Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anėtarėsuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050

    A ka PS skenar pėr prishjen e zgjedhjeve te 8 Majit?!

    A ka PS skenar pėr prishjen e zgjedhjeve?!


    ABC News



    A ka Partia Socialiste njė skenar pėr prishjen e zgjedhjeve tė 8 majit, duke tėrhequr komisionerėt e saj?

    Ajo nuk e ka pohuar fjalė pėr fjalė ende, por e vėrteta ėshtė qė ende as nuk e ka pėrjashtuar njė mundėsi tė tillė. Madje mobilizimi me tė gjitha strukturat e saj, sė fundmi edhe ushtarake e policore, veēse e konfirmojnė kėtė skenar.

    Kjo nuk ėshtė njė risi, por, pėr 2011-ėn, njė disipline edhe ushtarake e tipit “Tė jesh a tė mos jesh”.

    Ndoshta risi ishte nė 2007-ėn, kur pas krizės sė ēertifikatės qė shtyu zgjedhjet, forca kryesore nė opozitė pati gati ditėn e zgjedhjeve njė strukture tė ngjashme pėr kryeqytetin me pretendimin pėr tė mbrojtur votėn, por qė nė fakt ia arriti mė sė miri tė bllokonte votimin e qytetarėve, teksa rekordin e shėnoi nė Kombinat me mbylljen e njė qendre disa orė para orarit zyrtar.

    Pėr parantezė, kjo strukturė nė 2007-ėn pėr kryeqytetin drejtohej nga Paulin Stėrkaj qė vetėm dy vite mė vonė u bė demokrat dhe dy vite mė pas u rikthye socialist, dhe nė kėto zgjedhje ka nė krah ish-drejtorin e policisė, Pjerin Ndreun, i veshur politikisht sot si kryetar i socialistėve tė Tiranės.

    Ky skenar qėndron frikshėm pezull kėto ditė fushate, ndėrsa vijojnė incidentet pėr tė cilat kurrė Partia Socialiste nuk bėri thirrje tė pushojnė, madje me retorikėn e saj tė ashpėr zgjedh veēse tė karikojė militantėt se kjo ėshtė rruga e vetme pėr votėn e tyre nė rrezik, kjo ėshtė rruga e vetme e tipit “Tė jesh a tė mos jesh”.

    Dyshimet pėr planin e prishjes sė zgjedhjeve nė rast tė konstatimit tė humbjes, veē deklaratave politike u pėrforcuan pak ditė mė parė dhe nga presidenti i Republikės, Bamir Topi. Nga Vlora, kreu i shtetit do t’u bėnte apel atyre qė kanė nė mendje skenarė paralelė pėr prishje tė zgjedhjeve, qė t’i harrojnė ata.

    E vėrteta ėshtė se ky skenar qėndron edhe si kryepyetje nė ēdo njė prej skaletave tė moderatorėve tė emisioneve politike nė media, si asnjė herė tjetėr nė prag zgjedhjesh.

    Treshja e ambasadorėve amerikanė tė Bashkimit Europian dhe OSBE-sė gjithashtu pėrcollėn njė mesazh tė qartė pėr ditėn e zgjedhjeve, nė pėrpjekje pėr tė qetėsuar gjakrat, nė pėrpjekje tė pėrditshme pėr t’u thėnė shqiptarėve: Shikoni, dita e votimit nuk ėshtė njė ēėshtje pėr jetė a vdekje, siē ndonjė politikan mund ta paraqesė, nė tipin ēėshtja ėshtė tė jesh a tė mos jesh.

    Por pėrballe politikės, megjithėse tė mandatuar nga ajo, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ndoshta si kurrė ndonjė herė po i paraprin ēdo situate rreziku qė mund tė bllokonte qendrat e votimit, dhe punėn e tij si administrator procesi.

    Me vendimarrjen e tij, KQZ po vepron pėr tė garantuar mbarėvajtjen e zgjedhjeve tė 8 majit dhe kreu i kėtij Ristani disa herė publikisht ka shprehur druajtje pėr vėnien nė jetė tė kėtij skenari, ndėrsa i ka kėrkuar policisė dhe prokurorisė qė nė raste tė ngjashme tė veprojnė menjėherė pėr ndjekjen penale tė gjithė komisionerėve qė do tė konsumonin veprėn penale tė shpėrdorimit tė detyrės, duke e braktisur komisionin.

    Po nė funksion tė kėsaj gatishmėrie ishte dhe projekt-vendimi pėr vulat rezerve nė rast tė braktisjes sė qendrės sė votimit nga komisionerėt sė bashku me vulėn, hasur si raste tė veēanta nė zgjedhjet e shkuara, por ky vendim qė me sa duket vinte pėr t’i bėrė pritė njė rrėmbimi masiv vulash, u refuzua nga anėtarėt socialistė nė komision. Ambasadori i OSBE-sė, nė fakt e pa kėtė masė si kontribut nė mbarėvajtjen e procesit.

    Njė tjetėr skenar i konfirmuar nga socialistėt pėr ditėn e zgjedhjeve janė listat paralele qė pėrfaqėsuesit e saj do tė kenė nė komisione.

    Nėse kjo do tė ndodhė, sipas kreut tė KQZ-sė, Ristani, ėshtė njė parapėrgatitje pėr tė prishur zgjedhjet. Nė fakt, KQZ-ja mund tė vendosė shumė gjera, mund tė ndėrmarrė ēdo vendim, por jo vendimet e brendshme politike qė i shohin zgjedhjet vendore jo mė si njė test pėr integrimin e vendit, por si njė test karriere politike: tė tipit ēėshtja ėshtė tė jesh a tė mos jesh, projektuar nė parimin tjetėr se pėr kėtė: Qėllimi justifikon mjetin.

    Por nė kėtė rast, vlen edhe tė pyeten se sa do tė jenė tė gatshėm t’i pėrgjigjen kryebashkiakut tė Tiranės, kryebashkiaket e tjerė socialistė qė garues edhe nė kėtė 8 maj e qė sėrish mund tė ndihen mė tė sigurt nė fitoren e tyre.

    Vlen tė pyeten edhe demokratet e rekrutuar nė bastionet e PD-sė nga Partia Socialiste, nėse do t’i binden njė urdhri politik tė njė partie qė nuk i pėrkasin.

    Kėto dhe tė tjera janė njė sėrė pyetjesh qė tė rrotullojnė rreth asaj tė fillimit se a ka PS-ja njė skenar pėr tė prishur zgjedhjet dhe nė kėto zgjedhje qė janė mė pranė qytetarit, ku zgjedh aktualisht forca kryesore nė opozitė tė qėndrojė sepse ēėshtja ėshtė tė jesh apo tė mos jesh, dhe nė kėtė rast forca ėshtė tė jesh, por pranė qytetarit.

    http://www.abcnews.al/speciale/speciale/1/51
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga mesuesi_1 : 05-05-2011 mė 06:57
    "They will not control us, We will be victorious"

  2. #2
    Mire ėshte puna mire Maska e PLAKU
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Sondazh A dyshoni se Partia Socialiste ka njė skenar tė fshehtė pėr ta sabotuar procesin zgjedhor tė 8 Majit?


    Po 76%

    Jo 14%


    Ndoshta 10%




    Totali i votave: 843
    Pa Kosovė e Ēamėri nuk ka Shqipėri

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •