Close
Faqja 3 prej 7 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 138
  1. #41
    XLI LAJME BEFASUESE

    ―Tė gjitha tė vėrtetat e mėdha nė fillim trajtohen si blasfemi.

    B. Shou


    Mė 19 janar 1984 DSJ e thirri Pahinė nė Tiranė. Duke u ndarė me Melin, ai i premtoi se do tė pėrpiqeshin ta vinin nė dijeni pėr ēdo tė re. Mirėpo kaluan ditėt qė i kishin mbetur janarit, kaloi edhe shkurti 1984 dhe ata, jo vetėm qė nuk po dukeshin, por prej tyre as nuk kishte mbėrritur ndonjė sinjal. Njė mbrėmje nė fillim tė marsit, nė orėn qė Meli po merrte ilaēet si zakonisht, Streto e takoi disa minuta nė kėmbė jashtė infermierisė. Ai ishte pa maskė, i veshur me kostumin karakteristik tė DSJsė. Lajmet qė i bėri tė ditur ishin sa tė rėndėsishėm edhe tė habitshėm:

    Mė 26 janar, ditėn e enjte, Streto ishte martuar me motrėn e gruas sė Dofenit, duke u bėrė baxhanak me kėtė tė fundit. Krushqia kishte qenė nismė e vetė drejtorit tė DSJsė. Tri ditė pas martesės, Streton e kishte thirrur diktatori nė vilėn e tij. Toni me tė cilin i kishte folur Hoxha kishte qenė tepėr familjar:

    — Urimet e mia pėr martesėn, Guri! Dėshiroj qė miqėsia ndėrmjet Ilirit dhe ty tė jetė e pėrhershme, pėr tė mirėn e pėrbashkėt. Miqtė e familjes sonė janė tė shumtė, por kush ka shumė miq si numėr, ka pak miq tė vėrtetė. Ti do tė jesh njėri prej kėtyre tė fundit, gjersa tė ka zgjedhur me shumė dėshirė vetė Iliri. Tė kemi studjuar mirė, para se tė jepnim miratimin e realizimit tė kėsaj miqėsie. Tek ti kemi gjetur cilėsitė e pėrshtatshme tė njė miku me vlerė pėr djalin tonė tė madh. Me kalimin e kohės rrethi miqėsor i njė familjeje si e jona evoluon paralelisht me koniukturat politike. Unė kam pasur miqtė e mi; im bir do tė ketė tė tijtė. Mirėkuptimi dhe besnikėria nė miqėsinė e bashkėpunimin tuaj do tė jetė nė tė mirė tė tė dyve. Ju vaftė mbarė!

    Miqėsia e re kishte shėrbyer si njė impulsim i ndjeshėm pėr karrierėn e Stretos. Ai nuk ishte mė vetėm krahu i djathtė i Dofenit nė drejtimin e shėrbimit sekret shqiptar, por edhe zėvendėsdrejtor i DSJsė, si edhe pėrgjegjės organizativ i Sigurimit tė Komitetit Qendror tė PPSH. Duke vepruar nė rrethanat e reja tė miqėsisė sė lartė e tė pozitės sė fuqishme, Streto, falė intuitės profesionale dhe aftėsisė sė spikatur tė komunikimit, kishte arritur tė mėsonte se Misioni i Madh ishte anuluar pas njė vizite misterioze tė diktatorit Hoxha nė Londėr. Kishte qenė pikėrisht kjo vizitė qė kishte krijuar koniukturat e reja politike, pėr tė cilat kishte aluduar Dofeni, kur i kishte propozuar pesėshes drejtuese tė Misionit tė Madh anulimin e tij. Duke i bėrė tė ditur kėtė lajm, Streto i tha Melit:

    — Nuk besoj se Dofeni ma krijoi mundėsinė pėr tu njohur me kėtė sekret pėr shkak tė miqėsisė sė re si baxhanakė, ose thjesht nga mirėbesimi. Jo, diēka e rėndėsishme zien nė superpushtet, por nuk ka dalė akoma nė sipėrfaqe. Pas varrosjes sė Myslym Pezės, mė 13 shkurt, Enveri pėsoi infarkt tė miokardit. U njoftua menjėherė Londra pėr gjendjen e rėnduar tė tij. Pas gjashtė orėsh kardiokirurgu mė i mirė anglez dhe asistenti i tij zbritėn nė Rinas. «Pas njė ndėrhyrjeje kirurgjikale disaorėshe nė zemrėn e diktatorit, gjendja e tė sėmurit erdhi duke u pėrmirėsuar. Megjithatė kardiologu i famshėm deklaroi:

    ―Njė infrakt tjetėr nė tė ardhmen do tė ishte fatal pėr tė. Nė kohėn qė Hoxha ishte i sėmurė, vetėm Nexhmija, Dofeni dhe unė (mė rrallė se dy tė parėt) kishim tė drejtė tė hynim nė dhomėn e tij. Ramizi dhe byroistėt e tjerė, kokėulur e tė pėrlotur, i prisnin gjithmonė nė sallon lajmet pėr ecurinė e shėndetit tė diktatorit. Tė entuziazmuar prej rezultatit tė operacionit, Nexhmija me Dofenin i shpėrblyen me 25 milionė dollarė kardiokirurgun me nam botėror dhe asistentin e tij. Ata qėndruan gjashtė ditė nė Tiranė. Nė njė rast kardiokirurgu anglez u shpreh:

    «Po tė isha ndodhur nė Londėr ditėn qė u sėmur udhėheqėsi juaj, do tė kisha ardhur mė shpejt nė Tiranė. Mirėpo qyshkur u bėra i njohur pėr bisturinė e suksesshme, nuk qėndroj nė Londėr mė shumė se pesė muaj nė vit, prej kėrkesave qė kam anekėnd botės. Kam qenė tek koka e krevatit tė Frankos gjatė agonisė sė tij dhe qeveria spanjolle mė shpėrbleu me 15 milionė dollarė.» «Pasi u largua kardiokirurgu nga Tirana, Dofeni mė tha njė ditė: ―Guri, ka tė ngjarė qė sė shpejti tė bėjmė edhe unė e ti njė vizitė nė Londėr.‖ Nuk besoj se kėtė e tha rastėsisht e as i nxitur nga vlaga e miqėsisė sė re. Kam parandjenjėn se do tė tė sjell lajme edhe mė tė habitshme herės tjetėr, Hamit. Tani do tė mė falėsh se mė duhet tė nisem pėr udhė menjėherė. Erdha enkas nga Tirana, se kėto lajme nuk doja tė t'i dėrgoja me person tė tretė.

    — Faleminderit. As unė nuk dua ta zgjas mė kėtė bisedė, qė mė ēoroditi krejt. Po e humbasim busullėn; nuk po marrim vesh nga kemi ardhur e ku po shkojmė. Tė bukur socializėm qė paskemi ndėrtuar nė brigjet e Adriatikut!

    — Kam edhe diēka tė dhimbshme pėr tė thėnė, Hamit. Unė e Afrimi kishim vendosur tė mos tė ta pėrmendnim kėtė, por heshtja e mėtejshme nuk ka kuptim.

    — Atėherė?

    — Kolegun tonė, Genc Daka, e pushkatuan; njė alarm pėr tė gjithė ne.

    — Si the?

    — Mė dėgjove shumė mirė, Hamit…, mirėupafshim!

    — Mirėupafshim! belbėzoi i tronditur ish-detektivi.

  2. #42
    XLII GUXIMI SFIDON KRIMIN

    ―Vetėm pėrballė rreziqeve tė mėdha shpalosen kurajot e mėdha.

    Zh. – F. Rėnjar


    Lajmet e fundit e tronditėn Melin. Profesioni i detektivit atė e kishte mėsuar qė ta shikonte botėn si njė xhungėl dhe jetėn si njė luftė qė zhvillohej sipas ligjeve tė xhunglės. Pėr kėtė arsye ai e kishte mė tė lehtė se njė qytetar i thjeshtė pėr ta justifikuar nė ndėrgjegjen e tij luftėn e egėr pėr pushtet, nė kuadėr tė diktaturės. Meqenėse tė gjithė pjesėmarrėsit e kėsaj lufte tė paprinciptė ishin tė pamoralshėm, triumfin e diktatorit ai e vlerėsonte si atribut tė mė tė fortit nė xhunglėn e pushtetit suprem. Mirėpo ky lloj arsyetimi qėndronte pėr sa kohė diktatori mbėshtetj nė forcat dhe nė aftėsitė e tij. Misteri i suksesit tė Hoxhės, duke u ndriēuar nė sytė e ish-detektivit prej informacioneve tė Stretos, po ravijėzonte njė palė tė tretė. Kjo
    dukuri e re i shkelte rregullat e luftės sė xhunglės, me tė cilat ai ishte mėsuar.

    — Xhunglat e politikės janė mė tė egra se ato tė Afrikės – i tha ai Diksit pas takimit tė fundit me Streton. – Mjerisht unė unė nuk orientohem dot nė to, sidomos nė ballafaqimin e parė. Duke e gjykuar me mendjen e sotme ngjarjen qė mė tregoi Afrimi lidhur me agjentin anglez, qė ishte paraqitur si rus, tani i jap shpjegimin e duhur. Skenari i asaj ndodhie ka qenė pėrgatitur prej vetė Dofenit nė marrėveshje me shėrbimin sekret anglez, pėr tė frikėsuar detektivėt e DSJsė, tė cilėt do tė bien patjetėr nė gjurmėt e zhvillimeve tė fundit politike, pėr tė cilat aludonte Guri. Qėllimi i terrorit ėshtė gjithmonė nėnshtrimi dhe heshtja.

    Detektivėt e DSJsė duhet tė kafshojnė gjuhėn dhe tė mos iu shkojė kurrė ndėrmend t‘ia drejtojnė as vetes pyetjen: nga na doli kaq papritur kjo miqėsi me militaristėt e derisotshėm tė Londrės? Jam i bindur se pėr tė njėjtėn arsye e kanė pushkatuar edhe detektivin Genc Daka, pavarėsisht prej akuzės qė i kanė ngritur.
    Genci ishte njeri sedėrqar qė nuk e njihte frikėn dhe mund t‘iu krijonte probleme nė DSJ, kur tė dilnin nė dritė marrėdhėniet sekrete tė diktatorit Hoxha me Londrėn. Emrin e tij pėr tu eliminuar e ka rekomanduar me siguri instruktori anglez, i cili vepronte pranė DSJsė qysh me organizimin e shėrbimit sekret tė diktaturės. Pėr atė ne na thoshin se ishte rob lufte, por kuptohet qė ka qenė i deleguar i Inteligjencė Servisit pranė shėrbimit sekret shqiptar. Ai e njihte shumė mirė Gencin dhe ia ka vėnė emrin nė rreth tė kuq, para se tė largohej pėr nė Londėr, me krijimin e koniukturave tė reja politike. Njė popull i tradhėtuar, si puna jonė, shkon mish pėr top.








    *


    Gjatė bisedave tė mėvonėshme me shokėt, Meli mori vesh detajet e fundit dramatik tė Dakės, me tė cilin ai kishte pasur marrėdhėnie tė ngushta dhe kishin kryer disa misione sė bashku jashtė shtetit. Streto dhe Pahia e dinin qė Meli do tė hidhėrohej pėr ish-mikun e tij, prandaj kishin ngurruar t‘ia pėrmendnin atė ngjarje, prej sė cilės ata ishin bindur edhe mė tepėr se situata kėrcėnuese u impononte unitetin midis tyre. Historia e fundit tė detektivit Genc Daka ishte mjaft e dhimbshme. Nė kuadrin e pėrgatitjeve pėr Misionin e Madh, nė nėntor 1983 DSJ nisi njė grup prej njėzet detektivėsh nė Evropėn Lindore. Misioni i tyre ishte tė verifikonin funksionimin e bazave tė shėrbimit sekret shqiptar, pas pėrmbysjeve qė kishin ndodhur nė Kryeministri dhe nė M.P. tė Brendshme. Organizimi i aktivitetit tė njėzetė detektivėve tė ndarė nė nėngrupe me destinacione tė ndryshme iu besua kuadrit me pėrvojė tė DSJsė Genc Daka, i cili do ta drejtonte misionin e pėrgjithshėm prej selisė sė ambasadės shqiptare nė Sofje.

    Dhjetė ditė pasi kishin nisur nga puna, Daka konstatoi se gjashtė detektivė nuk bėheshin mė tė gjallė; pra, ishin arratisur. Pėr kėtė ai lajmėroi qendrėn nė Tiranė. DSJ i dha urdhėr tė ktheheshin tė gjithė nė Shqipėri sipas rregullit: nė fillim Daka me dy ndihmėsit e tij dhe mandej pjesėtarėt e tjerė tė grupit. Kur u njoftuan pėr t'u kthyer para kohe nė Tiranė, u arratisėn edhe katėr detektivė tė tjerė. Dakėn dhe shokėt e tjerė qė u kthyen i arrestuan me tė mbėrritur nė DSJ. Nėpėrmjet njė gjyqi rrufe ushtarak me dyer tė mbyllura, Daka dhe zėvendėsi i parė i tij u dėnuan me pushkatim; tetė tė tjerėt me burgime tė rėnda. Meqenėse zėvendėsi i Dakės kishte njė tė afėrm nė Byronė Politike, atij iu fal jeta. Vendimi i dėnimit me pushkatim tė Dakės mbeti i pandryshuar.
    Ashtu siē e parashikonin ata qė e njihnin nga afėr, Daka i pafajshėm kishte mbajtur njė qėndrim mahnitės nė gjyqin e rrufeshėm ushtarak dhe, veēanėrisht, para plotonit tė ekzekutimit.

    Ai kishte kėrkuar qė nė ēastin e pushkatimit tė tij tė ishin tė pranishėm edhe kolegėt e DSJsė. Prej tyre kishte shkuar vetėm Streto, i cili fliste sa me dhimbje, aq edhe me admirim pėr vdekjen heroike tė 34 vjeēarit Daka. Pasi e kishin zbritur nga makina brenda vendit tė rrethuar me roje tė afėrta, ku do tė kryhej ekzekutimi i tij, Daka i prangosur ishte ulur ndenjur dhe buzėqeshte nėn dritėn e prozhektorėve tė Gazeve. Nė gjysmėerrėsirė qėndronte grupi vėzhgues i ekzekutimit dhe njė kamerė. Ai kishte filluar tė fliste shumė i qetė. Demaskonte makinacionet e regjimit diktatorial, i cili dėnonte atė dhe shokėt e tij tė pafajshėm, pėr tė terrorizuar tė tjerėt. Pasi kishte shkarkuar pjesėn kryesore tė urrejtjes sė akumuluar, Daka kishte thithur thellė cigaren e tretė qė po pinte radhazi dhe, si flaku bishtin e saj nė drejtim tė atyre qė ishin nė gjysmėerrėsirė, ai pėrfundoi duke thėnė:

    — Megjithėse jam i ri, unė e meritoj vdekjen, mbasi kam marrė nė qafė njerėz qė nuk i njihja e nuk mė njihnin. Dhe kėtė gjė tė shėmtuar e kam bėrė pėr hir tė interesave tė njė grushti morrash, tė cilėt nuk u ngopėn sė thithuri gjakun e kėtij populli fatkeq. Unė deri dje u shėrbeja atyre verbazi, ashtu siē u shėrbeni ju sonte, duke ndenjur nė errėsirė, se mos ju shikoj fytyrat. E vėrteta nuk i trembet dritės, ndėrsa ju i trėmbeni, se jeni kundėr saj. «Kam kėrkuar qė sonte tė ishin edhe shokėt e mi tė pranishėm nė ekzekutimin tim. Nuk e di nėse i keni sjellė apo jo. Gjersa ju nuk e respektoni njeriun gjatė gjithė jetės, nuk mė habit fakti qė tė mos ta plotėsoni as kėrkesėn e tij tė fundit. Doja qė kolegėt e mi tė shikonin me sytė e tyre sesi i shpėrblen regjimi komunist ata qė i shėrbejnė verbėrisht. Kjo verbėri absurde mė revolton sė tepėrmi nė bilancin pėrfundimtar tė jetės dhe ma lehtėson sė tepėrmi vdekjen.»

    Ai ishte ēuar me vrull nė kėmbė, kishte zbėrthyer plotėsisht zinxhirin e xhakaventos me duart e prangosura – duke lėnė tė kuptohej se ishte gati pėr ēastin fatal – dhe, duke vendosur duart nė fund tė barkut, kishte thirrur fort: «Po jua them me plot gojėn se plumbat tuaj unė do t'i pres kėtu!» Daka nuk kishte pranuar t‘i lidheshin sytė. Pas fjalėve tė tij tė fundit nė jetė, ai kishte pėshtyrė fort nė drejtim tė togės sė ekzekutimit.
    Vendimi rrufe i dėnimit tė tyre e kishte ēuar Dakėn para plotonit tė ekzekutimit me veshjen qė kishte pasur dhe flokėt e gjatė tė paprekur. Streto ishte tronditur shumė prej sjelles sfiduese tė Dakės. Nė ēastin qė ky po thoshte fjalėt e fundit, era e natės i shpupuriti flokėt dhe i hapi kanatat e xhakaventos. Me krismėn e armėve, Streto kishte humbur ndjenjat.

  3. #43
    XLIII XHILDA DHE DETEKTIVI RUMUN

    ―Pendesa ėshtė varka qė nuk mbytet kurrė.

    V. Hygo



    Duke pėrfunduar pėrshkrimin e skenės tronditėse tė pushkatimit tė Dakės, Melit iu njomėn sytė. I mallėngjyer, ai i tha Diksit:

    — Profesioni i detektivit paska qenė njė mallėkim pėr ne. Sa shumė i kam merituar fjalėt injoruese tė njė vajze italiane nga Bolonja dhe buzėqeshjen-akuzė tė njė detektivi rumun, tė vrarė dikur nė Bukuresht!

    — Nuk mbaj mend tė mė kesh folur pėr gjėra tė tilla – i tha me zė tė ulėt Diksi, i pėrfshirė deridiku edhe vetė prej emocioneve tė bashkėfolėsit.

    — E di, e di qė s‘tė kam folur pėr kėto dy ngjarje. Megjithėse jemi kuptuar mirė bashkė, nuk doja t‘i pėrmendja kėto ndodhķ. Tani do tė t‘i them, i nxitur nga dėshira hakmarrėse ndaj vetes, pėr ta pirė deri nė fund kupėn e hidhur qė mė ofroi fati. «Dy vjet pasi kisha filluar profesionin e mallėkuar, u njoha me njė vajzė nga Bolonja. Ishte e bukur, por e varfėr. Nuk kishte as makinė tė sajėn. Mirėpo gjendja ekonomike nuk e pengonte fare qė tė ishte e gėzuar dhe krenare. Unė e kisha bėrė si rregull t'i lija me takt njė shumė tė hollash, para se tė ndaheshim. I kisha thėnė se isha ekonomist dhe kisha shkuar pėr specializim nė Itali. Ajo e kuptonte qė unė tė hollat ia lija me gjithė zemėr dhe nuk fyhej, por i pranonte duke qeshur e duke mė falėnderuar.

    «Pas ca kohėsh, pėr fatkeqėsinė time, m'u mbush mendja qė emrin e saj t'ia rekomandoja qendrės sonė, si kandidate e mundshme pėr krijim baze. DSJ na kishte porositur qė t'i gjuanim raste tė tilla. Propozimi im u miratua menjėherė dhe unė u nisa pėr nė Itali me disa ēeqe nėpėr xhepat sekrete. U takova me Xhildėn (nuk do t'ia harroj emrin kurrė!) dhe vendosa tė rrija dy ditė me tė. Ditėn e dytė, nė njė ēast qė unė e gjykova tė volitshėm, fillova larg e larg sondazhet, pėr tė pėrgatitur terrenin e pėrshtatshėm pėr propozimin tim. Fillimisht Xhilda nuk reagoi keq ndaj pyetjeve tė mia tė bėra enkas. Ajo kishte qėnė mė e zgjuar nga ē'e kisha gjykuar unė. Pasi m'u krijua pėrshtypja e gabuar
    se ajo ishte e epshme pėr synimin tim, i bėra propozimin, duke i vėnė theksin begatisė ekonomike, qė do t'i siguronte miratimi i ofertės nga ana e saj. Duke thėnė fjalėt e fundit, i nxora dy ēeqe tė majmė. «Mjaftoi ky gjest i imi pėr ta transformuar atė nė ēast, nga njė kone e llastuar nė njė luaneshė tė egėrsuar. M'i rrėmbeu ēeqet nga dora, i afroi tek buzėt e saj dhe pėshtyu mbi ta. Duke buzėqeshur me pėrēmim, ndėrsa fytyra i ishte
    ndezur zjarr, m'i pėrplasi nė gjoks. Gishtat, me tė cilėt kishte kapur ēeqet, i fshiu fort pas xhaketės sime. Pastaj hapi me rrėmbim ēantėn, nxori prej andej disa kartmonedha tė barasvlefshme me shpenzimet qė kishim bėrė atė ditė dhe m'i zgjati mua. Hezitova t'i mirrja, por ajo e kishte vendosur dhe mė tregoi me gisht policin diku tutje. I detyruar, i mora tė hollat e Xhildės, tė cilat mė dukeshin si resto e turpit tim tė madh. Nuk guxoja t'i drejtoja sytė mbi tė. Me kartmonedhat ende nė dorė, dėgjova tė mė thoshte me njė ton pėrēmues:

    — Hiqni dorė nga ky profesion i ulėt! Eshtė e pamundur tė mos pendohemi njė ditė, po vazhduat nė kėtė rrugė.

    Mė pėrshėndeti dhe u largua me hapin e saj tė zhdėrvjellėt. Kur ktheu
    kokėn pėr tė parė nė drejtimin tim, unė akoma nuk kisha lėvizur prej vendit. Shikimi i saj mė solli nė vete. «Kishin kaluar mė shumė se dy vjet nga kjo ndodhķ dhe unė e kisha harruar pothuajse fare Xhildėn, kur njė ditė u ndodha pėrsėri nė Bolonja. Ishte prag
    Krishtlindjesh. Unė kisha hyrė nė njė supermarket artikujsh ushqimorė dhe po sodisja disa vitrina tėrheqėse. Papritur njė dorė u mbėshtet lehtė mbi supin tim. U ktheva rrėmbimthi dhe, i tronditur, u ndodha ballė pėr ballė me Xhildėn e bukur. Iu pėrgjigja pėrshėndetjes sė saj i turbulluar, sikur takimi ynė i fundit tė ishte zhvilluar vetėm disa orė mė parė. Ajo e kuptoi menjėherė shkakun e vėrtetė tė hutimit tim dhe e vuri gishtin drejt e nė plagė:

    — Me atė profesion vazhdoni akoma? mė pyeti, duke mė fshikulluar me shikimin inteligjent tė syve tė saj tė bukur.

    «Nuk po dija ē‘ti thosha, se ajo tashmė e kuptonte qė unė nuk ndodhesha nė
    Itali pėr specializim. Belbėzoja sa pėr tė thyer heshtjen, pa thėnė dot asgjė. I turpėruar nga kjo ēoroditje para njė femre, u rrotullova pėr tu larguar. Nė ēastin qė i ktheva krahėt, zėri i saj i ėmbėl, me njė tingėllim patetik, shqiptoi fjalėt: "povero tu!". Kjo ishte etiketa e merituar e gjendjes sime tė vėrtetė. Para se tė dilja nga porta pėrballė, ktheva edhe njė herė kokėn: ajo po mė ndiqte me sy dhe atė ēast mė pėrshėndeti me dorė. Nuk guxova t'ia ktheja pėrshėndetjen dhe dola me nxitim nga supermarketi. «Sa zili e kisha nė ato ēaste jetėn e saj tė shpenguar e gazmore! Isha gati tė jepja gjithėēka vetėm pėr tė shijuar, qoftė edhe pėr njė moment, jetėn e hareshme tė asaj fluture italiane! Ish-detektivi fliste me sytė tė mbyllur pėrgjysmė e qepallet tė njomura. Me siguri ai "ndodhej" pėrsėri nė supermarketin tėrheqės tė Bolonjės dhe dora e ngritur e Xhildės nė pėrshėndetjen e fundit tė mbetur pa pėrgjigje, ishte simbol
    lamtumire i jetės sė qetė, tė gėzuar e tė lirė.

    Pasi e mbaroi tregimin, Meli mbėshteti kokėn nė tė dy pėllėmbėt e duarve.

    — Paske filluar tė thinjesh edhe ti, si unė, – i tha Diksi pėr tė ndėrruar bisedė, duke parė fije tė bardha nėpėr flokėt gėshtenjė tė ish-detektivit.

    — Edhe unė po thinjem, por jo si ti, – iu pėrgjigj pas pak Meli. – Ti thinjesh nga jeta e sforcuar, nga vuajtjet e pėrhershme dhe nga brengat qė tė kanė shkaktuar tė tjerėt, ndėrsa unė thinjem nga vuajtjet dhe brengat qė u kam shkaktuar tė tjerėve dhe nga pendesa pėr tė kaluarėn time. Arrijmė nė tė njėtėn pikė, tė nisur nga dy antipode. Tė gjithė ata qė tė njohin ty, e dinė pėrse jė thinjur dhe do tė ta respektojnė thinjien e parakohshme. Tė gjithė ata qė mė njohin mua do tė qeshin me thinjien time, ashtu siē qeshi dikur detektivi i vrarė, ndodhinė e tė cilit do tė ta tregoj tani.


    *


    Pa i lėnė kohė Diksit tė ndėrhynte, pėr tė mos ta lejuar tė fliste pėr njė ngjarje qė do ta acaronte mė tej gjėndjen e tij tė tronditur, ish-detektivi nisi tė fliste pa ndryshuar pozicion, me kokėn nė mes tė tė dy duarve:

    — Isha regjur me peripecitė e profesionit tim, kur mė nisėn me mision nė Bukuresht. Duhej likujduar njė detektiv me banim nė atė qytet. Kisha njė javė qė ndodhesha nė kryeqytetin rumun dhe arrita tė vihesha nė gjurmė tė personit tė kėrkuar. Atė mbrėmje ai ishte me dy shokė tė tjerė nė njė park. Ndenjėn deri vonė, se ishte verė e nxehtė. Dikur u duk se do tė largoheshin tė tre. Pėr fatin e tij tė keq, ai u nda nga shokėt dhe, ndėrsa ata po largoheshin, detektivi shkoi tek njė shatėrvan aty pranė pėr tu freskuar. Nė njė ēast tė volitshėm veprova ndaj tij. Qėndrova pak pėr ta fotografuar (ashtu duhej). Pas spazmave tė shpirtdhėnies, fytyra iu tendos nė njė buzėqeshje tė spikatur, e cila mė tronditi jashtė mase. U largova i hutuar dhe, pas disa sorollatjeve tė pakontrolluara, u gjenda pėrsėri pėrballė buzėqeshjes tragjike qė po mė torturonte. I ktheva krahėt dhe, ndėrsa zemra po mė rrihte sikur do tė ēante kraharorin, tėrhoqa kėmbėt zvarrė nga munda. S'di gjė se sa eca, vetėm mbaj mend se buzėqeshja rrėqethėse m'u shfaq pėr herė tė tretė pėrpara.

    «Nė kėtė krizė e sipėr, e kuptova se gjendesha pėrballė njė rreziku fatal: do tė kapesha me presh nė duar. Fillova tė numėroj me zė, pėr tė siguruar pėrqendrimin sa tė mundja. Me pėrpjekje tė mėdha, arrita tė largohem zemėrdridhur, se mos ballafaqohesha pėrsėri me buzėqeshjen fshikulluese. Kur u qetėsova nė hotel, mendoja me vete:

    ―Vdekja e tij qeshte me jetėn time.

    «Njė varg tė pėrafėrt e kisha lexuar nė njė vepėr tė Shekspirit. Sfida e Xhildės dhe buzėqeshja nė shpirtdhėnie e kėtij detektivi (e cila ishte mė tepėr sesa njė sfidė) janė ndėr kujtimet mė tė dhimbshme tė jetės sime, nė saje tė tė cilėve unė kam konstatuar rrėzimin tim nė jetė.

  4. #44
    XLIV DIKTATORI HEQ MASKĖN E MARKSISTIT


    ―Koha do t’iu thotė gjithēka brezave
    tė ardhshėm. Ajo ėshtė njė llafazane qė flet kur nuk e pyesin
    .

    Euripidi


    Mė 23 mars 1984 Dofeni e autorizoi baxhanakun e tij, Streton, tė shkonte nė kampin e Qafė-Barit, pėr tė takuar detektivin e burgosur. Ai do t‘i transmetonte njė mesazh tė rėndėsishėm Melit nė njė takim kokė mė kokė me tė. Organizator i takimit do tė ishte njeriu i DSJsė nė kamp, kartelisti. Ky ishte njė shanc i rrallė pėr dy shokėt besnikė tė bisedonin lirshėm, pa u shqetėsuar fare se mos i pėgjonte ndokush. Megjithėse ish-detektivi e kishte parashikuar qė zhvillimi i mėtejshėm i ngjarjeve do tė ishte befasues, Streto i tha qysh nė fillim me njė buzėqeshje tė zbehtė:

    — Pėrpiqu tė ruash gjakftohtėsinė, Hamit, se do tė dėgjosh ngjarje qė tė luajnė tepelekun e kokės.

    Ato ē‘ka i tregoi Streto mikut tė tij besnik e justifikonin plotėsisht paralajmėrimin e tij.


    *


    Pak ditė pasi Streto ishte kthyer nė Tiranė pas takimit tė fundit me Melin, atė e kishte thirrur Dofeni pėr njė bisedė tė rėndėsishme. Baxhanaku i kishte bėrė tė ditur se sė shpejti do tė niseshin pėr nė Londėr: Dofeni vetė, Streto dhe njė detektiv tjetėr. Mė tej drejtori i DSJsė i kishte thėnė:

    — Unė tė zgjodha ty, si njė nga kuadrot mė tė aftė e mė me pėrvojė nė DSJ, pėr kėtė udhėtim shumė tė rėndėsishėm nė Londėr. Njėkohėsisht edhe si bashkėpunėtorin tim mė tė besuar dhe, pėr mė tepėr, si mikun tim personal. Dua tė tė bėj tė ditur se Misioni i Madh organizohej pėr eliminimin e Kobrės, i cili ka arritur tė arratisej dhe ėshtė vėnė nė shėrbim tė CIAs. Pėr mė tepėr, nė takimin tripalėsh, qė do tė zhvillohet nė ambasadėn amerikane nė Londėr, Kobra do tė jetė i pranishėm pėrkrah palės amerikane. Pra, lufta e heshtur ia la fjalėn diplomacisė sė fshehtė. Nė kėtė takim me rėndėsi tė veēantė, i cili fillon mė 15 mars, unė do tė pėrfaqėsoj palėn shqiptare. Natyrisht, i mbėshtetur prej organizatorėve tė kėtij takimi, anglezėve. Dua qė ti tė zgjedhėsh njė shok ndėr mė tė mirėt, pėr tė ardhur me ne. Ju tė dy do tė jeni shoqėruesit e mi. Duhet ta vendosėsh qysh sot se cilin shok do tė marrėsh me vete, mbasi sonte babai do t‘ju presė ju tė dy pėr njė bisedė tė shkurtėr, para nisjes sonė pėr nė Londėr.


    Streto kishte zgjedhur si shoqėrues tė dytė tė Dofenit detektivin Fatmir Merdari, shokun e tyre tė kursit dhe tė grupit komplotues. Duke pasur parasysh temperamentin pak prej rebeli tė Merdarit, Streto e kishte porositur shokun e tij nė prag tė takimit me diktatorin:

    — Fatmir, pėrpiqu tė tregohesh disi entuziast gjatė audiencės me Hoxhėn. Diktatorėt janė tė ndėrgjegjshėm qė meritojnė tė urrehen, por pikėrisht pėr kėtė arsye ata nuk e durojnė dot ftohtėsinė ndaj tyre, tė cilėn e quajnė shprehje urrejtjeje dhe tė ndėshkojnė rreptė. Nė orėn e caktuar, Streto dhe Merdari u paraqitėn nė vilėn e Hoxhės. Ky i priti nė prani tė Nexhmijes dhe tė Dofenit. Ligjėrata e diktatorit kishte qenė shokuese pėr dy mysafirėt e tij:

    — Mė 10 nėntor 1982 unė deklarova nė televizion se Kobra dhe banda e tij ishin arrestuar dhe u ishin dorėzuar organeve hetimore. Nė tė vėrtet ai ėshtė arratisur dhe aktualisht punon pėr CIAn. Qeveria jonė e ka dėnuar atė me vdekje nė mungesė. Pėr ekzekutimin e kėtij vendimi ne organizuam Misionin e Madh, tė cilin e pezulluam kur morėm vesh se Kobra mbrohet nga CIA. Por kjo ēėshtje nuk pėrfundon me kaq. Nė kuadėr tė kėtyre zhvillimeve, ėshtė parashikuar njė takim tripalėsh nė Londėr midis CIAs, Inteligjencė Servisit dhe DSJės. Nė pėrfundim tė kėtyre bisedimeve, tė cilat nuk parashikohen tė jenė tė lehta, do tė arrihet nė njė kompromis pėrfundimtar me leverdi reciproke.

    «Shėrbimi sekret shqiptar do tė pėrfaqėsohet nė kėtė takim prej drejtorit tė DSJės, Ilirit. Njė aleat i fuqishėm do tė jetė pėrkrah nesh nė kėto bisedime: Inteligjencė Servisi. Interesat e veta e detyrojnė Anglinė tė na mbrojė deri nė fund nė pėrplasjet me CIAn dhe Kobrėn. Pra, nė realitet bisedimet e Londrės do tė jenė mė saktė dypalėshe sesa tripalėshe. Debatet bazė do tė zhvillohen midis CIAs dhe Inteligjencė Servisit. Ju jeni tė rinj dhe do ta shikoni me sytė tuaj sesa tė fortė janė anglezėt nė fushėn e shėrbimit inteligjent. Nė kėtė drejtim ata rivalizojnė nė mėnyrė tė denjė me superfuqinė amerikane – aleatin e tyre tė pėrjetshėm. Duke respektuar parimin e barazisė, ėshtė vendosur qė bisedimet tė zhvillohen nė territorin anglez, por nė godinėn e ambasadės amerikane nė Londėr. Iliri nuk e ka pėrvojėn e duhur pėr bisedime komplekse e me shumė tė panjohura, prandaj ai ka nevojė edhe pėr mbėshtetjen tuaj morale gjatė ditėve qė do tė qėndroni nė kryeqytetin anglez. Kapiteni i mirė njihet nė furtunė. Nė tė mirė tė sė ardhmes sė popullit e tė atdheut, ju uroj rrugė e punė tė mbarė!

  5. #45
    XLV I VDEKURI NGJALLET — TĖ GJALLĖT ZVERDHEN


    ―Njė komb, i cili ėshtė i mėrzitur nga terrorizmat e qeverisė kombėtare deri nė atė pikė, sa tė preferojė invazionin e huaj dhe ta quaj si tė vetmin shpėtim, ėshtė i dėnuar fatalisht ta humbasė pavarėsinė politike.

    Fan Noli



    Ditėn e nisjes pėr nė Londėr, sytė e stėrvitur tė Stretos dhe tė Merdarit kishin dalluar shenja tronditjeje tek Dofeni, pavarėsisht se ky pėrpiqej ta zotėronte veten nė pamje.
    Takimi tripalėsh kishte zgjatur njė javė: nga data 15 deri mė 21 mars 1984. Gjatė zhvillimit tė bisedimeve Streto e Merdari prisnin nė njė holl tė ambasadės. Shumė seanca duhej tė kishin qenė tė nxehta, mbasi anglezėt qėndronin pranė Dofenit nė intervalet e pushimeve, duke e inkurajuar. Nė njė rast, njė zyrtar i moshuar anglez, pjesmarrės i takimit, i kishte hedhur dorėn nė qafė Dofenit dhe i kishte thėnė nė prani tė Stretos e Merdarit:

    — Mos u mėrzit fare, djalosh. Gjithēka do tė shkojė sipas parashikimeve tona. Le tė na quajnė luan i plakur, por ne mbetemi gjithmonė luanė.


    *


    Njė ditė pala angleze me Dofenin ishin tėrhequr pėr konsultime. Pėrfaqėsuesit e CIAs ishin tė lirė. Papritur tek holli ku rrinin Streto me Merdarin kishte shkuar Kobra i shoqėruar prej njė personi tjetėr rreth tė 45-tave, i cili e fliste rrjedhshėm shqipen. Shoqėruesi i Kobrės u ishte drejtuar Stretos dhe Merdarit me njė gjuhė figurative:

    — Kur Kobrės i hiqet dhėmbi i helmit, ai jo vetėm qė nuk ėshtė mė i dėmshėm por, pėrkundrazi bėhet shumė i dobishėmm pėr tė luftuar kobrat e tjerė. Kobra nuk ėshtė mė ai i dikurshmi; ka ndryshuar shumė. Tani ju mund tė merreni vesh fare lehtė me tė. Krahasimi brutal e kishte fyer Kobrėn nė prani tė Stretos dhe Merdarit, para tė cilėve ai kishte qenė gjithmonė autoritar. Njė venė e tėmthės sė djathtė i kishte rrahur fort, por ai e kishte gėlltitur nė heshtje fyerjen dhe kishte marrė fjalėn:

    — Njė luftė e ashpėr po zhvillohet pėr tė ardhmen e Shqipėrisė ndėrmjet CIAs dhe Inteligjencė Servisit, qė e quan ēifligun e tij tė kahershėm. Pėrpiquni tė bėheni tė dobishėm pėr vendin dhe pėr veten tuaj, sa nuk ėshtė vonė. Vini njė gur pėr sė mbari nė themelet e sė ardhmes sė popullit tonė. Mundėsitė pėr kėtė do t‘ju krijohen. Duke filluar prej muajit maj, nė Shqipėri do tė vijnė «turistė» [thonjėzat ai i kishte bėrė me gishta nė ajėr] amerikanė me pasaporta franceze.

    Bėni ē'ėshtė e mundur tė merrni kontakt me ta. Porositeni Hamit Melin tė mos angazhohet nė favor tė anglezėve nė njė situatė tė tillė, se do tė pendohet. Ju uroj mendjekthjelltėsi nė marrjen e vendimeve! Pas kėtyre fjalėve, ata ishin larguar tė dy andej nga kishin ardhur. Streto dhe Merdari nuk e kishin thyer heshtjen. Kur kishin pėrfunduar bisedimet dhe ishin duke u kthyer nė Tiranė, Dofeni, i tronditur e i zbehtė si fildishi, i kishte thėnė baxhanakut:

    — Guri, jemi katandisur qė nuk vlejmė as sa njė pallto demodé. Trashėgimtari i diktatorit kishte nėnshkruar nė Londėr fazėn e dytė tė kolonizimit sekret tė Shqipėrisė, atė pas vdekjes sė diktatorit. Tradhtia kombėtare e trashėguar prej tė atit i rėndonte sadopak nė ndėrgjegje Dofenit, i cili e nėnshkroi atė akt tradhtie mė 1984 nė Londėr, nė tė njėjtėn moshė qė i ati kishte nėnshkruar marrėveshjen e parė sekrete tė bashkėpunimit me Inteligjencė Servisin mė 1943 nė kėmbim tė pushtetit.


    *


    Pasi i shpjegoi ato qė dinte rreth bisedimeve sekrete tė Londrės, Streto i tha
    Melit:

    — Arsyeja e vėrtetė pėr tė cilėn Dofeni mė nisi pėr kėtu ėshtė se pritet qė pėrfaqėsues tė Inteligjencė Servisit tė tė bėjnė ty sė shpejti njė propozim direkt, me qėllim qė ta rifillosh karrierėn nė radhėt e shėrbimeve tė tyre sekrete. Meqenėse je keqtrajtuar nga qeveria shqiptare nė hetuesi e nė burg, ata mendojnė tė tė tėrheqin nė Angli, duke tė krijuar fushė veprimi nė njė klimė tjetėr. Dofeni mė ka dhėnė njė letėr pėr ty. Gjithashtu mė ka autorizuar tė tė them edhe verbalisht qė tė mos pranosh tė mobilizohesh nė radhėt e Inteligjencė Servisit, pa u rikthyer mė parė nė DSJ. Sidoqoftė, kėsaj here do ta kesh mė tė lehtė mospranimin e ofertės angleze, se pėrkrah tyj (nė hije, natyrisht) do tė jenė Dofeni dhe DSJ.

    — Kur mund tė vijnė aleatėt londinezė kėtu? e pyeti me ironi Meli.

    — Brenda pesė ditėsh, mė tha Dofeni. Ndėrkohė filloi tė binte ēanga pa reshtur.

    — Mė duhet tė iki tani – i tha Meli – Kemi mbledhje gjithė tė burgosurit me komisarin.

    — Atėherė, mirėupafshim nesėr – e pėrshėndeti Streto.

    — Mirėupafshim – ia ktheu ish-detektivi me pamje tė menduar.

    Ai u drejtua pėr nė mensėn e kampit, ku zhvilloheshin zakonisht mbledhjet. Bėhej njė reēension i veprės sė diktatorit Rreziku angloamerikan pėr Shqipėrinė. Me kokėn tė mbėshtetur mbi dy pėllėmbėt e bashkuara tė duarve, Meli dėgjoi pėr mė se njė orė ligjėratėn pompoze tė komisarit tė kampit, mbi rolin historik tė udhėheqėsit legjendar, pėr mbrojtjen e pavarėsisė sė atdheut prej synimeve grabitqare imperialiste. Ndėrkohė ai mendonte pėr takimin e afėrt me anglezėt.

  6. #46
    XLVI ANKTH

    ―Duhet pritur gjithēka nė politikė, ku gjithēka ėshtė e lejuar, me pėrjashtim tė tė qenit i befasuar.

    Sh. Morrą



    Melit i kujtohej se shumė vite mė parė kishte lexuar nė njė libėr tė hershėm deklaratėn e njė zyrtari tė lartė anglez lidhur me synimet britanike ndaj Shqipėrisė. Ajo mund tė pėrmblidhej nė kėto fjalė:

    «Ne do ta bėjmė Shqipėrinė margaritarin mė tė ndritshėm tė gjerdanit perandorak britanik.»

    Nė atė kohė ish-detektivi nuk i kishte kushtuar vėmendje kėsaj deklarate mbasi, historikisht, edhe kur Anglia njihej si mbretėresha e deteve dhe perandoria britanike jetonte lavdinė e saj koloniale, gjerdanit tė tyre perandorak i mungonte perla shqiptare. Me sa dukej atdheu kryeneē i barinjve shqiptarė nuk i pėrshtatej dot kolonizimit legal e botėrisht tė njohur, pėr tu pajtuar me njė vend nderi nė gjerdanin perandorak britanik. «Aq mė mirė pėr ne» – menduan projektuesit e atij gjerdani – «Margaritari shndrit mė shumė nė errėsirė, sesa nė dritė.» Synimit tė vjetėr iu shėrbye me metoda tė reja. Kolonelė e gjeneralė me pėrvojė tė Inteligjencė Servisit u instaluan pėr vite tė tėra gjatė Luftės sė Dytė Botėrore pranė shtabit tė pėrgjithshėm partizan, duke bėrė tė gjitha investimet e mundshme, nė planin kombėtar e ndėrkombėtar, pėr karrierėn e ardhshme politike tė Hoxhės. Me vizitėn e tij misterioze nė Londėr nė tetor 1983, diktatori antishqiptar i jepte ok testamentit politik tė pasvdekjes nė marrėdhėniet me padronėt e tij anglezė, tė cilat deri atėherė kishin qenė top sekret.

    Nė pritje tė mysafirėve anglezė, Meli po pėrjetonte njė ankth tė paprovuar mė parė. Pėr dyzetė vjet me radhė, populli shqiptar nėn udhėheqjen e partisė sė lavdishme marksiste-leniniste ishte krenuar se po ndėrtonte kėshtjellėn e vetme tė komunizmit nė botė, duke hedhur valle nė gojėn e ujkut imperialist. Babai i Melit dhe gjithė brezi i tij kishin luftuar e vuajtur nė varfėri pėr ndėrtimin e socializmit, ndėrkohė qė diktatori i kėrcėnonte me grushtin lart nė ēdo kongres militaristėt e Londrės dhe imperialistėt e Washingtonit. Vetė Meli dhe kolegėt e tij tė DSJsė kishin rrezikuar jetėn sa e sa herė nė kuadėr tė luftės sė ftohtė kundėr imprializmit e revizionizmit. Ata nuk e kishin imagjinuar dot kurrė njė skenar kaq kriminal e poshtėrues tė luftės pėr ndėrtimin e socializmit imagjinar, ndonėse kishin hasur gjatė aktivitetit tė tyre paqartėsi tė mbetura enigmė. P. sh. Afrim Pahia nė njė rast kishte eliminuar nė Kopenhagen tė Danimarkės njė detektiv japonez, i cili jo vetėm qė nuk kishte qenė ndonjėherė nė Shqipėri, por ndofta as nuk e dinte fare se ekzistonte njė vend me kėtė emėr.

    Pėr interesa tė kujt duhej vrarė ai? Mirė 488 shqiptarėt e arratisur qė dėmtonin interesat e partisė, apo duheshin vrarė pėr hakmarrje ideologjike gjatė viteve qė punoi Meli nė DSJ, po mbi 1100 detektivė tė huaj, shumica e tė cilėve nuk kishin qenė kurrė nė Shqipėri dhe nuk pėrmendej asnjė fakt pėr veprimtari antishqiptare nė adresė tė tyre, pėr interesa tė kujt ishin goditur? Pse DSJ ua ndalonte detektivėve shqiptarė tė shkonin nė Angli, ndėrkohė qė ata bridhnin lirisht gjithė pjesėn tjetėr tė Evropės? Dikur Meli dhe kolegėt e tij nuk u jepnin dot pėrgjigje kėtyre pyetjeve, por qyshse diktatori hoqi maskėn e marksistit dhe lavdėroi efikasitetin e aleates Angli, pėr ata ishte qartėsuar e vėrteta e njė epopeje tė tėrė – epoka e socializmit spekulativ. Diktatori shahej ditėn e puthej natėn me aleatėt londinezė. Njė natė tė tillė do tė pėrjetonte sė afėrmi edhe Hamit Meli. Ky fakt po e turbullonte detektivin e burgosur.


    *


    Nė orėn nėntė paradite tė 25 marsit 1984, DSJ i transmetoi me radiogram Stretos lajmėrimin se tė nesėrmen, mė 26 mars, nė orėn 22 e 30 minuta, do tė zhvillohej takimi i pėrfaqėsuesve tė Inteligjencė Servisit me Hamit Melin. Nė takim do tė ishte i pranishėm edhe vetė Dofeni. Po mė 25 mars mbėrriti tek zyrat e komandės sė kampit tė Qafė-Barit Pahia, tė cilit i bėnte shoqėri kartelisti. Ndėrsa ditėn qė do tė zhvillohej takimi, njė pėrfaqėsues i Sigurimit tė Komitetit Qendror iu bashkangjit shoqėrisė sė kartelistit me Pahinė. Ndėrkohė brenda nė kamp nuk kishte tashmė asnjė agjent tė DSJsė. Takimi do tė zhvillohej nė tė njėjtėn dhomė, ku ishin zhvilluar dy takimet me Dofenin. Nė orėn e caktuar, vetė kartelisti e shoqėroi Melin deri tek hyrja e pasme e godinės ku ndodhej infermieria e kampit. Ish-detektivi u ngjit vetėm nė katin e dytė. Nė korridor po e prisnin Streto, Pahia dhe pėrfaqėsuesi i Sigurimit tė KQ.

    — Eja vishu shpejt, Hamit, se tani fillon takimi – i tha Streto.

    — 1 veshur jam; unė nuk po shkoj nė opera – ia ktheu Meli serioz.

    — Ka urdhėruar drejtori i DSJsė tė vishesh me rroba tė reja. I kanė sjellė kastile nga Tirana.

    — Le t'i kenė sjellė edhe nga Londra. Unė do tė shkoj me rrobat qė kam veshur.

    — Hamit, po deshe…

    — Tė lutem, Guri, ti e di qė kur unė vendos, nuk ndryshoj qėndrim – ia preu shkurt Meli.

    Streto nuk e zgjati mė. Ai shkoi tek dera e dhomės ku do tė zhvillohej takimi dhe kėrkoi Dofenin. Mbasi shkėmbyen disa fjalė me zė tė ulėt, Streto u kthye sėrish tek Meli. Ai e njoftoi se mund tė shkonte nė takim me uniformėn e kampit, gjersa e kishte vendosur kėshtu. Pastaj ai i pėshpėriti tek veshi:

    — Bėj kujdes, Hamit! Personi qė kryeson takimin ka qenė pjesėtar i palės angleze nė bisedimet e Londrės.

  7. #47
    XLVII ALEANCĖ SEKRETE APO KOLONIZIM SEKRET ?

    ―Dashuria qė kanė anglezėt pėr lirinė nuk i pengon ata tė pranojnė skllavėrinė e tė tjerėzve.

    V. Hygo



    Kur hyri Meli nė dhomė, gjithė tė pranishmit u ēuan nė kėmbė. Ai u takua me ta dhe u ul nė vendin qė i kishin rezervuar. Atje ndodheshin katėr anglezė dhe Dofeni. Ish-detektivit i bėri pėrshtypje fakti qė pėrkthyesi ishte anglez. Takimin e kryesonte njė person i thinjur, rreth 65 vjeē, me trup tė drejtė e i mbajtur mirė. Njė palė syze tė ndritshme ia fshehnin sytė. Nė tė dy anėt e tij ishin ulur dy zyrtarė tė tjerė anglezė me moshė rreth tė pesėdhjetave. Njėri prej tyre qėndronte paksa mė i tėrhequr, me njė kamerė tė vogėl nė dorė. Pėrkthyesi, njė djalosh i shėndetshėm, me fytyrė tė lezetshme dhe barseta tė gjera, ishte ulur pranė Melit. Dofeni kishte zėnė vend nė ballė tė tavolinės sė gjatė. Kur Meli u ul, kryesuesi i takimit i hodhi njė shikim tė vėmendshėm kokės sė qethur tė tė burgosurit tė qėndisur nga thinjat, fytyrės sė murrėtyer me mustaqet e shkurtra majėzverdhura, syve tė kaltėr, tė mullosur e me rrathė mavi dhe peliēes sė tij tė pambuktė tė grisur nė disa vende e dalėboje krejt. Mandej ai pyeti Dofenin:

    — Ky ėshtė Hamit Meli?

    Pasi mori pėrgjigje pohuese, anglezi nxori njė fotografi prej njė albumi qė kishte pėrpara dhe ia zgjati ish-detektivit, duke i thėnė:

    — I hidhni njė sy kėsaj fotografie dhe bėjeni vetė krahasimin; keni ndryshuar shumė.

    Meli shikoi fotografinė, buzėqeshi hidhur, dhe ia ktheu atė pėrsėri anglezit, pa thėnė asnjė fjalė. Fotografia ishte e vitit 1972, kur Meli ishte 23 vjeē. Ky kishte qėnė njė vit i bujshėm nė karrierėn e tij si detektiv. Pas njė heshtjeje tė shkurtėr, anglezi vazhdoi:

    — Midis qeverisė sonė dhe partisė suaj ka ekzistuar gjithmonė njė aleancė e fuqishme, e cila, pėr tė qėnė efikase, ėshtė lypsur tė mbahej sekrete. Kjo aleancė ka lindur qysh nė vitet e Luftės sė Dytė Botėrore, kur, si aleatė me njėri-tjetrin, ne luftonim nazi-fashizmin. Ndėrsa anglezi fliste, Dofeni tundte kokėn nė shėnjė miratimi.

    — Nė tė gjitha situatat e vėshtira qė ka kaluar partia juaj, dhe ato nuk kanė qenė tė pakta, – theksoi anglezi – ne ia kemi ofruar ndihmėn tonė si miku mikut. Por ja ku erdhi njė ēast qė ndihma jonė nuk duhet kufizuar vetėm nė kanalet e diplomacisė sė fshehtė, por duhet tė jetė e pranishme edhe nė riorganizimin e shėrbimit sekret shqiptar, pas ngjarjeve tė fundit politike nė Tiranė. Dihet qė shėrbimi sekret ėshtė rrėnja e ēdo shteti. Kuadrot e DSJsė, si njerėz tė profesionit, e kuptojnė rėndėsinė e ruajtjes sė sekretit tė kėtij bashkėpunimi, pėr tė cilin ata aktualisht janė dėshmitarė okularė. E njėjta gjė kėrkohet edhe nga ju vetė, pavarėsisht se kėto bisedime po i zhvillojmė nė njė kohė qė ju jeni i burgosur politik i regjimit nė fuqi.

    «I kam dėgjuar tė regjistruara bisedat qė ju keni zhvilluar me eprorėt e DSJsė. Mė vjen mirė qė e keni nė konsideratė tė kaluarėn tuaj dhe tė familjes suaj. Pėr ne sonte ju jeni ai qė keni qenė dikur pėr DSJnė: detektivi mė rezultativ dhe mė i talentuar, ylli i padiskutueshėm i shėrbimit sekret shqiptar. Harrojeni momentalisht gjendjen nė tė cilėn ndodheni, pėrpiquni tė ēliroheni nga mbresat e hetuesisė e tė burgut, para se tė vendosni pėr tė ardhmen tuaj. Ėshtė nė tė mirėn tonė tė pėrbashkėt, qė ju tė rikrijoni figurėn e shkėlqyer tė karrierės suaj tė dikurshme. Ne nuk do tė kursejmė asgjė pėr t'iu ndihumar nė kėtė drejtim. «Duke studjuar thellėsisht karakterin tuaj nėpėrmjet materialeve qė na janė servirur dhe duke mbajtur parasysh trajtimin e pamerituar qė ju ėshtė bėrė nė hetuesi e nė burg, ne e shikojmė tė udhės qė ta evitoni kontaktin vizual me eprorėt e Tiranės, tė paktėn pėrkohėsisht, nė startin e karrierės suaj tė ardhshme. Meqenėse tani e tutje Inteligjencė Servisi dhe DSJ do tė veprojmė si dy shėrbime sekrete aleate, ne kemi menduar qė ju ta rifilloni karrierėn tuaj duke milituar nė radhėt e shėrbimeve sekrete britanike. Besoj se e kuptoni lehtė, qė edhe atje ju do tė kontribuoni pėr interesat e larta tė vendit tuaj.

    Ndėrsa zyrtari anglez po thoshte fjalėt e fundit, Meli nxori qetėsisht nga xhepi i peliēes sė pambuktė njė fletė letre, tė cilėn e shpalosi pėrpara vetes. Pastaj me njė copė laps bėri njė shenjė mbi tė. Sapo anglezi pushoi sė foluri, Meli u pėrgjigj:

    — Nė qoftė se unė do tė kisha urrejtje pėr eprorėt e DSJsė, ajo nuk to tė ishte thjesht vizuale dhe nuk do tė shuhej nė saje tė largėsisė gjeografike qė do tė mė ndante me ta.

    — Ēfarė e keni atė letėr pėrpara? u interesua ta dinte anglezi.

    — Unė vuaj nga sistemi nervor e herė-herė edhe nga mungesa e pėrqendrimit tė duhur nė tė menduar e nė tė shprehur, zotėri. Veē kėsaj, unė jam njė i burgosur politik dhe ndonjė gabim nė diskutim mund tė mė krijojė probleme. Nė kėto rrethana jam i detyruar t'iu referohem nė tė folur disa shėnimeve paraprake qė kam bėrė, nė saje tė tė cilėve orientohem. Ndėrkohė qė pėrkthyesi po i transmetonte fjalėt e fundit tė tė burgosurit, zyrtari anglez buzėqeshi lehtė, fėrkoi pėr njė ēast unazėn e gjerė e tė bardhė qė mbante nė gishtin pėrkatės tė dorės sė majtė, dhe pastaj i adresoi Melit kėto fjalė:

    — Nuk duhet t'ju shkojė mendja gjithmonė pėr keq; kjo dukuri e pengon mirėkuptimin tonė. Si rrjedhojė, ajo vėshtirėson arritjen e suksesit tė takimit tonė. Ju keni arėsye tė manifestoni shqetėsime tė tilla, si pasojė e pasigurisė qė ju ka shoqėruar nga dita e arrestimit e nė vazhdim. Ne e kuptojmė kėtė. Por, nga ana tjetėr, unė nuk kam aspak dyshim se ju jeni plotėsisht nė gjendje tė vlerėsoni drejt rrethanat e reja qė ju krijohen me pjesėmarrjen tonė nė kėtė takim.

    «Pėrsa i pėket propozimit tonė, unė mendoj se ėshtė e pamundur tė mos t'ju krijojė njė farė ngacmimi pėr qetėsinė tuaj shpirtėrore prania e eprorėve tė DSJsė. Ata ua kanė pohuar me gojėn e tyre, se ju mbeten borxhlinj pėr trajtimim e ashpėr qė ju ėshtė bėrė nė hetuesinė speciale, pavarėsisht se drejtuesit e sotėm tė DSJsė nuk kanė qenė atėherė. Meli iu pėrgjigj me sytė mbi letėr, pa e shikuar anglezin:

    — Edhe nė qoftė se do tė ekzistonte njė ngacmim i tillė pėr qetėsinė time shpirtėrore nga prania e eprorėve shqiptarė, ai do tė ishte i papėrfillshėm pėrballė dashurisė dhe respektit tė thellė qė ushqej unė pėr popullin dhe pėr vendin tim, tė cilėve u kėndoi me aq pasion e dashuri shtegtari juaj romantik, Bajroni i madh.

    Zyrtari anglez qeshi. Ndofta kėtė qeshje me ėndje profesionistit tė regjur tė Inteligjencė Servisit ia frymėzoi ideja se kjo Nėnė e rreptė burrash tė egėr (siē e quante poeti anglez Shqipėrinė) ishte koloni e fshehtė e tyre dhe pėrballė tij ndodhej njė bir plangprishės i saj. Pasi i nguli shikimin e tij zhbirues qė poshtė xhamave tė ndritshėm tė syzeve fytyrės zeshkane tė Melit, i cili nė atė ēast po thithte cigaren, anglezi bėri
    njė vėrejtje sa tė hollė edhe pikante:

    — Do tė ishte mjaft e pėlqyeshme nga ana e jonė, sikur ju tė thoshit gjithmonė vetėm atė ē'ka ndieni pėr ēėshtjen qė flisni.

    Nėn ndikimin e shikimit tė pėrqendruar tė anglezit, Meli ngriti sytė mbi xhamat e syzeve tė bashkėfolėsit. Aludimi i hollė i zyrtarit anglez rreth mungesės sė sinqeritetit tė detektivit tė burgosurit pėr ato qė kishte thėnė e sėmboi Melin me sistem nervor tė acaruar. Tė tregohej hipokrit nė ato rrethana, ku nuk i kishte mbetur gjė tjetėr pėr tė humbur veē lėkurės, dorėzimi i tė cilės do tė ishte fundi i kalvarit, ishte shumė fyese pėr sedrėn e sėmurė tė Melit. Ndėrkohė ai e kuptonte se, qė pėrgjigjja e tij tė ishte e efektshme nė masėn e nevojshme, duhej qė gjyqit tė ndėrgjegjes, qė i kishte bėrė anglezi, t'i pėrgjigjej nė tė njėjtėn mėnyrė. I burgosuri e pėrqendroi shikimin nė letėr dhe iu drejtua dialoguesit me njė pyetje:

    — Si ėshtė e mundur qė tė vlerėsohet e pranueshme nga ana e juaj ndėrgjegjja e njė detektivi, qė pėr motive personale do tė sakrifikonte interesat e larta tė vendit tė tij? Sa mė i shtirė tė jetė sot ai nė sjellje, aq mė i rrezikshėm do tė jetė nesėr nė aktivitet, i lirė e i armatosur.

    I vėmendshėm nė fjalėt qė po i pėrktheheshin, kryesuesi i takimit heshti pėr njė ēast, kur Meli mbaroi sė foluri. Pastaj u duk sikur deshi tė thoshte diēka, por ndryshoi mendim. Mori kafen qė i servirėn atė ēast dhe nisi ta pinte nė heshtje.

  8. #48
    XLVIII DOFENI ENTUZIAST


    ―Nuk duhet gėlltitur besim mė shumė nga sa mund tė tretėsh.

    H. Helis



    Qė nga ēasti qė Meli nuk kishte pranuar tė vishte rroba tė tjera, Dofeni kishte dyshuar mjaft nė sjelljen e tė burgosurit gjatė takimit me anglezėt. Por gradualisht ai e kishte mbledhur veten, duke konstatuar reagimet e kujdesshme tė Melit. Nė kohėn qė po pinin kafe tė shoqėruar me njė pije me ngjyrė, drejtori i DSJsė pothuajse ēakėrrqejf, bėnte spirale nė ajėr me tymin e cigares. Pėr mendimin e tij, ajo copė letėr qė i kishte dėrguar detektivit tė burgosur me Streton e kishte bėrė tamam punėn. Meli pinte kafe, si gjithė tė tjerėt, por pijen me ngjyrė nuk e preku. Cigaret i ndizte njėrėn pas tjetrės. Pėrkthyesi anglez, shumė i zellshėm e i shkathėt, nuk e la tė burgosurin ta ndezte asnjėherė nga paketa e tij pa filtėr e me duhan tė rėndomtė. Pasi e piu kafen pėrgjysmė, kryesuesi i takimit foli me zė tė ulėt me njėrin prej kolegėve tė tij dhe pastaj iu drejtua Melit:

    — Gjatė takimeve qė keni zhvilluar me eprorėt e Tiranės, ju e keni vėnė theksin mbi gjendjen tuaj tė rėndė shėndetėsore, si njė ndėr shkaqet kryesore tė mospranimit pėr tu riaktivizuar. Ne ju japim fjalėn se do t'ju kurojmė nė mėnyrė tė tillė, qė edhe ju vetė do tė habiteshit me gjendjen shėndetėsore qė do tė pėrfitonit.

    — As eprorėt e Tiranės nuk kursehen pėr kurimin tim – ia ktheu ish-detektivi. – Edhe ata mė kanė premtuar se do tė mė kuronin nė klinikat mė tė mira tė botės pėr disa muaj. Nėpėrmjet jush, edhe ata tani kanė mundėsi tė barabarta pėr njė gjė tė tillė. Duke i llogaritur tė kuruesheme pasojat patologjike tė organizmit tim tė rrėnuar, dobėsimi i reflekseve profesionale mbetet njė ndėr pengesat kryesore, tė pakapėrcyeshme pėr mendimin tim.

    — Ne ju sigurojmė se edhe reflekset profesionale do t'ju ripėrtriheshin me ndihmėn mjekėsore dhe me ushtrimin e kurseve speciale tė shkollės sonė tė shėrbimit sekret.

    — Tė gjitha kėto ndihma ju mund tė m'i siguronit edhe nė Tiranė. Me specialistėt tuaj, njė kursi tė tillė unė mund t'i nėnshtrohesha edhe nė DSJ, po tė arrinte atje puna.

    — Pse kėmbėngulni kaq shumė nė qėndrimin tuaj nė Shqipėri? Ēfarė pėrshtypje krijon nė psikologjinė tuaj rifillimi i karrierės nė radhėt e njė shėrbimi sekret tė huaj, por aleat me DSJnė?

    — Njė ofertė e tillė nė kushtet e tė burgosurit politik, ku unė kam humbur tė drejtat e qyetarit tė lirė tė Republikės, por jo tė drejtėn e kėsaj qytetarie, mė tingėllon si njė ridėnim me mohim nėnshtetėsie.

    — Po fakti qė vėllai juaj militon nė radhėt e DSJsė, nuk ju ngarkon me asnjė detyrė nė ndėrgjegje, pėr tė ndihmuar vėllanė mė tė vogėl e pa pėrvojėn e duhur dhe qė, mbi tė gjitha, ndodhet atje vetėm pėr shkakun tuaj?

    — Vėllai im duhet tė kryej me ndėrgjegje detyrat qė i ngarkohen, pa e ēuar mendjen fare tek unė. Ndėrkohė unė nuk duhet tė marr pėrsipėr njė detyrė qė i tejkalon mundėitė e mia, vetėm pėr hir tė faktit se vėllai im militon nė radhėt e DSJsė.

    — Po ju them, pa mburrje, se vetėm gjatė vitit tė kaluar mbi tre mijė detektivė tė huaj kanė kėrkuar tė punonin pėr interesat e shėrbimeve tona sekrete; madje me kushte tė diktuara nga ana jonė. Ndėrkohė ne po ju bėjmė kėrkesė kėmbėngulėse tė angazhoheni nė radhėt e Inteligjencė Servisit, ndėrsa ju nuk pranoni. Mos vallė ky ėshtė njė nėnvleftėsim nga ana juaj pėr shėrbimet tona sekrete?

    Meli, i cili e kishte tė qartė se as ai qė i tha kėto fjalė nuk i besonte, buzėqeshi duke menduar me vete: njė ish-detektiv i DSJsė guxon tė nėnēmojė njėrin prej shėrbimeve sekrete mė tė fuqishėm tė botės!? Pa e shuar buzėqeshjen, ai u pėrgjigj:

    — Nuk besoj se ka ndonjė detektiv serioz nė botė qė t'ia lejojė vetes tė nėnēmojė shėrbimet sekrete britanike, tė cilat rivalizojnė pėr vendin e parė pėrkrah shėrbimeve sekrete mė tė fuqishėm tė kohės. Sikur tė kisha mundėsi t'i pėrgjigjesha pozitivisht ofertės suaj, unė as nuk e imagjinoj dot se ēfarė vendi mund tė zija atje.

    — Njė vend nderi – ia priti flakė pėr flakė zyrtari anglez, duke e shfrytėzuar nė maksimum edhe minimumin e mundėsisė qė i krijoi Meli me shprehjen e tij tė shkujdesur.

    Sakaq ish-detektivi u pėrpoq ta mbyllte aty pėr aty tė ēarėn qė krijoi:

    — Njė vend nderi i njė shėrbimi sekret prestigjioz, si i juaji, do tė ishte njė shumėfish i mundėsive tė mia edhe para se tė mė ndodhte ky erozion i vlerave profesionale qė kam pėsuar.

    — Njė prej arkitektėve tė shėrbimit sekret shqiptar, duke diskutuar nė rrethana disi tė veēanta pėr ēėshtjen tuaj, u shpreh:

    «E para fjalė qė ka mėsuar Meli nė jetė ėshtė "jo". Dhe po e tha njė herė atė fjalė, ėshtė kohė e humbur kot tė merresh mė tej me tė.»

    «Me sa po shikoj unė, ai paska pasur shumė tė drejtė – tha anglezi.

    Melit i shkoi mendja tek takimi tripalėsh i Londrės ku, sipas fjalėve qė u kishte thėnė Kobra Stretos dhe Merdarit nė hollin e ambasadės amerikane, duhej tė ishte diskutuar kalimthi dhe ēėshtja e tij. Pas njė pauze tė shkurtėr, ai u pėrgjigj:

    — Vlerėsimi i tij nuk ka qenė i bazuar, zotėri. Pėrkundrazi, unė mendohem mirė para se tė them ―po ose ―jo.

    Kryesuesi i takimit ndryshoi temė:

    — A keni njohur ndonjė angleze gjatė aktivitetit tuaj?

    — Po, kam njohur njė vajzė qė vazhdonte studimet nė universitetin e Sorbonės.

    — A ju ka lėnė mbresa tė mira? pyeti i buzėqeshur zyrtari anglez.

    — Shumė tė mira.

    Ish-detektivi thoshte tė vėrtetėn. Njohjen me atė vajzė, e cila binte nė sy nė fakultetin e saj, Meli ia kishte pėrshkruar me detaje Diksit. Kujtim i veēantė prej studentes angleze ishte fakti qė ajo kalonte nė orgazėm duke qarė prej eksitimit.

    — Si e quanin? e pyeti bashkėbiseduesi.

    — Nuk ia them emrin – iu pėrgjigj me tė qeshur Meli.

    — Do tė bėnit mė mirė, po tė na i thoshit – insistoi anglezi.

    — Bėhet fjalė pėr njė ngjarje tė kaluar, e cila nuk paraqet asnjė interes pėr tu pėrmendur – ia ktheu Meli.

    — Mirė, atėherė, a mund tė na thoni se cilat fermra ju kanė pėlqyer mė shumė?

    — Italianet.

    — Me sa mė kanė thėnė, ju jeni marrė mjaft me femra, megjithėse DSJ ka synuar t‘ju kufizojė deri nė njė farė mase. Ndėrsa disiplina profesionale e Inteligjencė Servisit nuk e pėrfshin njė klauzolė tė tillė. Pėrkundrazi, detektivėt mė tė shquar anglezė kanė spikatur edhe nė marrėdhėniet me femrat. Ne mendojmė se marrdhėniet me femrat, kur detektivi nuk bėhet skllav i ndjenjave, i stimulojnė rezultatet e tij profesionale.

    — Jam i tė njėjtit mendim me ju – e aprovoi Meli.

    — Cili ka qėnė misioni mė i vėshtirė i karrierės suaj? – ndryshoi pėrsėri temė kryesuesi i takimit. – Unė mendoj se misioni mė i vėshtirė mund tė mos dalė ai qė ėshtė parashikuar pėr i tillė. Madjé mund tė rastisė qė detektivi tė hasė vėshtirėsi tė paparashikuara pėr kryerjen e njė misioni edhe kur ėshtė nė kulmin e rendimentit profesional.

    — Ndaj tė njėjtin opinion me ju.

    Meli filloi tė fliste pėr misionin mė tė vėshtirė qė kishte kryer. Si pėr tė ilustruar karrierėn e shkėlqyer tė detektivit tė burgosur, anglezi i tha:

    — Nė vitin 1972 ju, sė bashku me njė anglez dhe njė japonez, keni qenė njėri prej tre detektivėve mė rezultativė tė botės, pėrsa i pėrket numrit tė misioneve tė realizuar brenda njė viti. Arritjet tuaja janė njė krenari e vėrtetė pėr DSJnė, si shėrbim sekret i vogėl e relativisht i ri.

    Duke pėrfituar nga rasti, Meli, i nxitur nga kureshtja profesionale, bėri pyetjen e parė:

    — Sa ėshtė shifra mė e lartė e realizuar prej detektivėve tuaj mė tė mirė gjatė karrierės sė tyre? Besoj se kjo nuk pėrbėn sekret.

    — Aspak. Ja ku po ju a them unė: 170. Ata janė krenaria e Inteligjencė Servisit – shtoi anglezi duke i theksuar mirė fjalėt.

  9. #49
    XLIX FAJTORĖT BĖHEN GJYKATĖS


    ―Fjalėt janė droga mė e fuqishme e pėrdorur pėr mashtrim.

    R. Kipling



    Pas njė hopi heshtjeje tė pėrgjithshme, kryesuesi i takimit i dha bisedės njė kthesė befasuse:

    — Nė vitin 1974 ju keni vrarė njė detektiv francez me origjinė angleze. Ne kemi tė drejtė t'ju kėrkojmė llogari pėr gjakun e tij. Tashmė Meli ishte i sigurtė se jo vetėm ai detektiv, por dhe shumė tė tjerė si ai, ishin goditur nga DSJ me rekomandim dhe pėr llogari tė Inteligjencė Servisit. Ēfarė aktiviteti antishqiptar mund tė kishte kryer njė detektiv francez me origjinė angleze, i cili nuk kishte qenė kurrė nė Shqipėri?

    Duke sjellė ndėrmend kėta fakte irritues, Meli i hodhi njė shikim tė rreptė fytyrės sė anglezit, i cili, pasi e kishte lėshuar si "pa teklif" atė shprehje akuzuese, po shfletonte me nge albumin qė kishte pėrpara. Ishte albumi i misioneve tė realizuar nga detektivi i burgosur, tė renditura nė mėnyrė kronologjike. Pa i shkėputur sytė prej fytyrės sė anglezit, Meli i tha:

    — Shfletojeni pak nga fillimi albumin qė keni nė dorė. Nė tė do tė shikoni edhe fytyrat e dy shqiptarėve tė vrarė pa qenė fare detektivė. Bashkėkombasi juaj, edhe sikur tė jetė goditur pa ndonjė arsye tjetėr, tė paktėn ishte detektiv, profesionist i shėrbimit sekret. Aktivitetin tim tė dikurshėm unė e kam kryer pėr interesat e larta tė vendit tim; tė paktėn kėshtu mė thuhej. Ėshtė interesant fakti qė unė si detektiv duhet t'i jap llogari qeverisė suaj pėr misionet e kryer prej njė shėrbimi sekret aleat, i drejtuar nga njė parti me tė cilėn, sipas fjalėve tuaja, keni pasur aleancė tė pėrhershme sekrete.

    Anglezit i kaloi njė hije buzėqeshjeje nė fytyrė. Pa i shkėputur sytė prej albumit, ai u pėrgjigj:

    — Pranimi i ofertės sonė mjekon shumė plagė tuajat. Detektivi i burgosur ia priti pėrnjėherė:

    — Nė qoftė se misionet tona tė dikurshme sot quhen krime, unė nuk do tė pranoja kurrė qė ndėshkimin e mundshėm tė njė krimi tė kryer ta evitoja duke kryer njė ose disa krime tė tjerė.

    Anglezi nuk foli mė. Kuptohej qė ai nuk kishte parashikuar njė zhvillim tė tillė tė dialogut. Fillimisht atij i ishte dukur njė veprim i padenjė matja e forcave si i barabartė me njė njeri tė shpėrfytyruar prej vuajtjeve tė burgut. Por realiteti kishte folur ndryshe. Gjatė gjithė dialogut ish-detektivi kishte dhėnė pėrgjigje tė holla e tė qėdrueshme, nėpėrmjet tė cilave ai ia kishte arritur tė mbronte personalitetin dhe synimet e tij.


    *


    Duke shfletuar albumin e hapur mbi tavolinė, zyrtari anglez po shikonte me vėmendje shėnimet pėrbri fotografive, tė cilat ilustronin misione tė ndryshme. Megjithėse ato nuk ishin tė shkruara nė gjuhėn e tij, ai e kuptonte lehtė, me intuitėn e profesionistit tė thinjur, se ata emra qytetesh me shkronja latine ishin skenat e misioneve tė kryer prej tė burgosurit qė kishte pėrballė: Bari, Athinė, Lisbonė, Bruksel, Varshavė, Barcelonė, Amsterdam, Baku, Marsejė, Ankara, Oslo, Beograd etj, etj.. Anglezi i shkėputi pėr njė ēast sytė prej albumit dhe e pėrqendroi shikimin mbi ish-detektivin.

    — A ndienit kėnaqėsi kur qarkullonit nėpėr Evropė nė moshė tė re, pėr tė kryer misionet tuaja? e pyeti.

    — Fillimisht po – u pėrgjigj Meli. – Pastaj gjithmonė e mė pak.

    — Sipas vlerėsimit tuaj, cila do tė ishte renditja e merituar e shteteve mė kryesorė tė Evropės, nė bazė tė kontributit qė kanė dhėnė popujt e tyre pėr zhvillimin kombėtar dhe tė mbarė njerėzimit?

    — Italia, Gjerm...

    — Akoma s'i largon dot pėr asnjė ēast nga mendja sinjorinat e bukura italiane? ndėrhyri anglezi, duke ia ndėrprerė fjalėn nė mes.

    I befasuar prej kėtij veprimi, qė binte ndesh me maturinė dhe gjakftohtėsinė e treguar deri atė ēast prej drejtuesit tė takimit, i burgosuri heshti, me njė buzėqeshje tė ngrirė nė buzė. Ai deshi tė thithte cigaren, por i ishte fikur. Pėrkthyesi anglez, i gatshėm si gjithnjė, ia ndezi me ēakmakun e tij. Ndoshta pėr tė kompensuar disi nxitimin e tij tė pazakontė, zyrtari anglez po e shikonte i buzėqeshur Melin nė heshtje. Pyetjen e radhės ai ia drejtoi pa e fikur buzėqeshjen:

    — Mirė qė nuk dashkeni mė tė militoni nė shėrbimin sekret por, tė paktėn, pse nuk pranoni tė jetoni i lirė?

    — Unė jam njė i burgosur politik i dėnuar nga tė njėjtėt ligje si gjithė bashkėvuajtėsit e mi. Nuk dėshiroj qė e kaluara ime, sė cilės unė nuk i shėrbej dot mė, tė mė ofrojė privilegje tė veēanta – qe pėrgjigjja e Melit.

    Anglezi nuk e zgjati mė bisedėn. Kėto pyetje, tė cilat nuk kishin lidhje tė drejtėpėrdrejtė me qėllimin e takimit, tregonin se ai nuk priste mė asnjė ndryshim nė qėndrimin e tė burgosurit. Drejtuesi i takimit u ēua nė kėmbė. Tė njėjtėn gjė bėnė edhe tė tjerėt. Ai iu drejtua Melit me kėto fjalė:

    — Po ju a them hapur: kam tre vjet mė shumė se mosha juaj qė militoj nė kėto organe dhe njė zhgėnjim tė tillė nuk e kisha provuar ndonjėherė. Mendoj se juve nuk duhet t'ju imponohet mė asgjė. Besoj se edhe zoti Ilir i kėtij mendimi do tė jetė. Pėr konsideratėn time ēėshtja juaj paraqet njė interes tė veēantė. Pėr kėtė do tė vė nė dijeni edhe kolegėt e mi nė Londėr. Gjithmonė do tė pyes pėr ju.


    Duke thėnė fjalėt e fundit, ai i zgjati dorėn Melit. Nė pritje tė kėtij ēasti, detektivi i burgosur e ruante nė majė tė gjuhės shprehjen me tė cilėn kishte vendosur ta mbyllte kėtė takim:

    — Nė qoftė se Anglia do tė ishte Shqipėri e Shqipėria Angli, dhe njė anglez i ndodhur nė rrethanat e mia do ta kishte pranuar ofertėn qė m‘u bė mua sonte, vetėm atėherė unė ju a njoh tė drejtėn pėr tė mė urryer. Nė rast tė kundėrt, dėshiroj tė ndahemi si miq tė mirė, ashtu siē ju vlerėson regjimi ynė nė fuqi. Drejtuesi i takimit bėri njė gjysmė rrotullimi dhe u lėshua mbi kolltuk. Edhe tė tjerėt u ulėn pėrsėri, me pėrjashtim tė tė burgosurit.
    Si ndenji pak nė heshtje, zyrtari anglez i zgjati pėrsėri dorėn Melit, pa thėnė asnjė fjalė. Ashtu vepruan edhe kolegėt e tij. Ndėrsa Dofeni, i entuziazmuar, i shtrėngoi fort dorėn me tė dy tė tijat. Nė sallon Melin po e prisnin me padurim Streto e Pahia. Kur morėn vesh sesi ishte mbyllur takimi, ata e shtrėnguan fort nė krahė shokun e tyre tė burgosur. Ndėrkohė me ta u bashkua edhe Dofeni buzagaz dhe pėrfaqėsuesi i Sigurimit tė KQPPSH. Tepėr i kėnaqur, drejtori i DSJsė u takua pėrsėri me Melin, duke i thėnė:

    — Nuk tė lėmė mė vetėm nė kamp. Do t'i them Fatmir Merdarit tė vijė tė rrini ca ditė bashkė, sa tė shmalloheni. Tė lumtė, Hamit, na nderove me tė vėrtet!

    Detektivi i burgosur u takua ngrohtėsisht me shokėt dhe doli. Frynte njė erė e lehtė nga lindja dhe bėnte ftohtė. Ai mbėrtheu mirė peliēen e pambuktė dhe nxitoi hapat mbi dėborėn e ngrirė. Sytė i shkuan tek ēizmet e ēara tė llastikut, pėr shkak tė tė cilave duhej t'i hidhte hapat me kujdes. «Si tollumbat e Lulit tė vocėrr» – tha me vete dhe mendja i shkoi pėrsėri tek Migjeni, i cili kishte jetuar dikur kėtyre maleve. «Si do tė shkruante, vallė, poeti elokuent i mjerimit, po tė kishte qenė dėshmitar i takimit tė kėsaj nate?» Me kėtė pyetje tė mbetur pezull nė mendje, e zuri gjumi nė maune.

  10. #50
    L HESHTJE ANKTHNDJELLĖSE


    ―Pritja ėshtė njė zinxhir qė lidh tė gjitha dėshirat tona.

    Monteskiė



    Pas takimit me anglezėt, Meli priste nga dita nė ditė futjen nė kamp tė detektivit Fatmir Merdari. Ky ishte premtim i vetė drejtorit tė DSJsė dhe atij nuk ia bėnte dot fjalėn dy askush. Fatmir Merdari ishte me origjinė nga Korēa, por lindur e rritur nė Tiranė. Ai ishte njeri i komunikueshėm, inteligjent, mjaft guximtar, por paksa i rrėmbyer. Nė kėtė cilėsinė e fundit, e cila nuk i pėrshtatej mirė profesionit tė detektivit, Merdari ngjasonte me vetė Melin. Ndofta kjo veti e pėrbashkėt kishte ndikuar nė lidhjen e njė shoqėrie tė fortė midis tyre. Ata kishin ndėrmarrė edhe misione tė pėrbashkėta jashtė shtetit, qė i kishin realizuar me sukses.

    Kuptohej qė Dofeni ishte vėnė nė dijeni tė shoqėrisė sė dikurshme ndėrmjet Melit e Merdarit, prandaj e kishte vėnė gishtin pikėrisht mbi kėtė tė fundit, pėr ta autorizuar tė burgosej pėrkohėsisht nė kampin e Qafė-Barit, qė t‘i bėnte shoqėri mikut tė tij tė hershėm. Mirėpo ditėt po kalonin dhe Merdari nuk po dukej. Fillimisht Meli mendoi se ai ndodhej me shėrbim jashtė shtetit. Mbasi tė kthehej nė Tiranė, udhėtimin e parė ai do ta bėnte me siguri pėr nė kampin e Qafė-Barit. Kaluan dy javė nga dita e takimit me anglezėt dhe heshtja vazhdonte ende. Bile jo vetėm qė Merdari nuk po bėhej i gjallė, por Meli nuk po merrte asnjė sinjal edhe prej shokėve tė tjerė. Detektivi i burgosur ishte i bindur se Dofeni u nda mjaft i kėnaqur prej tij, si asnjėherė mė parė. Nė pamundėsi tė Merdarit, pėr ēfarėdolloj arsyeje, drejtori i DSJsė do tė dėrgonte dikė tjetėr nė kamp, pėr ta sqaruar Melin si qėndronte puna.

    Nga ana tjetėr, edhe Streto e Pahia me shokė nuk do tė linin gur pa lėvizur pėr ta vėnė nė dijeni Melin rreth arsyes sė vonesės, ndėrkohė qė e dinin shumė mirė se bashkėluftėtari i tyre i burgosur kishte tė drejtė tė shqetėsohej. I bindur se diēka kishte ndodhur, Meli ia shprehu shqetėsimin e tij Diksit:

    — Nuk mė duken mirė punėt, Sazan; ka diēka qė nuk shkon nė kėtė mes. Guri me shokėt e dinė mirė se kjo heshtje e gjatė e tyre ne na lė nė ankth tė madh. Aq mė tepėr qė, sipas fjalėve tė Gurit nė takinim e fundit, ata kanė krijuar njė goxha grup shokėsh tė profesionit, tė vendosur pėr t'iu kundėrvėnė interesave angleze dhe diktatorit nė rrethanat injoruese ku po punojnė aktualisht. Nė luftėn e heshtur e keqja mund tė tė gjejė atėherė kur nuk e pret fare.

    «Guri mė vuri nė dijeni se kishin nė plan tė rrėmbenin ndonjė anėtar tė elitės drejtuese tė misionarėve anglezė qė bujnė nė hotel Tirana si turistė. Bile vetė shefin do ta gjuanin si macja dhjamin. Donin t'i bėnin njė hetuesi tė fortė, pėr ta detyruar tė shprehej rreth planeve tė tyre tė ardhshme pėr Shqipėrinė. Ka tė ngjarė qė, duke u pėrpjekur pėr tė realizuar kėto synime, diēka t‘iu ketė ndodhur. Pėrndryshe ata nuk do tė rrinin kurrė mbi dy javė nė heshtje. Tė paktėn kalimthi do tė dukej patjetėr ndonjėri prej tyre. Duhet tė pėrgatitemi pėr lajme tė kėqija, Sazan. Duke thėnė kėto fjalė, ish-detektivi mblidhte fort buzėt dhe tundte kokėn i pezmatuar.

  11. #51
    LI SITUATĖ E TURBULLT


    ―Pamundėsitė tona na acarojnė.

    Zh. Zhubér



    Pas dy ditėsh Melin e thirrėnn nė infermieri. Kur u paraqit atje, ai gjeti mjekun e burgosur sė bashku me njė person tė panjohur. Mjeku i burgosur e sqaroi:

    — Nė kontrollin e fundit mjekėsor qė iu bė tė burgosurve tė kampit tonė nė aparatin e florografisė, ti ke dalė i sėmurė, Hamit. Drejtoria e Kampe-Burgjeve ka dėrguar njė kurė pėr ty me kėtė mjekun nga Tirana. Duke thėnė kėto fjalė, ai shikonte herė mjekun e ardhur prej kryeqytetit, herė Melin, si pėr t'i prezantuar respektivisht tek njėri-tjetri. Ndėrkaq, mjeku i
    ardhur i tha me takt mjekut tė burgosur:

    — Mė duhet t'i bėj njė vizitė tė ngeshme e tė pėrgjithshme Melit. Prandaj, nė qoftė se ti ke ndonjė punė, je i lirė tė dalėsh.

    Mjeku i dėnuar e kuptoi se ē'duhej tė bėnte. Ai stakoi prizėn e furnellės ku po zienin shiringat dhe sistemoi disa shishe me barna qė kishte mbi tavolinė. Pastaj i tha mjekut kryeqytetas:

    — Unė do tė shkoj tė psonis, se sot ėshtė futur shitėsi nė kamp. Ai vjen vetėm dy herė nė muaj kėtu. Po u vonova, ja ku e keni ēelėsin e derės, nė rast se do tė dilni pa u kthyer unė.
    Mjeku tjetėr mori ēelėsin, u ēua prej karriges dhe shkoi e mbylli derėn pas atij qė doli. Pastaj u afrua tek dritarja, lėvizi pak cepin e perdes prej kambriku dhe, pasi endi shikimin nėpėr oborrin e kampit, u kthye nga Meli e i zgjati njė copė letėr duke i thėnė:

    — Shokėt janė mirė; mos u bėj merak. Nuk tė kanė ardhur dot, se ashtu duhej. Po pate gjė pėr tė thėnė, mund tė flasėsh pa ndrojte.

    Meli e falėnderoi dhe hapi letrėn, ku njohu shkrimin e Stretos:

    I dashur Hamit,
    Nuk kemi mundur tė vijmė, pėr arsye pune. Gjithashtu nuk tė premtojmė dot se kur mund tė vijmė. Letėrprurėsi ėshtė i yni. Po pate gjė pėr tė thėnė, shprehu.
    Tė fala nga "tė gjithė", Guri. P–S. Dariu tė zėvendėsoi.



    Fjalėt e fundit i bėnė pėrshtypje Melit, por shqetėsimi i tij kryesor nuk lidhej me tė vėllanė. Prandaj ai iu drejtua mjekut me tė tjera pyetje:

    — A mund tė mė flasėsh mė konkretisht pėr gjendjen e shokėve? Ē'janė ato punė qė ua bėjnė tė pamundur ardhjen e njėrit prej tyre deri kėtu?

    Mjeku u pėrgjigj me njė buzėqeshje tė lehtė:

    — Ato punė ti mund t'i marrėsh me mend mė kollaj nga unė. Por, me sa kam dėgjuar prej shokėve, mund tė tė them vetėm se aleatėt kanė shprehur rezerva tė ndjeshme ndaj faktit, qė pėr survejimin tėnd nė burg janė dėrguar pikėrisht ish-shokėt e tu tė shkollės sė shėrbimit sekret. Pas takimit tė zhvilluar me ty, anglezėt i kanė kushtuar shumė vėmendje ēėshtjes sate. Pėr kėtė arsye Dofeni nuk guxoi tė tė dėrgonte njeri kėtu, sipas premtimit.
    Nė vazhdim tė kėsaj bisede, Meli mėsoi se aleatėve u ishte lėkundur besimi lidhur me ruajtjen e sekretit nė DSJ. Ndėrsa disa kuadro angleze ishin gjithmonė tė pranishėm nė mbledhjet e rėndėsishme tė DSJsė, ata nuk pranonin pjesėmarrje shqiptarėsh nė mbledhjet e tyre.

    — Po kėto fjalėt e fundit tė letrės – Dariu tė zėvendėsoi – ē‘janė? u interesua ish-detektivi.

    — Vėllai yt ėshtė Dariu? e pyeti mjeku.

    — Po.

    — Ja si ėshtė puna: Anglezėt kanė tėrhequr pėr specializim nė Londėr njė kontigjent detektivėsh shqiptarė me moshė tė re. Do t'i fusin nė kurse nga njė deri nė trevjeēare. Bashkė me ta, kanė tėrhequr edhe vėllanė tėnd. Shumė shokė shfaqėn mospajtimin e tyre me kėtė transferim tė Dariut, duke i mėshuar faktit se ai nuk ishte detektiv i mirėfilltė dhe ndodhej aksidentalisht nė DSJ. Njė ditė u ndodha rastėsisht kur njė shoku yt, Fatmir Merdari, u grind me dy kuadro angleze pėr kėtė punė. Ata iu kundėrvunė atij me kėto fjalė:

    — Ne e kemi gjetur Dariun tė inkuadruar nė DSJ; nuk e kemi sjellė ne kėtu. Meqenėse ai nuk e paska mbaruar shkollėn e shėrbimit sekret, atėherė ne do ta fusim nė njė kurs trevjeēar atė.

    — Mirė, atėherė – ua priti Fatmiri – tė paktėn i jepni leje tė shkojė tė takohet me tė vėllanė, para se tė niset pėr nė Angli.

    — Jo, jo, nuk ėshtė nevoja – iu pėrgjigjėn ata. – Dariu do tė vijė me leje prej andej; atėherė le ta takojė. Si gjithė detektivėt e tjerė qė po transferojmė, edhe Dariu shkon nė Londėr pėr interesat e vendit tė tij.

    — Ose pėr peng – shtoi i revoltuar Fatmiri dhe doli nga salla ku po diskutonin.

    «Tė prekur nga ky gjest proteste, anglezėt e ndoqėn me sy nė heshtje, por kuptohej qartė qė ky veprim i Fatmirit u qėndroi rėndė. Mjeku u largua po atė ditė nga kampi, mbasi la nė infermieri njė kurė pėr Melin. Ky nuk e pa tė arsyeshme t'iu dėrgonte ndonjė mesazh shokėve me mjekun. Pas largimit tė kėtij, nė kamp mbretėroi e njėjta heshtje deri ditėt e
    fundit tė prillit.

  12. #52
    LII ANGLEZI KĖRCĖLLIN DHĖMBĖT

    ―Ku mungon forca, e drejta zhduket;
    ku shfaqet forca, e drejta nis tė rrezatojė
    .

    M. Barré



    Ishte 26 prilli 1984. Njė muaj ditė mė ditė prej takimit tė parė tė anglezėve me detektivin e burgosur. Mysafiri i tij ishte pėrsėri zyrtari anglez, qė kryesonte takimin mė 26 mars, ose Unaza e Bardhė, siē e thėrrisnin midis tyre shokėt e Melit nė DSJ, pėr shkak tė unazės sė gjerė e tė bardhė qė mbante. Kur kartelisti e njoftoi Melin se do tė kishte pėrsėri takim atė ditė, detektivit tė burgosur nuk i shkonte ndėrmend kurrė, se mund tė ishte pėrsėri zyrtari i moshuar anglez vizitor i tij. Sa e pa kur hyri nė dhomėn e takimit, u shqetėsua. Ardhja e zyrtarit tė moshuar pėr tė dytėn herė brenda muajit duhej tė kishte motive serioze. Dhe nuk gabohej. Anglezi, pa e zgjatur, hyri drejt nė temė:

    — E di qė do t'ju vijė keq – dhe keni tė drejtė pėr kėtė –, por me hidhėrim ju njoftoj se shoku juaj i shkollės, Fatmir Merdari, ėshtė plagosur rėndė para tre-katėr ditėsh dhe gjendet nėn kontrollin e rreptė tė mjekėve. Mė ka ardhur keq se nė muajin nėntor mbushte 35 vjeē; shumė i ri.

    «Keqardhja e tij ėshtė vetėm fasadė; anglezi po shijon me ėndje hakmarrjen ndaj Fatmirit pėr fyerjen qė u bėri», mendoi me vete Meli i brengosur prej lajmit tė keq.

    — Nė ē'rrethana ėshtė plagosur? pyeti me njė fije zėri, dyllė i verdhė nė fytyrė.

    — Gjatė njė loje tė kombinuar stėrvitore pėr zbulimin dhe asgjėsimin e bandave diversioniste. Fatmiri ishte drejtuesi i pėrgjithshėm i saj dhe ėshtė goditur aksidentalisht nė errėsirė. Njė humbje e madhe pėr tė gjithė – shtoi anglezi me zė mė tė ulėt.

    — A ka shpresa pėr shpėtimin e tij? pyeti ish-detektivi, duke gėlltitur pėshtymėn me zor.

    — 90 % ėshtė i ikur. Plumbat i kanė dėmtuar tė dy mushkėritė. Po bėhet ē'ėshtė e mundur pėr shpėtimin e tij, por vetėm ndonjė mrekulli mjekėsore mund ta rikthejė nė jetė.

    — Po njerėzit tuaj morėn pjesė nė lojėn stėrvitore? guxoi tė pyeste Meli.

    Anglezi bėri sikur nuk e nuhati domethėnien e kėsaj pyetjeje dhe, si pa tė keq, iu kundėrpėrgjigj po me pyetje:

    — Pėr ē'njerėz tanėt e keni fjalėn? Unė i komandoj tė gjithė nė DSJ.

    Nga mėnyra jo e zakonshme me tė cilėn ai po shprehej, kuptohej se anglezi kishte edhe shumė pėr tė thėnė. Krejt ndryshe nga hera e kaluar, ai ishte i gatshėm ta sakrifikonte nė ēast etiketėn e mirėsjelljes, pėr ta vendosur piketėn atje ku duhej nė marrdhėniet me detektivin e burgosur.

    Duke pasur parasysh kėtė, Meli u mundua qė ta riformulonte nė mėnyrė sa mė paqėsore pyetjen e mėparshme:

    — E di qė ju i komandoni tė gjithė atje, falė pėrvojės suaj tė madhe. Por e kisha fjalėn pėr kuadrot anglezė qė veprojnė nė DSJ.

    — Edhe nga ata merrnin pjesė, posi, – u pėrgjigj anlgezi. – Vetė qėllimi i asaj loje stėrvitore ishte pikėrisht shkėmbimi i eksperiencave respektive. Veēse tė gjitha veprimet i drejtonte
    vetė Fatmiri.

    — Fatmiri ka realizuar gjithė ata misione me sukses kudo nėpėr Evropė, duke qėnė mė i ri dhe me mė pak eksperiencė. Tani, nė kulmin e pėrvojės, ai shkon e humbet jetėn nė periferi tė Tiranės! pėshpėriti si me vete tė tij Meli.

    Kėto fjalė i dhanė shkas Unazės sė Bardhė tė nxirte shaptėn nga milli:

    — Kėshtu i shikojnė gjėrat, tė pėrmbysura, tė gjithė ata qė mendojnė se vetėm Amerika do tė ishte aleate e denjė pėr vendin tuaj.

    Detektivi i burgosur ia priti me tė parėn:

    — Unė jam shqiptar, zotėri. Nuk jam lindur as nė San-Franēisko, as nė Liverpul. Prindėrit e mi nuk kanė folur as anglishten tuaj, as atė amerikane. Dhe, sė fundi, unė mendoj se ēdo popull, qė e do vėrtet lirinė dhe pavarėsinė e vendit tė tij, nuk ka nevojė pėr aleatė tė fshehtė.

    Anglezi u kundėrpėrgjigj me zjarr:

    — Nuk ka asnjė rėndėsi se ēfarė mendoni ju. Pėrpiquni t‘i bėni aleatė amerikanėt, futuni nė shėrbim tė tyre dhe sakrifikoni pėr tė bashkėpunuar me ta; kjo ėshtė puna juaj dhe pėrgjegjėsitė pėr ato qė bėni mbi shpatulla do t'ju rėndojnė. Njė gjė duhet ta dini mirė dhe tė mos ta harroni asnjėherė [nė kėtė ēast anglezi u shkėput nga kolltuku dhe zgjati tė dy duart pėrpara]: ēelėsat e Shqipėrisė ndodhen nė duart tona! Le tė pėrpėlitet sa tė dojė Hamit Meli me shokėt e tij bashkėpuntorė, pėr tė ndryshuar gjendjen. Patjetėr do tė vijė njė ditė qė ju do ta pohoni me gojėn tuaj: «anglezėt paskan qenė vėrtet tė fortė!» Nuk po ua fsheh as kėtė: midis anglezėve dhe amerikanėve nuk krijohet kurrė hapėsirė pėr tė depėrtuar ndokush tjetėr. Pėrplasja e interesave ne nuk na kalon asnjėherė nė armiqėsi. Ndėrkohė mos harroni se, tani pėr tani, ju jeni njė i burgosur politik, pėr tė ardhmen e tė cilit ne nuk do t'iu bėjmė asnjė lėshim amerikanėve. Meli u pėrgjigj duke ngritur zėrin:

    — Mė flisni mė hapur, ju lutem. Unė nuk kam kontakt me amerikanėt dhe nuk e kuptoj pse m'i pėrmendni ata.

    — E kuptoni ju, e kuptoni mirė – ia priti anglezi. – Nė qoftė se aktualisht nuk keni ndonjė kontakt me amerikanėt, po e synoni diēka tė tillė. Por po ja u pėrsėris (dhe kėtė e bėj pėr tė mirėn tuaj), se fatet e kėtij vendi janė pėrfundimisht nė duart tona. Cilatdo qofshin pėrpjekjet tuaja nė favor tė ndėrhyrjes amerikane, nė ēastin vendimtar tė zgjidhjeve pėrkatėse, ndėrmjet atyre dhe neve nuk do tė ketė vend pėr ju, shqiptarėt. Mundohuni ta mbani mend kėtė, se do t'ju duhet pėr tu orientuar mė mirė nė tė ardhmen.

    «Para se tė largoheni, dua t'ju vė nė dijeni se qendra jonė mė ka ngarkuar tė drejtoj misoinin tonė tė pėrgjithshėm nė Shqipėri. Kjo do tė na krijojė mundėsi qė tė rishikohemi. Mirėupafshim!

    Meli u ngrit, tha natėn e mirė, dhe doli.

    Takimi kishte zgjatur vetėm njė orė, brenda limiteve tė sė cilės ishin pėrmendur gjėra tė rėndėsishme. Nga mėnyra e tė shprehurit tė anglezit, Meli kuptoi se shokėt e tij duhej tė kishin bėrė ndonjė pėrēapje nė adresė tė amerikanėve. Fakti qė anglezėt ishin nė dijeni tė kėtyre veprimeve ia shtoi shqetėsimin.


    *
    Pas pak ditėsh erdhi pėrsėri mjeku nga Tirana, pėr tė verifikuar efektin e kurės qė kishte lėnė pėr Melin. Ai ndenji vetėm gjysmė ore me detektivin e burgosur. Sipas tij, Merdari ishte nė gjendje shumė rėndė. Ishte goditur natėn me dy plumba nga pas krahėve, prej njė distance tė afėrt. Kishin menduar ta nisnin pėr kurim nė njė klinikė italiane, por e kishin tėrhequr mė pas kėtė mendim, ngaqė tronditja gjatė udhėtimit mund t'ia shpejtonte fundin. Mjekėt nė Tiranė po bėnin gjithēka pėr shpėtimin e tij, por shpresat ishin tė zbehta.

  13. #53
    LIII HAKMARRJE TINĖZARE


    ―Nuk ka asgjė mbi tė cilėn bien aq mashtrime e mallėkime sa mbi njė sekret.

    S. Kirkegaard


    Mė 10 maj Afrim Pahia mbėrriti nė zyrat e komandės sė kampit tė Qafė-Barit i veshur civil. Nėpėrmjet kartelistit, ai e thirri Melin nė dhomėn e posaēme tė DSJsė, ku ishin zhvilluar takimet me Dofenin. Pahia ishte dobėsuar shumė dhe, me tė hyrė Meli brenda, iu derdhėn lotėt.

    — Ēfarė ke kėshtu, mos ka vdekur Fatmiri? hamendėsoi i tronditur Meli. Pahia nuk iu pėrgjigj dot me fjalė, vetėm i bėri njė shenjė pohuese me kokė. Padashje edhe Melit i shkuan lot, duke menduar se njė muaj e gjysmė mė parė ai e priste nga dita nė ditė Merdarin, ndėrsa tani i erdhi mandata e tij. Shpejt detektivi i burgosur e mblodhi veten, duke e ndjerė pėr detyrė qė tė qetėsonte shokun. Ai u ul afėr Pahisė, i hodhi dorėn nė qafė e i tha me njė ton tė ngrohtė:

    — Nuk duhet tė derdhim lot, Afrim. Rruga qė kemi zgjedhur ėshtė plot rreziqe. E kush mund tė na sigurojė ne tė dy se edhe pas njė muaji mund t'ia hedhim pėrsėri dorėn nė qafė shoku-shokut, si tani? Askush. Dhe po tė pėrpiqej njeri tė na mbushte mendjen pėr tė kundėrtėn, ne nuk do ta besonim. Nė situatėn e tendosur qė po pėrjetojmė lotėt krijojnė pėrshtypjen sikur jemi penduar pėr vendimin qė kemi marrė.

    — Ke tė drejtė, Hamit, – iu pėrgjigj Pahia me zė tė ulėt duke nxjerrė shaminė nga xhepi. – Ke tė drejtė, por vdekja e Mirit qe njė goditje e rėndė pėr ne. Nuk e merr dot me mend, se me ēfarė zelli tė papėrmbajtur i ishte pėrveshur ai punės. Vlente sa pėr tre. Nuk ndiente lodhje kurrė, pa le mė frikė, tė cilėn ai nuk e kishte njohur ndonjėherė.

    — Pa fatkeqėsi tė tilla, nuk mund tė arrihet atje ku synojmė, Afrim. A thua dhuratė e aleatėve qenė plumbat pėr Fatmirin?

    — Pa asnjė dyshim. Ne i qėndruam me radhė tek koka e krevatit gjatė agonisė; nuk e lamė pėr asnjė ēast vetėm. Shpresonim mos pėrmendej momentalisht e na thoshte ndonjė fjalė. Por qe e pamundur.

    — Grindja me kuadrot angleze pėr transferimin e Dariut u bė shkak qė e goditėn?

    — Jo vetėm ajo. Kishte edhe arsye tė tjera, mė tė rėndėsishme, pėr tė cilat do tė tė flas tani.

  14. #54
    LVI VIKTIMĖ DASHURIE


    ―Nuk ndodh kurrė qė miu ta bėjė folenė nė veshin e njė maēoku, veēse kur i vjen ngordhja.


    Proverb arab


    Sipas planit qė kishte diskutuar me Melin, Streto i kishte udhėzuar anėtarėt e grupit tė tij antidiktatorial tė rrėmbenin dhe tė hetonim privatisht ndonjė pjesėtar tė elitės drejtuese tė misoinarėve anglezė bujtės nė hotel Tirana. Gjahu mė i preferuar ishte pikėrisht shefi i pėrgjithshėm i tyre, Unaza e Bardhė. Mirėpo ky tregohej i kursyer nė lėvizje dhe gjithmonė i mbrojtur. Nė pamundėsi tė tij, kolegėt e Stretos ia vunė syrin njė kuadri tjetėr anglez, i cili flinte nė njė dhomė pėrballė asaj tė Unazės sė Bardhė. Nisur nga mbledhjet qė organizonte nė rreth tė ngushtė elita e misionarėve anglezė nė Tiranė, personi i vėnė nė shėnjestėr tė grupit tė Stretos ishte bashkėpunėtor i afėrt i Unazės sė Bardhė.

    Sipas orientimit qė u ishte dhėnė forcave tė ndjekjes tė Sigurimit, turistėt e sistemuar nė katėr katet e sipėrm tė hotel Tiranės nuk duheshin shqetėsuar prej tyre, mbasi ishin miq ideologjikė tė partisė, qė meritonin respekt tė veēantė. Madjé edhe kamerieret, qė u shėrbenin kėtyre miqve, kishin udhėzim qė tė mos t‘i refuzonin bakshishet e tyre, ndryshe prej rregullit tė pėrgjithshėm. Duke pėrfituar prej kėsaj tolerance tė pazakontė, njė pjesė e kėtyre turistėve tė privilegjuar kishin arritur tė krijonin edhe marrėdhėnie intime me femra shqiptare. Edhe personi i piketuar pėr sekuestrim prej grupit tė Stretos e kishte arritur njė favor tė tillė. Dy anėtarė tė grupit e kishin pikasur kėtė gjė dhe po e pėrgjonin me shumė vėmendje.

    Vajza banonte nė njė shtėpi private nė periferi tė Tiranės. E joshur prej ryshveteve tė majme tė kėtij turisti, ajo i kishte dalė disa herė nė takim. Njė natė qė dy pėrgjuesit e kishin kuptuar se anglezi do tė takohej pėrsėri me vajzėn, ndaj tij u organizua njė ndjekje e posaēme prej grupit tė Stretos. Dy pėrgjuesit u vunė nė gjurmė pa e humbur pėr asnjė ēast nga sytė, ndėrsa pesė shokė tė tjerė, nė dy vetura, lėviznin sipas udhėzimeve qė merrnin me radio prej tyre. Atė natė anglezi e kishte lėnė takinim mė afėr shtėpisė sė vajzės, sesa qendrės sė qytetit. Kur ai ndaloi nė krye tė njė rruge me ndriēim tė dobėt dhe po shikonte herė pas here orėn, dy pėrgjuesit i njoftuan shokėt qė tė afroheshin sa mė qetė tek vendi qė po u pėrshkruanin, duke ndezur vetėm dritat e shkurtra. Pas pak u duk vajza. Ajo ishte rreth 22-23 vjeēe, tėrheqėse. Pėrgjuesit i njoftuan shokėt, qė nė makina tė mbeteshin vetėm shoferat me radio e nė gjendje gatishmėrie, ndėrsa tė tjerėt tė afroheshin sa mė pranė dhe tė ishin gati pėr arrestimin e anglezit. Vetėm njėri, pikėrisht Merdari, do tė merrej me vajzėn, para se tė tjerėt tė bėnin punėn e tyre.

    Kur vajza u afrua 10-15 m nga ai qė e priste, Merdari, duke dalė me vrap prej errėsirės, u vėrsul me grushta mbi tė. Ajo humbi ndjenjat shpejt. Pėr njė ēast anglezi u befasua, duke menduar se kishte tė bėnte me ndonjė gangster. Mirėpo brenda disa sekondash, pa i lėnė kohė qė ta mblidhte veten, katėr djem tė fuqishėm u vėrsulėn mbi tė, duke i vėnė prangat nė duart pas shpine. Sakaq veturat ia behėn nė vendin e ngjarjes. Anglezi, i tronditur, iu bind urdhėrave qė i jepeshin. Kur e futėn nė veturė, ai pyeti:

    — Me cilėt kam tė bėj, zotėrinj?

    Ndanė sediles sė tij kishte zėnė vend njė detektiv i ri, qė e fliste rrjedhshėm anglishten.

    — Me Sigurimin Shqiptar – iu pėrgjigj ai – i autorizuar prej shokėve. Anglezi mblodhi shpatullat nė njė mėnyrė tė tillė sikur donte tė thoshte: po a jemi aleatė? I hutuar, ai e endi shikimin mbi fytyrat qė i ngjanin si hije tė vagėlluara nė veturėn me drita tė brendshme tė fikura. Pas njėzet minutash udhėtim, duke preferuar rrugėt periferike, tė dy makinat mbėrritėn nė bazėn sekrete tė grupit tė Stretos. Si tė tillė, ata pėrdorim njė shtėpi tė veēuar nė mes tė njė kopshti pemėsh tė larta tė rrethuar me kangjėlla. Vite mė parė, ajo pėrdorej si bazė e DSJsė, ku ēoheshin persona mbi tė cilėt ushtrohej presion pėr t'i rekrutuar ose qė mbaheshin nė arrest tė pėrkohshėm. Qysh prej spastrimeve radikale qė kishin ndodhur nė Kryeministri dhe nė MP tė Brendshme, ajo nuk pėrdorej mė, dhe pėr drejtuesit e rinj tė DSJsė pothuajse nuk ekzistonte. Ēelėsat e saj i mbante vetėm Streto.


    *


    Pas mbėrritjes sė dy veturave me tė sekuestruarin nė bazė, ata e kishin lėnė njė shok tė patrullonte nė kopsht, dy tė tjerė pėr tė hapur njė gropė nė bodrumin e shtėpisė, ndėrsa katėr ishin marrė me hetuesinė e anglezit, e cila regjistrohej e filmohej. Ata ia bėnė tė qartė qysh nė fillim tė sekuestruarit, se ngurrimi pėr tu pėrgjigjur do ta nėnshtronte nė tortura tė pakursyera, ndėrsa pėrgjigjet e sakta e tė shpejta mund tė bėheshin shkak qė ta ruanim si peng pėr tė ardhmen. Duke e vlerėsuar drejt seriozitetin e situatės nė tė cilėn ndodhej, anglezi u tregua i zellshėm nė dhėnien e pėrgjigjeve.

    — Sa vjeē jeni?

    — Dyzet e pesė.

    — Ku keni vepruar, para se tė vinit nė Shqipėri?

    — Nė B. Sovjetik, nė Francė dhe nė SHBA.

    — Na thoni sa mė shumė emra tė detektivave anglezė, qė veprojnė aktualisht nė Shqipėri.

    Mbasi i hetuari pėrmendi njė mori emrash, pasoi pyetja tjetėr:

    — Cili ėshtė qėllimi i vėrtetė i misoinit tė pėrgjithshėm anglez nė Shqipėri?

    — Stabilizimi i pushtetit nė durat e udhėheqėsit tė sėmurė shqiptar, nėpėrmjet riorganizimit tė shėrbimit tuaj sekret, pas ngjarjeve politike nė Kryeministri dhe nė M.P. tė Brendshme.

    — Kush ju ka thėnė se udhėheqėsi shqiptar ėshtė i sėmurė?

    — Njė mjeku ynė qė e ka trajtuar kohėt e fundit.

    — Sa kohė do tė veprojnė nė Shqipėri misionet tuaja tė fshehta?

    — Derisa tė vlerėsohen tė realizuara objektivat e pėrmendura mė lart.

    — Pas atij ēasti, a do tė mbeten mė misionarė anglezė nė Tiranė?

    — Nuk mund tė jap dot pėrgjigje tė bazuar pėr kėtė pyetje.

    — Deri nė ēfarė posti ka arritur shefi juaj nė Angli, para se tė vinte nė Shqipėri?

    — Deri nė zėvendėsministėr i brendshėm.

    — A mund tė na ndihmoni me ndonjė material tjetėr, i cili do t'ju favorizonte mjaft nė gjykimin qė do t'ju bėjmė?

    — Nuk kam dijeni pėr asgjė tjetėr qė tė ketė lidhje me fatin e vendit tuaj. Siē ju thashė, unė kam vepruar larg atdheut tuaj, nė shtete qė nuk kishin ndonjė lidhje me Shqipėrinė.

    — Ē'mendim keni pėr gjendjen e popullit tonė, si dėshmitar okular i saj?

    — Lė shumė pėr tė dėshiruar.

    — Rrethanat e ēastit ua diktojnė kėtė vlerėsim?

    — Jo, unė e di qė mendime tė tilla, tė shfaqura nė kėto rrethana, nuk do tė ndikojnė aspak nė vendimin tuaj. Thashė thjesht atė qė mendoj.

    — Nė qoftė se mendoni vėrtet kėshtu, pėrse i pėrvisheni punės me kaq zell nė dobi tė diktatorit shqiptar?

    — Ju jeni profesionistė dhe mund t'ia jepni vetė pėgjigjen kėsaj pyetjeje. Unė jam ushtar dhe shkoj atje ku mė urdhėrojnė.

    — Nė ē'rrethana jeni njohur me vajzėn qė prisnit nė takim?

    — Krejt rastėsisht, nė njė mapo industriale tė Tiranės.

    — Sqarojeni ēėshtjen deri nė fund!

    — Ajo kishte qėndruar e vetme pėrpara disa xhakaventove tė ekspozuara nė varėse, duke i shikuar me zili. E kuptova gjendjen e saj shpirtėrore...Nė fillim anglezi e uli zėrin, pastaj heshti.

    — Pasi e kuptuat gjendjen e saj shpirtėrore, si vepruat mė tej? Pyetja iu bė me njė ton tė rreptė urdhėrues.

    — Nė xhep kisha njė tufė kartmonedhash, cepin e tė cilave ia tregova vajzės... Pėrsėri ai heshti.

    — Po pastaj?

    — Ajo shikoi me kujdes rreth e rrotul dhe, pasi mė la tė kuptoja se mė priste t'i shkoja pas, u drejtua nga porta e doli jashtė.

    Gjatė gjithė procesit hetimor Fatmir Merdari kishte qėndruar nė heshtje pėrballė anglezit, me duar tė kryqėzuara mbi gjoks. Kur i sekuestruari shqiptoi fjalėt e fundit tė pėrgjigjes sė tij, Merdari shpėrtheu si vullkan:

    — Kėshtu ia paske qarė hallin popullit shqiptar, zotrote? (pėrkthimi vazhdonte). Pasi na keni shfrytėzuar e varfėruar pėr dyzetė vjet nėpėrmjet agjentit tuaj diktator, tani dashkeni edhe tė na shkėrdh...

    Duke thėnė kėto fjalė, ai iu vėrsul anglezit i revoltuar. Me tė dy krahėt e tij tė fuqishėm e kapi fort pėr fyti, ndėrkohė qė dy shokė tė tjerė e kishin mbėrthyer tė sekuestruarin pėr supesh dhe pėr duart e lidhura pas shpine. Fillimisht anglezi e mbajti veten, duke menduar se fundi i tij nuk do tė ishte i tillė. Por me kalimin e sekondave tė mundimshme, nėn shtrėngimin gjithmonė nė rritje tė morsės sė pamėshirshme qė e kishte mbėrthyer, ai, duke u pėrpėlitur erdhi e u mavijos nė fytyrė e sytė po i zgurdulloheshin. Me njėrin gju mbi barkun e anglezit tė mbėshtetur pas murit, Merdari po e ngushtonte pa ndėrprerje lakun e kthetrave tė tij. Rezistenca e trupit tė anglezit erdhi duke u dobėsuar dhe, mė sė fundi, u lėshua krejt. Merdari dhe dy shokėt e tjerė hoqėn duart; trupi i pajetė u shemb nė tokė.

    Tė katėr shokėt e ngritėn kufomėn dhe e zbritėn nė bodrum, ku gropa ishte gati. E lėshuan brenda nė tė dhe u matėn pėr tė rrokur lopatat, kur Merdari ndėrhyri energjikisht:

    — Jo ashtu, jo. Ky nuk duhet varrosur pėr sė mbari, si tė gjithė njerėzit. Duke thėnė kėto fjalė, ai kėrceu brenda nė gropė, e mbėrtheu kufomėn me tė dy duart, dhe e ktheu pėrmbys.

    — Ky e meriton kėshtu! – u shpreh i nervozuar. – Le tė flejė gji pėr gji me kėtė truall, qė nuk i ka asnjė borxh atdheut tė tij. T'i dėgjojė mirė rėnkimet e kėsaj toke prej plagėve qė i ka shkaktuar Anglia me veglėn e saj tė verbėr, diktatorin tonė tė urryer! Tė nesėrmen nė radhėt e anglezėve u vunė re shenja shqetėsimi. Ndonėse nė pamje nuk e jepnin veten, atė ditė ata zhvilluan dy herė mbledhje midis tyre.


    *


    — Ngjarjen qė sapo tė tregova, tė filmuar e tė regjistruar, e futėm nė arkivin tonė sekret, tė cilin e ruanim nė njė skutė tė fshehtė tė bazės sonė – vazhdoi ta sqaronte Pahia detektivin e burgosur. – Nė kėtė arkiv informativ kishim ēuar gjithashtu njė numėr tė madh fotografish tė detektivėve anglezė qė veprojnė nė Shqipėri, nėntė seanca tė hetusisė tėnde speciale, regjistrimet e bisedave tė zhvilluara nė tė gjitha takimet zyrtare me pėrfaqėsuesit e DSJsė dhe me anglezėt. Gjithashtu atje ēuam edhe fotografinė e secilit prej anėtarėve tė grupit tonė, tė shoqėruar me njė curriculum vitae tė shkurtėr. Por materiali mė i rėndėsishėm i arkivit ishin disa pjesė tė bisedės shumė tė rėndėsishme qė kishte zhvilluar diktatori Hoxha nė Londėr. Kjo arritje ishte meritė personale e Gurit, i cili, duke pėrfituar prej marrėdhėnieve miqėsore me Dofenin kishte arritur tė incizonte njė pjesė tė tyre. Karakteri super-sekret i atyre bisedimeve kuptohej qartė prej faktit qė vetė anglezėt kishin ēregjistruar njė pjesė tė tyre prej shiritave manjetikė, qė kishte marrė diktatori Hoxha me vete.

    «Sipas planit qė kishit hartuar ti me Gurin, emrat e tre anėtarėve tė grupit tonė nuk ua kemi bėrė tė njohur amerikanėve; pra, atyre nuk ua kemi futur fare emrat dhe asnjė tė dhėnė tjetėr nė listėn pėrkatėse. Kjo ide e juaja na u duk shumė e arsyeshme edhe neve, pjesėtarėve tė tjerė tė grupit. Nuk i dihet si na shkojnė punėt me CIAn, prandaj ne nuk duhet tė dorėzohemi symbyllas atje. Atyre tė treve ne u kemi pėrgatitur njė arkiv tė dytė, i cili ėshtė kopje e tė parit me materialet filmike, fotografike apo tė regjistruara. Kėtė arkiv ata do ta ruajnė nė njė vend shumė tė sigurtė, larg nga Tirana. Ata tė tre do tė jenė njė celulė sekrete e grupit tonė nė radhėt e DSJsė nė ēdo kohė dhe do tė na informojnė ne pėr tė gjitha zhvillimet nė radhėt e shėrbimit sekret shqiptar, sikur njė ditė CIA ta tėrheqė nė Amerikė grupin tonė. Pėr ta kryer sa mė mirė rolin e tyre, jashtė ēdo dyshimi, Guri i ka orientuar ata tė tre qė tė qėndrojnė larg anėtarėve tė tjerė tė grupit tonė dhe tė tregohen sa mė tė devotshėm nė kryerjen e detyrės qė u ngarkohet prej drejtuesve tė DSJsė.

    «Pasi e plotėsuam arkivin tonė informativ me materialet informative tė cilėsisė sė parė qė pėrmenda, lindi nevoja e domosdoshme pėr tė siguruar ndėrlidhjen me CIAn, konform vendimit qė kishit marrė ti me Gurin. Pėr kėtė qėllim e pėrqendruam vėmendjen tek ambasada franceze nė Tiranė, meqenėse turistėt amerikanė parashikohej tė vinin nė Shqipėri tė pajisur me pasaporta tė kėtij shteti. Kėrkonim me intuitė mos qėllonim nė ndonjė person tė dėshiruar. Por fati i kishte rezervuar zgjidhje tjetėr kėtij problemi tė rėndėsishėm.

  15. #55
    LV FAT PĖR AMERIKANĖT, FATKEQĖSI PĖR SHQIPTARĖT


    ―Fatkeqėsia, si mėshira, mund tė bėhet njė zakon.

    G. Grin



    Pahia pėrgatiti kafe pėr tė dy dhe vazhdoi tė shpjegonte veprimtarinė e mėtejshme tė grupit: «Dita nuk kishte zbardhur mirė, kur forcat tona tė ndjekjes, me ndihmė tė anglezėve, ranė nė gjurmė tė njė bande zbulimi amerikane nė periferi tė Tiranės, pėr tė cilėn DSJ kishte pasur informacion qysh para dy ditėsh. Ishin pesė vetė. Sipas Dofenit, kjo ishte inisiativė e Kobrės nė bashkėveprim me CIAn. Tė ndodhur nėn trysninė e forcave tė ndjekjes, ata tė pesė hapėn zjarr. Pas njėzet minutash shkėmbim zjarri, tre anėtarė tė bandės mbetėn tė vrarė, ndėrsa dy tė tjerė u zunė robėr. Kėta tė fundit u izoluan nė birucat e nėndheshme tė MP tė Brendshme.

    «Meqenėse kjo ndodhi pikėrisht kur grupi ynė po bėnte gjithė pėrpjekjet e mundshme pėr tė siguruar lidhje me CIAn, Guri vendosi qė ta shfrytėzonim rastin nė funksion tė kėtij qėllimi. Pra, duhej tė nxirnim prej birucave njėrin prej robėrve amerikanė, i cili do tė arratisej me dy anėtarė tė grupit tonė, qė do tė merrnin me vete arkivin. Me interesimin e Gurit, dy shokė tanėt u caktuan pėr mbikqyrjen e atyre birucave. Sipas rregullit, njėri kishte ēelėsat e dy portave tė hekurta tė hyrjes, ndėrsa tjetri kishte ēelėsat e dyerve tė qelive. Dy robėrit amerikanė ishin izoluar nė dy biruca larg njėra-tjetrės. Ne do tė nxirnim atė qė ishte mė afėr hyrjes.

    «Operacioni ishte me rrezikshmėri tė lartė, se vendi para zbritjes pėr nė birucat e nėndheshme ėshtė i ndriēuar mirė dhe ndonjė makinė policie mund tė kalonte atje nė ēdo orė. Prandaj veprimet duheshin kryer me shpejtėsi tė madhe. Pėr kėtė arsye vendosėm qė nė kėtė aksion tė merrnin pjesė gjithė anėtarėt e grupit tonė, me pėrjashtim tė Gurit, i cili do t‘i bėnte shoqėri inspektorit tė MP tė Brendshme, qė ka tė drejtė tė ushtrojė kontroll tė befasishėm tak ato biruca. Pėr drejtimin e operacionit shokėt ngarkuan mua. «Pasi ishin marrė tė gjitha masat e nevojshme paraprake, nė orėn 23 e 20 minuta tė datės 3 maj (pra, para njė jave), nisėm aksionin. Nė ato ēaste dy kalimet qė ēonin tek qelitė e MP tė Brendshme ishin tė bllokura nga shokėt tanė me uniforma oficerėsh, me sinjale ndalim qarkullimi dhe, natyrisht… tė armatosur mirė. Dėshtimi i kėtij aksioni do tė pasohej detyrimisht me veprime tė armatosura, mbasi pėr ne nuk kishte mė asnjė shpėtim. Ndėrkohė dy vetura ndaluan tek oborri i ndriēuar para zbritjes pėr nė birucat nė fjalė. Prej tyre zbritėn katėr persona me uniforma oficerėsh tė MP tė Brendshme; me ta edhe unė.

    «Dy shokėt qė shėrbenin atje hapėn shpejt dyert dhe zbritėm nė korridorin e birucave. Hapėm derėn e qelisė sė robit amerikan mė afėr hyrjes dhe i dhamė njė uniformė oficeri pėr ta veshur shpejt. I hutuar nė kulm, ai zbatoi urdhėrin pa kuptuar asgjė se ē‘po ndodhte. Ndėrsa ne po dilnim jashtė, njėri prej shokėve qė shėrbenin tek birucat spėrkati me njė solucion gjurmėfshirės korridorin e tyre, shkallėt dhe vendin deri tek veturat. Unė hipa nė veturėn e parė me robin amerikan dhe me dy shokėt tanė qė shėrbenin tek birucat. Kjo treshe do tė arratisej, duke marrė me vete arkivin. «E porosita shokun nė timon qė tė ecte me shpejtėsinė maksimale tė mundshme. Brenda natės duhej tė shkonim nė Qafė-Thanė dhe tė ktheheshim pėrsėri nė Tiranė. Pėr fat tė mirė, nė atė orė makinat ishin shumė tė rralla dhe rruga krejt e lirė pėr tė ecur me shpejtėsi. Kur kaluam Plepat e Durrėsit, i dhashė njė cigare robit amerikan, i cili e kishte humbur busullėn. Ia ndeza duke i buzėqeshur, pėr ta qetėsuar disi. Papritur ai kėrceu pėrpjetė: nga hutimi i tepėrt, ai kishte vėnė nė buzė anėn e ndezur tė cigares.

    «Arritėm nė destinacion pak mė herėt nga ē‘parashikonim. U takova me shokėt, mandej i dhashė njė revole amerikanit. Ky e mori i entuziazmuar dhe mė puthi nė ballė. Mė sė fundi kishte arritur ta kuptonte qėllimin e vėrtetė tė udhėtimit misterioz. Shikimi i tij shprehte njė mirėnjohje tė pakufishme. Nė atė ēast e pashė me sytė e mi se ē‘do tė thotė tė bėsh njė njeri tė lumtur. «Kur ata tė tre u nisėn pėr tė kaluar kufirin, ne qėndruam njėzetė minuta pa lėvizur prej vendit. Kjo ishte kohė e mjaftueshme pėr tu garantuar qė ata kaluan pa problem. Pastaj morėm rrugėn e kthimit me tė njėjtėn shpejtėsi. Secili shkoi nė shtėpinė e tij, pėr tu paraqitur tė nesėrmen nė DSJ si gjithmonė. «Sapo u konstatua tė nesėrmen mungesa e robit amerikan dhe e dy oficerėve qė survejonin birucat, plasi rrėmuja. Pėr kureshtje, shkova vetė atje.

    Njė grup ekspertėsh anglezė e shqiptarė po bėnin ekzaminimin e vendngjarjes. Sipas diskutimeve, solucioni gjurmėfshirės e kishte bėrė mirė efektin e tij. «Mirėpo zhdukja e kuadrit anglez dhe arratisja e dy detektivėve tanė me robin amerikan bėri qė pala angleze tė reagonte ashpėr. Revanshi i tyre nisi me goditjen e Fatmirit. Ndėrkohė ata vendosėn tė tėrhiqnin edhe Gurin nė Londėr. Njė veprim i tillė nuk i pėlqeu aspak Dofenit, por ai heshti nga halli.

    — Por si u veprua pėrfundimisht, a shkoi Guri nė Londėr? ndėrhyri me rrėmbim Meli.

    — Po, shkoi para pak ditėsh.

    — Oh, ēfarė gabimi! thirri Meli i dėshpėruar.

    — Po si tė vepronte? pyeti Pahia i brengosur.

    — Pas njė riorganizimi urgjent tė grupit, duhej tė arratiseshit patjetėr ju kryesorėt, mė tė ekspozuarit e tij. Si u shkoka ashtu, more, si cjapi tek kasapi! Mos harroni se kur ke pėrballė Inteligjencė Servisin duhet t‘i bėsh sytė katėr. Anglezėt nuk janė Dofenė.

    — Ata vepruan shumė shpejt, nuk na mbetej kohė pėr tu menduar. Para nisjes sė Gurit pėr nė Londėr, mua mė emėruan zėvendėsdrejtor tė DSJ, nė vend tė tij. Ky ėshtė njė postė i dobishėm pėr grupin tonė.

    — Tahmaja e tepėrt tė lė pa gjė, thotė populli. Pas zhdukjes sė agjentit anglez dhe arratisjes sė robit amerikan me dy shokėt tanė, duhej pritur doemos nga ana juaj njė reagim i ashpėr i palės angleze. Ata janė tė bindur qė aksione kaq tė rrezikshme nė mes tė Tiranės mund t‘i realizojė me sukses vetėm njė grup komplotist i pėrgatitur mirė. Madjé, falė intuitės sė tyre tė shquar profesionale, ata i kanė pėrcaktuar organizatorėt e mundshėm tė njė grupi tė tillė nė DSJ. Jo mė kot anglezėt e vlerėsuan gabim tė rėndė tė Dofenit dėrgimin e shokėve tė mi nė misionin e burgut pėr tė mė pėrgjuar. Pavarėsisht se tani pėr tani atyre u mungojnė provat e fajėsisė sonė, po veprojnė me shpejtėsi pėr t‘i gjetur. Tėrheqja e Gurit nė Londėr flet qartė pėr kėtė.

    — Ne e lamė me fjalė me Gurin qė brenda dy-tri ditėsh ai t‘i telefononte patjetėr nuses. Nėpėrmjet shprehjeve tė thjeshta, tė koduara, ne do tė merrnim vesh gjendjen e tij. Kur u nisa unė nga Tirana pėr kėtu ishte dita e tretė e largimit tė Gurit, por ai nuk kishte telefonuar ende.

    — Po sikur anglezėt ta kenė futur nė hetuesi, me tė mbėrritur nė Londėr?

    — Do tė mė vinte keq pėr tė, por jam i sigurtė qė ata nuk i nxjerrin dot asgjė.

    — Sjellja juaj ėshtė njė pakujdesi e madhe, por le tė shpresojmė nė ndihmėn e fatit kėtė herė. A keni propozuar ditė, orė e vend pėr ndonjė takim tė mundshėm me tė autorizuar tė CIAs pėr vendosjen e ndėrlidhjes, tė paktėn?

    — Po, kemi caktuar datėn 20 maj. Gjithashtu kemi fiksuar orėn dhe vendin. Nė rast mosrealizimi tė takimit pėr arsye tė paparashikuara, kemi lėnė edhe dy mundėsi rezervė: nė tė njėjtin vend pas ēdo 48 orėsh.

    — Ju uroj sukses nė kėtė sipėrmarrje tė rėndėsishme.

    — Sukseset dhe dėshtimet i kemi tė pėrbashkėta.

    — Por pėr realizimin e tyre luftoni ju; unė jam sehirxhi.

    — Ti e ke filluar me kohė luftėn ndaj tyre, bilé i vetėm. Dhe nuk u dorėzove. Ne do tė krenohemi gjithmonė me qėndrimin tėnd stoik.


    *


    Tė nesėrmen e ditės qė u zhvillua biseda e mėsipėrme, qendra e lajmėroi Pahinė se nė mbrėmje Meli do tė kishte takim me shefin anglez – Unazėn e Bardhė.

    — Nuk e shpjegoj dot kėtė ardhje tė papritur tė anglezit – i tha Meli Pahisė, duke tundur kokėn me mosbesim. – Pardje erdhe ti, sonte vjen ai! Ē‘do tė thotė kjo?

    — As unė nuk i jap dot dum kėsaj pune, Hamit – ia ktheu Pahia duke ngritur supet.

  16. #56
    LVI QESHJE ANGLEZE

    ―Kur qesh njė anglez, ruhu !

    Proverb francez



    Nė orėn 22 e 30 Meli u gjend pėrballė Unazės sė Bardhė dhe Dofenit. Pahia kishte shkuar pak mė pėrpara. Anglezi i ofroi njė cigare detektivit tė burgosur, ia ndezi vetė, e i tha:

    — Sikur ta njihja jetėn tuaj tė burgut para tri javėsh siē e njoh tani, unė, pa vėshtirėsi, do t'ju kisha bėrė ta pranonit ofertėn tonė.

    Meli mblodhi shpatullat nė heshtje. Zyrtari anglez vazhdoi:

    — Isha nė qyetin e Korēės. Mė pėlqeu. Qytet i vogėl, por i bukur dhe i pastėr. Atje njoha edhe vajzėn tuaj.

    Ai nxori nga ēanta njė fotografi tė zmadhuar, tė cilėn ia zgjati tė burgosurit. Meli e mori dhe fiksoi shikimin mbi profilin e vajzės sė tij, qė po rritej pa baba. Nga pozicioni sesi e kishte kapur aparati, ish-detektivi e kuptoi qė e bija ishte fotografuar nė padijeninė e saj. Melin e kishte marrė malli prej kohėsh pėr vajzėn. Takimi kalimthi natėn qė i erdhi nėna me vėllanė dhe tė bijėn vetėm sa ia kishte shtuar mė shumė mallin. Nė njė rast Diksi e kishte dėgjuar Melin tė pėshpėriste: «Eh, Sonila ime, mendon se babai ka njė copė akull nė vend tė zemrės? Sikur ta dije sa herė mė ke dalė nė ėndėrr, do mendoje ndryshe pėr mua.» Duke ia kthyer fotografinė anglezit, detektivi i burgosur i tha:

    — Nuk do ta kisha besuar kurrė se shėrbimet inteligjente britanike do tė denjonin tė spekulonin me dhėmbshurinė e prindit pėr fėmijėn. Megjithatė ju siguroj se, edhe sikur tė ma zhduknit vajzėn, unė nuk do ta ndryshoja qėndrimin tim.

    Anglezi, i tronditur, drejtoi trupin mbi kolltuk, dhe foli me njė indinjatė tė dukshme:

    — Oh, mė keqkuptuat rėndė! Ju referuat renditjes sė ēėshtjeve pėr tė cilat po flasim dhe jo lidhjes sė tyre logjike. Kur ju thashė se mund t'ju kisha bėrė tė pranonit ofertėn tonė, e vura theksin atje ku duhej: pasi kisha njohur nė detaje jetėn tuaj tė burgut. Kur e kalova bisedėn tek vajza juaj, e quajta tė mbyllur ēėshtjen e mėparhshme. Veē me kėtė rast doja t'ju njoftoja se tani e tutje bija juaj mund tė jetojė e pavarur ekonomikisht prej familjes sė mamasė sė saj. Ne i kemi lidhur Sonilės njė pension mujor prej 500 lekėsh (tė reja). Sipas vlerėsimit tė kolegėve shqiptarė, kjo shumė ėshtė e mjaftueshme pėr jetesėn nė nivel mesatar tė njė personi nė Shqipėri. Sa pėr dijeni, shėrbimet tona sekrete nuk ia kanė lejuar kurrė vetes tė merren me fėmijė tė pafajshėm. Po tė merreshim me veprime tė tilla, tė padenja, ne nuk do tė ishim kėta qė jemi.

    — Nuk e kuptoj pse harxhoheni pėr njė person, i cili nuk mundi ta plotėsonte kėrkesėn tuaj – tha Meli me njė ton qė e vėshtirėsonte dallimin e ironisė nga ēiltėrsia.

    — Ne nuk harxhohemi aspak, pėrkundrazi. Me pėrjashtim tė dy misoineve tuaj tė parė, gjithė tė tjerėt qė keni realizuar me sukses kanė qenė rekomanduar prej Inteligjencė Servisit anglez. Pavarėsisht se ju e bėnit kėtė nė padijeninė tuaj, ne nuk jemi mėsuar t'ua hamė hakun atyre qė na shėrbejnė, nė ēfardo forme qoftė. E kundėrta do tė ishte njė praktikė e gabuar, e cila do tė kishte sjellė pasoja tė padėshiruara pėr organet tona. Qysh prej misionit tuaj tė tretė deri ditėn qė jeni pėrjashtuar nga DSJ, ju keni pasur rrogėn tuaj mujore dhe shpėrblimin pėrkatės pėr ēdo mision tė realizuar nė njė llogari bankare tė shėrbimeve tona sekrete mbi emrin tuaj. Ajo shumė administrohet me pėrgjegjėsi nė favorin tuaj. Ne e dinim qė do tė vinte njė ditė, kur do tė fillonte hapja e kartrave. Dhe nė njė ditė tė tillė, unė ju njoftoj se shuma qė ne i japim si ndihmė mujore vajzės suaj ėshtė larg nga pėrqindja e shtesės sė shumės sė depozituar nė emrin tuaj. Kėshtu qė, jo vetėm ne, por as ju vetė nuk shpenzoheni nė kėtė rast.

    — Pėr punėn qė kam bėrė, unė e kam marrė rrogėn nė DSJ.

    — Ato janė vetėm bishtra, jo rrogė detektivi – ia ktheu anglezi, duke mbledhur buzėt. – Se si shpėrblehet njė detektiv pėr punėn qė bėn, do ta mėsoni kur tė njiheni me shumėn e depozituar nė emrin tuaj. Sa pėr dijeni, nė fund tė vitit 1972 qendra jonė ju ka graduar nė mungesė. Dihet qė rroga ėshtė nė raport tė drejtė me spaletėn.

    — Sidoqoftė, edhe po u prishėm bashkė, tė drejtėn e shumės sė depozituar nė emrin tim nuk do tė ma mohoni, besoj – i tha duke qeshur Meli.

    — Kurrėn e kurrės – u pėrgjigj me vrull anglezi. – Respektimi me pėrpikmėri i ligjit nė tė gjitha rrethanat ėshtė tipari themelor i njė kombi me tė vėrtetė tė qytetėruar dhe i njė shteti modern juridik. Cilido qoftė fundi i marrėdhėnieve tona, shuma juaj ėshtė e garantuar me ligj dhe do tė mbetet pėrjetėsisht e juaja.

    — Unė bėra shaka, zotėri – i tha Meli, tė cilit i bėri pėrshtypje serioziteti i pėrgjigjes sė anglezit. – Nė gjendjen ku ndodhem unė, kėto gjėra mė duken si pėrralla.

    — Kurse ne vetėm me ligjin nuk bėjmė dot shaka kurrė. Mosrespektimin e ligjit ne e pėrjashtojmė edhe nga tekstet e pėrrallave.


    *


    Pėr disa minuta ata po pinin kafe nė heshtje. Duke vėnė re qė detektivi i burgosur nuk e preku pijen me ngjyrė, Unaza e Bardhė i tha me njė buzėqeshje tė lehtė:

    — Paskeni ndryshuar sjellje edhe ndaj alkoolit, jo vetėm ndaj shėrbimeve sekrete. Kam dėgjuar se keni qėnė alkoolist i madh dikur, ėshtė e vėrtetė?

    — Po, e vėrtetė ėshtė – u pėrgjigj Meli buzagaz.

    — Edhe unė kam pirė mjaft kur isha i ri. Tani e kam kufizuar, ndonėse dėshirėn e kam pėrsėri. Shpresoj se kur tė pimė ndonjėherė bashkė, nuk do ta kursej veten. A do tė pimė bashkė nė Tiranė? pyeti papritur anglezi.

    — Jo, do tė pimė nė Londėr pėr herė tė parė. Ju jeni moshatar dhe, nė bazė tė zakoneve tona, mosha respektohet shumė. Mė takon mua tė vij i pari tek ju.

    — Po erdhėt, do t'ju bėjmė dhuratė njė angleze tė zgjedhur, mė tė bukur nga ajo studentja e Sorbonės, emrin e sė cilės na i fshehėt.

    Meli qeshi. Bashkėbisedimi pėrgjithėsisht i ngrohtė i kėtij takimi ia kishte fashitur dalėngadalė shqetėsimin e fillimit pėr befasinė e tij. Me sa dukej Unaza e Bardhė kishte ardhur t'i bėnte tė ditur lidhjen e pensionit tė vajzės. Ndėrsa ish-detektivit nuk i ishte shuar akoma buzėqeshja, anglezi ndryshoi temė:

    — Qysh herėt kam pasur respekt pėr djemtė e Shqipėrisė. Kur u njoha nga afėr me cilėsitė e tyre nė DSJ, ndjeva kėnaqėsi qė nuk mbeta i zhgėnjyer. Por qė njeriu t'i evitojė sa mė shumė zhgėnjimet, duhet ta ketė nė qendėr tė vėmendjes faktin e mirėnjohur se ēdo gjė ėshtė relative. «Midis djelmoshave tė shumtė shqiptarė, qė pata rastin tė njoh nė DSJ, ishte edhe Guri Streto. Shpejt pėr tė krijova njė respekt tė veēantė. I zgjuar, guximtar, organizator i aftė dhe modest, ai mė kishte pėlqyer shumė. Lindi nevoja qė, pėr interesat e ēėshtjes shqiptare, disa detektivė tė DSJsė tė transferoheshin nė Londėr. E kush mund tė ishte mė i denjė se Guri pėr njė gjė tė tillė? Unaza e Bardhė e endi shikimin, qė poshtė syzeve tė ndritshme, prej Melit tek Pahia dhe anasjelltas, sikur priste pėrgjigje nga ata pėr pyetjen e mbetur pezull. Pastaj vazhdoi:

    — Pa i mbushur plot tri ditė nė Londėr, ky yll i shėrbimit sekret shqiptar iku fshehurazi si hajdut, duke marrė me vete edhe vėllanė tuaj, Dariun. Pėr Melin dhe Pahinė kėto fjalė patėn kumbimin e njė bombe. Megjithėse gjakftohtė prej natyre, Pahia u zbeh krejt. Meli mbeti me vėshtrimin tė ngrirė mbi fytyrėn e Unazės sė Bardhė dhe mendjen kushedi se ku. I thinjur nė profesion, anglezi ia kishte arritur plotėsisht qėllimit tė synuar. Duke parashikuar se ata tė dy mund tė dyshonin pėr kėtė takim tė befasishėm, ai krijoi njė atmosferė lirshmėrie e komunikimi tė ngrohtė, si asnjė herė tjetėr mė parė. Kjo rrjedhė e studjuar e takimit i ēliroi prej ankthit Melin dhe Pahinė. Kur anglezi e llogariti se ata tė dy ishin lėshuar me ėndje nė shtratin e iluzioneve tė buta, ai u dha shuplakėn pėr tė cilėn kishte ardhur. Qė tė ndėshkuarit e tij tė vuanin sa mė shumė pas pėrmendjes nga pėrgjumja e mashtrimit, finalja e skenarit tė parapėrgatitur kishte qenė paralajmėrim i zhgėnjimit qė do tė pėsonin. Pikėrisht kur ata tė dy kishin hequr ēdo dyshim pėr ndonjė tė papritur tė takimit, anglezi i kishte paralajmėruar: «qė njeriu t'i evitojė sa mė shumė zhgėnjimet nė jetė, duhet ta ketė nė qendėr tė vėmendjes faktin, se ēdo gjė ėshtė relative.»

    Meli ndjeu t'i djersinte trupi. Tek pėrfytyronte anglezin duke qeshur gjatė pjesės sė parė tė takimit, i vinte ta hante veten me dhėmbė nga inati. Vrasja e Merdarit, tensioni i madh nervor i aksioneve tė guximshme qė kishin kryer dhe detyra e zėvendėsdrejtorit tė DSJsė e kishin dobėsuar Pahinė. Tani atė e kėrcėnonte arrestimi. Mendja e ish-detektivit diēka bluante nė ato ēaste tensioni… Duke i njohur rregullat, ai e dinte qė Pahia nuk kishte tė drejtė tė vinte i armatosur nė njė takim tė tillė. Nė dhomė ishin dy kundėr treve [veē Dofenit, shefi anglez shoqėrohej pėrherė prej pėrkthyesit tė tij), ndėrsa nė korridor qėndronin dy detektivė tė tjerė tė DSJsė, si gjithmonė. Megjithatė Meli e gjykoi se dy peshkaqenėt e mėdhenj qė kishte pėrballė ia vlenin ta ndėrronte lėkurėn me ta. Pėr kėtė duhej doemos miratimi i Pahisė. Me njė shikim prej profesionisti detektivi i burgosur i la tė kuptonte mikut tė tij se ishte gati pėr gjithēka. Ndoshta ngaqė kėrcėnohej ai vetė prej arrestimit e jo Meli, Pahia nuk ia miratoi idenė. Nga ana tjetėr ndikimi i mashtruesit mė tė madh tė njeriut, shpresės: pas nėntė ditėsh grupi komplotist siguronte
    ndėrlidhjen me CIAn, ndėrhyrja e sė cilės e ndryshonte raportin e forcave nė favor tė tyre.

    Melit nuk i kujtohej mė asgjė sesi rrodhėn minutat nė prag tė ndarjes me mikun e rrezikuar. Mbante mend, ashtu turbull, se sa herė qė hidhte sytė mbi Pahinė, i dukej se e shikonte pėr herė tė fundit. Kur ishte larguar, nuk kishte pasur fuqi t'ia shtrėngonte dorėn. Ndėrsa Pahia, me njė buzėqeshje tė sforcuar, mundohej ta qetėsonte.

  17. #57
    LVII MEDITIM E DHIMBJE


    ―E kaluar, e kaluar memece! Varre
    ditėsh tė pėrgjumura pėrgjithmonė.


    N. Lenali



    Me duart tė kryqėzuara mbi kraharor, ēehrezymtė, nė kėmbė para dritares nė fund tė korridorit tė fjetoreve tė katit tė dytė, detektivi i burgosur e kishte fiksuar shikimin mbi ujin e kthjellėt tė lumit. Nė tė vėrtet sytė e tij nuk shikonin asgjė. Ai po bėnte me imagjinatė njė udhėtim nė tė kaluarėn e vet, nė vitet e rinisė sė pėrgjakur. Ky fragment tronditės i jetės sė tij nuk ishte i kthjellėt si uji i lumit, por i turbullt, i kuqėrremtė. I lodhur prej jetės sė tensionuar, ish-detektivi pėrpiqej tė sodiste, matanė tė kaluarės sė trishtuar, portretin e nxėnėsit tė zellshėm Hamit Meli, i cili kishte ėndėrruar tė bėhej njė mjek i mirė. Kėtė ėndėrr tė bukur ia kishte nxitur sėmundja e babait tė plagosur nė luftė. Meli i vogėl e quante tė pakuptimtė qė tė vdiste nga sėmundja nė kushte paqeje njė njeri, i cili kishte arritur tė mbijetonte plagėt e luftės. Sidomos babai i tij…

    Ambulanca e lagjes pranė shtėpisė sė tyre, u bė shtėpia e tij e dytė. Atje ai kishte mundėsi tė njihte nga afėr profesionin e tij tė preferuar. Njė ditė ai kishte shkuar nė ambulancė sė bashku me babanė e sėmurė nga ethet. Megjithė interesimin e mjekut dhe tė njė infermiereje, babai kishte humbur ndjenjat. I pėrlotur tek koka e krevatit, Hamiti i vogėl i murmurinte:

    — Rezisto, baba, rezisto tė lutem! Pas shtatė vjetėsh unė do tė bėhem mjek dhe do tė tė shėroj nga kjo sėmundje qė po tė mundon; tė jap fjalėn!

    Atėherė ai vazhdonte vitin e dytė tė gjimnazit dhe rezultatet i kishte premtuese. Kur i pėrgatiste shpejt mėsimet e ditės sė nesėrme, ai vraponte nė ambulancė. Midis bluzave tė bardha, shikonte tė ardhmen e tij. Gjatė kohės qė qėndronte nė ambulancė, edhe ai vishte njė bluzė tė bardhė. Kur ndonjė infermiere e thėrriste ta ndihmonte nė ndonjė shėrbim, djaloshi i papėrtuar vraponte atje i ngazėlluar. Kėshtu ai e ndiente veten anėtar i personelit mjekėsor. Nėn mbikqyrjen e infermiereve, ai kishte mėsuar t‘iu bėnte shiringa tė sėmurėve qė shkonin nė ambulancė. Me kalimin e kohės, Hamiti u specializua aq mirė nė bėrjen e injeksioneve, saqė kishte pacientė qė preferonin dorėn e tij tė lehtė. Njė ditė njė infermiere i tha nė mirėbesim:

    — Hamit, kėto ditė na ka ardhur njė kurė e re, e cila mund tė jetė e efektshme pėr sėmundjen e babait tėnd. Por mjekėt nuk guxojnė t‘ia bėjnė shiringat pėr shkak tė grupit tė tij tė gjakut.

    — Pse efektshmėria e njė ilaēi varet edhe prej grupit tė gjakut tė pacientit?

    — Jo, efektshmėria e kurės ėshtė e njėjtė pėr tė gjithė grupet e gjakut, por bėhet fjalė pėr efektet e padėshirueshme anėsore tė saj nė organizmin e tė sėmurit. Pas pėrdorimit tė kėsaj kure nė spitalet tona, mjaft pacientė kanė gjetur shėrim prej saj, por ka pasur edhe tre tė vdekur. Qė tė tre i pėrkisnin grupit tė gjakut tė babait tėnd. Kura pėrbėhet nga 24 shiringa, por vetėm tri tė parat janė problematike.

    — Nė cilėn pjesė tė trupit bėhen ato shiringa?

    — Nė mishra, nė tė ndenjura.

    — Po unė tė njėjtin grup gjaku kam me babanė tim?

    — Jo, nuk ėshtė e thėnė. Por pėr tė pėrcaktuar grupin e gjakut duhet bėrė analiza e tij.

    Hamiti i kėrkoi njė infermiereje tjetėr t‘i bėnte analizat e gjakut, qė ta njihte pėr kuriozitet grupin e gjakut tė tij. Analizat treguan se ai kishte tė njėjtin grup gjaku me babanė. Ndėrkohė ai u interesua dhe i pa me sy shiringat e kurės sė re. Pas njė jave djaloshi takoi mjekun pėrgjegjės tė ambulancės e i tha:

    — Babai ynė ėshtė i ri nė moshė dhe unė nuk dėshiroj qė ai tė na lėrė jetimė kaq herėt. Prandaj mendoj t‘ia bėni kurėn e re qė ka ardhur, se organizmi i tij do ta pėrballojė pa probleme atė, pavarėsisht prej grupit tė gjakut.

    — Nga nisesh ti qė organizmi i babait me atė grup gjaku mund ta pėrballojė pa pasoja kurėn? e pyeti i buzėqeshur mjeku, duke sistemuar dy dosje qė kishte nė duar.

    Hamiti u skuq nė fytyrė para se tė pėrgjigjej me zė tė ulėt:

    — Fillimisht dua t‘ju kėrkoj falje pėr atė qė kam bėrė, doktor. Megjithėse unė kam tė njėjtin grup gjaku me babanė, organizmi im i pėrballoi pa problem tri gjilpėrat e para tė asaj kure.

    Mjeku i shkėputi sytė prej dosjeve qė po rregullonte dhe, me njė ēehre tė ndryshuar, e pyeti:

    — Seriozisht po flet, Hamit?

    — Po.

    — Por kjo ėshtė njė marrėzi pėr moshėn tėnde – bėrtiti mjeku duke i flakur matanė dosjet qė po rregullonte. – Cili qe ai i ēmendur qė ka guxuar tė bėjė njė eksperiment tė tillė me organizmin e njė adoleshenti? Mė thuaj emrin e tij, shpejt!

    — I kam bėrė vetė nė mishra ēdo…

    — E pamundur! – thirri me zė tė lartė, i bėrė spec i kuq nė fytyrė mjeku. – Edhe pėr njė profesionist ėshtė shumė e vėshtirė t‘i bėjė gjilpėrė vetes.

    — Unė u kam bėrė me dhjetėra gjilpėra tė tjerėve. Pėr t‘i bėrė tri gjilpėra vetes nuk ishte aspak problem. Nėse mė lejoni, unė mund ta bėj tė katėrtėn nė praninė tuaj, tani.

    — Je duke folur pėrēart, Hamit? Ē‘janė kėto qė thua? Babai yt nuk do ta pranonte kurrė njė sakrificė tė tillė nga ana jote. Ti nuk duhet tė shkelėsh mė nė ambulancė.

    — I bėni kurėn babait, ju lutem! Pastaj unė nuk do tė vij mė kėtu, po nuk mė pranuat ju.

    Duke vrenjtur vetullat, mjeku e pyeti:

    — Ēfarė shqetėsimi ndieje pas bėrjes sė gjilpėrės?

    — Njė shtim etjeje gjatė ditės dhe njė marrje mendsh tė lehtė nė mbrėmje; asgjė tjetėr. Mos u bėni merak fare, doktor.


    *


    Vdekja e babait pas shtatė muajsh e detyroi adoleshentin e papėrmbajtur tė mos shkonte mė nė ambulancė, e cila i ngjallte kujtime tė hidhura. Mirėpo akti i tij i guximshėm me eksperimentimin e gjilpėrave dhe temperamenti i zhdėrvjellėt i djaloshit me biografi tė shkėlqyer tėrhoqėn vėmendjen e ekspertėve tė DSJsė, qė zgjidhnin studentėt e ardhshėm tė shkollės sė shėrbimit sekret. Megjithė amanetin e babait, qė asnjėri prej djemve tė tij tė mos kryenin studime ushtarake, pushteti diktatorial arriti t‘ia mbushte mendjen nėnės dhe vėllait tė madh, qė tė miratonin regjistrimin e Hamitit nė shkollėn speciale tė DSJsė. «Kjo ka qenė kthesa fatale e jetės sime prej jetimi, qė ma dogji tė ardhmen pėrgjithmonė. Mė mirė do tė kishte qenė tė kisha vdekur nga gjilpėrat, sesa tė kryeja studime ushtarake kundėr amanetit tė babait. Ndoshta mosrespektimi i kėtij amaneti qe mallėkim pėr tė ardhmen time», tha me vete detektivi i burgosur me sytė mbi rrjedhėn e lumit.

    Sa dhimbje ndiente ai duke bėrė bilancin e ngjarjeve tė fundit: Daka e Merdari tė vrarė, fati i Stretos i panjohur, Pahia nė kthetrat e anglezėve, ai vetė i mbetur fillikat… Si njė anije pa timonier e pėrzėnė nga dallgėt, grupi qė vepronte nė Tiranė do tė pėrpiqej tė merrte kontakt me tė autorizuar tė CIAs mė 20 maj. Kjo ishte e vetmja shpresė shpėtimi pėr Pahinė. Por a do tė realizohej dot ky takim i rėndėsishėm pėr tė siguruar qysh atė natė ndėrlidhjen me shėrbimin sekret amerikan? Meli nuk i jepte dot pėrgjigje kėsaj pyetjeje, mbasi qysh prej ndarjes me Pahinė, ai nuk kishte mė asnjė informacion, se ē‘ndodhte nė Tiranė. Kjo e mundonte sė tepėrmi.

    — Hamit, sonte do tė kesh pėrsėri vizitorė – i pėshpėriti njė zė i njohur. Detektivi i burgosur i shkėputi sytė prej ujit tė kthjellėt tė lumit dhe u pėrqendrua tek personi qė i foli: kartelisti i kampit ndodhej njė metėr larg tij.

  18. #58
    LVIII FYTYRA E VĖRTETĖ E KOLONIZATORIT


    ―Keqbėrėsi synon tė hedhė mbi tė tjerėt pėrgjegjėsinė qė nuk pranohet.

    J. Kortazar



    Unaza e Bardhė dhe Dofeni do tė ishin vizitorėt e natės tė ish-detektivit. Kėtė herė secili prej tyre kishte pėrkthyesin e tij. Fjalėt e zyrtarit anglez i pėrktheheshin Dofenit prej njė kuadri tė DSJsė qė e shoqėronte. Midis Melit dhe secilit prej tė dy shefave kishte zėnė vend pėrkthyesi respektiv. Ky fakt i krijoi pėrshtypjen detektivit tė burgosur, se dy pėrkthyesit luanin njėherėsh edhe rolin e badigardėve, gjė qė linte tė kuptohej se takimi do tė ishte mė i nxehtė se herėt e tjera. Natyrisht, ardhja e tyre vetėm pas katėr ditėsh nga takimi i fundit me praninė e Pahisė sinjalonte njė ballafaqim me dhėmbė tė shtrėnguar midis tė dy palėve, njė lloj larje hesapesh. Fjalėt e para tė anglezit e qartėsuan skenarin:

    — Megjithėse mė kishit thėnė se pėr ju ishte njėsoj e huaj si anglishtja jonė, ashtu edhe ajo e amerikanėve, ju zgjodhėt kėtė tė fundit. Shokėt tuaj e kryen me sukses detyrėn, qė u kishit besuar. Megjithatė, pavarėsisht nga pėrpjekjet tuaja, nuk besoj se do tė arrini tė shpėtoni prej zhgėnjimeve.

    — Flisni mė konkretisht, ju lutem; pėr ēfarė zhgėnjimi e keni fjalėn?

    — Autori e njeh veprėn e tij edhe kur i lexohen vetėm pak rreshta tė saj. Meqenėse ju preferoni tė luani rolin e naivit, ju bėj tė ditur se kjo nuk i pėrshtatet aspak natyrės suaj serioze. Ėshtė e drejta juaj qė edhe tė mos flisni fare, por ėshtė mė e denjė qė, kur tė fislni, tė mos tė pėrpiqeni tė mbuloni diellin me shoshė. Tradhėtinė qė na keni bėrė, Hamit Meli, na i keni borxh brez pas brezi. Sulmi qe i beftė dhe brutal. I pikėlluar pėr fatin e dukshėm tė Pahisė, detektivi i burgosur u pėrgjigj me tė njėjtin ton:

    — Unė nuk jam nėnshtetas anglez dhe as kuadėr i shkollės suaj tė shėrbimit sekret, qė tė keni tė drejtė tė mė akuzoni pėr tradhėti. Unė nuk kam bėrė asgjė, por edhe sikur tė kisha bėrė gjithēka mundja nė dėm tė interesave tuaja ilegale nė atdheun tim, ju mund tė mė pėrpilonit ēdo lloj akuze, por jo atė tė tradhėtisė, se tingėllon absurde kur e shqiptoni.

    — Atėherė dėgjoje nga unė shqiptimin e asaj akuze, qė tė mos tė tė tingėllojė absurde – ndėrhyri energjikisht nė bisedė Dofeni. – Brez pas brezi borxh na i ke tradhėtinė qė ke nxitur dhe ke organizuar ndaj nesh, Hamit Meli. Kurrė nuk do tė ta harrojmė e as nuk do tė ta falim.

    — Nuk ju kam kėrkuar ndonjėherė falje, megjithėse mė keni dėnuar tre herė me vdekje nė mungesė, – ia priti Meli me zjarr.

    — Katėr herė, jo tre, – u hodh e tha shefi anglez. – Dy herė tė kanė shpėtuar komplotistėt e tu, ndėrsa dy herė tė tjera unė. Dhe tė dy palėve na i shpėrbleve mirė – shtoi ai me zė pak mė tė ulėt.

    I tensionuar, detektivi i burgosur nuk ishte i sigurte se cilėt pėrfshinte saktėsisht termi tė dy palėt. Por, pa arritur ai tė shprehet, foli Dofeni:

    — Afrimin e arrestuam – i tha ai, duke e kuptuar se ky sqarim ishte i nevojshėm nė atė ēast pėr Melin. – Por ndodhet nė spital, jo nė hetuesi. Bėri tentativė vetėvrasjeje, duke i rėnė murit me kokė. Ėshtė rėndė. Detektivi i burgosur mezi dėgjonte nga veshėt qė i gumėzhinin. Shikimi iu errėsua, ndėrsa zėri i Dofenit i dukej sikur i vinte nga ndonjė pus i thellė. Shpresa e fundit qė kishte pasur pėr shpėtimin e Pahisė ishte 20 maji. Por ai kishte bėrė tentativė vetėvrasjeje dhe Dofeni pohonte me gojė tė tij se ishte rėndė. Ndofta edhe nuk ishte mė. Ndėrsa ai vetė, edhe pas katėr dėnimeve me vdekje nė mungesė dhe me njė koleksion sėmundjesh nė trup, vazhdonte tė jetonte falė sakrificave tė kėtyre shokėve, tė cilėt po flijoheshin nė lulen e moshės dhe nė kulmin e shėndetit. Pėr shpirtin e detektivit tė burgosur, tė mbushur ding me vrer, kjo ishte njė mbingarkesė e papėrballueshme. Atij iu kujtua buzėqeshja e fundit e Pahisė tek pėrpiqej tė qetėsonte mikun e burgosur, ndėrsa vetė po shembej nė greminėn e fatalitetit.
    Nė ato ēaste Melit i dukej se nga ēdo pore e trupit i dilte flakė. Harroi gjithēka dhe u pushtua i tėri nga njė dėshirė e papėrmbajtur: tė shkarkonte mbi tė dy shefat qė kishte pėrballė hidhėrimin e madh qė po i farmakoste gjakun, pastaj le tė vdiste i qetė.
    Pėr t'i krijuar terren tė pėrshtatshėm njė starti tė fuqishėm tė shpėrthimit tė tij, bėri kėtė pyetje tė shkurtėr me njė zė fantazme:

    — Pse e arrestuat?

    — Pėr tradhėti tė lartė – iu pėrgjigj Dofeni.

    — Kush je ti qė paske tė drejtė tė arrestosh tė tjerėt pėr atė krim qė kryen vetė? A di gjė populli shqiptar qė ti sonte je kėtu dhe me cilin je? bėrtiti i burgosuri krejt i ēakorduar.
    I shqetėsuar mė tepėr nga toni shumė i lartė i tė folurit tė Melit, sesa nga fjalėt e tij, Dofeni i tha me nxitim:

    — Ule zėrin, Hamit, ule zėrin se dėgjohesh jashtė.

    Pa ua vėnė veshin vėrejtjeve tė Dofenit, detektivi i burgosur vazhdoi me tė njėjtin ton:

    — Si guxon ti, njeri i papėrgjegjshėm, tė pėrmendėsh shprehjen tradhėti e lartė i ulur nė tė njėjtėn tavolinė me pushtuesit e fshehtė tė atdheut? Kush tė ka mėsuar ty tė...,
    Atė ēast Melit i shpėrtheu gjaku nga goja dhe ra pa ndjenja mbi tavolinė. Anglezi, i cili ishte bėrė gati tė ndėrhynte nė bisedė, u shqetėsua shumė. Gjithashtu edhe Dofeni. Dy pėrkthyesit i pastruan gjakun dhe po pėrpiqeshin t'i vinin nė ndihmė tė burgosurit tė raskapitur.

    — Vuan nga zemra – i shpjegoi Dofeni mysafirit anglez. – Hemorragjia i ndodh sa herė qė acarohet sė tepėrmi nga nervat, mė ka thėnė njė mjeku ynė qė e ka kuruar rishtas.

    — Ndonjė e papritur e padėshirueshme sot do tė ishte me pėrgjegjėsi. Kemi ardhur t'i japim njoftimin e mbrotjes sė tij nga pala amerikane dhe njė vdekje e befasishme mund tė quhej e inskenuar. CIA ka nė dispozicion tė saj pengjet tona, tė cilėt to t'i shkėmbejmė me Melin. Ky sot duhet tė firmosė patjetėr dokumentin pėrkatės, qė u vu nė dijeni pėr mbrojtjen e akorduar – i tha i preokupuar anglezi. Dy pėrkthyesit e kishin shtritur Melin mbi njė divan tė butė rrėzė dritares. Pas disa minutash i burgosuri u pėrmend e hapi sytė. Pėrkthyesi anglez i dha menjėherė njė hape dhe pak ujė. Ndėrsa shqiptari e pyeti duke i buzėqeshur:

    — A jeni mė mirė?

    — Po, po, kaloi tani, – belbėzoi me zor Meli.

    Duke u rrudhur nė fytyrė, ai u ngrit ndenjur. I sollėn njė kafe, nė tė cilėn pėrkthyesi anglez diēka shtiu. Ish-detektivi e piu dhe e ndjeu qė i bėri mirė. Pas pak ai u ēua ngadalė dhe shkoi e u ul nė vendin e tij.

    — A ndjeheni mė i fortė tani? e pyeti anglezi.

    — Disi, – u pėrgjigj nėpėr dhėmbė Meli.

    I mėsuar qė tė fyente tė tjerėt pa guxuar kush qė ta fyente atė vetė, Dofenit nuk iu durua pa e ngacmuar

    — Kur flet keq, e keqja tė gjen, Hamit.

    Detektivi i burgosur ktheu ngadalė fytyrėn nė drejtim tė atij dhe iu pėrgjigj me njė zė tė mekur:

    — Qė kur jam larguar nga DSJ, kam preferuar mė mirė tė keqen fizike, se atė morale.

    Dofeni u vrenjt nė fytyrė dhe u kundėrpėrgjigj:

    — Mos harro se biografia jote fillon para se tė largoheshe nga DSJ.

    Anglezi, i cili deri atėherė kishte dėgjuar nė heshtje, mori fjalėn duke iu drejtuar Dofenit:

    — Acarimi nervor ekstrem ėshtė njėsoj si dehja nga alkooli. Nė njė gjendje tė tillė njeriu e humbet vetėkontrollin. Atėherė maska bie dhe del fytyra e vėrtetė e njeriut. Ashtu ndodhi pak mė parė me Hamitin. Ai nxori fytyrėn e tij tė vėrtetė, atė tė hetuesisė speciale: tamam njė nepėrkė nėn gur. Detektivi i burgosur, i cili akoma nuk ishte qetėsuar sa duhej, shpėrtheu pėrsėri. Ndonėse fuqitė e kishin lėnė dhe djersė tė ftohta po i njomnin ballin, ai i tha Dofenit me zė tė dobėt:

    — Kur e bėn tė huajin zot nė vatrėn tėnde, ai ka tė drejtė tė tė gjykojė si t‘i
    dojė qejfi. Por mos harro Dofen, se ai gjarpėr me syze [Meli tregoi me dorė anglezin] do tė tė pickojė edhe ty vetė njė ditė.

    — Kjo ėshtė ofezė e hapur – bėrtiti anglezi, duke pėrplasur grushtin mbi tavolinė. Dyllė i verdhė nė fytyrė, detektivi i burgosur iu drejtua atij:

    — Mos mendoni se poshtėrimin moral qė miratojnė veglat tuaja tė verbėra, pėr hir tė interesave tė ngushta, e pranon ēdo gjak shqiptari. Historikisht ēdo pupull, krahas heronjve tė tij, ka nxjerrė edhe tradhtarė.

    I egėrsuar nė kulm, Dofeni replikoi gjithė mllef:

    — Ke tė drejtė tė flasėsh tani si tė tė vijė pėr mbarė, Hamit. I vendosnim nė letėr dėnimet me vdekje pėr njė armik tė betuar si ti dhe pėrsėri na dhimbseshe. Nuk kanė thėnė kot: Mėshira ėshtė tradhėti ndaj vetvetes. Tani zotėrinė tėnde e merr nė mbrojtje Daj Sami.

    — Unė nuk kam nevojė pėr mbrojtjen e askujt – thirri Meli me aq zė sa kishte. – Ndonėse i ri, unė jam i tejngopur me jetėn dhe zgjatja e saj ėshtė vazhdim i njė tė keqeje pėr mua. Jeto ti, o njeri i llastuar i fatit dhe i atyre qė tė mbrojnė. Por mos e harro atė qė tha mbrojtėsi yt anglez herėn e kaluar: qė njeriu tė mos pėrfundojė i zhgėnjyer, duhet ta ketė nė qendėr tė vėmendjes faktin se ēdo gjė ėshtė relative. Nga ky parim nuk bėn pėrjashtim as mbrojtja jote e trashėguar. Anglezi ndėrhyri prerazi, pėr t'i dhėnė fund polemikės:

    — Firmoseni kėtė dokument qė jeni vėnė nė dijeni se, qysh prej katėr ditėsh, ndodheni nėn mbrojtjen e CIAs – i tha ai Melit, duke i zgjatur njė dosje tė hollė, e cila duhej firmosur nė disa vende.

    Ndėrsa detektivi i burgosur po firmoste si me pahir aty ku po i thoshte pėrkthyesi anglez, Unaza e Bardhė shtoi:

    — Nė mbrėmjen e 20 majit do tė kontaktoni me palėn qė ju ka marrė nė mbrojtje. Tani mund tė largoheni.

  19. #59
    LIX ANKORIM ZHGĖNJYES I SHPRESAVE


    ―Politika nuk ka zemėr, por vetėm kokė

    Napoleon



    Nė datėn 20 maj 1984 oficer roje nė kampin e Qafė-Barit ishte pėrsėri kartelist Et‘hemi. Ai i bėri tė ditur Melit se nė orėn 22 e 30 njė kuadėr i DSJsė do ta shoqėronte jashtė kampit, pėr tė shkuar nė takimin e rėndėsishėm tė asaj nate, i cili do tė zhvillohej nė njė dhomė tė posaēme afėr zyrave tė komandės sė kampit. Ashtu ndodhi. Nė orėn e caktuar shoqėruesi e ēoi Melin deri tek dera dhe i tha me mirėsjellje:

    — Kėtu detyra ime mbaron.

    Kėtė herė ish-detektivi pranoi qė tė shkonte nė takim me rroba tė sjella posaēėrisht. Ai e falėnderoi shoqėruesin dhe hapi derėn. Gjithė sa ishin nė atė dhomė tė madhe, tė mobiluar nė mėnyrė luksoze, u ēuan nė kėmbė. Pasi takoi treshen amerikane, detektivi i burgosur i dha dorėn Unazės sė Bardhė e pėrkthyesit tė tij dhe ul nė vendin e rezervuar, pa u takuar me Dofenin. Zyrtari kryesor amerikan [shef i seksionit evropian tė CIAs – sipas prezantimit] ishte rreth tė pesėdhjetave. Nė krahun e majtė tė tij kishte zėnė vend
    pėrkthyesi, ndėrsa nė krahun tjetėr njė koleg i pėrafėrt nė moshė. Tė tre kėta ia shtrėnguan dorėn Melit me tė dy pėllėmbėt e tyre. Si u ulėn tė gjithė, bisedėn e ēeli kryezyrtari amerkan:

    — Si keni qenė me shėndet kėto kohėt e fundit, z. Meli? Kemi dijeni se vuani nga disa sėmundje.

    — Nuk kam qenė keq, mbasi janė pėrpjekur tė mė kurojnė.

    — Dua t'ju them qysh nė fillim, se keni shumė tė fala nga Guri dhe Dariu. Janė mirė qė tė dy. Guri tani pėr tani ėshtė me pushime. Mė vonė besoj se do tė vijė t‘ju takojė.
    Detektivit tė burgosur i gufoi zemra kur dėgjoi emrin e Gurit. Fakti qė ai ishte mirė dhe qė ndodhej jashtė ēdo rreziku e qetėsoi pa masė, duke ia lehtėsuar njėfarėsoj brengėn pėr fatkeqėsinė e Pahisė. Atij nuk iu durua pa pyetur:

    — Nė SHBA ndodhet Guri?

    — Po, por e ndien veten njėsoj si nė shtėpinė e tij – iu pėrgjigj i buzėqeshur amerikani.
    Melit i shkuan sytė atė ēast tek baxhanaku i Stretos. Dofeni kishte ulur kokėn dhe, nė heshtje tė plotė, po vėrtiste paketėn e cigareve nėpėr gishtat e dorės sė djathtė.

    — I bėni tė fala nga ana ime Gurit, ju lutem. Tė mos mėrzitet pėr shokun qė i arrestuan pėr inat tė tij.

    — E vizituam Afrimin nė spital; ėshtė mjaft i sėmurė.

    — Ai tentoi tė vetėvritej, pėr t'iu shpėtuar torturave tė DSJsė dhe tė anglezėve – tha Meli i zymtė nė fytyrė.

    — Pėr kurimin e tij ne nuk do tė kursejmė asgjė – premtoi shefi amerikan. – Trima tė tillė meritojnė respektin e tė gjithėve.

    Angloshqiptarėt, si zotėr tė shtėpisė, pėrgatitėn kafet e para dhe i servirėn tė shoqėruara me pije. Meli e refuzoi nė shenjė proteste pėr replikat qė kishte shkėmbyer me ta pak ditė mė parė. Duke pirė kafen, zyrtari i parė amerikan e pyeti:

    — Si ėshtė gjendja e pėrgjithshme e kampit ku po vuani dėnimin, z. Meli?

    — Si mos mė keq. Dhuna fizike, psikike e shpirtėrore dhe, krahas tyre, mjerimi ekonomik, janė shoqėruesit e pėrhershėm tė jetės sė kėtushme. Puna e rėndė nė minierė nė kushte krejtėsisht ēnjerėzore dhe me norma tė detyruara shumė tė larta, i shkatėrron me shpejtėsi tė burgosurit. Dėnimet janė drakoniane, thjesht pėr shprehjen e pakėnaqėsisė mė tė vogėl ndaj diktaturės nė fuqi. Ushqimi nuk vlen as pėr kafshėt: pesė muaj speca tė ziera dhe shtatė muaj presh tė zier – tė freskėt ose tė thatė. Tė dy pėrkthyesit ngecėn nė pėrkthimin e fjalės presh. Siē i shpjeguan mė vonė Melit, kėtė fjalė tė gjuhės shqipe ata e kishin takuar nėpėr fjalorė me sinonimin e saj pras. Vetėm pasi ua skicoi ish-detektivi nė njė copė letėr formėn e kėsaj bime, dy pėrkthyesit arritėn ta merrnin vesh se kush ishte mbreti i menusė sė burgut.

    — Ju thatė se dėnimet janė drakoniane; a mund ta ilustroni kėtė me shembuj, z. Meli? u interesua shefi i seksionit evropian tė CIAs.

    — Pėr mua do tė ishte e vėshtirė tė flisja pėr kėtė ēėshtje nė mungesė tė autoriteve shqiptare, mbasi ju do tė kishit tė drejtė tė dyshonit nė sinqeritetin tim: kaq larg koncepteve bashkėkohore tė ligjit dhe tė drejtėsisė janė dėnimet pa shkak tė kundėrshtarėve politikė nė Shqipėri. Meqenėse ėshtė i pranishėm drejtori i shėrbimit sekret shqiptar, unė ju bėj tė ditur se nė kėtė kamp pune janė dyzetė e njė tė burgosur qė kanė vuajtur mė tepėr se njėzet vjet burg pa ndėrprerje dhe kanė ende vite tė tjerė pėr tė vuajtur. Ndėrsa i burgosuri Sami Dangllia nga Korēa, i arrestuar qysh nė tetor tė vitit 1944, ėshtė dėnuar edhe dy herė tė tjera pėr veprimtari armiqėsore brenda nė burg me nga 25 vjet heqje lirie. Ai nuk e ka parė ende me sy Shqipėrinė pas Luftės sė Dytė Botėrore. Pėrkthyesi amerikan vuri tė dy duart nė kokė dhe shikoi shefin e tij. Pastaj, sikur ta kishin bėrė me fjalė, tė gjithė e fiksuan shikimin mbi Dofenin.Me atė rast pėrkthyesi amerikan i tha Melit:

    — I burgosuri i shumėvuajtur, z. Dangllia, ėshtė njė martir i vėrtetė. Mua mė dhimbset jo vetėm si njeri e si shqiptar, por edhe si korēar. Me origjinė unė jam nga njė fshat i Korēės. Isha fėmijė kur prindėrit e mi u arratisėn nga Shqipėria, duke mė marrė me vete. Jeta e skėterrshme e z. Dangllia ėshtė njė dramė tronditėse.

    — Ka edhe tė tjerė tė burgosur politikė shqiptarė me fat tė ngjashėm si tė z. Dangllia. Pa llogaritur disa mijėra tė pushkatuar e qindra tė burgosur tė tjerė tė zhdukur nė hetuesi, apo tė vdekur nė kampet e punės dhe burgjet e diktaturės.

    — Po ju, i dashur koleg, a keni punuar nė minierė? e pyeti pėrkthyesi Melin.

    — Po, kam punuar rreth njė vit. Galeritė janė tė ulėta sa mezi qėndron nė kėmbė. Sigurimi teknik i tė burgosurve figuron vetėm nė letėr. Acidi sulfurik tė djeg rrobat dhe lėkurėn. Jeta ėshtė nė rrezik sapo kapėrcen hyrjen e minierės nė gjendje tė mjeruar teknikisht.

  20. #60
    LX SFIDĖ INJORUESE


    ―Tė jesh i skllavėruar nė vetvete ėshtė skllavėria mė e mundimshme.

    Seneka


    Amerikanėt ofruan kafe nga ana e tyre. Meli e mori sė bashku me pijen me ngjyrė. Kryezyrtari amerikan hyri nė temėn qendrore tė takimit:

    — Siē jeni vėnė nė dijeni, z. Meli, CIA ju ka marrė nėn mbrojtje. Nuk e patėm tė lehtė t'ia arrinim kėtij qėllimi, mbasi pala angleze dhe ajo shqiptare u treguan shumė tė ngurta nė trajtimin e ēėshtjes suaj. Sidoqoftė, me pėrpjekjet dhe me ofertat tona, arritėm t'ju nxirrnim nga kthetrat e vdekjes, qė po ju trokiste tek dera. Si shkėmbim me ju, pala angleze kėrkoi lirimin e gjashtė detektivėve tė saj qė ndodhen nė duart tona. Raporti nuk ishte i drejtė, por ne nuk do tė ngurronim fare edhe sikur njėqind me njė tė pretendonin ata, aq tė kėnaqur e mirėnjohės jemi pėr punėn tuaj tė shkėlqyer. Nė tė ardhmen ne do tė pėrpiqemi qė t'ju krijojmė edhe favore tė tjera, mbasi ju i meritoni plotėsisht.

    — Ne nuk do tė bėjmė asnjė lėshim tė mėtejshem pėr Melin, – deklaroi Unaza e Bardhė duke ndėrhyrė nė bisedė.

    Si kundėrpėrgjigje, shefi amerikan filloi tė fėrkonte gishtin e madh me atė tregues, sikur po numėronte tė holla, duke shikuar buzagas anglezin. Pastaj ai iu drejtua sėrish detektivit tė burgosur:

    — Njė gjė duhet ta kuptoni mirė, z. Meli. Mbrojtja qė ofron CIA nuk ėshtė vullnet privat i njė individi apo i njė grupi tė cakturar personalitetesh tė shėrbimeve tona sekrete, por njė vendim qeveritar, i cili do tė jetė nė fuqi derisa tė ekzistojė shteti amerikan. S'ka rėndėsi pse vdes unė nesėr, apo edhe kolegėt qė mė shoqėrojnė mua sonte. Vlerat e kėsaj mbrojtjeje janė tė garantuara me ligj dhe nuk vdesin kurrė. Duke thėnė fjalėt e fundit, ai nxori nga ēanta njė dosje me letėr tė lustruar dhe ia ofroi Melit. Pėrkthyesi amerikan filloi t‘i tregonte vendet se ku duhej tė firmoste. Ndėrsa me detektivin e burgosur vazhdonte procedura e nėnshkrimeve, Unaza e Bardhė i tha kolegut amerikan:

    — Nė shkollat tona tė shėrbimeve sekrete, si nė tonėn ashtu dhe nė tuajėn, nuk i jepet prioritet letėrsisė, pėrkundrazi. Le mė nė shkollėn e kėtyre! – tha ai, duke treguar me dorė Dofenin. – Prandaj mė ka bėrė pėrshtypje njė dell letrar qė e pėrshkonte mbrojtjen e Melit natėn e parė tė takimit tonė me tė. Ishte pėrgatitur me letėr nė mėnyrė mbresėlėnėse.

    — Ju e njihni mė mirė, sigurisht. Unė sonte po e shikoj pėr herė tė parė.

    — Megjithėse sonte e shikoni pėr herė tė parė, si mendoni, a e pėrfundon dot me sukses njė mision Meli nė kėtė gjendje shėndetėsore?

    Amerikani u pėrgjigj duke mbledhur supet:

    — Ēdo pėrgjigje qė tė jap unė nuk e argumentoj dot, sepse mė mungon ajo shkallė e domosdoshme njohjeje, qė e bėn tė mundshėm vlerėsimin real.

    — Ja ku po ju a them unė qė e zotėroj tashmė atė shkallė njohjeje. Edhe nė
    kėtė gjendje shėndetėsore qė ėshtė, Meli, me cilėsitė qė ka, mund ta realizojė me sukses njė mision.

    Kur detektivi i burgosur mbaroi punė me dosjen, shefi i seksionit evropian tė CIAs e pyeti:

    — Prej librave qė keni lexuar, cilėt ju kanė lėnė mė shumė mbresa, z. Meli?

    — Martin Iden dhe Rreziku anglo-american pėr Shqipėrinė – u pėrgjigj me qetėsi ai dhe shtoi: – ky i fundit ėshtė vepėr e liderit tė shtetit shqiptar.

    Tė tre amerikanėt qeshėn me gjithė shpirt. Instiktivisht atyre u shkuan sytė tek Dofeni, i cili po pėrpiqej ta kalonte si pa rėnė nė sy sfidėn qė i ishte bėrė. As Unaza e Bardhė me pėrkthyesin e tij nuk e kursyen buzėqeshjen kėtė herė. Meli iu drejtua shefit amerikan:

    — Dėshiroj tė bėj njė ekspozé tė shkurtėr tė ngjarjeve qė sollėn takimin tonė tė kėsaj nate, nėse e jeni dakord.

    Amerikani shikoi Unazėn e Bardhė. Ky nuk reagoi fare.

    — Po ju dėgjojmė me kėnaqėsi, z. Meli, – i tha shefi i seksionit evropian tė CIAs.

Faqja 3 prej 7 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •