut temperaturat do të shkojnë nga 35 në 41 gradë celsius. Paralajmërimi vjen nga Endit Hidrometeorologjik. Sinoptikania kujdestare, Kostadinka Arsovska, thotë se për shkak të temperaturave të larta, indeksi ultra vjollcë gjatë periudhës së ardhshme do të jetë i madh dhe për këtë arsye qytetarët rekomandohen që më pak të qëndrojnë jashtë në periudhën prej orës 10 deri në orën 18 orë.
    "Sipas alarmit të vendosur meteorologjik, pritet që temperaturat ti takojnë të ashtuquajturës fazë të verdhë të rrezikut. Kjo do të thotë se duhet të kihet kujdes gjatë ekspozimit të drejtpërdrejtë në rrezet e diellit. Vlerat e temperaturave maksimale në pjesën më të madhe të vendit do të kalojnë 35 gradë celsius, kurse përgjatë rajonit të Povardaries dhe në juglindje të Maqedonisë temperaturat do të sillen ndërmjet 38 dhe 41 gradë celsius. Në rajonin e Shkupit, temperaturat maksimale do të jenë deri në 39 gradë celsius. Ndërkaq në rajonin e Ohrit dhe Prespës rreth 34, kurse në Dojran rreth 38 gradë celsius", deklaroi Kostadinka Arsovska, sinoptikane kujdestare.
    Arsova thotë se pas dite mund të ketë ndryshim të motit dhe reshje të shiut, por vetëm në viset e larta edhe atë të martën dhe të enjten. Ndërkohë për shkak të temperaturave të larta, Ministria e Shëndetësisë doli me rekomandime që të mos konsumohet ushqimi i yndyrshëm dhe i rëndë, pastaj të pihen më shumë lëngje, kurse të sëmurët kronikë t’i respektojnë rekomandimet e mjekut dhe të marrin terapi të. Por pavarësisht temperaturave të larta, mga ndihma e shpejtë thonë se nuk ka pasur rritje të numrit të thirrjeve për ndërhyrjen e tyre.

    Alsat M
    Sui generis

  13. #293
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Korridori 8, dëmi 20 milion euro


    20 milion euro është dëmi që është bërë për shkak se nuk ishin konservuar, përkatësisht mbrojtur punimet e filluara ndërtimore në trasenë e hekurudhës të Korridorit tetë. Ministri i Transportit Mile Janakievski thotë se për shkak të kësaj shteti ka mbetur edhe pa mjete edhe pa hekurudhë. Tani thotë ai, do të duhet përsëri të ndërtohet edhe në pjesën për të cilën tash më ishin shpenzuar mjete buxhetore. Që të mund përsëri të ndërtohet korridori tetë, sipas Janakievskit, qeveria do të hyjë borxh tek banka investuese evropiane dhe banka evropiane për përtëritje dhe zhvillim, por për t’i marrë këto mjete do të duhet të ndërpriten kontratat me firmat që më parë e ndërtonin korridorin tetë. Janakievski thotë se me tre nga gjithsej pesë kompani vendore tash më janë marrë vesh për ndërprerjen e kontratës, ndërsa për dy të tjerat do të vendoset me ndryshimin e Ligjit për sigurimin e mjeteve për financim, të programit për ndërtimin e hekurudhës. Pastaj do të pasojnë thirrje të reja për procedurën e tenderit. Janakievski thotë se kompanitë që e shkëputën me marrëveshje kontratën me qeverinë, nuk do të kenë përparësi në krahasim me firmat tjera që do të paraqiten për ndërtimin e korridorit tetë.
    “Tash më kemi të shkëputur kontratat me tre kompani përmes procedurën jashtë – gjyqësore, kurse me këtë Ligj do të shkëputen edhe dy kontrata tjera. Bëhet fjalë për tenderin ndërkombëtar dhe të gjitha thirrjet në të ardhmen do të jenë në pajtim me rregullat e bankës investuese evropiane dhe të bankës evropiane për përtëritje dhe zhvillim”, deklaroi Mile Janakievskië, ministër i transportit dhe lidhjeve.
    Sipas dinamikës së planifikuar, ndërtimi do të fillonte më së voni në vitin 2015, kurse do të përfundonte në vitin 2020. Janakievski paralajmëroi edhe realizimin e pjesës nga Kriva Pallanka deri në Devebair, që sipas tij është më e vështirë dhe më e shtrenjtë. Ministria e transportit dhe lidhjeve bëri kërkesë deri tek IPA për sigurimin e mjeteve në lartësi prej 2 milion euro për hartimin e projekteve themelore. Sipas llogarive të tyre, kjo pjesë e hekurudhës do të kushtoj 332 milion euro, mjete këto që do të sigurohen nga fondet IPA, Banka evropiane për përtëritje dhe zhvillim dhe Banka investuese evropiane. Përpos këtyre dy pjesëve do të ndërtohet edhe në pjesën pan- evropiane të korridorit tetë, përkatësisht të pjesës së hekurudhës Kërçovë – Lin.

    Alsat M
    Sui generis

  14. #294
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Fazë e verdhë alerte për shkak të temperaturave të larta


    Prej sot, sipas informatave nga Enti hidrometeorologjik, Maqedonia do të jetë nën ndikimin e masës shumë të ngrohtë nga Afrika Veriore, do të jetë mot kryesisht me diell dhe shumë i ngrohtë me vlerë shumë të lartë të UV indeksit.
    Maqedonia është përfshirë me temperatura të cilat e definojnë fazën e verdhë, respektivisht fazën alert, ku ekziston rrezik potencial për shëndetin e njerëzve nga moti shumë i ngrohtë.
    Temperatura në fillim të javës së ardhshme, pothuaj gjithkund, do të jetë mbi 35 gradë, ndërsa në disa vende do të arrijë edhe deri 40 gradë Celsius.
    Komisioni pranë Ministrisë së Shëndetësisë vazhdimisht e ndjek situatën me rreziqet për shëndetin nga temperaturat e larta të jashtme në bashkëpunim të ngushtë me institucionet kompetente dhe kujdeset rreth sinkronizimit të aktiviteteve.
    Të gjitha institucionet shëndetësore, kumtoi sot Ministria e Shëndetësisë, janë në gjendje gatishmërie dhe kanë në dispozicion numër të mjaftueshëm të kapaciteteve (humane, hapësinore) dhe terapi medikamentoze për ballafaqim eventual me numër të madh të personave me efekte të dëmshme për shëndetin nga temperaturat e larta.
    Mbeten në fuqi rekomandimet njëjta të përgjithshme për mbrojtjen e shëndetit të popullatës.
    REKOMANDIMET E PËRGJITHSHME PËR MBROJTJE NGA TEMPERATURAT E LARTA:
    Gjatë këtyre ditëve ekstremisht të ngrohta, qëndroni më tepër në hapësira të mbyllura (para së gjithash të klimatizuara), ndërsa gjatë qëndrimit të domosdoshëm në hapësirë të hapur në këtë periudhë, të gjendet mundësi për pushime më të gjata nën hije.
    Të mbahet veshmbathje e lehtë dhe e ndritshme, ndërsa gjatë eksponimit të drejtpërdrejtë të diellit, mbani syze dhe kapelë (ngjyrat e ndritshme e reflektojnë dritën), ndërsa gjatë rrezitjes të shfrytëzohet kremë me faktor të lartë mbrojtës.
    Të konsumohet sasi më e vogël e ushqimit, kryesisht pemë dhe perime, ndërsa më pak ushqim të yndyrshëm.
    Të konsumohet sasi e madhe e lëngjeve, më së miri ujë i thjeshtë për pije, ndërsa të shmangen pijet alkoolike.
    Gjatë hyrjes në automjet, nevojitet ai një periudhë të caktuar të ajroset.
    Personat e sëmurë kronikë rregullisht ta marrin terapinë e shkruar, në konsultim me mjekët amë.
    Për shkak të temperaturave të larta dhe mundësisë së rritur për helmim me ushqim, rekomandimet janë: larje e obligueshme e prodhimeve bujqësore dhe kopshtare (perime dhe pemë të freskëta) para përdorimit të tyre dhe konsumimi i ushqimit menjëherë pas përgatitjes. Nëse kjo nuk bëhet, ushqimi i përgatitur të vendoset në frigorifer në + 8 gradë, ndërsa para përdorimit i njëjti të ngrohet në + 100 gradë. Të shmangen prodhime të cilat në mënyrë termike nuk janë përpunuar, si majoneza nga vezët shtëpiake, ndërsa me kujdes të konsumohet edhe akullorja dhe pastat e ndryshme.
    Po ashtu, sipas nevojës dhe në bazë ditore, Komisioni do të propozojë masa dhe aktivitete për minimizimin e këtyre rreziqeve, posaçërisht për kategorinë më të ndijshme të qytetarëve në ditët në vijim.

    Alsat M
    Sui generis

  15. #295
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Gostivari përkujton ngjarjet e përgjakshme të 97


    Në Gostivar sot shënohet 15 vjetori i ngjarjeve të Gostivarit, në mbrojtje të flamurit shqiptar në 9 korrikun e vitit 1997.

    Aktiviteti organizohet nën patronatin e kryetarit të komunës, Rufi Osmani, me ç`rast ky përvjetor ndërlidhet edhe me 100-vjetorin e pavarësisë së shtetit shqiptar.

    Në fshatin Turçan të Vogël do të shpaloset busti i dëshmorit Nami Saliu, i cili u vra në protestat për mbrojtje të flamurit shqiptar më 9 korrik 1997. Në mbrëmje do të organizohet Akademia përkujtimore, ku janë ftuar personalitete dhe qytetarë për të shënuar këtë datë përkujtimore. Aktivitetet përkujtimore pasurohen me një program artistik të performuar nga artistë eminent nga Maqedonia, Shqipëria dhe Kosova.

    Qytetarët e Gostivarit përkujtojnë 15 vjetorin e ngjarjes së përgjakshme të 9 korrikut, ku u vranë tre shqiptarë, mbi 100 të plagosur dhe qindra tjerë të keqtrajtuar dhe arrestuar nga policia speciale maqedonase, gjatë protestës masive në mbrojtje të flamurit shqiptar, që ishte hequr nga njësitet policore maqedonase në natën e 8 korrikut 1997 dhe ishte burgosur kryetari i komunës Rufi Osmani, i cili tani është rikthyer sërish në krye të kësaj komune.

    (INA)
    Sui generis

  16. #296
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Fundjava me rekorde turistike në Liqenin e Ohrit


    Parashikimet se kjo javë e sidomos vikendi të sjellë në bregun e Liqenit të Ohrit, numrin më të madh të mysafirëve e pushuesve u realizua plotësisht, bile edhe i tejkaloji parashikimet. Situata sinoptike që po mbretëron ndihmon verën turistike në Strugë e Ohër. Në Strugë edhe më tej nuk ka evidencë, ndërsa në Ohër vlerësohet se janë mbi 20 mijë mysafirë.

    Hotelierët kanë paralajmëruar një valë të madhe të mysafirëve gjatë vikendit , parashikim që plotësisht u realizua. Vala e re e mysafirëve që është pritur gjatë këtij vikendi dhe të fillimit të javës, ka të ngjarë që do të tejkalojë të gjitha parashikimet. Në Strugë, edhe pse nuk ka ndonjë evidencë të saktë ose të përafërt të numrit të mysafirëve, por ajo që vërehet është se, kapacitetet e hoteleve gati janë përplot, ndërsa sektori privat shënon poashtu rritje, por vende të lira përsëri mund të gjinden.
    Vazhdimisht arrijnë grupe të shumta që kërkojnë vend të lirë për vendosje në hotele ose në sektorin privat. Në Strugë, sot për të pushuar ishte një numër i madh i mysafirëve nga Maqedonia, Kosova, Shqipëria dhe vendet tjera europerëndimore, për shkak se është koha e pushimeve dhe bashkatdhetarët tanë janë po ashtu në vendlindje.
    Këtë më së miri e dëshmojnë plazhet e mbushura përplot, në tërë gjatësinë e bregut të Liqenit të Ohrit, përkundër vështirësive që paraqiten, ku në rend të parë ndihet mungesë e parkingut, sepse shumica e mysafirëve në Strugë e Ohër vijnë me veturat e veta, por nuk mungojnë edhe ardhjet e organizuara me autobusë e furgonë.

    Përderisa Ohri disponon mbase me kapacitete më të mëdha për parking, në Strugë po ndihet mungesa e parkingut. Edhe gjatë këtij vikendit, një numër i madh i mysafirëve dhe pushuesve, veturat e veta i parkojnë aty ku gjejnë vend të lirë, pavarësisht a është e lejuar apo jo. Policia, vazhdimisht “viziton” dhe evidenton pronarët e papërgjegjshëm të veturave të parkuara në vendet e palejuara, sidomos në plazhe e në parkun afër plazhit, që pastaj të ndërmarrë masat e duhura ligjore.
    Plazhet e Strugës, gjatë këtij sezoni turistik, gati asnjëherë nuk kanë qenë ashtu të mbushura me pushues, në brigjet e Liqenit të Ohrit, por nuk kanë munguar as përgjatë rrjedhës së lumit Drini i Zi.
    Një numër i madh i këtyre pushuesve, kanë sjellë edhe lundrat e veta të ndryshme, duke filluar që nga barkat e thjeshta, e deri tek skuterët në ujë, motoskafët, gliserat dhe pajisje të tjera moderne lundruese, për rekreacion, argëtim e sporte ujore.
    Brigjet e Liqenit të Ohrit, sot shënuan shifrat rekorde të mysafirëve, që numri më i madh i tyre, edhe më tutje mbetet nga vendi.
    Parashikimet që vikendi dhe fillimi i javës së ardhshme do të tejkalojë të gjitha rekordet, në rend të parë mbështetet në temperaturat tropikale që priten gjatë ditëve në vazhdim, së dyti, për shkak se në fundjavën e ardhshme mbahet edhe festivali “Këngë jeho” Strugë-2012, më datë 13, 14 dhe 15 korrik si dhe për shkak të muajit të shenjtë të Ramazanit, që fillon në fund të dekadës së dytë të muajit korrik.

    (INA)
    Sui generis

  17. #297
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Përgaditet ligji i ri për lustrim


    Shkup – Sipas mazhorancës me ligjin e ri do të pastrohen nga e kaluara personat që ushtrojnë poste të larta publike. Opozita ka bojkotuar miratimin e ligjit të ri me arsyetim se me të do të luftohen kundërshtarët politikë.

    Katër vite pas miratimit të ligjit për lustrim, për shkak të parregullësive dhe intepretimeve të ndryshme, parlamenti i Maqedonisë u detyrua të sjellë ligj të ri për lustrimin. Ky ligj do të përfshjë të gjithë bartësit e funksioneve publike, drejtuesit e pushtetit lokal, akademikë, gazetarë, përfaqësues të bashkësive fetare dhe për her të parë edhe afaristët nga periudha e privatizimit të ndërmarjeve shtetërore. Ligji për lustrim është miratuar pa prezencën e opozitës maqedonase andaj vlerësohet se ai vështirë se pratikohet, meqë nuk është arritur konsensus midis të gjitha partive politike. “Ështe e papranueshme që një ligj i këtillë të miratohet pa konsensus. Vlerësoj se është kompromentuar ideja e lustrimit, me këtë ligj do të luftohen kundërshtarët politikë”,vlerëson Stojan Andov iniciator i ligjit të parë për lustrim.

    Të gjithë bartësit e funksioneve publike duhet të përballen me të kaluarën, ligji për lustrim mundëson që dosjet të shpallen në opinion, thotë Silvana Boneva deputete e VMRO-DPMNE-së. “Ky ligj do të mundësojë të mos fshihet asnjë spiun sepse asnjë dosje nuk do të ketë karakter të kualifikimt të besueshëm”.

    Partitë polotike shqiptare unanimisht kanë mbështetur miratimin e ligjit për lustrimin. “Nuk kemi problem me pastrimin e së kaluarës, parimisht kemi thënë se ky proces do të jetë i kompletuar nga momenti që personat të cilët kanë pësuar të mund të gjejnë satisfakcion”, vlerëson Talat Xhaferi deputet i BDI-së.



    Maqedonia duhet të ndjekë standarder evropiane të vendeve që kanë kaluar nëpër procesin e lustrimit. Sipas profesorit univesitar Nazmi Maliqi, me ligjin e mëparshëm për lustrim nuk u respektuan sa duhet standardet evropiane. “Përmes ketij ligji duhet të vihen korniza të shëndosha si shkencore, akademike dhe intelektuale pët t`i dhënë kuptim lustrimit. Të ketë një vlerësim profesional dhe mendoj se me këtë mund të rrumbullakësohet dhe të kryhet edhe në vendin tonë lustrimi ashtu siç ka ndodhur në Poloni, Hungari, Çeki dhe Sllovaki”, shprehet Maliqi.

    Ligji i ri për lustrim ka shkaktuar përplasje edhe te anëtarët e komisionit për lustrim. Një pjesë e tyre vlerëson se ai është antikushtetues. Por kryetari i këtij komision Tome Haxhiev mendon ndryshe. “Ne nuk jemi ata që vlerësojme se ligji është apo jo kushtetues, ne jemi komision që duhet të zbatojmë ligjin”.

    Socialdemokratët opozitar kanë paralajmëruar se në fillim të vjeshtës do ta kontestojnë ligjin për lustrim në gjykatës kushtetuese.

    Shqipmedia
    Sui generis

  18. #298
    . Maska e illyrian rex
    Anëtarësuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    Sa te lodhura jane portalet shqiptare!

    Paska ndodhe nje vrasje ne Tetove ku viktime eshte nje sllavomaqedonas. Sipas ketyre mediumeve vrasesit jane dy shqiptar, njeri nga ta tashme i arrestuar. Si gjithmone, akoma pa asnje vendim gjykate dhe pa asnje hetim, vrasja cilesohet si vrasje me motive etnike.

  19. #299
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Po me Pykën ç’patën?

    Përqendrimi fillestar vetëm për në Shkup solli rritjen e panikut të dega e BDI-së në Shkup që në çfarëdo mënyre të mundshme të marrë masa për të dëmtuar themelimin e lëvizjes PYKA. Kjo gjë solli deri tek ajo që shtatë persona të largohen nga PYKA.



    Javën e kaluar në Shkup u themelua “Lëvizja Pyka”, anëtar i të cilës lëvizje jam edhe unë kurse organizata të cilën e drejtoj, “Instituti për mendim të lirë-Nisma”, është një prej shtatë organizatave të cilat që në fillim u kyçën në përkrahjen e kësaj lëvizje. Lëvizja u themelua në një momentum politik dhe në kohën kur opinoni publik me padurim ishte duke pritur se çka do del si aksion politik nga shqiptarët, pas shfaqjes eklatante të mospërfaqësimit politik në vend. Mospërfaqësim ky i cili u dëshmua sidomos me protestat masive që u mbajtën në Shkup dhe në qytetet tjera në Maqedoni.

    Interesimi dhe kureshtja që buroi nga ky momentum bëri që themelimi i Pyka të përfolej më shumë dhe më herët se vet dinamika kohore e vërtetë e themelimit të saj. Kur kësaj iu bashkëngjitën edhe fjalët në opinion për një parti të re politike të shqiptarëve, fjalë këto të ushqyera nga Mersel Bilali, një ish politikan, e bëri të domosdoshme që në një lloj mënyre të bëhej publikimi i emrave të nismëtarëve të kësaj lëvizje. Kjo në mbledhjen e dytë ishte solucioni i vetëm në atë moment, duke ia bashkangjitur emrat punëve të tjera që kishte bërë PYKA, sikur që ishin zgjedhja e emrit, llogos dhe vazhdimi i shtrirjes së përkrahjes së PYKA nga ana e organizatave dhe individëve të tjerë. Gjithë këto të thirrur që ti bashkëngjiten lëvizjes, nëpërmjet një principi joselektiv dhe transparent. Por me një përqendrim fillestar të thirjes, për ato organizata dhe individë që veprojnë në Shkup.

    Publikimi i emrave sa kryente funksionin e distancimit nga muhabeti për parti të re aq më shumë sqaronte se kush në të vërtetë ishin iniciatorët dhe themeluesit të PYKA. Kjo pasi një prej argumenteve tjera që është mirë të dihet nga ana e simpatizuesve dhe antarëve të PYKA, atyre që me të drejtë mendojnë se ndoshta u shpejtua me një kësi hapi, është edhe fakti se shtabet partiake dukshëm të shqetësuar veçmë kishin filluar të përgatisnin spine dhe përfolje për atë se çka dhe kush është PYKA. Ashtu në një tekst në FB që më rra rasti të lexoj për PYKA-n, ishin të sharë edhe shumë njerëz tjerë, pa bilgajrihakk, të cilët PYKA as që i kishte kontaktuar fare dhe të cilët nuk kishin dijeni mbi procesin. Faji i tyre i vetëm ishte se ishin persona publik, të dijshëm dhe autoritativ. Gjë kjo që i bënte ata të jenë të “dyshyeshëm” për ato qendra partiake se janë ose se qëndrojnë pas PYKA.

    Përqendrimi fillestar vetëm për në Shkup solli rritjen e panikut të dega e BDI-së në Shkup që në çfarëdo mënyre të mundshme të marrë masa për të dëmtuar themelimin e lëvizjes PYKA. Kjo gjë solli deri tek ajo që shtatë persona të largohen nga PYKA. Me këtë rast dëshiroj të nënvizoj dy momente: e para është se me këtë BDI dëshmoi frikën e vet ekstreme nga çdo lloj lëvizje ose aksioni politik, por edhe atë se këtë herë nuk ka patur asnjë indikacion për kërcënim ose ushtrim dhune fizike ndaj atyre të cilëve iu është dashur tu bëjnë presion; moment ky shumë i rëndësishëm që mendoj se është arritje e madhe e PYKA, që në themelimin e saj. Kjo ka të bëjë me autoritetet e etabluara të themeluesve të lëvizjes, heteregjonitetin e tyre si dhe natyrën dhe funksionin e lëvizjes. Kjo e fundit mbetet një gjë që të vazhdojmë ta qartësojmë ende më shumë; sikur që është rasti në dy komunikatat e para që i kemi publikuar si PYKA. Moment tjetër i veçantë me rëndësi është edhe animi kundër lëvizjes që në fillim i një mediumi. Nuk di deri në fund se pse ky lloj njerëzish e bëjnë këtë gjë, por mendoj se e bëjnë në mënyrë të pavetëdijshme duke ndier se me çdo organizim të autoriteteve, atyre vet ju humbet ndikimi i tyre si aktor në formimin e opinionit të përgjithshëm; gjë kjo që atyre si përfaqësues të një opinioni sektar ju pengon vetvetiu.

    Dobi tjetër për PYKA që vie nga sulmi që përjetoi nga BDI është pamundësia e përfoljes së PYKA si diçka në lidhje me BDI. Formë kjo të cilën shpesh e ka përdorur vet BDI për të neutralizuar aksione dhe iniciativa qytetare. Por edhe kanë ardhur si pasojë e asaj se duke qenë iniciativa të mirëfillta qytetare dhe legjitime ato vetvetiu i kanë penguar PDSH-së jolegjitime dhe ajo me sulmin që ka bërë atyre, i ka bërë ato që të mund të perceptohen si të afërta me BDI-në. Mendoj se PYKA suksesshëm e ka çarë edhe këtë pykë të percepcionit në publik, gjë që ka ndihmuar në neutralitetin e lëvizjes por edhe të perceptimit të vërtetë të saj si organizim dhe iniciativë qytetare.

    Duke marrë parasysh gjitha këto mendoj se PYKA, me ato pak çka ka arritur të bëjë në këtë periudhë kohore, është e suksesshme dhe se sulmet kanë sjellë simpati afatgjate që mund të shndërrohet në përkrahje dhe kyçje direkte në te, të shumë njerëzve. Mendoj se i mjafton PYKA-s që të vazhdojë të sqarohet, të mos hyn në pykat që përgatiten nga qendrat politike ekzistuese dhe të bëjë punë dhe aksion të shpejtë, të shpeshtë dhe në kontinuitet.

    Shqipmedia
    Sui generis

  20. #300
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Citim Postuar më parë nga illyrian rex Lexo Postimin
    Sa te lodhura jane portalet shqiptare!

    Paska ndodhe nje vrasje ne Tetove ku viktime eshte nje sllavomaqedonas. Sipas ketyre mediumeve vrasesit jane dy shqiptar, njeri nga ta tashme i arrestuar. Si gjithmone, akoma pa asnje vendim gjykate dhe pa asnje hetim, vrasja cilesohet si vrasje me motive etnike.
    Ku e ndëgjove këtë?!
    Sui generis

Faqja 15 prej 24 FillimFillim ... 51314151617 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •