LSI eshte ne pushtet dhe ka poste kyce ne qeveri. PD i krijoi hapesira te tilla LSI ne keto zgjedhje, ku edhe ne bashki te medha si Lezha apo Elbasani, PD nuk nxorri kandidat te saj por mbeshteti kandidatin e LSI. Prandaj kjo parti jo vetem qe nuk eshte per te qare hallin, por ia ka hipur kalit te pushtetit me te dyja kembet.
Per ata qe nuk jane rapsode politike si puna e hapesit te temes, e kane te qarte qe LSI eshte zberthyesja e ngercit politik ne Shqiperi. Dy zgjedhjet e fundit te mbajtura ne vend, si ne 2009, si ne 2011, kane treguar qe elektorati shqiptar eshte i ndare me thike ne mes, dhe koalicioni qeverises krijohet vetem me mandatet e votat e LSI.
Berisha e ka te qarte kete gje, dhe i krijon hapesirat Metes dhe LSi ne koalicionin e vete. Por jo vetem per te siguruar shumicen, por edhe per dy arsye te tjera po aq te rendesishme. Mbajtja e LSI ne koalicion, siguron jo vetem pushtetin, por siguron edhe fragmentizimin dhe percarjen e elektoratit te majte qe i duhet te zgjedhi midis PS dhe LSI, Rames dhe Metes, dy delfineve te Fatos Nanos. Dhe jo vetem kaq, por pasja e LSi ne qeveri dhe ne kampin e vete, i siguron Berishes edhe kredibilitetin dhe mbeshtetjen e duhur nderkombetare: cdo problem apo krize qe kalon vendi, nderkombetaret nuk degjojne me vetem versionin e Berishes, por edhe te Metes e ministrave te LSI ne qeveri, qe deri dje renditeshin ne kampin socialist.
Dhe per aq kohe sa ne krye te PS do te jete Edvin Rama, LSI duhet jete pjese e koalicionit me PD. Rama jo vetem qe nuk ka bere perpjekje per ta afruar LSI dhe Meten ne kampin e vete, por ai ishte arsyeja qe Meta perfundoi ne prehrin e Berishes ne 2009. Ashtu sic bie ne sy, qe nese partite e koalicionit te Berishes kane shume se cfare te festojne ne keto zgjedhjet e fundit vendore, partite e koalicionit te Rames jo vetem qe nuk fituan gje, jo vetem qe nuk iu krijuan hapesirat e duhura nga PS e Rames, por elektorati i tyre ka rene ndjeshem. Mos u cudisni nese pas ketyre zgjedhjeve, partite e vogla si PBDNJ dhe PDK te rikthehen prape ne koalicionin qeveritar.
Albo
Krijoni Kontakt