Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 1 prej 1
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,463
    Faleminderit
    274
    38 falenderime nė 37 postime

    Lediana Stillo

    Nga: Rovena Vata


    Lediana Stillo qė njihet shumė pak pėr publikun, para pak ditėsh, u prezantua pėr herė tė parė me lexuesit e saj me librat “Paqja e perėndive” (poezi) dhe “Mėkati i heshtjes” (5 drama).

    Fillesat e krijimtarisė sė Stilos janė nė vitin 2008 me librin e parė me poezi “Lotėt e Nimfės”, qė ėshtė vlerėsuar nga Lidhja Ndėrkombėtare e Shkrimtarėve dhe Poetėve “Pegasi” me ēmimin e parė pėr tė rinjtė. Libėr ky i pėrbėrė me poezi qė sipas saj ishin jo fort tė konsoliduara, por shprehen fillesat drejt njė rruge letrare. Hapja e promovimit tė librave nisi me prezantimin e tyre nga prof. Agron Tufa, i cili fillimisht dha disa informacione rreth jetės sė saj nė SHBA.

    “Lediana prej shumė vitesh jeton dhe punon nė Boston. Ajo nuk vjen prej botės sė studimeve letrare, por nga bota e shkencave ekonomike dhe kjo gjė ka ndikuar pozitivisht tek ajo si krijuese, pasi nuk i ėshtė dėmtuar apo cenuar fryma e saj krijuese si produkt i intuitės, duke mos qenė nėn trysninė e leximeve tė detyruara letrare, por e ēlirėt nga tema kursi, pra duke bartur njė pasion tė pastruar e tė pacenuar qė na sjell ndėr mend Ēehovin. Si poete kreative Lediana ėshtė pjesė e kontigjentit krijues qė ėshtė larguar nga Shqipėria dhe ėshtė pėrpjekur gjithmonė tė gjejė pasionin nė kohė e nė hapėsirė nė Amerikėn e largėt. Ajo eksperimenton edhe nė gjinitė e tjera letrare qė sė shpejti do tė dalin nė qarkullim pėr gjithė lexuesit.

    Libri i saj i ri “Mėkati i heshtjes” me 5 drama na sjell atė ēka mungon ne letėrsinė bashkėkohore sot, edhe pse ekzistojnė personalitete qė e pėrfaqėsojnė denjėsisht artin dramatik si Stefan Ēapalikun si tė vetmin dramaturg bashkėkohor nė ditėt tona”, - ishte fjala e Tufės. Mė pas, ky promovim vijoi me interpretimin e disa prej poezive nga vetė autorja, duke krijuar kėshtu njė atmosferė tė kėndshme, ēlodhėse dhe tė paqtė pėr pjesėmarrėsit qė e ndiqnin me shumė vėmendje e kėnaqėsi. Leximeve tė poezive prej saj iu bashkėngjiten edhe shumė pyetje dhe komente prej lexuesve pjesėmarrės, pėrmendim kėtu shkrimtarin Primo Shllaku, i cili u shpreh: “Ardhja e poezisė sė Ledianės nė letrat shqipe pėrbėn njė fenomen tė ri, duke na dhėnė njė botė letrare qė vjen nga njė botė jashtėletrare (duke qenė se formimi i saj universitar i pėrket fushės ekonomike), pa stigma tė shkollės, por me liri dhe spontanitet. Lediana bart njė ngarkesė emocionale tė brendshme, qė e shpreh pėrmes poezisė dhe duke mos pranuar tė derdhi lot malli pėr atdheun, por duke e konsideruar gjuhėn atdhe e duke e rindėrtuar atdheun sikur tė ishin dy-tre legenė me ujė tė kripur nga shtėpia e saj. Ajo shpreh disa korrelacione qė ka me njeriun dhe me veten e saj”. Zoti Shllaku e konsideroi artin krijues tė Ledianės si ardhjen e njė falange, sepse fjala “poeteshė”, sipas tij, ėshtė njė fjalė e madhe e s’mund tė hidhen pėr tė fjalėt si para bakri, pasi tė qenit poet/poete nuk ėshtė zanat. Sipas tij, nė ditėt e sotme vihet re fakti qė ekzistojnė shembuj tė tillė si Ledia Dushi, Lediana Stillo, Natasha Lako etj., tė cilat po sjellin njė revolucion jo vetėm letrar e gjinor, por edhe seksual, e thėnė me pak eufemizėm, zėra tė cilėt kanė krijuar fizionomi tė re letrare, duke mos mbetur nėn modelet e traditės pararendėse. Pėrveē kėtyre komenteve apo analizave tė shkurtra, nė kėtė promovim, i konsideruar si njė mbrėmje poetike, pati gjithashtu edhe lexues tė pranishėm, tė cilėt me shumė dėshirė interpretuan poezi nga libri “Pax Deorum”. Kėtu pėrmendim Manjola Brahajn, e cila interpretoi poezinė “Tė shkruash tė kaluarėn tėnde” dhe Elvana Zaimi poezinė “Tė jesh grua”, tė cilat shėrbyen edhe si katalizator pėr ndezjen e atmosferės sė bisedave dhe diskutimeve qė u bėnė pėr letėrsinė, tė qenit grua e mė pas duke depėrtuar thellė nė botėn shpirtėrore tė vetė krijueses. Nė kėtė takim nuk munguan edhe mjaft pyetje, njė ndėr to ishte: “Roli dhe raporti qė ekziston mes Ledianės si poete dhe Ledianės si person me mitet”, e drejtuar nga Elvana Zaimi, pėr tė cilėn Lediana iu pėrgjigj duke u shprehur se miti pėr tė ishte njė gur themeli pėr tė shkruar poezi, duke filluar nga individualja e pėr tė arritur tek e pėrgjithshmja, por qė fillimisht ka qenė thjesht njė detaj i vogėl ngacmues. Sipas saj, miti pėr tė ėshtė mėnyrė pėr tė shprehur modernen, madje ajo theksoi edhe raportin e saj tė afėrt me botėn antike, me zbulimet arkeologjike dhe botėn e mistereve qė ato bartin, duke e konsideruar antikitetin si pikė referenciale pėr tė marrė spunto drejt shfaqjes sė modernitetit. E. Zaimi vijoi mė tej duke i drejtuar pyetjen: “A ka ndikuar distanca fizike qė ke pasur me Shqipėrinė nė krijimtarinė tende, si motiv dhimbjeje, malli, mungese, d.m.th si e sheh veten nėse do jetoje kėtu?” Kėsaj pyetjeje autorja iu pėrgjigj pėrmes thėnies sė famshme tė Niēes: “Nga dhimbja e madhe lindin artet e mėdha”, duke na rrėfyer mė pas edhe se humbja e babait tė saj ka qenė njė ndėr ato dhimbje tė mėdha prej nga kanė lindur pėrjetimet artistike letrare e pėr t’i hedhur mė pas kėto ndjesi nė letėr, si njė mėnyrė e mirė ēlirimi e katarsi shpirtėror.

    Agron Tufa e pyet mė tej pėr arsyen e djegies sė poezive tė para dhe sipas saj ky veprim kishte ardhur si rrjedhojė e mosvlerėsimit tė tyre, pasi nė kėndvėshtrimin e saj ato ishin poezi tė pavlera e pa nivel tė lartė artistik. Kjo pėrgjigje i shkaktoi efekt zotit Tufa pėr tė na thėnė se tė njėjtėn ndjesi kishte pėrjetuar edhe ai, por qė pėr fat tė mirė u dogjėn duart dhe jo poezitė, si nė rastin e Ledianės. Ndėrkohė, shkrimtari Primo Shllaku shton: “Njė libėr i mirė mund ta fillojė jetėn si libėr i keq”, dukuri kjo e cila ka ndodhur shpesh nė letėrsi.



    Ledi Stillo

    Flitet shumė pėr origjinalitet, ēfarė kuptoni ju me kėtė term?

    Origjinaliteti ėshtė mėnyra e re e tė thėnit tė vetės, tė jesh vetvetja nė mėnyrėn tėnde, jo tjetri.



    Bota ndikon tek ne, duke qenė se ne jemi qenie tė brendapėrfshira nė tė, nga ēasti kur lindim e deri sa vdesim, cili ėshtė raporti juaj me botėn?

    Jam e ndarė nga bota, e divorcuar prej saj, kam kontakt vetėm me njerėz tė shtresave letrare, qė mė vlerėsojnė dhe i vlerėsoj shumė. Veēimi me botėn ka ardhur si pasojė e kėrkesės sė botės pėr tė mė vendosur maskėn e saj dhe lufta ime ėshtė gjithmonė pėr tė hequr kėtė maskė.



    Ēka ju bėn ta adhuroni kaq shumė botėn mitike?

    Bota mitike pėr mua ėshtė eksperiment i ri, kėshtu qė unė pėrmes saj shoh tė shkuarėn, tė sotmen dhe tė ardhmen baras me zero. Jam vetė si person njeri antik nė mėnyrėn time, pasi kam kushtet e mia tė moralitetit, kam normat e mia. Jam njeri kundėr rregullave shoqėrore.



    Nė njė nga aforizmat e tij Konfuzi thotė: “Mos u shqetėso qė asnjėri nuk tė njeh, pėrpiqu tė bėhesh i denjė pėr njohjen”, si e interpretoni ju kėtė?

    Nėse unė jam ajo pėr tė cilėn luftoj, tė jem femėr, tė sjell njė botė femėrore siē unė e ndiej, pra nėse unė do jem e pastėr deri nė fund, unė e kam arritur kėtė njohje.



    Thuhet se “ata qė kanė lindur tė ditur, janė mė tė mirėt. Ata qė njohin me anė tė tė mėsuarit vijnė mė pas”, ju si e shpjegoni?

    Njeriu bėhet i ditur duke mėsuar, ai ėshtė gjithnjė nė kėrkim tė gjėrave tė reja, qė i arrin duke rrėnuar thellė nė botėn e dijes, i pėrket apo jo botės letrare, kjo nuk ka shumė rėndėsi.



    Njė nga poezitė e tua titullohet “Duel me gjuhen”, pse “Duel me gjuhen”?

    E prisja kėtė pyetje (qesh). Gjuha e jashtme dhe gjuha e brendshme janė nė lufte me njėra-tjetrėn, gjuha e vogėl nuk ka forcė tė ēajė pėrpara, gjuha e madhe nuk ta hap derėn dhe kam gjetur gjuhėn letrare pėr tė shprehur aty ku dua tė depėrtoj.



    Njėrėn nga poezitė ju e keni titulluar “Tė shkruash tė kaluarėn tende”, pėr ju cila ėshtė me e thjeshtė pėr t’u shkruar, e kaluara apo e sotmja?

    Unė mendoj qė vėshtirėsia mė e madhe ėshtė pėr tė shkruar tė sotmen, pasi barrierat e sė shkuarės tė vėnė mure pėr tė tashmen.



    Deti del shpesh nė poezitė e tua, e sheh si pengese apo si bashkim?

    Deti ėshtė bashkim pėr mua, madje mė sjell paqe, ėndrra tė parealizuara, mė sjell qetėsi, ngrohtėsinė qė tek njerėzit nuk e gjej, aq mė tepėr qė edhe fizikisht jetoj shumė pranė Oqeanit Atlantik.



    Pse Prometeu, zjarri pėr ty ėshtė pasion apo djegie?

    Ashtu si Prometeu donte tė sillte zjarrin pėr mirė, edhe pėr mua zjarri ėshtė pasion, madje ėshtė njė diell qė mė ngroh gjithmonė.



    Si ėshtė raporti juaj me vdekjen?

    Vdekjen nuk e takoj kurrė, d.m.th nuk e kam frikė, edhe pse nė ēdo moment mund tė ndodhė. Thuhet se vdekja e hershme ėshtė mė e kollajshme. Ekzistojnė dy lloj vdekjesh, fizike dhe shpirtėrore, mua mė tremb vdekja shpirtėrore, e cila mė ka ndodhur jo rrallė, por jam ringjallur. Vdekjen reale nuk e takoj!



    Si vepron me poezitė e tua, kėto qė ne lexojmė nė libėr janė tė pėrpunuara apo bruto?

    Poezitė e mia i pėrpunoj, madje unė mund tė them qė jam shumė maniake pėr tė mos lėnė poezi bruto. Kjo gjė vjen tek unė edhe prej asaj ēka mjeshtėrit e mi mė kanė mėsuar se poezia duhet skalitur-skalitur gjithmonė derisa tė marrė formėn pėrfundimtare.



    Raporti yt mė i fortė ėshtė me poezinė apo me dramėn?

    Unė mendoj se ēdo dramė ėshtė nė thelbin e vet njė poezi, madje me mua ka ndodhur qė nė fillim dramat i nisja e nuk ua nxirrja substraktin, i lija tė papėrfunduara. Drama e parė ka qenė fare rastėsore, e paplanifikuar si e tillė, ndodhi, se si, nuk e di.



    Keni menduar qė dramat tuaja tė mund t’i vini nė skenė?

    Pėr momentin jo! Preferoj qė tė jenė tė shkruara nė letėr, por nė tė ardhmen nuk mund tė parashikoj se ē’do tė ndodhė pėr t’u vėnė apo jo nė skenė.



    Kanė ndodhur shpesh tek ju paragjykime letrare?

    Po! Ka ndodhur disa herė, nuk botoj pėr famė, shkruaj pėr vete, n.q.s. dikush do ta bėjė paragjykim ėshtė i lirė, le ta bėjė, nuk ka asgjė tė keqe.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Fiori : 11-05-2011 mė 14:47
    Askush nuk te pyt: ē'ka bere atedheu per ty por ē'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •