Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-08-2005
    Postime
    435

    Per here te pare pas 20 vjetesh PS struket ne Pallatin e Sportit

    Eshte hera e pare ne keto 2 dekada qe PS ben mitingun kryesor elektoral te fushates, brenda nje salle te mbyllur. Ndonese rikandidon per Tiranen, Rama beri premtime qe i ben vetem nje kandidat per kryeminister. Keshtu, Partia Socialiste dhe aleatet e saj, te grumbulluar ne koalicionin opozitar "Aleanca per te Ardhmen", dhe e drejtuar nga kryesocialisti Rama kane mbyllur mbreme fushaten e zgjedhjeve vendore te 8 majit, ne Pallatin e Sportit "Asllan Rusi". Per here te pare, mbyllja e fushates elektorale te PS per 20 vjet me radhe nuk eshte bere ne sheshin qendror te kryeqytetit, as ne sheshin "Nene Tereza" por ne nje ambient te mbyllur, sic eshte pallati i sportit i lojerave me dore. Pas paraqitjes se nje videoje me pamjet filmike ku tregohej si ka qene Tirana, ku eshte tani dhe te ardhmen e saj e mori fjalen kryetari i PS-se, kandidati per kryetar i bashkise se Tiranes, Edi Rama. Ai tha se vete ai dhe PS "jemi angazhuar per te luftuar papunesine. Do t'i heqim tatimet e qeverise cdo biznesi te vogel, lehtesira fiskale cdo biznesi prodhues, do te garantojme te drejtat e papunesise, asnje takse per te gjithe kategorite ne nevoje, 50 % te qirase per cdo familje te pastrehe qe nuk ka ate ardhura per te marre nje qira dhe kredi lehtesuese per familjet me te ardhura te vogla". Njeheresh kreu socialist nuk ka munguar te shprehet kunder presionit qe kjo qeverisje po ushtron ndaj administrates. "Kurre me mesues te vene nen presion per interesat e pushtetit. Kurre me nje pushtet qe tenton t'u lexoje dhe grabise voten. Jemi angazhuar te pergjysmojme TVSh per ushqimet baze dhe ta bejme zero TVSh per buken, qumeshtin, vezet sepse nuk mund te kete nje femije qe ne 2011 te mos kete qumesht te lagi buzet, kjo eshte e pafalshme", tha me tej Rama. Ai beri thirrje te votojne per Ramen, per PS-ne dhe per kandidatet e "Aleances per te Ardhmen" qe "t'i japim fund kaosit territorial e t'i hapim rruge ndryshimit te Shqiperise, qe dikur quhej zonje e rende dhe qe sot po sakatohet nga nje pushtet i vjedhur dhe nje pushteti qe vrau se do te vjedhe". Me tej, Rama premtoi se kete pakt do ta permbushin ne harkun e 4 viteve sepse kjo eshte e vetmja rruge. Kreu i PS dhe kandidati per bashkine e Tiranes per zgjedhjet e 8 majit, ka vene theksin tek arsyet pse qytetaret duhet te votojne kandidatet e "Aleances per te ardhmen". Ai ka permendur tre pikat kryesore te paktit me qytetarin qe perqendrohen tek punesimi, familja dhe e ardhmja. "Ne jemi e vetmja rruga e cdo njeriu te zakonshem qe beson te Shqiperia e talenti i ketij populli te mrekullueshem, qe beson tek puna, ndershmeria, bashkejetesa qytetare pavaresisht perkatesive krahinore, fetare, partiake, gjinise dhe moshes. Kjo eshte e vetmja rruge, rruga e "Aleances per te ardhmen'",-tha Rama. "Ne kemi nenshkruar nje pakt qytetar per punesimin, familjen dhe endrrat qe behen realitet. Ky pakt eshte angazhimi yne solemn perpara te gjithe qytetareve te Tiranes dhe Shqiperise, per t'i hapur nje lufte te ashper papunesise qe kercenon te ardhmen e cdo shqiptari. Ne jemi angazhuar solemnisht ne paktin tone qytetar per te mbeshtetur te rejat e te rinjte qe te dalin nga rruga e papunesise dhe te hyne ne rrugen e punes dhe jetes se ndershme. Ne jemi angazhuar per t'i bere lehtesira te forta fiskale cdo biznesi prodhues se ne parafytyrojme nje atdhe qe ofron vende pune dhe mundesi per cdonjerin qe kerkon pune te ndershme. Kurre me presione mbi nepunesit e shtetit. Kurre me presione mbi ata qe paguhen me kontributet e qytetareve dhe kercenohen me buken e gojes", eshte shprehur Rama. "Ne jemi angazhuar qe ta perkrahim dhe mbrojme familjen shqiptare. Ne mbrojme te ardhmen e cdo mesuesi. Kurre me mesues qe merren me force ne mitingjet e qeverise. Kur me mesues ku shteti tenton t'u diktoje dhe marre me force voten. Jemi angazhuar ta bejme zero TVSH-ne e ilaceve sepse nuk mund te kete te moshuar qe te marrin ilace me liste ne vitin 2011. Jemi angazhuar te kemi nje vend me 100% rruge te asfaltuara, me pastrim shembullor dhe nje transport publik te standardeve evropiane sic eshte Tirana e sotme",-theksoi Rama. Kreu i PS-se me pas iu eshte drejtua te gjithe votuesve duke theksuar se PS-ja dhe "Aleanca per te Ardhmen" jane e vetmja rruge per te ardhmen e ketij vendi. "Motra dhe vellezer, me lejoni qe t'ju pershkruaj arsyet pse nje qytetar i Tiranes pavaresisht bindjeve dhe perkatesise duhet te votoje per mua, PS-ne dhe 'Aleancen per te Ardhmen'. Cdo prind i ketij qyteti duhet te votoj per 'Aleancen per te Ardhmen' dhe kandidatet tane, sepse asnje prind qe vertete e do femijen e tij, ashtu sic cdo prind, nuk mund te lejoje kercenimin e mesuesit te femijes se tij. Ai eshte qenia me e dashur dhe shtylla e nje shoqerie demokratike te emancipuar, qe sheh nga e ardhmja",-tha Rama. Sipas tij, te papunet duhet te votojne se sot ne qeveri jane 1 milion te papune kjo eshte nje shifer qe, edhe e vetme, do te bente qe kryeministri te kerkonte falje dhe te ikte si i paafte per ta bere ate detyre. "Saliu nuk eshte kryeministri i Shqiperise, por thjesht perfaqesuesi i nje qeverie te kthyer ne regjim, qe flet per ju dhe mendon vetem per vete", theksoi Rama.

    Shtypi.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anėtarėsuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    kjo tregon se Edveri ja ka arritur qellimit te tij kryesor ..... asaj te shkaterrimit te PS .....


    .
    "They will not control us, We will be victorious"

  3. #3
    i regjistruar Maska e Breshka
    Anėtarėsuar
    10-06-2002
    Postime
    351
    Citim Postuar mė parė nga mesuesi_1 Lexo Postimin
    kjo tregon se Edveri ja ka arritur qellimit te tij kryesor ..... asaj te shkaterrimit te PS .....


    .
    Zoti e bekofte, ate dhe Nanon qe e solli nga katakombet e parisit....

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e gjirfabe
    Anėtarėsuar
    23-06-2004
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    576
    Kjo tregon se Edveri ja ka arritur qellimit te tij kryesor ..... asaj te shkaterrimit te PS .....

    Zoti e bekofte, ate dhe Nanon qe e solli nga katakombet e parisit....
    Me shprese qe do te rikrijohet nje parti opozitare per te qene,

    per te patur rrotacione normale demokratike,

    nga te cilat se pari te perfitoj Shqiperia dhe pastaj partite.



    AMIIIIN !!!!

    AMEEEN !!!!

    ASHTU U BEFTE !!!!!!!


    .

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    nuk struken kanibalet joo..
    patjeter sot rucua .. shefi i shtabit te kesaj armates se kuqe do cfaqet sa ne fier sa ne tepelene tirane e kudo duke terrorizuar komisioneret demokrate qe te perulen para kercenimeve polpotiste e te firmosin shifrat qe do ed rucua..
    bamir topua nuk u ndje fare per kte armaten bandite qe eshte totalisht e paligjshme..
    as banditja ina rama..

    pra ka shum rreziqe kjo dite..
    dasht Zoti dhe Arvizi e te mos shkoj puna deri ne kasaphanė..

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Flet per femijen dhe detyrat e prindit , ky person qe e mohoi per 15 vjet rresht femijen e tij dhe nevojat e femijes se tij per mjekime
    ptu
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •