Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1

    Lightbulb Serbët në pronat e shqiptarëve !!!!

    Nga Express më 01 maj 2011 në ora 10:02
    Problemet e shqiptarëve me pronat e tyre në pjesën veriore të Kosovës duket se nuk kanë të mbaruar.

    Lagjja Kroi i Vitakut sërish kthehet në arenë problemesh, por kësaj radhe në mënyrë më të heshtur. Familja Ramadani nga fshati Suhodoll ankohet se serbët e veriut po ua shfrytëzojnë pronën sikur të ishte e vetja

    "Në pronën tonë janë prerë disa pemë dhe janë hapur disa gropa. Këtë e kanë bërë serbët", thotë Egzon Ramadani.

    Policia e Kosovës është e njoftuar për këtë problem por deri më tani nuk ka ndërmarrë ndonjë hap konkret. E vërteta është se këto toka ndonëse prona të shqiptarëve, për shkak të problemeve ndëretnike pas luftës nuk janë kultivuar.

    Megjithë vështirësitë ekonomike banorët e kësaj zone edhe sot i rezistojnë presionit dhe ofertave të majme nga serbët për ti blerë ato.

    "Kjo është tokë e stërgjyshit dhe kjo tokë e ka ushqyer familjen time brez pas brezi dhe ta shesësh për pak para nuk ia vlen", shton Ramadani.

    Problemet e shqiptarëve që kanë prona në pjesën veriore nuk mbarojnë me rastin e familjes Ramadani. Qeveria e Kosovës ka investuar për kthimin e disa familjeve në veri, por siç rrëfejnë banorët, këtu bëhet jetë e pasigurt.

    "Ndihemi të pasigurt, unë kam qenë me djalin në oborr kur me kanë goditur me armë dhe policia nuk ka bërë asgjë", shprehet një banor që nuk dëshiron të identifikohet.

    Sado që ankohen, duket se kthimi në shtëpitë e tyre është më i rëndësishëm se çfarëdo dëmi që mund t'iu bëhet nga persona që nuk e njohin rendin dhe ligjin në këtë pjesë.

    Jeta në Kroin e Vitakut ka filluar të gjallërohet, ndërsa pritet që shumë shpejt kjo lagje të bëhet multietnike sepse krahas ndërtimit të shtëpive për shqiptarët po ndërtohen edhe ndërtesa kolektive për serbët. /tch/

    http://www.gazetaexpress.com/?cid=1,15,52843
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  2. #2
    Në Kroin e Vitakut serbët në pronat e shqiptarëve
    Publikuar: Sot, më 01 maj 2011

    Mitrovicë, 1 maj - Problemet e shqiptarëve me pronat e tyre në pjesën veriore të Kosovës duket se nuk kanë të mbaruar.
    Lagjja Kroi i Vitakut sërish kthehet në arenë problemesh, por kësaj radhe në mënyrë më të heshtur. Familja Ramadani nga fshati Suhodoll ankohet se serbët e veriut po ua shfrytëzojnë pronën sikur të ishte e vetja.
    “Në pronën tonë janë prerë disa pemë dhe janë hapur disa gropa. Këtë e kanë bërë serbët”, thotë Egzon Ramadani, raporton Top Channel.
    Policia e Kosovës është e njoftuar për këtë problem por deri më tani nuk ka ndërmarrë ndonjë hap konkret. E vërteta është se këto toka ndonëse prona të shqiptarëve, për shkak të problemeve ndëretnike pas luftës nuk janë kultivuar.
    Megjithë vështirësitë ekonomike banorët e kësaj zone edhe sot i rezistojnë presionit dhe ofertave të majme nga serbët për t’i blerë ato.
    “Kjo është tokë e stërgjyshit dhe kjo tokë e ka ushqyer familjen time brez pas brezi dhe ta shesësh për pak para nuk ia vlen”, shton Ramadani.
    Problemet e shqiptarëve që kanë prona në pjesën veriore nuk mbarojnë me rastin e familjes Ramadani. Qeveria e Kosovës ka investuar për kthimin e disa familjeve në veri, por siç rrëfejnë banorët, këtu bëhet jetë e pasigurt.
    “Ndihemi të pasigurt, unë kam qenë me djalin në oborr kur me kanë goditur me armë dhe policia nuk ka bërë asgjë”, shprehet një banor që nuk dëshiron të identifikohet.
    Sado që ankohen, duket se kthimi në shtëpitë e tyre është më i rëndësishëm se çfarëdo dëmi që mund t’ju bëhet nga persona që nuk e njohin rendin dhe ligjin në këtë pjesë.
    Jeta në Kroin e Vitakut ka filluar të gjallërohet, ndërsa pritet që shumë shpejt kjo lagje të bëhet multietnike sepse krahas ndërtimit të shtëpive për shqiptarët po ndërtohen edhe ndërtesa kolektive për serbët.

    http://www.koha.net/index.php?cid=1,7,57414
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •