Falenderoj Dalanin qe beri te mundur sjelljen e ketij libri shume te rralle per nga natyra e tij si dhe subjekti qe trajton. E fillova ta lexoj me kureshtje, thjesht per t'i hedhur nje sy por me perpiu i gjithi dhe nuk pushova deri sa e mbarova brenda disa oreve. Per mendimin tim personal eshte jo vetem nje thesar dokumentimi qe tregon fytyren e vertete te sistemit komunist por dhe prapaskenat e luajtura ne kurriz te popullit, hipokrizine e klikes sunduese, sidomos ate te diktatorit dhe anen komplet te panjohur te pazarlleqeve ne kurriz te popullit tone. E mbi te gjitha tregon nje realitet deri diku hollivudian te nje sektori special te sherbimeve sekrete shqiptare, perkushtimin e tyre dhe rrolin qe luajten ne ndryshimin e disa situatave kyce politike ne vend. Flet per nje ane te erret te vasalitetit te Shqiperise gjate 50 viteve te komunizmit ku del qarte padroni i vertete i Shqiperise dhe farsa e ashtuquajtur demokraci qe u instalua mbas rrezimit te komunizmit. Eshte nje testament i fuqishem per gjithe shqiptaret qe ne faqet e ketij libri duhet te lexojne e ndjejne rrjesht mbas rrjeshti jo vetem lojen e ndyre qe eshte luajtur ne kurriz te tyre por dhe kobin qe i kanoset vendit tone nga te njejtet aktore qe jane tallur me fatet e tij prej dekadash te tera. E perseris, eshte nje material i nje natyre komplet te vecante dhe nje detyrim leximi per te gjithe shqiptaret. Per te diskutuar mbi librin eshte hapur nje teme e vecante. Mund ta shikoni ketu: Diskutimi mbi Odiseja E Nje Dedektivi
ODISEJA E NJE DETEKTIVI
Agim Hamiti
NGJARJE TE JETUARA
I SPAĒI
"Burgu, kjo greminė e pėruljes njerėzore..."
Xh. London
Ēdo kalimtar qė shkel pėr herė tė parė nė Spaē pushtohet vetvetiu prej njė apatie tė pėrgjithshme, tė ngjashme me atė qė provon njeriu kur padashje bėhet dėshmitar i njė jete nė agoni. Edhe sikur udhėtari nė fjalė tė mos jetė i vetėm, duke hyrė nė pusin e madh natyror qė pėrbėn ky vend, ai do tė ndiej nevojėn e njė heshtjeje soditėse, pėr tu thelluar nė botėn e ndjenjave tė tij tė befasuara. Vendi ėshtė i rrethuar nga tė gjitha anėt prej njė vargu kodrash tė larta. Po t‘i shikosh prej gropės sė Spaēit, ato tė krijojnė pėrshtypjen e dy vargmaleve nė formė gjysmėrrethi vendosur pėrballė njėri-tjetrit, ngaqė relievi ėshtė tepėr i thyer. Nė dy pikat simetrike tė takimit tė tyre, nė juglindje e nė veriperėndim, shtrati i ngushtė e i thellė i njė pėrroi hap dy dritare natyrore tė kėtij hauzi tė madh.
Shkurret qė mbulojnė pjesėrisht shpatet e kodrave rrethuese i nėnshtrohen njė lufte tė rreptė me natyrėn, pėr tė mbijetuar egėrsinė e asaj toke shterpė nė procesin e shpėrbėrjes. Rrėnjėt e tyre gjysmė tė dala mbėrthehen fort, duke depėrtuar anash gurėve tė djegur bojėkafe, ose nėpėr tė ēarat e pllakave tė shtresėzuara. Gjethet e tyre mund tė shikohen tė shpalosura nė diell vetėm pėr pak orė, mbasi, sapo fillon tė nxehtit, ato tkurren pėr tė ngadalėsuar avullimin e ujit tė siguruar me shumė vėshtirėsi. Nė pėrgjithėsi sipėrfaqja e tokės ėshtė ngjyrė kafe nė tė murrme dhe del shtresa-shtresa nė formė pllakash tė thyeshme. Acidi sulfurik, mjaft i pranishėm nė ujėrat rrjedhėse tė kėsaj zone, ėshtė faktori kryesor i procesit tė shpėrbėrjes sė sipėrfaqes normale tė tokės. Syri mund tė tė zėrė bar shumė rrallė, vetėm nė ndonjė vend tė rrafshėt qė rastėsia e ka favorizuar pėr t'i shpėtuar pushtetit shkatėrrimtar tė acidit. Edhe shtrati i thellė me anė tė thepisura i pėrroit, i cili
gjatė verės mbetet pothuajse i thatė, mban ngjyrėn e kriprave acide. Kėto dukuri tė strukturės sė paqėndrueshme tė sipėrfaqes sė tokės bien edhe mė shumė nė sy, pėr shkak tė pjerrėsisė sė theksuar tė shpateve rrethuese.
*
Mbasi ta ketė soditur njė copė herė tė mirė kėtė tokė, viktimė tė reaksioneve kimike dhe agjentėve atmosferikė, udhėtari i ardhur rishtas nė kėto anė, pėr tė kthjelluar disi vorbullėn e ndjenjave tė tij tė trazuara, do ta shprehte befasimin sipas mėnyrės sė vet, zakonisht nė pėrshtatje me profesionin qė ushtron. Njė barķ do tė belbėzonte:
«Kėtu as dhėmbi i deles s'paska ku tė ngjisė njė fije bari, pa le mė gjuha e lopės!»
Nė rast se do tė ishte murator, mbasi tė merrte dy copa guri e t'i pėrplaste
me njėra-tjetrėn, duke i parė sesi do tė binin tė thėrrmuara tek kėmbėt e tij, ai do tė buzėqeshte me mosbesim duke murmuritur:
«Dy gurė tė tillė nuk i vendoske dot mbi njėri-tjetrin e asnjė lugė gėlqere nuk bėke dot me ta.»
Ndėrsa njė gjeolog do tė deklaronte entuziast:
«Aq sa a zymtė duket nė pamje kjo tokė, po aq e praruar ėshtė nė brendėsi.»
Kėtė aludim ai do ta bėnte pėr bakrin e nėntokės sė atjeshme, i cili pėrmban edhe njė pėrqindje tė ulėt ari. Njė specialist i ēėshtjeve policore, sapo ta shikonte kėtė gropė si tė pėrgatitur nga ekskavatorė gjigantė, pa u menduar gjatė, do tė shprehej shkurt dhe qartė: «Njė burg natyror.»
Bashkėrendimi i mendimeve tė dy specialiteteve tė fundit nxori nė dritė
vendimin e kobshėm qeveritar, pėr ngritjen nė kėtė gropė tė zymtė tė njė kampi pune tė rėndė tė detyruar pėr tė burgosurit politikė, nė pranverėn e vitit 1968.
Pasi toka kombėtare ishte nginjur sė thithuri djersėn dhe gjakun e armatės
sė kokėqethurve tė flijuar prej regjimit komunist si armiq tė partisė, i erdhi radha nėntokės tė kėrkonte revanshin. Vargut tė gjatė tė kampeve tė punės sė rėndė tė detyruar dhe tė burgjeve tė deriatėhershėm iu shtuan adresa tė reja: miniera famėkeqe e Spaēit dhe simotrat e saj tė mėvonshme. Tė gjitha kėto adresa jetėthithėse u furnizuan me kontigjentet e tė dėnuarve politikė tė regjimit komunist. Me Spaēin fillonte kėshtu era e re e shfrytėzimit nėntokėsor tė viktimave politike, jetėn e tė cilėve Drejtoria e Kampe-Burgjeve e llogariste me shifra vagonash me mineral.
Krijoni Kontakt