Ja nji veprim i mire i Presidentes..
bota sot
..
Jahjaga: Guximi im buron nga vepra e dėshmorėve tė Kosovės
Presidentja e Republikės sė Kosovės, zonja Atifete Jahjaga, me rastin e Ditės sė tė Pagjeturve, qėndroi nė komunėn e Gjakovės, ku fillimisht vizitoi familjen e Ferdonije Ēerkezit, e cila ka tė pagjetur burrin dhe katėr djemtė e saj dhe mė pastaj vuri lule nė varrezat nė Ēabrat. Nė shoqėrim tė presidentes gjatė vizitės nė familjen Ēerkezi, ishte kryetari i Gjakovės, Pal Lekaj dhe anėtarė tė Komisionit Qeveritar pėr tė Pagjeturit dhe tė shoqatave tė familjeve tė tė pagjeturve. Zonja Ferdonije Ēerkezi e falėnderoi presidenten pėr vizitėn dhe pėr mbėshtetjen e angazhimin e saj pėr ēėshtjen e tė pagjeturve. Ajo kėrkoi miratimin e ligjit pėr tė pagjeturit.
Presidentja Jahjaga duke iu drejtuar kryefamiljares Ēerkezi, gjatė vizitės nė kėtė familje, tha se do tė angazhohet pėr zgjidhjen e fatit tė tė pagjeturve. Nė fjalėn e saj presidentja tha:
Ne tė gjithė e ndiejmė dhimbjen me Juve. Ju humbėt familjarėt, humbėt mė tė dashurit. Vetėm besimi nė Zotin, vetėm besimi se nė kėtė jetė tė pėrkohshme nuk i kemi mė, tė dashurit Tuaj dhe tonė, por nė jetėn e pėrtejme, nė jetėn e amshueshme, do tė jemi tė gjithė sė bashku nė dashurinė e Zotit, na ngushėllon. Bota nuk ka nisur dhe nuk mbaron me neve. Ka pasur njerėz qė nga krijimi i botės, ka pasur tragjedi tė mėdha, kur janė zhdukur jo vetėm familje, por edhe popuj. Ne nuk mund ta shpjegojmė dhe nuk mund ta dimė misterin e botės. Por ne e kemi besimin nė njeriun, ne e kemi besimin nė veprat e mira. Nė sinqeritetin dhe nė pėrkushtimin, tha ajo.
Ne, e kemi besimin, se pėr Kosovėn shtet, pėr Kosovėn e lirė dhe tė pavarur, populli ynė, gjatė viteve dhe gjatė shekujve ka dhėnė shumė viktima, shumė jetė janė flijuar pėr kėtė Atdhe. Pėr kėtė duhet ta duam vendin tonė, pėr kėtė duhet ta duam dhe ta ndihmojmė njeri- tjetrin, pėr kėtė me ndershmėri dhe me pėrkushtim duhet tė punojmė ditė e natė qė tragjedi tė tilla kurrė ma mos ti ndodhin popullit tone. Duke punuar mirė, duke qenė tė gjithė se bashku, duke ndihmuar njėri-tjetrin, mundemi tė parandalojmė tė keqen, vijoi Presidentja Jahjaga.
Unė ju jap fjalėn, se me gjithė shpirtin tim, me gjithė qenien time, do tė angazhohem qė tė zbardhet fati i tė gjithė tė pagjeturve. Do tė angazhohem qė secili dėshmor, qė secila viktimė ta ketė njė vend ku mund tė prehet, ku mund te kujtohet dhe ku mund tė qahet, duke e nderuar dhe duke e kujtuar se kjo liri, kjo pavarėsi nuk u fitua lehtė. Kjo duhet tė na shėrbejė si pikėnisje pėr ēdo punė qė e nisim, pėr ēdo gjė qė bėjmė. Ju premtoj se unė do tė bėjė ēdo gjė qė ėshtė e mundur qė drejtėsia tė vihet nė vend dhe qė ata qė kryen krime tė vihen pėrpara drejtėsisė, tė dėnohen pėr veprat e tmerrshme qė i kanė bėrė. Ju them, se vetėm kėshtu mund te ecim pėrpara, vetėm kėshtu mund ta vendosim paqen dhe stabilitetin nė rajon. Vetėm kėshtu mund tė ndėrtojmė tė ardhmen vetėm kėshtu mund ta arrijmė pajtimin, tha Presidentja Jahjaga.
E nderuara zonja Ēerkezi, ju u mbajtėt e fortė dhe neve po na jepni forcė. Me vet gjestin Tuaj me vet kėtė shtėpi muze, u bėtė shembull pėr Kosovėn pėr tė kujtuar dhe pėr mos harruar asnjėherė. Unė pėrulem pėrpara sakrificės sė popullit tim, pėrulem pėrpara flijimit tė familjes Tėnde. Nderoj tė gjithė dėshmorėt dhe i kujtojė ata nė secilin hap qė e bėjė si Presidente e vendit tim, dhe vullneti im, nderi im, guximi im buron pikėrisht nga vepra e dėshmorėve tė Kosovės, tha Presidentja Jahjaga gjatė vizitės nė familjen Ēerkezi.
bota sot
.
Krijoni Kontakt