Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 68 prej 68
  1. #61
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    PS dy javė kohė pėr aksionin opozitar, Rama: Do pyesim bazėn

    TIRANE- Partia Socialiste merr dy javė kohė nė dispozicion pėr tė vendosur pėr aksionin politik qė do tė ndėrmarrė nė lidhje me situatėn postzgjedhore nė Shqipėri, ndėrkohė qė thėrret mbledhjen e Kongresit nė vjeshtė. Kongresi do tė rinovojė strukturat drejtuese si dhe do tė pėrcaktojė njė strategji tė re elektorale pėr zgjedhjet e ardhshme. Sipas deputetit Blendi Klosi, zgjedhjet "do tė jenė sa mė shpejt pasi vendi nuk mund tė dalė nga kriza pa pasur zgjedhje tė parakohshme".

    Kryetari i Partisė Socialiste Edi Rama porositi anėtarėt e Asamblesė tė konsultohen me bazėn dhe nė mbledhjen e ardhshme qė do tė zhvillohet mė 29 qershor tė sjellin propozime konkrete.

    “Kėto dy javė tė jenė pėr tė gjithė ne, koha pėr tė lexuar sė bashku fitoren e 8 majit. 29 qershor tė rimblidhemi pėr tė marrė vendimet e duhura nė funksion tė sfidės sė jashtėzakonshme”- deklaroi Rama.

    Afati kohor pėrkon dhe me kohėn qė do tė mund ti duhet KQZ pėr tė pėrfunduar rinumėrimin, pas vendimit tė Kolegjit Zgjedhor i cili urdhėroi rinumėrimin dhe rivlerėsimin e votave tė kontestuara nė kutitė e pahapura nė 368 Qendrat e Votimit.

    Gjatė fjalimit tė tij Rama uroi kryetarėt e kryetaret e bashkive fituese mė 8 maj duke i vlerėsuar zgjedhjet si njė fitore e madhe pėr Partinė Socialiste ndėrsa nėnvizoi se “nė Tiranė pas 8 majit u krijuan kushtet pėr tė grabitur forcėrisht fitoren."

    Rama e quajti procesin aktual tė rinumėrimit qė po zhvillohet nė KQZ "njė farsė pėr vjedhjen e votės". Rama paralajmėroi qėndrimin se PS nuk do tė heqė dorė nga protestat dhe demonstratat pėr largimin e kėsaj qeverie, por nuk dha njė datė konkrete se kur do tė nisin kėto protesta.

    "Siguroj se siē ia dolėm me aq shumė mund e pėrpjekje nė kėta 2 vjet tė provojmė katėrcipėrisht jo vetėm qė jemi nė opozitė sepse u vodh vota jonė, por se edhe projekti i Saliut nuk ėshtė Shqipėria nė BE, do ia dalim me mund e pėrpjekje tė provojmė se vetėm ne mund tė ndėrtojmė njė shtet tė denjė, njė ekonomi normale, njė Shqipėri europiane. Kjo nuk do tė thotė aspak se do tė heqim dorė nga protestat e demonstratat pėr largimin e Saliut dhe rrėzimin e diktaturės sė kusarisė; pėrkundrazi demonstratat do tė jenė mjeti ynė i pandalshėm pėr shprehjen e revoltės popullore ndaj njė regjimi qė ka nxjerr para gjithė botės kthetrat e tij mbi drejtėsinė e ekonominė kombėtare, por nė anė tjetėr do tė organizohemi si asnjėherė mė parė pėr tė komunikuar me shqiptarėt idetė e programin tonė pėr Shqipėrinė."- deklaroi Rama.

    Sipas kryetarit socialist ky vend po pėrjeton “orėt tė vėshtira ku shėmbėlltyra mė e shėmtuar ėshtė qeveria” dhe akuzoi Berishėn se po ēon buzė greminės sė rrėnimit financiar dhe vendi po "ballafaqohet me shterrimin e financave".

    Njė tjetėr cėshtje e rėndėsishme ishte dhe nisja e procesit zgjedhor tė strukturave tė larta tė PS. Rama paralajmėroi mbledhjen e Kongresit nė vjeshtėn e kėtij viti.

    "Nė vjeshtė mblidhet Kongresi zgjedhor i partisė ku na duhet tė ravijėzojmė qartė rrugėn e fitores sė ardhshme pėr tė ndryshuar rrėnjėsisht Shqipėrinė. Kjo ėshtė njė kohė e vyer pėr tė analizuar me qetėsi cdo aspekt tė funksionit tė partisė gjatė testit 8 maji dhe tė pėrfshijė nė programin tonė organizativ, gjithcka i duhet kėsaj partie jo thjesht tė fitojė zgjedhjet e ardhshme por pėr tė bėrė me atė fitore punėt qė i duhen Shqipėrisė e shqiptarėt. "- nėnvizoi Rama.

    Pas fjalės sė kryetarit socialist mbledhja e Asamblesė vazhdoi me dyer tė mbyllura. Nė Asamble u vu re mungesa e figurave tė njohura si Kastriot Islami, Andis Harasani, Ben Blushi.
    KLOSI: VENDI NUK DEL NGA KRIZA PA ZGJEDHJE TE PARAKOHSHME
    Nė pėrfundim tė Asamblesė deputeti Blendi Klosi sqaroi se "nė 2 javėt nė vazhdim do tė ketė njė shpėrndarje tė tė gjithė anėtarėve tė Asamblesė, tė deleguar nė tė gjithė strukturat e PS-sė, pėr tė filluar analizėn me kėto struktura, pėr tė filluar debatin me kėto struktura dhe pėr tė dėgjuar ēdo mendim, ide apo kontribut qė do tė japin mbėshtetėsit e PS pėr tė pėrgatitur njė strategji tė re elektorale nė zgjedhjet e ardhshme, qė pėr PS-nė do tė jenė sa mė shpejt, pasi vendi ėshtė nė njė krizė tė thellė ekonomike dhe institucionale".

    Klosi tha se nė mbledhjen e Asamblesė pas dy javėsh, do tė diskutohen raportet dhe strategjitė e PS pėr tė vijuar luftėn e saj politike.
    "PS sot qeveris nė 2/3 e vendit. Qeverisim mbi 40 bashki nga 65 nė total. Qeverisim 9 nga 12 bashki qėndėr qarku. Kemi njė rezultat fitues nė Tiranė, qė po kėrkon tė manipulohet”, u shpreh Klosi. Ai tha se nė vjeshtė do tė ketė njė Kongres zgjedhor, qė do tė rivotojė strukturat drejtuese tė partisė. "Nė bazė tė statutit tė partisė, zgjedhjet bėhen njėherė nė 4 vjet. Janė bėrė nė vitin 2007 dhe do tė bėhen sėrish kėtė vit, duke dėshmuar edhe njė herė se PS ėshtė njė parti qė bėn zgjedhje pėr strukturat e saj, sipas statutit tė saj", tha Klosi.
    Asamblea e Partisė Socialiste ishte e para mbledhje e njė forumi tė lartė tė saj pas zgjedhjeve vendore tė 8 majit.

    (s.g/balkanweb)
    Sui generis

  2. #62
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Mandatet, PS bllokon minibashkitė

    Premte, Korrik 1st, 2011

    Partia Socialiste bllokon shpėrndarjen e mandateve nė kėshillat e njėsive bashkiake nė Tiranė. Nė mbledhjen e djeshme tė KQZ-sė, ku ishte planifikuar ndarja e mandateve pėr 10 njėsi vendore, nga 11 qė ka Tirana, PS-ja kėrkoi qė nė tabelat pėrfundimtare tė llogariten edhe votat e nxjerra nga hapja e 1793 kutive sipas urdhėrimit tė Kolegjit.Por, pėr PD-nė dhe shumicėn e anėtarėve tė KQZ-sė, ky propozim ėshtė i paligjshėm sepse tabelat janė nxjerrė nga KZAZ-tė dhe nė momentin e pėrllogaritjes sė votave nuk ka pasur ankimim nė KQZ. Nė fund, propozimi pėr ndarjen e mandateve mori 4 vota, ndėrkohė qė pėr kėtė vendim duheshin minimumi 5.
    Debati
    Pėrfaqėsuesi i PS-sė nė KQZ, Eridian Salianji, tha nė fillim tė mbledhjes se nė tabelat pėrfundimtare duhet tė pėrfshihen tė gjitha votat e hedhura nė kutinė e gabuar. “Kemi disa fletė votimi qė i keni vlerėsuar tė vlefshme dhe i keni shpėrndarė nėpėr tabela. Duhet tė na jepni pėrgjigje, ose ky vlerėsim ėshtė bėrė kot, ose duhet tė pėrfshihet nė tabelėn pėrfundimtare. Pėrderisa ato tabela janė ligjore, tė gjitha duan pasqyrim nė materialin e paraqitur nga ana juaj”.
    Nga ana tjetėr, pėrfaqėsuesi i PD-sė, Njazi Kosovrasti, theksoi se vendimi ėshtė pėr ndarjen e mandateve, dhe jo pėr miratimin e tabelave, pasi kėtė veprim mė parė e kanė bėrė KZAZ-tė. Nė kėto kushte, sipas demokratėve, ndryshimi i tyre mund tė bėhej vetėm me ankimim nė KQZ. “Materiali qė kemi pėrpara nuk ėshtė miratimi i tabelave nga KQZ, por ndarja e mandateve. Tabelat nuk kanė qenė pjesė e vendimmarrjes pėr t’u miratuar nga KQZ-ja, por nga KZAZ-tė. KZAZ-tė kanė shpallur edhe kryetarėt e minibashkive dhe numrat e votave pėr subjektet politike. Ky rezultat ėshtė i fiksuar, mbi bazėn e tė cilit nuk ka pasur ankim nė KQZ. Nga 11 minibashki ne e kemi kaluar 1 prej tyre, kėshtu qė jemi nė njė tjetėr fazė sot”, tha Kosovrasti. Qėndrimet e dy partive tė mėdha janė transferuar edhe nė tavolinėn e mbledhjeve tė KQZ-sė, ku katėr anėtarėt e djathtė kėrkuan qė tė miratohet vendimi mbi bazėn e tabelave fillestare tė KZAZ-ve, ndėrkohė qė dy anėtarėt e opozitės kėrkuan pėrfshirjen e tė gjitha votave. Nė fund, me katėr vota pro dhe dy kundėr, ndarja e mandateve nuk u miratua pėr shkak se duhet tė plotėsohej kuorumi prej pesė votash. Nė kėto kushte, do tė jetė Kolegji Zgjedhor qė do tė vihet nė lėvizje nga Partia Demokratike, i cili do tė vendosė pėrfundimisht nėse ndarja e mandateve do tė bėhet mbi bazėn e tabelave qė ka pėrgatitur tani KQZ-ja, apo do tė pėrfshihen edhe votat e hedhura gabimisht.
    Kėshilli Bashkiak
    Nė mbledhjen e pasdites, KQZ-ja miratoi me katėr vota pro dhe dy kundėr tabelėn pėrfundimtare tė rezultatit pėr Kėshillin Bashkiak tė Tiranės. Nė kėtė tabelė u pėrfshinė edhe votat e gjetura nė kutinė e gabuar. Socialistėt e kundėrshtuan tabelėn me argumentin se ka mospėrputhje tė numrave mes votuesve dhe fletėve tė votimit tė gjetura nė kuti. “Numri i zgjedhėsve qė kanė votuar nuk korrespondon me numrin e votave tė gjetura nė kuti; numri i fletėve tė vlefshme dhe tė pavlefshme nuk korrespondon me numrin e votave tė gjetura nė kuti. Kėtu ėshtė bėrė njė ēoroditje e madhe”, tha pėrfaqėsuesi i PS-sė, Eridian Salianji. Nga ana e administratės ky pretendim u argumentua me faktin se kėto mospėrputhje ekzistonin edhe pėrpara se KQZ-ja tė hapte kutitė e votimit pėr tė gjetur votat e hedhura nė kutinė e gabuar. Sipas tabelės pėrfundimtare, koalicioni “Aleanca pėr qytetarin” ka 488 vota mė shumė, ose njė mandat mė shumė se koalicioni “Aleanca pėr tė ardhmen”.
    Replikat nė KQZ
    Debati pėr Kėshillin Bashkiak
    Eridian Salianji: Numri i zgjedhėsve qė kanė votuar nuk korrespondon me numrin e votave tė gjetura nė kuti; numri i fletėve tė vlefshme dhe tė pavlefshme nuk korrespondon me numrin e votave tė gjetura nė kuti. Kėtu ėshtė bėrė njė ēoroditje e madhe.
    Arben Ristani: Tabela pėrmbledhėse ka tabelat e grupeve tė numėrimit, plus 117 kutitė, plus numėrimin e votave tė panumėruara sipas vendimit tė Gjykatės. Rezultati ėshtė ky qė kemi pėrpara. Ju s’jeni shumė mirė tė orientuar, ju jeni peshkatarė pa det. Nuk ka peshkatarė pa det. Doni pak det qė tė bėni gjueti pėr peshk. Mė kupton Eridian, se je me perspektivė si djalė?
    Eridian Salianji: Ma jep fjalėn. Nėse s’do ishte diskutuar, unė s’do ta kisha hedhur grepin nė kėtė det qė nuk ėshtė det. Pėrderisa kėtu po notohet, po hidhen peshq, po hidhen karrema dhe ne po diskutojmė.
    Arben Ristani: Tė iku deti prapė, po gjuan nė tė thatė. Ēfarė do ti tė pasqyrojmė nė tabela?
    Eridian Salianji: Sa pėr gjuetinė, ne jemi nė pyll kėtu, nuk jemi nė det. Ne jemi gjahtarėt, ju nuk jeni preha jonė, por e PD-sė.
    Arben Ristani: Do vazhdosh tė gjuash nė tė thatė?
    Eridian Salianji: Ky ėshtė pylli, ju jeni kafshėt e pyllit, gjuheni nga PD-ja, jo nga ne.
    Arben Ristani: Ēfarė do ti, ta shtojmė ne nė tabelė?
    Eridian Salianji: Ju me buzėqeshje dhe me shaka doni ta kaloni kėtė ēorbė qė keni bėrė. Duhet tė miratoni tabelat e 485 tabelave tė grupeve tė numėrimit.
    Dėshira Subashi: Ka disa diferenca mes numrit tė zgjedhėsve e votave nė kuti. Ka diferencė edhe midis fletėve tė pavlefshme dhe tė vlefshme me ato tė gjetura nė kuti.
    Petrit Gjokuta (drejtor i KQZ): Ka disa diferenca logjike nė tabela. Jemi munduar t’i shpjegojmė duke i parė qė nė tabelat e QV-ve.
    Arben Ristani: Kėto diferenca ekzistonin edhe para ndėrhyrjes sė KQZ-sė pėr vlerėsimin e votave tė hedhura gabim?
    Petrit Gjokuta: Diferenca mes votave nė kuti dhe numrit tė zgjedhėsve ka qenė njėsoj gjithmonė. Edhe gabimi njerėzor ėshtė njė nga supozimet.
    Artan Laze: Sot metoda e peshkimit ka ndryshuar, disa qė mund ta quajnė veten peshkatarė, mund ta blejnė peshkun nė dyqan dhe tė thonė qė e kanė zėnė nė det, por peshku nuk ka dalė nga deti, por nga dyqani.
    Arben Ristani: Problemi ėshtė qė edhe ti, edhe Eridiani, edhe Xhafa, e dini sheshin “Skėnderbej” sikur ėshtė deti, po nuk ėshtė deti aty. Ka vajtur deti nė vend tjetėr, vėlla. Mos gjuani te sheshi Skėnderbej.
    Debati pėr minibashkitė
    Eridian Salianji (pėrfaqėsues i PS): Kemi disa fletė votimi qė i keni vlerėsuar tė vlefshme dhe i keni shpėrndarė nėpėr tabela. Duhet tė na jepni pėrgjigje, ose ky vlerėsim ėshtė bėrė kot, ose duhet tė pėrfshihet nė tabelėn pėrfundimtare. Pėrderisa ato tabela janė ligjore, tė gjitha duan pasqyrim nė materialin e paraqitur nga ana juaj.
    Arben Ristani: Tabela e rezultateve ėshtė miratuar nga KZAZ-ja. Pėr kėto tabela nuk pati ankim nga palėt dhe duke mos pasur ankim nga palėt, ky proces ėshtė i pėrmbyllur. KZAZ-tė kanė marrė vendim, atje ku ndėrhyri KQZ-ja mori vendim Gjykata dhe i la nė fuqi. Nė kėtė moment ky proces ėshtė i mbyllur dhe ne nuk mund tė ndėrhyjmė mė.
    Njazi Kosovrasti (pėrfaqėsues i PD): Materiali qė kemi pėrpara nuk ėshtė miratimi i tabelave nga KQZ-ja, por ndarja e mandateve. Tabelat nuk kanė qenė pjesė e vendimmarrjes pėr t’u miratuar nga KQZ-ja, por nga KZAZ-tė. KZAZ-tė kanė shpallur edhe kryetarėt e minibashkive dhe numrat e votave pėr subjektet politike. Ky rezultat ėshtė i fiksuar, mbi bazėn e tė cilit nuk ka pasur ankim nė KQZ. Nga 11 minibashki, ne e kemi kaluar njė prej tyre, kėshtu qė jemi nė njė tjetėr fazė sot.
    Dėshira Subashi: Kodi thotė qė mandatet llogariten mbi bazėn e tabelave tė KZAZ-ve, dhe kėto tabela sot janė tė ndryshuara. Gjithė procedura qė u ndoq ishte nė kundėrshtim me ligjin, sepse afektoi pasoja nė tabelat e njėsive bashkiake, tė Kėshillit dhe tė kryetarit. Tabela e rezultatit pėr njėsitė bashkiake bėri ndryshime, tė cilat duhet tė pasqyrohen nė tabelėn e rezultateve, sepse nuk mund tė kalojnė mandatet e kėshillave pa u pasqyruar ato vota.
    Minibashkitė
    Megjithėse KQZ-ja nuk arriti tė sigurojė kuorumin e nevojshėm pėr tė miratuar ndarjen e mandateve nė kėshillat bashkiakė, pas vendimit tė Kolegjit nuk pritet tė ketė asnjė ndryshim nga parashikimet e partive. Sipas shifrave tė dala nga KQZ-ja rezulton se koalicioni i djathtė ka fituar shumicėn e mandateve nė shtatė kėshilla tė minibashkive, ndėrsa koalicioni i majtė ka fituar katėr njėsi vendore. Nė Njėsinė Nr. 1, Lindita Nikolla e PS-sė, e zgjedhur edhe pėr katėr vjet tė tjera, do tė ketė pėrballė 14 kėshilltarė tė djathtė, ndėrsa e majta ka fituar 13 vende. E njėjta situatė ėshtė edhe nė Njėsinė Nr. 2.
    Vendimi
    Nė mbledhjen e djeshme tė Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve u rrėzua kėrkesa e Partisė sė Unitetit Kombėtar, e cila kėrkonte tė shpalleshin tė pavlefshme zgjedhjet nė Tiranė. Kėsaj partie i ishin lėnė 24 orė kohė pėr tė plotėsuar dokumentacionin dhe dje u vendos qė ajo tė rrėzohej. Kjo ėshtė kėrkesa e tretė pėr pavlefshmėri tė zgjedhjeve nė Tiranė qė rrėzohet nga anėtarėt e KQZ-sė. Fillimisht u rrėzua kėrkesa e Partisė Socialiste dhe mė pas kėrkesa e Partisė Bashkimi Popullor Pensionisteve Shqiptar. Me kėtė objekt, Partia Socialiste i ėshtė drejtuar Kolegjit Zgjedhor, i cili ka vendosur ta shqyrtojė paditė tė mėrkurėn nė orėn 10:00.
    PS: Votat nuk rakordojnė as nė tabelat e Kėshillit

    Avokati i PS nė KQZ, Eridian Salianji
    Partia Socialiste ka ngritur dje nė KQZ shqetėsimin pėr mosrakordim tė shifrave nė tabelėn pėrfundimtare tė rezultatit pėr Kėshillin Bashkiak tė Tiranės. Kėshtu, nė krye tė tabelės thuhet se nė zgjedhjet e 8 majit kanė marrė pjesė 257 175 zgjedhės, ose 51.97% e atyre qė kanė pasur tė drejtė vote. Ndėrkohė, nė rreshtin ku shkruhet numri i votave tė gjetura nė kuti rezulton se janė 257 081 vota. Nga njė llogaritje e thjeshtė del qė nė kuti mungojnė 94 vota. Njė tjetėr mosrakordim i shifrave, sipas socialistėve, ėshtė edhe pėr llogaritjen e votave tė gjetura nė kuti me votat e vlefshme dhe tė pavlefshme. Nga numėrimi i 485 kutive tė Bashkisė sė Tiranės rezulton se janė gjetur 248 008 vota tė vlefshme dhe 8976 vota tė pavlefshme, tė cilat sė bashku bėjnė 256 984 vota. Normalisht kėto vota duhet tė ishin nė kutitė e votimit, por sipas tabelave tė KQZ-sė, numri i votave tė gjetura nė kuti ėshtė 257 081 vota, pra 97 vota mė shumė. Sipas pėrfaqėsuesit tė PD-sė nė KQZ, Njazi Kosovrasti, tashmė nuk mund tė diskutohet mė pėr mosrakordimin e shifrave pėr shkak se kanė kaluar tė gjitha afatet.
    Numėrohet njė qendėr votimi
    Me kėrkesė tė Partisė Socialiste, KQZ-ja ka bėrė pjesė tė tabelės pėrfundimtare rezultatin e njė qendre votimi, nė tė cilėn mė 8 maj ishte ngatėrruar i gjithė procesi. Nė kutinė e Kėshillit Bashkiak ishin hedhur votat e kėshillit tė minibashkisė dhe anasjelltas. Nė procesin e hapjes sė kutive pas vendimit tė Kolegjit, KQZ-ja u detyrua ta numėrojė Qendrėn e Votimit Nr. 1958/1 tė Njėsisė Bashkiake Nr. 9, ku ishin 486 fletė votimi. Nga numėrimi i 1793 kutive (pa qendrėn ku ishte ngatėrruar procesi), rezultoi se koalicioni i PD-sė ka marrė 176 vota, nga tė cilat 104 vota PD-ja dhe koalicioni i PS-sė ka marrė 147 vota, nga tė cilat 114 vota PS-ja.

    ADI SHKEMBI,"Panorama"

  3. #63
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Lulzim Basha, kryetari i ri i Tiranės

    Tashmė, u kry: Lulzim Basha ėshtė kryetari i ri i Bashkisė sė Tiranės. Kolegji Zgjedhor rreth orės 10:00 vendosi rrėzimin e kėrkesės sė Partisė Socialiste si pabazuar nė ligj duke lėnė nė fuqi vendimin e KQZ-sė i cili shpalli me 93 vota fitues kandidatin e djathtė Lulzim Basha si dhe pėr pavlefshmėrinė e 284 qendrave tė votimit nė kryeqytet.
    Nė njė vendim tepėr tė shkurtėr nga ana e relatores sė ēėshtjes Sashenka Jonuzi ėshtė thėnė qė Kolegji ka rrėzuar kėrkesėn e Partisė Socialiste pėr pavlefshmėrinė e zgjedhjeve duke argumentuar vendimin nė nenin 135 duke pushuar ēėshtjen dhe duke lėnė kėshtu nė fuqi vendimin e KQZ ku shpallet fitues Lulzim Basha me 93 vota nė avantazh ndaj Edi Ramės.
    Kolegji Zgjedhor ėshtė investuar dy herė nė lidhje me garėn elektorale pėr kryetar tė Bashkisė Tiranė. Mė 3 Qershor, Kolegji rrėzoi kėrkesė-padinė e Partisė Socialiste, e cila kundėrshtonte vendimin e Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve pėr numėrim tė votave tė hedhura nė kutitė jo pėrkatėse.
    Mė pas, mė 13 Qershor Kolegji pranoi pjesėrisht kėrkesėpadinė e socialistėve, duke urdhėruar KQZ-nė tė kryente njė hetim administrativ nė 368 qendra votimi.
    Kolegji Zgjedhor konsiderohet si organi suprem nė pėrballjen mes palėve pėr njė ēėshtje qė lidhet me zgjedhjet.
    Nė ligj sanksionohet fakti se, vendimi i Kolegjit ėshtė i formės sė prerė dhe nuk mund tė ankimohet.

  4. #64
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    E majta i dhuron Kėshillin Bashkiak PD-sė

    SARANDE – Tė majtėt ia kalojnė votėn kandidatit tė “Aleancės pėr qytetarin” pėr postin e kreut tė Kėshillit Bashkiak tė Sarandės. Ndonėse e majta pėrbėn shumicėn, pasi raporti ėshtė 13 me 12 anėtarė ndėrmjet dy aleancave, Ilir Nikolla, avokat i propozuar nga e djathta, siguroi 13 vota, pėrballė mjekes Enkelejda Vasili, me 12 vota. Edhe votimi pėr nėnkryetar tė Kėshillit nxori fitues kandidaturėn e Luftar Hasanllarit i LSI-sė, mė 13 vota. Po dje, gjatė konstituimit, kryebashkiaku Stefan Ēipa mori zyrtarisht detyrėn. Momenti mė kulmor ishte dorėzimi i shiritit tė kreut tė Bashkisė dhe i kalimit tė pushtetit vendor nga Edmond Gjoka, tek Stefan Ēipa. Prania e ish-kryetarit Gjoka nė kėtė moment dhe fjala e tij ka qenė njė model qytetarie. Ai simbolikisht i dha bashkė me shiritin edhe njė stilolaps pėr tė firmosur aktet e zhvillimit tė Sarandės. Kryebashkiaku Ēipa falėnderoi pėr kėtė mėnyrė tė pėrcjelljes sė mandatit qeverisės dhe siguroi se do tė punojė pėr tė zgjidhur problematikat e komuniteteve. Nėnprefekti i Sarandės, Gjergji Mano, ndėr tė tjera pėrshėndeti pėrfshirjen e elementit femėr nė Kėshillin Bashkiak tė Sarandės, nė njė tė pestėn e tij. Nė mbledhjen e zhvilluar dje ishin tė pranishėm deputetet e majtė, Arben Malaj, Luiza Xhuvani, kryebashkiaku i Himarės Gjergji Goro etj.

    Panorama

  5. #65
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-10-2005
    Postime
    3

    Letra e Kolegjit Zgjedhor drejtuar presidentit

    Letra e Kolegjit
    Anetaret e Kolegjit leter Topit
    Deno sulmet dhe perbaltjen e PS ndaj nesh
    Nė shkrimin me titull, “Akuzat pėr 500 mijė euro, Zbardhet Letra e Kolegjit pėr Topin”, tė publikuar nė tė pėrditshmen “Mapo”, zbulohen detaje tė letrės konfidenciale qė 8 gjyqtarėt e Kolegjit Zgjedhor i kane drejtuar Presidentit te Republikes dhe pėrfaqėsive ndėrkombėtare. Permes kėsaj letre anėtarėt e Kolegjit i kerkojne kreut tė shtetit te reagoje dhe te denoje diskriminimin dhe perbaltjen qe po u behet atyre nga dy drejtuesit kryesore te Partise Socialiste.
    Tė vėnė pėrballė akuzave tė Partisė Socialiste pėr marrje rryshfeti, nė shuma prej 500 mijė eurosh, 8 gjyqtarėt e Kolegjit Zgjedhor shprehin shqetėsimin e tyre pėr sulmin qė ka ndėrmarrė ndaj tyre ish-kryetari i bashkisė sė Tiranės.
    Prej ditesh, kryesocialisti Edi Rama dhe kryetari i grupit parlamentar, Gramoz Ruci, i kane akuzuar gjyqtaret e Kolegjit Zgjedhor se kane marre shuma te medha parash per te percaktuar fituesin e gares ne bashkine e Tiranes.
    Perballe ketij sulmi, anetaret e Kolegjit i kane kerkuar Presidentit te Republikes, njekohesisht edhe perfaqesive nderkombetare qe t’i denojne keto akuza. Nje pjese e permbajtjes se letres eshte zbardhur nga shtypi i perditshem.
    Sipas pėrmbajtjes sė letrės tė zbardhur nga gazeten Mapo, 8 anetaret e Kolegjit shprehen se ndihen te fyer nga akuzat qe po i perbaltin ne menyre absurde dhe i kerkojne kreut te shtetit qe Keshilli i Larte i Drejtesise, i drejtuar prej tij, te diskutoje ceshtjen dhe t’i denoje keto akuza.
    Gjyqtaret e Kolegjit, i cilesojne keto akuza te pabaza dhe sqarojne se ne vendimet e tyre jane udhehequr vetem nga zbatimi i ligjit.
    Akuzat e Edi Rames ndaj anetareve te Kolegjit, shperthyen pas humbjes se tij ne Tirane.
    Madje Partia Socialiste ka kerkuar zyrtarisht edhe hetimin e pasurive te tyre.
    Por keto akuza, sulme e iniciativa te Edi Rames kunder gjyqtareve jane diametralisht te kunderta me qendrimet e tij te meparshme. Ne vitin 2008, Edi Rama ka insistuar personalisht qe ne Kodin Zgjedhor te futej edhe nje nen i posacem, ai me numrin 149, i cili sanksionon se gjyqtari i kolegjit zgjedhor nuk mund t’i nenshtrohet procedimit disiplinor gjate gjithe periudhes per te cilen eshte krijuar kolegji.

    Jolldiz Mitro
    TV KLAN

  6. #66
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-10-2005
    Postime
    3

    PD, ftese PS –se per reformen zgjedhore

    Patozi leter Rucit

    PD, ftese PS –se per reformen zgjedhore
    Socialistet refuzojne nisjen e dialogut

    Me perfudimin e procesit zgjedhor te 8 majit, Partia Demokratike ka ftuar zyrtarisht Partine Socialiste per nisjen e dialogut per reformen zgjedhore. Por socialistet, ndryshe nga sa u shprehen pak dite pas zgjedhjeve te 8 majit, e kane refuzuar kete ftese. Kryetari i Grupit Parlamentar Demokrat, permes nje letre drejtuar homologut te tij socialist, Gramoz Rucit, i ka propozuar nje takim te perbashket per te diskutuar mbi ngritjen e nje komisioni parlamentar per reformen zgjedhore, per te permbushur rekomandimet e OSBE / ODIHR.

    Astrit Patozi

    “Prandaj dhe propozoj qė me datė 15 korrik ose nė njė datė tjetėr, qė Ju mund tė sugjeroni, tė takohemi nė selinė e Kuvendit tė Shqipėrisė dhe tė nisim bisedimet pėr tė ngritur Komisionin Parlamentar tė Reformės Zgjedhore, tė cilin do tė ishte mirė ta miratonim dhe votonim brenda kėtij sesioni. “

    Letra mban daten 13 korrik. Dita e propozuar per takimin percaktohet e premtja e 15 korrikut, por ftesa mbetet e hapur nese kryetari i grupit parlamentar socialist do te propozonte ndonje date tjeter. Por socialistet e kane refuzuar takimin e te premtes dhe nuk kane kthyer pergjigje per te propozuar ndonje date tjeter. Nje qendrim krejt i kundert ky me vete propozimin e kryetarit Rama, te bere me 16 maj, ku ai i kerkoi publikisht mazhorances bashkepunim per reformen zgjedhore.

    Edi Rama 14 maj 2011

    “Qytetarėt e thanė fjalėn e tyre, Shqipėria nuk ka minuta dhe as shanse tė tjera pėr tė humbur. Ēfarė ka shkuar nė kėtė proces zgjedhor mbetet objekt debati e reflektimi pėr secilin. Tanimė jemi gati tė ofrojmė pa asnjė rezervė kontributin tonė pėr ta kthyer kėtė faqe tė shėmtuar, pėrmes njė reforme tė thellė qė do tė garantojė zgjedhje pėrfundimisht tė lira dhe tė ndershme. Fitorja e zgjedhjeve aq mė tepėr njė fitore e madhe si kjo e jona nė 8 maj, duhet kuptuat vetėm si njė shumėfishim pėrgjegjėsish dhe angazhimesh”.

    Pikerisht ne kete fryme, ashtu sic ka kerkuar mazhoranca edhe ne vazhdimesi qe prej zgjedhjeve te pergjithshme te vitit 2009, ka marre udhe edhe iniciativa e demokrateve. Ne letren e Patozit propozohet gjithashtu, qė bashkėkryetarėt e Komisionit Parlamentar tė Reformės Zgjedhore, si drejtuesit e grupeve parlamentare tė mazhorancės dhe opozitės, t’i drejtohen me njė letėr OSBE/ODHIR-it dhe Komisionit tė Venecias pėr t’i ftuar qė tė asistojnė komisionin me ekspertizėn e tyre.
    Nė sinkron me qėndrimin e kahershėm tė mazhorancės, kryetari i Grupit Parlamentar Demokrat garanton voten pa hezitim per te gjitha amendamentet qė do tė paraqiten nga socialsitėt nė Komisionin e Reformės Zgjedhore, me kushtin e vetėm qė ato tė kenė marrė mė parė vlerėsimin pozitiv tė OSBE/ODHIR-it dhe Komisionit tė Venecias.



    Jolldiz Mitro
    TV KLAN

  7. #67
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-10-2005
    Postime
    3

    Kume pėr reformėn zgjedhore

    Kume pėr reformėn zgjedhore

    Nė njė kohė kur apeli I ndėrkombėtarėve ėshtė I qartė pėr klasėn politike, tė niset sa mė parė nga puna pėr reformėn zgjedhore, ekspertėt e ligjit sqarojnė se nuk duhet humbur kohė pėr njė produkt qė duhet tė jetė gjithpėrfshirės. Sipas ish- kryetarit tė Komisionit Qėndror tė Zgjedhjeve, Kristaq Kume dy forcat e mėdha nuk duhet tė dėshtojnė nė kėtė mison sikundėr ndodhi me procesin e mbetur nė mes tė rrugės nė tetor tė 2010 dhe qė nuk u finalizua pėr mungesė vullneti. Proces qė sikundėr tha Kume I ēoi palėt nė zgjedhjet e 8 majit pa njė reformė zgjedhore.

    Kristaq Kume
    “Kėrkohet qė tė jetė njė proces gjithpėrfshorės ndaj dhe kėmbėngulet qė tė niset nė shtator. Klasa politke tė ketė vullnet pėr realizimin e njė reforme e cila nė zgjedhjet e 2011 s'u realizua. Ndaj dhe Kantrimen thekson se a janė tė gatshėm dy forcat e mėdha, ata nuk ishin tė gatshėm tė gjenin zgjidhje pėrmes njė vullneti politk. Gjithashtu reforma ėshtė kusht edhe pėr integrimin nė BE.



    Nisur nga nevoja e njė reforme tė thellė dhe gjithpėrfshirėse zgjedhore, zoti Kume ofron dhe alternativat ligjore qė sipas tij do tė pėrmirėsojnė ndjeshėm kodin elektoral. Pėr tė gjithēka nis nga alfa e kėtij procesi, mėnyra sesi duhet votuar. Ndaj ai sugjeron votimin elektronik , si njė mundėsi shumė e mirė pėr tė krijuar besueshmėri mė tė madhe tek qytetarėt.

    Ish kryetari I KQZ-sė shkon mė tej teksa I referohet dhe disa ndryshimeve qė kanė tė bėjnė me administrimin e procesit, depolitizimin e KQZ-sė dhe komisioneve tė niveleve tė tjera.

    Kristaq Kume
    "Tė depolitizohet KQZ dhe komisonet zonale, tė rishikohet sistemi pėr partitė e vogla, dhe tė ulet rroli I partive tė mėdha nė administrim tė procesit zgjedhor"



    Por ndonėse apeli I Brukselit dhe Uashingtonit ėshtė I qartė, qė politika tė mos humbaseė koheė, Partia Socialiste duket larg bashkėpunimit, me nje qasje tė ndryshme nga sa ka deklaruar disa herė gjatė majit dhe qershorit, kryetari i saj Rama. Nė frymėn e bashkėpunimit, mazhoranca ka berė tė qartė se do tė votojė ֛do amendim tė kodit zgjedhor tė propozuar nga opozita, me kushtin e vetėm, qė kėto propozime tė jenė tė certifikuara nga OSBE / ODIHR-i dhe Komisioni i Venecias. Ky konfiguracion faktesh vėrteton se reforma zgjedhore mbetet sėrish peng i vullnetit tė Partisė Socialiste, pa voten e sė ciles, nuk mund te ketė asnjė ndėrhyrje nė ligjin e zgjedhjeve.

    Jolldiz Mitro
    TV KLAN

  8. #68

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •