Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Sofi _
    Anëtarësuar
    09-04-2011
    Postime
    494

    Nishani-Rexhepi: Lehtësim lëvizjes në kufi

    Burim: Panorama, 30 Prill

    TIRANË-Lehtësim i lëvizjes në kufi me dy vendeve dhe shumë shpejt lëvizje pa kontroll, sikundër ndodh në praktikën e vendeve që aplikojnë shengenin.

    Këtë synon marrëveshja e sotme, nënshkruar mes ministrit të Brendshëm, Bujar Nishani dhe homologut të tij të Kosovës, Bajram Rexhepi, që ndodhet për një vizitë në Tiranë.

    “Synimi i këtij nënshkrimi është që gjatë sezonit turistik shqiptarët e Shqipërisë dhe të Kosovës të kenë lehtësirat maksimale për kalimin e pikave të kontrollit duke aplikuar kontrollin vetëm në pikën hyrëse, pra në një sportet”- tha Nishani.

    Sipas tij, kosovarët që vijnë për pushime, dhe anasjelltas, shqiptarët që shkojnë në Kosovë duhet ta kenë pjesën e kalimit të kufirit, pjesën më me pak mundim dhe stres.

    “Shumë shpejt ne synojmë në një praktikë tjetër atë të hyrjeve dhe daljeve pa kontrolle. Do e implementojnë për dy vendet tona si një angazhim dhe përmbushje e asaj që është pjesa më elementare e lirive të njeriut, e lëvizjes së lirë”- tha ai.

    Nga ana e tij, Rexhepi shprehi kënaqësinë për marrëveshjen në fjalë dhe garantoi bashkëpunim për sigurinë në kufi.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Sofi _
    Anëtarësuar
    09-04-2011
    Postime
    494
    Shqipëria e Kosova me procedura të përbashkëta të kontrollit në pikat kufitare

    Tiranë, 30 prill 2011 (Kosovapress)

    Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Bujar Nishani dhe homologu i tij nga Kosova Bajram Rexhepi nënshkruan të shtunën marrëveshjen, që parasheh që të dyja vendet të kryejnë procedura të përbashkëta të kontrollit të hyrje-daljeve në pikat e kalimit kufitar. Në bazë të kësaj marrëveshjeje qytetarët që udhëtojnë drejt Shqipërisë dhe Kosovës do t’i nënshtrohen vetëm një kontrolli në hyrje ose dalje në të tria pikat e kalimit kufitar, Morinë, Qafë Prush dhe Qafë Morinë.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •