Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 50
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594

    Vatikani: Nuk kemi dërguar asnjë ftesë qeverisë së Kosovës

    Qeveria, në Vatikan pa ftesë
    Artan M. Haraqija | 02-05-2011 09:50 CET

    Vatikani ka reaguar me habi në lajmin e medieve kosovare që Selia e Shenjtë e ka ftuar një delegacion shtetëror nga Kosova, për të marrë pjesë në një nga ceremonitë më madhështore që është organizuar deri më tash.

    Njoftimi zyrtar që u dërgua nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, e që më pas u botua nga mediet e Kosovës, thoshte: “Me ftesën zyrtare të shtetit të Vatikanit, kryeministri Thaçi merr pjesë në ceremoninë e lumturimit të Papa Gjon Palit II”.

    Duket se “ftesa” e Vatikanit është një zbulim i Qeverisë së Kosovës, pasi shteti që gjendet brenda hapësirës gjeografi ke të Romës, nuk dërgon ftesa, as shteteve më të mëdha të botës. Shefi i programit në shqip të Radio Vatikanit, Dom Davidi, nuk mund të besonte se Qeveria e Kosovës mund të ketë bërë një njoftim të tillë, duke shprehur bindjen se janë mediet ato që e kanë transmetuar lajmin gabimisht.

    “Nuk ka pasur ftesë për Kosovën e askënd tjetër, në raste të tilla janë përfaqësuesit e qeverive ato që lajmërohen vetë me dëshirën për pjesëmarrje”, tha përmes telefonit nga Vatikani, Dom Davidi. Ky i fundit më pas, ka bërë një sqarim zyrtar të Selisë së Shenjtë përmes “Radio Vatikanit”, fillimisht lidhur me praninë e delegacioneve të vendeve të ndryshme të botës në ceremoninë e 1 majit.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Ja se si i zbuloi une rrenat e propagandat e shpiunave te UDB-es si gjithmon sa her ju kam than mos rreni se nuk u lshoi ti hapsi i kesaj dezinformate e di qe nuk po te vjen mier qe po te zbuloi por na fal a haaaaaaaaa

    ---------------------------------
    Thaçi: Vatikani na ftoi si shtet

    Publikuar: , më 01 maj 2011

    Prishtinë, 1 maj - Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, dhe ambasadori ynë në Romë, Albert Prenkaj, kanë marrë pjesë të dielën në lumturimin e Papa Gjon Palit II në Vatikan.

    Duke folur për RTK-në, kryeministri Thaçi tha se ftesa e Vatikanit për Kosovën ka qenë ftesë shtetërore dhe se në njëfarë forme kjo përbën njohjen e Kosovës nga Selia e Shenjtë.

    Thaçi tha se gjatë kësaj vizite në Vatikan ka pasur takime me kryeministrin e Italisë, Silvio Berlusconi, presidentin italian Giorgio Napolitano, presidentin e BE-së, Herman Van Rompuy dhe shefin e Komisionit Evropian Jose Barroso.

    Thaçi shtoi se ky ishte një tjetër rast për afirmimin e Kosovës.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #3
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Normal qe Vatikani i ka ftuar.Aty ishin Hashim Thaci, Sali Berisha, Bamir Topi, Jozefina Topalli etj
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979


    I lumturon Vatikani

    Vatikani ftoi Kryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm kosovar në ceremoninë e Lumturimit të Papa Gjon Palit të Dytë. Ftesa i ka lumturuar Hashim Thaçin dhe Enver Hoxhajn. Në Selinë e Shenjtë, ata takuan krerët e BE’së dhe Kryeministrin italian. Pas Romës, Ministri Hoxhaj do të udhëtojë drejt Arabisë Saudite.
    Nga Valmir Klaiqi më 02 maj 2011 në ora 08:48

    Kryeministri Hashim Thaçi dhe ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj kanë marrë pjesë në ceremoninë e lumturimit të Papa Gjon Palit të Dytë, të dielën, në Vatikan.

    Gjatë qëndrimit në këtë vend, delegacioni kosovar është takuar me përfaqësues të lartë të institucioneve evropiane dhe të shteteve të ndryshme.
    Ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, ka thënë të dielën për Express se që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, Vatikani ka ftuar për herë të parë delegacionin kosovar si delegacion shtetëror, ku në ftesa është shkruar “Ftohet ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës...”.

    “Kjo është pra vizita e parë shtetërore dhe ne kemi qenë në mesin e delegacioneve shtetërore, të cilat kanë qenë në lumturimin e Papa Gjon Palit të Dytë”.

    Megjithëkëtë, Vatikani ende nuk e njeh shtetin e Kosovës.

    Por, Hoxhaj tha se popujt e dy vendeve kanë lidhje mijëravjeçare mes vete.
    “Mes popullit të Kosovës dhe Vatikanit dhe Kishës Katolike ka një kontinuitet mijëvjeçar të lidhjeve tona, edhe politike, edhe kulturore, meqë qytetarët e Kosovës për shkak të identitetit të tyre kulturor vazhdimisht në 2 mijë vitet e fundit kanë pasur një lidhje dhe një relacion të fuqishëm me Vatikanin”, tha ai.

    Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express....
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    http://www.kryeministri-ks.net/repos....2011_-_KM.jpg

    Me ftesën zyrtare të shtetit të Vatikanit, kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi merr pjesë në ceremoninë e Lumturimit të Papa Gjon Palit të Dytë


    Prishtinë, 30 prill 2011

    Me ftesën zyrtare të shtetit të Vatikanit, një delegacion i lartë shtetëror i Republikës së Kosovës do të marrë pjesë në ceremoninë e Lumturimit të Papa Gjon Palit të Dytë.

    Delegacioni i Republikës së Kosovës kryesohet nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi, i shoqërura nga ministri i Jashtëm, z.Enver Hoxhaj.

    Delegacioni i Kosovës do të merr pjesë nesër në ceremoninë e lumturimit të Papa Gjon Palit të Dytë.

    Kjo është vizita e parë shtetërore nga institucionet e Kosovës bërë Vatikanit, pas shpalljes së Pavarësisë.

    Vatikani ka qenë përherë përkrah popullit të Kosovës dhe Papa Gjon Pali i Dytë ka qenë mik i madh i shqiptarëve dhe i Nënës Tereze.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    Kostoja e “Thaçit 2” mbi 6 milionë euro

    Prishtinë, 2 maj - Qeveria e “ristrukturuar” e Kosovës, e apostrofuar si Thaçi 2, e përbërë nga gjashtë zëvendëskryeministra, nëntëmbëdhjetë ministra dhe e “dizajnuar” për 36 zëvendësministra, do të rëndojë buxhetin e varfër të Kosovës me rreth 6 milionë euro, vetëm për paga, mallra dhe shërbime për stafin politik, shkruan sot “Zëri”.
    Shpikja e disa dikastereve të reja qeveritare dhe shtimi enorm i numrit të zëvendëskryeministrave, nga opozita dhe shoqëria civile, shihet si “llastik politik qeveritar” për plotësimin e ambicieve partiake. Pavarësisht këtyre kritikave, kryeministri Hashim Thaçi ka vendosur që ta shtojë edhe një ministri, atë për Diasporën.
    Analisti, Avni Zogiani thotë se 6 zëvendëskryeministra e 19 ministri, nuk i kanë as shtetet me dhjetëra miliona banorë. “Kjo puna e gjashtë zëvendëskryeministrave dhe e 19 ministrive nuk do as koment, është absurditet që tregon tepër shumë se shteti po u përshtatet partive dhe që po e zgjasin shtetin si plastikë për me iu ra tamam”, ka thënë Zogiani, duke shtuar se me këto veprime qeveria shpenzon si ia do qejfi.
    Glauk Konjufca thotë se qeveria nuk duhet ta harrojë fjalën e urtë “që zullumi këputet prej së trashi”. Sipas tij, kjo është skandaloze që vetëm stafi politik të bëjë shpenzime sa bën Kuvendi i Kosovës.
    “Të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës, për paga në vit i harxhojnë afro 4 milionë euro, por edhe kjo është shumë. Nga ana tjetër, qeveria vetëm me staf politik harxhon më shumë se krejt kuvendi”, ka thënë Konjufca, duke shtuar se qeveria kontrollon gjithçka e atë nuk e kontrollon askush. Sipas tij, pushteti është shndërruar në pazarllëk për t’i plotësuar ambiciet e dikujt, krijohen ministri të reja.
    “Ministria nuk krijohet për nevojën e diasporës, por që të mos prishet koalicioni ata krijojnë ministri për diasporën. Ky është një model shumë i keq”, ka thënë Konjufca.
    Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka thënë edhe nga partitë tjera ka pasur ide për krijimin e kësaj ministrie për diasporën.
    “Me miratimin e Ligjit për Qeverinë sigurisht do të ketë nevojë për një ridizajnim të tërësishëm qeveritar. Pas miratimit të ligjit do të ketë ridizajnim të dikastereve. Gjatë mandatit qeverisës njerëzit e kanë të vështirë ndoshta të bëjnë zvogëlime apo ndryshime të dikastereve, por një mandat i ri sigurisht gjithsesi se do të kërkonte zvogëlim të ministrive”, ka thënë Kuçi.
    Rritja e kabinetit qeveritar edhe për një ministri nga Lidhja Demokratike e Kosovës shihet me shqetësim. Sekretari i përgjithshëm i kësaj partie, Ismet Beqiri ka thënë se rritja në 19 ministri është për t’u shokuar.
    “Do të na e kenë lakmi vendet e ndryshme, se sa jemi të zotët të kemi një qeveri me kaq ministra, po shtohen për ditë. Ne nuk jemi kundër krijimit të ministrisë, por edhe ministritë aktuale që kanë fushëveprim që kanë të bëjnë me diasporën nuk e kryejnë punën e tyre. Sa herë të bjerë në krizë qeveria, këta bëjnë ministri të reja dhe një qeveri me 19 ministri, është për t’u shokuar dhe kjo ndodh vetëm në Kosovën, të cilën qeveri dhe vend pretendon dhe e thotë se e udhëheq zoti Thaçi”, ka thënë Beqiri.
    Ndërkohë, Ardian Gjini nga AAK, ka thënë se është “lajm i keq” për Kosovën dhe për popullin e saj, formimi i një ministrie të re. Sipas tij, kjo rritje numrit të ministrave, zëvendësministrave dhe zëvendëskryeministrave, është barrë e popullit të Kosovës.
    “Kjo është kultura dhe karakteri i kësaj qeverie, dhe fatkeqësisht Kosovën nuk e presin ditë të mira në të ardhmen, përderisa këta njerëz janë në pushtet. Mund t’u them se po vazhdon kultura e mashtrimit dhe kamuflimit të problemeve të vogla me probleme të mëdha”, ka thënë Gjini.
    Nga ana tjetër, ish-ministër i Ekonomisë dhe Financave nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Haki Shatri, thotë se ngarkimi i Qeverisë me zëvendëskryeministra, ministra e zëvendësministra pa ndonjë arsye, dëmton imazhin e shtetit, por edhe dëmton vetë buxhetin.
    “Është totalisht e panevojshme që të ketë më shumë se 18 zëvendësministra. Është e paarsyeshme që militantët politikë të rehabilitohen në pozita politike e që rroga marrin nga arka e shtetit”, tha ai.
    Totali i pagave mujore dhe vjetore
    Ministra 19 X 1270,50 = 24, 139. 5 euro X 12= 289, 674
    Zëvendëskryeministra 6 X 1356,30 = 81,378 X 12= 976, 536 euro
    Zëvendësministra 36 X 1182,50 = 42 570 X 12= 510, 840 euro
    Këshilltarë 120 X 577,50 = 69. 300 X 12= 831.600 euro
    Shoferë 55 X 214,50 = 11. 797 X 12= 141.570 euro
    Asistentë 55 X 214,50 = 11.797 X 12= 141. 570 euro
    Shpenzime mujore për paga në total 240.981 euro
    Shpenzime vjetore për paga në total 2. 591.610 euro
    Shpenzime për derivate brenda një viti mbi 1 milion euro

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin
    Ja se si i zbuloi une rrenat e propagandat e shpiunave te UDB-es si gjithmon sa her ju kam than mos rreni se nuk u lshoi ti hapsi i kesaj dezinformate e di qe nuk po te vjen mier qe po te zbuloi por na fal a haaaaaaaaa

    ---------------------------------
    Thaçi: Vatikani na ftoi si shtet

    Publikuar: , më 01 maj 2011

    Prishtinë, 1 maj - Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, dhe ambasadori ynë në Romë, Albert Prenkaj, kanë marrë pjesë të dielën në lumturimin e Papa Gjon Palit II në Vatikan.

    Duke folur për RTK-në, kryeministri Thaçi tha se ftesa e Vatikanit për Kosovën ka qenë ftesë shtetërore dhe se në njëfarë forme kjo përbën njohjen e Kosovës nga Selia e Shenjtë.

    Thaçi tha se gjatë kësaj vizite në Vatikan ka pasur takime me kryeministrin e Italisë, Silvio Berlusconi, presidentin italian Giorgio Napolitano, presidentin e BE-së, Herman Van Rompuy dhe shefin e Komisionit Evropian Jose Barroso.

    Thaçi shtoi se ky ishte një tjetër rast për afirmimin e Kosovës.
    llap kjo rrena e thacit ose mashtrimi i tij ishte i djeshit!
    kurse e verteta eshte informata e sotit!

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    [QUOTE=G-2;3078778]Qeveria, në Vatikan pa ftesë
    Artan M. Haraqija | 02-05-2011 09:50 CET

    Vatikani ka reaguar me habi në lajmin e medieve kosovare që Selia e Shenjtë e ka ftuar një delegacion shtetëror nga Kosova, për të marrë pjesë në një nga ceremonitë më madhështore që është organizuar deri më tash.

    Njoftimi zyrtar që u dërgua nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, e që më pas u botua nga mediet e Kosovës, thoshte: “Me ftesën zyrtare të shtetit të Vatikanit, kryeministri Thaçi merr pjesë në ceremoninë e lumturimit të Papa Gjon Palit II”.

    Duket se “ftesa” e Vatikanit është një zbulim i Qeverisë së Kosovës, pasi shteti që gjendet brenda hapësirës gjeografi ke të Romës, nuk dërgon ftesa, as shteteve më të mëdha të botës. Shefi i programit në shqip të Radio Vatikanit, Dom Davidi, nuk mund të besonte se Qeveria e Kosovës mund të ketë bërë një njoftim të tillë, duke shprehur bindjen se janë mediet ato që e kanë transmetuar lajmin gabimisht.

    “Nuk ka pasur ftesë për Kosovën e askënd tjetër, në raste të tilla janë përfaqësuesit e qeverive ato që lajmërohen vetë me dëshirën për pjesëmarrje”, tha përmes telefonit nga Vatikani, Dom Davidi. Ky i fundit më pas, ka bërë një sqarim zyrtar të Selisë së Shenjtë përmes “Radio Vatikanit”, fillimisht lidhur me praninë e delegacioneve të vendeve të ndryshme të botës në ceremoninë e 1 majit.

    l

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Drenica 97
    Anëtarësuar
    19-07-2009
    Vendndodhja
    KOSOVE
    Postime
    1,092
    G-2 ARTAN HARAQIA eshte gazetaruc,zagar i veton surrovit,keta gazetaruca e kan per detyr te dekonstruktoin lajmin,dezinformoin.
    Pasi Vatikani nuk i paska ftu qeverin e KOSOVES si paskan shku THACI e HOXHAJ te paftuar?pasi vatikani nuk po i ftoika qeverit pse vatikani ne kete organizim kishte pergadit nje vend per vipat politikan,diplomat etj.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga G-2 Lexo Postimin
    llap kjo rrena e thacit ose mashtrimi i tij ishte i djeshit!
    kurse e verteta eshte informata e sotit!
    kqyre balit pak ma mier daten



    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin


    I lumturon Vatikani

    Vatikani ftoi Kryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm kosovar në ceremoninë e Lumturimit të Papa Gjon Palit të Dytë. Ftesa i ka lumturuar Hashim Thaçin dhe Enver Hoxhajn. Në Selinë e Shenjtë, ata takuan krerët e BE’së dhe Kryeministrin italian. Pas Romës, Ministri Hoxhaj do të udhëtojë drejt Arabisë Saudite.
    Nga Valmir Klaiqi më 02 maj 2011 në ora 08:48

    Kryeministri Hashim Thaçi dhe ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj kanë marrë pjesë në ceremoninë e lumturimit të Papa Gjon Palit të Dytë, të dielën, në Vatikan.

    Gjatë qëndrimit në këtë vend, delegacioni kosovar është takuar me përfaqësues të lartë të institucioneve evropiane dhe të shteteve të ndryshme.
    Ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, ka thënë të dielën për Express se që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, Vatikani ka ftuar për herë të parë delegacionin kosovar si delegacion shtetëror, ku në ftesa është shkruar “Ftohet ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës...”.

    “Kjo është pra vizita e parë shtetërore dhe ne kemi qenë në mesin e delegacioneve shtetërore, të cilat kanë qenë në lumturimin e Papa Gjon Palit të Dytë”.

    Megjithëkëtë, Vatikani ende nuk e njeh shtetin e Kosovës.

    Por, Hoxhaj tha se popujt e dy vendeve kanë lidhje mijëravjeçare mes vete.
    “Mes popullit të Kosovës dhe Vatikanit dhe Kishës Katolike ka një kontinuitet mijëvjeçar të lidhjeve tona, edhe politike, edhe kulturore, meqë qytetarët e Kosovës për shkak të identitetit të tyre kulturor vazhdimisht në 2 mijë vitet e fundit kanë pasur një lidhje dhe një relacion të fuqishëm me Vatikanin”, tha ai.

    Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express....
    Ndryshuar për herë të fundit nga Llapi : 02-05-2011 më 08:38
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    llapi , drenica vatikani nuk ka ftuar as rober mugaben i cili e ka te ndaluar te shkel shtetet e evropes prandaj vatikani nuk i ka ftuar as hashim rrencin e as nuk ia ka ndaluar te marr pjes!

    ti drenice e di se hashimi rren dhe mashtron sa te mundet ne cdo forme!
    tash po ua hedh me posht reagimet e vatikanit per mashtruesin hashim thaci!

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    (hashim thacin e ka krahasuar vatikani me robert mugaben gje qe eshte shume e vertete kjo e tregon se robert mugabe e hashim thaci jane te njete!


    (E plotësuar) Vatikani ka reaguar me habi në lajmin e medieve kosovare që Selia e Shenjtë e ka ftuar një delegacion shtetëror nga Kosova, për të marrë pjesë në një nga ceremonitë më madhështore që është organizuar deri më tash.

    Njoftimi zyrtar që u dërgua nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, e që më pas u botua nga mediet e Kosovës, thoshte: “Me ftesën zyrtare të shtetit të Vatikanit, kryeministri Thaçi merr pjesë në ceremoninë e lumturimit të Papa Gjon Palit II”.

    Duket se “ftesa” e Vatikanit është një zbulim i Qeverisë së Kosovës, pasi shteti që gjendet brenda hapësirës gjeografi ke të Romës, nuk dërgon ftesa, as shteteve më të mëdha të botës. Shefi i programit në shqip të Radio Vatikanit, Dom Davidi, nuk mund të besonte se Qeveria e Kosovës mund të ketë bërë një njoftim të tillë, duke shprehur bindjen se janë mediet ato që e kanë transmetuar lajmin gabimisht.

    “Nuk ka pasur ftesë për Kosovën e askënd tjetër, në raste të tilla janë përfaqësuesit e qeverive ato që lajmërohen vetë me dëshirën për pjesëmarrje”, tha përmes telefonit nga Vatikani, Dom Davidi. Ky i fundit më pas, ka bërë një sqarim zyrtar të Selisë së Shenjtë përmes “Radio Vatikanit”, fillimisht lidhur me praninë e delegacioneve të vendeve të ndryshme të botës në ceremoninë e 1 majit.

    “Së pari theksojmë se Shqipëria përfaqësohej në Vatikan nga personalitete si presidenti Bamir Topi, kryeministri Sali Berisha si dhe kryeparlamentarja Jozefina Topalli, ndërsa Kosova nga kryeministri Hashim Thaçi e nga ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj”, njoftoi në programin e saj Radio Vatikani.

    Më tej i njëjti tha: “Së dyti duhet nënvizuar faktin rreth një njoftimi të pasaktë që është botuar ndër agjenci lajmesh, gazeta e faqe interneti në gjuhën shqipe, se delegacionet shtetërore të përbëra nga personalitetet e larta nga Shqipëria dhe nga Kosova ‘morën pjese në Vatikan me ftesë së Selisë së Shenjtë”.

    “Krejt në fund, Radio Vatikani përsërit edhe njëherë sqarimin që ka dhënë edhe për “Zërin” duke shtuar se “Selia e Shenjtë përgjigjet në dëshirat dhe kërkesat që mbërrijnë në Vatikan. Kështu ndodhi edhe kësaj here me të gjitha delegacionet e botës e po kështu edhe me ato nga Shqipëria dhe nga Kosova”

    Askush nuk di gjë, me përjashtim të Qeverisë së Kosovës

    Gazeta “Zëri” gjatë ditës së diel ka biseduar me jo pak përfaqësues fetarë e diplomat si në Prishtinë e po ashtu edhe në Romë, për të kuptuar më shumë rreth pjesëmarrjes së delegacionit të Kosovës në ceremoninë, që është mbajtur para 1 milion besimtarëve katolikë në qendrën më të shenjtë të tyre në botë.

    Një nga përfaqësuesit e klerit katolik në Kosovë, Dom Lush Gjergji i ka sugjeruar gazetës që të bisedojë direkt me Selinë e Shenjtë pasi ai nuk kishte kurrfarë informacioni për ndonjë ftesë për zyrtarët kosovarë e aq më pak të ketë përcjellë ndonjë të tillë në zyrat e Qeverisë së Kosovës. Dom Lush Gjergji, megjithatë, ka kujtuar se Kisha ruan “parimin e mbajtjes së dyerve hapur për të gjithë njerëzit që shprehin interesim për ta vizituar atë, pa paragjykuar ndonjë gjë”.

    Përderisa Vatikani nuk e ka njohur Kosovën si shtet, momentalisht nuk e ka asnjë përfaqësues të saj diplomatik në Prishtinë. Duke pasur parasysh faktin se Selia e Shenjtë është një vend sovran brenda hapësirës territoriale të Italisë, “Zëri” ka biseduar edhe me ambasadorin italian në Kosovë, Michael Giffoni, i cili ka thënë se ai di për një ftesë zyrtare po aq sa dinë të gjithë, informacione që i ka marrë edhe ai përmes Qeverisë së Kosovës.

    “Para disa ditësh, ministri Enver Hoxhaj më ka informuar se kanë marrë ftesë nga Vatikani, më shumë nuk di asgjë”, ka thënë përmes telefonit ambasadori Giffoni. Megjithatë, përfaqësuesi diplomatik i Italisë ka kërkuar nga gazeta që ta citojmë duke thënë se ai nuk ka dëshirë të besojë se Qeveria e Kosovës “nuk e thotë të vërtetën rreth kësaj çështjeje”.

    Edhe ambasadori Michael Giffoni i ka sugjeruar gazetës që përgjigjen më të mirë për këtë çështje mund ta marrë nga Selia e Shenjtë. “Zëri” i ka dërguar një kërkesë për sqarim rreth edhe zyrës për informim të kryeministrit përmes postës elektronike, mirëpo përgjigja ka munguar.

    Politikanët e detyrojnë Vatikanin të sqarohet

    Njoftimet zyrtare të Qeverisë së Kosovës, ku flitet për “ftesa zyrtare” të Vatikanit apo dhe pjesëmarrja e liderëve botërorë që konsiderohen diktatorë të rrezikshëm e detyruan Selinë e Shenjtë të bëjë disa sqarime që janë kërkuar nga mediet.

    Prania e diktatorit të Zimbabvesë, Robert Mugabe, në ceremoninë e lumturimit të Papa Gjon Palit II ka nxitur reagimin e medieve ndërkombëtare që kanë kërkuar nga Vatikani sqarim si ka mundësi që ai marrë pjesë. Mugabe e ka të ndaluar të fluturojë brenda shteteve të Bashkimit Evropian, mirëpo Vatikani është shtet në vete, i cili nuk e ka për detyrë të zbatojë vendime të tilla, as ato të Italisë, pavarësisht se gjendet në brendi të hapësirës gjeografike të kryeqytetit italian, Romë.

    Zyrtarë të Vatikanit i kanë një sqarim pothuajse të njejtë me atë për pjesëmarrjen e delegacionit kosovar rrjetit televiziv, CNN.

    “Vatikani nuk mund t’i thotë Mugabes të mos vijë nëse ai ka dëshirë që të marrë pjesë, njejtë siç nuk do t’i thoshte jo as Obamës e as Sarkozisë, nëse ata do të donin të vinin”, ka thënë Federiko Lombardi. Ky sqarim përfundimisht i hedh poshtë njoftimet që disa herë i ka bërë Qeveria e Kosovës, se shefi i qeverisë kosovare, Thaçi po merr pjesë në lumturimin e Papa Gjon Palit II “me ftesë zyrtare të Selisë së Shenjtë”.

    Si u trajtua delegacioni nga Kosova

    Delegacioni kosovar është trajtuar si të gjitha delegacionet tjera shtetërore pjesëmarrëse në lumturimin e Papa Gjon Palit II. Këtë për “Zërin” e konfirmon Dom Davidi nga Selia e Shenjtë, duke kujtuar se Vatikani e ka një vizion tjetër për njohjet e shteteve.

    “Nëse nuk ju njohim nuk do të thotë që ne nuk flasim e bisedojmë me njëri-tjetrin”, ka thënë shefi i programit në shqip të Radio Vatikanit, për të shtuar se “njohjet zyrtare mund të kenë vlerë për organogramet juridike, mirëpo në këtë rast delegacioni kosovar dhe ai i Shqipërisë kanë qenë të radhitur si të gjitha delegacionet tjera shtetërore pjesëmarrëse në ceremoninë e 1 majit”.

    Gabimi i Qeverisë së Kosovës me njoftimin se ka marrë “ftesë zyrtare” nga Vatikani, duket se përpos trajtimit si “faux pas” apo shkelje e normave të etiketës nuk do të ketë ndonjë pasojë tjetër. Kosova, megjithatë nuk është i vetmi vend që ka bërë gabime të tilla.

    Para jo pak vitesh, shteti fqinj i Kosovës, Maqedonia i kishte dërguar ftesë Selisë së Shenjtë për pjesëmarrje në një nga përvjetorët e pavarësimit me këto fjalë: “Ftojmë Papa Gjon Palin”, dhe më poshtë i kishte shtuar, “me bashkëshorten”. Ky gabim ishte bërë padyshim pa qëllim pasi duket se Maqedonia kishte përdorur të njëjtën terminologji në të gjitha ftesat e dërguara nga Ambasada e saj në Romë.

    Mister mbetet, nëse Qeveria e Kosovës e ka bërë pa vetëdije apo me qëllim gabimin e “ftesës zyrtare” nga Selia e Shenjtë.

  13. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    llap kot e ke se te dolen rrenat dhe mashtrimet ne ledine duke e mbrojt rrencin mashtruesin!

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Ne se jan ftuar..bravo Vatikani..
    Ne se kan shkuar Bravo Thaqi me Hoxhajn.

    Nuk duhet me saju spica pa nevoje ne mardhenjet mes Kosoves dhe Vatikanit..

    Rasti i shenjterimit te Papa Vojtiles nuk duhet te prishet me kto loj fjalesh te mediave Kosovare.
    Papa Vojtila ose Gjon Pali ishte mik i madh i Kombit Tone dhe se do duhet ti jemi mirnjohes Atij per Shpetimin e Kosoves nga Cfarosja qe pergatiten serbet.

    Po kerkojn mrekullira per Papen.. po thone..

    Un mendoj se ska mrekulli me te madhe te ketij Pape se sa fakti qe Sot populli i Kosoves gezon Shtetin e tij.


    Ne themele te Atij Shteti eshte dhe fjala e deshira e Papa Gjon Palit dhe e klerikve te Shquar Katolik te Kosoves..

    ..

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Thaçi: Vatikani tërthorazi njeh Kosovën

    Kryeministri Hashim Thaçi, ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj dhe ambasadori ynë në Romë, Albert Prenkaj, kanë marrë pjesë dje në lumturimin e Papa Gjon Palit II në Vatikan.

    Në një intervistë për RTK-në, kryeministri Thaçi tha se ftesa e Vatikanit për Kosovën ka qenë ftesë shtetërore dhe se në njëfarë forme kjo përbën njohjen e Kosovës nga Selia e Shenjtë. Gjatë kësaj vizite në Vatikan, Thaçi deklaroi se ka pasur takime me kryeministrin e Italisë, Silvio Berlusconi, presidentin italian, Giorgio Napolitano, presidentin e BE-së, Herman Van Rompuy dhe shefin e Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, por edhe shumë burrështetas dhe personalitete të tjera të vendeve që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Thaçi shtoi se ky ishte një tjetër rast për afirmimin e Kosovës.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e Drenica 97
    Anëtarësuar
    19-07-2009
    Vendndodhja
    KOSOVE
    Postime
    1,092
    Citim Postuar më parë nga G-2 Lexo Postimin
    llapi , drenica vatikani nuk ka ftuar as rober mugaben i cili e ka te ndaluar te shkel shtetet e evropes prandaj vatikani nuk i ka ftuar as hashim rrencin e as nuk ia ka ndaluar te marr pjes!

    ti drenice e di se hashimi rren dhe mashtron sa te mundet ne cdo forme!
    tash po ua hedh me posht reagimet e vatikanit per mashtruesin hashim thaci!
    G-2 pse po rren ,nuk ka asnje reagim te Vatikanit,mafia mediale ne Kosove po perpiqet ta paraqes si qendrim te Vatikanit deklaraten e nje gazetari te radio Vatikanit,i cili ka thene se Vatikani nuk fton askend ne keso rastesh,por i pranon te gjithe ata qe shprehin deshiren me marre pjese.
    Nga kjo kuptohet se qeveria e Kosoves ka shpreh deshiren me marre pjese ne ceremonin e lumturimit te Papa Gjon Palit II dhe Vatikani e ka mireprite pjesmarrjen,as ne komunikaten e qeverise nuk thuhet qe Thaci eshte i ftuar ne audience nga Papa.

    Sa per rrena ma rrenca se ju banda e jugosllaveve surrovisto jashteqites nuk ka ne kete bote.

    BRARI ashtu eshte ne te dyja rastet eshte mire qeveria e Kosoves e ka nderu Papa Gjon Palin II.
    Kjo banda e surrovisteve ne Kosove eshte e njejt me banden e kokdhineve ne Shqiperi te cilet ju kan sulur si qent Berishes e Bashes,banda e surrovo jogosllave e ka detyr me i sulmu institucionet e Kosoves keshtu e kan sulmu RUGOVEN,DACIN tani e sulmoin THACIN.

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e Sofi _
    Anëtarësuar
    09-04-2011
    Postime
    494
    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin
    Thaçi: Vatikani tërthorazi njeh Kosovën

    Kryeministri Hashim Thaçi, ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj dhe ambasadori ynë në Romë, Albert Prenkaj, kanë marrë pjesë dje në lumturimin e Papa Gjon Palit II në Vatikan.

    Në një intervistë për RTK-në, kryeministri Thaçi tha se ftesa e Vatikanit për Kosovën ka qenë ftesë shtetërore dhe se në njëfarë forme kjo përbën njohjen e Kosovës nga Selia e Shenjtë. Gjatë kësaj vizite në Vatikan, Thaçi deklaroi se ka pasur takime me kryeministrin e Italisë, Silvio Berlusconi, presidentin italian, Giorgio Napolitano, presidentin e BE-së, Herman Van Rompuy dhe shefin e Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, por edhe shumë burrështetas dhe personalitete të tjera të vendeve që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Thaçi shtoi se ky ishte një tjetër rast për afirmimin e Kosovës.
    Ne qofte keshtu, urime! Shpresoj ta bejne njohjen publike dhe ne menyre te drejtperdrejte!

    ps: Po shtoj se derisa ta bej njohjen publike Vatikani, mos t'i jap vetes lavdi kot Thaci - deri tani nuk kam lexuar asgje nga Vatikani qe e komenton ftesen ne kete menyre...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Sofi _ : 02-05-2011 më 19:52

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    Llapi;

    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin
    Ja se si i zbuloi une rrenat e propagandat e shpiunave te UDB-es si gjithmon sa her ju kam than mos rreni se nuk u lshoi ti hapsi i kesaj dezinformate e di qe nuk po te vjen mier qe po te zbuloi por na fal a haaaaaaaaa

    ---------------------------------
    Thaçi: Vatikani na ftoi si shtet

    Publikuar: , më 01 maj 2011

    Prishtinë, 1 maj - Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, dhe ambasadori ynë në Romë, Albert Prenkaj, kanë marrë pjesë të dielën në lumturimin e Papa Gjon Palit II në Vatikan.

    Duke folur për RTK-në, kryeministri Thaçi tha se ftesa e Vatikanit për Kosovën ka qenë ftesë shtetërore dhe se në njëfarë forme kjo përbën njohjen e Kosovës nga Selia e Shenjtë.

    Thaçi tha se gjatë kësaj vizite në Vatikan ka pasur takime me kryeministrin e Italisë, Silvio Berlusconi, presidentin italian Giorgio Napolitano, presidentin e BE-së, Herman Van Rompuy dhe shefin e Komisionit Evropian Jose Barroso.

    Thaçi shtoi se ky ishte një tjetër rast për afirmimin e Kosovës.
    rren koft vatikani nuk e nje kosoven shtet she nuk mund ti ftoj as nje delagaciaon nga kosova hashimi ishte si klandestin ne vatikan si gjdo qytetar kjo esht shum e vertet hashimi ti shen genjeshtarat ty

  19. #19
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    Citim Postuar më parë nga Drenica 97 Lexo Postimin
    G-2 pse po rren ,nuk ka asnje reagim te Vatikanit,mafia mediale ne Kosove po perpiqet ta paraqes si qendrim te Vatikanit deklaraten e nje gazetari te radio Vatikanit,i cili ka thene se Vatikani nuk fton askend ne keso rastesh,por i pranon te gjithe ata qe shprehin deshiren me marre pjese.
    Nga kjo kuptohet se qeveria e Kosoves ka shpreh deshiren me marre pjese ne ceremonin e lumturimit te Papa Gjon Palit II dhe Vatikani e ka mireprite pjesmarrjen,as ne komunikaten e qeverise nuk thuhet qe Thaci eshte i ftuar ne audience nga Papa.

    Sa per rrena ma rrenca se ju banda e jugosllaveve surrovisto jashteqites nuk ka ne kete bote.

    BRARI ashtu eshte ne te dyja rastet eshte mire qeveria e Kosoves e ka nderu Papa Gjon Palin II.
    Kjo banda e surrovisteve ne Kosove eshte e njejt me banden e kokdhineve ne Shqiperi te cilet ju kan sulur si qent Berishes e Bashes,banda e surrovo jogosllave e ka detyr me i sulmu institucionet e Kosoves keshtu e kan sulmu RUGOVEN,DACIN tani e sulmoin THACIN.
    z. drenica
    per ty eshte rrene edhe kur vertetohet se kamishi dhe kamishat e tjere vodhen votat ne komunat e tyre!
    per ty eshte rrene dhe presion politik kur rivotimi duhej te behej ne komunat nga vijn hajnat!

    po ti nuk je aq budalla sa mos ta dish se hashim thaci manipulon me cdo gje dhe cdo gje provon ta shendroi ne sukses dhe merite te veten!

    vatikani nuk deklarohet ne menyren klasike ta quaj thacin rrenc por vatikani as robert mugaben nuk e ka ftuar edhe pse ky i fundit e ka te ndaluar te vaje ne shtetet europiane!

    per keso vizitash vatikani as nuk te fton as nuk ta ndalon pjesmarrjen !
    rrena tjeter dhe mashtrimi i radhes eshte se vatikani ne nje fare forme ka njohur shtetin e kosoves por edhe kjo eshte mashtrim optik ordiner i thacit!

    thaci ka dhen prova se eshte shantazhues, mashtrues hajdut dhe asgje me shume as me pak kjo eshte e verteta rreth hashim thacit!




    Qeveria pranon se nuk pati ftesë
    03-05-2011 08:52 CET

    Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka sqaruar të hënën se delegacioni i lartë shtetëror i Republikës së Kosovës, i përfaqësuar nga kryeministri Hashim Thaçi dhe ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, zyrtarisht ka marrë pjesë në ceremoninë e Lumturimit të Papa Gjon Palit të Dytë, që është organizuar nga Shtëpia e Shenjtë në Vatikan.

    MPJ konfirmon se delegacioni i Republikës së Kosovës ka qenë i barabartë me delegacionet shtetërore nga mbarë bota dhe ka ndjekur procedurat për pjesëmarrje ashtu si të gjitha shtetet të përfaqësuara në këtë ceremoni.

    Mirëpo, askund nuk thuhet se a pati a jo delegacioni ynë ftesë zyrtare nga Vatikani, që do të thotë se Qeveria pranon faktin që delegacioni shkoi atje pa ftesë.

    Megjithatë, www.radiovaticana.org tregon edhe një herë se delegacioni i Kosovës, sikurse edhe ai i Shqipërisë, përfshirë edhe të gjitha delegacionet e botës, nuk kanë marrë ftesë nga Selia e Shenjtë.


    Në ueb faqen e kësaj radio thuhet se “Selia e Shenjtë nuk bën ftesa për kremtime e raste të tilla”. Por, siç thuhet, janë pikërisht shtetet e qeveritë e ndryshme që shprehin dëshirën e tyre për të marrë pjesë në ngjarje të tilla.

    “E Selia e Shenjtë përgjigjet në dëshirat dhe kërkesat që mbërrijnë në Vatikan. Kështu ndodhi edhe kësaj here me të gjitha delegacionet e botës, e po kështu edhe me ato nga Shqipëria dhe nga Kosova”, thuhet në reagimin e Radio Vatikanit në shqip.

    Kjo radio nuk është e pavarur, por transmeton zërin zyrtar të Selisë së Shenjtë.

  20. #20
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466
    po po e kan thirr thaqin, i kane thane merre Memli k. e Shefqet k. e hajdeni..
    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •