Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 20
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767

    Policia e Kosovës ndihet e fyer nga krahasimi me UDB-në i Isa Mustafës

    Prishtinë, 29 prill - Policia e Kosovës shpreh keqardhje dhe reagon ndaj deklaratës së kryetarit të Komunës së Prishtinës, z.Isa Mustafa, i cili ngreh akuza kundër punës profesionale të Policisë së Kosovës.
    Bërja e paraleleve ndërmjet Policisë së Kosovës dhe strukturave të UDB-së të cilat kanë ushtruar dhunë dhe gjenocid në Kosovë dëmton rëndë imazhin e Policisë së Kosovës dhe atakon paanshmërinë dhe neutralitetin politik që ka Policia e Kosovës, thuhet në reagimin e Policisë së Kosovës.
    Këto deklarata vijnë në kohën kur Policia e Kosovës ka shënuar rezultatet të mira në luftimin e të gjitha formave të krimit në veçanti kundër krimeve ekonomike. Vetëm në tre mujorin e parë të vitit 2011 ne kemi proceduar 578 raste kriminale të kësaj natyre me një vlerë monetare 2.603.591.00 euro.
    Policia e Kosovës është e pavarur në punën e saj dhe nuk do të ndikohet nga asnjë presion i çfarëdo natyre dhe pavarësisht se nga kush vjen.
    Policia e Kosovës deri më tani ka punuar me autoritetet komunale në Prishtinë duke ofruar asistencë dhe përkrahje të ndërsjellë dhe besojë se kjo do të vazhdojë edhe më në të ardhmen.
    Ne i ftojmë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që të bashkëpunojnë ngushtë me Policinë në luftimin e të gjitha veprave kriminale që bien ndesh me ligjet e Kosovës.
    Policia e Kosovës garanton të gjithë qytetarët se do vazhdoj të ushtroj detyrat e saj si garantues i zbatimit të ligjit në përputhje me mandatin dhe përgjegjësinë që i takon duke ruajtur pavarësinë operacionale të saj, përfundon reagimi i Policisë së Kosovës, që iu shpërnda sot medieve me rrugë elektronike.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ne se policia e shiku i kosoves nuk kish shkue kah penxheret e is mustafes.. edhe 100 vjet tjera is mustafa nuk do ish kujtue per pun shiki.

    ky grabovski qe e pash ne at videon qe kini sjell ..tha se.. jo vec ne pydyky kem tha shikista por dhe ne parti tjera..
    e parti tjera kuptohet jan ldk e aak..

    por nuk sqaroj se ne kto parti i kan si te futun me zhbirilue aty a si militanta..

    un mendoj se shiki i ka kudo njerzit e vet..

    dyshoj se dhe bukoshat e is mustafat e dacat e shalat e veton baton surronat i ka shti me punu per shik..

    dyshoj se dhe albin kurti asht i shikit..

    .

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Ti Is komunisti sheh vetem nga perspektiva e nje stalinisti ose nje udbashi, vetem nga ky kend mund te besh veshtrimin dhe gjykimin tende. Mbi parimet e ketyre dy ideologjive je rritur dhe edukuar shoku Is. Nuk je i aft te beshe krahasime tjera. Ik, ose dil me fakte, fol, ose liroje vendin dikujt. E sotmja eshte e rende, por ti po e rendon edhe me shume te ardhmen, nese e ardhmja pritet ne opozit. Ti e erreson edhe me shume te ardhmen se sa keta qe sot jane ne pushtet.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    pse ky shiku nuk debaton per veriun e vendit kurr

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Policia reagon ndaj deklaratës së Isa Mustafës

    Policia e Kosovës reagoi ndaj deklaratës së kryetarit të Komunës së Prishtinës, Isa Mustafa, i cili ngreh akuza kundër punës profesionale të tyre.

    ”Bërja e paraleleve ndërmjet Policisë së Kosovës dhe strukturave të UDB-së të cilat kanë ushtruar dhunë dhe gjenocid në Kosovë dëmton rëndë imazhin e Policisë së Kosovës dhe atakon paanshmërinë dhe neutralitetin politik që ka Policia e Kosovës.

    Këto deklarata vijnë në kohën kur Policia e Kosovës ka shënuar rezultatet të mira në luftimin e të gjitha formave të krimit në veçanti kundër krimeve ekonomike. Vetëm në tre mujorin e parë të vitit 2011 ne kemi proceduar 578 raste kriminale të kësaj natyre me një vlerë monetare 2.603.591.00 euro.

    Policia e Kosovës është e pavarur në punën e saj dhe nuk do të ndikohet nga asnjë presion i çfarëdo natyre dhe pavarësisht se nga kush vjen.

    Policia e Kosovës deri më tani ka punuar me autoritetet komunale në Prishtinë duke ofruar asistencë dhe përkrahje të ndërsjellë dhe besojë se kjo do të vazhdojë edhe më në të ardhmen.

    Ne i ftojmë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që të bashkëpunojnë ngushtë me Policinë në luftimin e të gjitha veprave kriminale që bien ndesh me ligjet e Kosovës.

    Policia e Kosovës garanton të gjithë qytetarët se do vazhdoj të ushtroj detyrat e saj si garantues i zbatimit të ligjit në përputhje me mandatin dhe përgjegjësinë që i takon duke ruajtur pavarësinë operacionale të saj”, thuhet në reagimin e policisë.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Kuçi reagon ndaj deklaratës së Mustafës

    Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi ka hedhur poshtë deklaratat e kryetarit te Komunës së Prishtinës, Isa Mustafa se pjesëtarë të SHIK-ut po hetojnë për korrupsion në komunën e Prishtinës.

    ”Askush nuk është mbi ligjin. Policia e Kosovës dhe prokuroria janë ato që bëjnë këto hetime dhe ato duhet të lihen të lira të bëjnë punën e tyre”, ka thënë zëvendëskryeministri dhe ministër i Drejtësisë, Hajredin Kuçi.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #7
    Nuk më duket i denjë reagimi i policisë. ko të shtyn të dyshosh mos vërtet ka dicka, sidomos kur zihet kriminali ta zëmë dhe lëshohet, asnjë rast nuk zbardhet, vidhet bash në stacionin e policisë etj etj.... Nejse po e lë këtë, por po dal te reagimi i policisë me rastin e "plisave". Sipas asaj që pashë në TV pak kishte dallim reagimi i tyre me njësitë speciale që dikur bënin policët serbë!
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-06-2009
    Postime
    352
    Sigurisht se ka pase dhe ka keqperdorime ne Komunen e Prishtines, por nje ceshtje nuk duhet ngaterruar, Komuna e Prishtines ka buxhet rreth 40-50 milion euro, vetem Ministria e Limajt kishte shpenzime kapitale per nje vit 200-300 milion euro, pra 5-6 here me shume. Ne Ministrine e Limajt u desht te futej Eulexi, kurse ne Komunen e Prishtines u futen keta tonet. Pra, kemi te bejme me keqperdorime te shkalles 5-6 here me te vogla se ato te qeverise qendrore, kurse Policia jone merret me vogelsira te tilla dhe jo me ceshtje te cilat me te vertete kane demtuar materialisht Kosoven dhe jane duke minuar imazhin e saj nderkombetar.
    Isa Mustafa nese deshiron te jete me te vertete udheheqes i opozites ne Kosove, ai duhet te ishte deputet ne Kuvendin e Kosoves e jo Kryebashkiak i Prishtines. Nuk e kuptoj se si mundet nje 60 vjecar te jete Kryebashkiak, Kryetar i partise se dyte ne vend, te jape mesim me Universitetin Publik te Prishtines, te jape mesim ne AAB-Riinvest, pra ky njeri ka 5-6 vende pune te cilat secila marre vec e vec eshte nje angazhim me orar te plote.
    Ne lidhje me SHIK-un, them se pershkrimin me te mire e ka bere Fisnik Ismaili http://tinyurl.com/69pcmn9

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Konfirmojnë transaksionin

    Isa Mustafa, kryetari i Prishtinës, shumë shpejt mund të mbesë pa tre drejtorë të drejtorive kryesore në Komunën e Prishtinës.


    Komuna e Prishtinës pranon se ia ka dhënë një kompanie private 800 mijë euro ende pa filluar punimet në ndërtimin e kolektorit në Kalabri. Zëdhënësi Muhamet Gashi thotë se paratë u derdhën në llogari të një kompanie tjetër, e jo në atë punëkryesit, kompanisë “Çlirimi”. Pikërisht për këtë, policia është duke i hetuar tre drejtorë komunalë, nën dyshime të forta për korrupsion.
    Nga Nebih Maxhuni më 30 prill 2011 në ora 08:13

    Isa Mustafa, kryetari i Prishtinës, shumë shpejt mund të mbesë pa tre drejtorë të drejtorive kryesore në Komunën e Prishtinës.

    Arsyeja është fare e thjeshtë.

    Ata dyshohen se janë të përfshirë në afera korruptive.

    E, ky skandal më nuk fshihet as nga zyrtarët komunalë.

    Expressi mëson se drejtori i Prokurimit, i Infrastrukturës dhe i Financave, pa mbulesë, kanë derdhur në llogarinë e një kompanie private 800 mijë euro.

    “Dyshohet se në fund të vitit 2010, një kompanie private i janë dhënë rreth 800 mijë euro pa filluar kryerjen e punimeve për ndërtimin e kolektorit të ujërave atmosferike në lagjen Kalabria”, ka thënë një burim i gazetës brenda Policisë.

    Sipas tij, kjo pagesë është bërë pa asnjë mbulesë dhe në kundërshtim me të gjitha ligjet në fuqi.

    “Përveç pagesës që është bërë në mënyre të paligjshme, sektori i krimeve ekonomike të Policisë së Kosovës është duke hetuar edhe të gjitha dokumentet që lidhen me këtë rast, e që dyshohet se disa prej tyre janë të falsifikuara”, ka rrëfyer ky burim.

    Hetimet për këtë rast kanë nisur katër muaj më parë.

    “Në kuadër të këtij hetimi, janë intervistuar njerëz që dyshohen se janë të përfshirë në këtë rast dhe se policia shumë shpejt pritet ta dorëzojë në Prokurori kallëzimin penal, i
    cili është në fazën finale”.

    Transaksioni konfirmohet edhe nga Muhamet Gashi, zëdhënës i Komunës.

    Ai thotë se gjithçka ka ndodhur në kudër të procedurave ligjore.

    “Kompania “Çlirimi”, e cila është duke ndërtuar kolektorët e lumit në atë pjesë, kur ka fituar tenderin, e ka lutur Komunën e Prishtinë që t’i ndahen kjo pjesë e parave në mënyrë që të blejë armaturën si materialin kryesor që nevojitet për këtë punë, meqë çmimi i armaturës gjatë kohës së vjeshtës në bursën ndërkombëtare ka qenë më i lirë”, tregon ai.

    Dhe, Komuna e ka pranuar këtë kërkesë të kësaj kompanie.

    Për më tepër, paratë nuk janë derdhur në llogarinë e kompanisë “Çlirimi”, por të një kompanie tjetër, emrin e së cilës nuk e tregon Zëdhënësi Muhamet Gashi.

    Sipas tij, ky proces është bërë nën monitorimin e organit mbikëqyrës të Komunës dhe se Komuna ka kërkuar nga kompania “Çlirimi” një garanci bankare, në mënyrë që më pas ato para të derdhen në konton e kompanisë tjetër.

    “Pas garancisë bankare që na ka ofruar kompania që ka fituar tenderin, këtë rast
    “Çlirimi”, Komuna ka derdhur këtë shumë të mjeteve në xhirollogarinë e një kompanie tjetër për blerjen e armaturës për shkak se në sezonin e vjeshtës armatura ka pasur në bursën ndërkombëtare një çmim shumë më të lirë”, ka thënë Zëdhënësi i Komunës.

    Pikërisht këtu edhe dyshohet se janë bërë shkeljet e ligjit.

    Zyrtari policor që foli në kushte anonimiteti për Express, thotë se Komuna e Prishtinës - duke i kryer ndere kompanisë “Çlirimi” - nxit dyshime për korrupsion.

    “Por tash i mbetet Prokurorisë që të merret me këtë punë. Lëndën ne e dërgojmë atje, javën e ardhshme”, ka thënë burimi i gazetës.

    Përveç për këtë transaksion, Policia do të deponojë dëshmi në Prokurori edhe për dy raste të tjera që lidhen me dhënie të lejeve të ndërtimit dhe moszbatim të urdhrave për rrënimin e objekteve pa leje.

    Kuçi: Mos akuzoni

    Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi kërkoi të premten nga Kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa që të bashkëpunojë me organet, të cilat mundohen të vënë rregull dhe ligj në Kosovë, e jo t’i akuzojë ato. Këto komente zëvendëskryeministri Kuçi i bërë pas akuzave që Mustafa i ka bërë dje gjatë një konference për media. Pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, zëvendëskryeministri Kuçi nuk ka folur për veprimtarinë e SHIK’ut dhe për dosje që ky shërbim mund t’i ketë pasur.

    Policia: Mustafa na ofendoi

    Policia e Kosovës ka reaguar ndaj deklaratës së kryetarit të Komunës së Prishtinës, Isa Mustafa, i cili të enjten drejtoi akuza të ashpra kundër punës profesionale të Policisë së Kosovës.

    “Bërja e paraleleve ndërmjet Policisë së Kosovës dhe strukturave të UDB’së, të cilat kanë ushtruar dhunë dhe gjenocid në Kosovë, dëmton rëndë imazhin e Policisë së Kosovës dhe atakon paanshmërinë dhe neutralitetin politik që ka Policia e Kosovës”, thekson policia, nëpërmes një komunikate shtypi. Këto deklarata, sipas zyrtarëve policorë, vijnë në kohën kur Policia e Kosovës ka shënuar rezultate të mira në luftimin e të gjitha formave të krimit, në veçanti kundër krimeve ekonomike.

    “Vetëm në tremujorin e parë të vitit 2011 ne kemi proceduar 578 raste kriminale të kësaj natyre, me një vlerë monetare 2.603.591.00 euro”.
    Policia e Kosovës thekson se është e pavarur në punën e saj dhe nuk do të ndikohet nga asnjë presion, i çfarëdo natyre dhe pavarësisht se nga kush vjen.

    “Policia e Kosovës deri më tani ka punuar me autoritetet komunale në Prishtinë, duke ofruar asistencë dhe përkrahje të ndërsjellë dhe besoj se kjo do të vazhdojë edhe më, në të ardhmen”.

    Policia, në një konferencë me gazetarë, i ka ftuar të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që të bashkëpunojnë ngushtë me Policinë në luftimin e të gjitha veprave kriminale që bien ndesh me ligjet e Kosovës.

    Policia e Kosovës garanton të gjithë qytetarët se do vazhdojë të ushtrojë detyrat e saj si garantues i zbatimit të ligjit në përputhje me mandatin dhe përgjegjësinë që i takon duke ruajtur pavarësinë operacionale të saj.

    Fakte: Çka po punohet për 3 milionë euro

    Kompania “Çlirimi” ka publikuar në ueb faqen e saj në mesin e shumë punëve që ka kryer në Kosovë, edhe këtë për ndërtimin e kolektorit të ujërave atmosferike në Kalabri.

    “Projekti përfshin ndërtimin e dy galerive nëntokësore me gjatësi 1138 m, kanalin e hapur me gjatësi 1200 m, kanalizim fekal në krahun e djathtë me diametër fi 1800 dhe kanalizimin fekal në anën e majtë me diametër fi 1000.
    Punimet, sipas tyre, kanë filluar në nëntor të vitit 2010, ku në inaugurimin e punimeve ka marrë pjesë edhe Kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa. Punimet planifikohen të përfundojnë në mesin e vitit 2011.

    Ky projekt i ka kushtuar Komunës mbi 3 milionë euro.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    PO licia nuk ka ftyr te thoj asgje,kur dihet qe mu ne polici jan ber hajnit me spektakulare dhe askush nuk eshte denuar deri me sot,prandaj kjo polici duhet se pari ta fshij oborrin e vet e pastaj te shkoi te isa mustafa.
    metodat qe po perdorin policia te detyron qe te pajtohesh me mendimin e isa mustafes,edhe pas isa mustafa ka shume te meta sidomos ne momentet me te rendesishme i jap qeveris infuzion qe te mbijetoi dhe keshtu zgjat agonin e qeverisjes se dobet dhe pajtohem me fatmir sejdiun kur thot se LDK nuk ka mbet as opozit e as pozit.

  11. #11
    Sipas jush nese nje rast i keq ndodh ne polici, policia nuk ka te drejte te hetoje asgje?
    Nëse dëshiron ta dish të vërtetën duhet të jesh i gatshëm ta pranosh.

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Në rast nevoje, policia do të ndërhyjë edhe në veri

    Nga Express më 30 prill 2011 në ora 15:00

    Shefi i Policisë së Kosovës, Reshat Maliqi, thotë se forcat e rendit janë duke e kontrolluar të gjithë territorin e Kosovës dhe se po punojnë maksimalisht që sa më parë të barten kompetencat ekzekutive nga misionet ndërkombëtare.

    Ai ka thënë se policia është vendosur që të luftojë krimin e kontrabandën në çdo pjesë te vendit, duke përfshirë këtu edhe pjesën veriore.

    Në një intervistë për Kosovapress, Maliqi ka kërcënuar të gjithë atyre që mendojnë të veprojnë në kundërshtim me ligjet e Republikës së Kosovës, se do të përballen fuqishëm me forcat e rendit. Sipas tij, edhe pse aktualisht në pjesën veriore përgjegjësi më të madhe ka misioni EULEX, në rastet kur rrezikohet jeta e qytetarëve, njësitet e Policisë së Kosovës do të reagojnë pa leje të askujt dhe do të ndalojnë veprimet kriminale.

    “Edhe pse herë pas here EULEX-i deklarohet se është kompetencë e rezervuar e tyre, që ata janë përgjegjës për pjesën veriore, ne kemi një marrëveshje me ta që në vendbanimet ku kemi popullatë të përzier nuk na duhet që ne të kërkojmë ndonjë leje të posaçme prej tyre që të intervenojmë në rast se rrezikohet jeta dhe prona e qytetarëve. Në rast se kemi aktivitete të abuzimit të ligjit, kontrabandim, kemi informata të sakta se në Lagjen e Boshnjakëve dhe në Suhadoll kemi lëvizje të grupeve kriminale, që ose abuzojnë ligjin me qëllim të kontrabandimit ose rrezikohet jeta apo prona, neve nuk na duhet që të kemi ndonjë leje të posaçme që të jemi prezentë me njësitë tona të specializuara atje, por ne dalim veprojmë dhe e kryejmë punën tonë”, ka thënë ai.

    Statistikat dëshmojnë se krahasuar me vitet 2009 dhe 2010, këtë vit në tremujorin e parë Policia e Kosovës ka shënuar rezultate më të mira në luftimin e korrupsionit, krimeve ekonomike dhe trafikimit të qenieve njerëzore.

    Si rezultat i përmirësimeve dhe ngritjes profesionale tashmë një pjesë e kufirit të Kosovës nga kompetencat e KFOR-it ka kaluar tek Policia e Kosovës, e cila suksesshëm po kryen këtë detyrë.

    Policia Kufitare po fuqizohet

    Maliqi vlerëson se ky është një tregues që Policia Kufitare është duke u fuqizuar në ruajtjen e brezit kufitar dhe se pas marrjes së kompetencave në kufirin me Maqedoninë, nga muaji gusht-shtator do të merren kompetencat edhe në pjesën me Malin e Zi, mandej edhe me Serbinë.

    “Me Maqedoninë ne i kemi pasur dy faza të bartjes së kompetencave dhe tani do të ndodh edhe faza e tretë e bartjes së kompetencave për kufirin mes Kosovës dhe Maqedonisë. Shpresoj se në gusht apo në shtator do të ndodh e njëjta gjë edhe në pjesën me Malin e Zi. Kurse sa i përket Serbisë, tanimë veç janë duke u zhvilluar negociata teknike mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë. Duhet të shohim se në atë drejtim a ka ndonjë rezultat. Ne si polici kemi staf të mjaftueshëm, kemi planifikuar pajisje të mjaftueshme, trajnime për kolegët dhe jemi të gatshëm të veprojmë”, ka thënë ai.

    Por pavarësisht sukseseve të shënuara në shumë fusha, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Reshat Maliqi tregon se misioni EULEX edhe pse ka kërkuar asistimin e tyre, nuk ka qenë sa duhet bashkëpunues, sidomos në rastet e arrestimeve të ish-pjesëtarëve të UÇK-së dhe komandantit të stacionit në Prizren.

    “Kemi kërkuar që në të ardhmen së paku të na njoftojnë, sepse ne deri më tani nuk kemi qenë pengesë e sundimit të ligjit asnjëherë dhe nuk do t’i pengojmë as në të ardhmen në rast se ekziston dëshmi e mjaftueshme që dikush ka bërë abuzim të ligjit. Së paku është korrekte, kolegiale dhe profesionale që të na njoftojmë, sepse ne kemi mundësi që në ato raste të ndihmojnë e jo të pengojmë dhe kjo është dëshmuar se edhe vetë kolegu i ka kontribuar asaj dhe ka thënë se është i gatshëm të ballafaqohet me ligjin dhe drejtësinë”, është shprehur ai.

    Në këtë rast, Maliqi tha se synim kanë dhe po angazhohen që sa më parë të gjitha kompetencat ekzekutive të EULEX-it të barten te Policia e Kosovës, pasi që ky mision nuk duhet të jetë gjithmonë në Kosovë.

    Kurse ristrukturimi i Policisë së Kosovës, siç thotë drejtori Maliqi do të bëhet gjatë këtij viti, sepse kështu sigurohet ngritje e efikasitetit në punë dhe implementim më i lehtë i misionit për ruajtjen e rendit dhe sigurisë.

    “Unë nga fillimi kam thënë dhe them përsëri se jam kundër pozitave me ushtrues të detyrës. Ne do të kemi shumë më lehtë kur të kemi strukturën e plotë edhe për departamentet, drejtoritë regjionale dhe të fillojmë me implementimin e strukturës së re. Mirëpo për këto na duhet një periudhë kohore, sepse emërimi i komandantëve të stacioneve me ligj është i paraparë që shkon përmes një procedure që ne duhet të kemi një komunikim dhe përfshirjen e kryetarëve të komunave dhe kjo na merr disa javë derisa të kompletohet”, ka thënë ai.

    Sipas tij, janë duke u bërë përpjekje maksimale që në muajin shtator të jetë gjithçka e gatshme për të filluar me procesin e gradimeve.

    Ndërkaq duke komentuar incidentin që ndodhi pas ndeshjes së basketbollit, Sigal Prishtina-Bambi, drejtori Maliqi thotë se përveç dy suspendimeve edhe ndaj 5 policëve tjerë janë duke u bërë hetime dhe në të gjitha rastet ku gjendet se ka tejkalim të përdorimit të forcës do të marrim masa.

    “Ne kemi nevojë, qytetarët e Kosovës kanë nevojë për një polici profesionale dhe të disiplinuar, që është për trajtim human e të barabartë të qytetarëve. Ne do të angazhohemi dhe nuk do t’i lejojmë askujt që sillet ashtu siç ka dëshirë, por sipas ligjit dhe rregullit. Ne duhet të jemi shembulli më i mirë i respektimit të ligjit”, theksoi Maliqi.

    Policia e Kosovës ka mbi 8 mijë pjesëtarë, të cilëve prej muajit mars Qeveria e Kosovës u ka ngritur pagat prej 40 për qind. Drejtori Reshat Maliqi vlerëson se kjo rritje e të ardhurave për policët do të reflektohet edhe në rritjen e efikasitetit në punë. (Kosovapress)
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  13. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Ne shume gjeste dhe veprime eshte duke i ngjare komunisti Isa Mustafa si krye bashkiak i Prishtines dhe si kryetar i Ldk, Edvin rames si kryebashkiak i Tiranes dhe si kryetar i PS.

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e dijetari
    Anëtarësuar
    30-03-2009
    Postime
    1,189
    Isa e ka mizen ne kapuq ,dhe si duket qajo miz ka fillue me leviz si shum ,saqe edhe mizat po i duken shikista,por po te vije era dije se policin e ke te dera.lol
    [COLOR="Blue"][/COLO

    Duart e plakes, jan duar te arta.

  15. #15
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    e cmontoi nazim bllaca shikun dhe pdk ne te njejten kohe!
    po dalin fjalet e tij te gjitha prova dhe deshmi!


    Kadri Arifi, “viktima” e Bllacës

    Prishtinë, 15 prill - Përfolja e emrit të Kadri Arifit si pjesë e Shërbimit Informativ Kombëtar (SHIK) duket t’i ketë kushtuar më ndërrimin e pozitës nga detyra e ndihmësdrejtorit të Policisë për Shtyllën e Hetimeve në pozitën e ndihmësdrejtorit për Shtyllën e Personelit dhe Trajnimeve në kuadër të Administratës.

    Burime të “Zërit” brenda Policisë së Kosovës kanë konfirmuar në kushte anonimiteti se në vendimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepit për ndërrimin e pozitës së Arifit “kanë gisht” edhe sugjerimet e faktorit ndërkombëtar. Sidomos duke marrë parasysh se emri i tij ishte lakuar nga i vetëdeklaruari kriminel, Nazim Bllaca, si ish-anëtar i Shërbimit Informativ të Kosovës.

    Bllaca pati përmendur Kadri Arifin si njërin nga anëtarët e SHIK-ut, pretendime këto të cilat Arifi i pat mohuar më pas.

    Megjithatë, burime të gazetës bëjnë të ditur se Kardi Arifi, i cili drejtoi për dy vjet Shtyllën më të rëndësishme në Policinë e Kosovës, atë të Hetimeve, nuk kishte qenë figurë e pëlqyer nga ndërkombëtarët, për shkak të aludimeve se ka qenë pjesë e SHIK-ut.

    “Kadri Arifi që nga ardhja në shtyllën e hetimeve ka qenë njëri nga figurat më të paragjykuara nga ndërkombëtarët dhe kur kësaj ia shtojmë edhe deklarimet e Nazim Bllacës, i cili kishte thënë se Arifi ka qenë anëtar i SHIK-ut, atëherë del se ky paragjykim vetëm sa është “trashur”, dhe ka bërë që ministri Rexhepi të bëjë “rokadë” për pozitën e tij” , ka thënë ky burim brenda policisë.

    Po sipas këtij burimi, shtylla e hetimeve e Policisë, nën drejtimin e Arifit, vlerësohet të ketë pasur rezultate pozitive, prandaj “lëvizja” e pozitës së tij nuk është shumë e bazuar.

    Kadri Arifi sërish mban pozitën e zëvendësdrejtorit, kësaj radhe jo të njëjtë për nga pesha dhe rëndësia me atë që e kishte deri dje. Tani atij i është besuar detyra e ndihmësdrejtorit të Shtyllës për Personel dhe Trajnime.

    Sipas vendimit të ministrit Bajram Rexhepi, tash e tutje në karrigen e ish-zëvendësdrejtorit të përgjithshëm të Shtyllës së Hetimeve, Kadri Arifit do të ulët Rizah Shillova.
    Shillova, i cili i takon gjeneratës së parë të Policisë së Kosovës, deri tani ka ndërruar 14 pozita.

  16. #16
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Sulmi kunder vlerave te luftes dhe te shtet ndertusve nuk kan te ndalur nga argatet e serbis. Dje dhe sot keta plang prishes se sulmojn UCK, sot po keta te njejtit e sulmojn Policin, FSK dhe qdo instutucion qe ka ndertue shteti jon i ri.

  17. #17
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    Citim Postuar më parë nga Kosovelli Lexo Postimin
    Sulmi kunder vlerave te luftes dhe te shtet ndertusve nuk kan te ndalur nga argatet e serbis. Dje dhe sot keta plang prishes se sulmojn UCK, sot po keta te njejtit e sulmojn Policin, FSK dhe qdo instutucion qe ka ndertue shteti jon i ri.

    kosovell lufta brenda llojit eshte e pashmangshme!
    ja faktet:

    azem syla
    ekrem jashari
    nazim bllaca
    faruk gashi
    shepresim uka
    hyzri rama etj te gjithe ish ushtar te uck-se po luftojne njeri tjetrin tani ne gjykata!


    hashim thaci
    kadri veseli
    fatmir xhelili
    bekim haxhiu etj

    jane ne lufte kunder azem syles dhe fatmir limes!

    sabit geci

    eshte invollvuar ne tentim atentatin kunder hashim thacit!

    te gjithe keta jane ish shok e shoqe e sot po ia nxjerrin krimet njeri tjerit!

    edhe vrasjet qe u ben ne malisheve ishin vrasje ne mes ish shokve te luftes!
    gjegjsisht grupit te fatmir limes dhe gani krasniqit!


    tash kjo eshte e vertetuar ne menyren shkencore dhe multidiciplinare!
    ethet e tua demagogjike se kinse dikush eshte kunder uck-se nuk kane baze!
    dhe pseudopatriotizmi i juaj nuk eshte fakt per besushmeri!

    pra lufta brenda llojit eshte ne progres!

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin
    Në rast nevoje, policia do të ndërhyjë edhe në veri

    Nga Express më 30 prill 2011 në ora 15:00

    Shefi i Policisë së Kosovës, Reshat Maliqi, thotë se forcat e rendit janë duke e kontrolluar të gjithë territorin e Kosovës dhe se po punojnë maksimalisht që sa më parë të barten kompetencat ekzekutive nga misionet ndërkombëtare.

    Ai ka thënë se policia është vendosur që të luftojë krimin e kontrabandën në çdo pjesë te vendit, duke përfshirë këtu edhe pjesën veriore.

    Në një intervistë për Kosovapress, Maliqi ka kërcënuar të gjithë atyre që mendojnë të veprojnë në kundërshtim me ligjet e Republikës së Kosovës, se do të përballen fuqishëm me forcat e rendit. Sipas tij, edhe pse aktualisht në pjesën veriore përgjegjësi më të madhe ka misioni EULEX, në rastet kur rrezikohet jeta e qytetarëve, njësitet e Policisë së Kosovës do të reagojnë pa leje të askujt dhe do të ndalojnë veprimet kriminale.

    “Edhe pse herë pas here EULEX-i deklarohet se është kompetencë e rezervuar e tyre, që ata janë përgjegjës për pjesën veriore, ne kemi një marrëveshje me ta që në vendbanimet ku kemi popullatë të përzier nuk na duhet që ne të kërkojmë ndonjë leje të posaçme prej tyre që të intervenojmë në rast se rrezikohet jeta dhe prona e qytetarëve. Në rast se kemi aktivitete të abuzimit të ligjit, kontrabandim, kemi informata të sakta se në Lagjen e Boshnjakëve dhe në Suhadoll kemi lëvizje të grupeve kriminale, që ose abuzojnë ligjin me qëllim të kontrabandimit ose rrezikohet jeta apo prona, neve nuk na duhet që të kemi ndonjë leje të posaçme që të jemi prezentë me njësitë tona të specializuara atje, por ne dalim veprojmë dhe e kryejmë punën tonë”, ka thënë ai.

    Statistikat dëshmojnë se krahasuar me vitet 2009 dhe 2010, këtë vit në tremujorin e parë Policia e Kosovës ka shënuar rezultate më të mira në luftimin e korrupsionit, krimeve ekonomike dhe trafikimit të qenieve njerëzore.

    Si rezultat i përmirësimeve dhe ngritjes profesionale tashmë një pjesë e kufirit të Kosovës nga kompetencat e KFOR-it ka kaluar tek Policia e Kosovës, e cila suksesshëm po kryen këtë detyrë.

    Policia Kufitare po fuqizohet

    Maliqi vlerëson se ky është një tregues që Policia Kufitare është duke u fuqizuar në ruajtjen e brezit kufitar dhe se pas marrjes së kompetencave në kufirin me Maqedoninë, nga muaji gusht-shtator do të merren kompetencat edhe në pjesën me Malin e Zi, mandej edhe me Serbinë.

    “Me Maqedoninë ne i kemi pasur dy faza të bartjes së kompetencave dhe tani do të ndodh edhe faza e tretë e bartjes së kompetencave për kufirin mes Kosovës dhe Maqedonisë. Shpresoj se në gusht apo në shtator do të ndodh e njëjta gjë edhe në pjesën me Malin e Zi. Kurse sa i përket Serbisë, tanimë veç janë duke u zhvilluar negociata teknike mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë. Duhet të shohim se në atë drejtim a ka ndonjë rezultat. Ne si polici kemi staf të mjaftueshëm, kemi planifikuar pajisje të mjaftueshme, trajnime për kolegët dhe jemi të gatshëm të veprojmë”, ka thënë ai.

    Por pavarësisht sukseseve të shënuara në shumë fusha, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Reshat Maliqi tregon se misioni EULEX edhe pse ka kërkuar asistimin e tyre, nuk ka qenë sa duhet bashkëpunues, sidomos në rastet e arrestimeve të ish-pjesëtarëve të UÇK-së dhe komandantit të stacionit në Prizren.

    “Kemi kërkuar që në të ardhmen së paku të na njoftojnë, sepse ne deri më tani nuk kemi qenë pengesë e sundimit të ligjit asnjëherë dhe nuk do t’i pengojmë as në të ardhmen në rast se ekziston dëshmi e mjaftueshme që dikush ka bërë abuzim të ligjit. Së paku është korrekte, kolegiale dhe profesionale që të na njoftojmë, sepse ne kemi mundësi që në ato raste të ndihmojnë e jo të pengojmë dhe kjo është dëshmuar se edhe vetë kolegu i ka kontribuar asaj dhe ka thënë se është i gatshëm të ballafaqohet me ligjin dhe drejtësinë”, është shprehur ai.

    Në këtë rast, Maliqi tha se synim kanë dhe po angazhohen që sa më parë të gjitha kompetencat ekzekutive të EULEX-it të barten te Policia e Kosovës, pasi që ky mision nuk duhet të jetë gjithmonë në Kosovë.

    Kurse ristrukturimi i Policisë së Kosovës, siç thotë drejtori Maliqi do të bëhet gjatë këtij viti, sepse kështu sigurohet ngritje e efikasitetit në punë dhe implementim më i lehtë i misionit për ruajtjen e rendit dhe sigurisë.

    “Unë nga fillimi kam thënë dhe them përsëri se jam kundër pozitave me ushtrues të detyrës. Ne do të kemi shumë më lehtë kur të kemi strukturën e plotë edhe për departamentet, drejtoritë regjionale dhe të fillojmë me implementimin e strukturës së re. Mirëpo për këto na duhet një periudhë kohore, sepse emërimi i komandantëve të stacioneve me ligj është i paraparë që shkon përmes një procedure që ne duhet të kemi një komunikim dhe përfshirjen e kryetarëve të komunave dhe kjo na merr disa javë derisa të kompletohet”, ka thënë ai.

    Sipas tij, janë duke u bërë përpjekje maksimale që në muajin shtator të jetë gjithçka e gatshme për të filluar me procesin e gradimeve.

    Ndërkaq duke komentuar incidentin që ndodhi pas ndeshjes së basketbollit, Sigal Prishtina-Bambi, drejtori Maliqi thotë se përveç dy suspendimeve edhe ndaj 5 policëve tjerë janë duke u bërë hetime dhe në të gjitha rastet ku gjendet se ka tejkalim të përdorimit të forcës do të marrim masa.

    “Ne kemi nevojë, qytetarët e Kosovës kanë nevojë për një polici profesionale dhe të disiplinuar, që është për trajtim human e të barabartë të qytetarëve. Ne do të angazhohemi dhe nuk do t’i lejojmë askujt që sillet ashtu siç ka dëshirë, por sipas ligjit dhe rregullit. Ne duhet të jemi shembulli më i mirë i respektimit të ligjit”, theksoi Maliqi.

    Policia e Kosovës ka mbi 8 mijë pjesëtarë, të cilëve prej muajit mars Qeveria e Kosovës u ka ngritur pagat prej 40 për qind. Drejtori Reshat Maliqi vlerëson se kjo rritje e të ardhurave për policët do të reflektohet edhe në rritjen e efikasitetit në punë. (Kosovapress)
    llap du me ta tregu nje mesele qe lidhet me kete nderhyrjen e policis ne veri nese ka nevoj.
    Ish kan nje her nje lavire por pa revole nuk dilke kund,ne nje rast duke ber seks ai jarani e pyet pse revolen me veti,kjo i pergjigjet e mbaj per moral,dhe morali i saj ishte zero sepse ajo ishte lavire.
    Edhe nderhyrja e policis ne rast nevoje,e kurr ma nevoj nuk ka pas ketu e dhjet vjet me par,por me sa duket policin e kemi per te na e rujt ftyren se mos po koritemi me shkie.
    leri keto pollavra te bajram regjepit se sa her po thot diqka po e neverit popullin.
    Qka beri deri sot kjo polici dhe kjo politik ne veri te kosoves e dim te gjith sidomos ne qe jetoim afer dhe e prekum per dit kete shqetesim

  19. #19
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-05-2009
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    2,914
    Pleqt thoshin dikur... se me te hi magjupi ne shpi nji her 40 dit shpia mbar nuk kthehet .
    Shiquar nga ky prizm shkie- gabelet ndejen nji shekull e akoma po sillen ktej ,kshtu qe mos u merzisni se shpia e Kosoves nuk kthehet per se mbari edhe 1000 vjet.
    E vrazhd pakez atij qe se di ralitetin mund ti duket pore kjo eshte situata qe jemi e qe sduket se po ndrysho.
    Disa po mundohen ti thrrasin te mbrapshtit shok e kumunist, por ata jon vet shkau i qorapgates te maskuar me nji qeleshe.
    Si ke vetem Isa Mustafen por secilin shqiptar qe arrin ta paaftyrosh si shqiptar kur ta prekesh te del me simptome magjupiste ,nji numer i vogel mund te bejm perjashtim pore edhe ai numer duket si balosha e allgjit ne ball..
    Kshtu qe ky muhabeti rreth policve e mustafes me duket sikur kemi te bejmi me derra e me thi.

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    Llapi;

    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin
    Në rast nevoje, policia do të ndërhyjë edhe në veri

    Nga Express më 30 prill 2011 në ora 15:00

    Shefi i Policisë së Kosovës, Reshat Maliqi, thotë se forcat e rendit janë duke e kontrolluar të gjithë territorin e Kosovës dhe se po punojnë maksimalisht që sa më parë të barten kompetencat ekzekutive nga misionet ndërkombëtare.

    Ai ka thënë se policia është vendosur që të luftojë krimin e kontrabandën në çdo pjesë te vendit, duke përfshirë këtu edhe pjesën veriore.

    Në një intervistë për Kosovapress, Maliqi ka kërcënuar të gjithë atyre që mendojnë të veprojnë në kundërshtim me ligjet e Republikës së Kosovës, se do të përballen fuqishëm me forcat e rendit. Sipas tij, edhe pse aktualisht në pjesën veriore përgjegjësi më të madhe ka misioni EULEX, në rastet kur rrezikohet jeta e qytetarëve, njësitet e Policisë së Kosovës do të reagojnë pa leje të askujt dhe do të ndalojnë veprimet kriminale.

    “Edhe pse herë pas here EULEX-i deklarohet se është kompetencë e rezervuar e tyre, që ata janë përgjegjës për pjesën veriore, ne kemi një marrëveshje me ta që në vendbanimet ku kemi popullatë të përzier nuk na duhet që ne të kërkojmë ndonjë leje të posaçme prej tyre që të intervenojmë në rast se rrezikohet jeta dhe prona e qytetarëve. Në rast se kemi aktivitete të abuzimit të ligjit, kontrabandim, kemi informata të sakta se në Lagjen e Boshnjakëve dhe në Suhadoll kemi lëvizje të grupeve kriminale, që ose abuzojnë ligjin me qëllim të kontrabandimit ose rrezikohet jeta apo prona, neve nuk na duhet që të kemi ndonjë leje të posaçme që të jemi prezentë me njësitë tona të specializuara atje, por ne dalim veprojmë dhe e kryejmë punën tonë”, ka thënë ai.

    Statistikat dëshmojnë se krahasuar me vitet 2009 dhe 2010, këtë vit në tremujorin e parë Policia e Kosovës ka shënuar rezultate më të mira në luftimin e korrupsionit, krimeve ekonomike dhe trafikimit të qenieve njerëzore.

    Si rezultat i përmirësimeve dhe ngritjes profesionale tashmë një pjesë e kufirit të Kosovës nga kompetencat e KFOR-it ka kaluar tek Policia e Kosovës, e cila suksesshëm po kryen këtë detyrë.

    Policia Kufitare po fuqizohet

    Maliqi vlerëson se ky është një tregues që Policia Kufitare është duke u fuqizuar në ruajtjen e brezit kufitar dhe se pas marrjes së kompetencave në kufirin me Maqedoninë, nga muaji gusht-shtator do të merren kompetencat edhe në pjesën me Malin e Zi, mandej edhe me Serbinë.

    “Me Maqedoninë ne i kemi pasur dy faza të bartjes së kompetencave dhe tani do të ndodh edhe faza e tretë e bartjes së kompetencave për kufirin mes Kosovës dhe Maqedonisë. Shpresoj se në gusht apo në shtator do të ndodh e njëjta gjë edhe në pjesën me Malin e Zi. Kurse sa i përket Serbisë, tanimë veç janë duke u zhvilluar negociata teknike mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë. Duhet të shohim se në atë drejtim a ka ndonjë rezultat. Ne si polici kemi staf të mjaftueshëm, kemi planifikuar pajisje të mjaftueshme, trajnime për kolegët dhe jemi të gatshëm të veprojmë”, ka thënë ai.

    Por pavarësisht sukseseve të shënuara në shumë fusha, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Reshat Maliqi tregon se misioni EULEX edhe pse ka kërkuar asistimin e tyre, nuk ka qenë sa duhet bashkëpunues, sidomos në rastet e arrestimeve të ish-pjesëtarëve të UÇK-së dhe komandantit të stacionit në Prizren.

    “Kemi kërkuar që në të ardhmen së paku të na njoftojnë, sepse ne deri më tani nuk kemi qenë pengesë e sundimit të ligjit asnjëherë dhe nuk do t’i pengojmë as në të ardhmen në rast se ekziston dëshmi e mjaftueshme që dikush ka bërë abuzim të ligjit. Së paku është korrekte, kolegiale dhe profesionale që të na njoftojmë, sepse ne kemi mundësi që në ato raste të ndihmojnë e jo të pengojmë dhe kjo është dëshmuar se edhe vetë kolegu i ka kontribuar asaj dhe ka thënë se është i gatshëm të ballafaqohet me ligjin dhe drejtësinë”, është shprehur ai.

    Në këtë rast, Maliqi tha se synim kanë dhe po angazhohen që sa më parë të gjitha kompetencat ekzekutive të EULEX-it të barten te Policia e Kosovës, pasi që ky mision nuk duhet të jetë gjithmonë në Kosovë.

    Kurse ristrukturimi i Policisë së Kosovës, siç thotë drejtori Maliqi do të bëhet gjatë këtij viti, sepse kështu sigurohet ngritje e efikasitetit në punë dhe implementim më i lehtë i misionit për ruajtjen e rendit dhe sigurisë.

    “Unë nga fillimi kam thënë dhe them përsëri se jam kundër pozitave me ushtrues të detyrës. Ne do të kemi shumë më lehtë kur të kemi strukturën e plotë edhe për departamentet, drejtoritë regjionale dhe të fillojmë me implementimin e strukturës së re. Mirëpo për këto na duhet një periudhë kohore, sepse emërimi i komandantëve të stacioneve me ligj është i paraparë që shkon përmes një procedure që ne duhet të kemi një komunikim dhe përfshirjen e kryetarëve të komunave dhe kjo na merr disa javë derisa të kompletohet”, ka thënë ai.

    Sipas tij, janë duke u bërë përpjekje maksimale që në muajin shtator të jetë gjithçka e gatshme për të filluar me procesin e gradimeve.

    Ndërkaq duke komentuar incidentin që ndodhi pas ndeshjes së basketbollit, Sigal Prishtina-Bambi, drejtori Maliqi thotë se përveç dy suspendimeve edhe ndaj 5 policëve tjerë janë duke u bërë hetime dhe në të gjitha rastet ku gjendet se ka tejkalim të përdorimit të forcës do të marrim masa.

    “Ne kemi nevojë, qytetarët e Kosovës kanë nevojë për një polici profesionale dhe të disiplinuar, që është për trajtim human e të barabartë të qytetarëve. Ne do të angazhohemi dhe nuk do t’i lejojmë askujt që sillet ashtu siç ka dëshirë, por sipas ligjit dhe rregullit. Ne duhet të jemi shembulli më i mirë i respektimit të ligjit”, theksoi Maliqi.

    Policia e Kosovës ka mbi 8 mijë pjesëtarë, të cilëve prej muajit mars Qeveria e Kosovës u ka ngritur pagat prej 40 për qind. Drejtori Reshat Maliqi vlerëson se kjo rritje e të ardhurave për policët do të reflektohet edhe në rritjen e efikasitetit në punë. (Kosovapress)
    kto deklarata jan per imazh dhe as gje policia duhet te nderhy qe tani ne veri aty jan kriminelet ky matufi maliqi po pret ata kriminel me sulmu prishtinen apo kto jan fjal ose kan ndermend ta shfaqin ndonje spektakel televiziv

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •