Close
Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 96 prej 96
  1. #81
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2011
    Postime
    22
    kjo historia e "bombules" se gazit eshte si historia e atij karagjozit mjek qe pas vrasjeve te 21 janarit doli menjehere e tha i kane vrare nga turma e i kane vrare nga afer, ison e te cilit mbajti pak minuta me pas edhe Kryeministri.

    Aq i turpshem ishte ai veprim atehere, sa tregon se si kishin planifikuar cdo te thonin edhe pasi te vrisnin. Po te mos kishte qene per ate gazetarin qe tregoi me filmim se kush i vrau e si i vrau, sot do ishim duke degjuar ca zgjebsa qe e mbajne veten per intelektuale, se si Rama i vrau vete ata me qellim rremuje. Pasi u pergenjeshtruan publikisht ngriten alibine qesharake te puci pucit ( kur ke ciljeten ne kpd vetem te tilla alibi mund te te pjelli mendja)

    E ashtu sic u pergenjeshtran atehere, u pergenjeshtruan edhe kesaj here. menjehere nxorren korrieret e tyre neper tv per te thene qe nuk ishte bombe, po bombule gazi. Menjehere nxorren versionin e mungeses se interesit te doktorit per te tilla iniciativa. Por sic genjyen per mos ekzistencen e nje eksplozivi, ashtu genjejne edhe kur thone qe nuk ka interes Vucidolasi per te bere te tilla atentate. Genjejne, sepse nuk kane mundesi se si mos ta kuptojne, sepse nese nuk e kuptojne c'dreq analistesh na qenkan keta?

    Per te gjithe te paditurit e te atyre qe bejne sikur s'kuptojne ( dikur kam menduar qe ata qe benin sikur s'kuptonin ishin me shume se te paditurit real, por kam friken se ndoshta qenkan me shume buda...ups te paditurit, doja te thoja, sepse perndryshe nuk arrij ti shpjegoj vetes dot gjithe kete mbrojtje me fanatizem per dike, qe ne 97 dergoi avion per te bombarduar Vloren, vrau ne Gerdec e vrau ne Bulevard)
    Interesi i doktorit eshte te vazhdoje te transmetoje idene e forces se pushtetit mbi qytetaret e zakonshem te ketij vendi. Te pushtetit, qe nese i reziston propagndes te se cilit neper TV apo forume, nuk duhet kurrsesi te gxosh ti kundervihesh, por te mbyllesh gojen se perndryshe e peson. Te pushtetit, qe u perpoq te menjeanonte vemendjen e opinionit publik, nga thirrja ne emer Lulit , prej nje mesueseje ( Flora Hanellit), ne nje nga auditoriumet e qytetit.

    Ashtu si bisha ne agoni, levizen edhe njehere bishtin me shpresen qe do te godisnin armikun e tyre. Por nje bishe ne agoni, mbetet ne agoni dhe e destinuar te nderroje jete. E keshtu do te ndodhe...sepse kjo sketerre ku na kane rrokullisur nuk mund te jete e pafundme.

    Poshte tiranet!
    Ptuuuu servileve e zagareve!
    Rrofte Shqiperia e lire, per te cilet te paret tane luftuan, e keta po ja dhurojne botes pjese pjese sikur te ishte nje camcakez.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Zekthi_ : 04-05-2011 mė 15:32

  2. #82
    ssdwcdcee Maska e SENSUALI_TR
    Anėtarėsuar
    01-02-2007
    Vendndodhja
    Ne vendin ku Extremet i kalojne kufijte e imagjinates
    Postime
    277
    Citim Postuar mė parė nga Brari Lexo Postimin
    ore te ed rucit..

    po sikur te mos ish ed-rucua venes bombash e tritoli ju nuk e kishit votuar per krietar partie edvinon e shef shtabi partie rucken..

    pikerisht se ja kini njohur mire djallezine edvinos.. e vampirllikun rucos juve me ne krie gjisherit e mamate e teze hallo dajollaret e kulisheri kini ckini.. e votoni ate falange me nick ps qe ka ne krie ata di horra..

    i dime keto gjera mor aman..
    21 janari eshte Kuti e Hapur..

    cdo gje eshte e qarte per ne si popull.. se si punoni ju.. fale televizioneve tuaja..

    ..




    ..
    shko futi nai tas pilaf, i marrt lumi ata qe t elexojn ty.. je shum *****
    * Jeta ėshtė Mundėsi, Pėrfito nga Ajo*

  3. #83
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    akoma merreni me arian canin???
    po eshte turp
    sinqerisht eshte turp ta futesh arianin tek gazetaret
    ai eshte thjesht nje nga kllounat e rradhes te kryekllounit Berisha
    te gjithe e dine qe ariani dhe ky cili kane qene nga ata te paret qe edi rames mender jush i kane lepire ato
    dhe tani ja do biznesi ose interesi te jete me pederastin e hollandes LUL DOMATEN
    ERION VELIAJ mund te jete nje i degjeneruar ose nje injorant ose mund ti kete te gjitha te keqiat
    un as qe du me e pa me sy por sot ka thene nje fjale shum me vend
    PAS 8 MAJIT CANIN DHE CILIN DO TI SHIKONI PRAP DUKE JU LEPIRE EDI RAMES
    dhe kete e besoj sepse ata dy tipa ashtu jane

  4. #84
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    Erjon Veliaj: Ēani e Ēili? Nė 9 maj do venė me vrap te Rama
    Bisedoi Elona Demollari
    “Jo, s’ishte debat me analistė. Ishte debat me shtabin e zotit Basha” – thotė Erjon Veliaj pėr incidentin e fundit nė studion e emisionit Shqip nė TV TCH. “Unė s’kam problem bindjet e tyre, por mėnyrėn se si kėto shiten. Tė thuash se tritoli, plumbat, hilet dhe dhuna janė “normale” dhe se je analist qeveritar i pavarur ėshtė tė fyesh inteligjencėn e debatuesve. Kjo me irritoi, por pėr kėtė kėrkova ndjesė nė pjesėn e dytė tė emisionit dhe po e bėj sėrish kėtu. Ndjesė qė emocionet dolėn mbi etikėn kur bėhej fjalė pėr tė vrarėt e 21 janarit dhe te dhunuarit e kėsaj fushate, – shton Veliaj.
    Z. Veliaj, dje pamė njė debat me tone tė larta mes jush dhe analistėve Ēani dhe Ēili? Cili ėshtė shkaku i kėtij debati?
    Kjo ėshtė pjesėrisht e saktė. Po, unė kisha njė debat pasionant pėr gjėra qė unė i besoj fort e pėr njė punė qė unė e dua shumė. Jo, s’ishte debat me analistė. Ishte debat me shtabin e kandidatit tė PD-sė, zotit Basha. Henri Ēili drejton “Iniciativėn pėr Lulzim Bashėn”, i njohur si KOP-2 me pedagogėt e universitetit tė tij privat, me drejtorėt e institucioneve shtetėrore dhe kėshillin bashkiak tė PD.
    Arjan Ēani drejton njė emision ku promovohen videoklipe, balerina serbe dhe opozita e opozitės. Asnjė prej tyre s’ėshtė mėkat, respektoj Ēilin nė pozicionimin e tij pro-qeverisė apo dhe atė tė Ēanit kundėr opozitės. Unė s’kam problem bindjet e tyre, por mėnyrėn se si kėto shiten.
    Tė thuash se tritoli, plumbat, hilet dhe dhuna janė “normale” dhe se je analist qeveritar i pavarur ėshtė tė fyesh inteligjencėn e debatuesve. Kjo me irritoi, por pėr kėtė kėrkova ndjesė nė pjesėn e dytė tė emisionit dhe po e bėj sėrish kėtu. Ndjesė qė emocionet dolėn mbi etikėn kur bėhej fjalė pėr tė vrarėt e 21 janarit dhe te dhunuarit e kėsaj fushate.
    Po me z. Ēani?
    S’dua tė flas pėr tė. E kam njohur prej vitesh, ja njoh oshilacionet, paranojėn, aktrimin. Ju garantoj se do tė jetė avokat i Edi Ramės sapo tė fillojė numėrimi i votave. Unė e kam pėr nder qė punoj me Edi Ramėn dhe burrat e gratė fisnike tė opozitės – njerėz qė nuk e pranojnė gjobėn e nuk funksionojnė me shantazh.
    Fatkeqėsisht shumė njerėz mediatikė keqpėrdorin aksesin e tyre pėr tė siguruar favore nga politika pėr interesa ilegale financiare. Mė vjen mirė qė kemi bėrė njė opozitė tė pastėr nga kėto presione. E ndoqa histerinė e tij nė fillim viti kur Basha sabotoi trafikun njė ditė shiu nė Tiranė pėr ta nxjerrė bashkinė fajtore. E shoh sėrish tani nė njė pėrpjekje pėr tė shpėtuar kandidatin e Berishės nė Tiranė, i cili mesa duket e pranon gjobėn. Mjerė Tirana e vaj vatani nėse kidnapohet nga kėta njerėz.
    Ju pamė nė ēadrėn rinore pas lajmit pėr bombė dhe vendoset tė ktheheshit nė studion e Top Channel, Ēani la studion me pretendimin se u kėrcėnua. Si ishte situata?
    Pranė ēadrės shpėrtheu njė bombė artizanale. Polica e verifikoi, ne bėmė denoncimin dhe hetimi vazhdon. Ftoj Ēanin qė gjithashtu tė bashkėpunojė me policinė e tė denoncojė pretendimet e tij, ndėrkohė qė ai zgjodhi qė tė shkonte tek njė grup mediatik qė para pak kohėsh e dėboi padrejtėsisht. Mesa duket nė kėtė vend njerėzit bashkohen nga inati pėr tjetrin e jo nga pasioni pėr punė tė mbara.
    Si mendon, pse ju sulmojne kaq shume?
    Nuk e di. Une s’kam funksion ne shtet. Firma ime s’vlen per asnje pune. S’kam marre asnje takse nga taksapaguesit. Kam qene 5 vjec kur vdiq Enveri, 11 kur iku Ramizi, jam kthyer ne 2003-shin ne Shqiperi, kam protestuar Nanon e Berishen si nje beteje me te vjetren e tranzicionit, perkushtohem prej 8 vitesh ne opozite – ja keto jane ‘mekatet’ e mia. Disa njerezve s’u vjen mire, u prish rehatine e sistemit klientelist qe kane krijuar keto 20 vjet, por keto jane bindjet e mia te panegociueshme. Une refuzoj ta pranoj institucionin e gjobevenies, shantazhit, presionit, PIKE!
    Por a s’mendoni se eshte liria e tyre e shprehjes?
    Me duket jo etike qe disa njerez me liri te shprehjes nenkuptojne te marrin ne goje gjithe dynjane pa pranine e personit ne fjale, por kurrsesi nuk lejojne qe te hetohen motivet e verteta te operacioneve te tyre mediatike kunder zerave qe kritikojne qeverine e tyre. Ketej thone bejme fushate pozitive, e ketej perveshin lleret te te hedhin cdo lloj balte e shpifje per te vetmin mekat, se guxon te ngrihesh kunder sistemit pushtet-media qe ata mjelin perdite.
    Mendoni ta vazhdoni kėtė debat?
    Me ata personalisht? Jo. Ky vend ėshtė shumė i vogėl e ka shumė halle qė ne tė merremi me njeri-tjetrin neper televizorė. Ama diēka duhet tė ndodhė me fenomenin. Nė kėto 20 vite tranzicion, analistėt janė po aq fajtorė sa politikanėt pėr shumė vendimmarrje tė gabuara. Shumė prej tyre yshtin politikanėt paradite tė marrin disa vendime, e nė darkė analizojnė nėpėr banakė TV vendimet e politikanėve. Kjo s’ndodh nė asnjė vend normal.
    Shumė prej tyre pa kordėn umbilike qė i lidh me politiken s’do tė mund tė jetonin. Ndaj jo, s’kam mė debat me dy miqtė e medias, por po, kam betejė me njė fenomen qė duhet tė ndėrpritet. Tani le tė shohim pėrpara e tė sigurohemi qė qeverisjet e prodhuara pas 8 majit ofrojnė modele transparente e jo klienteliste nė marrėdhėniet politikė-media.

    gazeta tema

  5. #85
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    Citim Postuar mė parė nga shigjeta Lexo Postimin
    Kur goditet me grusht Mero Baze, PS e con ceshtjen deri ne organizatat nderkombetare per kercenim te shtypit te lire, ndersa kercenohet Arjan Cani, thone eshte keshtu e ashtu. Standartet dyfishe te PS-se nuk jane ndonje gje e re.
    Nuk eshte se me pelqen Cani, por ajo qe i tha Tahirit dje, ben sens. PD- qe mban dhe peshen me te madhe per organizimin e zgjedhjeve, nuk i intereson te kete trazira. Se ku ka perfunduar PS me Ramen ne krye, po e shohin edhe ata qe e kane mbeshtetur. Njerez qe PS do t'jua mbylli gojen kur thone dicka qe nuk iu shkon per shtat.
    mero bazen e kane rraf dhe ne 2005 ti shigjeta
    dhe demokratet e bene problem te madh se u rrah nje aset teper i madh i medias demokrate
    apo nuk e mban mend ti se je demokrate e oreve te vona
    si puna e ciljetes???

  6. #86
    Dmth do reagoj PS per Canin, si per Bazen, apo nuk ndihet per ata qe kercenon vete?
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  7. #87
    i/e regjistruar Maska e Begby
    Anėtarėsuar
    28-05-2008
    Postime
    247
    Nga Altin GOXHAJ

    (Kush e dogji bunkerin e Zgjohu dhe kush i vuri bombė Ēadrės sė PS?)

    Njė sugjerim pėr Prokurorinė e Tiranės.
    Hipoteza qė po trajtoj pėr mua mbetet e vetmja logjikė qė mė shpjegon se ēfarė ka ndodhur nė zgjedhjet e kaluara dhe nė zgjedhjet e tanishme nė Bulevard.

    Dy vjet mė parė, njė ngjarje nė Bulevard… Bunkeri!
    Nė 28 Qershor 2009, direkt pas mbylljes sė qendrave tė votimit, dogjėn Bunkeri butaforik tė Lėvizjes ZGJOHU nė mes tė Tiranės, simbol i mėnyrės se si funksiononte Bashkia Tiranė. Bunkeri prej polisteroli ishte njė vepėr arti e ndėrtuar nga Lėvizja Zgjohu e ngjashme me bunkerin qė Edi Rama piktor nė 1997 ndėrtoi nė Paris, ku nė vend tė rreckave tė Gabit me tė cilat e veshi Rama, bunkeri i Lėvizjes Zgjohu ishte i veshur me leje ndėrtimi klienteliste dhe korruptive. Sfida artistike e Lėvizjes Zgjohu u vendos nė 26 Qershor 2009 nė sheshin pėrballė Galerisė sė Arteve, si njė vepėr arti e cila shpresonte tė qėndronte gjatė nė Tiranė. Por nė 28 Qershor, tė Dielėn e votimit pėr zgjedhjet parlamentare tė 2009, sapo mbylleshin qendrat e votimit dhe ende Rama besonte qė do tė fitonte zgjedhjet, njė person i panjohur i vuri zjarrin bunkerit i cili skandalizoi tė gjithė opinionin publik pasi tymi i zi pushtoi Tiranėn dhe nė largėsi ngjante akoma dhe mė i frikshėm si njė sinjal i zi pėr procesin zgjedhor. Nė tė njėjtin moment qė iu vu zjarri polisterolit, mediat morėn njė mesazh: Bunkerin e dogji Altin Goxhaj! Tė gjithė televizionet dhanė kėtė lajm tė zi duke dhėnė nė sfond tymin e zi tė Bunkerit AntiRama!
    Ja lajmet qė jepte BallkanWeb: “TIRANE-Zjarr nė qendėr tė Tiranės pranė Bashkisė sė Tiranės. TV News24 raporton nga vendngjarja se pak minuta mė parė lėvizja “Zgjohu” e pėrfaqėsuar nga Altin Goxhaj i ka vėnė zjarrin me anė tė njė veprimi demostrativ njė bunkeri simulativ pėrpara Bashkisė sė Tiranės. Zjarri shkaktoi njė tym tė madh nė qiellin e kryeqytetit duke alarmuar banorėt dhe qendrėn e zjarrfikėseve qė u sinjalizuan pėr zjarrin. Objekti u quajt nga “Zgjohu” si “Bunkeri i Zi”. Lėvizja ėshtė munduar tė shuajė flakėt e zjarrit, ndėrsa nė ndihmė u kanė ardhur dhe zjarrfikėsit.”
    Ndėrkohė qė jepej lajmi direkt nė TV unė e pashė veten si “autor tė krimit” nė Kafe Segafredo te Kullat Binjake nė prani tė shumė miqve tė mi, dėshmitarė okularė tė prezencės sime nė lokal me qindra metra larg bunkerit butaforik. Ajo qė ndodhi nė ato momente ishte njė skenar shumė i shėmtuar pėr tė shpikur njė fajtor pėr njė faj qė dikush tjetėr e kishte bėrė. Ai Bunker ishte njė sfidė e hapur publike e qytetarėve kundėr njė Kryebashkiaku dhe Kryeministri potencial. Ishte njė sfidė politike dhe artistike, sociologjike dhe urbane, qytetare dhe psikologjike, e njė aktivisti qytetar pėrballė intolerancės dhe autoritarizmit, korrupsionit dhe klientelizmit, mediokritetit dhe injorancės sė pushtetarit. Bunkeri e rėndonte shumė psikologjikisht ēdo ditė Ramėn sepse peshonte mėkatin e bunkerizimit tė Bashkisė dhe tė betonizimit tė qytetit. Por bunkeri ishte shumė i brishtė sepse ishte prej polisteroli, bukėpeshku siē i thonė nė zhargon qytetarėt. Dhe polisteroli digjet menjėherė dhe tymin e ka tė zi dhe tė pafundėm. Sepse ėshtė njė material shumė i djegshėm.
    Nė 28 Qershor 2009, vetėm pak minuta pas mbylljes sė procesit tė votimit, bunkerit iu vu flaka. Rama ishte i bindur qė do tė fitonte. Veliaj po ashtu. Sidomos ky i fundit. Sepse me ankth po priste fitoren qė tė hakmerrej ndaj meje, si personi qė i nxorri tė palarat fiskale tė 5.4 milionė eurove dhe mashtrimet politike pėr 6 vite rresht. Njė miku im i vjetėr qė mbėshteste G99 mė paralajmėroi qė nė fillim Qershori 2009 se Veliaj ma kishte bėrė benė pėr hakmarrje totale pas zgjedhjeve. Dhe plani ishte perfekt nė 28 Qershor 2009, sapo mbylleshin kutitė e votimit ku tė gjitha forcat policore ishin tė angazhuara me mbarėvajtjen e procesit zgjedhor, ku askush se kishte mendjen nė Bulevard aty ku ndodhej Bunkeri i Zgjohut! Sapo njė dorė e mbrapshtė, i vuri zjarrin bunkerit, nė po atė ēast nė media u shpėrnda njė mesazh: BUNKERIN E DOGJI ALTIN GOXHAJ! KJO TREGON SE ĒFARĖ ĖSHTĖ NĖ TĖ VĖRTETĖ LĖVIZJA ZGJOHU! Si ka mundėsi qė nė tė njėjtin ēast kur i vihet flaka, nė po tė njėjtin ēast u shpėrnda mesazhi?
    Sepse ai qė i vuri flakėn ishte dhe ai qė e shpėrndau mesazhin pasi mesazhi ishte qėllimi i zjarrvėnies: inkriminimin tim nė mėnyrė qė unė tė ndalohesha pėr prishje tė rendit publik, ndotje tė mjedisit, shkurt nė fillim ndalimi im, mė pas futja nė burg, dhe natyrisht e shoqėruar kjo me dhunė fizike dhe psikologjike si njė shembull publik se ēfarė do ti ndodhte ēdo qytetari qė do tė guxonte tė sfidonte “Kryeministrin Rama” dhe sejmenin e tij tė vogėl sorosian Veliaj! Njė plan perfekt i instalimit tė njė shteti tė hakmarrjes dhe dhunės ndaj ēdokujt qė mendon ndryshe dhe denoncon korrupsionin!
    Skenari kishte tė pėrfshirė edhe policė qė luanin me dy porta! Njė polic civil, i mesėm nė hierarki jashtė ēdo mandati erdhi dhe mė kėrkoi qė tė ndaloja tė jepja konferencė pėr shtyp para mediave televizive dhe mė kėrkoi qė tė mė ndalonte “nė flagrancė” pėr tė bėrė pjesėn e tij nė kėtė skenar tė shėmtuar, atė tė ndalimit tim deri sa tė konfirmohej paraprakisht fitorja e PS, sepse pastaj dikush tjetėr do tė vinte tė merrej me mua… Unė po deklaroja nė media se do tė denoncoja nė polici dhe do tė shkoja atje me vullnetin tim tė lirė pėr tė kallzuar kėtė akt barbar tė falangave tė PS por Polici i dy portave mė kėrkoi qė tė ndaloja konferencėn pėr shtyp sepse duhet tė mė shoqėronte nė Rajonin e Policisė. Unė bėra atė qė bėn ēdo avokat qė ka dy pare mend nė kokė: telefonova hierarkinė policore pėr tė kėrkuar shpjegime se me ē’tė drejtė dhe mbi ēfarė provash dhe faktesh po ndalohesha! Dhe hierarkia policore e skandalizuar nga tejkalimi i ēuditshėm i kompetencave nga njė polic i dha urdhėr policit pėrkatės qė unė tė mos konsiderohesha i shoqėruar si i dyshuar por tė trajtohesha nė bazė tė ligjit dhe tė merresha nėn mbrojtje si person qė me vullnetin e tij tė lirė po bėnte kallzimin penal pėr dėmtim tė pronės dhe cėnim tė sė drejtės sė lirisė sė shprehjes tė garantuar nga legjislacioni pėr lirinė e grumbullimit dhe tė shprehjes. Kėto ishin dhe fjalėt qė po thoja nė njė konferencė pėr shtyp tė ndėrprerė para gjithė televizioneve tė Shqipėrisė qė ēuditėrisht me pėrjashtim tė njė rasti tė vetėm nuk mė transmetuan asnjė fjalė… Pas disa orėsh Zgjedhjet i fitoi koalicioni PD - LSI dhe PS mbeti nė opozitė, G99 u shkėrmoq nė 0.89%...
    Nė ato ditė pas dhunės sė pėrsėritur ndaj aktivistėve tė Lėvizjes Zgjohu gjatė protestės “Rama Ēohu shko nė punė” nė 2 Korrik 2009 unė deklarova pėr djegien e bunkerit kėto fjalė: “Ata qė e dogjėn nė fakt e kishin planifikuar mirė pasi e realizuan kėtė gjė fill pas pėrfundimit tė procesit tė votimit nė mėnyrė qė tė tensiononin situatėn dhe tė akuzonin pėr kėtė qėllim avokatin Altin Goxhaj me qėllim qė ai tė ndalohej nga forcat e rendit dhe tė mbahej nė dhomat e paraburgimit qė gjatė fitores sė presupozuar tė Edi Ramės tė jepej njė shembull publik se ku do tė pėrfundojė edhe e vetmja lėvizje qytetare qė ka kurajėn dhe guximin tė denoncojė mafien bashkiake tė lejeve tė ndėrtimit”. Ndaj meje s’kishte kush tė hakmerrej nėpėrmjet njė shteti policor ndaj dhe dhuna fizike nė rrugė mbeti i vetmi mjet presioni dhe mė pas filloi kalvari i gjyqeve, kallzimeve penale, gjobave, bllokimeve bankare dhe grabitjes sė parave nė banka duke mė detyruar tė ndėrpresė veprimtarinė e biznesit tim ashtu siē i ndodhi mė pas edhe kryetarit tė ri tė Lėvizjes Zgjohu, Z. Zirkon Disha.
    Siē dihet, pjesa mė e madhe e medias e censuroi historinė e bunkerit pavarėsisht se me ngazėllim mė akuzuan si fajtor, dhe po ato media tė njohura pėr afėrsinė me Ramėn shpikėn historinė sikur unė po hetohesha nga Prokuroria pėr cėnim tė rendit dhe megjithė pėrpjekjet e mia disa ditore pėr tė pėrgėnjeshtruar mediatikisht kjo histori u harrua. Nė fakt po ashtu edhe Prokuroria e la nė harresė kallzimin tim pėr djegien e bunkerit dhe dėmtimin e pronės pa asnjė shpjegim siē mbylli edhe dosjen e dhunimit tė dy aktivistėve tė lėvizjes Zgjohu nė 2 Korrik 2009 megjithėse gjithė skena ishte e filmuar.
    2 vjet mė pas... njė ngjarje tjetėr nė Bulevard! Ēadra…
    Kaluan dy vjet. 2 Maj 2011. 6 ditė para zgjedhjeve. Emisioni Shqip paralajmėrohet pėr njė debat “tė paparė” ku do tė pėrballeshin pėr herė tė parė Arian Ēani i Zonės sė Lirė me sejmenin e Rrugės sė Errėt, Erion Veliaj! Njė debat qė kishte pritshmėri tė lartė teleshikuesish pasi Veliaj i shmangej rregullisht pėrballjes me Ēanin pasi me tė, Velina s’mund tė bėnte spėrdredhjet e zakonshme nė karrige si balerinė bordellosh, zakon i tij nė debate qė s’i pėrballon dot. Si kishte mundėsi qė Veliaj tė merrte guximin tė pėrballej me Ēanin? Askush qė e njeh Erjonin, nuk e besonte qė kjo do tė ndodhte. Por po ndodhte. Veliaj kishte lajmėruar nė Facebook se do tė pėrballej me Arjanin! Dikush biles shkroi nė njė koment qė mė pas u fshi: “Veliaj po shkon si cjapi te kasapi”.
    Dhe pikėrisht nė momentin qė audienca e lartė televizive po bėhej gati tė shihte se si Ēani “do tė dėrrmonte” Veliajn, plas bomba nė Ēadrėn e PS nė Bulevard! Njė bombė e ēuditshme qė dukej se vetėm dikujt i interesonte nė mėnyrė ekskluzive! Veliajt! Njė bombė qė doli se ishte shashkė qė solli edhe shpėrthimin e njė bombule tė vogėl gazi e cila fatkeqėsisht plagosi njė kalimtar tė rastit. Tashmė Veliaj si hero qė ėshtė duhej tė ishte nė vendngjarje pėr arsye madhore dhe kėshtu i shmangej pritshmėrisė sė dėrrmimit Ēani dhe i jepte vetes “njė overdozė fuqie” mediatike tė viktimizimit nga pushteti vrasės i Berishės! Ēani ndėrkohė me qetėsi argumentoi se Berisha s’kishte interes dhe kjo bombė ishte e dyshimtė pasi tjetėrkujt i interesonte! Audienca televizive ishte e qartė. Ē’leverdi kishte Berisha apo Basha? Asnjė! Kujt i interesonte? Nė fakt Veliaj e kishte deri nė atė moment “mungesėn me arsye” nė emision, por Ēani si Ēani me arsye pa arsye, ia ktheu mungesėn Veliajt nė njė bllof. Veliaj s’kishte mė arsye tė mungonte nė emision pasi policia po e kryente punėn e vet dhe Veliaj s’i hynte nė punė kurrkujt nė Ēadėr! Edhe i plagosuri s’kishte nevojė pėr Peugeotin superluksoz tė Veliajt pasi ishte dėrguar nė spital me mjetet e duhura. Ēadra ishte vetėm pak metra larg studios sė SHQIP! Atėhere Erioni s’mund tė shmangej mė…
    Kėtu ndėrhyn njė telefonatė e papritur nė familjen e Arian Ēanit: kėrcėnim me bombė! “Ē’taksirat kanė prindėrit e mi”, thotė Ēani dhe bėn atė qė do tė bėnte kushdo nga ne, iku tė kujdesej pėr familjen. Tashmė Veliaj s’ka mė frikė tė pėrballet pasi kundėrshtari dėrrmues i tij s’ndodhet mė nė studio dhe rruga pėr nė emision ėshtė e lirė! Ai mund tė shkonte nė emision pa asnjė problem dhe tė villte vrer ndaj atij qė s’ndodhej aty, standard tipik i Veliajt i trashėguar nga MJAFT dhe G99.
    Por problemi qė nuk parashikoi Veliaj qėndron nė shtrimin e pyetjes kontekstuale se kujt i interesonte bomba qė plagosi kalimtarin dhe kėrcėnimi i familjes sė Ēanit me bombė?

    Konkluzioni i dy ngjarjeve...
    Mua rezultati mė del i thjeshtė: ky mund tė jetė Veliaj!
    I njėjti person i interesuar pėr arrestimin dhe ndėshkimin tim 2 vjet mė parė nė zgjedhjet e Qershorit 2009 dhe pėr kėtė i duhej djegia e bunkerit butaforik.
    Tashmė deklarata e Ēanit nė ABC NEWS se “PS e ka kapur njė bandė e rrezikshme” mua mė bind.
    Po Prokuroria a mund tė bindet? Varet se si do tė hetojė!
    BASHKIMI BEN FUQINE!

  8. #88
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anėtarėsuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050

    Arian Cani: "Kjo bandė e ndyrė qė ka kapur PS-nė"

    Kjo bandė e ndyrė qė ka kapur PS-nė

    MAPO
    Arian Cani
    07-05-2011 12:10

    Njė person pa shtyllė kurrizore dhe me inteligjencė tė mangėt, qė quhet Erjon Veliaj e qė njihet nga publiku si ai qė luan rolin e pordhės nėpėr brekėt e shefit tė vet, nė njė "intervistė" tė improvizuar me ngut e tė botuar nė gazeta vasale shefash, ka sulmuar, ndėr tė tjera, me argumente tė njė naiviteti qesharak edhe personin tim, duke kujtuar se nė kėtė mėnyrė do arrijė tė pėrbaltė figurėn time dhe tė shpėlajė tė tijėn. Ky thotė se Arian Ēani drejton njė emision ku promovohen videoklipe, balerina serbe dhe opozita e opozitės.

    Mirėpo, publikut i kujtohet fare mirė se, jo shumė kohė mė parė, vetė ky Erjoni ėshtė promovuar pikėrisht nė kėtė emision. Pėr kėtė promovim mė vjen keq tani, por jo atėherė, sepse atėherė Erjonit nuk i ishte ējerrė akoma maska e tij e kalbur dhe akoma nuk ia njihnim fytyrėn e vėrtetė. Ja ē'thotė njė personazh nga publiku, nė njė nga komentet qė pasojnė "intervistėn" e Erjonit: "Si nuk i vjen zor PS-sė qė mban nė gjirin e saj njerėz si Veliaj dhe disa elementė tė tjerė qė kanė treguar se janė tė paaftė nė pėrballje dhe debate politike. Erioni gjasme kur krijoi "Mjaftin", na deklaronte se ishte nė shėrbim tė qytetarėve dhe qė s'do ishte pjesė e politikės dhe mė vonė na krijon parti, ku nuk merr votat e duhura pėr deputet dhe ndėrkohė Rama shet votat e tij dhe ia jep Erionit si skllav qė e ka. Po pėrse nuk thotė Erioni qė falė Ēanit ėshtė aty ku ėshtė? Po ky ėshtė njė ordiner mosmirėnjohės, qė mori nė telefon familjen e Ēanit dhe e kėrcėnoi me bombė..." (Gazeta "Tema online", 4 Maj, 2011 mė 1:21 pm, postuar nga ajaks.)

    Natyrisht Erjoni nuk ka promovuar videoklipe, nuk ėshtė as balerinė serbe (ndonėse kam pėrshtypjen se nuk do t'i kish ardhur keq sikur tė ishte njė e tillė). Por nė cilėn nga kėto tri kategori tė emisionit e fut ky veten? Mbetet vetėm tė pėrfshihet tek opozita e opozitės. Apo jo? Dhe kjo nuk ėshtė e pavėrtetė. Ja njė rast kur pavetėdija tė tradhton. Erjoni, qė tani ėshtė nė PS dhe qė pretendon t'i zėrė vendin Gramoz Ruēit, me ndihmėn financiare tė disa dallavereve tė huaja (duke e devijuar qėllimin e kėtyre fondeve), si dhe i mbėshtetur nga njė demagogji false, qė zė fill nga shefi i vet aktual, nuk la gjė pa bėrė kundėr Partisė Socialiste, atėherė kur shefi i tij aktual ishte gjithmonė shef i tij, por ende jo shef i kėsaj partie. Askush nuk mund ta harrojė zellin e tij tė tepruar, qė e bėri Erjonin njė nga fytyrat mė tė urryera nė gjirin e Partisė Socialiste dhe tė simpatizantėve tė saj e mė gjerė.

    Zelli i tij i tepruar u fashit pas dėshtimit spektakolar nė zgjedhjet e pėrgjithshme tė vitit 2009, pėrkundėr pompave zhurmuese qė mėtonin ta paraqitnin atė dhe partinė e tij fantazmė G99 si e ardhmja e politikės shqiptare. I mbetur pa asgjė dhe duke patur nevojė jetike pėr njė trup ku tė hidhte helmin e tij prej mashtruesi ordiner, Erjon u katapultua nga shefi i tij i pėrhershėm drejt e nė gjirin e PS-sė, pa patur asnjė meritė reale nė kėtė parti, pėrveē rolit tė pordhės qė pėrmendėm mė sipėr. Sot, nė prag tė zgjedhjeve vendore, me tė njėjtin zell, por kėsaj here tė qindfishuar, kjo pordhė mediatike na shfaqet nėpėr ekrane dhe gazeta sa herė qė shefit tė tij nuk i intereson mė tė flasė me gojė por me bythė dhe sa herė qė dikush nuk mendon dhe nuk dėshiron tė mendojė si shefi i tij.

    Kėshtu bėn ky hipokrit i regjur edhe kur akuzon tė tjerėt pėr kidnapim dhe gjobvėnie, duke bėrė sikur harron se sė bashku me sėrėn dhe shefin e tij (ai i gjobave tė ndėrtimit) kanė kidnapuar lidershipin e Partisė Socialiste, dhe duke mos e kuptuar se gjobvėnia mė e dėmshme ėshtė pėrpjekja e pandėrprerė pėr manipulimin e mendjes sė njerėzve me retorikėn boshe e tė molepsur qė pėrdorin prej vitesh.

    Nė mėnyrė njėherazi qesharake dhe tė paturp, nė fund tė "intervistės", duke folur pėr njerėzit e medias, Erjoni i akuzon kėta tė fundit se s'do mund tė jetonin dot pa kordėn umbilike qė i lidh me politikėn. Dhe kėtė e thotė njė tip si ky, qė ekziston vetėm nė sajė tė medias, vetėm nė sajė tė lidhjes me politikėn, shkurt njė sajesė artificiale mediatiko-politike, nė dallim tė qartė nga njerėzit e medias qė jetojnė me penėn, idetė dhe zėrin e tyre.

    Sot, nė kushtet e mungesės sė njė shoqėrie civile aktive, tė pamundėsisė sė dėgjimit tė atyre pak zėrave tė vlefshėm e racionalė nė kėtė qytet, nė kushtet e mosekzistencės brenda tė majtės tė asnjė ideologjie, nuk ėshtė aspak e vėshtirė qė sharlatanė tė tillė si Erjon Veliaj tė marrin flamurin e luftėtarit pėr drejtėsi dhe pozėn e shtirur dhe tė neveritshme tė atyre qė u dhimbsen shqiptarėt dhe Shqipėria…
    "They will not control us, We will be victorious"

  9. #89
    i/e regjistruar Maska e Begby
    Anėtarėsuar
    28-05-2008
    Postime
    247
    Hahahahaha, kjo pordhe mediatike (dmth Erjona) na shfaqet neper ekrane sa here qe shefi i tij do te flase me ***** hahahahahahahahaha
    BASHKIMI BEN FUQINE!

  10. #90
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anėtarėsuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Lexojeni njė ēik ktė artikullin e Ēanit se ia vlen, mos harroni se Ēani ka qenė mbeshtetės i madh i Edi Ramės dhe pordhės sė tij nėpėr brek, Erion Veliajt ( :@PP ).
    Life's too short to remove USB safely.

  11. #91
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184
    Une e lexova kete artikullin e Canit,por me teper me beri pershtypje promovimi i balerinave serbe qe akuzoi Veliaj.Pyeta veten, po per Goran Bregovicin u kujtua ky Erioni qe shefi i tij i dha celsin e Tiranes?
    Thjesht per tu kujtuar Kallashnikovi qe Bregovici i kendoi me aq zjarr ne Tirane ishte arma e perdorur ne masakrat serbe ne Kosove!
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

  12. #92
    i/e regjistruar Maska e Fishtani1
    Anėtarėsuar
    09-12-2009
    Postime
    1,334
    Booo, ate dite Erion Veliaj qenka kapur rende me fjale edhe me Henri Cilin

  13. #93
    Peace and love
    Anėtarėsuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    Erjon pordha, fiks fare.

  14. #94
    Po humbi Rama zgjedhjet Reptiloidi do behet per trinitrine. Mbaje mer veten se do semuresh se spo te mban me buke Rama dhe as po ta heq buken Berisha. Leqe ti je lule, kam lexuar para dy ditesh ca komente ne FB qe jo per te vjelle po te vije duart ne koke ishte pak. I drejtoheshin Edi Rames: O yll, o shpirt, o drite, presim te fitosh e te na ngrohesh shpirtin, O gjigandi i PS-se, o madheshtor... Hajde qyfyre hajde... Pse ka budallenj e patollogjike te tille Shqiperia (nga te dyja krahet e politikes) prandaj dhe nuk behet derman ne ate vend.

  15. #95
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anėtarėsuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    Citim Postuar mė parė nga Darius Lexo Postimin
    Mbaje mer veten se do semuresh se spo te mban me buke Rama dhe as po ta heq buken Berisha.
    kush tha qe nuk eshte njelloj si edveri .... dmth ......
    "They will not control us, We will be victorious"

  16. #96
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Arjan Cani: Berisha dinak dhe i drejtė, Rama frikacak dhe mashtrues

    Elida Rustemi

    Njė nga gazetarėt mė me zė nė Shqipėri, padyshim ėshtė moderatori i emisionit 'Zonė e lirė', Arjan Ēani. I spikatur pėr mėnyrėn e drejtpėrdrejtė me tė cilėn ai komunikon, pėrgatitjen qė reflekton gjithmonė, ai vazhdon tė na surprizojė me gjetjet dhe pyetjet e tij provokuese. Kėrkon gjithmonė qė tė dijė mė tepėr nga tė ftuarit, kurioz ashtu siē duhet tė jetė njė gazetar. Por ndryshe shfaqet kur dikush kėrkon ta intervistojė. Njė person pa komplekse dhe mjaft i rezervuar pėr sa i pėrket jetės sė tij private. Pas tentativave tė ndryshme pėr tė mėsuar diēka mė tepėr, duket se Ēani ėshtė i sigurt nė atė qė do tė thotė. Arjan Ēani rrėfen pėr suplementin "Summer Pages" jetėn e tij, nga fėmijėria deri nė njohjen me bashkėshorten dhe krijimin e familjes. Kurioziteti na shtyn ta pyesim paraprakisht, se pse nė ekran shfaqet gjithmonė me tė njėjtin stil veshjeje dhe me tė njėjtin 'look', ndėrkohė qė ai pa u menduar shumė mė pėrgjigjet se "me ngjyrėn e zezė del mė bukur". I veshur sport, ndryshe nga ēfarė jemi mėsuar tė shohim nė ekran, Ēani nuk nguroi tė japė njė intervistė pėr "Gazetėn Shqiptare", atė qė ai e quan tė pėrditshmen mė tė mirė nė vend.
    Mė pėrshkruaj Arjan Ēanin fėmijė.
    Fėmijė i prapė, por pozitiv.
    Cilat kanė qenė gjėrat mė tė ēmendura qė ke bėrė gjatė rinisė sate?
    Arratisesha non-stop, por rikthehesha.
    Nėse do tė riktheheshe nė kohė, cilat janė gjėrat qė do tė bėje?
    Tė njėjtat gjėra.
    Flasim pak pėr familjen tėnde. Dimė qė je i martuar, ke njė djalė dhe njė vajzė. Na trego diēka mė tepėr. Sa i lidhur je me familjen tėnde?
    Shume i lidhur.
    Ku ndryshon Arjan Ēani nga jeta familjare, nė atė qė ne shohim nė media?
    Nuk ndryshoj shumė.
    Ku ndryshon Arjan Ēani nga personi qė publiku sheh nė media, nga ai nė jetėn e pėrditshme?
    Nuk ndryshoj shumė.
    Marrėdhėnia juaj me djalin?
    Shume e fortė.
    Po vajzės sė vogėl sa kohė i kushton?
    Aq sa mė le puna.
    Keni pasur kriza tė forta familjare?
    Asnjėherė.
    Sa xheloze ndihet bashkėshortja, kur tė sheh aq tė ēliruar nė emision, pra nuk ke komplekse dhe kur puth nė buzė personazhe vip?
    Eni ėshtė gocė e menēur
    Keni tradhtuar tė dashurėn apo gruan?
    Asnjėrėn pėrderisa janė e njėjta gjė.
    Cila ka qenė kostoja mė e madhe e tradhtisė tuaj?
    Nuk ekziston ky koncept nė familjen time.
    Dentistja juaj ėshtė gruaja apo shkon nė ndonjė klinikė tjetėr?
    Sigurisht.
    A ndihmon Ēani nė punėt e shtėpisė?
    Jo fatkeqėsisht.
    Thuhet se ju kanė hipur nė qejf fėmijėt e do tė bėni prapė?
    Me siguri.
    Cili ėshtė gabimi mė i madh qė keni bėrė nė jetė?
    Nuk e di akoma.
    Cila ėshtė padrejtėsia mė e madhe qė tė ėshtė bėrė ty?
    Asnjė padrejtėsi.
    Nėse do tė bije sėrish nė dashuri, cili ėshtė imazhi i femrės qė do tė doje?
    Nuk e di.
    Flasim pak pėr profesionin tėnd. Kohė mė parė ke qenė kryeredaktor i "Gazetės Shqiptare". Ēfarė mban mend nga ajo kohė?
    Shumė punė, shumė pasion, shumė pasion, shumė sukses nė ekip.
    Ke ngrėnė ndonjėherė "dru" pėr ēėshtje pune?
    Kur isha 23 vjeē dhe jetoja ne Paris.
    Si arritėt tė ngriheshit nga njė gazetar i thjeshtė korrespondent, nė kryeredaktor?
    Me punė, me punė dhe me pak talent.
    Aktualisht je moderator i emisionit "Zonė e lirė", njė format qė pėr herė tė parė ėshtė transmetuar nga njė moderator francez. Ēfarė tė ngacmoi qė tė njėjtin emision ta realizoje nė Shqipėri?
    Gjeta pika tė pėrbashkėta.
    Ka pėrfunduar sezoni i emisionit "Zonė e lirė". Ēfarė risish do tė shohim nė sezonin e ardhshėm?
    Sekret.
    Prej disa muajsh drejton emisionin "Majtas jo djathtas" nė njė tjetėr televizion dhe me njė tjetėr format televiziv. Ishte ideja juaj personale pėr krijimin e kėtij formati apo thjesht erdhi si njė ofertė nga 'UTV'?
    Ideja ime. 'UTV' mė mbėshteti.
    Me Ramėn keni qenė shumė tė lidhur, pse erdhi ftohja juaj me tė?
    Nuk kam qenė ndonjėherė shumė i lidhur me atė tip. Ndaj nuk ka si tė ketė ftohje.
    Tė gjithė e shohin qė ajo qė ju transmetoni, tashmė ėshtė mė djathtas. Pse?
    Perceptimi juaj. Unė kam qenė dhe mbetem mė shumė majtas, ndonėse besoj ose nuk besoj te individėt qė drejtojnė kėto struktura.
    Njė element tjetėr qė kam konstatuar ėshtė se dhe nė emisionin "Majtas jo djathtas", shohim qė ju jeni drejtuesi kryesor. Mos do tė thotė kjo qė Arjan Ēanit, gjithmonė i pėlqen tė jetė nė qendėr tė vėmendjes?
    Me siguri. Jam narcis.
    Na pėrshkruaj pak karakteret e dy liderėve kryesorė, Berishės dhe Ramės?
    Berisha dinak dhe i drejtė, Rama frikacak dhe mashtrues.
    Ku ndihet mė komod Arjan Ēani nė "Zonė e lirė" apo "Majtas jo djathtas"?
    "Zonė e lirė" ėshtė vetė jeta, "Majtas jo djathtas" ėshtė njė pjese e vogėl e saj.
    Prej dy vjetėsh tė kemi parė si anėtar jurie nė "Dancing with the Star". Cili mendon se e meritonte fitoren?
    Enver Petrovci.
    Nėse do tė ishe producent i "Dancing with the Star", ēfarė do tė ndryshoje?
    Asgjė.
    Njė kėshillė pėr tė gjithė personat qė do tė lexojnė intervistėn tėnde.
    Ta vėnė nė dyshim dhe ta shoqėrojnė me fjalėt: Mirė mo mirė, po kush ėshtė Arian Ēani nė tė vėrtetė???

    GSH

Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •