Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 16
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e stern
    Anëtarësuar
    09-10-2008
    Postime
    5,034

    Sekretet e dasmës mbretërore Kate-William





    Në përfundim të ceremonisë së sotme, një seri sekretesh do të zbulohen. Ja disa prej tyre:

    - STILISTI/JA E FUSTANIT TË NUSES - Ky është misteri me numrin më të madhe të hamendësimeve. Bruce Oldfield dhe Sophie Cranston kanë mohuar të jenë ata të ngarkuarit për këtë dhe aktualisht në pole pozicion ndodhet Alexander McQueen. Ndër të përmendurit ndodhen Vivienne Westwood, Jasper Conran, Oscar de la Renta dhe Alice Temperley.

    - KURORA - Në këtë rast nuk bëhet fjalë për një kurorë të thjeshtë me lule mbi kokë, Kate do të mund të zgjedhë mes një game të gjerë diademash (kurora) ndër më të bukurat që zotërohen nga Kurora Mbretërore. Ajo që thuhet se është më e preferuara është Diadema Xhorxhi III, kurorë e mbajtur nga Nëna Mbretëreshë, nga Mbretëresha Elisabeta dhe nga princesha Anna në martesat e tyre.

    - MODELI I FLOKËVE - Richard Ward, stilisti i flokëve ku Kate shkon rregullisht që prej mbi tetë vitesh, nuk ka dhënë asnjë hollësi mbi modelin e flokëve që ajo të ketë në damës, të lëshuar apo të mbledhur. ''I vetmi rregull që kam është se kur ajo të mbërrijë përpara altari dhëndëri duhet ta njohë''. Për Kate nuk do të kujdeset vetë Ward, por një prej stilistëve më të hershëm që bashkëpunojnë me të, James Pryce.

    - NJË NUSE E BËRË QULL NGA SHIU... - Parashikimet për nesër janë tepër ''të errëta'', jo shumë në mëngjes, por në kohën e drekës, kur çifti mbretëror do të shfaqet mbi ballkonin e Buckingham Palace për puthjen tradicionale. Në fund të ceremonisë nëse do të ketë reshje shiu, çifti do të shëtisë me një karrocë të mbuluar, që është pagëzuar ''Glass Ceiling'' (çatia e xhamtë), në të kundërt nëse do të ketë kohë me diell, çifti do të udhëtojë me ''State Landau'' të vitit 1902, e njëjta karrocë e përdorur nga Charlsi dhe Diana.

    - NGJYRA E FLOKËVE E MBRETËRESHËS - Mbi këtë çështje ekziston një mister absolut. Agjencia e basteve ''William Hill'' ka vendosur si favorite ngjyrën e verdhë të grurit, me një indeks fitoreje 11 me 10. Ndërkohë që ka një indeks 8 me 1 mbi mundësinë që princin pe Filip ta zërë gjumi gjatë ceremonisë.

    - MENYJA - Kanape gjatë drekës për 650 persona, darkë për 300 persona në mbrëmje. Por, çfarë do të konsumohet realisht në Buckingham Palace përbën ende një mister.

    - UDHËTIMI PAS DASMËS - Jordania, barriera koralore e Australisë, Ishulli i Sicilisë (opsion ekonomik, ku dukata e Kornovalias zotëron disa prona) dhe Ishujt Seishell, këto janë aktualisht alternativat më të mundshme.

    - TRANSEKSUALË MES TË FTUARVE? - Nuk është ende e qartë nëse në abaci do të ndodhet edhe Ian ''Ayla'' Holdom, pilot i helikopterëve të RAF, që prej një viti ka ndërruar gjini. Nuk është ende e qartë nëse Holdom do të jetë ndër 27 pilotët e ftuar ''në bllok'' nga princi së bashku me partneret e tyre. /indeksonline/



    "Man sieht nur mit dem Herzen gut. Das Wesentliche ist für das Auge unsichtbar."


  2. #2
    MoDa KaLoN,sTiLi QeNdRoN! Maska e fashion_girl
    Anëtarësuar
    06-07-2010
    Postime
    2,409
    mu fustani qe ka pas kjo sot sme pelqeu fare !imagjinoja qe do te vishte nje fustan si nje princesh ! po prap se prap ishte shum elegant (pjesa e siperme )!velloja e shkurter ,kot fare, dhe bishti jo shum i gjat...! stilisti i fustanit ka qene McQueen!
    puthja qe dhan ne ballkonin ishte shum e shkurter dhe e shpejt!

  3. #3
    Dark Angel Maska e smokkie
    Anëtarësuar
    08-01-2004
    Vendndodhja
    verdalle
    Postime
    1,137
    Po te kisha une aq pare..do i kisha blere nje pale gjokse pe verteti gruas!
    Cdo gje eshte relative...

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e stern
    Anëtarësuar
    09-10-2008
    Postime
    5,034
    shije shije kjo dynja kot nuk thone
    Mua psh me pelqeu shume fustani

    smokkie kur te behesh mer pare ti jo vetem gjokset por cdo gje filloje nga buzet e mbaroje te prapanica blija gruas se ndoshta atehere do jesh 100per qind i Lumtur
    "Man sieht nur mit dem Herzen gut. Das Wesentliche ist für das Auge unsichtbar."


  5. #5
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    nji martohet njeqind terbohen.

  6. #6
    MoDa KaLoN,sTiLi QeNdRoN! Maska e fashion_girl
    Anëtarësuar
    06-07-2010
    Postime
    2,409
    Kate megjithate ishte fantastike! shum e mire nga paraqitja!

  7. #7
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    09-11-2005
    Vendndodhja
    France ...
    Postime
    6,159
    Unaza e bere me flori nga welsh qe ju dhurua dhendrrit nga mbreteresha.
    Shum modest mu duken krahasuar me martesat e tjera mbreterore qe kam pare .
    Me pelqeu .

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e stern
    Anëtarësuar
    09-10-2008
    Postime
    5,034
    edhe mua me pelqeu
    modeste dhe shume e embel
    "Man sieht nur mit dem Herzen gut. Das Wesentliche ist für das Auge unsichtbar."


  9. #9
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    09-11-2005
    Vendndodhja
    France ...
    Postime
    6,159
    Kishin nje sjellje te dy spontane pa komplekse , te pakten ste benin ti kishe bezdi qe po i shihje .
    Pale kur pershendesnin me dor nga ballkoni, shume origjinal shume te lumtur dhe te dashuruar mu duken ..Ishin shume shume po shume cute.

  10. #10
    Edhe mua me pelqeu shume fustani E jo vetem, me pelqeu shume thjeshtesia e saj e tualeti i lehte fare. Ka lezet!

    La vita non si spiega, si VIVE!

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-05-2008
    Postime
    83
    Te trashegohet cifti mbreteror e me jete te lumtur ta kaloje.
    Po beni nje urim ne fillim o njerez,pastaj vleresoni e kritikoni.

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e Endless
    Anëtarësuar
    17-08-2007
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    5,119
    Hajt te na trashegohen,e me na nje borrokoc mashkull!


    Se morem vesh si dolen bastexhinjte!! 2.5 jepte ngjyra e verdhe e kapeles mbretereshes.
    Without deviation from the norm, progress is not possible

  13. #13
    back to origin Maska e ☆Angie☆
    Anëtarësuar
    02-11-2007
    Vendndodhja
    Skyline
    Postime
    2,559
    Edhe mua me pelqeu shume fustani E jo vetem, me pelqeu shume thjeshtesia e saj e tualeti i lehte fare. Ka lezet!
    Shpesh Less is more !

    E mrekullueshme! Fustani ishte i thjeshtë. Pritej të ishte një fustan pompoz si në dasmën e princesësh Diana. Por jo! Ishte i 'thjeshtë' dhe shumë elegant, decent dhe njëkohësisht tradicional, tepër i bukur për mendimin tim. Diçka e duhur në kohën e një situate të vështirë ekonomike që përjetoi Mbretëria e Bashkuar.

    Shi nuk ra. Madje gjatë parakalimit me karrocë të të dyve më duket se doli edhe dielli
    Ndryshuar për herë të fundit nga ☆Angie☆ : 29-04-2011 më 14:48
    Elegance is an attitude.

  14. #14
    Moderator
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009
    Ja si u zhvillua ceremonia e qe nuk u transmetua ne tv. lol


  15. #15
    i/e regjistruar Maska e letaa
    Anëtarësuar
    25-04-2010
    Vendndodhja
    ketu afer, atje larg
    Postime
    1,268
    mua me pelqeuu shum
    thjesht dhe bukur dukej nusja
    Dita e harxhuar më kot është ajo e kaluar pa qeshur.

  16. #16
    We never really grow up, we only learn how to act in public.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •