Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 12
  1. #1

    Jorgo Telo, “Kaq e pate peshkaqen!”, (Ç’do të thoshte Noli për Bin Ladenin)

    Botë o botë, qyt’ e bot, u çlirove për çudi
    Nga një tmerr, nga një ferr, nga një derr si lubi!
    Terrorisht, barbarisht, dhelpërisht më i zi.
    Qimederr, Bin Laden, o cakall babëzi!

    Seç iu bëre "havale", o mizor botës së madhe
    Me "dhuratat" jetëprerëse, djall, o djall i aeroplanëve!
    Si qafir, vampir pa fre - ti u prive talebanëve;
    S'meritoje kurrsesi, më të rrije pran' të gjallëve...!

    Shpirtmizor, gjakator, kafshëror tash ku je?
    Një shpellar, një urith , si të mbajti kaq ky dhe!
    Jo, jo, jo, nuk harroi Amerika...larg, atje
    Tremijë vetët si ia more dhe pa frymë ia le…

    Atë shpirt kush ta dha, Bin Laden Osama?
    Nuk qe ëndërr as trillim, gjithë bota seç të pa:
    T’iku mjekrra, krenaria, t’u vithis ty gjithçka.
    Ç’meritoje, atë more, Bin Laden Osama!

    Osama Bin Laden, Osama mjekërrosh
    Ti nuk doje jo - jo, plumbin, porse theqje osh…!
    Ti nuk kishe fare zemër, veç një zgavër bosh.
    Osama Bin Laden, Osama mjekërrosh!

    Se kush ishte shpirtmizori, e tha qart' 11 shtatori
    Si tronditi tejet Globin, ky katil horr- prej horri…
    Gjithë Bota donte shpagë… e në lule mir' e mori
    Ç’mund të priste tjetër, ndryshe... Bin Laden mizori?

    Masakrove, maskara, o vrastar e krimnel!
    Trëmbës jete, meritoje jo një plumb, porse një hell.
    Peshkaqenët, qen bir qeni, trupi yt sot po i vel.
    MASAKROVE MASKARA, O VRASTAR E KRIMINEL!

    Atë shpirt kush ta dha,Bin Laden Osama?
    Nuk qe ëndër as trillim, gjithë bota mir' e pa:
    T’iku mjekrra e të la, t’u vithis ty gjithçka.
    Ç’meritoje, aq det more, Bin Laden Osama!

    Sot e tutje bota e madhe do të ketë më pak helm
    Vrasja e krimit për këdo do të jetë veç melhem...
    Përfundoi, perëndoi krimineli Bin Laden
    Kaq e pat, kaq e pat, mirë e gjet ky peshkaqen...!

    Jorgo S. TELO
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425
    i lumte ketij poetit jorgo telo
    qenka i talentuar

  3. #3
    Moderator
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009
    Hosana Baraba...shume bukur

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Jorgo Telo
    Anëtarësuar
    09-03-2008
    Postime
    558
    Citim Postuar më parë nga projekti21_dk Lexo Postimin
    Botë o botë, qyt’ e bot, u çlirove për çudi
    Nga një tmerr, nga një ferr, nga një derr si lubi!
    Terrorisht, barbarisht, dhelpërisht më i zi.
    Qimederr, Bin Laden, o cakall babëzi!

    Seç iu bëre "havale", o mizor botës së madhe
    Me "dhuratat" jetëprerëse, djall, o djall i aeroplanëve!
    Si qafir, vampir pa fre - ti u prive talebanëve;
    S'meritoje kurrsesi, më të rrije pran' të gjallëve...!

    Shpirtmizor, gjakator, kafshëror tash ku je?
    Një shpellar, një urith , si të mbajti kaq ky dhe!
    Jo, jo, jo, nuk harroi Amerika...larg, atje
    Tremijë vetët si ia more dhe pa frymë ia le…

    Atë shpirt kush ta dha, Bin Laden Osama?
    Nuk qe ëndërr as trillim, gjithë bota seç të pa:
    T’iku mjekrra, krenaria, t’u vithis ty gjithçka.
    Ç’meritoje, atë more, Bin Laden Osama!

    Osama Bin Laden, Osama mjekërrosh
    Ti nuk doje jo - jo, plumbin, porse theqje osh…!
    Ti nuk kishe fare zemër, veç një zgavër bosh.
    Osama Bin Laden, Osama mjekërrosh!

    Se kush ishte shpirtmizori, e tha qart' 11 shtatori
    Si tronditi tejet Globin, ky katil horr- prej horri…
    Gjithë Bota donte shpagë… e në lule mir' e mori
    Ç’mund të priste tjetër, ndryshe... Bin Laden mizori?

    Masakrove, maskara, o vrastar e krimnel!
    Trëmbës jete, meritoje jo një plumb, porse një hell.
    Peshkaqenët, qen bir qeni, trupi yt sot po i vel.
    MASAKROVE MASKARA, O VRASTAR E KRIMINEL!

    Atë shpirt kush ta dha,Bin Laden Osama?
    Nuk qe ëndër as trillim, gjithë bota mir' e pa:
    T’iku mjekrra e të la, t’u vithis ty gjithçka.
    Ç’meritoje, aq det more, Bin Laden Osama!

    Sot e tutje bota e madhe do të ketë më pak helm
    Vrasja e krimit për këdo do të jetë veç melhem...
    Përfundoi, perëndoi krimineli Bin Laden
    Kaq e pat, kaq e pat, mirë e gjet ky peshkaqen...!

    Jorgo S. TELO
    Faleminderit e mirënjohje të thellë "PROJEKTI21", për reklamimin e krijimeve të mia. Ndihem i obliguar karshi jush. JU UROJ GJITHE TE MIRAT! - JORGO TELO - GJIROKASTER

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Nete
    Anëtarësuar
    13-04-2009
    Postime
    8,688
    Shume interesante.

  6. #6
    Gone!
    Anëtarësuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    Citim Postuar më parë nga Nete Lexo Postimin
    Shume interesante.
    Po vertete interesante. Ja nje pjese nga Noli

    Në budrum, nëpër llom' e kufom' u-mallkofsh,
    Në skëterrën, katran e tiran, u-harbofsh,
    Me tam-tam e allarm' e me nëm' u-shurdhofsh,
    Në zëndan mbretërofsh: Hosanna, Barabba!


    i madh u kone Noli

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Nete
    Anëtarësuar
    13-04-2009
    Postime
    8,688
    Citim Postuar më parë nga Rina_87 Lexo Postimin
    Po vertete interesante. Ja nje pjese nga Noli

    Në budrum, nëpër llom' e kufom' u-mallkofsh,
    Në skëterrën, katran e tiran, u-harbofsh,
    Me tam-tam e allarm' e me nëm' u-shurdhofsh,
    Në zëndan mbretërofsh: Hosanna, Barabba!


    i madh u kone Noli
    Une e pata per tjeter gje ,kur lexova titullin peshkaqen...

    veq mos te zafsha ty,sa po du seriozisht me u pergjigj ne tema.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Nete : 05-05-2011 më 08:51

  8. #8
    Gone!
    Anëtarësuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    Citim Postuar më parë nga Nete Lexo Postimin
    Une e pata per tjeter gje ,kur lexova titullin peshkaqen...

    veq mos te zafsha ty,sa po du seriozisht me u pergjigj ne tema.
    Dhe une seriozisht u pergjigja

    Ama Noli eshte si llokum, ta nxjerr krejt mllefin kur ta lexojsh

  9. #9
    God Bless You Maska e _Mersin_
    Anëtarësuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,593
    Citim Postuar më parë nga Rina_87 Lexo Postimin
    Dhe une seriozisht u pergjigja

    Ama Noli eshte si llokum, ta nxjerr krejt mllefin kur ta lexojsh
    Ky qenka talent kalojeni temen tek letersia moderne
    "Shoku Mjekesise"

  10. #10
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    20-04-2011
    Postime
    394
    Citim Postuar më parë nga Jorgo Telo Lexo Postimin
    Faleminderit e mirënjohje të thellë "PROJEKTI21", për reklamimin e krijimeve të mia. Ndihem i obliguar karshi jush. JU UROJ GJITHE TE MIRAT! - JORGO TELO - GJIROKASTER
    Ae paramendon ti Jorgaq ,me e lexu bin ladeni kete vjershe pa lidhje ,edhe i vbdekur te vin e ta mer shpirtin , po a nuk kishe pune tjeter hehehehe

  11. #11
    God Bless You Maska e _Mersin_
    Anëtarësuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,593
    Ky re Agim se ka lexu Kadarene Tek Gjakftohetsia , "Kush e Solli Dorontinen" behet fjale per Konstandioniq e doli prej varri.
    "Shoku Mjekesise"

  12. #12
    Citim Postuar më parë nga Jorgo Telo Lexo Postimin
    Faleminderit e mirënjohje të thellë "PROJEKTI21", për reklamimin e krijimeve të mia. Ndihem i obliguar karshi jush. JU UROJ GJITHE TE MIRAT! - JORGO TELO - GJIROKASTER
    Të faleminderit mik i nderuar. Kjo që kam bërë për ty është një cikërrimë. Ju meritoni edhe më shumë.

    Respekt,
    Adem Gashi, Danimarkë
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •