Wollfarth: Askush nuk mund tė dale mbi ligjin
Ambasadori i OSBE-se Eugen Wollfarth deklaroi pėr median se qė prej janarit tė kėtij viti kanė ndodhur shumė gjėra tė cilat duhet tė analizohen nga prokuroria me ekspertizė ligjore. Nė vlerėsimin e Wollfarth puna e Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve duhet tė bazohet mbi ligjin dhe se askush nuk duhet tė dalė mbi te pasi ligji ėshtė i barabartė pėr tė gjithė.
“Shteti i sė drejtės ėshtė mjaft i rėndėsishėm nė tė gjitha proceset qė kryhen nė vend sidomos nė ato procese qė janė me interes tė lartė pėr qytetarėt. Qė nga janari i 2011 kanė ndodhur ngjarje nė Shqipėri dhe disa prej tyre kanė nevojė pėr njė analizė dhe shqyrtim ligjor dhe ky analizim i ngjarjeve ėshtė njė proces i rėndėsishėm dhe prokuroria po punon nė disa prej tyre. Gjithashtu ėshtė e rėndėsishme pėr kėtė vend qė tė mos ketė njė grup personash qė te dalin mbi ligjin. Ligji duhet tė aplikohet nė mėnyrė tė barabartė pėr tė gjithė, por ėshtė e rėndėsishme qė tė gjitha institucionet e parashikuara nga kushtetuta tė punojė nė mėnyrė tė pavarur, edhe nė KQZ ėshtė e nevojshme qė puna tė lejohet tė kryhet nė mėnyrė tė pavarur dhe tė jetė njė punė e bazuar nė shtetin e sė drejtės dhe vetėm mbi ligjin. E pėrsėris, askush nuk duhet tė dale mbi ligjin, por duhet tė ketė respekt pėr punėn e institucioneve, por edhe tė policisė”- tha Wollfarth.
Diplomati gjerman ftoi edhe mediat tė bėjnė transparencėn e ēdo pjese tė procesit.
Jul Kasapi - A.S.
Krijoni Kontakt