Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466

    VETËVENDOSJE!: Delli shpifi si Thaçi

    Ambasadori i ShBA-ve në Kosovë, Christopher Dell, në një intervistë të dhënë në Radio Televizionin e Kosovës, ka bërë një shpifje të ulët për Lëvizjen VETËVENDOSJE!. Qëndrimet politike të Lëvizjes VETËVENDOSJE! ambasadori në fjalë i ka krahasuar me ato të presidentit të Serbisë, Boris Tadiq, duke aluduar në deklaratën e këtij të fundit se “konflikti shqiptaro-serb duhet të zgjidhet mes Serbisë e Shqipërisë”. Është e çuditshme se si Christopher Dell bën deklarime të tilla të papërgjegjshme dhe të pavërteta edhe pas sa e sa reagimeve të VETËVENDOSJE!-s kundër idesë së Tadiqit për ta shndërruar tokën e Kosovës në pazar dhe kompromis mes Serbisë dhe Shqipërisë.

    Lëvizja VETËVENDOSJE! mbetet e shqetësuar me nivelin pikëllues të analizës politike të ambasadorit Dell. Ne po ashtu ndjejmë keqardhje që ky i dërguar amerikan nuk e merr mundin t’i lexojë qëndrimet tona politike, por i paragjykon ato me qëllim të diskualifikimit paraprak. Kur kësaj ia shtojmë edhe faktin që Dell vetëm sa u bë papagall i propagandës tashmë të njohur të Hashim Thaçit kundër Lëvizjes VETËVENDOSJE!, atëherë nuk na mbetet tjetër veçse të dyshojmë mbi kuptimin e vërtetë të lidhjes së ambasadorit me veprimtarinë e pushtetit aktual.

    Po e marrim mundin që shkurtimisht (sërish) t’ia shpjegojmë konceptin tonë mbi propozimin e Tadiqit ambasadorit Dell. Ne e kemi kundërshtuar që në fillim idenë e papranueshme të Boris Tadiqit, sepse konsiderojmë që problemi që ne e kemi me Serbinë në asnjë mënyrë nuk është “konflikt shqiptaro-serb”, por Kosovë-Serbi apo shqiptaro-Serbi, pra problem mes shqiptarëve dhe shtetit të Serbisë. Ky problem zgjidhet vetëm e vetëm duke u kompletuar sovraniteti i Republikës së Kosovës, e kjo përfshin sundimin e ligjit në tërë territorin si dhe shpërbërjen e strutkurave të paligjshme të Serbisë në Kosovë. Në asnjë mënyrë nuk lejojmë që Kosova të bëhet objekt i pazarit mbi të cilin operojnë Serbia dhe Shqipëria. Ne duam të bëhemi subjekt i sovranitetit. Tadiqi deshi ta etnifikonte problemin e Kosovës, ashtu që ta nxirrte jashtë fushës së shtetësisë dhe sovranitetit, dhe ta vendoste në terrenin e etnicitetit, njëjtë siç bën Plani i Ahtisaarit që e mbështet edhe Delli.

    Ambasadori Dell, në vend që ta përdor autoritetin demokratik të shtetit prej nga vjen, në mënyrë që ta krahasojë politikën demokratike dhe drejtësinë e pavarur në ShBA me praktikat autoritare dhe korruptive të Qeverisë Thaçi, ai po e keqpërdor autoritetin dhe respektin që kanë ShBA-të në mesin e shqiptarëve, për t’ua legjitimuar pushtetin politikanëve që janë armiq të demokracisë dhe drejtësisë së pavarur.

    Kjo nuk është hera e parë që ambasadori Dell ka kapërcyer shumë larg kufijtë e sjelljes dhe kompetencave të një ambasadori. Duke filluar prej pozicionimit shumë të hapur kundër VETËVENDOSJE!-s gjatë zgjedhjeve të 12 dhjetorit të vitit të kaluar, zgjedhja e Behgjet Pacollit me sms që u rrëzua nga Kushtetuesja, e deri te zgjedhja ma zarf e kryepolices Atifete Jahjaga për president, Dell ka bërë veprime të tepruara.

    Nëse ambasadori Dell nuk mëson nga gabimet e veta, atëherë VETËVENDOSJE!-a do t’i drejtohet me letër të veçantë Departamentit Amerikan të Shtetit për veprimet e tij të papërgjegjshme. Ne do të kërkojmë nga DASh sqarimin e lidhjes që e ka ambasadori Dell me politikanët e korruptuar të Kosovës si udhëheqës të krimit të organizuar në Kosovë, sepse veprimtaria e tyre e rrezikon seriozisht përkushtimin e ShBA-ve për demokraci, ligjshmëri dhe sovranitet në Republikën e Kosovës.


    Lëvizja VETËVENDOSJE!

    11 maj 2011
    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    mu siq ka than edhe ambasadori Dell eshte se albin-kurva e presidenti serb tadiq jan te nji medimi e punpon per ket qellim
    te bisedoin me shqiperin per ndarjen e kosoves
    por ket e dim ne te gjith pa na tregue Delli hiq
    po a shum veshtir eshte ta din njeriu qe ky klysh kudre punon per serbet ne dem te Kosoves a
    po vetem sot a e pat ky klysh rrugaqi qfar beri
    ky eshte ai albin-rrugaq-daqiq-tadiqi


    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin
    Dell në RTK:Imazhi i Kosovës po ndryshon

    -Por ju jeni këtu dhe ka disa ide që qarkullojnë në Kosovë dhe në Serbi për ndryshimin e kufijve në Ballkan. Kishim edhe një deklaratë të presidentit serb, z. Tadiq në lidhje me atë që duan të bisedojnë me Shqipërinë, me zyrtarët e Tiranës për ndarjen territoriale të Kosovës midis shtetit të tij dhe Shqipërisë. Cili është mendimi juaj për këtë ide?


    Ambasadori Dell: Në thelb këto janë ide të dala mode të shek. XIX. Politika e shek. XIX ishte e tëra për vizatimin e kufijve, lëvizjen e kufijve, lëvizjen e popullatave. Kjo nuk është politika e Evropës së shek. XXI. Shkurt, unë mendoj se këto ide janë të parëndësishme në kontekstin e tanishëm. Çfarë më habit mua është se edhe Presidenti Tadiq edhe Albin Kurti, e kjo është goxha intriguese, apo jo – duket se kanë të njëjtën formulë: t’ia lëmë Serbinë dhe Shqipërinë që të zgjidhin problemet e Kosovës. Kjo mua më duket paksa ironike dhe natyrisht edhe shumë interesante.


    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #3
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-04-2011
    Postime
    198
    Thaqi as ne MITROVIC nuk guxon me shku se i fryn ***** prej shkijeve

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    se kush esht kunder kosoves tash me veq po dihet hapur PDK dhe disa klysh te tijen SA me knaqesi benin foto me ket shkaun e beligradit bile edhe i kish pas marr malli serbisht me fol hajredin kuqi serbish midis prishtine ahaha

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    po shoh ne bot sot qe paskan ba demonstrata kta te vetvendosjes..
    kan gjujt me gur ndertesen e qeverise..

    kta kan shkallue..

    a gjuhet more shteti?

    qeveria ka mandatin nga populli me ba politiken..

    takohet e bisedon me cdo politikan brenda e jasht kosove.. qoft dhe zyrtar te serbise..

    nuk ka drejt vetfundosja me gjujt ne shtet e ne polica..

    ku do me dal shtabi i vv-se?

    ky eshte sabotim.. me pasoja te renda..

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •