Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 8
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anėtarėsuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050

    Bar elektoral ne sheshin "Skenderbej". Ekspertet: Shkaterron ambientin

    Bar elektoral ne sheshin "Skenderbej", ekspertet: Shkaterron ambientin

    Menjehere pas vendosjes me ritme mjaft te shpejta te barit ne qender te kryeqytetit, ambientalistet kane dhene alarmin se ai nuk ka asnje funksion. As nuk kryen funksionon jetik te fotosintezes, as nuk lejon teknikisht mbjelljen e pemeve brenda hapesirave te tij dhe as nuk ka jetegjatesi. Sepse, bari i vendosur (ne kete rast folja "mbjelle" nuk ka vend), eshte gjysme natyral dhe gjysme artificial, si bari qe vihet ne fushat e futbollit. Ambientalisti Sazan Guri ka shpjeguar teknikisht pse ky bar ka thjesht nje efekt elektoral.

    Mangesite

    Sipas ambientalisti Sazan Guri bari, gjysme natyral dhe gjysme artificial, nuk mundon kryerjen e procesit mjaft jetesor, te fotosintezes, per te cilin kemi shume nevoje. E formuluar me pak fjali, procesi i fotosintezes eshte i nevojshem per jete dhe tek bimet gjethi e kryen kete proces. "Fotosinteza ka rendesi te madhe per jeten e njeriut. Pa fotosinteze nuk ka jete, sepse ky proces na mundeson frymemarrjen", shpjegojne ambientalistet. Por, bari i vendosur ne shesh, nuk e kryen dot funksionin kryesor qe duhet te kryeje. I vetmi efekt pozitiv i tij, nese mund ta quajme keshtu, tij bari, eshte vendosja e shpejte e tij, ndaj edhe ambientalistet e kane emertuar kete bar "elektoral". Sipas Sazan Gurit, ky lloj bari qe eshte shtruar ne shesh, ka nje jetegjatesi mjaft te kufizuar per nje hark kohor prej 3 vjetesh. Kjo do te thote se cdo tre vjet, ai duhet nderruar. Ambientalistet vijojne se ky bar-tapet, pervec pamjes ngjyre jeshile qe te ofron ne cdo stine te vitit, nuk te lejon te mbjellesh ne te asnje lloj bime apo peme, dhe per me teper nuk kryen procesin e fotosintezes, qe eshte jetesore per qendren e Tiranes.

    Kostoja

    Pervecse nuk kryen asnje funksion, bari i vendosur se fundmi ne lulishten e qendres, ka edhe nje kosto mjaft te larte. Sipas specialisteve, nje meter katror, kushton 10 dollare. Nese bejme nje perllogaritje te thjeshte per nje siperfaqe prej 4 mije metrash katrore qe eshte lulishtja, shtrimi i ketij tapeti te gjelber kushton 40 mije dollare, te cilat do te paguhen nje here ne tre vjet nga taksapaguesit e kryeqytetit. Ne fakt, ky nuk do te ishte precedenti i pare i ketij lloji ne Tirane. Tek shumica e te ashtuquajturave "lulishte", bashkia e Tiranes ka vendosur bar-tapet te ketij lloji, duke genjyer qytetaret e duke ua "shitur" ate per jeshillek, gjelberim. Ne fakt, ngjyren e ka vertet te gjelber, por kurrsesi nuk kryen funksionin jetik qe kryen bari natyral. Secili prej nesh mundohet ta kuptoje nxitimin e madh qe ka kryetari i bashkise se Tiranes, Edi Rama per te bere ndonje rikonstruksion te mundshem para dates se zgjedhjeve, por nuk mund te kuptojme se pse kete duhet ta paguajne qytetaret, jo vetem qe "u shitet sapuni per djathe", porse ky mashtrim rendon drejtperdrejt ne xhepat e tyre, si taksapagues qe jane.

    10 Dollare Kushton nje meter katror i barit-tapet qe ka shtruar bashkia e Tiranes ditet e fundit ne lulishten e "Sheshit Skenderbej". Siperfaqja e lulishtes eshte rreth 4 mije metra katrore cka do te thote se vendosja e barit ka kushtuar 40 mije dollare.

    Fotosinteza

    Duke qene gjysme artificial dhe gjysme natyral, bari nuk lejon kryerjen e procesit jetik te fotosintezes. E permbledhur ne pak fjale, biologjia na ka mesuar se "Pa fotosinteze nuk ka jete, sepse ky proces na mundeson frymemarrjen.".

    Precedenti

    Ky nuk eshte precedenti i pare i ketij lloji ne Tirane. Tek shumica e te ashtuquajturave "lulishte", bashkia e Tiranes ka vendosur bar-tapet te ketij lloji, duke genjyer qytetaret e duke ua "shitur" ate per jeshillek, gjelberim.

    http://www.kohajone.com/zarticle.php?id=58927
    "They will not control us, We will be victorious"

  2. #2
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Nuk ka bar gjysem plastik dhe gjysem bime. O eshte plastik o eshte bar. Tapeti plastik nuk eshte bar, por fije poliestre qe thuren per te formuar nje tapet qe mund te duket si bar.

    Bar gjysem artificial e gjysem natyral eshte si te thuash njeri gjysem plastik e gjysem mish.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e B.C.B
    Anėtarėsuar
    30-05-2009
    Vendndodhja
    Republika e Prishtines
    Postime
    796
    kqyre ku kapen kta ncncncn.ne bar,sepse tjerat gjera ne dyzen..zoti na rujt o shqiptar.

  4. #4
    Vetem budallenjte mund te genjehen dhe te kujtojn se esht njesoj si bari i mbjelle ky qe vihet mbi asfalt. Ama si "Shkaterron ambientin" sikur nuk eshte shpjeguar ne artikull edhe pse eshte thene ne titull nga ekspertet. Nuk ben asgje per ambinetin po.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anėtarėsuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,822
    Bari qe vendoset ne fusha stadiumi eshte 100 % natyral por eshte i gatshem, pra nuk mbillet ne stadium por diku tjeter dhe pastaj vendoset i ritur ne fushe bashk me dheun parcela -parcela. Kshuqe nuk ka lidhje me barin artificial, kjo menyre e vendosjes se barit eshte vendosur per efekt elektoral pa diskutim por eshte bar natyral dhe sigurisht ka kushtuar shtrenjte ne krahasim me mbjelljen aty ne vend. Kjo gje eshte bere per shpejtesi sepse po ta mbjellesh tani i bie te celi pas 8 majit

  6. #6
    bubbly
    Anėtarėsuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    E kam parasysh kete metoden 007. Pasi te njejten menyre e vura barin kete vit. Ta sjellin gati te rritur dhe ne pjese pjese. Gati per t'u vene.Beautiful . Kurse kete gjysem bar I njome dhe gjysem fake se mora vesht as une. Lol
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  7. #7
    Maska e *Babygirl*
    Anėtarėsuar
    06-07-2006
    Vendndodhja
    Local Disk :D
    Postime
    910
    Imagjinoni ku ka arrit injoranca dhe shpirti i zi i Saliste e i Frangiste
    Thon bari qe e vendos Rama eshte artificial
    Mos jeto pa buzėqeshur...sepse dikush nė kėtė botė jeton nga buzėqeshja jote ...!

  8. #8
    back to origin Maska e ☆Angie☆
    Anėtarėsuar
    02-11-2007
    Vendndodhja
    Skyline
    Postime
    2,559
    Sa patetike, e pashė edhe si reklamė nė tv papagall tė qeverisė: klan! Kishin marrė njė ambientalist, qė vetėm i tillė nuk ishte, se pėrndryshe nuk e shpjegoja dot si mund tė fliste me gjuhė kafesh pensionistėsh dhe mos tė pėrdorė qoftė edhe njė fjalė profesionale. Mendoni edhe fjala 'fotosintezė' u tha nga lexuesi i lajmit, ai i vinte vėrdallė po s'e thonte dot
    Elegance is an attitude.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •