Prej dy ditėsh tre nga qytetet e mėdha tė vendit, dy prej tyre turistike, si Vlora, Durrėsi dhe Fieri, kanė mbetur pa ujė.
Njė ndėrpreje e menjėhershme e furnizimit me ujė tė kėtyre tre qyteteve pėr njė arsye tė njėjtė, mospagesa e faturave tė energjisė elektrike nga ndėrmarjet e ujėsjellėsave.
ĒEZ ka marrė kėtė masė drastike pėr tė treja kėto qytetet duke mos furnizuar mė me energji pompat e ujėsjellėsit tė tyre.
Tė paktėn ujėsjellėsi nė qytetin e Fierit ka akumuluar njė borxh prej 15 milionė lekėsh nė muaj qė nga tetori i vitit 2010.
Drejtues tė ujėsjellėsit thonė se kėto ndėrmarrje nuk janė fitimprurėse dhe ėshtė e pamundur pėrballimi i faturave tė tilla, e si rrjedhojė sytė e tyre kanė qenė gjithmonė nga qeveria pėr ti kėrkuar subvencionim, gjė e cila me sa duket nuk ėshtė bėrė e mundur, duke i cuar nė shifra shumė tė larta faturat e kėtyre tre qyteteve e nė tė njėjtėn kohė duke sjellė kėtė masė tė kompanisė sė shpėrndarjes sė energjisė elektrike ĒEZ.
Mungesa e ujit tė pishėm nė Vlorė ka sjellė dhe rradhė tė gjata nga banorėt nė pikat e burimeve natyrore tė qytetit.
Ndėrkohė drejtoresha e Ujėsjellėsit tė Vlorės, Varvara Gjika shprehet me e shqetėsuar pėr mungesėn e ujit nė spitale dhe furrat e bukės.
Edhe nė Durrės ėshtė i njėjti problem. Drejtuesit e ujėsjellėsit konfirmojnė fikjen e pompave nė ujėsjellėsit e Fushė Kuqes nė Fushė Krujė nga furnizohet qyteti i Durrėsit.
Me bidona nė duar, qytetarė tė moshave tė ndryshme nė kėrkim tė ujit mbėrrijnė nė dyert e ujėsjellėsit ku janė mė tė sigurtė dhe pėr cilėsinė e ujit qė marrin.
Ende nuk ka asnjė njoftim se kur mund tė rikthehet energjia elektrike nė pompat e ujėsjellėsit tė kėtyre tre qyteteve nė pragė edhe tė sezonit turistik.
top-channel.tv
Krijoni Kontakt