Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 8
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e PORTI_05
    Anëtarësuar
    13-11-2005
    Postime
    290

    Dorëzimi i Shkodrës A ishte një akt tradhtie?

    Dorëzimi i Shkodrës A ishte një akt tradhtie?

    Eugjen Merlika

    Sot botohen dy dokumente të prill – majit 1913, që lidhen me emrin dhe veprimtarinë e Esad Pashë Toptanit. I pari është marrëveshja prej 15 pikash mbi dorëzimin e Shkodrës, të firmosur nga Princi Danilo i Malit të Zi, komandant i ushtrive rrethuese malazeze dhe Esad Pashë Toptani, komandant i garnizonit mbrojtës turko – shqiptar të Shkodrës.
    Dorëzimi i Shkodrës është një nga aktet më të diskutueshme në historinë tonë të shekullit të shkuar. Ai quhet, prej shumë burimeve, si akt tradhtie i Esad Pashës si shpërblim ndaj premtimeve të serbëve e malazezëve, për të mbështetur kandidaturën e tij në kryesinë e një shteti shqiptar të cunguar. Kështu e trajton problemin “Historia e popullit shqiptar” (vëll.III f.36 – 37). Të këtij mendimi janë edhe autorë të tjerë, që i ngarkojnë Esadit edhe vrasjen e Hasan Riza Pashës, Valiut të Shkodrës më 30 janar 1913. Por në historiografinë shqiptare ka dhe zëra që nuk e shohin aktin e dorëzimit të Shkodrës si një tradhti kombëtare.
    I tillë është studiuesi Tahir Kolgjini, i cili më 1977 ka botuar në Stamboll librin “Esad Pashë Toptani dhe akuzat qi bahen”. Në lidhje me këtë episod autori i librit, duke u mbështetur në veprën “Mbrojtja e Shkodrës”, e botuar më 1933 nga Abdurrahman Nafizi dhe Kiramudin, oficerë madhorë në garnizonin e Shkodrës e, më vonë, gjeneralë në shërbim të Mustafa Qemal Ataturkut, mbron figurën e Esad Pashës. Në veprën e tij Tahir Kolgini tregon se më 19 prill ishte mbledhur Këshilli i luftës i Garnizonit, në të cilin ishte diskutuar gjendja e vështirë në të cilën ndodhej ai. Nuk kishte ushqime, rezervat ishin duke mbaruar dhe nuk kishte asnjë shpresë ndihme nga jashtë, mbasi rrethimi malazez ishte i plotë e me Turqinë nuk kishte asnjë kanal komunikimi tokësor. Mendimi për të çarë frontin në një drejtim e për të shpëtuar ushtarët turq të garnizonit, siç kishte qenë plani i fshehtë i Hasan Riza Pashës, shihej si shumë i vështirë dhe me rrezik asgjësimi fizik të efektivit. Në këtë kuadër të gjithë oficerët nënshkruan një dokument që autorizonte bisedimet me komandën malazeze.
    “Akti i marrëveshjes mbi konditat e armëpushimit dhe mbi dorëzimin e Shkodrës, për poshtë, përveç nënshkrimit t’Esad Pashës e të princit Danilo, përmban edhe ket fundshkrim : “Për mungesë të mjeteve ushqimore, apim votat tona të përbashkëta mbi dorzimin e kalàs së Shkodrës, simbas konditavet të përshkrueme këtu sipër.”
    Kjo marrëveshje bëri të mundur daljen e gjithë ushtarëve së bashku me armatimet e rënien e qytetit, pushtim i cili vazhdoi pak më shumë se një muaj, mbasi Mali i Zi u detyrua ta lerë Shkodrën, si pasojë e trysnisë së Fuqive të Mëdha që, në Londër, vendosën kufijtë e shtetit të ri. Mbas këtij veprimi Esad Pasha do të bëhet një nga aktorët më të rëndësishëm të skenës politike shqiptare.
    Letra që i dërgon Mufid bej Libohovës na zbulon qëllimin e tij për të transferuar Qeverinë nga Vlora në Durrës, në dukje për të qënë në kontakt me Shqipërinë qendër – veriore, pra për të kryer më mirë punën e saj, në fakt për të përgatitur në zonën e tij t’influencës, hipjen në fronin e Shqipërisë si princ i saj. Mbi natyrën e personazhit është kuptimplotë shënimi i M. Krujës në fund të faqes.
    Tani hyjmë në një fazë të re : nuk kemi më kundërshtitë me Stambollin e qeverinë turke por, duke u fërguar në vajin tonë, do të hasim në luftën për pushtet, e cila i ndan njerëzit politikë e prijës simbas ideve e interesave, më shumë se sa i bashkonte ideali i kombit të pavarur.

    22/23 prill 1913

    Princi trashigimtár i Malit të Zí, Danilo, dhe Esad Pashë Toptani. Kopje Kuvêndese ndërkombtare. Tyrqisht. Kushtet ushtarake të lëshimit të Shkodrës në duert e Malazezvet.
    Me 9/10 prill 1913
    Kushtet e vêndueme për dorzimin e fortesës së Shkodrës ndërmjet Naltís së Tij Princit trashigimtar Danilos, Kryekumandar i ushtrís malazeze qi e ka rrethue, dhe gjeneralit të Brigatës Esad Pashës, Kumandar i trupit ushtrijak të Shkodrës.

    1. Të gjithë ushtarët, qofshin të lotës (të rregullt, nizamë), reservista apo të rojës së vêndit
    (mystahfiz), janë të lirë me dalë prej Shkodre me pushkë, municjon, plaçka e të tânë pajën ushtarake.
    2. Cilido qi të deshirojë prej popullit të vêndit, do të mundet me dalë bashkë me ushtrí e tue
    marrë me vete pushkë e çdo plaçkë qi të ketë.
    3. Asnji nga shtetasit othomanë qi gjinden mbrênda qarkut të ksaj fortese nuk do të
    plaçkitet. Të drejtat e tyne vetijake n’asnji mënyrë nuk do t’u merren nëpër kâmbë. Ata qi kanë bâmë detyrën e vet tue luftue për me i dalë zot atdheut të tyne n’asnji mënyrë nuk do të ndëshkohen. Si myslimanve ashtu edhe të krishtenve do t’u sigurohet lirí e plotë për me krye detyrat e ceremonít e zakonshme qi u lyp feja ase punët qi i përkasin kombsís së tyne. Gjithashtu e pruejtun e e sigurueme ka me qênë ndera e tyne.
    4. Ushtrija kur të niset me dalë, ka me marrë me vete kafshë e qerre qi do t’i duhen për t’u
    bartun, si edhe shatorra, shtroja, kazana e sahana për qëndrimin e tyne e për të ngranë, aqë sa mund të baren, edhe çdo plaçkë tjetër vetijake.
    5. Ushtrija, kur të niset me dalë, do të jetë e përsjedhun prej nji gjenerali dhe disa oficerash
    të Malit të Zí.
    6. Do të lêhen të lirë me dalë bashkë me ushtrín edhe ata nëpunës ushtarakë e civila,
    gjindarmë e policë qi do të deshirojnë.
    7. Robët e luftës qi i përkasin ushtrís sërbe do t’i dorzohen Kryekumandës s’ushtrís
    malazeze. Si këta ashtu edhe të sëmunët e të plaguemit, qofshin ushtarë a civila, sa të jetë e mundun do të shikohen e të mjekohen mirë. Për shikimin e mjekimin e të sëmunvet e të plaguemvet do të mbesin në Shkodër e do të shtihen në shërbim përkohsisht aqë mjekë e infermjerë othomanë sa të shihet nevoja. Këta, porsa t’a kenë krye detyrën e tyne, bashkë me të varruemit qi do të jenë shërue, do t’i dorzohen ushtrís othomane dhe shpenzimet e tyne do të paguhen prej Qeverís othomane.
    8. Të gjitha aktet e dosarët qi i përkasin ushtrís dhe ata qi do t’i duken të nevojshëm
    Kumandës së trupit ushtrijak nga t’administratës civile do të merren me vete.
    9. Të gjithë mitraljozat e të gjithë topat, me gjithë ata të fushës automatikë, me gjith
    municjonin e tyne do të merren me vete.
    10. Gjithashtu edhe mjetet e korrespondencës do të merren të tâna me vete.
    11. Ata njerëz qi do të merret vesht se i kanë shërbye Qeverís othomane gjatë luftës si
    spijûj a ndryshe, kanë për t’u falun.
    12. Gjithashtu do të quhen të lamë nga çdo farë përgjegjsije ata shtetas të huej qi mund të
    kenë luftue bashkë me ushtrín othomane si dhe ata Malazez qi kanë ikun e hwmë në Shkodër, edhe në paçin luftue në radhët e ksaj ushtrije.
    13. Në qoftë se ka me pasun nevojë ushtrija qi po lëshon Shkodrën e në qoftë edhe se ka
    për të qênë e mundun për Qeverín malazeze, kjo do t’i dërgojë asaj nji sasi të mjaftueshme ushqimi.
    14. Kumanda e trupit ushtrijak të Shkodrës ka me i a dorzue fortesën Kryekumandës
    s’ushtrís malazeze pa prishun kurrgjâ nga mjetet e projes së saj.
    15. Të shprazunit e llogorevet të Taraboshit, të Bardanjorit të vogël e të Fushës së Gjarpnit
    do të fillojë me 10 prill 329 ora në 8 allafranga. Ushtríja malazeze ka me e zânë majën e Fesatit n’orën nji mbas si të falet dielli e Fushën e Gjarpnit n’orën 3 mbas akshami.

    Esad
    Gjeneral Brigate
    Zêvêndës Valiu e
    Kumandar i trupit
    ushtrijak të Shkodrës.1’


    Princ Danilo
    Trashigimtar i Thronit
    Kryekumandar i ushtrís
    së Malit të Zí.

    ) Këtë letër i a kam shkrue Pashës në gjuhë tyrqishte un mbas fjalve qi më thoshte ai vetë, tue i a stilizue këto si duhej. Kur mbërrîmë këtu në këtë frazë, ku ai e siguronte Mufid Libohovën me nderin e vet, un u ndala dhe shikova Pashën në s? me nji buzqeshje shqeptike. Ai u vrâ dhe m’imtoi me idhnim qi t’a shkruejshem ashtu. Me këtë rasë âsht gjâ e interesueshme fort me dijtun se në politikë për për Esad Pashën fjala e nderit s’kishte fé kuptimi. Qe ça ka pasë thânë nji herë përpara meje e, kujtoj, edhe tjerve: “ S’ka gjâ mâ të lehtë se me rrêjtun nji diplomat t’Evropës: mjafton nji parole d’honneur”! ( M. Kruja)

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anëtarësuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    Kush qenkan kta qe nuk e konsiderokan akt tradhetie? Na i sillni ti lexojme kush i di.
    Vetem Artan Lame karucin kam ndigju qi e justifikon E.Toptanin

    Ky paragraf e pershkrun ma s'miri ket llom njeri:

    Këtë letër i a kam shkrue Pashës në gjuhë tyrqishte un mbas fjalve qi më thoshte ai vetë, tue i a stilizue këto si duhej. Kur mbërrîmë këtu në këtë frazë, ku ai e siguronte Mufid Libohovën me nderin e vet, un u ndala dhe shikova Pashën në s? me nji buzqeshje shqeptike. Ai u vrâ dhe m’imtoi me idhnim qi t’a shkruejshem ashtu. Me këtë rasë âsht gjâ e interesueshme fort me dijtun se në politikë për për Esad Pashën fjala e nderit s’kishte fé kuptimi. Qe ça ka pasë thânë nji herë përpara meje e, kujtoj, edhe tjerve: “ S’ka gjâ mâ të lehtë se me rrêjtun nji diplomat t’Evropës: mjafton nji parole d’honneur”! ( M. Kruja)

  3. #3
    -
    Anëtarësuar
    21-01-2009
    Vendndodhja
    -
    Postime
    2,081
    Pyetjes se kush e justifikon Esadin ta jep artikulli:

    "I tillë është studiuesi Tahir Kolgjini, i cili më 1977 ka botuar në Stamboll librin “Esad Pashë Toptani dhe akuzat qi bahen”. Në lidhje me këtë episod autori i librit, duke u mbështetur në veprën “Mbrojtja e Shkodrës”, e botuar më 1933 nga Abdurrahman Nafizi dhe Kiramudin, oficerë madhorë në garnizonin e Shkodrës."

    Domethënë që një studiues "shqiptar" që boton një libër në Stamboll na paska dalë në përfundimin "shkencor" qe dorëzimi i Shkodrës nuk na qënkësh edhe aq punë e keqe.
    Mbase edhe s'ka qënë. Por në marrëveshje përmenden vetem shtetasit serbë, malazezë dhe otomanë....shqiptarë hiç. Pra mbrojtja dhe dorëzimi i Shkodrës u bë në emër të Perandorisë së Vdekur Osmane. Atëhere çfarë është mosnjohja e Pavarësisë së Shqipërisë gati një vit nga shpallja e saj?
    Edhe kjo vinte nga mungesa e ushqimeve në Shkodër?

    Jemi në padurim të ndonjë studiuesi tjetër që ka botuar ndonjë libër në Athinë apo Beograd që të na tregojë ndonjë tjetër "përfundim shkencor" që nuk na kishte shkuar në mëndje.
    -

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-09-2010
    Postime
    3

    Dorëzimi i Shkodrës a ishte akt tradhtie?

    Të vritesh duke luftuar është akt trimerie pasi luftohet për të fituar.

    Të luftosh për të vdekur do te thotë të shuash shpresat per fitore.

    Kapitullimi është më shpresdhenes se vdekja e sigurtë,apo ne Shqiptaret nuk duhet
    kurrë te pranojmë humbjen???:

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Esat pashë Toptani i dorëzon qytetin e Shkodrës forcave malazeze

    Shkodër, 22 prill 1913
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anëtarësuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    Citim Postuar më parë nga Kavir Lexo Postimin
    Pyetjes se kush e justifikon Esadin ta jep artikulli:

    "I tillë është studiuesi Tahir Kolgjini, i cili më 1977 ka botuar në Stamboll librin “Esad Pashë Toptani dhe akuzat qi bahen”. Në lidhje me këtë episod autori i librit, duke u mbështetur në veprën “Mbrojtja e Shkodrës”, e botuar më 1933 nga Abdurrahman Nafizi dhe Kiramudin, oficerë madhorë në garnizonin e Shkodrës."

    Domethënë që një studiues "shqiptar" që boton një libër në Stamboll na paska dalë në përfundimin "shkencor" qe dorëzimi i Shkodrës nuk na qënkësh edhe aq punë e keqe.
    Mbase edhe s'ka qënë. Por në marrëveshje përmenden vetem shtetasit serbë, malazezë dhe otomanë....shqiptarë hiç. Pra mbrojtja dhe dorëzimi i Shkodrës u bë në emër të Perandorisë së Vdekur Osmane. Atëhere çfarë është mosnjohja e Pavarësisë së Shqipërisë gati një vit nga shpallja e saj?
    Edhe kjo vinte nga mungesa e ushqimeve në Shkodër?

    Jemi në padurim të ndonjë studiuesi tjetër që ka botuar ndonjë libër në Athinë apo Beograd që të na tregojë ndonjë tjetër "përfundim shkencor" që nuk na kishte shkuar në mëndje.
    Po pra t'na i sjellin dikush ti lexojme
    Keta te dy oficerat dyshohen se kane bashkpunu me Esat Toptanin e xhonturqit per me vra Hasan Riza pashen.

    Ma shume shqiptar u tregu Hasan Riza pasha prej Bagdadit (megjithse thuhet se nanen e ka pase me origjine shqiptare), qe nuk e dorzoi qytetin as mas urdhnit qe i erdhi prej qeverise vet, u lidh me qeverine e Vlones e kishte n'mend me ngrit flamurin shqiptar ne kala, sesa ky shqiptaruci bastard i jone

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    1912-1914-1916. Një gjeneral në tre kohë. Fola gjatë dy javë të shkuara për Esat pashë Toptanin dhe mund të duket paksa e tepruar të merrem sërish me të, por ja që m’u bë shkas t’i rikthehem kësaj teme kërkesa e një lexuesi për karrierën ushtarake të pashait toptanas. Esati kish mbaruar shkollë jo të lartë ushtarake në Turqi dhe eci shpejt në karrierën ushtarake, jo falë aftësive të tij personale por pozicionit dhe peshës së familjes pinjoll i së cilës ishte. Gjatë gjithë karrierës së tij të koklavitur, ai nuk u dallua për ndonjë aftësi të veçantë prej strategu ushtarak, por për aftësinë e tij për të ndryshuar flamur sa herë kjo ti dukej interesante. Në foton e parë, Esati paraqitet me uniformën e gjeneralit turk. Fotografia është bërë diku rreth vitit 1912-1913 në Shkodër, në studion Marubi. Esati ka veshur uniformën e madhe, me të gjitha nishanet dhe medaljet. Në gjoks midis të tjerave, dallohen Ylli i Madh i Urdhrit të Mexhidijes dhe Ylli i Oficerit të Madh të Osmanijes. Krahëqafë shihet fasha e Urdhrit të Mexhidijes, të cilin e kanë marrë vetëm 6 personalitete shqiptare. Edhe shpata që mban, ka një goxha histori, por që nuk është vendi këtu ta shpjegoj. Në foton e dytë, kanë kaluar dy vjet, Turqia ka shkuar përgjithmonë, Shqipëria u shpall e pavarur dhe Evropa i solli një princ për ta qeverisur. Esati, në qeverinë e Princ Vidit, mbante pikërisht dy postet që nuk duhej të mbante, atë të Ministrit të Brendshëm dhe të Ministrit të Luftës. Në foto, e cila është bërë në Durrës në mars 1914, ai mban veshur uniformën e gjeneralit, uniformë të cilën ja solli me vete princi. Këto uniforma u krijuan “ex novo” për ushtarakët e principatës së re dhe ishin sipas stilit austriak të kohës, ngjyrë të kaltër me fileto të zeza dhe të arta sipas rastit. Esati ka hequr dorë nga nishanet e kohës së Turqisë dhe për këtë arsye nuk mban më asnjë dekoratë. Në foton e tretë kanë kaluar edhe dy vjet të tjerë dhe jemi në vitin 1916. Ka filluar Lufta Botërore, Vidi ka ikur nga Shqipëria e cila është pushtuar pjesë pjesë nga ndërluftuesit, ndërsa Esati e ka gjetur veten në anën e francezëve me qendër në Selanik. Ka formuar atje një njësi me rreth 500 njerëz të cilët pretendon se përfaqësojnë ushtrinë shqiptare. Në këtë fotografi Esati paraqitet me një uniformë të sajuar prej vetë atij, prej gjenerali me tre yje. Natyrisht që yjet i ka vënë vetë, sipas asaj që i ka thënë mendja se meritonte, ndërsa dekoratat ja kanë dhënë vërtet. Në gjoks shihet dekorata franceze e Oficerit të Madh të Legjionit të Nderit, Kryqi i Madh i Urdhrit serb të Shën Savës dhe Kryqi i madh i Urdhrit italian të Shën Lazarit. Esati ja doli të marrë dekorata nga gati të gjitha fuqitë e kohës, por asnjëherë nga vendi i vet. Duket që të gjithë përpiqeshin të merrnin me të mirë këtë njeri që arrinte gjithmonë të binte në këmbë pas çdo katastrofe të vendit të tij, derisa, siç thotë populli, shtamba shkon e shkon për ujë por një ditë thyhet.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anëtarësuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    Citim Postuar më parë nga g.ziti Lexo Postimin
    Të vritesh duke luftuar është akt trimerie pasi luftohet për të fituar.

    Të luftosh për të vdekur do te thotë të shuash shpresat per fitore.

    Kapitullimi është më shpresdhenes se vdekja e sigurtë,apo ne Shqiptaret nuk duhet
    kurrë te pranojmë humbjen???:
    Ne rradhe te pare ata qe ishin tu vdek ne lufte ishin shkjet. Ne fund te luftes malazez jan vra rreth 15.000 (ma shume se 1/3 e ushtrise) rreth 4.000 serb (dersa e pane situaten e iken), kurse prej ushtrise mbrojtse (turq e shqiptare) jane vra 1.600. Kto shifra sipas austriakve, gjermanve dhe anglezve, se prej historianve shqiptare apo turq mund te kishim dyshu per egzagjerime.
    Pra per me lufte do t'ishte shujt komplet Mali i Zi e nuk do ta kishin marre qytetin.

    Kuptohet, mas 6 mujsh rrethim fillojn me maru ushqimet, por kure ata qe jane tu vdek per buke te kerkojne me vazhdu me luftu (t'pakten pjesa ma e madhe e tyne) pse me u dorzu?
    Mandej, situata nuk do t'kishte shku ne ate gjendje po mos te kishte vra Hasan Riza Pashen. Ktu fillon tradhtia e Esat Toptanit. Hasan Riza kishte ra dakort (me ndermjetsine e kleri katolik) me malsort e mbishkodres, qe sa te valvitej flamuri shqiptar ne Rozafat me i ra rrethusve mas krahve. Se per fat t'keq ne fillim nji pjese e malsorve kan ken ne krah te malazezve.Jane rrejt e kan kujtu se po luftojne vetem per me hek turqit, e se Mali i Zi nuk do t'kishte pretendime per Shkodren.
    Pra, sulmi i malsorve do ishte goditja perfundimtare per shkjet, por Esat plehu e vrau diten qe mori letren e pergjigjes se malsorve.
    Duhet guxim me e mbrojt ket personazh. I lumt pushka Avni Rustemit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •