Fitorja me e madhe e Koalicionit te Djathte, nuk e gjeni ne numrat e zgjedhjeve, e gjeni tek fakti qe koalicioni i djathte eshte funksional dhe u zgjerua ne keto zgjedhje nga zgjedhjet e fundit parlamentare te 2011. Berisha u krijoi hapesira te gjitha partive te tij te koalicionit ne keto zgjedhje, ku bie ne sy LSI dhe partia e cameve. Duke u dhene ketyre partive kapital politik ne pushtetin lokal, Berisha siguron bashkepunimin e tyre edhe ne zgjedhjet e ardhshme 2 vjet si sot. Si LSI si partia e cameve i sjellin Berishes vota te elektoratit te majte.
Ajo qe bie po ne sy, eshte fakti qe koalicioni i majte jo vetem qe eshte rrudhur, por edhe atyre pak partive qe kane mbetur ne kete koalicion, Rama u krijoi shume pak hapesira per te kandiduar. Gati te gjitha kandidaturat ishin njerezit e socialiste dhe jo njerez te ketyre partive te vogla. Keto parti te vogla, me perjashtim te partise se Paskal Milos qe ka marre vota ne keshillat bashkiake ne disa qytete te vendit, partite e tjera jo vetem qe nuk e kane zgjeruar elektoratin e tyre por jane rrudhur ndjeshem. Shembulli me konkret eshte PBDNJ qe nuk ka arritur te fitoje as ne bastionet e saj dhe perqindja e votave ne rang vendi eshte me pak se 1%.
Pas ketyre zgjedhjeve, partite e vogla qe jane ne koalicion me PD kane dale te fituara krahasimisht me 4 vjet me pare. Partite e vogla ne koalicionin e majte, jo vetem qe nuk e kane shume per te festuar, por pas zgjedhjeve do te rivleresojne pozicionin e tyre brenda koalicionit te majte.
Me nje fjale: Berisha po e zgjeron tenden e vete duke joshur parti te vogla e duke u krijuar hapesira; Rama po e udheheq PS dhe koalicionin e vete si ne kohen e Enverit, duke mos u lejuar partive te vogla hapesira.
Nese sot ne Shqiperi do te mbaheshin zgjedhje parlamentare, fitorja e te djathteve do te ishte me e larte se 54%. Kjo do te bier ne sy ne voten kombetare per keshillet bashkiake, ku elektorati voton per partine dhe jo per personin.
Berisha shpreson qe edhe ne 2013 do te perballet me Edvin Ramen, pasi ky akoma nuk e ka kuptuar qe nuk vihet me ne pushtet me vote pblebishitare, vihet vetem me koalicione fluide. Ai grupim qe do te kete koalicionin me te madh te partive nga i gjithe spektri politik, do te gezoje pushtetin ne Shqiperi.
Albo
Krijoni Kontakt