Close
Faqja 7 prej 7 FillimFillim ... 567
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 129 prej 129
  1. #121

    I shoqi i pedagoges themelues i PD.

    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    belami..


    c'eshte qo zonja hamelli a hanelli..
    ke ka burre qo..

    nga eshte kjo kopileshe e ed rucit
    ..?
    ..lexoje dhe kuptoje or ti qelbesire se ke ka burre kjo zonje.

    Bashkëshorti i Flora Hanellit, pedagoges që iu drejtua Lulzim Bashës me fjalët “vrasës, maskara”, rezulton njëri nga 343 themeluesit e Partisë Demokratike. Në datën 17 dhjetor 1990, dy ditë para zyrtarizimit të së parës forcë opozitare në Shqipëri, matematicieni Lulzim Hanelli ka hedhur firmën në listën emërore të anëtarëve themelues. Emri i tij figuron i 158-ti në listë. Krah firmës, Hanelli ka shënuar profesionin “pedagog” si edhe numrin e letërnjoftimit që ka disponuar asokohe, me të dhënat “EV 115782”. Për mbështetjen që i ka dhënë 21 vite më parë Partisë Demokratike, ai nuk është penduar. “Po, është e vërtetë që kam qenë themelues i PD-së. Në atë kohë isha i bindur se vendimi që po bëja ishte i drejtë”, - është shprehur Hanelli në një prononcim të djeshëm për “Gazeta Shqiptare”. Por, atë ngjarje ai nuk dëshiron ta lidhë me incidentin në të cilin u përfshi bashkëshortja e tij dhe kandidati i maxhorancës për kreun e Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha. “Ajo ngjarje ka ndodhur para shumë vitesh. Nuk mendoj se ka lidhje me incidentin e bashkëshortes. Nuk dua t’i ngatërroj të dyja ngjarjet sepse nuk kanë lidhje fare ndërmjet tyre”, - përfundon Hanelli, pa dashur të bëjë as edhe një koment tjetër të tepërt. Në listën e themeluesve të PD-së bie në sy emri i Sali Berishës, por në të mungojnë disa nga personat që vite më pas do të bëheshin figurat kryesore të kësaj partie, sikundër janë Bamir Topi apo Jozefina Topalli.
    Incidenti
    Kandidati demokrat për kreun e Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha gjatë një takimi me studentë të Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit është përballur dy ditë më parë me akuzat publike të një pedagogeje. Flora Hanelli është ngritur në këmbë nga salla dhe e ka akuzuar publikisht Bashën duke i thënë: “Ti je një vrasës, ke lënë 4 palë jetimë, maskara”. Incidenti nuk është lënë pa u komentuar nga Basha, i cili u ka bërë thirrje studentëve për qetësi, ndërsa i është përgjigjur pedagoges se “këto janë vetëm shpifje”. Njëri prej studentëve ka filmuar pamjet e takimit me celular, duke i hedhur ato në ‘Youtube’, nga ku duket e dëgjohet gjithçka ka ndodhur. Akuzave të pedagoges i janë përgjigjur truprojat e Bashës duke e nxjerrë atë jashtë, ndërsa Basha ka vazhduar i qetë fjalën e tij para studentëve. Nga videoja e hedhur në ‘Youtube’ dëgjohet se studentët e kanë duartrokitur fjalën e pedagoges së tyre. Pedagogia Hanelli në një intervistë të dhënë për “Gazeta Shqiptare” shpjegoi arsyet që e çuan në këtë reagim publik. Ajo u shpreh se nuk mund të lejonte që vatra e dijes, siç është universiteti, të përdoret për fushatë elektorale. “E para nuk lejoj që të përdhoset ajo vatër, që të përdoret, qoftë edhe nga autoritetet drejtuese të Universitetit Politeknik për fushatë elektorale. E dyta, nuk dua që të indoktrinohet mendja e studentëve të mi me broçkulla elektorale. Ti je një vrasës, i thashë. Reagimi i tij ishte i tillë që ndërseu truprojat të vinin të më tërhiqnin mua nga duart, për të më nxjerrë përjashta me dhunë, për të më prerë fjalën. Por, studentët më ndihmuan dhe ata nuk arritën”, - theksoi Hanelli. Ajo tha se nuk ndjente frikë për reagimin e saj, madje shkoi më tej duke e quajtur kandidimin e Bashës një gabim të madh.
    “Tirana nuk e meriton një mostër të tillë”, - përfundoi Hanelli.
    Emrin e kam Agim dhe me therrisni, Gimi.

  2. #122
    i/e regjistruar Maska e shitesi
    Anëtarësuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    ne frymemarrjen time
    Postime
    1,069
    Per ta bere punen tamam kjo zonje duhet te kapi nje per nje te gjithe politikanet dhe tu thote vrases bile ti peshtyje dhe ne fytyre.
    Por
    duket sheshit qe kjo zonje ka hyre ne takim duke mos qene perkrahese e Lulit vetem per te bere ate qe beri.
    Kto lloj lojrash nuk jane te ndershme.
    Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria

  3. #123
    New York Maska e mario_kingu
    Anëtarësuar
    09-12-2004
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    2,225
    shqiptari eshte mesuar te ofendoj edhe te shaj shqiperia me posht edhe me posht ben sa
    sa per kete pedagogen sberi mir qe foli aq ashper
    por mbas kesaj sidomos ketu ne forum vetem fjala k.... i ka munguar nuk e di ku keni vajt ne shkoll qe ofendoni nje pedagoge edhe e quani veten me te zgjuar
    dikush me lart tha se ne amerik te kishin mar e te kishin len jasht
    kjo eshte nje genjeshter vetem ne amerik rrespektohet liria e fjales te lir
    prandaj mos thoni injorancira

    rrespkete alll
    aj
    Partizoni

  4. #124
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    artkulli i meposhtem nuk eshte per ata qe nuk duan te kuptojne .....

    -------------------------------------------



    Si do kisha reaguar ndaj “zysh” Florës

    Panorama

    Opinione Enjte, Maj 5th, 2011

    EDMOND TUPJA

    Replikë me Mirela Kumbaron

    Lexova sot me kërshëri dhe ëndje (si bëj sa herë që ajo boton artikuj në mediat e shkruara), prozën spontane, të zhdërvjellët e të fuqishme, të koleges dhe shoqes sime të ngushtë, Mirela Kumbaro. E falënderoj, ndër të tjera, që më informoi për atë incident që ndodhi në takimin e zotit Basha me universitarë – studentë e pedagogë – këto dy a tri ditët e fundit. Zonja Kumbaro nuk sqaron vetëm një gjë (oh, një hollësi fare të vogël!): çfarë fjale akuzuese tronditëse “zysha” Flora Hanelli “ulëriti me sa kishte në kokë” në drejtim të zotit Basha “duke lëshuar zërin deri në piskamë”. Pas një ankete të thjeshtë pranë shumë miqve të mi të besueshëm, mësova se zonja në fjalë e paskësh cilësuar zotërinë në fjalë si “vrasës”. Akuzë e rëndë, shumë e rëndë kjo. Pavarësisht mënyrës sesi reagoi zoti Basha, unë, falë edukatës qytetare që më kanë dhënë familja, shkolla dhe jeta, po të më akuzonte dikush publikisht si vrasës, do të kisha vepruar si vijon:

    a) Nëse akuzuesi (ose akuzuesja) do të ma kishte përplasur atë fjalë fytyrës me ulërima (si zonja Hanelli), pra, duke reaguar emocionalisht, do të kisha menduar se personit në fjalë do t’i ishte vrarë, sipas saj për fajin tim dhe vetëm timin, ndonjë njeri tejet i afërm i familjes, prandaj nuk do t’ia vija re, madje, duke u ndier i pafajshëm, do ta arsyetoja, do ta qetësoja, do ta ngushëlloja etj., etj. Nëse personi në fjalë do të kishte vazhduar me qëndrimin e tij agresiv duke më penguar ta zhvilloja normalisht veprimtarinë e organizuar me të ftuarit e mi, atëherë do t’i drejtohesha shërbimit të urgjencës së spitalit psikiatrik për të shmangur ndoshta edhe ndonjë aksident kardiak të personit në fjalë, pas largimit me ambulancë të të cilit do t’u kisha kërkuar ndjesë të pranishmëve për incidentin, duke u përpjekur madje ta justifikoja deri diku qëndrimin e tij agresiv.

    b) Nëse akuzuesi (ose e akuzuara) do të ma kishte përplasur atë fjalë fytyrës si dorashkë dueli, qetë-qetë, pa klithma, por me argumente, pra, duke reaguar racionalisht (aspak si zonja Hanelli), do të kisha menduar se personi në fjalë disponon prova të pakundërshtueshme që unë jam vërtet vrasës dhe, në këtë rast, do ta kishte ftuar, qetë-qetë, të më shpaloste provat e fajësisë sime dhe do t’i lutesha t’i vinte ato sa më shpejt në dispozicion të prokurorisë bashkë me akuzën e tij; në rast të kundërt, do t’i drejtohesha unë prokurorisë nëse personi në fjalë nuk do ta tërhiqte shpifjen e tij kundër meje.

    Si përfundim, do të dëshiroja të theksoja se ekziston një etikë qytetare e komunikimit jo vetëm mes miqsh, por edhe mes kundërshtarësh, në bazë të së cilës edhe gjërat më tronditëse duhen thënë, sigurisht haptas, vendosmërisht, por me gjakftohtësi e dinjitet, pa kapërcyer caqet e edukatës qytetare, çka nuk është përherë e lehtë, e pranoj.
    "They will not control us, We will be victorious"

  5. #125
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Pedagogia garoi në zgjedhjet e 2005

    Politike e Mërkurë, Maj 4th, 2011


    Flora Hanelli, pedagogia e Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, e cila u bë e njohur dy ditë më parë në një incident me kandidatin Lulzim Basha, rezulton të ketë qenë më parë e përfshirë në aktivitete partiake.Gazeta “Panorama” ka zbuluar se ajo ka qenë një herë kandidate për deputete në zgjedhjet e përgjithshme të zhvilluara në vend. Bëhet fjalë për zgjedhjet e vitit 2005, kur sistemi ishte maxhoritar dhe partitë nxirrnin kandidatët e tyre në secilën prej 100 zonave zgjedhore. Në faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, nëse klikon në folderin mbi informacionet për zgjedhjet e 3 korrikut 2005, mund të gjesh lehtësisht se në çfarë zone ka kandiduar Flora Hanelli (Osmani- mbiemri i bashkëshortit). Pedagogia e Fakultetit të Inxhinierisë ka garuar në Zonën Zgjedhore Nr. 94, e cila ka si pjesë të sajën qytetin e Vlorës dhe pak nga rrethinat. Hanelli ka qenë në këtë zonë si përfaqësuese e Partisë Lidhja e Blertë Shqiptare. Nga buletini i zgjedhjeve të 6 viteve më parë rezulton se ajo është renditur e fundit në këtë zonë zgjedhore, ku ka marrë vetëm 12 vota, ose 0.09% të votave, ndërkohë që deputet ka dalë ish-ministri i Kulturës i Partisë Demokratike, Bujar Leskaj. E kontaktuar nga gazeta “Panorama”, Flora Hanelli (Osmani) e konfirmoi faktin se ka qenë kandidate në zgjedhjet e përgjithshme të gjashtë viteve më parë. “Po, kam qenë kandidate e Partisë Lidhja e Blertë Shqiptare në ato zgjedhje”, është shprehur pedagogia e Algjebrës në komunikimin me gazetën. Një ditë pas incidentit me kandidatin e Partisë Demokratike në ambientet e Fakultetit, vajza e pedagoges tha në një intervistë për shtypin e shkruar, se mamaja e saj nuk ka bindje partiake, por është vetëm natyrë opozitare. “Mamaja ime s’është me asnjë parti. Ajo është natyrë opozitare, është kritike. Po të kërkoni e të pyesni, ajo asnjëherë nuk është aktivizuar me partitë”, tha Delira Hanelli, vajza e pedagoges.


    ADI SHKEMBI

    ---------------------------------------------------------------------------------------------------

    P.s. Partisë Lidhja e Blertë Shqiptare ne 2005 kishte per kryetare gruan e Koço Kokëdhimës BRIXHIDA KOKEDHIMA

    Ka shumë mundësi, që po të kërkohet në dokumentacionet e ndertimeve të firmave te Koço Kokëdhimës në Tiranë (si p.sh. shkollave ku femijeve ju bie tavani mbi kokë), do të gjenden edhe projekte apo përllogaritje mbi të cilat është edhe nënshkrimi i pedagoges "opozitare e pamvarur"


  6. #126
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-05-2008
    Postime
    83
    Citim Postuar më parë nga Aksinja Lexo Postimin
    Të të bëj një pyetje,
    Kur kryeministri dhe kryebashkiaku aktual , shajnë e ulërasin njëri tjetrin, përgojojnë familjet e njëri tjetrit,,,, nëpër mediat televizive, kujt institucioni duhet ti drejtohesh për ti bërë thirrje kontrolli mbi këta përsona , pasi drejtuesit me probleme në fjalorin e tyre, në karakterin e tyre shkaktojnë deformime në kulturën e brezit të ri si e ardhmja e atdheut
    Mendoj kte pyetje ne radhe te pare duhet t'ja besh kesaj pedagoge te dhunshme sepse eshte kjo qe na edukon..
    Kur nje pedagoge flet ne ate menyre kerkon te percaj e te ngjalli urrejtje ne nje fakultet si mendon ti se do te edukohen brezat qofshin te rinj e te vjeter se fundja nje pjese te mire te kultures ne e marrim ne shkolle..

  7. #127
    Citim Postuar më parë nga mesuesi_1 Lexo Postimin
    artkulli i meposhtem nuk eshte per ata qe nuk duan te kuptojne .....

    -------------------------------------------



    Si do kisha reaguar ndaj “zysh” Florës

    Panorama

    Opinione Enjte, Maj 5th, 2011

    EDMOND TUPJA

    Replikë me Mirela Kumbaron

    Lexova sot me kërshëri dhe ëndje (si bëj sa herë që ajo boton artikuj në mediat e shkruara),...
    blla-blla-blla-blla-blla..o Edmond Tupja dhe ne fund e mbyll me kete keshille:

    Si përfundim, do të dëshiroja të theksoja se ekziston një etikë qytetare e komunikimit jo vetëm mes miqsh, por edhe mes kundërshtarësh, në bazë të së cilës edhe gjërat më tronditëse duhen thënë, sigurisht haptas, vendosmërisht, por me gjakftohtësi e dinjitet, pa kapërcyer caqet e edukatës qytetare, çka nuk është përherë e lehtë, e pranoj.
    Per Sali Berishen, Kryeministrin tone, e ka fjalen ketu o mond tupja, per Salen qe me fjalorin e tij prej rrugaci e ka kthyer Foltoren e Parlamentit te Rebuplikes ne nje nevojtore publike?

    *******

    Ajo zonja pedagoge ka zbrazur edhe neverine time per rrugacet te cilet shajne me fjalore rruge,
    shajne edhe vrasin pa hezituar aspak, pa pas ndroje aspak, pa ju dridhur syri aspak.

    Po pse keta horrat tone qe na qeverisin jane kaq serbes?

    Sepse do te kete gjithmone edmond tupsa padagoge neper Universitete dhe "brari"-sta neper forume qe do ta suportojne fuqimisht kete klike mafioze qe eshte ne pushtet.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ASrock4u2 : 05-05-2011 më 16:45
    Emrin e kam Agim dhe me therrisni, Gimi.

  8. #128
    i/e regjistruar Maska e Elonaa
    Anëtarësuar
    17-09-2005
    Postime
    1,661
    Gjithe bota voton ne heshtje .... fiton ai qe pelqen shumica.....Pjesa tjeter eshte e detyruar ta respektoj zgjedhjen e shumices ....S'kuptoj pse ne shqiptaret duhet te shahemi e te zihemi per cdo problem..... Nga do qe rrotullohesh ne te gjitha nivelet shqiptaret shahen e zihen me kundershtaret...Jemi vertet shume mbrapa
    Njerzit nuk i japin asgjeje rendesi me te madhe se asaj qe eshte qesharake.(Gete)

  9. #129
    i/e regjistruar Maska e landi45
    Anëtarësuar
    10-04-2008
    Postime
    1,711
    bo sa rrota ka ky forumi mbrojne dhe kriminelet per nje rroge ,,,,

Faqja 7 prej 7 FillimFillim ... 567

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •