http://www.shekulli.com.al/ekonomia/...rupsioni.shtml

Raporti i Paktit tė Stabilitetit pėr Shqipėrinė dhe USAID japin shifra alarmante pėr korrupsionin. Shqipėria, pėrsėri vendi mė i korruptuar - Rryshfetet shtrihen nga doganat e deri te shitja e votės sė deputetėve tė Kuvendit

Anketimi
Tė anketuarit mendojnė se:

50 % e firmave rryshfete pėr taksat
20 % e firmave vendimet e Gjykatės ose e arbitrazhit
25 % e firmave kanė paguar kontribute pėr partitė politike
10 % e firmave shitja e votave parlamentare
40 % e firmave zyrtarėt punėsojnė njerėzit e tyre

Korrupsioni e vendos edhe njė herė Shqipėrinė nė "top-listė" krahasuar me vendet e tjera tė Evropės Juglindore. Njė studim pėr Nismėn e Ligjshmėrisė sė Aktiviteteve nė Rajon, i financuar nga USAID-i amerikan, por edhe njė nismė nė kuadėr tė Paktit tė Stabilitetit, e renditin Shqipėrinė si vendin me administratėn mė tė korruptuar nė rajon. Studimi i financuar nga USAID e mat nivelin e korrupsionit me njė indikator nga 0-10, (ku 0-situata ideale pa korrupsion, 10-korrupsioni "bėn ligjin"), Shqipėria ėshtė nė vendin e parė ndėr gjithė fqinjėt e Evropės Juglindore me tregues afėr shifrės maksimale. Mė pas vijnė vende tė tjera si Maqedonia, Bullgaria, Bosnje-Hercegovina etj. Ndėrkohė, Iniciativa Antikorrupsion e Paktit tė Stabilitetit (SPAI) e mbėshtetur mbi njė studim tė Bankės Botėrore, vlerėson si problematike detyrimin e firmave private pėr tė dhėnė rryshfete ndaj administratės shtetėrore. Lidhur me ndarjen e administratės, studimi i USAID vlerėson se doganierėt dhe tatimorėt janė "mė tė kripur", por jo shumė larg tyre renditen edhe gjykatat, policia, administrata e licensave, tenderave e prokurimeve etj. Raporti i USAID ditėt e fundit i ėshtė bėrė i ditur tė gjitha strukturave shtetėrore, ndėrsa njė iniciativė e Ministrisė sė Ekonomisė kėrkon ngritjen e njė strukture "ad hoc"(tė menjėhershme) me Ministrinė e Financave, Rendit Publik, Drejtėsisė dhe asaj tė Industrisė dhe Energjitikės, qė nė nivelin e njė "ministrukture kontrolli shteti" tė ndihmojė zbutjen e fenomenit gėrryes. Hapi i parė ėshtė njohja e publikut dhe e biznesit, me aktet nėnligjore dhe udhėzimet qė nxjerrin nė pėrgjithėsi struktura si Drejtoria e Pėrgjithshme e Tatimeve, ajo e doganave, drejtoritė e policisė, gjykatat etj. Ky hap bėhet pasi nė fletoren zyrtare, qė i shpėrndahet edhe publikut botohen vetėm ligjet e miratuara nga Kuvendi dhe vendimet e qeverisė, ndėrsa nė shumė raste aktet nėnligjore, urdhrat dhe udhėzimet, jo vetėm qė janė mė tė rėndėsishme pėr biznesin dhe qytetarin, por mund tė bien edhe nė kundėrshtim me aktin ligjor nga rrjedhin
.
Anketa: Rryshfete pėr zyrtarėt

Sipas njė analize tė Bankės Botėrore, tė cilės i referohet SPAI nė njė anketim me 300 sipėrmarrės dhe menaxherė tė lartė nė 22 vende nė trazicion, rryshfeti ėshtė gati i pashmangshėm nė veprimet e biznesit me administratėn. Disa forma tė caktuara tė korrupsionit u raportuan nga shumė firma, qė ushtrojnė veprimtarinė e tyre nė Shqipėri. Forma mė kryesore pėr mė shumė se 50 pėr qind tė firmave, ėshtė pagesa e rryshfeteve nė rastet e taksimit ose nxjerrjes sė rregulloreve tė ndryshme. Praktika tė tjera kanė tė bėjnė me vendimet e gjykatave, kontributin pėr partitė politike, shitjen e votave parlamentare, dhe punėsimin e miqve ose tė afėrmve tė zyrtarėve, nė poste kyēe nė administratė.

Si rekomandime pėr tė shėruar fenomenin, SPAI propozon rishikimin e rasteve kur kemi shkelje ligjore me rryshfetet, duke ndaluar mė fort zyrtarėt publikė, por edhe zyrtarė tė huaj nė marrjen e rryshfeteve. Kompanitė qė do tė japin rryshfete zyrtarėve, qoftė edhe nė rastin e prokurimeve publike do tė kenė pėrgjegjėsi penale, civile apo administrative, ashtu siē edhe kanė pėrgjegjėsi tė korruptuarit. Gjithashtu, SPAI ka kėrkuar thjeshtimin dhe shkurtimin e procedurave administrative pėr bizneset, pasi rregullat komplekse dhe procedurat administrative jotrasparente, inkurajojnė dhėnien e rryshfeteve