Close
Faqja 2 prej 7 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 138
  1. #21
    XXI RREZIKU I PĖRBASHKĖT NXIT BASHKIMIN

    ―Tė revoltohesh kundėr tiranisė do tė
    thotė t’i bindesh Zotit.


    T. Xheferson


    Tė nesėrmen Meli filloi punėn me brigadėn e ndėrtimit. Punohej pėr zgjerimin e sheshit nė anėn e sipėrme tė godinės sė kampit. Lėvizej dhé me lopata e me karroca dore. Meli punonte bashkė me njė tė burgosur tjetėr. Ish-detektivi mbushte karrocėn me dhé, kurse ai tjetri e derdhte disa metra mė larg. Ata kishin rreth dy orė qė po punonin, kur Streto nisi tė shėtiste tutje-tėhu tek sheshi. Pasi bėri disa xhiro i vetėm, ai u afrua tek ata tė dy dhe i pėrshėndeti.

    Kur karroca e dorės u mbush, ai i tha tė burgosurit tjetėr:

    — Ulu shlodhu pak, se do t'i bėj unė disa rrugė. Na edhe njė cigare. Dhe i zgjati njė paketė DS.

    I burgosuri e falėnderoi, mori cigaren dhe shkoi e u ul mbi njė dėrrasė disa metra mė tej. Ndėrsa Meli po mbushte pėrsėri karrocėn, Streto filloi bisedėn me zė tė ulėt:

    — Vendimi i DSJsė pėr tė tė pėrgjuar ty nė burg na befasoi. Asnjėri prej shokėve tė kursit nuk pranoi ta merrte pėrsipėr kėtė mision. Ē'ėshtė e vėrteta, Dofeni u tregua mjaft i matur dhe u pėrpoq tė na bindte me arsyetim:

    — Unė e kam parasysh pozicionin tuaj tė vėshtirė karshi ish-shokut tė kursit e tė profesionit, por synimi ynė ėshtė dhe do tė mbetet riaktivizimi i Melit nė shėrbimin tonė sekret dhe jo komplikimi i mėtejshėm i fatkeqsisė sė tij. Ju vetėm do tė vėzhgoni gjendjen e tij tė pėrgjithshme nervore, shpirtėrore e psikologjike, mbasi kėta tregues, qė lidhen me aftėsinė apo paaftėsinė e tij aktuale pėr detyrėn e detektivit, nuk i pėrcaktojmė dot nėpėrmjet kontrolleve mjekėsore disaminutėshe, qė ne mund tė improvizonim tek tė burgosurit e atij kampi. Ndėrsa ju do ta vėzhgoni Hamitin pėr njė kohė tė gjatė, ditėn dhe natėn. Ky ėshtė qėllimi i vėrtetė i misionit. Edhe nė qoftė se do t'iu udhėzojmė pėr tė siguruar ndonjė material kompromentues pėr tė (dekonspirim tė sė kaluarės sė tij, apo propagandė kundėr pushtetit), kjo do tė na vlejė vetėm si mjet trysnie pėr t'i imponuar pranimin e ofertės sonė e jo pėr tė rrezikuar atė. Ju duhet ta kuptoni kaq gjė: nė qoftė se ne do tė donim ta sakrifikonim Melin, nuk do tė kishim aspak nevojė pėr ndihmėn tuaj. Mospranimin e tij do ta cilėsonim ―dezertim nga detyra‖, pėr tė cilėn shteti e ka shkolluar, dhe ligji do tė bėnte punėn e tij pa ndihmėn tuaj.

    «Pasi e shqyrtova gjerė e gjatė kėtė ēėshtje me ca shokė tė mirė, vendosa qė ta merrja vetė pėrsipėr misionin e vėzhgimit tėnd nė burg. Mendoj se nuk kam vepruar gabim, Hamit, si thua?

    — Pėrkundrazi, ke vepruar shumė mirė. Do tė kishte qenė gabim t‘i linit rrugė tė lirė ndonjė tjetri, i cili nuk do ta kishte aspak problem dėmtimin tim. Aq mė tepėr qė po na krijohen mundėsitė pėr tė justifikuar diēka me punėn tonė.

    — Pikėrsiht ky ishte qėllimi i vėrtetė i ardhjes sime kėtu. Me shokėt besnikė qė diskutova – tė gjithė janė tė vendosur pėr gjithēka – e analizuam kėshtu problemin: duke denoncuar misionin tim tek ti, unė do tė rrezikoja jetėn, ndėrsa ti do tė ishe thjeshtė dėgjues, ashtu siē ndodhi nė realitet. Pėr ty, si profesionist, kjo do tė shėrbente si njė provė bindėse, se qėllimi i ardhjes sime kėtu ishte i kundėrt me qėllimin e atyre qė mė nisėn me mision. Nga ana tjetėr, gjithė dokumentacioni sekret qė pasqyron tė shkuarėn dhe tė tashmen tėnde na u vu nė dispozicion. Ne e njihnim hollėsisht qėndrimin tėnd tė vendosur nė hetuesi e nė burg dhe nuk dyshonim aspak nė ndershmėrinė dhe besnikėrinė tėnde. Pavarėsisht se unė e fillova bisedėn me ty duke tė pyetur: ―Je Hamiti qė ke qenė, apo jo?‖, e dija qysh mė parė se cili ishe ti nė tė vėrtet. Pra, ti pėr ne ishe transparent. Ndėrsa unė, pėr tė siguruar besueshmėrine tėnde, e dorėzova maskėn qė mė mbulon fytyrėn dhe fola me ty si shok besnik, jo si misionar tinėzar.

    «Dua tė tė bėj me dije, Hamit, se brutaliteti i regjimit diktatorial ndaj ty qysh ditėn e arrestimit e deri sot ka qenė njė mėsim i madh pėr tė gjithė ne, ish-kolegėt e tu tė profesionit. Gjersa ata keqtrajtuan nė mėnyrė aq tė shėmtuar ty, detektivin mė tė aftė tė shėrbimit tonė sekret, pse do tė na kursejnė ne tė tjerėve, po t‘ua lypė nevoja? Tekefundit ata mish pėr top na kanė pėrdorur gjithmonė ne. Ka shenja tė qarta se e ardhmja jonė nė DSJ nuk do tė jetė pa probleme. Prandaj bashkėpunimi ynė ėshtė i domosdoshėm, pėr tė pėrballuar surprizat e kėqija qė mund tė na vijnė prej Misionit tė Madh, tė cilit ne deri sot i dimė vetėm emrin por jo objektivin dhe pasojat e tij. Tė tė njėjtit mendim janė dhe shokėt besnikė, pėr tė cilėt tė fola pak mė lart. Ata mė kanė autorizuar ta diskutoj kėtė ēėshtje me ty dhe t‘iu transmetoj atyre mendimin tėnd.

    — Unė jam njė i burgosur i sėmurė, aktualisht midis dy zjarresh: nga njėra anė burgu, nga tjetra DSJ. Jeni ju qė rrezikoni shumė mė tepėr nga unė, miqtė e mi. Transmetoju kolegėve besnikė mirėnjohjen time tė thellė dhe gatishmėrinė pėr tė dhėnė jetėn pa ngurrim nė luftė pėrkrah tyre. Dy profesionistėt e regjur tė shėrbimit sekret shkėmbyen njė shikim kuptimplotė qė zėvendėsonte nėnshkrimin e njė traktati.

  2. #22
    XXII VIZITORĖT E NATĖS

    ―«Po» dhe «jo» janė fjalėt mė tė shkurtra e mė tė thjeshta pėr tu shqiptuar dhe ato qė kėrkojnė mė tepėr vėmendje e kontroll.

    Taleirand


    Ditėt rridhnin dhe Meli me Streton nuk linin rast pa shfrytėzuar pėr tė biseduar me njėri-tjetrin. Ndėrkohė ndėrlidhėsi e kishte shqetėsuar nja dy herė kalimthi Melin pėr ēėshtje tė punės, por ai ia kishte prerė shkurt, se nuk do tė pranonte asnjė lloj pune tjetėr, veē asaj qė po bėnte. Mė 14 tetor ndėrlidhėsi e takoi pėrsėri Melin. Ky, pa e lėnė fare tė shprehej, reagoi i nervozuar:

    — A tė kam thėnė tė mos mė shqetėsosh, pa autorizimin e qendrės?

    — Me autorizimin e saj po tė shqetėsoj sot – ia ktheu ndėrlidhėsi, pa e prishur gjakun. – Sonte do tė kesh takim me dy tė dėrguar tė qendrės kėtu, nė kamp. Orėn do tė ta njoftoj mė vonė – shtoi ai, duke i kthyer krahėt.

    Pasdite Streto e takoi kastile Melin. Nė orėn 14 DSJ e kishte njoftuar me radiogram, se nė mbrėmje Meli do tė zhvillonte njė takim zyrtar nė kamp. Me atė rast Streto i bėri tė ditur njė fakt interesant Melit. Pavarėsisht se ai hante e flinte bashkė me tė burgosurit (njė normė e detyruar pėr misionin), Streto dispononte privatisht njė dhomė komode, ēelėsin e sė cilės e mbante kartelisti i kampit. Ajo ndodhej nė tė njėjtėn godinė me infermierinė e kampit, por nė anėn e kundėrt tė saj, nė katin e dytė. Hyrjen e kishte nga ana e pasme. Nė orėn 9 paradite dhe nė orėn dy pasdite, Streto e gjente kėtė dhomė tė mbyllur pa ēelės. Nė kėto orė ai lidhej me qendrėn me radiogram. Nė njė frigorifer Streto gjente sende ushqimore me vlerė, fruta, pije freskuese dhe njė substancė tė posaēme pėr tė hequr prej gojės aromat e artikujve qė konsumonte.

    Gjatė revistės televizive tė orės njėzetė (shikimi i sė cilės ishte i detyrueshėm pėr tė gjithė tė burgosurit), Streto iu afrua me kujdes Melit, qė qėndronte nė kėmbė nė fund tė mensės ku ishte vendosur televizori. Ai e njoftoi se pas dy orėsh Meli do tė takohej me drejtorin e Sigurimit tė Shtetit dhe me njė pėrfaqėsues tė Sigurimit tė Komitetit Qendor tė PPSH. Pas kėtij takimi, ish-detektivit i ishte rezervuar njė surprizė (e cila nuk do tė ishte mė e tillė pas njoftimit tė Stretos): Meli do tė takohej me nėnėn, Dariun – vėllanė ish-tė arratisur – dhe vajzėn e vetme, Sonilėn.

    *

    Ndonėse detektivėve tė DSJsė nuk u lejohej tė krijonin familje pėrsa kohė zhvillonin aktivitet jashtė shtetit (deri nė moshėn 38 vjeē, tė paktėn) Meli bėnte pėrjashtim edhe nė kėtė fushė tė jetės. Kur kishte qenė nė kulmin e aktivitetit si detektiv, ai ishte dashuruar me njė mjeke tė re bjonde nga Korēa. E quanin Florika. Pas njė viti kishin pasur njė fėmijė: njė vajzė tė bukur me tiparet e kombinuara tė babait brun dhe tė mamasė bjonde. Meqenėse Florika ishte e mbesa e Mihallaq Ziēishtit, ky kishte ndėrhyrė energjikisht tek ministri i Brendshėm i kohės, me tė cilin kishte miqėsi, me qėllim qė mjekja e re tė martohej me detektivin e shquar. Me njė vendim tė posaēėm, Melit iu njoh e drejta e krijimit tė familjes para kohe. Atė natė tetori 1983, pas mėse dy vjetėsh pa e parė babanė, sytė e pafajshėm tė Sonilės sė vogėl do tė shihnin atin plangprishės.


    *


    Ndėrlidhėsi e njoftoi Melin se takimi do tė zhvillohej nė godinėn e madhe pėrballė kampit, jashtė rrethimit tė tij. Atje ndodheshin zyrat e komandės sė kampit, mensa, fjetoret, dhe mjediset e tjera jetike tė oficerėve, policėve dhe ushtarėve tė repartit qė mbikqyrnin kampin. Takimi parashikohej tė fillonte rreth orės 22 e 30 minuta, kur turni i tretė ishte nisur pėr nė punė, ndėrkohė qė turni i dytė e kishte lėnė punėn, por akoma nuk ishte kthyer nė kamp. Kjo ishte periudha mė e qetė e natės nė ambientet e kampit, mbasi turni i parė shtrihej detyrimisht pėr gjumė nė orėn nėntė tė darkės dhe jashtė nuk lejoheshin mė lėvizje. Ndėrlidhėsi e kishte dyshekun gjithashtu nė ―maune‖. Nė orėn e caktuar, kur tė gjithė tė burgosurit flinin, ndėrlidhėsi e goditi tri herė Melin tek kėmbėt. Ky ishte shtritur i veshur dhe pas pak filloi tė zbriste ngadalė prej krevatit, pėr tė mos shqetėsuar tė tjerėt. Tek dera e jashtme e priste ndėrlidhėsi.

    Pėr ēudinė e ish-detektivit, ai e ēoi tek dera e bibliotekės sė kampit Melin. E hapi atė me ēelės dhe nxori prej njė sirtari tė mbyllur po me ēelės dy uniforma oficerėsh. Njėrėn ia zgjati Melit, duke i thėnė: ―vishu shpejt!‖ Pasi u veshėn ushtarakė tė dy, dolėn e u drejtuan pėr tek porta e kampit, ku ndodhej oficeri i rojės. Jashtė nuk dukej asnjeri; madjé as polici i shėrbimit tė brendshėm. Vetėm atėherė e kuptoi Meli arsyen pse ishte kartelisti oficer roje atė ditė. Ky i shoqėroi deri jashtė portės sė madhe tė kampit. Mandej ata u drejtuan pėr tek zyrat e komandės. Si u ngjitėn nė korridorin e katit tė dytė, ndėrlidhėsi e ēoi Melin deri tek njė derė afėr fundit tė korridorit. Si i tha: ―hyrė kėtu!‖, ai hapi derėn dhe vetė u tėrhoq pas.


    *


    Ish-detektivi u gjend nė njė dhomė tė pajisur mirė, me njė tavolinė tė madhe nė mes dhe me kolltuqe rreth saj. Aty kishin zėnė vend dy burra tė mirėmbajtur, rreth tė pesėdhjetave secili. Me tė hyrė Meli brenda, ata u ēuan nė kėmbė. Drejtori i Sigurimit tė Shtetit e pėrshėndeti i pari:

    — Si je, shoku Hamit?

    — Nuk jam ―shoku Hamit‖, por i burgosuri politik Hamit Meli, i dėnuar me 17 vjet heqje lirie dhe me punė tė rėndė tė detyruar – u pėrgjigj sa serioz aq edhe i vendosur ish-detektivi.

    Pėr njė ēast drejtori u prish nė fytyrė, pastaj rimori fjalėn:

    — Sidoqoftė, ne nuk e mohojmė tė kaluarėn tėnde tė shkėlqyer, si detektivi mė rezultativ i shėrbimit tonė sekret. Njerėzit edhe gabojnė, por kjo nuk e pėrligj mohimin e tyre. Aq mė tepėr ndonjė rast si i yti. Veprimtaria jote e suksesshme nė Sigurimin e Jashtėm tė Shtetit ėshtė krenari pėr DSJnė. Pėr ato faqe tė ndritura tė misioneve tė realizuar me sukses, shteti tė ėshtė pėrherė mirėnjohės.

    — Nuk ėshtė nevoja ta shprehni me fjalė ―mirėnjohjen‖ tuaj ndaj meje. Ju atė e keni treguar me vepra gjatė hetuesisė speciale, si edhe gjatė vuajtjes sė dėnimit nė kėtė kamp pune tė detyruar.

    — Nuk u fillua mirė biseda – ndėrhyri pėrfaqėsuesi i Sigurimit tė KQPPSH. – Respekti qė ne tregojmė karshi ty, Hamit, ėshtė i ndėrgjegjshėm. Ne nuk e manifestojmė atė as pėr etiketė e as pėr hipokrizi mashtruese. Ne jemi profesionistė dhe ylli i dikurshėm i shėrbimit tonė sekret na imponon vetvetiu respekt, pavarėsisht se nė ē'pozitė shoqėrore ndodhet ai aktualisht.

    — Ylli im ka pėrfunduar prej kohėsh. Pėrmendja e asaj tė kaluare, nė kushtet nė tė cilat ndodhem unė sot, ka ngjyrat e njė qesėndie.

    — Ky nuk ėshtė gjykim i drejtė – foli pėrsėri drejtori i Sigurimit. – Ti ndofta mund tė presėsh shumė gjėra tė padėshirueshme nga ana jonė, Hamit, por qesėndi jo, kurrėn e kurrės. Pėrkundrazi, bilanci i misioneve tė realizuar nga ti, gjatė kohės qė ke ushtruar profesionin e detektivit, pėrbėn njė rekord absolut nė analet e shėrbimit tonė sekret. Megjithėse ke milituar vetėm gjashtė vjet nė Sigurimin e Jashtėm, shifrėn e misioneve qė ke realizuar ti jo vetėm qė nuk e ka barazuar dot asnjė detektiv, por as nuk i janė afruar sa duhet; as ata qė kanė dyfishin e stazhit tėnd nė aktivitet.

    — Ajo i pėrket sė shkuarės. Njė tė shkuare qė nuk ka asgjė tė pėrbashkėt me tė tashmen time.

    — E shkuara dhe e tashmja e ēdo personi janė tė pandashme, Hamit. Duke thėnė kėto fjalė, ai i zgjati Melit njė paketė DS.

    — Faleminderit, por unė nuk i pi ata – ia ktheu Meli dhe e ndezi nga paketa
    e tij Partizani.

    — Mos e do me tė dredhur? Kemi edhe ashtu – i tha drejtori duke nxjerrė njė kuti tė bukur duhani nga xhepi.

    — Jo, jo, ju faleminderit. Nuk e ndėrroj duhanin, se mė shkakton kollė. Pi vetėm nga kėta cigare gjithmonė.

    — Edhe nga ata kemi ne – i tha pėrfaqesuesi i Sigurimit tė Komitetit Qendror, duke nxjerrė nga xhepi njė Partizani tip tjetėr. – Ndize kėtej, tė paktėn.

    — Njėsoj ėshtė; unė e ndeza tani – u pėrgjigj i qetė Meli.

    Ai e kishte ndarė mendjen tė mos pranonte asgjė prej tyre, nga frika e ndonjė kurthi, pėr ta tėrhequr pastaj pa ndjenja nė Tiranė.


    *


    Pėr disa minuta po sundonte njė heshtje e thellė. Atė e theu zėri i drejtorit:

    — Pavarėsisht se biseda mori njė rrjedhė qė i largohet disi boshtit qendror tė temės, ēdo debat me ty, Hamit, ėshtė i dobishėm. Ne na duhet tė njohim sa mė mirė mentalitetin tėnd tė sotėm, pas vuajtjeve tė pėsuara nė hetuesi e nė kamp. Por, natyrisht, para sė gjithash, ne na intereson tė dimė gjendjen tėnde shėndetėsore: si ndihesh fizikisht, Hamit?

    — Lexoni raportin qė ka lėshuar mjeku pas hetuesisė speciale nė Tiranė dhe do ta keni tė qartė, se cila ėshtė gjendja ime e vėrtetė shėndetėsore. Ajo ėshtė njė pėrgjigje specialisti me shkrim pėr pyetjen tuaj.

    — I kemi lexuar dhe analizuar relacionet shkresore qė pėrmende. Pėrsa i pėrket trajtimit tė keq, qė tė ėshtė bėrė nė hetuesi, jemi tė ndėrgjegjshėm se do tė tė mbetemi boxhlinj: nuk ta kompensojmė dot kėtė. Por edhe ti mund t‘i kesh shtetit borxhe nė ndonjė drejtim tjetėr. Prandaj ėshtė mirė qė, pėr interesat e larta tė popullit dhe tė atdheut, t'i lėmė mėnjanė borxhet dhe tė merremi vesh midis nesh pėr atė qė kemi ardhur. Ta vemė theksin tek gjėrat qė na bashkojnė, jo tek ato qė na ndajnė; kjo do tė jetė rruga mė e dobishme pėr tė dy palėt.

    — Ka borxhe qė nuk harrohen aq lehtė – tha Meli me njė pamje tė zymtė nė fytyrė.

    — Sidoqoftė, ne nuk duhet tė prishemi kurrė midis nesh pėr njė ―po‖ ose pėr njė ―jo‖. Tė themi tė drejtėn, ne nuk e presim nga ti sonte ―jo-nė‖. Ne tė bėjmė thirrje tė angazhohesh nė misionin mė tė madh e mė tė rėndėsishėm qė ka organizuar ndonjėherė shėrbimi ynė sekret, relativisht i ri por jo pa pėrvojė. Shoku Ilir na ka porositur tė tė themi qė tė mos na kthesh pėrgjigje pėrfundimtare sonte, nė qoftė se ajo anon nga ―jo-ja‖. Ai dėshiron shumė qė tė takoheshit qysh nesėr nė Tiranė bashkė, por edhe po ndodhi ndryshe, shoku drejtor i DSJsė nuk rri pa ardhur tė tė takojė vetė kėtu.

    — Edhe unė do tė dėshiroja tė takohesha me shokėt e mi dhe me atė vetė nė Tiranė, por pėr plotėsimin e kėsaj dėshire nuk disponoj mė mundėsi. Unė kam mbaruar pėrfundimisht edhe si njeri i zakonshėm, pa le mė si detektiv.

    — Nė qoftė se e ke fjalėn pėr arsye shėndetėsore, ne nuk do tė kursejmė asgjė pėr tė tė kuruar kudo qė ta lypė nevoja. Nė rast se ty tė mungon vullneti pėr tu riaktivizuar nė shėrbimin tonė sekret, si pasojė e ndonjė kėndvėshtrimi tė ri tė problemeve tona politike, atėherė kjo ėshtė njė ēėshtje tjetėr, mjeku i sė cilės jė vetėm ti. Por pėr asnjė ēast nuk duhet tė harrosh tė kaluarėn e familjes dhe, veēanėrisht, tė kaluarėn tėnde. Nė kohėn qė drejtori i Sigurimit tė Shtetit pėrfundoi ligjėratėn e mėsipėrme, personi tjetėr kishte pėrgatitur kafetė nė njė paisje tė posaēme dhe i ofroi njė filxhan Melit. Ky nuk e mori. Mospranimi i kafesė i indinjoi dukshėm tė dy zyrtarėt e lartė. Vetėm kjo sjellje e ish-detektivit fliste mė tepėr se gjithė fjalėt e tij.

    Duke refuzuar kafenė, Meli iu pėrvesh pjesės mė tė vėshtirė e mė vendimtare tė mbrojtjes sė tij: kundėrshtimit tė akuzės sė tėrthortė tė drejtorit tė Sigurimit tė Shtetit, se pikėpamjet politike tė ish-detektivit kishin ndryshuar nėn ndikimin e torturave nė hetuesinė speciale dhe prej kontakteve me tė burgosurit politikė nė kamp. Me kėtė objektiv tė qartė, Meli iu kundėrvu aludimit tė drejtorit:

    — Vullneti pėr tė milituar nė radhėt e shėrbimit sekret shqiptar mua nuk mė ka munguar asnjėherė. Ju vetė pohuat pak mė parė, se shifra e misoneve tė mi tė realizuar me sukses nuk ėshtė arritur akoma prej detektivėve tė DSJsė. Edhe sikur tė supozohet pėr njė ēast, se mua mė mungon aktualisht vullneti pėr tė milituar pėrsėri nė ato organe, nuk duhet tė pranohet kurrsesi nga njė logjikė e shėndoshė, se mua mė mungon vullneti pėr tė jetuar. Nė qoftė se do tė ishte kėshtu, unė nuk do t'i duroja me vetėmohim vuajtjet e mėdha tė hetuesisė e mė pas ato tė burgut. Unė nuk jam miop e as utopist, qė tė filloj tani ristrukturimin tim ideologjk e politik, ndėrkohė qė me emrin tim lidhet njė e kaluar e tillė, njė fragment i sė cilės do tė mjaftonte pėr t'i bėrė tė padobishme pėrpjekjet e mia donkishoteske pėr rehabilitim.

    Duke dėgjuar Melin tė fliste nė kėtė mėnyrė, dy mysafirėt e natės, shumė tė vėmendshėm, nuk po ia ndanin sytė. Ata i kthenin vetėm nganjėherė mekanikisht filxhanėt e kafesė. Zyrtarėt e lartė tė Sigurimit po konstatonin se gjahu i tyre, pas orvatjeve tė dėshpėruara pėr tu fsheshur nėpėr shkurret pa rrėnjė tė justifikimeve tė kota, iu ekspozua mė sė fundi i zbuluar synimeve tė tyre. Dhe gjahtarėt e regjur nuk ngurruan aspak pėr tė tėrhequr kėmbėzėn e ēiftes. Me tė mbaruar fjalėn Meli, drejtori i Sigurimit tė Shtetit, i bindur pėr gjendjen e pashpresė tė tė burgosurit pėr t'i qėndruar besnik mospranimit tė fillimit, e mori fjalėn i sigurtė nė triumfin e tij.

  3. #23
    XXIII «NĖ EMĖR TĖ POPULLIT» — KUNDĖR POPULLIT

    ―Despotėt flasin nė emėr tė popullit, shtetarėt pėrparimtarė flasin nė emėr tė ligjit.

    Sh. Anvar


    — Mė vjen vėrtet mirė, Hamit, qė gjendja jote shėndetėsore, i sėmurė e i stresuar, nuk ta ka dobėsuar fuqinė e mendimit. Ky ėshtė sukses pėr ty nė radhė tė parė, dhe nė rastin konkret, edhe pėr ne qė e kemi marrė kėtė rrugė nė emėr tė interesave tė larta tė popullit. Nė saje tė gjykimit tėnd tė kthjellėt, edhe ne e kemi mė tė lehtė komunikimin dhe mirėkuptimin reciprok. Nuk po e fsheh: u habita e u emocionova tek tė dėgjoja tė analizoje aq drejt tė kaluarėn dhe tė tashmen tėnde. Kjo ėshtė nė tė mirėn tonė tė pėrbashkėt. Cili do tė ishte fitimi ynė, sikur ti tė ngeleshe nė burg, vetėm pse gabove njė herė? Po sa herė e ke rrezikuar ti jetėn nė lulen e rinisė, pėr tė realizuar misionet e shumtė qė tė janė ngarkuar? Do tė ishte njė humbje e madhe shoqėrore dhe njė dhimbje shpirtėrore pėr ne sonte, si profesionistė dhe si njerėz, tė tė kthenim krahėt e tė largoheshim, pa rėnė nė ujdi pėr tė mirėn e pėrbashkėt.

    «Duke folur hapur me ty, po tė pohoj se mendja na shkonte nganjėherė pėr keq. Ndofta burgu, me vrazhdėsinė e tij tė natyrshme dhe elementin heterogjen qė e pėrbėn, mund tė kishte ndikuar negativisht nė mentalitetin tėnd. Kjo do tė kishte qenė humbje pėr tė dy palėt. Prandaj ndjehemi tė kėnaqur qė nė thelb tė bindjeve tė tua nuk je influencuar nga ndonjė ideologji e kundėrt me tonėn. Jashtė kėtij rreziku, ne do t'ia falim borxhet qė i kemi njėri-tjetrit. Pėr ne ti mbetesh gjithmonė ashtu siē tė fola nė fillim: shoku Hamit. Edhe ne pėr ty duhet tė mbetemi ata qė kemi qenė pėrherė: shokė armėsh tė babait tėnd dhe tė tutė. Prandaj ne dėshirojmė me gjithė zemėr qė rrugėn pėr nė Tiranė ta bėjmė sė bashku. Duke pirė cigare nė heshtje, Meli e kishte dėgjuar me vėmendje ligjėratėn e drejtorit tė Sigurimit. Kur ky heshti, ish-detektivi mori fjalėn:

    — Dėshira juaj ėshtė edhe imja. Por unė nuk ia lejoj dot vetes tė vij nė Tiranė si figurant, nė njė kohė qė shėrbimi ynė sekret i ėshtė pėrveshur punės pėr realizimin e njė misioni sa tė rėndėsishėm, aq edhe tė vėshtirė. Sistemi im nervor ėshtė dėmtuar rėndė prej seancave tė elektroshokut, kurse reflekset e mia profesionale ekzistojnė vetėm nė kujtimet e sė kaluarės. Tani unė e tradhėtoj veten edhe nė gjumė: flas pėrēart pikėrisht atė qė ruaj si sekret nė ndėrgjegje. Edhe sikur tė shpresoja nė njė mjekim tė suksesshėm tė koleksionit tė sėmundjeve patologjike nė organizmin tim, asnjė ndėrhyrje mjekėsore nuk mund ta normalizojė mė sistemin tim nervor; unė e ndiej kėtė. Pėr kėto arsye, do tė ishte naivitet nga ana ime qė, i nxitur nga dėshira e madhe qė kam pėr tu rikthyer pranė shokėve dhe detyrės sė mėparshme nė DSJ, tė mos marr parasysh mundėsitė e mia aktuale. Vlerėsimi objektiv i raportit dėshirė-mundėsi, mė detyron t'ju bėj tė ditur me keqardhje, se pėr mua ėshtė pėrfundimisht i pamundur rikthimi nė DSJ dhe rifillimi i detyrės sė detektivit.

    Tek dėgjonin me vėmendje Melin tė fliste nė kėtė mėnyrė, dy mysafirėt e lartė po provonin njė zhgėnjim tė paparashikuar disa minuta mė parė. Veēanėrisht fjalėt e fundit tė ish-detektivit, tė shprehura me tonin e njė deklarate tė qartė e tė prerė, shkaktuan tek ata njė shqetėsim tė tillė, qė dy zyrtarėt e lartė nuk arritėn ta fshihnin dot. Drejtori i Sigurimit tė Shtetit lėvizi mbi kolltuk me nervozizėm dhe ndezi cigare. Pastaj i tha kolegut tė tij: ―e shikon!‖, dhe iu drejtua i indinjuar tė burgosurit, pa e fshehur revoltėn:

    — Kėsaj i thonė, fjalė mos prish e punė mos mbaro. Fillimisht ne mendonim se ndoshta vuajtjet nė hetuesi e nė burg ta kishin dobėsuar arsyen, pėr tė parė dritėn e sė vėrtetės. Por jo, qenkemi gabuar rėndė. Ti jo vetėm qė di ta dallosh lehtė tė vėrtetėn nė dritėn e saj, por arrin tė bėsh edhe mė tepėr se kaq: shikoke edhe nė errėsirėn matanė kėsaj drite, duke dalluar, me sa duket, feksjen e njė tė vėrtete nė lindje e sipėr. Shumė bukur e trajton problemin tėnd nėn dritėn e realitetit tonė dhe kėtė e pėrdor si maskė, pėr t'iu pėrkushtuar pastaj shpirtėrisht anės tjetėr tė medaljes: asaj qė fillon, sipas teje, matanė horizontit tė epokės tonė. Duke shprehur gjithė atė gjoja dėshirė pėr tu rikthyer nė DSJ, ti paske vetėkonstatuar degradimin tėnd nervor e profesional! A mos vallė, Hamit Meli, ėndėrron tė bėhesh hero i dy epokave, po pati tjetėr veē tonės? Sarkazma ishte sėmbuese, veēanėrisht pėr nervat e acaruara tė ish-detektivit. Ky u zverdh paksa dhe, pasi i hodhi njė shikim tė rreptė zyrtarit qė kishte folur, ia ktheu pa ngurruar:

    — Tregohuni pak mė tė kujdesshėm! Mos i merrni kaq tė ngushta kthesat, se kėtej nga Puka rrugėt janė malore, me shumė kthesa e me dėborė. Pak mė parė unė isha shoku Hamit, krenaria e shėrbimit sekret shqiptar, ylli i DSJsė, shoku juaj i armėve nė tė kaluarėn dhe qė mund tė bėhesha pėrsėri i tillė edhe nė tė ardhmen. Sa pak u desh qė tė pėrmbysej gjithēka!

    «Pėrsa i pėrket teorisė hero i dy epokave, ja ku po ua them hapur: nuk do tė dėshiroja kurrė tė isha hero i tillė nė asnjė epokė. Duke menduar tė kaluarėn time, mua gjithēka mė lidh me realitetin e epokės qė po jetojmė. Matanė kėtij realiteti, unė e shikoj veten nė bangon e tė akuzuarit, pėr veprimtarinė time tė suksesshme nė radhėt e shėrbimit sekret shqiptar. Ju mund tė mendoni si tė doni pėr mua dhe tė shpreheni me ēfardo lloj fjalori ndaj meje. Kjo ėshtė puna juaj, ashtu sikundėr ėshtė e drejta ime tė mos marr pėrsipėr njė barrė qė nuk e ngre dot, vetėm pėr t‘ju bėrė qejfin juve.

    — Domethėnė kjo ėshtė pėrgjigjja jote pėrfundimtare lidhur me thirrjen tonė? e pyeti pėrfaqėsuesi i sigurimit tė Komitetit Qendror.

    — Po. Natyrisht, ju mund ta vazhdoni bisedėn pėr kėtė ēėshtje, por pėrgjigjja ime do tė mbetet e pandryshuar.

    — Ėshtė pėr tė ardhur keq qė ti ngujohesh nė kullėn e kokėfortėsisė tėnde
    tė mirėnjohur. Megjithatė ne nuk mund ta vazhdojmė mė tej kėtė bisedė, kundėr dėshirės sate. Ndofta ti harrove, por ne tė thamė qysh nė fillim tė bisedės se shoku Ilir na ka porositur tė mos kthesh pėrgjigje pėrfundimtare negative, pa u takuar me atė vetė.

    — Gjersa ju mė kėrkoni njė pėrgjigje, unė jam i detyruar t'jua jap.

    — Ne po e quajmė se nuk tė kemi kėrkuar pėrgjigje pėrfundimtare dhe po e mbyllim kėtu kėtė bisedė, duke e lėnė tė hapur diskutimin pėr herė tjetėr.


    *


    Ndėrkohė ata pėrgatitėn pėrsėri kafe. Kėtė herė vetėm dy filxhanė. Drejtori i Sigurimit tė Shtetit e ndryshoi temėn e bisedės:

    — Njė shoku yt i ngushtė na ka thėnė se dikur ke dashuruar me gjithė shpirt njė studente nga Varshava. Dėshiron qė tė informohemi nėse ėshtė martuar apo jo?

    — S'ka asnjė rėndėsi mė ajo ēėshtje; histori e harruar.

    — Sipas tė dhėnave qė disponojmė, aq sa sukses ke pasur nė realizimin e misioneve, po aq ke qėnė i dhėnė edhe pas femrave. Njė grumbull i madh fotografish, qė tė kanė gjetur shokėt e DSJsė e qė tani ndodhen nė arkivin tonė, dėshmojnė qartė se ke pasur marrėdhėnie me femra prej shumė vendeve tė Evropės. A mund tė na thuash, cilat prej tyre tė kanė pėlqyer mė shumė?

    — Eshtė njė formė torture kjo, qė mė detyroni tė kujtoj vitet e rinisė nė jetėn e lirė jashtė shtetit. Sonte pėr darkė unė kam ngrėnė vetėm dy kokrra patate, se ēaji nuk kishte fare sheqer – u pėrgjigj me njė buzėqeshje tė hidhur ish-detektivi.

    — Si e keni ushqimin kėtu? vazhdoi me pyetje drejtori.

    — Tė keq.

    — Disa armiq tė poshtėr, qė ndodhen nė kėtė kamp, nuk meritojnė ushqim mė tė mirė – u skėrmit drejtori i Sigurimit.

    — Nuk ka miq nė njė kamp pune tė rėndė tė detyruar – vėrejti ish-detektivi.

    — Sipas mendimit tėnd, a ka njerėz tė pafajshėm mes tė dėnuarve nė kampin tuaj?

    — Shumica.

    — Gjithmonė sipas gjykimit tėnd, sa persona mund ta meritojnė dėnimin nė kėtė kamp?

    — Maksimumi pesėmbėdhjetė vetė.

    Ata buzėqeshėn lehtė, u ēuan nė kėmbė dhe drejtori i tha:

    — Tė faleminderit qė na i le edhe pesėmbėdhjetė, tė paktėn. Ne do tė dalim njė copė here. Besoj se do tė na jesh ndopak mirėnjohės kur tė kthehemi.

  4. #24
    XXIV BRENGOSJE

    ―Zemra e njė nėne ėshtė kryevepra
    e dashurisė
    .

    Proverb francez


    Disa minuta pas largimit tė tyre, nė dhomėn ku gjendej Meli u futėn nėnė Rakibeja, Dariu dhe Sonila. Nė qoftė se Meli nuk u befasua prej vizitės sė tė afėrmve tė tij – siē parashikonin dy zyrtarėt e lartė tė Sigurimit – kjo ndodhi pėr meritė tė Stretos. Meli hoqi kapelėn e oficerit dhe e pushtoi nėnėn nė krahė. Ajo filloi tė ngashėrehej dhe po i merrej fryma.

    — Pse po vonohesh kaq ti babi, pa ardhur fare nė shtėpi? e pyeti Sonila, ndėrkohė qė ai po e pėrqafonte.

    — Do tė vij sė shpejti, vogėlushja ime – ia ktheu i ati.

    — E, more, pehlivan, e bėre kurbetin, ė? i tha ai tė vėllait.

    — Lere, mos mė fol, – u pėrgjjgj Dariu duke u skuqur.

    Dy vėllezėrit u takuan, pastaj u ulėn tė gjithė. Sonila foli e para:

    — Mamaja mė ka thėnė qė ti je nė spital, po kėtu nuk duket si spital, babi.

    — Kėtu ku po takohemi ne nuk ėshtė spital, por atje ku rri unė spital ėshtė.

    — Po pse po takohemi natėn bashkė?

    — Qė tė mos na shikojnė tė sėmurėt e tjerė. Ata nuk kanė njeri t‘iu vijė nė takim dhe mėrziten po t‘ju shikojnė.

    Ish-detektivi i bėri shenjė tė vėllait tė merrej me Sonilėn, ndėrsa ai vetė e pėrqafoi sėrish nėnėn, duke i thėnė:

    — Kurajo, nėnė! Tregohu e fortė, siē je nė tė vėrtet. Mos harro qė s'ke ardhur vetė kėtu, pėr tu shmalluar me djalin, por tė kanė sjellė tė tjerė pėr qėllimet e tyre. Ndjenjat e tua si nėnė ata nuk i shikojnė si bij nėnash dhe lotėt e tu i quajnė njė tregues mė tepėr nė favor tė pazarit tė tyre me kėto ndjenja. Kam shumė nevojė tė mė kuptosh, nėnė, prandaj po t'i them me dhimbje kėto fjalė. Sonte nuk do ta kesh tė lehtė njė gjė tė tillė, mbasi nuk ėshtė as momenti i pėrshtatshėm, pėr tė tė dhėnė sqarimet e duhura. Pėr njė gjė duhet tė jesh e sigurtė: je njeriu mė i shtrenjtė pėr mua dhe nuk do tė ngurroja aspak pėr tė bėrė gjithēka tė mundur pėr tė plotėsuar dėshirat e tua, qė pėr mua janė tė shenjta, veē kthimit nė atė detyrė qė mė ka katandisur tė neveris veten. Por, mjerisht, mua pikėrisht kjo mė kėrkohet dhe mė dhimbsesh sa unė e di, kur ta copėtoj zemrėn duke tė thėnė: mė fal, se nuk e bėj dot kėtė. Ti jė nėnė, dhe si e tillė, nuk duhet tė pranosh qė kthimi im nė shtėpi tė jetė rezultat pazarllėqesh tė neveritshme. Me instiktin e saj prej nėne, ajo e ndjeu vuajtjen e tė birit nė ato ēaste tė
    vėshtira dhe u pėrpoq t‘i vinte nė ndihmė:

    — Unė tė dua, bir, sa s'thuhet, dhe dėshiroj tė tė kem pranė sa mė parė. Por punėt e tua ti i di vetė. Nuk ka njeri qejf tė rrijė nė burg, por nė qoftė se ta do puna tė mos pranosh qė tė lirohesh, edhe nė burg ti nuk je i vetėm. Tė gjithė nėna e tė dashur kanė, kėshtu si ti; nuk kanė dalė prej gurit, Hamit. Ai e shtrėngoi fort nė kraharor dhe pėr disa ēaste qėndruan ashtu nė heshtje. Dera u hap. Dy zyrtarėt e lartė u futėn nė dhomė. Drejtori i Sigurimit tė Shtetit iu drejtua Melit:

    — Besoj se nuk bėmė keq qė t'i sollėm tė afėrmit tė shmalleshe me ta.

    — Nė qoftė se i keni sjellė pėr t'u shmallur me mua – ky ėshtė njė qėllim i mirė – ia ktheu detektivi i burgosur. – Por nė rast se nga prania e tyre prisni ndonjė lloj ndihme – ky ėshtė njė mjet i keq.

    Tė dy zyrtarėt buzėqeshėn si me pahir. Pėrfaqėsuesi i Sigurimit tė Komitetit Qendror i tha nėnė Rakibesė:

    —Ne i duam tė mirėn Hamitit, sidomos kur ajo lidhet me tė mirėn e pėrbashkėt. Por, si i thonė fjalės, ngandonjėherė njeriut edhe kur i thua ―shėndet!‖, i duket sikur i thua ―plaē!‖.

    — Hamiti nuk ka pasur nevojė pėr kėshillat e mia, kur ju e dekoronit pėr punėn e tij tė mirė – i tha nėna fytyrėvrenjtur. – Tani ai ėshtė mė i pjekur nė moshė dhe mė me eksperiencė nė jetė, ndėrsa punėt e tij janė aq tė ngatėrruara, saqė unė nuk kuptoj dot mė asgjė prej tyre. Kur njeriu flet pėr njė gjė qė nuk e kupton dot, padashur thotė "plaē!", nė vend qė tė thotė ―shėndet!‖.

    Zyrtarėt e lartė buzėqeshėn me pahir pėr tė dytėn herė brėnda pak minutave. Pastaj drejtori i Sigurimit tė Shtetit u tha:

    — Tani takohuni, se duhet tė ndahemi. Hamiti nuk pranoi tė udhėtonim sė bashku pėr nė Tiranė. Nuk foli mė askush. Nėna i zgjati ish-detektivit dy ēanta meshini plot me ushqime. Nga cilėsia e bagazheve, Meli e kuptoi se ato nuk ishin tė nėnės, pavarėsisht se ia jepte ajo. Ai nuk pranoi t'i merrte. Tė dy zyrtarėt u vrenjtėn nė fytyrė, por nuk folėn. Nėna e dinte mirė qė po tė thoshte ―jo!‖ Hamiti, ishte e kotė ta zgjasje me tė. Ajo nxori nga njėra ēantė njė kuti me kafe tė bluar dhe i tha me njė ton lutės:

    — Merr kėtė, tė paktėn, tė keqen nėna! E ka bluar nėna me dorė tė saj, se e di qė ti e do shumė kafenė.

    — Mė fal, nėnė, por nuk mundem – u pėrgjigj ai i tronditur edhe vetė.

    Duke futur pėrsėri kafenė e bluar nė ēantė, nėna qau, por nuk bėri zė. Ish-detektivi e shtrėngoi fort nė krahė, e puthi disa herė, e i tha:

    — Mos u mėrzit, nėnė; ti je e fortė dhe unė jam i ri. Ne do tė jetojmė pėrsėri bashkė. Ki besim nė fjalėt e mia!

    Nėna nxori njė shami dore nga xhepi dhe ia dha tė birit, duke iu lutur:

    — Mos ma kthe kėtė, shpirt‘ i nėnės! Fshihu me tė, sa herė tė tė marrė malli pėr mua. Unė do e ndiej ēdo herė qė ti do ta pėrdorėsh.

    — Faleminderit, nėnė! Kėtė shami unė do ta ruaj si njė kujtim tė ēmuar. Duke thėnė kėto fjalė, ish-detektivit iu drodh zėri dhe dy bula lotėsh i dolėn tek cepat e syve. Ai e dinte mirė se e ėma vuante nga zemra dhe nuk ishte i sigurtė nėse do tė takohej mė me tė, apo jo. Duke vėnė re sesi po dridhej ajo para tij, Meli i fshiu sytė nėnės me shaminė qė sapo i dha dhe e pėrdori edhe vetė. Pastaj u pėrshėndet me tė vėllanė, pėrqafoi Sonilėn dhe doli. Kishte kaluar ora tre e ditės sė re. Ishte njė natė e ftohtė tetori dhe toka kėrciste nga ēizmet e tij prej oficeri, tek po ecte pas ndėrlidhėsit pėr tu futur nė kampin e pėrgjumur. Pas mė pak se dy orėsh do tė bėhej zgjimi me ēangė, e cila sinjalizonte fillimin e ciklit tė ri 24 orėsh tė jetės plot mundime. Si hoqi uniformėn e oficerit, Meli u rikthye nė maune. Duke parė tė burgosurit qė flinin, ai tha me vete:

    «Vampirėt qė u takuan me mua nuk bėjnė dot kurrė gjumė kaq tė qetė.»

    U shtri pa u zhveshur dhe e zuri njė gjumė i thellė prej shkrehjes nervore.

  5. #25
    XXV KOMPLOTI NGJIZET

    ―Frika qė i ka populli ėshtė njė
    dėrrasė e kalbur qė thyhet nėn kėmbėt e tiranit me rastin e parė
    .

    F. Noli


    Pėr ēdo ditė Meli zhvillonte dy seanca bisedimesh me interes tė psoaēėm: njėrėn me Streton, kur Diksi ishte nė punė, dhe tjetrėn me kėtė tė fundit kur ishte nė kamp. Ndėrkohė Streto kishte filluar tė dyshonte se Meli i kishte folur Diksit pėr sekretet e tij. Mirėpo kur ai ia hidhte me marifet fjalėn pėr shokun e burgosur, Meli i linte tė kuptonte se nuk kishte dėshirė tė fliste pėr kėtė ēėshtje. Cili ishte shkaku? Kėsaj pyetjeje Streto nuk i jepte dot pėrgjigje tė plotė, ndonėse orientohej deri nė njė farė mase se ēfarė e shtynte Melin tė hezitonte pėr tė folur lirshėm pėr shokun bashkėvuajtės. Mangėsitė e pėrgjigjes sė plotė tė kėsaj pyetjeje lidheshin me faktin se Streto e njihte vetėm fizikisht Diksin. Ndėrsa ky, nga ana e tij, dinte gjithēka pėr Streton, por fizikisht nuk e njihte, mbasi ai vepronte me maskė nė kamp.

    Megjithatė, falė pėrvojės sė tij tė gjatė si detektiv, Streto e kuptonte se sė shpejti do tė binte kjo tabu e Melit dhe ky do t'i fliste lirisht pėr Sazanin. Dhe pėr kėtė nuk gabohej. Dy muajt e parė tė burgut qė kishte kaluar nė Spaē e kishin lodhur shumė Streton. Ndėrsa tani ai po ambientohej aq mirė, sa njė ditė i tha Melit:

    — Bisedat qė po zhvillojmė nė mjediset e kėtij kampi mė kanė joshur kaq tepėr, saqė do tė mė vijė sinqerisht keq kur tė shkėputem ndonjė ditė prej tyre. Ky qe njė variacion i rrallė pėr mua. Mė mėsoi ca gjėra qė njeriu nuk i mėson dot nė asnjė universitet tė botės dhe nė asnjė mjedis tjetėr shoqėror. Gjithashtu mė ndihmoi tė shkėputem pėrkohėsisht nga shumė gjėra tė oborrit qeveritar, tė cilat e neutralizojnė tė shijuarin e jetės si yndyra e tepėrt nė gjellė oreksin. Sikur DSJ ta kishte parandier kėnaqėsinė qė po pėrjetonte Streto nė kėtė shtegtim misterioz, ditėt e fundit tė tetorit atė e lajmėruan tė kthehej nė Tiranė "pėr ēėshtje pune". Ky njoftim e dėshpėroi. Para se tė largohej, ai i tha Melit:

    — Mė beso, tani mė duket se po mė privojnė nga jeta e lirė dhe po mė fusin nė burg. Nė njė farė mase, kėshtu ėshtė vėrtet pėr mua. Nė qoftė se kėtu jam fizikisht "i burgosur", shpirtėrisht jam i shpenguar dhe mendimet e mia tė lira mund t'i diskutoj pėr orė tė tėra me ty. Atje unė do tė jem fizikisht i lirė, por, si gjithmonė, do tė mė duhet tė mendoj ndryshe e tė flas ndryshe. Ndrydhjet e pėrhershme tė mendimeve e ndjenjave janė pranga nė shpirt dhe pėr njeriun ėshtė mė mirė tė jetojė me pranga nė duar, sesa me pranga nė shpirt. Me shokėt besnikė qė kam atje na takon rrallė tė ndodhemi vetėm pėr njė kohė tė gjatė e tė bisedojmė shtruar. Sidoqoftė, do tė pėrpiqem qė nė vendin tim tė vijė ndonjėri prej tyre. Nėpėrmjet tij do tė tė vė nė dijeni pėr gjithēka. Mirėupafshim, Hamit! Tė dy shokėt u pėrqafuan tė mallėngjyer. Ata nuk e kishin imagjinuar dot kurrė se mund tė takoheshin ndonjėherė nė burg. Dhe nuk i dihej nėse pas kėsaj ndarjeje do tė takoheshin mė apo jo. Largimi i papritur i Stretos dėshpėroi jo vetėm Melin, por edhe Diksin. Nėpėrmjet tij, ata kishin mėsuar shumė tė reja pėr gjendjen e brendshme tė vendit, pėr tė cilat ishte nė dijeni vetėm rrethi i ngushtė i pushtetit diktatorial.


    *


    Njė javė pas largimit tė Stretos, autoburgu solli njė grup tė burgosurish tė rinj, Kishte edhe nga ata qė ktheheshin nga spitali ose transferoheshin prej ndonjė kampi tjetėr. Nė mbrėmjen e asaj dite, gjatė revistės televizive tė orės njėzet, tė cilėn Meli e shikonte nė kėmbė prej fundi tė mensės, iu afrua pranė njė i burgosur i ri. Me sytė nė ekranin e televizorit, ai i pėshpėriti Melit:

    — Ke shumė tė fala nga Guri. Mė ka dhėnė njė letėr dhe njė fotografi pėr ty. Kur tė mbarojnė lajmet, eja pas meje jashtė tė t'i jap.

    Pas lajmeve, Meli doli nga mensa dhe ndoqi personin qė i kishte folur me zė tė ulėt. Ky u afrua tek stenda e afishimit tė gazetės, e cila ndriēohej prej njė llampe elektrike. Pa i shkėputur sytė nga gazeta e afishuar, ai i pėshpėriti Melit:

    — Na lexoje letrėn. Fotografinė, pasi ta shikosh, do tė ma kthesh pėrsėri.

    Meli shpalosi pusullėn e vogėl dhe lexoi:

    I dashur Hamit,
    Ashtu siē dėshironim, arrita tė dėrgoj aty shokun tonė tė shkollės e tė pikpamjeve – Afrim Pahia. Me tė do tė kaloni si jo mė mirė. Jam "xheloz" pėr
    kėnaqėsinė qė do tė provoni. Pėr gjithēka tė re do tė tė njoftojė Afrimi. Dėshiroj tė takohemi sa mė parė sė bashku.
    Tė fala, Guri
    P–S. Pėr fotografinė nuk harrova.



    Pasi lexoi letrėn, Meli u pėrqendrua tek fotografia. Ajo paraqiste fytyrėn e hijshme tė njė tridhjetėvjeēari mjaft simpatik, me flokėt e zes tė krehur anash me shije. Me sytė mbi fotografi, Meli buzėqeshi dhe murmuriti:

    «E ka merituar nofkėn bukuroshi, qė i kishim ngjitur. Njė fytyrė kaq e ėmbėl, mbi njė trup atleti 180 cm tė lartė, ėshtė e pamundur tė mos tėrheqė vėmendjen e tė tjerėve.»

    Duke i kthyer fotografinė Pahisė, ai e pyeti:

    — Guri tė udhėzoi tė mė takoje nė mencė gjatė revistės televizive?

    — Po. Ai mė ka folur me hollėsi pėr gjithēka. Do tė dėshiroja shumė qė edhe bashkė tė kalonim po aq mirė sa keni kaluar me Gurin.

    — Patjetėr; ndofta edhe mė mirė, mbasi ti po e gjen terrenin tė pėrgatitur pėr njė gjė tė tillė.

    Pahia buzėqeshi i kėnaqur. Meli e pyeti:

    — Ku ta caktuan vendin e fjetjes?

    — Nė atė kapanonin me dėrrasa, mbi tarracė.

    — Ne tė burgosurit pa maskė e quajmė maune atė kapanon. Kur e shikon tė rrethuar nga tė gjitha anėt prej borės sė ngrirė, i ngjan vėrtet njė mauneje qė ka ngecur nė mes tė akullnajave,

    — "Maunia!" pėrsėriti duke qeshur Pahia. Po pėr ku lundron kjo maunia juaj?

    — Drejt Brigjeve tė Lirisė. Megjithėse ajo vetė s'lėviz dot prej vendit, atė e ēojnė peshė ėndrrat dhe shpresat e atyre qė lėngojnė brenda saj. Nė kėtė ēast u dėgjua ēanga pėr gjumė. Tė dy shokėt, veē e veē, u drejtuan pėr nė maune.


    *


    Klima e ashpėr e dimrit pukjan nuk e mori pėr mirė Pahinė. Qysh ditėt e para ai u ftoh pak dhe e zuri kolla. Por, ndėrsa me tė ftohtin dhe ashpėrsinė e klimės nė tėrėsi ai po mėsohej pak nga pak, ajo qė e tronditi seriozisht ishte gjendja e paimagjinueshme e jetės brenda telave me gjėmba:

    — Tė shkretėt njerėz, po si mund tė kalohen vitet kėshtu? pyeste i trishtuar
    Melin.

    — Jo vetėm vitet, por edhe dekadat – i pėrgjigjej ish-detektivi, i cili e njihte tashmė nė majė tė gishtave gjendjen nė kampet e punės. – Vetėm nė kėtė kamp janė disa persona qė kanė vuajtur mbi 20 vjet burg pa ndėrprerje dhe kanė akoma vite tė tėra pėr tė bėrė. E ka marrė krismėn prej kohėsh kjo punė, Afrim, por ti si dukesh, a u aklimatizove ndopak me egėrsinė e kėtyre maleve nė dimėr?

    — Eshtė mjaltė egėrsia e natyrės, nė krahasim me egėrsinė e njeriut – insistonte Pahia, i cili nuk ēlirohej dot nga mbresat tronditėse tė realitetit qė po pėrjetonte. – Shikoi fytyrat e pagjak tė tė burgosurve tė rrudhur e tė thinjur para kohe! Shiko me ēfarė zhelesh injoruese i kanė veshur dhe ēfarė shfrytėzimi qė u bėhet! Jo, jo, ėshtė mė mirė ta vrasėsh njeriun, sesa ta torturosh e ta poshtėrosh nė kėtė mėnyrė. Paskemi qenė prapa botės, Hamit, s'paskemi ditur gjė fare! Dhe e mbanim veten pėr oficera madhorė tė Sigurimit tė Jashtėm, duke qenė krejt tė verbėr pėr ē‘ka ndodhte brenda!

    — Ai qė bėn poēin, di t’i vendos edhe vjegat, thotė populli. Organizimi ka qenė i tillė qė tė mos merrej vesh se ē'bėhej matanė kėtij gardhi tė hekurt. Jo vetėm ne, qė nuk na lidhte puna me ēėshtjet e brendshme tė vendit, por edhe drejtoritė e tjera tė MP tė Brendshme, veē asaj tė Kampe-Burgjeve, nuk dinė sot mė shumė nga sa dije ti, para se tė hyje kėtu.

    — Si mendon ti, Hamit, vetėm merita e organizimit qeveritar ėshtė arsyeja e vėrtetė e kėsaj miopie shoqėrore?

    — Absolutisht jo. Pėr mendimin tim, faktori bazė ėshtė niveli kulturor. Kultura profesionale, kur nuk plotėsohet me kulturė tė pėrgjithshme, me kalimin e kohės ia kufizon horizontin njeriut brenda limiteve tė profesionit, duke e shndėrruar nė njė automat me aftėsi tė orientuara tėrėsisht nė njė drejtim. Atėherė vetvetiu je kthyer nė njė miop pėr mjedisin e mėtejshėm shoqėror. «Nė njė shoqėri tė ndėrtuar pėr sė mbari, njė tip i tillė jeton i ndershėm e i qetė. Por nė mbretėrinė e djallit ky engjėll naiv ėshtė njė kafshatė e imėt pėr t'u kapėrdirė. Njė rol tė rėndėsishėm nė kėtė drejtim luan edhe tradita. Unė vetė, p. sh., i cilėsuar detektiv i klasit tė parė, kur erdhi puna, nuk arrita dot tė arratisesha! u shpreh me njė ton vetėpėrbuzės Meli.

    — Ashtu ėshtė, Hamit, ashtu – e aprovoi Pahia duke e avancuar linjėn e arsyetimit tė bashkėbiseduesit. – Ne tani nė DSJ nuk arrijmė tė kuptojmė se ēfarė ka ndodhur konkretisht, qė po organizonet me kaq ngut e pėrkujdesje ky mision i posaēėm, ndonėse do tė jemi protagonistė tė tij. Duhet ta pohojmė se me defekte tė tilla nė formimin tonė mbetemi borxhllinj si ndaj tė tjerėve, ashtu edhe ndaj vetvetes. Kėtė bisedė ata tė dy po e zhvillonin njė mbrėmje tė ftohtė, pranė njė zjarri tė vogėl ndanė tė sheshit, nga ana e sipėrme e kampit. Meqenėse tė burgosurve nuk u lejohej tė hynin nėpėr fjetore para orės nėntė tė darkės, kur bėnte shumė ftohtė komanda e kampit i lejonte tė ndeznin zjarre tė vegjėl tek sheshi, me kusht qė t‘i fiknin mirė kur tė largoheshin. Ndėrsa zjarri ku ata tė dy po ngrohnin duart ishte nė rėnie, Pahia nisi t‘i fliste ish-detektivit pėr dy ngjarje befasuese qė kishin ndodhur nė Tiranė, tė cilat interpretoheshin si njė shenjė e keqe pėr tė ardhmen e tyre.

  6. #26
    XXVI MJEGULLNAJĖ…

    ―Njė popull i tradhtuar prej kreut tė tij ėshtė njė popull i flijuar nė heshtje.

    A. Shakur


    Nė pasditen e 17 qershorit 1983, DSJ ishte informuar pėr praninė e njė agjenti tė huaj nė Tiranė. Nėn komandėn e Stretos, njė grup detektivėsh tė shėrbimit sekret u vu nė gjurmim tė tij, ndėrkohė qė rrjeti informativ i Sigurimit ishte nė gjendje alarmi. Pas njė pune intensive, grupi i detektivėve tė komanduar prej Stretos kishte arritur ta konstatonte fizikisht agjentin. Duke e ndjekur me shumė vėmendje, ata po prisnin momentin mė tė pėrshtatshėm pėr ta arrestuar. Agjenti i huaj kishte hyrė nė njė lokal, ku ndodheshin dhe tre klientė tė tjerė. Ai ishte ulur nė njė tavolinė tė veēuar dhe kishte porositur njė gotė verė.

    Pas pak, ndjekėsit e tij, tė ndarė prej njėri tjetrin, u futėn nė tė njėjtin lokal. Kur tė gjithė kolegėt e tij kishin zėnė vend nėpėr tavolina, Streto kishte shkuar tek banakierja. Pasi i kishte treguar dokumentin e posaēėm, ai e kishte porositur qė t‘iu bėnte llogarinė pėrmbyllėse tre klientėve tė parė, duke i njoftuar me mirėsjellje se duhej tė dilnin jashtė. Mirėpo kur nė lokal kishin mbetur vetėm detektivėt shqiptarė dhe agjenti i huaj, ky i fundit u kishte bėrė njė surprizė tė madhe. Ai kishte thirrur kamerieren dhe e kishte porositur t‘iu ēonte nga njė gotė verė tė gjithė klientėve tė pranishėm, me pėrjashtim tė Stretos.

    Pasi e kishte pirė verėn e tij, agjenti u kishte bėrė sfidėn e dytė detektivėve shqiptarė. Ai kishte shkuar tek tavolina e Stretos dhe me njė shqipe tė ēalė i kishte thėnė: jam nė dispozicionin tuaj. Gjatė procesit hetimor, ai kishte paraqitur dokumentet personale – agjent i KGBsė – dhe kishte dhėnė shpjegimet pėrkatėse pse gjendej nė Shqipėri. Meqenėse ishte nisur me mision nė Greqinė veriperėndimore, ai ishte pajisur edhe me njė pasaportė shqiptare, qė ta kishte pėr ēdo eventualitet. Ndėrsa ishte duke kryer misionin nė atė zonė kufitare me Shqipėrinė, shėrbimi sekret grek kishte rėnė nė gjurmėt e tij. Pėr t‘i shpėtuar arrestimit, ai kishte hyrė nė Shqipėri. Duke pėrdorur pasaportėn shqiptare, ai kishte fjetur pesė net nė pesė hotele tė ndryshėm tė Tiranės. Meqenėse ai kishte hyrė nė territorin shqiptar nė rrethana vetėmbrojtjeje, pa kryer asnjė lloj veprimtarie antishqiptare, agjenti sovjetik pretendonte tė lihej i lirė. Ky kriter respektohet prej shumicės sė shėrbimeve sekrete tė botės, mbasi kryhen verifikimet pėrkatėse. Mirėpo agjenti sovjetik vazhdonte tė mbahej i izoluar edhe disa ditė pas shpjegimeve qė kishte dhėnė. Nė kėto rrethana, ai kishte kėrkuar tė takohej patjetėr me ndonjė anėtar tė kabinetit tė ministrit tė Brendshėm, por mė kot. Vetėm pas njė jave, ai kishte pasur njė takim kokė mė kokė me Dofenin. Pas kėtij takimi, ai u la i lirė tė largohej nga Shqipėria.

    Me porosi tė vetė Dofenit, agjentin sovjetik e kishin shoqėruar nė aeroportin e Rinasit Streto me Pahinė. Nė ēastin qė po ndahej me shoqėruesit e tij pėr tė hyrė nė avion, agjenti u kishte bėrė sfidėn e tretė detektivėve shqiptarė. Duke u paraqitur njė dokument tjetėr tė shpalosur, ai u kishte thėnė me shqipen e tij tė ēalė: «Ja se kush jam unė nė realitet!» Mbi dokumentin e shpalosur Streto dhe Pahia lexuan emrin e njė agjenti anglez me famė botėrore tė viteve shtatėdhjetė. Stretos i kishte rrėshqitur cigarja prej gishtave, ndėrsa agjenti anglez i kishte thėnė me njė buzėqeshje domethėnėse:

    «Mos u mėrzit, djalosh! Para meje u ka rėnė cigarja pėrtokė shumė detektivėve me pėrvojė. Lutiu Zotit, tė mos takohesh herė tjetėr me mua!»

    Mė pas, Streto dhe Pahia e kishin analizuar me vėmendje ndodhinė e agjentit anglez. Disa pyetje mbeteshin pa pėrgjigje bindėse: Si ishte e mundur qė agjenti anglez tė kishte fjetur pesė net nė hotelet e Tiranės, ndėrkohė qė shqipja e tij e cunguar e denonconte qartė nėnshtetėsinė e tij tė huaj dhe hotelxhinjtė ishin tė gjithė bashkėpunėtorė tė Sigurimit? Nga e kishte marrė vesh ai se ishte pikėrisht Streto komandanti i grupit tė ndjekjes? Pse agjenti anglez u lirua menjėherė pas takimit vetėm pėr vetėm me Dofenin? Tek dėgjonte Pahinė t‘i pėrshkruante kėtė ngjarje tronditėse, Melit iu kujtuan fjalėt qė i kishte thėnė Streto gjatė bisedės sė parė me tė nė kamp:

    «Ka shenja tė qarta se e ardhmja jonė nė DSJ nuk do tė jetė pa probleme. Prandaj bashkėpunimi ynė ėshtė i domosdoshėm, pėr tė pėrballuar surprizat e kėqija qė mund tė na vijnė prej Misionit tė Madh, tė cilit ne deri sot i dimė vetėm emrin, por jo objektivin dhe pasojat e tij.»

    Por kishte edhe mė …


    *


    Tre muaj pas ndodhisė me agjentin anglez, njė ngjarje tjetėr kishte tronditur shėrbimin sekret shqiptar. Brenda njė nate (duke u gdhirė 15 shtatori 1983) ishin vrarė nėpėr shtėpitė e tyre pesė oficerė tė DSJsė. Tė pesė vrasjet ishin identike: me nga njė plumb revolveri me silenciator nė mes tė ballit. Tre prej tyre kishin qenė tė martuar. Atentatorėt kishin pėrdorur ilaē gjumi tė fortė, para se tė kryenin vrasjet. Kėtė e vėrtetonte fakti qė familjarėt e viktimave kishin mbetur rreth 24 orė nė gjumė. Sipas rezultateve tė ekspertizės, atentatorėt i kishin fshirė gjurmėt e tyre me anėn e njė pluhuri tė shpėrndarė nė dysheme, i cili lėngėzohej shpejt dhe zhdukte ēdo shenjė.
    Kjo ngjarje kishte mbjellė panik nė DSJ. Cilėt ishin autorėt e kėtyre vrasjeve nė njė qytet si Tirana, ku qarkullimi ndėrpritej para mesnate?


    *


    Pas pėrshkrimit tė kėtyre dy ngjarjeve tronditėse, Pahia i tha Melit:

    — Mos mendo se ne nė DSJ e kemi jetėn mė tė sigurtė sesa ti kėtu, Hamit. Kurrsesi. Misioni i Madh fsheh njė mister qė qėndron si shpata e Demokleut mbi kokat tona. Pse na i fshehin neve objektivin e kėtij misioni, gjersa do tė jemi pjesėmarrės tė tij? Kėrcinimi i sė ardhmes sė panjohur na ka detyruar qė tė bashkohemi njė grusht shokėsh besnikė, pėr tė mos shkuar si cjapi tek kasapi nė Misionin e Madh misterioz. Jemi tė lumtur qė ti u bashkove me ne. Ky lajm i mirė qė na solli Guri na gėzoi tė gjithėve. Sido qė tė vijnė punėt, tė paktėn do tė kemi njėri-tjetrin. Pahia i shtrėngoi dorėn nė errėsirė Melit dhe u nis pėr nė maune. Ish-detektivi u interesua tė shuante edhe thėngjijtė e fundit qė kishin mbetur prej zjarrit.

  7. #27
    XXVII MIDIS SĖ QESHURĖS E TĖ QARIT

    ―Mjerimi i paralizon tė gjitha veprimtaritė njerėzore, pa pėrjashtuar as atė tė mendjes.

    H. Luis Menken


    I befasuar, Diksi ngriu nė kėmbė nė prag tė derės sė fjetores. Meli, i ulur nė njė dyshek kashte tė katit tė parė tė krevatėve, po qeshte me lot. Nė pritje qė shoku i tij t‘i shpjegonte arsyen e kėtij humori tė rrallė, Diksi buzėqeshi edhe vetė. Gjithmonė duke qeshur me tė madhe, Meli i tregoi me dorė dy tė burgosur qė po grindeshin me llafe pranė njė dritareje tė fjetores, prej nga dukej qartė njė rostiēeri nė buzė tė lumit tė vogėl, qė qarkonte anėn veriore tė rrethimit tė kampit. Klientėt e pėrhershėm tė asaj rostiēerie ishin shoferėt qė transportonin mineralin e minierės pėr nė Laē, si edhe oficerėt dhe ushtarėt e repartit qė mbikqyrnin kampin e Qafė-Barit.

    Njė kameriere e re, e veshur me tė bardha, i tėrhiqte si magnet shikimet e tė burgosurve tė etur pėr jetė tė lirė. E ndėrgjegjshme pėr rolin e saj eksitues, kamerierja, kur ishte e ngeshme, ulej nė karrige nė krye tė shkallėve para rostiēerisė. Nxirte njė pasqyrė tė vogėl prej xhepit tė pėrparėses sė bardhė dhe fillonte tė bėnte tualet. Duke buzėqeshur, ajo fiksonte herė pas here shikimin e syve tė zes tek dritarja mė e afėrt e fjetores pėrballė saj. Kujt i buzėqeshte ajo? Tė gjithėve dhe askujt. E sigurtė se nė ato ēaste ajo ishte objektivi i shikimeve tė uritura tė tė burgosurve, kamerierja e re argėtohej duke luajtur rolin e saj sugjestionues. Tė burgosurit e njihnin fizikisht tė gjithė kamerieren, ndėrsa ajo nuk njihte asnjėrin prej tyre. Ata nuk dinin asgjė pėr jetėn e saj private, ajo e dinte se tė gjithė ata ishin tė privuar prej jetės private, pėr tė cilėn veē mund tė ėndėrronin. Kamerierja e re shėrbente si katalizator i atyre ėndrrave.

    Kur nuk kishte klientė nė rostiēeri, ajo shkonte ndanė tė lumit pėr tė mbushur ndonjė bidon ujė. Atje bėnte sikur shpėlante kėmbėt, duke ngritur lart pėrparėsen e bardhė. Ndėrkohė shikimi i saj djallėzor pėrqendrohej tek dritarja mė e afėrt, pas sė cilės kishte gjithmonė tė burgosur qė nuk donin ta humbisnin rastin e lumtur e njėherėsh tė mundimshėm. Atė 7 nėntor tė vitit 1983, Meli kishte hyrė nė fjetoren e brigadės sė Diksit, pėr t‘i ēuar gazetėn Sporti nėn jastėk. Pranė dritares fatlume (kjo ishte pika mė e afėrt e vrojtimit tė objektit tė dėshiruar), ai kishte parė dy tė burgosur, tė cilėt po grindeshin me fjalė midis tyre. Meli kishte ndėrhyrė pėr t‘i qetėsuar. Mirėpo kur kishte mėsuar shkakun e grindjes, ish-detektivi kishte shpėrthyer nė tė qeshura tė papėrmbajtura dhe ishte ulur nė dyshekun e kashtės, ku e gjeti Diksi. Cili ishte shkaku i grindjes? Secili prej dy tė mjerėve pėrpiqej ta bindte tjetrin se kamerierja i buzėqeshte vetėm atij, prandaj ai duhej ta linte vetėm tek dritarja. Secili paraqiste provat e veta lidhur me pėrkatėsinė e buzėqeshjeve.

    — E qeshura me lot i shkon shumė kėsaj skene pėr tė qarė e pėr tė qeshur, Hamit, – i tha Diksi shokut tė tij, kur po dilnin jashtė.

  8. #28
    XXVIII FITORE PA TROFE

    "Mė mirė luaj me njė kėlysh luani, se me luanin plak qė po jep shpirt.

    W. Shekspir


    Nė pasditen e atij 7 nėntori ndėrlidhėsi e lajmėroi Melin se natėn e ardhshme kishte njė takim tjetėr zyrtar.

    — Pas lajmeve tė orės 20, mė prit tek stenda e shtypit tė ditės – e porositi. Meli kishte vetėm pak minuta qė po priste tek stenda, kur aty erdhi ndėrlidhėsi dhe e orientoi pėr veprimet e mėtejshme:

    — Do tė nisemi qysh tani pėr nė takim. Do tė bėjmė sikur jemi duke shkuar nė infermieri tė kampit. Godina ka njė hyrje tjetėr nga prapa. Ti atje do tė shkosh vetėm dhe do tė ngjitėsh shkallėt. Nė krye tė tyre, do tė gjesh njė person tjetėr, i cili do tė tė tregojė ē'duhet tė bėsh mė tej.

    Kur ish-detektivi ngjiti shkallėt, nė krye tė tyre po e priste buzagas pėrfaqėsuesi i Sigurimit tė Komitetit Qendror, me tė cilin ishte takuar para tri javėsh. Ai e pėrshėndeti si i njohur i vjetėr dhe e shoqėroi drejt njė dere disa metra mė tutje. Meli e mori me mend qė takimi do tė zhvillohej nė dhomėn e pėrdorur nga Streto, tė cilėn tani e pėrdorte Pahia. Kur hyri nė dhomė, Meli gjeti Dofenin, drejtorin e Sigurimit tė Shtetit dhe njė person tė tretė qė nuk e njihte. Tė tre ata u ēuan nė kėmbė dhe e takuan me radhė ish-detektivin. Pasi u ulėn, Dofeni e zbėrtheu krejt xhuboksin bojė mjalti dhe nisi bisedėn me njė pyetje limonadė:

    — Sa ditė ka qė ka rėnė kjo dėborė e madhe, Hamit?

    — Rreth njė javė – u pėrgjigj Meli.

    Dofeni i ofroi njė cigare DS. Ish-detektivi e mori dhe e ndezi.

    — Ke ndonjė pakėnaqėsi pėr mėnyrėn e sinjalizimit nėpėrmjet ndėrlidhėsit? qe pyetja e dytė.

    — Pėr mėnyrėn e sinjalizimit nuk kam vėrejtje, por pėr vetė ndėrlidhėsin, po. Mė ka mėrzitur, duke u pėrpjekur tė mė imponojė njė vend pune qė nuk mė pėlqen.

    — Gjė qė rregullohet kollaj kjo – tha Dofeni me zė tė qetė. – Rėndėsi ka tė arrijmė tė merremi vesh pėr atė qė duhet. Unė iu kisha thėnė kėtyre shokėve, kur erdhėn pėr tė tė takuar para tri javėsh, qė tė mos ktheje pėrgjigje pėrfundimtare negative, pa u takuar me mua. Natyrisht, me anėn e kėsaj porosie unė nuk doja t'i rezervoja vetes rastin e padėshiruar, qė tė jem i pari pėr tė dėgjuar pėrgjigjen tėnde refuzuese karshi ofertės sonė. Pėrkundrazi, unė nuk mendoj se ty tė shkon ndėrmend njė pėrgjigje e tillė.

    Meli nuk foli. Pas njė heshtjeje tė shkurtėr, e mori fjalėn drejtori i Sigurimit tė Shtetit:

    — Hamiti tė krijon pėrshtypjen se nuk ėshtė kundėr ofertės sonė, por nuk ka bindje nė riaftėsimin e tij – vėrejti ai.

    Pa pritur ndonjė pėrgjigje prej Melit, foli vetė Dofeni:

    — Tipat si Hamiti janė tė kursyer nė premtime, mbasi premtimin e dhėnė e quajnė borxh. Kjo besoj e bėn tė duket disi konfuz nė marrjen e vendimit. Aq mė tepėr qė ne, gjirokastritėve, na karakterizon kursimi nė gjithēka. Apo jo, Hamit? – e pyeti ai.

    Njė fillim kaq i rafinuar i bisedės po e bezdiste ish-detektivin. Ai e dėgjonte me vėmendje ēdo fjalė, por kishte vendosur tė fliste sa mė pak qė tė ishte e mundur dhe tė argumentonte sa mė mirė atė qė do tė thoshte. Pyetjes sė Dofenit, ai iu pėrgjigj:

    — Ēdo njeri serioz, qė flet me pėrgjegjėsi e jo pėr mashtrim, e quan borxh premtimin e dhėnė. Mua mė bėn konfuz nė sytė tuaj bindja se nuk kam mundėsi qė tė bėj premtimin e dėshiruar, si pėr ju edhe pėr mua vetė.

    — E kam dėgjuar me vėmendje bisedėn tuaj para tri javėsh, e cila na erdhi e regjistruar nė DSJ – i tha Dofeni. – Por dėshiroj t'i dėgjoj direkt nga goja jote sonte, se cilat janė konkretisht ato pengesa, qė ti mendon se ta bėjnė tė pamundur kthimin nė DSJ. Pasi Meli shtroi ankesat e tij tė zakonshme, e mori pėrsėri fjalėn Dofeni:

    — Unė kam sjellė kėtu njėrin prej mjekėve tanė mė tė mirė. E vizitoni, ju lutem, – iu drejtua ai personit tė tretė, qė nuk kishte njohur ish-detektivi.

    Mjeku nxori dy aparate nga ēanta dhe i tha Melit:

    — Zhvishu nė mes e lart!

    Pas njė ekzaminimi tė vėmendshėm, mjeku shpjegoi konstatimet e tij.

    — Njė gjendje shėndetėsore mjaft e rėnduar. Zemra nuk i funksionon mirė. Veshkat, veēanėrisht e djathta, gjithashtu. Ndėrkohė ka njė dobėsi tė pėrgjithshme fizike, e cila ndikon nė rėnien e imunitetit organik.

    — A mund tė kurohet nė kėto kushte?

    — E pamundur. Njė provė e tillė do tė sillte njė shkallėzim tė mėtejshėm tė keqėsimit tė gjendjes.

    — Duke pasur parasysh kushtet nė tėrėsi tė vuajtjes sė dėnimit nė njė kamp pune tė rėndė tė detyruar, cili ėshtė raporti i konsumimit organik tė tė burgosurit, krahasuar me kushtet e jetės sė lirė? vazhdoi me pyetje Dofeni.

    — Kėtė pėrgjigje po jua jap i mbėshtetur nė tė dhėnat e studimeve shkencore tė kryera posaēėrisht nė vende tė tjera. Njė vit burg nė kėto kushte ėshtė i barabartė me katėr vjet mplakje nė jetėn e lirė

    — Sa kohė punove nė minierė ti, Hamit? iu drejtua Dofeni Melit.

    — Dhjetė muaj.

    Mjeku mori pėrsėri fjalėn:

    — Para se tė niseshim pėr kėtu, unė kontrollova raportin mjekėsor tė lėshuar pas pėrfundimit tė hetuesisė speciale qė ka kaluar Hamiti. Nė bazė tė tij rezulton se ai ka pėsuar defekte tė rėnda organike.

    — Sido qė tė jetė puna, ne nuk do tė kursejmė asgjė pėr rigjenerimin tėnd organik, Hamit, – i premtoi Dofeni. – Siē je vėnė nė dijeni, do tė kurohesh nė klinikat mė tė mira tė botės pėr njė periudhė kohore gjashtė deri nė tetė muaj. Edhe pas kėsaj, ne do tė interesohemi posaēėrisht pėr ēdo kurė tė re qė mund tė dalė nė ndonjė vend me mjekėsi tė zhvilluar, e cila do tė vlerėsohet e dobishme pėr forcimin e shėndetit tėnd, duke ta siguruar me ēdo ēmim. «Pėrsa i pėrket trajtimit tė pamerituar qė tė ėshtė bėrė nė hetuesinė speciale, ne jemi tė ndėrgjegjshėm qė do tė tė mbetemi borxh. Le tė tė ngushėllojė sadopak fakti, qė unė pak kohė kam qė jam nė korent tė kėtyre punėve. Kur ke qenė ti nė hetuesi, unė nuk e kam ditur mirė se ēfarė funksionesh kryente konkretisht shėrbimi sekret i njė shteti.

    — Nė qoftė se nuk e ke ditur ti, e dinin tė tė tjerėt, – ia ktheu fytyrėngrysur ish-detektivi.

    — Kjo ėshtė e vėrtetė, Hamit, veē mos harro se pas spastrimeve tė rėndėsishme qė u bėnė nė kryeministri dhe nė M.P. tė Brendshme, nuk e gjente dot kollaj guri vendin e tij. Meli tundi kokėn nė heshtje. Dofeni zgjati dorėn drejt paketės Partizani tė ish-detektivit, mori njė cigare dhe e ndezi.

    — Si mendon Hamit, nuk do ta ndryshosh qėndrimin tėnd? filloi tė fliste me njė ton tjetėr drejtori i DSJsė. – Mė vjen keq pėr kėtė sjellje. Yt vėlla, Dariu, po punon mirė, megjithėse nuk ėshtė profesionist. Nuk kemi asnjė vėrejtje nė adresė tė tij. Por pesėdhjetė si ai nuk na hyjnė nė punė, sa ti vetėm. Na duhesh Hamit, na duhesh shumė, prandaj po tė kėrkojmė me kaq kėmbėngulje. Mundohu t'i kuptosh mirė kėto fjalė qė po t'i pėrsėris. Jemi gati tė tė plotėsojmė ēdo kėrkesė tėnden. Shprehu pa ndrojtje pėr gjithēka, mjafton qė tė ndryshosh qėndrim, tė kthehesh nė DSJ. Duhet ta dish mirė, se bėn gabim tė rėndė nė qoftė se tė rritet mendja qė po tė lutemi. Nė rast se kėrkesėn tonė e quan si njė tė keqe qė tė zuri derėn (gjė qė mua do tė mė dėshpėronte), atėherė pėrpiqu qė midis dy tė kėqijava tė zgjedhesh mė tė voglėn.

    — Qysh me sinjalizimin e parė nga ana juaj, e kam analizuar mė sė miri gjithēka. Nuk kam lėnė pas dore as zgjedhjen midis dy tė kėqijave tė mundshme. Tė marr pėrsipėr njė detyrė qė nuk e realizoj dot, do tė thotė qė tė ballafaqohem me njė dėshtim tė sigurtė. Dėshtimi pėr njė detektiv tė dalė nga burgu fare lehtė mund tė cilėsohet si njė sabotim politik. Nė rrethana tė tilla, e keqja mė e vogėl pėr mua ėshtė shmangia nga pėrgjegjėsia e njė detyre, qė i tejkalon mundėsitė e mia aktuale.

    — Kjo shmangie nga detyra, siē tė pėlqen ta cilėsosh ti, nė njė kohė qė po tė bėhet e qartė se shteti ta ka shumė nevojėn, nuk ėshtė asgjė mė pak se njė dezertim - ia priti me ton tė prerė Dofeni.

    — Nuk ėshtė dezertim, por tėrheqje pėr paaftėsi – tentoi tė mbrohej Meli. – Normalisht e drejta pėr njė tėrheqje tė tillė duhej tė mė njihej edhe para rėnies nė burg.

    - Klasifikimin juridik tė kėtyre veprimeve e bėjnė ata qė interpretojnė ligjet, jo kushdo, – i tha gjithė seriozitet Dofeni.

    Meli nuk foli.

    Deri nė atė ēast kishin pirė nga dy kafe tė shoqėruara me njė gotė pije me ngjyrė. Ish-detektivi nuk kishte refuzuar asgjė, me pėrjashtim tė gotės sė dytė tė pijes. Shefi i gjithėpushtetshėm i DSJsė i bėri njė propozim:

    — Siē e more vesh prej fjalėve tė mjekut, ne nuk tė kurojmė dot nė kushtet e vėshtira tė kėtij kampi pune. Nga ana tjetėr, ti nuk po vendos qė tė kthehesh pėrsėri nė gjirin tonė. Prandaj jam i mendimit qė tė tė lirojmė prej burgut me kėtė kusht: tė tė gjejmė njė punė tė mirė nė Tiranė dhe tė vish nė DSJ vetėm dy herė nė muaj. Kjo s'tė prish ndonjė punė besoj.

    — Gjersa unė nuk jam nė gjendje t'jua plotėsoj dėshirėn sipas kėrkesės fillestare, nuk dua tė mė bėni asnjė lloj privilegji.

    — Shėndeti ėshtė domosdoshmėri nė jetė, Hamit. Si tė jesh pro nesh apo kundėr, ti nuk mund tė realizosh asgjė pa shėndetin. Prandaj mospranimi yt nė kėtė rast, nuk mė duket i bazuar nė arsye. Meli nuk polemizoi.


    *


    Dofeni s‘po ia ndante sytė ish-detektivit tė pabindur; ky gjithashtu. Ky duel shikimesh, i frymėzoi subjektin e vazhdimit tė bisedės drejtorit tė DSJsė:

    — Gjatė bashkėbisedimit me ndėrlidhėsin, ti i kishe bėrė njė pyetje, pėr tė cilėn ai nuk ishte i autorizuar tė tė pėrgjigjej. Pėrgjigjen po ta jap unė tani. Sitemi organizativ i shtetit tonė parashikon kuadro tė zgjedhura prej organeve pėrkatėse dhe kuadro tė emėruara nga lart, pėr merita tė veēanta. Karriera e nėnės sime i pėrket kategorisė sė dytė qė pėrmenda.

    — Unė ia drejtova atė pyetje ndėrlidhėsit, mbasi e njihja nėnėn tėnde si drejtoreshė tė Institutit tė studimeve marksiste-leniniste, por jo me pushtet nė shėrbimin sekret shqiptar.

    — Nuk ėshtė e thėnė qė ti t‘i dish tė gjitha, vetėm pse ke milituar gjashtė vjet nė radhėt e DSJsė, – ia ktheu Dofeni me njė ndjenjė tė kuptueshme nėnēmimi. Pėr shkak tė kėsaj pėrgjigjeje tė thartė, Meli ndjeu kėnaqėsi qė kishte vendosur paraprakisht t‘i fliste me ―ti‖ e jo me ―ju‖ Dofenit. Si pėr t‘ia pėrforcuar bindjen nė vendimin e drejtė qė kishte marrė ish-detektivi, drejtori i DSJsė i bėri njė pyetje qė nėnkuptonte vetėvlerėsim:

    — Meqenėse jemi bashkėmoshatarė, a tė kujtohet tė mė kesh parė nė Tiranė, Hamit?

    — Po. Nė vitin 1969 ke ardhur njė natė nė qytetin Studenti me djalin e Mehmet Shehut. Kishte mjaft roje rreth lokalit ku u futėt ju, prej nga dėgjohej muzikė e huaj, e ndaluar pėr ne tė tjerėt. Dofeni buzėqeshi, tundi lehtė kokėn e i tha:

    — Lėvizje tė tilla i kam pasur tė rralla, prandaj mė kujtohet ajo natė. Festonim ditėlindjen e njė shoku nga Korēa. Meqė ra fjala, po ti, Hamit, e feston ditėlindjen kėtu?

    — Fatkeqėsitė qė mė kanė zėnė derėn nuk mė lejojnė tė kem respekt e dashuri pėr ditėn qė mė solli nė kėtė botė tė mundimshme.

    — Vlera e jetės nuk nėnēmohet, nė tė gjitha rrethanat. Por qė ta gėzosh atė, duhet shėndeti nė radhė tė parė, pastaj fati. Njė njeri i sėmurė nuk mund ta gėzojė jetėn, ēfarėdolloj kushtesh tė mira tė ketė. A i dėgjove fjalėt e mjekut lidhur me shėndetin tėnd?

    — Sipas fjalėve tė mjekėve, unė tani duhej tė ecja kėmbadoras. Ndofta nuk jam nė atė gjendje shėndetėsore qė u dukem atyre. Atė ēast u servirėn kafetė e treta. ėrkohėsisht sundoi qetėsia.


    *


    — Pse nuk pranon tė futesh nė ndonjė punė tė rehatshme kėtu nė kamp, apo ke frikė se tė quajnė spiun tė komandės tė burgosurit e tjerė? e pyeti papritur drejtori i DSJsė me njė buzėqeshje tė lehtė.

    — Po – iu u pėrgjigj pa hezitim Meli. – Dihet prej gjithė tė burgosurve, se kėto lloj punėsh vetėm atyre personave u jepen.

    — Mirė atėherė, vazhdo tė punosh aty ku je; vetėm na lejo qė, nėpėrmjet kanaleve tona, tė tė ndihmojmė me 300 lekė tė reja ēdo muaj.

    — Jo, jo s'ėshtė nevoja – nxitoi tė pėrgjigjej Meli. – U jam pėrshtatur mjaft mirė kėtyre kushteve dhe ndonjė mungesė e rastit nuk mė bėn fare pėrshtypje.

    — Meqenėse jeta e lirė tė qenka mėrzitur dhe nuk e preferoke nė ēdo formė qė po ta ofrojmė, a mund tė na japėsh ndonjė mendim pėr misionin tonė?

    — Unė di vetėm se po pėrgatisni njė Mision tė Madh, si nga vlera e realizimit edhe nga shkalla e vėshtirėsisė. Por nuk di se pėr ēfarė misioni bėhet fjalė konkretisht, qė tė mund tė jepja ndonjė mendim.

    — Pėr atė qė kemi nevojė tė tė tėrheqim mendimin, do tė tė pyes unė vetė. Rėndėsi ka qė ti tė jesh i gatshėm pėr tu pėrgjigjur.

    — Patjetėr.

    — Pėr fazėn e parė – zbulimin e objektivit – na duhet tė veprojmė nė pesė a gjashtė shtete evropiane. Kryesisht perėndimorė, por edhe lindorė. Sipas mendimit tėnd, si ėshtė mė mirė, tė veprojmė mė parė nė shtetet perėndimorė dhe, po nuk rezultoi gjė, tė kalojmė pastaj me forca tė pėrqendiruara nė shtetet lindorė, apo t'i ndajmė detektivėt nė grupe mė tė vegjėl qysh nė fillim dhe tė vazhdojmė gjurmimin njėkohėsisht nė tė gjitha vendet ku dyshojmė?

    — Unė mbėshtes idenė e gjurmimit tė njėkohshėm nė tė gjithė shtetet ku mendoni se duhet kryer njė veprim i tillė, veēse me njė qendėr drejtuese jashtė Shqipėrisė. Kjo lehtėson ndjeshėm manovrimet e nevojshme tė diktuara nga rrethanat. Nė rast se paraqitet nevoja e pėrqendrimit tė grupeve tė veēantė nė njė shtet tė vetėm (p.sh., pas sigurimit tė ndonjė tė dhėne tė saktė nė ndonjėrin prej shteteve nė fjalė), diēka e tillė realizohet pa vėshtirėsi. Vonesa e gjurmimit favorizon gjithmonė atė qė fshihet.

    — Cila ėshtė mosha mė e pėrshtatshme e detektivėve qė duhen angazhuar pėr Misionin e Madh?

    — Pėr mendimin tim, nė njė mision kaq tė rėndėsishėm duhen mobilizuar detektivė me pėrvojė, por qė kanė njėherėsh edhe energjinė dhe dinamizmin e moshės. Zakonisht cilėsi tė tilla mbart mosha 35 deri nė 40 vjeē.

    — Ē'rol mund tė luajnė femrat nė njė mision tė tillė?

    — Si nė ēdo mision, femrat kanė aftėsi katalitike nė zhbllokimin e sekreteve. Por nė njė mision kaq delikat duhen pasur parasysh edhe masat parambrojtėse tė kundėrshtarit, pėr tė mos rėnė nė bllof.

    Pas njė heshtjeje tė shkurtėr, Dofeni formuloi konsideratėn e tij pėr takimin:

    — Idetė qė mė dhé ishin sa tė dobishme, aq edhe tė ēiltra. Nė pėrgjithėsi ato kanė qenė edhe mendimet tona. Pėrsa i pėrket ēėshtjes pėr tė cilėn erdhėm, unė mendoj se fitorja ėshtė e imja, pavarėsisht se, tani pėr tani, do tė mbetet njė fitore pa trofé, gjersa nesėr nuk do tė shkojmė bashkė nė DSJ, siē shpresoja unė. Por kjo do tė ndodhė patjetėr njė ditė, mbetet thjeshtė ēėshtje kohe. Shkėmbi e ke pasur pseudonimin nė aktivitet dhe si shkėmb po qėndron. Tė adhuroj pėr vendosmėrinė, po aq sa tė urrej pėr mospranimin e ofertės sonė me propozimin e parė. Pushteti ynė disponon leva tė tilla, me tė cilat mund tė lėvizė nga vendi ēdo shkėmb. Mbaje mend kėtė qė po te them: si sot njė vit ti do tė militosh patjetėr nė radhėt e DSJsė, me hir ose me pahir. Natėn e mirė, e mirėmbetsh!

    Meli takoi dorėn me Dofenin dhe tė pranishmit e tjerė e doli jashtė. Dėbora e ngrirė shndriste nga rrezet e hėnės nė prishje, duke sajuar njė peizazh dimėror joshės. «Bukuria qė vret», tha me vete detektivi i burgosur. Kjo skicė e mirėnjohur e Migjenit, poetit dhe shkrimtarit tė tij mė tė preferuar shqiptar, iu kujtua Melit, ndėrsa po hynte nė maune tė bėnte njė sy gjumė.

  9. #29
    XXIX PĖRGJIMI INTENSIFIKOHET


    ―Ndodh qė njeriu tė bėhet i vendosur nga dobėsia dhe guximtar prej ndrojtjes.

    La Roshėfukó


    Qysh prej ditės qė Streto i bėri tė ditur Melit se do tė ndodhej nė njė rreth tė hekurt pėrgjimi si pasojė e refuzimit tė ofertės sė DSJsė, ish-detektivi me Diksin kishin diskutuar gjerėsisht sė bashku, pėr t'i bėrė parapritat e duhura ēdo rreziku tė mundshėm. Meli e dinte nga pėrvoja e profesionit tė dikurshėm se DSJ do tė bėnte ēmos pėr tė siguruar informacion kompromentues kundėr tij. Kjo do t'i krijonte mundėsinė pastaj ta riarrestonte ish-detektivin dhe ta vinte para alternativės sė dėshiruar pėr synimet e saj: dėnim kapital pėr dekonspirim, ose rikthim nė detyrė. Natyrisht, njė vendim tė tillė DSJ mund ta merrte edhe pa sigurimin e materialeve kompromentuese qė synonte, por nė fund tė fundit Meli donte tė mos jepte vetė shkas pėr njė gjė tė tillė. Mė tepėr nga kaq nuk bėnte dot.

    Meli me Diksin morėn nė analizė personat me tė cilėt kishte marrėdhėnie ish-detektivi. Ndonėse ky ishte dorėshtrėnguar nė krijimin e kėtyre marrėdhėnieve, sidoqoftė nuk mund tė thuhej se jetonte i vetmuar. Ata vendosėn qė, qysh prej asaj dite, Meli duhej ta konsideronte veten si pėrpara hetuesit nė praninė e tyre. Ndėrkohė ai nuk duhej tė bėnte asnjė ndryshim tė dukshėm nė marrėdhėniet e jashtme me ta. Lindja e ―pse-ve‖ duhej evituar me ēdo kusht nė atė situatė tensioni e pasigurie. Me sa dukej, kartelisti do tė ishte organizatori i rrjetit tė brendshėm informativ tė kampit me objektiv ish-detektivin. Ky u bind pėr kėtė, pas ndodhisė sė mėposhtme. Njė ditė Meli ishte ulur tek njė cep i sheshit ku shėtisnin tė burgosurit. Po rilexonte romanin Njėzet mijė lega nėn det. Ky libėr i shkrimtarit tė huaj mė tė pėlqyer tė tij e kishte fundosur edhe vetė Melin nė fund tė detit, kur dikush ia bllokoi me njė fije letre faqen e librit. I revoltuar, ai ngrit sytė dhe pa bashkėqytetarin me tė cilin ishte dėnuar si grup (pikėrisht pėr atė kishte shkuar Meli nė Berat ditėn qė e arrestuan).

    — Sa herė tė kam thėnė tė mos mė shqetėsosh, kur jam duke lexuar? reagoi i revoltuar ish-detektivi.

    — Mos u nxeh, Hamit, se ky ngacmim ėshtė pėr tė mirėn tėnde – i tha ai me zė tė ulėt. – Do tė besoj njė sekret, por mė parė duhet tė mė japėsh fjalėn qė nuk do tė nxehesh.

    — Pse, ėshtė njė sekret qė mund tė mė revoltojė?

    — Pak a shumė…

    Meli mbylli librin dhe i tha:

    — Shprehu lirshėm; tė jap fjalėn se do tė tė dėgjoj i qetė.

    — Duhet tė tregohesh i kujdesshėm; kartelist Et‘hemi tė ka vėnė nė shėnjestėr.

    — Nga e di ti?

    — Mė thirri nė zyrė dhe…

    Fillimisht ai u pėrtyp duke u skuqur, pastaj heshti.

    — Shprehu deri nė fund; tė thashė qė nuk do tė nxehem.

    — Mė kėrkoi qė ta informoja pėr ty, duke mė premtuar se do tė ndikonte nė uljen e dėnimit tim, po qe se informacionet e mia do tė ishin tė dobishme.

    — Po ti, si iu pėrgjigje?

    — Ai mė kėrcėnoi: «Nėse nuk pranon tė mė informosh, do tė tė transferoj nė burgun e Burrelit». Ti e di qė njė transferim i tillė ėshtė i tmerrshėm pėr mua.

    — Po pastaj, me ēfarė detyre tė ngarkoi kokretisht?

    — Kartelist mė tha: «Ti e ke bashkėqytetar Hamitin dhe e di qė ai ka qenė disa vjet oficer sigurimi nė Tiranė. Nė rrethana tė volitshme, gjatė bisedave me tė pėrpiqu tė mėsosh diēka pėr veprimtarinė e tij atje: ēfarė ka bėrė konkretisht, apo ku e ushtronte aktivitetin. Gjithashtu kur Hamiti, i mėrzitur apo i sėmurė (e dimė qė ai vuan nga shėndeti), vjell vrer kundėr pushtetit popullor, ti duhet t‘i regjistrosh sharjet e tij nė kėtė mikroregjistrues zėri. [Kartelisti ma shpjegoi dy herė sesi vihej nė funksionim aparati i vogėl]. Kompensimi pėr njė shėrbim tė tillė do tė jetė nė vartėsi tė vlerės sė informacionit tė siguruar: nga ulje dėnimi deri nė lirim prej burgut. Kjo varet nga rezultatet e punės tėnde.» «Unė e pranova propozimin e kartelistit vetėm pėr t‘i shpėtuar transferimit nė burgun e Burrelit. Por isha i vendosur qė nuk do ta kryeja kurrė kėtė akt tė ulėt dhe do tė lajmėroja ty patjetėr pėr rrethanat nė tė cilat gjendesh. Tani do tė veproj si tė mė thuash ti: po deshe jam gati t‘ia kthej kartelistit aparatin regjistrues, duke i thėnė se nuk e bėj dot kėtė punė. Qysh dje qė e kam marrė, mė ka prishur qetėsinė. Nuk e di si u ndodha aq bosh qė e pranova, por tani e kam ndarė mendjen: ēfarė tė mė kėshillosh ti, do ta bėj pa ngurrim. Mė fal, Hamit, qė u tregova kaq i dobėt.

    Duke thėnė kėto fjalė, ai u skuq nė fytyrė dhe sytė iu mbushėn me lot. Melit i erdhi keq kur e pa nė atė gjendje, ndonėse fillimisht ishte revoltuar nė vetvete. Ish-detektivi e dinte qė ai nuk ishte keqbėrės, por pėrballė kėrcėninit tė pushtetit ishte disi i lakueshėm; edhe gjatė procesit hetimor kishte manifestuar shenja tė tilla. Megjithatė nė kėtė rast ai e dėnoi vetė aktin e tij dhe e meritonte faljen. Meli vendosi qė ta ndihmonte pėr tė dalė pa telashe nga situata nė tė cilėn ndodhej bashkėqytetari i tij:

    — Mė mirė do tė kishte qenė qė ti tė mos ta pranoje njė propozim tė tillė. Tani qė kjo ka ndodhur, ne do ta zgjidhim problemin nė mėnyrė tė tillė qė as ti tė mos dėmtohesh dhe as mua tė mos mė dėmtosh. Qetėsohu. Pas disa ditėsh, Meli zhvilloi posaēėrisht njė bisedė me bashkėvuajtėsin dhe bashkėqytetarin e tij, tė cilėn ky e regjistronte. Ish-detektivi ia kishte dhėnė me tė shkruar pyetjet qė ai duhej t‘i bėnte nė bisedė e sipėr. Pėrgjigjet Meli i kishte pėrgatitur me vėmendje. Ato nuk pėrbėnin rrezik pėr tė, por as nuk linin tė dyshohej fare pėr fallsitetin e bisedės. Ky qe i vetmi material informativ qė mundi tė vilte karteisti i kampit prej Hamit Melit gjatė gjithė periudhės sė pėrgjimeve intensive ndaj tij.


    *


    Atė ditė qė bashkėqytetari i tij i foli pėr mikroregjistruesin duke ia treguar atė [ishte sa njė sahat i vogėl xhepi], Meli u interesua tė merrte kontakt me Pahinė.

    — Po ti, Afrim, paske vendosur tė bėsh prova teknike me zėrin tim, qė nuk mė ke thėnė se nė kamp po pėrdoret edhe njė aparat regjistrimi pėr tė mė pėrgjuar? e pyeti pa e fshehur njė dozė revolte.

    — Po pėrdoren tre aparate tė tillė, jo njė – ia ktheu Pahia duke qeshur. – E ē'rėndėsi ka kjo? Gjithė materialin informativ qė mbledh kartelisti gjatė javės me spiunėt e tij, ma dorėzon mua nė dorė ēdo tė premte nė dhomėn time tė fshehtė. Unė bėj seleksionimin e materialit, duke nisur nė DSJ vetėm atė pjesė tė tij qė e vlerėsoj tė padėmshėm pėr ty. Po tė ndodhė qė tė mė vijė ndojė material qė tė rėndon vėrtet, unė e ēregjistroj atė pa vėshtirėsi. Faktikisht nuk ėshtė regjistruar asgjė e tillė dhe unė s'kisha pse tė ngutesha pėr tė tė shqetėsuar ty. Bile pikėrisht pse nuk kanė funksionuar si duhet kanalet e kėtushme informative, DSJ ka futur nė kamp njė kuadėr tė saj me shumė pėrvojė, me tė burgosurit qė erdhėn pardje. Ky pėrbėn vėrtet njė rrezik real. Megjithėse unė u vura nė dijeni pėr ardhjen e tij, informacionet e tij ai do t'i nisė drejtpėrdrejt nė DSJ, pa kaluar fare nga unė. E gjen dot me mend se cili ėshtė ky mysafir qė na ka ardhur, Hamit? Brinjashi, besoj se tė kujtohet.

    — E ku harrohet njė krijesė aq e poshtėr si ai! shkrofėtiu Meli i mėrzitur prej kėtij lajmi tė keq. – Si nuk ka ndėrhyrė Guri ta anullonte ardhjen e tij!

    — Nuk ka pasur mundėsi. Nė DSJ po kėrkohet me insistim material kundėr teje. Nė analizėn e fundit qė kanė bėrė atje, ėshtė theksuar se punėt nuk po ecin mirė nė kėtė drejtim. Brinjashi ka dalė vullnetar, i bindur se do tė arrijė tė nxjerrė diēka nė dritė. Para njė ēerk ore kaloi lart, pėr tek sheshi.

  10. #30
    XXX CILI ISHTE BRINJASHI ?


    ―Nuk mund tė rrėzohesh mė poshtė sesa pėrtokė.

    D. Kostolani




    Shkolla e lartė speciale e shėrbimit sekret qė kishte kryer Hamit Meli ishte katėrvjeēare. Ajo kishte njė rregull krejt tė veēantė: nė tė regjistroheshin studentė vetėm njė herė nė katėr vjet. Pra, duhej tė pėrfundonin ciklin e plotė katėrvjeēar tė shkollės studentėt e regjistruar, pastaj regjistroheshin studentė tė tjerė. Si rrjedhim, nė shkollėn speciale tė shėrbimit sekret shqiptar studentėt kishin vetėm shokė kursi, shokė klase, por jo shokė shkolle. Kjo i forconte sė tepėrmi marrėdhėniet midis tyre gjatė katėr vjetėsh. Vetėkuptohet qė studentėt e regjistruar nė atė shkollė zgjidheshin prej familjeve me biografi politike tė shkėlqyer pėr kohėn. Jo rastėsisht, sa herė ndaheshin diplomat e studentėve tė asaj shkolle, diktatori vetė asistonte rregullisht nė ceremoninė e rastit. Gjithashtu kur bėheshin dekorime pėr detektivėt pėr misione tė ndryshme tė kryera prej tyre, ai ua dorėzonte me dorėn e tij dekoratat.

    Rregulli i veēantė i shkollės speciale tė shėrbimit sekret shqiptar nuk ishte aspak formal, por i studiuar mirė dhe me njė objektiv tė qartė. Gjatė dy viteve tė para tė shkollės studentėt pėrfitonin njė kulturė tė pėrgjithshme tė ngjashme me atė tė universiteteve me disiplinė tė fortė. Natyrisht, prioritet kishin dy-tri lėndė qė lidheshin me shėrbimin sekret dhe psikologjinė, si edhe pėrgatitja fizike e studentėve tė zgjedhur me tregues tė pėrshtatshėm. Por gjer nė pėrfundim tė vitit tė dytė tė shkollės, ata njiheshin vetėm me anėn mė spektakolare tė shėrbimit inteligjent: zhbirimin e sekreteve duke sfiduar rrezikun. Ndėrkohė ata pėrvetėsonin mė sė miri teknikėn e radiotransmetimit dhe pėrballimin e situatave tė papritura nė mision: si uria, etja, izolimi etj.. Pėr kėtė, instruktorėt i detyronin studentėt tė jetonin dhjetė ditė nė zona tė izoluara, tėrėsisht me mjete rrethanore. Dhe kjo nuk ndodhte vetėm njė herė.

    Mirėpo falė moshės, temperamentit dhe fizikut tė tyre ( pėrzgjedhja e studentėve u besohej specialistėve agjentė tė DSJsė nėpėr rrethe), kjo temė interesante policore i joshte ata, duke i dhėnė ngjyra aventure jetės sė tyre rinore. Ishte pikėrisht nė vit tė tretė qė studentėt binin nė kontakt pėr herė tė parė me anėn tjetėr tė medaljes: mjetet qė do tė realizonin qėllimin. Atėherė atyre u mėsohej me ngulm se vrasja nuk pėrbėnte krim, kur kryhej pėr interesat e larta tė partisė dhe autori i saj nuk quhej kriminel, por hero. Ata duhej tė mėsonin pėrdorimin e pėrkryer tė thikės, tė helmimit, tė kurtheve tė larmishme, tė pėrgjimeve speciale, tė atentateve me armė pa zė etj, etj.. Tė gjitha kėto studentėve u paraqiteshin si veprime tė domosdoshme, pėr t‘i njohur nė kuadrin e kryerjes sė njė misioni tė vėshtirė tė shėrbimit sekret, por jo si qėllime tė vetė misionit tė tyre.

    Ndėrsa nė vitin e katėrt tė shkollės, atyre u flitej mė hapur. Instruktorėt e regjur u bėnin mė sė fundi tė ditur se, krahas misioneve tė zbulimit nė kuadėr tė shėrbimit sekret, ata do tė kryenin edhe atentate nė shtete tė tjera kundėr detektivėve tė huaj, ose shqiptarėve tė arratisur qė i sillnin telashe partisė. Ndėrkohė u caktonin edhe pengjet familjarė, pas dy turneve turistikė nėpėr Evropė tė shoqėruar prej instruktorėve. Kjo ua bėnte atyre tė pamundur kthimin prapa. Sikur studentėt ta mėsonin kėtė fakt nė vit tė parė apo tė dytė tė shkollės, pak prej tyre mund ta vazhdonin atė deri nė fund. Pikėrisht pėr ta evituar diēka tė tillė, regjistrimet nė atė shkollė bėheshin vetėm njė herė nė katėr vjet.


    *


    Brinjashi ishte katėr vjet mė i moshuar nga Meli dhe po aq kohė para tij kishte nisur aktivitetin nė DSJ. Ai njihej si njė ndėr detektivėt mė tė vendosur tė DSJsė; njė krjesė e predispozuar tėrėsisht pėr krim. Melit i kujtohej njė ngjarje e vitit 1974, e cila zbulonte qartė karakterin pervers tė Brinjashit. Me rastin e 30-vjetorit tė ardhjes nė fuqi tė regjimit komunist nė Shqipėri, nė DSJ shpėrndaheshin ēmime speciale pėr detektivėt qė kishin realizuar misionet mė tė spikatur tė shėrbimit sekret shqitar nė vite. Si gjithmonė, diktatori ishte i pranishėm nė ceremoninė solemne. Brinjashit iu dha ēmimi i tretė pėr asgjėsimin me thikė nė njė rrugė tė Brukselit tė njė intelektuali shqiptar tė arratisur, i cili shkruante artikuj tė ashpėr kundėr regjimit tė Tiranės. Kur mori medaljen prej dorės sė diktatorit, Brinjashi kishte deklaruar:

    — Do tė isha i lumtur sikur herėn tjetėr tė realizoja ndonjė mision qė do tė meritonte ēmimin e parė, pa le tė vritesha edhe vetė duke e realizuar atė.

    — Kėshtu ju do partia – kishte thirrur i ekzaltuar diktatori, duke i shtrėnguar dorėn.

    Ky cinizėm i tejskajshėm e bėri Brinjashin tė neveritshėm nė sytė e detektivėve tė tjerė tė DSJsė. Njė ditė kolegėt e Melit po shikonin nė televizor njė emision shkencor, i cili bėnte fjalė pėr teknikėn e vjeljes sė helmit tė gjarpėrinjve nė njė laborator tė posaēėm. Ata kishin vėnė re tė habitur njė lloj gjarpri tepėr tė neveritshėm, i cili nuk zvarritej drejt pėrpara, si gjithė tė tjerėt. Me trupin e mbėshtjellė pėrgjysmė, ai rrėshqiste anash. Atė lloj gjarpri shkencėtarėt e thėrrishin brinjashi. Duke marrė shkas prej faktit se detektivi nė fjalė gjatė ecjes e hidhte kėmbėn e majtė me majėn e kėpucės tė nxjerrė paksa jashtė, kėtė nofkė ata ia ngjitėn edhe kėtij gjarpri tė DSJsė. Pėr inat tė atyre qė ia ngjitėn nofkėn, ai e pėrdori atė si pseudonim nė kryerjen e disa misioneve, duke ua bėrė sė tepėrmi qejfin me kėtė gjest domethėnės shefave tė tij cinikė si ai vetė.

    Me futjen e Brinjashit nė kamp rrethi i pėrgjimit ishte bėrė kėrcėnues pėr Melin. Sa herė binte fjala pėr tė, ai i thoshte Diksit:

    — Inat kije, por foli hakun. Sa pėr profesionin, nuk ia ha qeni shkopin; ėshtė detektiv i talentuar.

    Megjithatė Meli ishte i qetė dhe i prerė nė vendimin qė kishte marrė. Me fatin e tij tashmė ishin lidhur pėrfundimisht shokėt e tij tė kursit, tė cilėt pėrbėnin ajkėn e DSJsė. Nė betejėn e madhe qė kishte nisur midis ish-yllit tė shėrbimit sekret shqiptar dhe DSJsė po pėrfshiheshin shumė fate, shumė interesa e shumė synime. Aktualisht Meli u kishte marrė krahėt atyre dhe lufta e tij e heshtur niste brenda kalasė sė shėrbimit sekret shqiptar. Megjithatė fjalėn e fundit, si gjithmonė, do ta thoshte forca dhe ajo fliste tėrėsisht pėr palėn tjetėr. Edhe nė atė rast detektivi i burgosur e kishte vendosur tė asgjėsohej duke asgjėsuar, jo nė pasivitet. Sa pėr arratisje jashtė shtetit (siē i kishte propozuar njė natė Pahia) as qė i shkonte mendja. Ai kishte hesape pėr tė larė me diktaturėn dhe nuk donte ta shmangte pėrplasjen me tė.

  11. #31
    XXXI KURTH I DĖSHTUAR


    ―Tiranėve nė pėrgjithėsi nuk u mungojnė pretekstet.

    E. Byrk



    — Ēfarė ke nė kėtė zarf, Sazan? e pyeti i buzėqeshur Meli.

    — Tri fotografi, qė kisha nė xhep ditėn e arrestimit.

    — Mund t‘i shikoj?

    — Pse jo?

    — Kjo ėshtė nėna jote, besoj, – hamendėsoi Meli, duke i treguar njėrėn prej tyre Diksit.

    — Nėnat nė pėrgjithėsi njihen lehtė, Hamit.

    — Sidomos nėnat e hidhėruara – tha duke psherėtirė ish-detektivi. Meli e shikoi gjatė fotografinė, para se tė merrte tjetrėn.

    — Paske pasur flokė shumė tė bukur, Sazan. Sa shumė ke ndryshuar! Transformimi yt fizik ėshtė mė i dukshėm se i imi.

    — Edhe e kaluara ime ka qenė shumė mė e mundimshme se e jotja.

    — Pa dyshim. Por tani vuajtjet i kemi tė njėllojta. Cili ėshtė ky personi tek fotografia tjetėr qė keni pozuar bashkė? Mė ngjan si fytyrė e parė.

    — Njė berber tiranas, admirues i flokėve tė mi. Njė ditė u qetha rastėsisht tek ai. Kur u ndamė mė dha fjalėn se ishte i gatshėm tė mė qethte gratis, nė rast se do tė shkoja nė lokalin ku punonte, sa herė qė do tė ndodhesha nė Tiranė. Ai e mbajti fjalėn dhe me kalimin e kohės zura miqėsi me tė. Dy muaj para se tė mė arrestonin, dolėm nė fotografi bashkė.

    — Mos e kishte lokalin nė rrugėn e Durrėsit?

    — Po.

    — Tė kujtohet emri i tij?

    — Po; e quanin Fredi.

    — Ēfarė koiēidence! Ti ke qenė klienti i tij i preferuar, ndėrkohė qė Fredi ka qenė berberi im i preferuar. Ai ishte vėrtet i pasionuar pėr zanatin dhe muhabetēi i ėmbėl. Ta dija qė do tė rridhnin punėt kėshtu, do tė kisha pozuar edhe unė me Fredin. Nė kėtė mėnyrė do tė kishim pasur njė kujtim tė pėrbashkėt.

    — Ku na vinte radha mua e Fredit tė zinim shoqėri me ty atėherė! – i tha duke qeshur Diksi.

    — Jo, Sazan jo, nuk ėshtė ashtu. Unė nė Gjirokastėr kam pirė raki edhe me arixhinj pėr gallatė.

    — Arixhinjtė shikoheshin me njė sy indiferent prej Sigurimit, ndėrsa unė e Fredi do i trembeshim miqėsisė me ty nė atė kohė. Megjithatė edhe kėtu ne kemi tė njėjtin berber.

    — Jo vetėm qė na qeth, por edhe na rruan – shtoi Meli duke qeshur. – Meqė ra fjala, do vish tė shkojmė tė rruhemi, Sazan?

    — Jo, mė duhet tė shkruaj njė letėr.

    Duke shkuar tek berberi, Melin e takoi kalimthi ndėrlidhėsi me DSJ. Duke ngadalėsuar hapin, ai i tha:

    — Hamit, sonte do tė takohesh pėrsėri me drejtorin e DSJsė. Takimi nuk do tė zhvillohet nė mjediset e kampit, por nė Fushė-Arrźs.

    — Nuk pranoj takim larg kampit – ia ktheu ish-detektivi.

    Ndėrlidhėsi deshi ta sqaronte mė tej, por Meli i ktheu krahėt e u largua. Ai nuk e shqetėsoi mė. Qysh prej takimit tė parė me Dofenin, ndėrlidhėsi tregohej i kujdesshėm me Melin.

    Ishte data 11 dhjetor 1983.


    *


    Pasdite vonė Pahia i bėri tė ditur Melit se, me refuzimin e tij pėr tė shkuar nė Fushė-Arrės, ai kishte bėrė tė dėshtonte tentativa e Dofenit pėr ta marrė me vete nė Tiranė. Drejtori i DSJsė kishte nė xhep njė dekret tė Kuvendit Popullor pėr lirimin e Melit nga burgu. Tė njėjtėn ditė u liruan dy tė burgosur tė tjerė prej kampit tė Qafė-Barit po me dekret. Ndryshe prej kėtyre dy tė burgosurve, tė cilėve ua komunikoi komanda e kampit lirimin, Melit do t‘ia komunikonte vetė Dofeni nė Fushė-Arrės. Shoqėruesit e tij kishin sjellė edhe njė kostum, veshje tė brendshme e kėpucė nė numrin pėrkatės tė Melit, i cili figuronte ende nė regjistrat e DSJsė. Mospranimi i ish-detektivit pėr tė shkuar nė Fushė-Arrės e kishte revoltuar Dofenin. Por ai nuk hiqte dorė prej takimit, i cili do tė zhvillohej natėn tjetėr nė kamp. Pėrkrah Dofenit, do tė ishte i pranishėm nė atė takim edhe Guri Streto.

  12. #32
    XXXII BIZNES POLITIK ME LETRA TĖ HAPURA


    ―Fajtori nuk mund tė bėhet dhe gjykatės; Ndryshojnė nga natyra dhe kundėrshtohen nga njėra-tjetra.

    W. Shekspir


    Para darke ndėrlidhėsi e takoi pėrsėri Melin dhe i njoftoi vendimin e Dofenit, se takimi i parashikuar pėr atė natė nė Fushė-Arrės do tė zhvillohej tė nesėrmen mbrėma nė kamp, nė tė njėjtėn dhomė ku ishte zhvilluar takimi i parė. Kur u paraqit atje natėn e ardhshme, ish-detektivi gjeti po ata persona qė e kishin shoqėruar edhe nė takimin e mėparshėm Dofenin, me pėrjashtim tė mjekut. Kėtė e kishte zėvendėsuar Streto, i cili ishte kishte zėnė vend nė krahun e djathtė tė Dofenit. Meli u takua me tė gjithė dhe u ul. Dofeni i dha njė cigare, ia ndezi dhe e ndezi edhe pėr vete. Pastaj nisi bisedėn:

    — Dje shokėt e Inspektoriatit rrugor tė Pukės nuk na lejuan tė vinim kėtu, pėr shkak tė dėborės sė madhe, qė e bėnte tė pasigurtė udhėtimin. Pėr kėtė arsye, ne menduam ta zhvillomin takimin nė Fushė-Arrės. Mund tė mė thuash, pse nuk pranove tė vije atje?

    — Udhėtimi me makinė nė kėto rrugė tė vėshtira malore mė shqetėson shumė nga nervat. Pastaj e merrja me mend se problemi nuk do tė ishte aq urgjent, mbasi pėr urgjencat qeveria pėrdor edhe helikopterė – u pėrgjigj Meli me zė tė shtruar, me pamje tė qetė e me sytė tek Dofeni.

    — Ne mund ta sillnim edhe helikopterin, po ta dinim se atij ti do t'i bindeshe – i tha Dofeni, duke vėnė buzėn nė gas lehtė.

    Edhe ish-detektivi buzėqeshi, por s'foli.

    Drejtori i DSJsė mori fjalėn pėrsėri. Ato qė tha nuk ishin mė pak se njė akuzė nė adresė tė Melit:

    — Sipas pohimeve tė shokėve qė tė kanė njohur mirė dhe nė bazė tė materialeve shkresore qė disponojmė nė DSJ pėr personin tėnd, ti je karakterizuar gjithmonė nga mania e kundėrshtimit dhe e kokėfortėsisė ndaj eprorėve. Veē kėsaj, ke manifestuar edhe njė prirje pėr t‘i sfiduar kuadrot tona nė ēdo drejtim tė mundshėm, deri ku tė tė arrinte krahu. Duke thėnė kėto fjalė, sytė e Dofenit u ndeshėn me ata tė detektivit tė burgosur. Ky po e shikonte me njė mosbesim tė dukshėm. Duke e ngritur zėrin, Dofeni e pėrshkallėzoi mėsymjen:

    — Ti ke synuar me ēdo kusht ta bėje pėr vete bashkėshorten e shefit tė hetuesisė tė Gjirokastrės. Dhe ia ke arritur qėllimit. Ky veprim nuk ka qenė frymėzuar thjesht prej dėshirės seksuale, se ajo tė pėlqente si femėr e bukur, por vetėm e vetėm se ishe grindur me tė shoqin dhe i kishe thėnė: do tė mė njohėsh se kush jam!. Ish-detektivi u impresionua pėr njė ēast. Kjo i erdhi pak prej fillimit tė paparashikuar tė bisedės dhe mė shumė ngaqė kishte besuar se marrėdhėniet e tij me gruan e shefit tė hetuesisė kishin mbetur sekrete. Kjo ishte njė prej femrave tė rralla pėr mosekspozimin e sė cilės ai ishte kujdesur posaēėrisht. Nga inati ai vendosi tė kundėrshtonte:

    — Mė mirė tė tė dalė syri, sesa nami, ka thėnė populli. Unė nuk kam dhėnė shkak pėr njė gjė tė tillė, por kur gjykohesh nga pozitat e forcės nuk ...

    — Dėgjo, Hamit – ia preu fjalėn nė mes Dofeni. – Kėtu nuk ka vend pėr lojra fjalėsh. Ne s'na ka tepruar koha qė tė vimė ta vrasim kėtu me ty. Pėrkundrazi, jemi mjaft tė preokupuar dhe ēdo orė ka vlerėn e njė dite nė rrethanat aktuale nė DSJ. Pėrpiqu tė mė kuptosh si duhet, se kjo ėshtė mė shumė pėr tė mirėn tėnde. Unė e fillova nė kėtė mėnyrė bisedėn, pėr tė ta bėrė tė qartė se prirja jote pėr sfida nuk do tė rrėshqasė gjithmonė si nė gjalpė. Vjen njė ēast qė i hiqet vija pėrmbyllėse llogarisė dhe bėhen hesapet e fundit. Sonte do tė bisedojmė bashkė nė njė mėnyrė krejt tė veēantė. Dhe pėr ta realizuar plotėsisht kėtė do ta vė veten time nė rolin tėnd. Pėr sa kohė do tė konstatoj se nė linjėn e arsyetimit tėnd pėr tė kundėrshtuar ofertėn tonė do tė ketė njė dozė tė drejte morale, unė do tė vazhdoj tė tė toleroj. Kur ky kundėrshtim do tė zhvishet prej ēdo lloji tė drejte morale, atėherė ky ēast do tė jetė sinjali s.o.s. i tolerancės sime. Ndėrkohė po tė bėj njė propozim konkret: A pranon ta drejtosh Misionin e Madh nga selia e ndonjė prej ambasadave tona, e cila do tė ishte plotėsisht jashtė rrezikut?

    — Unė nuk e kam refuzuar ofertėn e rikthimit nė profesionin e detektivit pėr shkak tė frikės pėr jetėn time. Gjatė kryerjes sė misioneve kur militoja nė DSJ unė e kam rrezikuar sa e sa herė jetėn, duke qenė mė i ri nė moshė. Mua mė ka penguar e mė pengon vetėm frika e dėshtimit pėr shkak paaftėsie, pas erozionit tė vlerave profesionale qė kam pėsuar pėr shkak tė vuajtjeve nė hetuesi e nė burg.

    — Nė veprimtarinė e vėshtirė tė shėrbimit sekret ka pasur, ka e do tė ketė pėrherė edhe dėshtime. Ne po pėrgatitemi me tė gjitha forcat qė disponojmė, pėr ta realizuar me sukses Misionin e Madh, por do ta pranonim edhe dėshtimin, si fakt qė ekziston.

    — Pozicioni im delikat si i burgosur politik ma bėn tė pamundur pranimin e dėshtimit tė atij misioni me rėndėsi tė veēantė, nė rast se do tė pranoja tė merrja pjesė nė tė; aq mė tepėr po ta kryesoja.

    — Gjersa DSJ, ashtu si ēdo shėrbim sekret i botės, e njeh edhe dėshtimin si pjesė e pamohueshme e njė misioni, ti nuk ke arsye tė kėmbėngulėsh nė tė kundėrtėn deri nė kėtė pikė. Po tė flas me sinqeritet, Hamit.

    — Edhe unė do tė pėrgjigjem me tė njėjtin sinqeritet. Unė kam arsyet e mia qė kėmbėngul nė mospranimin e dėshtimit tė Misionit tė Madh, nuk e bėj pėr qejf kėtė. Nga pėrvoja e mėparshme, unė e di mirė qė DSJ i analizon me imtėsi shkaqet e dėshtimit tė njė misioni tė rėndėsishėm. Ēdo hije dyshimi pėr mungesė vullneti apo aftėsie nė adresė time, si ish-i burgosur politik, mund tė interpretohet lehtėsisht si sabotim. Dhe dihet se cilat do tė ishin pasojat atėherė pėr mua. Nga ana tjetėr unė kam shumė vjet qė jam shkėputur prej shėrbimit sekret, ndėrkohė qė ish-kolegė tė mitė kanė arritur me siguri njė nivel tė lartė pėrgatitjeje profesionale. Duke folur hapur dhe me sinqeritet, nė kėto rrethana mė intrigon diēka qė unė nuk arrij ta kuptoj dot: ēfarė misioni qenka ky qė kėrkoka doemos kryesimin tim?

    Njė pauzė heshtjeje e thellė e pasoi kėtė pyetje tė papritur tė ish-detektivit. Drejtori i Sigurimit tė Shtetit dhe pėrfaqėsuesi i Sigurimit tė KQPPSH ulėn kokat. Pas njė heshtjeje tė shkurtėr, Dofeni u pėrgjigj me njė pamje tė menduar:

    — Unė mund tė ta them nė ēast se ēfarė misioni ėshtė dhe ti do ta kuptosh menjėherė pse kėmbėngulim qė ta kryesosh patjetėr ti. Por mė parė duhet tė mė japėsh fjalėn se, po ta thashė, do tė pranosh rikthimin nė detyrė.

    — Ėshtė kusht i vėshtirė ky pėr mua.

    Drejtori i DSJsė u prish nė fytyrė dhe foli me njė dozė nervozizmi tė pėrmbajtur:

    — Sonte kam ardhur tė flas me letra tė hapura me ty, Hamit. Kėtė do ta bėj pėr tė tė dalė nga borxhi, para se tė tė them fjalėt e fundit: paē veten nė qafė!. Pėr tė qenė i lehtėsuar nė ndėgjegje kur tė t'i them kėto fjalė, do tė tė krijoj lehtėsitė maksimale tė mundshme lidhur me pranimin e ofertės qė po tė bėjmė. Konkretisht: pėrveē tė drejtės qė do tė kesh pėr ta kryesuar Misionin e Madh nga njė ambasadė e jona jashtė rrezikut, do tė tė pajisim edhe me njė autorizim special, sipas tė cilit ty do tė tė njihet e drejta ta braktisėsh detyrėn, pa asnjė pasojė, sapo tė marrėsh vesh se qeveria jonė ėshtė nė pėrmbysje e sipėr. Gjithashtu do tė jesh paraprakisht i pajisur me tė gjitha dokumentet e duhura pėr tė filluar njė jetė tė qetė, krejt tjetėr. Po me kėto kushte pranon, Hamit? e pyeti Dofeni hijerėndė.

    Pavarėsisht se nė pamje s'kishte ndryshuar asgjė qysh prej fillimit tė takimit, gjendja kishte ardhur gradualisht duke u tensionuar. Jo vetėm qė ēdo nxitim ishte i papranueshėm, por pėrgjigjja duhej llogaritur mirė prej ish-detektivit nė atė ēast vendimtar. Meli shikoi me bisht tė syrit Streton. Ky ishte mbėshtetur plotėsisht pas kolltukut, ndėrsa shikimin e kishte mbėrthyer nė njė pikė tė tavanit. Kuptohej lehtė qė edhe atė e kishte pėrfshirė i njėjti tension. Meli u pėrgjigj duke i shqiptuar qartė fjalėt:

    — Mė vjen sinqerisht keq qė mbetem gjithmonė nė tė njėjtėn pėrgjigje, por kushtet e saposhtruara mė krijojnė pėrparėsi nė njė tregues, qė pėr mua ėshtė i dorės sė dytė: sigurimi i sė ardhmes personale. Unė pėr kėtė nuk kam menduar fort as kur isha shumė i ri e pa eksperiencė profesioni e jete, jo mė tani qė flas nga brenda burgut. Nė kėto kushte, prej pranimit tė ofertės sė kthimit nė detyrėn e detektivit unė do tė kisha vetėm fitim, po tė isha nė gjendje pėrsėri ta kryeja atė. Arsyeja e vėrtetė e mospranimit tim – paaftėsia pėr ta ushtruar sėrish atė detyrė – nuk lidhet me interesin tim pėr tė ardhmen.

  13. #33
    XXXIII DOFENI APO I ATI ?

    ―Bėmė baba, tė tė ngjaj!

    Shprehje popullore


    Pasi afishoi njė buzėqeshje skėrmitėse, drejtori i DSJsė iu kundėrpėrgjigj gjithė mllef:

    — Ajo lidhet dhe lidhet shumė bilé. Por kėto lidhje janė tinėzare, me fije tė padukshme, por efikase. Pikėrisht pse e dimė qė ekzistojnė kėto fije misterioze nė mentalitetin e ēdo njeriu, ne po pėrpiqemi tė tė ndihmojmė qė tė ēlirohesh prej tyre. Tė thashė qysh nė fillim tė kėtij takimi, se do ta vendos veten nė rolin tėnd, pėr tė gjykuar sa mė objektivisht qėndrimin tėnd pėrfundimtar. Nga pozitat e tua aktuale, unė nuk e kuptoj dot se ēfarė do tė humbisje ti po tė riktheheshe nė DSJ, edhe sikur regjimi ynė tė kishte vetėm gjashtė muaj jetė akoma. Me kushtet qė po tė ofrohen, ti fare mirė mund ta kaloje edhe kėtė fragment kohe nė pushtet dhe, po erdhi ndonjė situatė kėrcėnuese pėr qeverinė tonė, kris e ik pastaj. Njė kompromis tė tillė mund tė mos ta pranojė njė njeri me duar tė pastra dhe me njė tė kaluar tė qetė, por jo ti, autori i 112 misioneve tė realizuar. Pse nuk pranon ta jetosh me kapacitet tė plotė edhe atė interval kohe qė i paska mbetur regjimit tonė, sipas llogarive tė tua? Kthehu nė shtėpinė tėnde, djalė plangprishės, se ti je i zhytur nė gjakun e shkaktuar prej kėtij regjimi dhe i mbyturi nuk pyet prej tė lagurit.

    Provokimi i Dofenit me kėtė tė folur tė vrazhdė ia arriti qėllimit tė synuar. Ai e irritoi detektivin e burgosur deri nė atė masė, saqė ai flaku tej kujdesin e vetėmbrojtjes dhe i doli rrezikut ballė pėr ballė, nė fushė tė hapur:

    — Sepse nuk dua ta rris mė tej shifrėn e kobshme tė misioneve tė mi tė realizuar – ia ktheu ish-detektivi me zėrin qė i dridhej, dyllė i verdhė nė fytyrė. Streto kafshoi buzėn e poshtėme dhe mbylli sytė. Kjo qė bėri Meli ishte njėsoj si ta prishje agjėrimin ditėn e fundit tė ramazanit. Ofensiva e drejtorit tė DSJsė vazhdoi e pamėshirshme:

    — Po pse more, zoti Shkėmbi, si i bėn ti llogaritė? Po qe se regjimi ynė do tė rrėzohet, ti mendon se do tė mbetesh nė hije, vetėm si teknik ndėrtimi? Atėherė dikush do tė vijė kėtu me albumin e misioneve qė ke kryer dhe do t‘iu thotė tė burgosurve tė tjerė:

    «E shikoni kėtė person? Nė realitet ky nuk ėshtė vetėm tekniku i ndėrtimit, Hamit Meli, siē e njihni ju, por edhe detektivi Shkėmbi, rekordmeni absolut i shėrbimit sekret shqiptar pėr kėto dekada. Prandaj ky duhet varur tė paktėn njėqind herė, qė tė mund tė lajė pjesėrisht borxhin e tij karshi viktimave.» «Atėherė, ata kokėqethurit qė flenė pak mė tej kėsaj godine, nuk do tė jenė nė gjumė si tani. Ndoshta edhe sonte ata shikojnė nė ėndėrr skena hakmarrjesh pėr vitet e lėngimit tė tyre dhe plagėt e tjera qė u ka shkaktuar regjimi ynė, si armiq tė tij. Sonte ato janė ėndrra, por mund tė mos mbeten pėrgjithmonė tė tilla. Dhe kur tė vijė ai Dikushi me albumin e aktivitetit tėnd nė duar, ata qė sot janė bashkėvuajtėsit e tu, nesėr do tė tė varin me tel me gjemba nė ndonjė shtyllė tė rrethimit tė kampit. Ndėrsa ne, jo vetėm qė kemi mundėsitė e mbijetesės tė pėrmbysjes sė regjimit tonė, se jemi tė lirė e tė pajisur mirė me gjithė ē'do tė na duhen, por edhe duart nuk i kemi tė lyera me gjak si ti.

    Duke thėnė kėto fjalė tė pėrēartura, drejtori i DSJsė filloi tė fėrkonte duart, sikur donte ta vėrtetonte edhe fizikisht pohimin e kobshėm qė kishte bėrė. Njėkohėsisht me tė, edhe dy zyrtarėt e tjerė po bėnin tė njėjtin gjest banal. Kėtė herė edhe Streto po i shikonte me sytė e ndezur shpuzė nga urrejtja gjestet e kėtyre komedianėve tė gjakut.
    Sakaq Meli vendosi tė luftonte nė kėmbė. Pa mbajtur asnjė rezervė dhe pa llogaritur asnjė pasojė, ai u hodh me tė gjitha forcat e tij nė kundėrsulm:

    — Ata kokėqethurit, pėr tė cilėt fole, unė i njoh mė mirė nga sa i njeh ti, mbasi bashkėjetoj me ta. Atyre u kanė qethur flokėt, por mendjen nuk ua qethin dot. Para se ta varin nė tel me gjemba detektivin Shkėmbi, ata do t'i bėjnė tė paktėn dy pyetje:
    «Kush t'i rekomandoi pėr t'i goditur ata persona, qė ti nuk i njihje fare dhe qė nuk kishin ndonjė asmėri me familjen tėnde? Po Makarovėn pa zhurmė krisme kush ta dha?»
    «Ata do tė konstatojnė gjithashtu, se unė nuk kam pranuar tė godit mbi ashkėkombasit e mi, me pėrjashtim tė dy misioneve tė fillimit. Nė kėto rrethana, mbasi tė varin detektivin Shkėmbi me tel me gjemba, ata do tė kėrkojnė me insistim organizatorėt e kėtyre krimeve, personat qė pėrgjigjen pėr jetėn e tė paktėn 488 shqiptarėve tė vrarė jashtė atdheut prej DSJsė, nė kuadėr tė luftės sė ftohtė, deri nė kohėn qė unė u shkėputa prej shėrbimit sekret shqiptar. E atėherė do tė rezultojė se unė kam vetėm duart me gjak, kurse ju e keni tė gjithė trupin tė lyer me gjak shqiptari. Fjalėt e fundit tė detektivit tė burgosur ushtuan si bombė nė mes tė dhomės. Ai ishte zverdhur krejt nė fytyrė dhe herė-herė i merrej goja prej revoltės sė papėrmbajtur. Duart i dridheshin dhe shikimi i ishte mjegulluar. Brenda pak minutash ai ishte transformuar krejt.


    *


    Nė dhomė vazhdoi tė sundonte njė heshtje varri. Dėgjohej vetėm tik-taku i njė ore muri, e cila dukej sikur llogariste sekondat e qetėsisė torturuese. Gjendja ishte tendosur deri nė atė shkallė, saqė nuk suportonte dot mė as shqitimin e njė rrokjeje ēfardo. Drejtori i DSJsė e shtyu tutje filxhanin e kafesė, tė pirė pėrgjysmė, me pjesėn e pasme tė pėllėmbės sė dorės dhe ndezi pėrsėri cigare. Heshtja vazhdonte ende dhe tek secili prej tyre ajo tani bėnte njė efekt mė provokues sesa fjalėt mė tė rėnda. Pasi thithi disa herė thellė cigaren, Dofeni foli me njė zė tė tjetėrsuar, paksa tė ngjirur:

    — Nuk bėj dot mė tepėr as pėr misionin tonė e as pėr tė mirėn tėnde. Po tė them vetėm njė gjė: sa tė jem ky qė jam, edhe kaq po pata nė dorė [me thuan e gishtit tė madh ai takoi mollėzėn e gishtit tė vogėl] ti nuk do ta nxjerrėsh dot lėkurėn prej burgut. Mos u ndruaj nga ndonjė vdekje e papritur. Vdekja nė njė formė qė nuk e pret ėshtė komode; ne nuk kemi ndėrmend tė ta rezervojmė ty njė favor tė tillė. Po vendosėm qė tė ta heqim lėkurėn, do tė tė bėjmė ta pėrjetosh mirė e mirė fundin tėnd, para se t'i mbyllėsh sytė pėrgjithmonė. Kot nuk ke pranuar cigare dhe ushqime nė takimin e parė, kur tė erdhi nėna. Asgjė nuk do tė tė vijė papritur. Dhe pėr ēdo gjė qė mund tė tė vijė nė tė ardhmen, unė tani tė them me plot gojėn: paē veten nė qafė! Mund tė largohesh.
    Detektivi i burgosur u ngrit nė kėmbė. Pasi tha nėpėr dhėmbė natėn e mirė!, ai u drejtua pėr tek dera. Pėrshėndetjes sė tij iu pėrgjigj vetėm Streto. Duke dalė jashtė, ish-detektivi po habitej me vete, sesi po e linin tė kthehej nė kamp pas kėtij takimi.

  14. #34
    XXXIV BANALITETI I MJERIMIT

    ―Vetėm koha e zbulon njeriun e drejtė;
    njė ditė e vetme zbulon tė pabesin
    .

    Sofokliu



    Informacionet javore, qė kontrollonte pėr ēdo tė premte Pahia, mbetėn tė zbehta, tė parėndėsishme. Ky ishtre frut i kujdesit tė posaēėm tė ish-detektivit. Por kur lufton me fatin gjithmonė nga pozitat e tė mundurit, jeta ka shumė dyer prej nga mund tė hyjė fatkeqėsia. Ēapini, njėri prej spiunėve mė tė devotshėm tė kartelistit tė kampit nė radhėt e tė burgosurve pėr ēėshtjen Meli, shpresonte shumė tė pėrfitonte prej sharjeve tė zakonshme tė ish-detektivit nė adresė tė ēiftit diktatorial. Ai e kishte marrė me kėnaqėsi mikroaparatin e incizimit tek kartelist Et‘hemi, i bindur se nuk do tė dilte bosh. Mirėpo ndryshimi rrėnjėsor i Melit nė vetėkontroll e la si peshkun pa ujė Ēapinin. Sa i zhgėnjyer edhe i dėshpėruar, ai po ndiqte njė rrugė tė tėrthortė informimi me qėllim tė dyfishtė: tė justifikonte dėshtimin e tij nė zotimet qė kishte marrė para kartelistit dhe, nė tė njėjtėn kohė, ta kompensonte mungesėn e informacionit me njė analizė tė rrethanave tė reja. Kjo shėrbente indirekt si njė sugjerim pėr ndryshim taktike nga ana e kartelistit, gjė qė dėshmonte pėrkushtimin e veēantė tė Ēapinit nė detyrėn qė i ishte ngarkuar. Njė ditė tė shtunė Pahia takoi Melin dhe e pyeti i indinjuar:

    — A ka ndonjė arsye Ēapini qė ta urrejė Sazanin?

    — Pėrkundrazi, Sazani e ndihmon herė pas here nė mėsimin e frėngjishtes. Por duhet tė kesh njė gjė parasysh, Afrim: Ēapini ėshtė njė interesaxhi i paskrupull.

    — Ēfarė keqbėrėsi! Nė njė letėr qė i kishte dhėnė pardje Et‘hemit shkruante:

    «Prania e Sazan Diksit mė pengon shumė nė vjeljen e informacioneve tek Meli. Jam i bindur se ai ėshtė edhe shkaktari i ndryshimit qė ka bėrė Meli kohėt e fundit nė kontrollin e fjalorit tė tij nė tė shprehur.» «Para disa ditėsh edhe Brinjashi kishte dėrguar nė DSJ njė relacion tė ngjashėm, ku bėnte njė sugjerim tė rrezikshėm: ―Njeriu mė i besuar i Hamit Melit nė kamp ėshtė pa dyshim Sazan Diksi. Jam i mendimit qė ai tė arrestohet dhe tė detyrohet tė bashkėpunojė me ne. Nė duart tona ai do tė ishte njė letėr e fortė pėr zhbirimin e Melit. «Pėr fat tė mirė, pardje Brinjashi ka dėrguar nė DSJ njė mesazh tjetėr me pėrmbajtje tė kundėrt: ―E tėrheq propozimin e mėparshėm pėr kėtė arsye: nė qoftė se do tė arrestohej Sazan Diksi nėn ēfardo motivi, Hamit Meli do ta kuptojė menjėherė pse bėhet kjo dhe do tė reagojė. Ka tė ngjarė qė ai ta pranonte ofertėn tonė nga halli, por duke pasur parasysh natyrėn e tij agresive dhe hakmarrėse, Meli do tė ishte njė person i rrezikshėm nė radhėt e shėrbimit tonė sekret, i armatosur e me pushtet. Jam i mendimit se njė kthim i tij me detyrim nė DSJ ėshtė mė tepėr i dėmshėm sesa i dobishėm. Kam tentuar tė hyj nė komunikim me Diksin, por nuk ia kam arritur. Ai ėshtė njė natyrė e mbyllur dhe nuk krijon lehtė marrėdhėnie me tė tjerėt. «Ky ndryshim mendimi i Brinjashit ėshtė i favorshėm pėr ne, Hamit, nė situatėn aktuale – konkludoi Pahia.


    *


    Ēapini ishte nga rrethi i Gjirokastrės. Sjellja e tij agresive ndaj Melit po e habiste ish-detektivin, mė shumė sesa po e revoltonte. Ai nuk ngurronte fare ta dėmtonte sa tė mundte Melin, vetėm qė tė pėrfitonte vetė nėpėrmjet keqbėrjes.

    — Ēapini ėshtė njė interesaxhi kaq cinik saqė jetėn time, apo tė kujtdo qoftė, ai nuk e barazon me disa vite burg qė mund tė pėrfitojė, duke mė dėmtuar nėpėrmjet informacioneve tek kartelisti. Zelli i tij i pamasė pėr tė shkėputur ndonjė informacion nga unė mė irriton kur mė flet. Ka njė kategori njerėzish tė prirur nė keqbėrje, tė nxitur nga interesi dhe nga shpirti njėherėsh. Kur isha nė aktivitet, kam njohur njė vajzė, sjellja e sė cilės mė ka lėnė mbresa tė jashtėzakonshme. Ai ia tregoi Diksit ndodhinė e rrallė.

  15. #35
    XXXV KUJTIM I HIDHUR

    ―Kujtimi i lumturisė nuk ėshtė mė lumturi;
    kujtimi i dhimbjes ėshtė pėrsėri dhimbje
    .

    Lord Bajron


    Kur ishte 25 vjeēar, detektivi Meli kishte njohur njė izraelite tė bukur nė Insbruk tė Austrisė. Dikur nėna e saj kishte qenė bashkėpunėtore e shėrbimit sekret shqiptar. Me kohė, nėpėrmjet nėnės ishte rekrutuar edhe e bija, falė pėrfitimit material tė konsiderueshėm. Mė 1974, zonjusha 28 vjeēare izraelite kishte krijuar kastile marrėdhėnie dashurie me njė pesėdhjetėvjeēar tė dėnuar me vdekje nė mungesė prej qeverisė shqiptare. Nė kėtė rast ajo do tė ishte bashkėpunėtorja e detektivit Meli nė kryerjen e misionit. Njė ēerek ore para se tė priste tė dashurin nė shtėpinė e saj private, izraelitja e kishte futur Melin nė njė dhomė tjetėr. Mysafiri kishte ardhur nė orėn tetė tė mbrėmjes. Pėr tė kaluar kohėn, Meli shfletonte revista pornografike. Pas njė ore, izraelitja kishte shkuar atje dhe i kishte thėnė me pamje e zė tė qetė:

    — Ejani; gjithēka pėrfundoi.

    Detektivi kishte shkuar nė sallon i ndėrgjegjshėm pėr skenėn qė do t‘i shfaqej para syve: dashnori i helmuar dergjej nė njė divan i mbuluar me njė kuvertė blu. Ata e ngritėn viktimėn tė dy dhe e zbritėn nė bodrumin e shtėpisė, ku pėrgatitjet pėr eliminimin e kufomės ishin bėrė para kohe. Mbasi e dogjėn mirė me njė solucion tė posaēėm, mbetjet i flakėn nė njė lumė shumė larg prej shtėpisė. Gjatė kryerjes sė kėtyre veprimeve, qė mpinin disi edhe vullnetin e profesionistėve tė regjur, detektivi 25 vjeēar ishte habitur prej pasionit me tė cilin vepronte izraelitja e bukur. Mbasi kishin pėrfunduar punė, natėn vonė kishin bėrė dush. Pastaj kishin pirė kafe tė fortė. Ndėrkohė izraelitja kishte pėrgatitur shpejt njė darkė ekstra, qė e kishte pasur gjysmė tė gatshme. Shend e verė, ajo e kishte ftuar Melin tė ulej nė tryezėn e shtruar me verė tė shtrenjtė. Pėr fat tė keq, detektivi ndiente njė pėrzierje nė stomak, qė ia kishte prerė oreksin. Kontrasti qė bėnte bukuria e izraelites sė re me cinizmin e saj shpirtėror kishte shkaktuar njė reaksion tė paprovuar mė parė tek ai. Detektivi ishte ulur nė tryezė dhe me pahir kishte takuar gotėn me izraeliten e qeshur. Pastaj ishte sforcuar pėr tė ngrėnė diēka prej gjellėve tė shijshme. Por veprimet e shtira nuk kishin zgjatur shumė. Ai e kishte falėnderuar partneren pėr darkėn e pėrgatitur, ishte ngritur nga tryeza dhe kishte shkuar nė sallon, ku kishte ndezur cigare. Qejfmbetur, vajza e re kishte shkuar e ishte ulur pranė tij.
    Me njė shprehje habie nė fytyrė, ajo e kishte pyetur:

    — Prej sa kohėsh e ushtroni kėtė profesion?

    — Prej afro katėr vjetėsh.

    — Po si shpjegohet kjo sjellje, atėherė?

    — Ndodh qė veprime tė tilla tė mė shkaktojnė efekte tė padėshirueshme.

    — Kurse unė, pėrkundrazi, e kryej me pasion njė mision tė tillė. Dihet qė njeriu ėshtė qenie e vdekshme. Si tė gjithė njerėzit, edhe ai do tė vdiste njė ditė. Gjersa vdekja e tij sot ishte e dobishme pėr mua, pse u dashka qė tė filozofoj pėr vitet e jetės qė ai humbi? Pėr kompensim, nė prag tė lamtumirės, unė i dhurova njė seancė seksuale mbresėlėnėse. Duke e shtrėnguar nė krahė, ndihesha e eksituar prej idesė qė ai do tė bėhej fli i dashurisė pėr mua. Sa e ēuditshme ėshtė jeta! Ėmbėlsinė e saj mė joshėse ajo e ruan pikėrisht nė guaskėn e vdekjes. Atė qė bėra unė sonte me atė, dikush tjetėr mund ta bėjė nė tė ardhmen me mua. Eja ta shijojmė jetėn pėrsa ta kemi fat, pa e vrarė mendjen pėr andrallat e saj!

    Gishtat elegantė tė zonjushės me thonjtė e ngjyer nė tė kuq kishin rrėshqitur pėrmes flokėve tė detektivit, ndėrkohė qė fytyra e saj e ėmbėl po i afrohej asaj tė Melit. Ky vendosi instiktivisht dorėn mbi gjoksin e vajzės, pėr tė penguar afrimin e mėtejshėm tė fytyrės me flokėt si penda e korbit. E fyer tej mase prej kėtij gjesti brutal, izraelitja e kishte fshikulluar me shikimin e saj tė pėrflakur, duke i thėnė me njė ton pėrēmues:

    — Keni ngatėrruar profesion, djalosh. Lufta e ftohtė nuk i pėrshtatet njė mashkulli me zemėr ēupline. Pėrpiquni tė gjeni njė punė tjetėr, mundėsisht nė Kryqin e Kuq. Detektivi kishte tentuar tė justifikohej:

    — Mė falni, zonjushė, por ky ishte njė ēast dobėsie, e cila nuk ka lidhje fare me personin tuaj.

    Izraelitja ishte tėrhequr nė dhomėn e saj, pa e pėrshėndetur.

  16. #36
    XXXVI INSTIKTI I CINIKUT


    ―Ē’ėshtė njė cinik? Ėshtė njė njeri qė
    e di ēmimin e ēdo gjėje, por nuk njeh vlerėn e asgjėje
    .

    O. Vild


    Gjatė gjithė kohės qė kishte punuar nė DSJ, Meli nuk kishte pasur kurrė marrėdhėnie normale me Brinjashin. As pranonte vizitė prej tij e as ia kishte shkelur ndonjėherė pragun. Madjé, dy vitet e fundit qė punonte nė DSJ, Meli nuk i fliste me gojė fare, mbasi Brinjashi ishte bėrė shkak tė dėnohej gjashtė vjet burg njė djalė i ri tiranas, vetėm pse e kishte shtyrė detektivin e DSJsė nė hyrje tė stadiumit, ndėrkohė qė nuk e njihte fare se kush ishte. Pėr shkak tė kėsaj ndodhie tė shėmtuar, ai kishte pasur edhe njė pėrplasje tė drejtpėrdrejt me Brinjashin, e cila kishte pėrfunduar nė kanosje me armė prej Melit. Vetėm ndėrhyrja e njė kolegu, qė i lėvizi dorėn Melit nė ēastin e fundit, e kishte shpėtuar Brinjashin nga vdekja. Qysh atėherė ata ishin bėrė armiq pėr vdekje midis tyre.

    Pėr mendimin e Melit, ishte pikėrisht urrejtja ndaj tij qė e kishte nxitur mė tepėr Brinjashin tė dilte vullnetar nė misionin e burgut. Nuk kishte rast mė tė pėrshtatshėm pėr hakmarrje ndaj Melit, i cili mbetej detektivi mė i mirė shqiptar nė historikun e DSJsė. Kjo ia shtonte edhe mė tepėr revoltėn Brinjashit. I etur ta dėgjonte nga afėr zėrin e kundėrshtarit tė tij tė pėrhershėm tė rėnė nga vakti, apo tė shkėmbente dy fjalė me tė, Brinjashi kishte bėrė tentativa afrimi me tė burgosurin Hamit Meli nė kamp. Natyrisht, i bindur qė ish-detektivi nuk dinte asgjė sesi po luhej nė prapaskenė me fatin e tij. Meli i kishte shmangur afrimet e Brinjashit pa manifestuar as mė tė voglėn pakėnaqėsi ndaj tij. Mirėpo me intuitėn e profesionistit tė regjur, njė natė Brinjashi diti ta shfrytėzonte me efikasitet rastin e pėrshtatshėm. Atė mbrėmje Meli po ngrohej pranė njė zjarri tė vogėl me dy tė burgosur tė tjerė. Diksi ishte nė punė. Brinjashi u afrua atje, nxori nga xhepi njė xhezve tė mbėshtjellė nė qeskė plastmasi dhe u drejtua atyre tė treve:

    — A ka mundėsi ta pėrgatis kafen nė zjarrin tuaj? Njė ish-oficer ushtrie iu pėrgjigj duke qeshur:

    — Tė ndiejmė erėn e kafesė sonte ėshtė privilegj pėr ne. Me njėqind gramė qė na japin nė muaj, ne nuk shtyjmė dot as dy javė. Diktatorit i vjen keq qė nuk mund tė na racionojė dhe oksigjenin.

    — Pėr sa kohė qė ai i gjori nuk do t‘ia gjejė dot zgjidhjen kėtij problemi delikat, ne do tė mbushemi frymė me tė dy mushkėritė pėr inat tė atij – ia ktheu Brinjashi duke qeshur dhe u ul ndanė tė zjarrit.

    — Edhe sikur tė jetonim nė Brazil, diktatori do na ndalonte tė konsumonim mė tepėr se njėqind gramė kafe nė muaj – tha ish-oficeri.

    Shakaja e tij shkaktoi njė tė qeshur tė pėrgjithshme, veēse arsyeja e qeshjes sė Melit ndryshonte nga ajo e tė tjerėve.

    — Racionimi ėshtė simbol varfėrie qė e kėnaq sė tepėrmi shpirtngushtėsinė e diktatorit tonė – e avancoi mė tej shakanė Brinjashi. – Mua ma ka dėrguar familja njė pako kafe, me rastin e martesės sė vėllait tė vogėl. Prandaj do t‘ju gostis tė gjithėve me nga njė filxhan kafe, nėse pranoni.

    — Peshqeshin e pranon dhe mbreti – ia ktheu ish-oficeri duke fėrkuar duart nga kėnaqėsia. – Nė kėtė acar unė do tė gjerbja edhe lėng lajthishė, jo mė kafe.

    — Ndėrsa unė, po tė marr njė kafe tani, mbetem gjithė natėn pa gjumė – tha Meli. Pastaj ai iu drejtua Brinjashit: – Urimet e mia pėr martesėn e vėllait. «Megjithėse ti je djal i vetėm», tha me vete ish-detektivi.

    — Tė faleminderit, byrazer – ia ktheu Brinjashi. – Por meqenėse nuk do tė pish kafe, urdhėro tė paktėn njė bonbonė me mente.

    — Patjetėr. Kjo ėshtė e mirė pėr nė mėngjes, para se tė ndez cigare.

    — Po tė isha nė vendin tėnd, unė do ta kisha rrufitur qė tani – i tha ish-oficeri duke lėpirė buzėt.

    — Edhe unė po tė isha nė vendin tėnd, ashtu do kisha vepruar – ia priti duke qeshur Meli. – Por, siē e shikon, unė tani jam duke pirė cigare.

    Tek po shikonte Brinjashin duke pėrgatitur kafet nė zjarrin qė po dobėsohej, Meli solli ndėrmend marrėdhėniet e acaruara me tė nė DSJ dhe tha me vete: «Megjithėse ky i pashpirt ėshtė dėshmitar okular i gjendjes sė mjeruar tė tė burgosurve, nuk i durohet pa i provokuar, ndonėse ky veprim nuk lidhet fare me misionin e tij. Vetėm dėrrasat e arkivolit mund ta drejtojnė kurrizin e njė gungaēi. Ah, sikur ta dije, Brinjash, se jam unė qė po tallem me ty nė kėto ēaste e jo ti me mua, siē tė gėnjen mendja! Do t‘ia shikosh mirė sherrin misionit qė ke marrė pėrsipėr, pėr tė ndėshkuar mua. Ai qė dėshiron t’i bėjė gropėn tjetrit, bie vetė brenda – thotė populli.»

  17. #37
    XXXVII LAJM DĖSHPĖRUES

    ―Diktatura, si njė murtajė shkatėrrimtare, ndyn gjithēka prek.

    P. Shelei


    Tė nesėrmen e debatit tė ashpėr me Dofenin, Melit i filloi njė krizė veshkash. Me ndėrhyrjen energjike tė kartelistit tė kampit, DSJ i dėrgoi njė kurė tė fortė tė shoqėruar me vitamina. Kartelisti ia dha kurėn dhe vitaminat ndihmėsmjekut tė kampit, duke e porositur qė Meli t'i pinte ilaēet nė prani tė tij. Kur arriti nė treēerek tė kėsaj kure, ish-detektivit i filluan krizat e zemrės. Atij i shpėrtheu gjaku nga goja dhe e shtruan urgjent nė infermierinė e kampit. Kartelisti njoftoi pėrsėri qendrėn. DSJ dėrgoi menjėherė njė kardiolog me pėrvojė. Sipas fjalėve tė tij, ai kishte sjellė njė kurė pėr zemrėn tė kohėve tė fundit. Ishte njė injeksion qė bėhej drejtpėrdrejt nė sektorin e zemrės, me anėn e njė shiringe tė posaēme, pak tė lakuar. Pėr ēdo natė, nė orėn njėzet, mjeku i
    bėnte njė tė tillė Melit.

    Me kalimin e ditėve, mjeku dhe ish-detektivi po miqėsoheshin. Kardiologu kishte qenė pėr specializim nė disa shtete. Meqenėse ai punonte nė DSJ prej njė kohe tė gjatė, e njihte tė kaluarėn e Melit. Ata diskutonin pėr qytetet perėndimore dhe qendrat turistike qė u kishin pėlqyer mė shumė. Njė natė ai i tha ish-detektivit:

    — Drejtori i DSJsė, shoku Ilir, ka mbetur shumė i pakėnaqur prej takimit tė fundit me ty. Me pahir pranoi qė tė tė kuronim.

    Ish-detektivi buzėqeshi hidhur, por nuk foli. Mjeku vazhdoi me zė tė ulėt:

    — Unė e kuptoj deridiku gjendjen tėnde, Hamit. Ėshtė e lehtė qė tė japėsh kėshilla, por t'i vėsh ato nė jetė duhet punė. Veē dua tė tė jap nė mėnyrė miqėsore njė prorosi: po t'u krijuan kushtet, interesohu pėr shėndetin. Hetuesia speciale tė ka lėnė me defekte tė rėnda. A ke ndonjė fėmijė, tė paktėn?

    — Po, kam njė vajzė – iu pėrgjigj Meli po me zė tė ulėt.

    — Tė tė rrojė! Mė vjen keq qė po ta them, por sipas raportit mjekėsor tė lėshuar pas pėrfundimit tė hetuesisė speciale, ti nuk je mė nė gjendje fizike tė lindėsh fėmijė. Ndonėse Meli nuk e dinte nėse do tė dilte ndonjė ditė prej burgut apo jo, ky lajm i hidhur e dėshpėroi pa masė. Atė ēast ai ndjeu kėnaqėsi pėr qėndrimin qė kishte mbajtur ndaj Dofenit nė takimin e fundit.

    «Tė poshtėrit!» – shau me vete. – «Dhe duan t'iu shėrbej pėrsėri!» Mjeku vazhdoi tė fliste:

    — Ti nuk mė mban mend, por unė tė kam vizituar njė herė pėr zemrėn gjatė hetuesisė speciale nė Tiranė. Atėherė ti ishe nė njė gjendje tė tillė, qė nuk do tė mbaje dot mend as fytyrėn e nėnės tėnde, e jo mė timen. Tė shkuara e tė harruara! – e pėrfundoi fjalėn ai, duke i hedhur dorėn nė qafė Melit.

    Ndėrsa ish-detektivi vazhdonte kurėn e zemrės dhe, krahas saj, bisedat e ngrohta me mjekun, nė kamp u vunė re shenja tė uljes sė tensionit, ndryshe nga ē'pritej. Dy javė pas takimit tė fundit tė Melit me Dofenin, DSJ tėrhoqi nga misioni i kampit Brinjashin. Dekorata, qė ai kishte ėndėrruar kur doli vullnetar pėr nė misionin e burgut, u shndėrrua nė njė dush tė ftohtė prej qendrės.


    *


    Sipas lajmeve qė po i vinin Pahisė, ulja e tensionit kishte filluar edhe nė mjediset e DSJsė. Papritmas palestrat kishin heshtur, pas njė periudhe tė tensionuar e plot zhurmė nga zėrat e atyre qė stėrviteshin dhe tė atyre qė drejtonin. Atmosfera e kampit u lehtėsua mė tepėr kur DSJ tėrhoqi edhe ndėrlidhėsin. Largimi i Brinjashit dhe i ndėrlidhėsit prej misionit tė burgut solli automatikisht zbutjen e trysnisė sė DSJsė mbi Melin. Si mė i afti prej gjithė tė tjerėve, Pahisė i kishin besuar tė vėzhgonte reagimin e mėtejshėm tė Melit, pas debatit tė zjarrtė tė 12 dhjetorit me drejtorin e DSJsė. Hapja e letrave deri nė fund gjatė takimit me Dofenin, tregonte se drejtuesit e shėrbimit sekret shqiptar i kishin konsumuar tė gjitha skemat taktike, qė kishin vėnė nė dispozicion tė ēėshtjes Shkėmbi. I kėnaqur nga kjo rrjedhė e re e ngjarjeve, Meli i tha buzagas Diksit:

    — Do tė mė ndihmonte edhe mua Zoti njė ditė, se nuk kam, bėrė vetėm keq nė kėtė jetė!

    Duke thėnė kėto fjalė, ai nisi tė tregonte njė ngjarje tė jetuar, e cila shėrbente si njė ngushėllim i vogėl pėr tė kaluarėn e tij.

  18. #38
    XXXVIII BAMIRĖSI

    ―E qeshura jonė mė e sinqertė, Me vuajtje ėshtė ngarkuar; Kėngėt tona mė tė arrira
    Janė kėngėt e dėshpėrimit
    .

    P. Shelei


    Njė ditė nė DSJ u ishte lexuar detektivėve njė listė e zezė, ku pėrfshiheshin emra personash tė dėnuar me vdekje nė mungesė nga qeveria shqiptare. Ekzekutimi i tyre do tė kryhej prej detektivėve tė shėrbimit sekret shqiptar nė shtetet ku ata jetonin. Nė atė listė gjendej edhe emri i Neshet Kolonjės. Pėr kėtė person babai i Melit i kishte folur me shumė simpati familjes sė vet. Ndonėse Kolonja kishte qenė pjesėmarrės nė lėvizjen kombėtariste gjatė viteve tė luftės, ai e kishte ndihmuar sė tepėrmi popullatėn e krahinės nė ato kohė tė vėshtira, pa dallim bindjesh ideologjike. Me tė dėgjuar emrin e Kolonjės, Melit i ishin kujtuar fjalėt e mira qė u kishte thėnė babai pėr tė. Ai kishte vendosur nė ēast t‘i shpėtonte jetėn kėtij njeriu. Gjatė ndarjes sė misioneve, pėr eliminimin fizik tė Neshet Kolonjės ishin caktuar dy detektivė, meqenėse ai kishte kryer studime tė larta ushtarake nė Itali.

    Rregullat e DSJsė nuk i lejonin detektivėt qė t'i tregonin njėri-tjetrit pėr misionet e ardhshme. Mirėpo me kalimin e kohės, ata, si kolegė pune, kishin bėrė zakon tė kundėrtėn. Pasi e kishte marrė vesh se cilėt detektivė ishin ngarkuar me asgjėsimin e Kolonjės, Meli ishte futur si pa teklif nė bisedė me ta. Fillimisht u kishte folur pėr misionin qė duhej tė ndėrmerrte vetė nė Belgjikė, pastaj i kishte pyetur pėr misionin e tyre. Meli kishte mėsuar mandej adresėn e saktė tė Kolonjės, ditėn kur do tė niseshin dy detektivėt pėr kryerjen e atij misioni, si dhe kishte shikuar me vėmendje disa fotografi tė tė dėnuarit me vdekje nė mungesė. Ai ishte nisur pėr jashtė shtetit tri ditė para atyre tė dyve. Po atė natė kishte shkuar nė Itali.

    Neshet Kolonja banonte nė njė lagje tė Napolit. Tė nesėrmen nė mėngjes Meli ishte pozicionuar nė njė vend tė pėrshtatshėm pėrballė banesės sė Kolonjės. Nė kujtesė kishte tė fiksuar njėrėn prej fotografive tė tė dėnuarit nė mungesė, tė realizuar vetėm njė muaj mė parė. E kishin fotografuar nga afėr (natyrisht, nė padijeni) dhe tiparet i dalloheshin qartė. Rreth orės nėntė Kolonja kishte dalė nga shtėpia. Pasi kishte blerė dy gazeta, ai kishte shkuar mė kėmbė deri nė njė park tė qytetit. Atje ishte ulur nė stol dhe kishte filluar tė lexonte gazetat. Ishte i veshur me njė kostum kafe. Ndonėse ishte tek tė shtatėdhjetat, mbahej mirė. Tek e shikonte ashtu, tė qetė e paqėsor nė punėn e tij, detektivi Meli mendonte se ē'do ta gjente sė shpejti atė njeri fisnik, po tė mos ndėrhynte ai.

    I ulur nė njė stol tjetėr mė larg, Meli e kishte lėnė tė lexonte njė copė herė tė mirė. Pastaj kishte vendosur t'i shkonte pėr t'i folur, meqenėse nuk kishte njerėz afėr nė ato ēaste. Meli mbante veshje amerikane, flokėt pak tė gjatė. Atij plaku tė mirė nuk i shkonte kurrė ndėrmėnd se ata tė dy ishin prej tė njėjtit vend, madje prej sė njėjtės krahinė, por fati i kishte pėrplasur nė mėnyra tė ndryshme nė atė park tė Italisė.
    Duke ecur me hapa tė ngadalshėm, Meli ishte afruar pranė stolit dhe e kishte pėrshėndetur:

    — Mirėdita, zotėri!

    Kolonja ishte befasuar ose, mė saktė, ishte shqetėsuar. Duke dėgjuar gjuhėn amtare nė rrethana krejt tė paparashikuara, ajo bėnte mė shumė efektin e sirenės sė alarmit nė psikologjinė e tij prej ushtaraku lidhur me rreziqet qė mund t'i kanoseshin prej atdheut tė braktisur, sesa mbillte nostalgji nė shpirtin e tij prej mėrgimtari. Kolonja kishte drejtuar menjėherė trupin, i ishte pėrgjigjur pėrshėndetjes dhe e kishte pyetur rrėmbimthi:

    — Cili jeni ju qė mė flisni shqip?

    — Njė bashkėatdhetari juaj; jemi tė dy prej sė njėjtės krahinė – i ishte pėrgjigjur Meli buzagaz, pėr ta qetėsuar.

    — I kujt jeni ju, more djalė? e kishte pyetur ai, duke marrė frymė me zor.

    — I Shuaip Melit, nga Gjirokastra.

    Deklarimi i identitetit ishte njė gabim i rėndė pėr njė detektiv nė aktivitet, por Meli e kishte bėrė kėtė nga keqardhja pėr shqetėsimin qė i krijoi Kolonjės.

    — Kam respekt pėr babanė tuaj, pavarisisht se lufta na ndau nė dy kampe. Por politika ka punėn e saj, njerėzit kanė tė tyren – ishte pėrgjigjur Kolonja.

    — I bazuar pikėrisht nė kėtė parim, kam ardhur sot tek ju. Politika ka punėn e saj, ne tonėn si njerėz. Babai im ju ka kujtuar gjithmonė me respekt pėr sjelljen tuaj tė mirė gjatė viteve tė vėshtirė tė luftės. E ndiej pėr detyrė dhe e kam pėr nder t'ju ndihmoj me njė informacion tė rėndėsishėm pėr sigurimin e jetės suaj. Pas dy ditėsh, do tė nisen nga Tirana pėr kėtu, nė Napoli, dy persona, detyra shtetėrore e tė cilėve do tė jetė asgjėsimi juaj fizik. Merrni sa mė parė masat pėrkatėse pėr sigurimin e jetės. Kolonja ishte shqetėsuar shumė dhe habitur po aq. Ai kishte filluar tė fliste i hutuar:

    — Po pse, more djalė, ēfarė i kam bėrė unė qeverisė shqiptare? Lufta ėshtė luftė. Popullin unė e kam mbrojtur edhe gjatė viteve tė luftės, sikundėr paskeni dėgjuar edhe prej prindėrve tuaj. Ēfarė rreziku mund t'i vijė sot qeverisė shqiptare nga njė plak si unė, qė po i ngrys ditėt e fundit tė jetės nė dhé tė huaj, pa bėrė asgjė te keqe?

    — Mė falni, zotėri, qė ju shqetėsova. Unė i kuptoj brengat tuaja dhe i respektoj ato; prandaj kam ardhur kėtu. Por ēėshtja pėr tė cilėn ju fola nuk varet nga unė dhe tashmė, nga askush – ishte pėrpjekur ta sqaronte Meli. – Nuk ėshtė koha tė diskutohet mė pėr tė. Bėhet fjalė pėr njė vendim qeveritar, i cili ėshtė nė prag tė ekzekutimit. Interesohuni pa humbur kohė ta evitoni atė. Duke i thėnė kėto fjalė, Meli i kishte zgjatur dorėn pėr tu ndarė. Ndėrkaq, Kolonja e kishte mbledhur veten dhe i kishte thėnė me ton tė vendosur:

    — Nuk pranoj nė asnjė mėnyrė tė ndahemi kėshtu bashkė. Ju do tė vini patjetėr nė shtėpinė time.

    — Eshtė e pamundur, zotėri; ky do tė ishte njė gabim i rėndė pėr mua. Aq mė tepėr qė shtėpia juaj tani edhe mund tė pėrgjohet.

    Meli ishte i ndėrgjegjshėm, se pėr debatin qė po zhvillonin, Kolonja dispononte njė kartė tė fortė, pėrdorimi i sė cilės do ta thyente pėrfundimisht balancėn nė favor tė tij. Ndėrsa detektivi bamirės shpresonte se plakut tė tronditur nuk do t'i shkonte mendja nė atė pikė, Kolonja papritur kishte goditur nė qendėr tė rrethit 10:

    — Nė qoftė se nuk do tė vini sonte nė shtėpinė time, unė do t'ju quaj gėnjeshtar ose, mė keq akoma – provokator.

    — Mė vjen keq, zotėri qė shkuat kaq larg. Me qėllim qė ju tė mos dyshonit pėr mua, unė u prezantova hapur tek ju, gjė qė pėrbėn njė shkelje tė rėndė tė ligjit nė pozicionin tim. Por meqenėse ju mendoni kėshtu, unė jam i detyruar tė vij patjetėr sonte nė shtėpinė tuaj. Mė prisni pas orės dhjetė tė darkės.

    — Oh, kjo ėshtė njė kėnaqėsi e vėrtetė pėr mua – ishte shprehur plaku i ēliruar mė sė fundi nga streset. – Ne do t'ju presim nė ēdo orė qė tė vini. Pėrveē gruas, kam edhe njė djalė e njė vajzė tė rritur. Megjithėse ata nuk flasin dot shqip, jam i sigurtė qė do tė gėzohen shumė.

    Pak pas orės dhjetė, Meli kishte respektuar fjalėn e dhėnė. Djali dhe vajza e Kolonjės (i pari i kishte pėrfunduar studimet e larta, kurse ajo ishte nė vazhdim) e kishin vėnė nė mes dhe e pėrqafonin si vėllanė e tyre. Babai i kishte sqaruar pėr gjithēka dhe ata nuk dinin si t'ia shprehnin mirėnjohjen e tyre, sė bashku me nėnėn italiane. Meli fliste me ta italisht, gjė qė ua kishte shtuar sė tepėrmi gėzimin. I zoti i shtėpisė i kishte bėrė tė ditur detektivit se, qysh tė nesėrmen, ata do tė niseshin familjarisht pėr nė Francė, ku do tė qėndronin tre muaj. Mė pas, do tė emigronin nė SHBA. Dy detektivėt e nisur me mision pėr eliminimin e Neshet Kolonjės kishin gjetur vetėm shtėpinė bosh. Pas disa muajsh, ata kishin bėrė edhe njė pėrēapje tjetėr pa dobi. Mandej DSJ e kishte mbyllur kapitullin Neshet Kolonja.

  19. #39
    XXXIX MELI U FLET BASHKĖLUFTĖTARĖVE PĖR DIKSIN

    ―Edhe nė dyshim duhet tė zgjedhėsh tė qenėt besnik.

    F. Moriak


    Disa ditė pas tėrheqjes sė ndėrlidhėsit, Streto u rikthye papritur nė kampin e Qafė-Barit. Ai u takua me Melin nė prani tė Pahisė, duke u transmetuar njė lajm tė rėndėsishėm. Me propozimin e Dofenit, pesėshja e bėrthamės drejtuese tė Misonit tė Madh (ku bėnte pjesė dhe vetė Streto) kishin vendosur pėr anullimin e atij misioni. Drejtori i DSJsė e kishte justifikuar propozimin e tij me njė deklaratė sa tė shkurtėr edhe tė sipėrfaqshme: pėr shkak tė koniukturave tė reja politike. Ndonėse Streto ishte i bindur se kjo shprehje abstrakte, qė motivonte anullimin e Misionit tė Madh, fshihte ende misterin e saj, ai ishte shumė i kėnaqur qė DSJ do t‘i hiqej qafe Melit dhe ata mund tė pėrpilonin mė me qetėsi ndonjė plan tė pėrbashkėt pėr tė ardhmen e tyre. Tani ata mund tė diskutonin edhe pėr tema tė tjera.

    — Hamit, ne mendojmė se ti i ke folur Sazanit pėr ne. Ėshtė e vėrtetė kjo? e pyeti papritur Streto.

    — Unė nuk jam pėrpjekur t'jua fsheh kėtė tė vėrtetė – u pėrgjigj tėrthorazi Meli. – Bile kam qenė i bindur qė ju e kishit konstatuar vetė kėtė fakt. Pėr mė tepėr, para disa ditėsh unė kam folur gjatė e gjerė me Afrimin pėr ēėshtjen e Sazanit.

    — Po, Guri, ėshtė vėrtetė – pohoi Pahia. – Por s'na kanė lėnė andrallat e tjera qė tė tė flisja pėr bisedėn e zhvilluar me Hamitin pėr shokun e tij bashkėvuajtės. Streto vazhdoi me pyetje:

    — Ē'mendon Sazani pėr ne, Hamit?

    — Po ju pėrsėris fjalėt e tij nė ligjėratė tė drejtė:

    «Ėshtė njė befasim i madh pėr mua qė nė kulmin e piramidės famėkeqe tė Sigurimit tė Shtetit, pikėrisht nė DSJ, tė ketė kuadro me mendime e ndjenja tė tilla. E admiroj bashkėpunimin tėnd me kėta shokė besnikė, qė nuk mashtrohen prej pushtetit dhe mirėqenies qė gėzojnė. Puna e portretizon njeriun. Kush i shėrben dhunės ėshtė njė instrument i sė keqes. Por nė qoftė se jehonat e ndėrgjegjes tė bėjnė thirrje tė kthesh rrugė dhe ti e bėn kėtė kthesė nė cilėndo pjesė tė udhės qoftė, atėherė ti nuk je mė ai qė ishe. Nėn ndikimin e pendesės, mund tė bėhet hero edhe njė njeri me tė kaluar tė dyshimtė. Evoluimi i ideve ėshtė njė proces i njohur njerėzor, veēse idetė e mira duhen transformuar nė veprime tė mira. A nuk po bėjnė pikėrisht kėtė sot shokėt e tu tė DSJsė?»

    — Nė bazė tė dokumentacionit qė disponon DSJ, babai i Sazanit ka punuar pėr CIA - n. Tė ka thėnė gjė ai pėr kėtė? – u interesua Streto.

    — E nga mund ta dijė Sazani kėtė gjė? – iu pėrgjigj pyetjes me pyetje Meli.

    – Kur ėshtė arratisur babai, Sazani ka qenė dy vjeē. Nė hetuesi i kanė thėnė se babai yt ka punuar pėr CIAn, por ata i pėrdorin shpesh pėr shantazh gjėra tė tilla,
    ti e di mirė kėtė.

    — Jo, jo, nė arkivat e DSJsė ka njė dosje pėr tė atin e Sazanit; unė e kam lexuar vetė atė – insistoi Streto. – Ato materiale janė tė ilustruara me fotografi e me data. Nė vazhdim tė kėsaj bisede, Streto me Pahinė u interesuan edhe pėr hollėsi qė i bėnė pėrshtypje Melit. Pėr mė tepėr, kėtė bisedė ata e rihapėn edhe dy herė tė tjera mė vonė. Pas njė jave, Streto u rikthye nė Tiranė me urdhėr tė qendrės.

  20. #40
    XL VIT I RI NĖ SKĖTERRĖN QAFĖ–BAR

    ―Zot, majėn e hollė tė shpirtit duhet t’ia kishe zdrukthuar njeriut, qė ai tė mund t’i bėnte ballė kėsaj bote.

    Xhon Kic


    Mė 31 dhjetor 1983 njė erė e ftohtė veriore e ngriu borėn e shkelur, duke shkaktuar njė rėnie tė temperaturės deri nė minus 13° Celsius. Pėr shkak tė kushteve tė ashpra klimaterike, brigada e ndėrtimit e kishte ndėrprerė punėn prej katėr ditėsh. Pahia po bėnte lėvizje tė shpejta pėr tu nxehur, duke pėrplasur kėmbėt pas borės sė ngrirė, kur Meli i tha duke qeshur:

    — Njė pseudo i burgosur meriton tė persekutohet nga natyra, Afrim.

    — Pėr fat tė keq natyra nuk e bėn dot dallimin midis njė tė burgosuri tė vėrtetė dhe njė tė rremi – ia ktheu ai buzagaz.

    Qysh prej tėrheqjes sė agjentėve tė tjerė tė DSJsė prej misionit tė burgut, Meli me Pahinė komunikonin pak mė lirshėm se mė parė. Nga ana tjetėr, me rastin e festės sė fundvitit kuadrot e komandės sė kampit, pėrfshirė edhe kartelist Et‘hemin, kishin shkuar pranė familjeve. Nė kamp gjendej vetėm oficeri i rojės dhe gardianėt e shėrbimit tė brendshėm.

    — Dimri ėshtė i egėr nė kėtė kamp nė zemėr tė Alpeve, por unė do tė kem rastin tė festoj njė vit tė ri tė paharruar kėtu – vazhdoi bisedėn Pahia, pa e ndėrprerė pėrplasjen e kėmbėve mbi dėborė. – Nuk e imagjinoja dot kurrė, se do ta festoja njė ditė kėtė ngjarje tė shėnuar nė njė kamp pune tė detyruar bashkė me ty. Jeta ėshtė vėrtet e ēuditshme, Hamit.

    — Po vitin e ri 1983, ku e festove?

    — Nė Spanjė. Ndodhesha atje me shėrbim.

    — Komandanti i kampit i ka urdhėruar gardianėt tė na lejojnė sot tė ndezim zjarre tek sheshi, duke filluar nga ora pesė pasdite deri nė mesnatė, nė ēastin e ndėrrimit tė viteve – e sqaroi Meli. – Do tė festojmė njė vit tė ri romantik, nė qiell tė hapur.

    — Romantizmi i skllavėrisė bie era marrėzi – buzėqeshi Pahia. – Por mendoj se do tė jetė e vėshtirė tė ndezni zjarre jashtė, mbi dėborėn e ngrirė.

    — Burgaxhinjtė e vėrtetė janė mėsuar t‘i bėjnė ballė ēdo vėshtirėsie, Afrim. Ke pėr tė parė sa mirė do t‘i ndezin zjarret ata kėtu jashtė.

    — Bashkė me Sazanin do ta bėsh festėn?

    — Jo, Sazani mendon ndryshe. Meqenėse kur tė errėsohet mirė nata, ti do
    tė vish t‘i kalosh me mua disa orė sonte, Sazani ka vendosur tė na lėrė vetėm. Unė mendoj se gjykimi i tij ėshtė i drejtė. Megjithatė edhe ai nuk do ta ndezė larg prej nesh zjarrin.



    *


    Nė orė pesė pasdite shumica e tė burgosurve shkuan tek sheshi, pėr tė zėnė secili vendin e tij, ku do tė ndizte zjarrin. Meli dhe Diksi gjithashtu. Nė njė distancė tė afėrt midis tyre, ata pastruan secili me kazėm pak vend prej dėborės sė ngrirė, shtruan copa druri mbi tokė dhe sipėr tyre ndezėn zjarret. Atje do tė gatuanin darkėn e lamtumirės sė vitit 1983. Ora po shkonte shtatė e gjysmė dhe sheshi gumėzhinte prej tė burgosurve tė ndarė grupe-grupe pranė zjarreve tė tyre, kur Pahia shkoi tek Meli. Megjithė zjarret e shumtė qė flakėronin anembanė sheshit, ecja mbi terrenin e rrėshqitshėm ishte e vėshtirė. Nata e ftohtė po e bėnte edhe mė tė rrėshqitshme borėn e ngrirė. Tė burgosurve u duhej tė transportonin drutė pėr zjarret, ushqimet dhe ujin pėr gatimet.

    Nė kuzhinėn e vogėl private, ku kishte vetėm pesė vende gatimi, do tė gatuanin me radhė tė burgosurit e sėmurė dhe mė tė moshuarit e kampit. Pikėrisht kėtyre tė burgosurve u ishte rezervuar e drejta prej bashkėvuajtėsve qė tė shkonin tė parėt nė mensė, pėr tė festuar vitin e ri tė mjerimit. Megjithėse tė burgosurit nė shesh nuk harronin pėr tė ēuar dru nė zjarr qė, pėrveē gatimit, tė ngroheshin edhe vetė, acari po ua ngrinte rrobat pas shpine. Ata bėnin ushtrime, pėrplasnin kėmbėt pėrtokė, thėrrisnin, qeshnin. Uji i valuar i njė tenxhereje, qė rrėshqiti prej gurėve ku e kishte vendosur i zoti, i dogji kėmbėn njė tė burgosuri, i cili pėrfundoi nė infermieri. Njė tjetri i ra tė fikėt, pėr shkak tė tensionit tė ulėt tė gjakut, dhe shkoi pėr t‘i bėrė shoqėri tė parit nė infermieri.
    Nė mes tė poteres sė pėrgjithshme tė asaj nate tė veēantė, tė burgosurit diskutonin me gjallėri pėr gatimet e tyre, shkonin tė huanin diēka qė u mungonte tek ndonjė bashkėvuajtės dhe ktheheshin sėrish pranė tenxheres sė tyre. Gatimet nė ato kushte nuk e vlenin mundimin e pėrgatitjes sė tyre, por tė burgosurit nuk hiqnin dorė nga festa edhe nė atė gjendje mjerimi ekstrem. Ata nuk dėshironin tė kishin brejtje ndėrgjegjeje mė vonė, pse e neglixhuan njė provė se edhe ata ishin ende nė mes tė tė gjallėve. Tė burgosurit festonin ikjen e njė viti tė mundimshėm, qė i kishte bėrė tė vuanin e tė plakeshin mė shumė. Katėr tė burgosur kishin humbur jetėn nė minierė gjatė atij viti; edhe ata e kishin festuar vitin e ri para dymbėdhjetė muajsh, siē po festonin bashkėvuajtėsit e tyre atė natė tė acartė…

    Tė burgosurit politikė po festonin njė vit tė ri qė shėnonte dyzetėvjetorin e ardhjes nė pushtet tė komunizmit shkatėrrimtar nė Shqipėri: njė ngjarje e kobshme pėr ta. Ata kishin punuar gjatė gjithė muajit dhjetor pa pushim, me qėllim qė tė mos futeshin nė minierė dy ditėt e para tė vitit tė ri. Dy ditė pushimi, pa punė tė detyruar, meritonin tė kremtoheshin mė shumė sesa festa e ndėrrimit tė viteve. Njė i burgosur rrėshqiti e u shemb pėrtokė, duke mallėkuar fatin. Njė bashkėvuajtės nxitoi t‘i vinte nė ndihmė. Edhe ky rrėshqiti, duke u pėrplasur pas tė parit. Tė dy shpėrthyen nė tė qeshura tė marra.

    Njė ish-mėsues nisi tė recitonte njė poezi kushtuar lirisė. Duartrokitje e ovacione pasuan recitimin. Papritur ish-mėsuesi e goditi me shkelm tenxheren e tij qė po valonte, duke pėrsėritur dy vargje tė poezisė:


    Ēfarė ke moj zuska liri,
    Qė s’do tė na shikosh me sy?



    Njė valė e re duartrokitjesh e ovacionesh shoqėruan rrokullisjen e tenxheres mbi borėn e ngrirė.


    *


    I shtangur nga ē‘po ndodhte pėrreth tij, Pahia nuk linte t‘i humbiste asnjė grimė nga ato ngjarje tė rralla tė njė nate tė veēantė. Me theks mallėngjyes, ai i pėshpėriti mikut tė tij:

    — Ēfarė spektakli i paimagjinueshėm, Hamit! Kjo qė po ndodh sonte kėtu mund tė mbajė ēdo emėr, pėrveē asaj tė festės. Nuk e beson njeri nė botė, se sot ndodhin gjėra tė tilla. Fotografimet qė po bėj me ēakmakun tim do tė kenė vlerė tė jashtėzakonshme ndonjėherė nė tė ardhmen.

    — Nė realitet kjo nuk ėshtė festė, Afrim, por njė tentativė e dėshpėruar pėr tė vrarė mėrzitjen. Kulmi i dėshpėrimit manifestohet shpesh me tė qeshura absurde, apo jo?

    — Ashtu ėshtė. Nuk thuhet kot: ekstremet takohen. Tė burgosurit sonte mendojnė mė tepėr se kurrė pėr familjet e tyre tė braktisura, tė cilat festojnė gjithashtu nė mes tė varfėrisė e lotėve. Tė shkretėt kėta njerėz! Jeta pėr ta ėshtė bėrė sinonim i vuajtjes. Dhe konsumohen duke shpresuar mė kot, se Zoti do t‘i ndihmojė njė ditė.

    — Nė qoftė se vendos vėrtet Zoti pėr fatet e njerėzve, shpresa ėshtė marrėzi. Zoti nuk mund tė zhbėjė atė qė bėn vetė, gjersa ka vendosur qė nė kėtė botė tė ketė despotė dhe skllevėr, terroristė dhe tė terrorizuar, miliarderė dhe lypsarė, gjeni dhe budallenj. Kush do ta pengonte Zotin pėr tė krijuar njė botė ideale, nė qoftė se do tė kishte qenė i tillė qėllimi i tij?

    — Megjithatė janė pikėrisht tė persekutuarit e fatit qė e besojnė mė shumė Zotin. Megjithėse diktatori ynė paranojak i shkatėrroi me dinamit xhamitė e kishat nė vitin 1967, ai feston sonte nė mes tė luksit me familjen e tij dyzetėvjetorin e karrierės politike, si asnjė udhėheqės tjetėr i Evropės Lindore. Ndėrsa viktimat e tij tė pafajshme robtohen tė festojnė vitin e ri nė mes tė borės e tė mjerimit.

    — Lutjet e kėtyre fatkeqėve ndaj Zotit janė modeste: ata dėshirojnė tė kthehen pranė familjeve dhe tė kenė njė strehė, ku tė fusin kokėn. Por megjithėse Zoti mund t‘i gėzojė kėta njerėz vetėm duke ua lehtėsur hallet, vuajtjet e tyre vijnė gjithmonė duke u shtuar. Disa prej kėtyre tė burgosurve nuk dinė ku tė shkojnė kur lirohen. Nėn presionin e Sigurimit, familjet e tyre i kanė braktisur dhe harruar.

    — Nė pėrgjithėsi edhe detektivėt pensionistė tė DSJsė i bėjnė njė mbyllje tė zymtė jetės. Zakonisht pėrfundojnė alkoolikė e tė divorcuar.

    — Ky stan kėtė bulmet ka, thotė populli, Afrim. Tė luftosh pėr tė forcuar rrėnjėt e njė diktature ėshtė njėsoj sikur tė shkosh tė porositėsh arkivolin, para se tė bėsh vetėvrasje. A nuk hedh dritė tė plotė mbi kėtė tė vėrtetė tė trishtė gjendja ime aktuale? Njė pirg me dekorata akorduar prej Kuvendit Popullor pėr misionet e kryer nuk mjaftuan qė tė mė bėhej njė trajtim konform ligjeve tė rrepta tė diktaturės nė hetuesinė speciale. Proēedura penale e ndalon torturėn ndaj tė arrestuarit, ndėrkohė qė torturimi deri nė vdekje i armiqve tė partisė vlerėsohet normale prej organeve hetimore. Mua mė kanė gjymtuar gjatė hetuesisė speciale, megjithėse vlerėsohesha prej tyre si detektivi mė i mirė i DSJsė. Aktualisht ata nga njėra anė mė bėjnė thirrje tė kthehem nė profesionin e vjetėr, nga ana tjetėr nuk janė tė gatshėm tė mė kurojnė pa kushte jashtė burgut, ndėrkohė qė unė jam mjaft i sėmurė. Por duke pasur parasysh tė kaluarėn time, unė nuk…

    Nė bisedė e sipėr, Meli provoi njė thelė nėse kishte zier apo jo. Ushqimi i kaloi keq dhe atij iu bllokua frymėmarrja. Duke qeshur me zė, Pahia filloi ta godiste nė mes tė shpatullave pėr t‘i zhbllokuar frymėmarrjen. Kur Meli u mbush sėrish me frymė, Pahia i tha me shaka:

    — Diktatori dhe ti keni lindur tė dy nė lagjen Palorto tė Gjirokastrės, prandaj nuk ke tė drejtė ta pėrbuzėsh. Pėrndryshe, ja se ē‘tė gjen.


    *


    Mbasi shijuan gatimet e tyre nė mes tė acarit, tė burgosurit filluan ta braktisnin sheshin. Ata nuk i rezistonin dot mė tė ftohtit, pėr ta pritur vitin e ri jashtė. Sidoqoftė, ai do t‘i gjente brenda telave me gjemba, si tek sheshi edhe nė fjetore. Meli e Pahia, tė ndarė prej njėri-tjetrit, bėnė tė njėjtėn gjė.

Faqja 2 prej 7 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •