Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767

    Gjurme animizimi ne besimet rreth drunjeve

    Permbajta e shkurter
    Kultura shpirterore e popullit shqiptar ne traditen e saj ruan shume karakteristika te lashtesise.Mbi te gjitha ndikimet kulturore te huaja arrijti ti ruaje tiparet e saj burimore.Keshtu qe pase zhveshjes nga petku i mbishtresuar gjate historise,posaqerishe nga kendeveshtirimi mitologjik i qasjes se problemit,si ne diakroni ashtu edhe ne sinkroni,shihet rruga zhvillimore me perbajtje dhe fije te pashkputura etnokulturore.

    Uke Xhemaj

    Hulmutimi i gjer tanishem,e posaqerisht keto bashkohore,ne fushen e mitologjise shqiptare,kane kontribuar ne ndriqimin e qeshtjese se vete struktur,veqorive dhe gjenezese se religjionit natyror-popullor.
    U ndriqua, gjithashtu,disa nga ndikimet reciproke te popujve dhe kulturave mbi bazen-substratin autokton,qofte qofte ne sinkroni ose diakroni.1 Mbeshtetur ne elementet e reliktve te gjalla si mbietoja te besimeve nismetar , qe nga paganizmi,te cilat u hetuan dhe u shenua nga hulumtues e stuiuse te kultures popullore,si burime me peshe dokumentare ne shkencat simotra te etnologjise ne:arkologji,histori,gjuhsi,etj.,u zberthyen fijet evolotive te religjionit popullor,gjithe her ne raport me ecurite shoqerore-ekonomike, kulturore,historike,ne kohe dhe ne hapesire,Megjithe kete,meqe arritjet e gjetanishme nuk pretendojne te jene sheruese,ne kete fushe mbetet per te bere edhe shume,Sidomose fushe me interes eshte hulumtim i veprimtarive ekonomike gjate historise ,neppermjet kulture shpirterore, perkatsishte mitologjise,e cila ruan me xhelozi pasurine kulturore,te krijuar ne rrethana gjithher karakteristike per kohen dhe formacionin ekonomiko-shoqeror.
    Besimet e para ne elementet natyrore dhe fenomenet e saj,ku edhe ze fill animizmi,pa dyshim jane gjurmet me te hershem te religjionit popullore-natyrore,qe i perkasin periudhes se hershem te gjuetise dhe mbledhjes se frutave ne natyre .Dhe , qe athere,neper te gjitha rebeshet e kohes shekullore,mbijetuan relikte te besimeve mbi gjithe bimesin.
    Sipas besimit popullor e dale mbi dhe ka shpirte dhe jeton.
    Gjithe drunjet e malit(mendohet ne flore)jetojne pase rigjalljes ne Diten e veres(fillimi i marsit).
    Ata vetem se nuke e dine te flasin,perdryshe"marrin fryme,ushqime dhe rriten"sikur edhe njerzite.
    Ne nje kohe te kaluar drunjet kane ditur edhe te flasin,besonte populli.Prej kendej edhe ndalimi i prerjes se drunjeve pas ditese se ringjalljes se natyres.Ne kete dite i "hin shpirti qdo bime"
    Dita e veres akoma festohet neper fshatra shqiptare ne Kosove dhe jashte saj, por ne menyre shume te zbehte se dikur ,Cermonine e karakterizone pjesmarja masive e te rinjeve e te rejave si dhe e grave te shtepise.Per kete rast nga te pranishmit ne kremte,heret ne mengjese,pa lindur dielli,fillon mbledhja e barishteve,luleve dhe degezave te gjelbera nga drunjet e ndryshemisi,shelgjishta, lajthija,thana,etj,me te cilat gjelbrohen muret e shtepive si dhe te objekteve te tjera ndihmese rrethe shtepise.
    Ndersa,ne kodra malesh,ose te ngritura mbi fshat,ndizeshin zjarre, etj.etj.tradite kjo qe vazhdon te ruhet edhe sote ne fshatra te Opojese e Gores.Kudo tjeter nder shqiptaret,te brezi me i moshuar,ruhet besimi,te pakten ne kujtes,se Diten e veres ndalohet shkuarja ne pyll,me brisk ose sopate,si forme ndalimi i mosprerejes se drunjev,nga se edhe ata,gjoja, gezohen se u ngjallen,dolen nga dimri dhe fillojne jeten serish" me qe raste edhe i shprehkan falenderimeTokes Meme:
    ,,Ty mire-metsh oj Toke,se na tash po shkojme",ne kuptime e pavarsise per vazhdime e jetes.Edhe vargjet e kenges rituale,e cila kendohet nga pjesmarsit ne ceremonin,na perkujton besimin mbi hyjnin e pjellorise,Memes se Madhe,nepermjet perkujton besimin mbi hyjnin e pjellorise,Memes se Madhe,nepermjet simbolizimit te gjinis femrore-Tokes dhe,asaj mashkullore-Henes:
    ....................
    mire se erdhe ne katun
    ne katun,ne fushe e male,
    neper ara e livadhe!
    Nane e ki token,
    nrikell thire eren.
    Dita e pranverse(perkatsisht veres),ne disa krahina,e njohura si festa e Sultan nevruzit(emertimi sipase ndikimit islamik),ruante besimin se ne kete dite,,edhe lisat falen",prandaj ndalohet prerja e tyre.
    Per flijimet,qe dikur beheshin,kushtuar ketyr riteve te motmotit,flasin edhe vargjet e nje prej kengeve rituale,qe kendohen ne kete rast:

    ............
    Vere,vera,duel vera
    nje pule qe e paq e thera
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Vazhdimi..

    Posaqreisht drunjet e vequar,me shenje,drunjte e kultit,zinin vend primar,ne disa kremte e ngjarje te tjera te motmotit,ose familjar,qofte edhe shoqerore(kuvendet e ndryshme,vendtakimet me rastin e kushtrimit,etj).
    Me zhvillimin gradual te besimeve animistikee pagane ne faza te caktuar te zhvillimit u arrit gjer te krijimi i kulteve te maleve e posaqerisht i kulteve te drunjve,si deshmi e nje te kaluare me besim pagan.Si rrjedhe e asaj kohe ,edhe betimet e ruajtura ne popull,si survival i gjalle:"per ato male "ose "per ate Tomor"
    "pasha ate lis",ose mbajtja e kuvendeve popullore ne vende te cakuara si: te Lisi i Kulles(Obri,Drenice),te Verrat e Llukes(rreth i Deqanit,Dugagjini-Kosove)te Murrizi(Obri,Drenice),te gjasht Lisat (Likoshan,Drenice),te Ahu i Gozhdes(Berishe,Drenice) te Blini (Shushic,Podgur),te Lisi i plak,te Plepi,etj.etj.
    Eshte e njohur mir se edhe iliret kishin vende te shumta kulti, dedikuar hyjnive te malit e burimeve,te cilave edhe u benin flijime.Vlen te permendet,me kete rast zotin Bindus,pajtorin e burimeve dhe te pyjeve,si dhe Vidasusin,perher te shoqeruar nga shoqja e tij Thana.
    Me peshe te veqant,jo vetum si element mitologjik,por edhe historik i nje kulture te lashte iliro-pellazgjike,vlen te permendet Lisi fallgjor,i mbretit dodonas e pellazgjike,Zeusi,sunduesit te zotrave dhe te njerzve,i cili duke folur percillte profecite e Zeusit dhe mendimet e tij per raste te ndryshme qe i drejtohej populli,vend ky ne shenjtoren me te lashte,ne Dodonen e Epirit.
    Me simboliken e drunjeve,ne te kaluaren e lashte nderoheshin shume perendi.Nder ta perndesha Astarta e fenikasve te vjeter ishte e perfaqsuar nepermjete simbolit te drurit te quajtur:,,asherah".
    Ngjashem me te ishte i nderuar edhe Ozirisi egjiptas;pastaj Askleopi(perendi i mjeksise dhe njeheresh pjesmares i lufterave te Trojes,me funksionin te dyfishte:sherues i te plagosurve dhe prijes luftarake);Adonisi,sipas besimit i lindur nga druri;Artemida,vendi i lindjes se te ciles eshte shenuar me nje dru te shenjte,kulti i te cilit eshte pellazgjike.
    Vende kulti ku nderoheshin drunjte dhe te cilve u beheshin flijime, kishin pothuaj te gjithe popujt e botes,varsisht nga stadi i zhvillimit te tyre kulturor,ne fazen e primitivitetit.
    Pra,ne strukuren e besimit pagan ishin te theksuar besimet animistike ne drunj,me veqori demonike e me funksion dobiprures e mbrojtes.
    Dhe sot,ne besimin popullor nder shqiptar,ruhen mire keto fije permbajtesore si mbijetoja te besimeve te lashta pagane.
    Keshtu qe ne kete plan,edhe ruhet tradita qe pas prerjes se pyllit te lihen disa lisa te paprere,me qellim te vazhdimit te kontinuitetit vegjetative por,mbi bazen e fuqise demonike qe u pershkruhet atyre.Besime keto,qe prej kohesh transferohet ne fushen e bujqesise.
    Andaj edhe ne kete fushe,akoma edhe sot ruhet besimi nder bujq,qe pas korrjes se dritherave ne ara,ose pas vjeljes se frutave nder pemishte,te mos korren gjithe kallinjet ne are,as nga pema te mos vilen te gjitha kokrrat.Pra,duhet;,lene bereqetin ares e pemes",thot populli.
    Ne mesin e shume besimeve pagane,qe si relikte arriten ne ditet tona,vlen te veqohet druri si simbol jete.
    Ne traditen popullore shqiptare u trashegua nga paraardhesit,dhe keshtu ngeli si relikt ne kulturen shpirtrore,si edhe ne ate materiale,elemente keto qe flasin per misherime e ketij besimi ne jeten e popullit gjate se kaluars se tije.
    Ne kulturen materijale drurin e jetes,si motiv dekorativ,e hasim edhe sot ne qilimat dhe sexhade e punuara prej leshi e qe mbulojne dyshemete e odave fshatare.
    Nderkaq,ne kulturen shpirtrore te popullit,druri i jetes,mbijetoi ne forma aktive nepermjete kremtave te buzmit bujar,qe esht tradite edhe e diteve tona,sidomos per disa zona malore.(vijon)


    Shtojce.
    Altaret e shumte kushtuar ketij hyu ilir (me dedikim BINDO NEPTUNO SACRUM), jane gjetur në territorin e japodeve të vjeter afer burimit te perroskes Privilica, ne afersi te Bihaçit ne Bosnje. Padyshim, në kete lokalitet te vetmuar gjendej nje faltore, ose me fjale tjera, nje vend i shejte kushtuar Bindusit. Kjo hyjni mbronte ujrat, sidomos burimet, dhe si e tille identifikohje me zotin Neptun. Aty ku jane zbuluar altaret janë gjetur sasi te medha brire dhish, flijuar Bindusit.
    Ndryshuar për herë të fundit nga fegi : 06-05-2011 më 07:21

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    edit durham i ve re tek nji pjese e shqiptareve ktu e 100 e ca vjet me pare aftesine per tu a kajt nanen pyjeve.
    ajo shqetsohet per kete e shkruan.

    pra kemi shum shtaze ne mesin e bashk atdhetareve.

    keta nuk dolen sot por kan qene moti.

    ne cilin fshat shqiptar qoft ky ne shqiperi kosov a iliride ruhet pylli vreshti a livadhi ne se nuk ka vu shteti roje pylli?

    ne asnjerin.

    po cflas per pun pilli une.. ose pylli..

    cili fshat shqiptar nuku nxorri ustallare qe aq bukur mesuan nga lahperet e kosoves zanatin e trafikimit te femrave..
    ne pak muaj mbasi ra shteti enverist.. u perfeksionu ki zanat i felliqur (qe lahperet e kosoves kishin vite qe e ushtronin..) nga fshataro zorraxhijte me te felliqur te shqiperise..dhe lulezoj fenomeni i semaforit..

    cdo fshat e lagje qiteti e di se ai x pallati me xhama zajs e me supermarketa posht eshte i turit.. apo elvisit.. atyre tutoreve te qelbur..
    por a guxon ndonje fshat a lagje tu a veje hallatet ne bige atyre ..
    askush..

    e kur nuk ruajn vajzen e fshatit apo lagjes nga krimineli.. cdo presesh te ruajn pyjet.. e livadhet..


    shqiptari me perjashtime te rralla eshte popull qelbanik..

    ..

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Bumzi, jo si dru fetishi qé konsiderohej nga njé numer dijetarésh té késaj lémie, por si dru demonik me veti frutédhénese pér té mirat bujqésore, shéndetin familjär e shtimin e gjithmbarshém si ne familje ashtu edhe ne rendimente, paraqitet si njé demon i dedikuar kryesisht me veti agraro-bujqésore. Elementi agraro-biegtoral kétu éshté i mbishtresuar mbi até animistiko-pagan, sik under qé mbi té gjitha kéto qé jané ngjeshur elementet e konfesioneve te vona e té huaja fetare, té krishterimit ose té ortodoksizmit, pa léné anash ato islame. Veté druri i buzmit, qé éshté njé lis qarri, dushkérénés, dhe disa ceremoni rituale e magjike qé béhen rreth tij, na mundéson pér té ndjekur njé vijé kontinuitive dhe mjaft pérmbajtésore né mes té sé kaluarés dhe té tanishmes. Né plan té paré, veté fakti se buzmi i drurit té qarrit, qé ka aplikim né ritet e festés sé buzmit, i njohur nga tradita si buzmi bujar, ishte prezent edhe né mitologjiné iliro-pellazgjike. Madje funksioni i tij, si njé lloj i drurit demonik, me veti pozitive, sidomos né raste té caktuara kushtuar fenomeneve dhe dukurive natyrore,qon peshé né pérmbajtésiné dhe ngjashmériné funksionale gjaté historisé te grupet e permendura etnokulturore né kéto troje. Né shumé krahina etnografike né Kosové dhe jashté saj, buzmi bujar nderohet me pije e ushqim té pérgatitur per té dhe familjen, si gjurmé kéto té flijimeve té dikurshme qé i dedikoheshin buzmit. Imitativisht buzmit i jepet pjesa e kulacit té gatuar pér darké, pastaj pjesé e pites, pijeve dhe bulmete: djathé, gjalp, etj. etj. njésoj si pér anétarét e familjes. Ky dru demonik, prej momentit kur pritet né pyll, nga mashkulli i shtépisé e gjersa té vendoset né vatér, sipas besimit, nuk duhet té preké né toké e, as qé pjesét e tij té shkilen, bie fjala dushku, nga pjesétarét e familjes.13
    Sipas té dhénave nga autoré antiké, lisi i qarrit kishte vend qendror né kuadrin e bimésisé né mitologjiné pellazgjike e B/*kc. E hasim si vendin mé té lashté né shenjtoren e Dodonés kushtuar Zeusit, i cili simbolikisht paraqit te vendqéndrimin e Zeusit, té parin e gjithé zotérave pellazgjike. Ose nderimet qé i béheshin Zeusit né Arkaden pellazgjike, té sunduar nga Arkadi, bir i Zeusit dhe nimfés Kalistér,14 si njé peréndije té lisi t (qarrit) dhe shiut. Edhe lutjet rituale qé béheshin nga shérbetoré té shenjtorive té kohés, né ceremonité e rastit, pér ndjelljen e shirave gjaté periudhave me thatési, ishte zakon qé gjethet e lisit té shenjté té lagen né burimet e shenjta.15 Piképjekje kéto me ményrén e thirrjes sé shirave ndér shqiptaré, me ané té dordolecave té veshur me gjethe e barishte e té stérpikur me ujé burimesh, duke kryer veprime imitative, magjike, me qéllim té rénies sé shiut, qé me padurim pritet pér freskimin e té lashtave dhe pérgjithésisht
    natyrés- bn. ii
    Pastaj, trashégimia e mbiemrave antroponimiké si: Lisi, Bungu, Qarri, etj. qé i hasim sot ndér shqiptaré, e qé s'jané gjé tjetér pos elemente té relikteve té gjalla trashéguar nga e kaluara animistike, pagane, kur secili person kishte krijuar totemin e vet, qofté nga bota floreale ose antropomorfe mé voné, té cilat i hasim né até panteon hyjnor pellazgjik, pérheré té lidhura me drunj, pikérisht me lisin e qarrit, si vendqéndrim ose vendlindje té peréndive né fjalé. Njé paralele tjetér né mes té kétyre dy etnikumeve, po né kéte fushé, na sjell ndérmend gjithashtu kujtesa e té moshuarve nga Opoja e Gora, kur me rastin e martesave bénin kurorézimin te vendi i kult it, té cilin e pérfaqésonte njé lis plak, ose shkémb.
    Njé tradité analoge me ritet e thirrjes sé shirave e hasim edhe ndér popuj e kultura té tjera té botes, por, natyrisht me specifikat e tyre. Kétu vlen té pérmendet, fjala vjen, „mbreti i shiut" né disa vise té Indisé. Até e pérfaqéson njé djalé, i caktuar nga moshatarét e tij, i cili vishet me gjethe e barishte té ndryshme, e pastaj me grupin pércjellés vizitojné gjithé shtépité e fshatit. Gjaté parakalimit até e lagin me ujé burimi. Tradité e ngjashme, pra, né mes popuj ve kaukazas e ballkaniké.
    Puné me interes per linguisté mbetet studimi etimologjik i fjalés tis (Hoj druri mitologjik), ndricimi i sé cilés do te kontribuonte per njohjen e disa féshtjeve nga periudha paleoballkanike, ndonése, pérdorimin e tisit shktrire mjaft né hapésiré dhe ngjeshur né tradité, e hasim ndér shqiptare, malazias (kucjané) e pjeserisht ndér myslimané.
    Nga disa linguisté emri tis, né gjuhén latine taxus, pohohet se éshté me prejardhje té njé substrati paraindoevropjan, kah na shpien edhe zakonet e tradita e pérdorimit té tij te grupet etnike té theksuara mé paré. Njé mendim té tillé shfaq edhe S. Duciqi, pra duke e konsideruar element shumé té lashté ne Ballkan.17
    Element té substratit paleoballkanik, gjithashtu, paraqet zakoni tradicional i buzméve individuale nga ana e meshkujve, tradité kjo e shénuar ne Has té Prizrenit e, krahina tjera té Malésinave.18 Veté emértimi pér buzmin kryesor si „plak i shpisé", ose buka kushtuar atij si „kulaci i plakut",19 flasin pér lashtésiné e zakonit, qé né ményré té ndérsjellé ka té béjé edhe me kultin e paraardhésve e, qé kétu, né ményré simbolike, paraqitet népérmjet buzmit plak, né kuptimin e vjeter, gjersa gjithé buzmat e tjeré qé i sjellin meshkujt e familjes konsiderohen té rinj, pértérités. Jane kéto disa nga shumé elemente qé flasin pér analogjité né mes té kulturave ballkanike me ato té Kaukazit.20
    Késhtu, shkurtazi, népérmjet njé segmenti té kulturés nga fusha c mitologjisé shqiptare, pra besimit animistik né drunj. hetohen mundési aq té kapshme, pasi qé jané té pérmbushura me plot léndé, pér ndri^imin e shumé' 9éshtjeve si nga animizmi, si segment i religjionit popullor. ashtu edhe nga gjithegjeresia e saj-mitologjia shqiptare, prej nga mund té rrihen probleme etno-kulturore té gérshetuara nga historia mjaft e gjaté dhe e mugét e kefyre trojeve.
    .....Pa pretendime qé me kété rast éshté béré sadopak, e konsiderojmé
    kété si njé puné qé duhet vazhduar mé tej né studimin e shumé céshtjeve. gjer tani té paprekura né kété fushé.
    Uké Xhema
    SUR LES TRACES DAN1MISME DANS LES CROYANCES SUR LES ARBRES
    Resumé
    En analysant un segment des cultes naturels, å savoir la mythologie albanaise sur la croyance animiste en arbres on peut pénétrer dans la connaissance des premiéres traces de la religion populaire.
    17 Po aty, f. 67.
    1 Gjurmime albänologjike. e cituar... f. 258.
    19 Po aty, f. 258.
    20 §. K u 1 i § i 6, vepra e cituar, f. 67, 68.; K. M o s z y u s k i, Lud Slowianski, Krakov, 1932, B. 104.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •