Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 8
  1. #1

    Njė Maji !!!

    01 MAJ 2011 - E Diel 02:24
    1 Maji, kjo ditė qė punėtorėt anekėnd botės i gjen nė rrugė, duke kėrkuar mė shumė tė drejta e respekt pėr ta. Mė 1 maj, ne nė Kosovė do tė shohim nė lajme si punėtorėt nėpėr metropolet evropiane (meqė Evropėn e kemi gjithnjė pike referimi, nuk po e ndėrrojmė as tash) tė revoltuar nga trajtimi qė iu bėhet ngrihen nė demonstratė kundėr regjimeve qė mohojnė tė drejtat e tyre.



    Ndėrkaq, Kosova ėshtė tregim tjetėr. Nė Kosovė, si pėr tė treguar ecjen e ngadaltė, konservimin e gjendjes, kemi mbetur me zakonet e ish Jugosllavisė: 1 maj mė festojmė. Por, cila ėshtė, nė tė vėrtet, gjendja e punėtorėve nė Kosovė? Si ėshtė e mundur qė nė Evropė, punėtorėt kanė standard mė tė mirė e i shohim nė protesta, ndėrsa nė Kosovė, kreu i sindikatave na thotė se nuk ka nevojė pėr protesta? Pėrgjigja ėshtė tautologjike: Nė Evropė ka mė shumė tė drejta pėr punėtorėt sepse protestojnė, ndėrsa nė Kosovė nuk ka tė drejta pėr punėtorėt, pikėrisht sepse nuk protestojnė.



    Vetėm nga procesi i privatizimit, nė Kosovė kanė humbur vendet e punės mbi 40 mijė punėtorė, proces ky qė po vazhdon edhe sot e kėsaj dite. Ligji i Punės po mbetet vetėm dokument nė letėr, pa e gjetur zbatueshmėrinė konkrete. Punėtorėt nė sektorin privat punojnė orė tė tėra pas orarit tė punės pa pagesė, atyre punėdhėsi nuk u lejon tė drejtėn e organizimit sindikal. Kur shikon kushtet e tyre nuk e dallon dot skllavėrinė nga puna me mėditje. Mė tė shtypurit nė kėtė drejtim janė punėtorėt qė punojnė nė sektorin e ndėrtimit dhe punėtorėt e sigurimit nė kompanitė private. Paga e kėtyre tė fundit ėshtė shpesh nėn 150 euro, pėrkundėr punės sė vėshtirė. E punėtorėt qė punojnė nė “rrugėn e kombit”, paguhen 7,5. euro nė ditė.



    Kosova e ka mbi 50% tė popullsisė tė papunė. Kjo me gjuhėn e kapitalit quhet mbipopullsi, tė panevojshėm, mund edhe tė mos ishin. Megjithatė, kjo pjesė e njerėzve tė papunė, nuk janė pa ndikim nė tregun e punės. Numri i madh i tė papunėve shėrben si presion nė duart e punėdhėnėsve kur punėtorėt kėrkojnė mė shumė tė drejta. Mund tė ketė qenė e pavetėdijshėm emėrimi i tyre si armata e tė papunėve, por ata shėrbejnė tamam si armatė nė duart e kapitalit.



    E pėrveē kėtyre shpjegimeve, ka edhe njė arsye krejt subjektive pse ne sot rrimė nė shtėpi duke mos ia prishur tymin Qeverisė qė po pėrgatit privatizime. Kjo arsye quhet BSPK. Sindikata qė merr pėrqindje nga pagat e punėtorėve kosovarė pėr tė mbrojtur interesat e tyre, mė shumė kohė kalon nė takime e konferenca me Qeverinė sesa me punėtorėt, nė emėr tė tė cilėve flet, e tė cilėt duhet t’i pėrfaqėsojė.



    Lėvizja VETĖVENDOSJE! e ka tė kodifikuar nė programin e saj politik tė drejtėn e organizimit sindikal si nevojė e domosdoshme qė u mundėson punėtorėve tė mbrojnė tė drejtat dhe mirėqenien e tyre, por qė siguron edhe njė kohezion brenda shoqėrisė pėr tė gjithė dhe secilin. Por gjithashtu, ne shprehim sot gatishmėrinė tonė qė tė pėrfshihemi me tė gjitha kapacitetet tona nė mbėshtetje tė cililtdo organizim sindikal qė lufton kundėr privatizimit tė aseteve tona publike dhe pėr tė drejtat e punėtorėve.



    Gjithashtu ne shprehim sot konsideratėn tonė pėr punėn si kategori qė tregon universalitetin dhe unitetin e botės sonė qė i janė ngritur njėmijė ndarje, tė padrejta e tė paqena. Ne jemi njerėz. Pėr tė vazhduar specien tonė njerėzore, na duhet tė punojmė. E duke punuar ndryshojmė mjedisin ku jetojmė e bashkė me tė edhe veten tonė. Puna ėshtė njeriu nė dinamikė, njerėzorja. Ajo ėshtė bashkimi nė tė drejta.



    Lėvizja VETĖVENDOSJE!



    http://www.vetevendosje.org/?cid=1,2,2935&author=0
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  2. #2
    'Kemi mbetur me zakonet e ish-Jugosllavisė'
    Nga Express mė 01 maj 2011 nė ora 23:12
    Lėvizja Vetėvendosje ka kritikuar Bashkimin e Sindikatave tė Pavarura tė Kosovės se nuk i po mbron tė drejtat e punėtorėve.

    Nė njė komunikatė pėr media me rastin e 1 Majit-Ditės ndėrkombėtare tė Punės, Vetėvendosje shpreh habi me deklaratėn e kreut tė sindikatave se nuk ka nevojė pėr protesta kur dihet se ligji i punės nuk ėshtė duke u zbatuar dhe ku vetėm nga privatizimi kanė humbur vendet e punės 40 mijė punėtorė.

    “Njė arsye subjektive pse ne sot rrimė nė shtėpi duke mos ia prishur tymin Qeverisė qė po pėrgatit privatizime quhet BSPK. Sindikata e cila merr pėrqindje nga pagat e punėtorėve kosovarė pėr tė mbrojtur interesat e tyre, mė shumė kohė kalon nė takime e konferenca me Qeverinė sesa me punėtorėt, nė emėr tė tė cilėve flet, e tė cilėt duhet t’i pėrfaqėsojė”, thuhet nė komunikatė.

    Vetėvendosje shprehet me nota kritike ndaj shėnimit tė 1 Majit si festė dhe jo si ditė kur duhet protestuar sikur nė gjithė vendet tjera tė botės.

    “Nė Kosovė, si pėr tė treguar ecjen e ngadaltė, konservimin e gjendjes, kemi mbetur me zakonet e ish-Jugosllavisė: mė 1maj ne festojmė. Ligji i Punės po mbetet vetėm dokument nė letėr, kurse punėtorėt nė sektorin privat punojnė orė tė tėra pas orarit tė punės pa pagesė dhe atyre punėdhėnėsi nuk u lejon tė drejtėn e organizimit sindikal”, thuhet mė tej nė komunikatė.

    Duke pėrkujtuar se mbi 50 pėr qind e popullsisė ėshtė e papunė, Vetėvendosje konsideron se numri i madh i tė papunėve shėrben si presion nė duart e punėdhėnėsve kur punėtorėt kėrkojnė mė shumė tė drejta.

    “Ne shprehim gatishmėrinė qė tė pėrfshihemi me tė gjitha kapacitetet nė mbėshtetje tė cilido organizim sindikal qė lufton kundėr privatizimit tė aseteve tona publike dhe pėr tė drejtat e punėtorėve. Pėr tė vazhduar specien tonė njerėzore, na duhet tė punojmė. E duke punuar ndryshojmė mjedisin ku jetojmė e bashkė me tė edhe veten tonė. Puna ėshtė njeriu nė dinamikė, njerėzorja. Ajo ėshtė bashkimi nė tė drejta”, pėrfundon komunikata.

    http://www.gazetaexpress.com/?cid=1,15,52893
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  3. #3
    Moderator Maska e benseven11
    Anėtarėsuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816
    Ajo shifra 50% te papune me duket se eshte nje cike si e ekzagjeruar.Kur shkelen te drejtat,pune pas orarit te rregullt pa pagese,perse nuk merret avokat?
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anėtarėsuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    jemi popull e mrapsht sna bjen kush ne fije e drejta per pun nuk kerkohet ne piknike dhe ne ahenge

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    U ka kan shum keq ketyre Klyshqve te Vetfundosjes
    qe nuk mujten ta qesin asnji njeri ne rrug
    por te gjith shkuan neper vendet e preferuara prej tyre dhe e festuan 1 majin e jo ne rrug siq deshiroi serbija e vetfundosja
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anėtarėsuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Nje maj nuk eshte dite feste,kjo dite eshte per te protestu per kushte me te mira te punes,por masi nuk ka pune fare ne kosove ben edhe te festohet.
    Diqka nuk e kam te kutushme sot me 2 maj perse nuk punohet a din kush me me tregu,ne ter boten sot punohet perveq ne kosove

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Zoti Basha
    Anėtarėsuar
    25-01-2010
    Postime
    860
    pak shprese kemi per zhvillim real nese vazhdojme te festojme festa te tilla idiote. feste per kal;amaj qe e dine qe nuk u vlen gje lekura, e kerkojne m,e dhune te marrin ate qe duan. turp
    Kantonizimi i hapėsirės shqiptare, rruga e vetme drejt zhvillimit!

  8. #8
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    04-02-2003
    Postime
    444

    Ketu mund te lexoni nje episod mbi 1 Maj,1986 ne Tirane!!!

    Citim Postuar mė parė nga beni33 Lexo Postimin
    jemi popull e mrapsht sna bjen kush ne fije e drejta per pun nuk kerkohet ne piknike dhe ne ahenge
    Keto komentet tuaja mbi 1 Maj-in po me kujtojne nje episod qe kam perjetuar si perkthyes i delegacioneve te sindikatave ne Tirane,1986.
    Ishte hera e pare per mua qe po punoja si perkthyes me delegacione zyrtare.Ne te kaluaren,1981,1982 kisha punuar disa here si perkthyes turistash por asnjehere nuk kisha punuar me persona zyrtare.Me prezantuan me nje egjiptian trupmadh dhe me thane ky eshte njeriu qe duhet te shoqerosh si perkthyes.Ishte nje njeri teper i qete,i sjellshem,dukej sikur dremiste gjithe kohes,dhe fjalet i kish shume te pakta.
    Pasi kisha ndejtur ca me egjiptianin me vjen nje perkthyes(A.C) dhe me tha:
    A ka mundesi t'i ndrojme grupet me njeri tjetrin,se me kane dhene dy afrikan per te shoqeruar dhe une nuk e duroj dot pranine e tyre e e kam te veshtire te dale me ta rrugeve.

    Une e pranova menjehere nderrimin.Njeri nga afrikanet ishte nga Nigeria,i veshur me nje fustan te gjate te bardhe sic i kemi pare te vishen nga njehere afrikanet,dhe tjetri ishte nje 49 vjecar nga Kenia,apo nga Gana,nuk me kujtohet mire,por e kam fiksuar moshen e tij sepse me beri pershtypje qe me tha se ishte gjysh i shume niperve e mbesave,dhe per mua si shqiptar kjo m'u duk e pazakonte per moshen e tij.Qe t'i bie shkurt ne pergjithesi une vete nuk pata arsye te ankohem per ate nderrimin qe pranova.Por shoferi i makines se delegacioneve me shau e nuk me la gje pa thene.
    C'jane keta qe me ke fut ne makine.Ku i ke gjet keta,e fjale te tjera si keto.
    Une u habita dhe i thashe: c'pate,c'te gjeti?
    C'me gjeti-tha shoferi,hajde te makina se t'a tregoj une se c'me gjeti!
    Kur shkoj te makina,shoferi me tregoi sediljen e mprapme te makines,dhe tha:
    Po pse mor bab ketu e gjeti ky te beje harten e Afrikes!!!Mbi sedilje ish perhapur nje njolle e madhe urine mbi vendin ku ish ulur ai afrikani 49 vjecar.Dhe e verteta eshte se makina mbante ere shume te keqe,qe une,duke ndejtur me shoferin perpara gjate udhetimit nuk e kisha ndjere.
    I thashe shoferit: Te siguroj qe gjate udhetimit nuk i kam thene asgje ketij afrikanit qe te mund t'a bente t'i shpetonte urina ne makine!!!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga wittstar : 04-05-2011 mė 18:45

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •