UNIONI GJITHËKOMBËTAR SHQIPTAR
ALBANIAN NATIONAL UNION


FTESË


Të nderuar bashkëkombas, të nderuar veprimtarë të kauzës gjithëkombëtare, të nderuar ju që merreni me shkrime, të nderuar edhe ju që dëshironi të dëgjoni kumtesa nga më të ndryshmet lidhur me RIBASHKIMIN E KOMBIT, jeni të ftuar që të merrni pjesë në tribunën politike – diplomatike, që do të mbahet më 24 maj 2011, duke filluar në ora 10, në Hotel Grand në Prishtinë.

Në tribunë do të trajtohen pyetjet si më poshtë:

1.Kosovës i ndalohet Bashkimi me ndonjë shtet ose pjesë të ndonjë shteti tjetër sipas nenit 3 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Mirëpo të RIBASHKOHET me Shqipërinë nuk bëhet fjalë në Kushtetutën e Kosovës.

2.Domosdoshmëria e zgjedhjes së problemit shqiptar është imperativ i kohës për të pasur paqë e rehati të qëndrueshme në rajon, thonë nacionalistët shqiptarë.

3.Të mirat që sjellë Ribashkimi Kombëtar për shqiptarët, për shqiptarët dhe për rajonin, sipas pikëpamjeve të ekspertëve të fushave të ndryshme.

4.A ka mbështetje dhe interesë institucional në Kosovë, në Shqipëri dhe në Bashkësinë Ndërkombëtare Ribashkimi Kombëtar Shqiptar?

5.Kontributi i mërgatës në sensibilizimin e idesë për Ribashkim Kombëtar Shqiptar dhe angazhimi i tyre për bërjen e Shqipërisë Etnike

6.Çfarë zhvillimi ekonomik mund të pritet me Ribashkim Kombëtar Shqiptar
Pjesëmarrja dhe kumtesa e juaj afirmon idenë për Ribashkim Kombëtar Shqiptar, prandaj jepeni kontributin Tuaj.

Këshilli Organizativ
Prof. Hazir Shala

P.S. Kumtesat mund të paraqiten edhe nga pyetjet tjera, por që janë në harmoni me temën:RIBASHKIMI I KOMBIT. Kumtesat mund të lexohen në qoftë se janë dy faqe shkrimi.