Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 8
  1. #1

    Kryesia, “dysh” PDK-së !!!!

    F. Sertolli | 27-04-2011 09:57 CET Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka hedhur poshtë kërkesën e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës për debat parlamentar lidhur me krimet që kanë ndodhur në Kosovën e pasluftës, duke përfshirë vrasjet e veprimtarëve të ndryshëm, krimet ekonomike dhe korrupsionin.

    Kryeparlamentari Jakup Krasniqi ka thënë se kërkesa e PDK-së duhet të qartësohet në mënyrë që në mbledhjen e ardhshme të Kryesisë të vendoset nëse do të procedohet kjo kërkesë apo jo. Krasniqi ka thënë se kërkesa e PDK-së nuk ishte e qartë dhe duhet që të sqarohet edhe më tej, ngase aktualisht është shumë e përgjithësuar.

    “Ne si Kuvend do të debatojmë dhe do të diskutojmë kur të kemi një material konkret për çështjet konkrete. Ne e dimë që në Kosovë kanë vepruar shumë SHIK-a, edhe të brendshëm edhe të jashtëm, dhe realisht është për të ardhur keq pse bëhet vetëm një diferencim”, ka thënë Krasnqi, duke shtuar se do të duhej të bisedohej për të gjithë, por jo në mënyrë selektive.

    “Nuk do të duhej të bisedohej vetëm për një shërbim informativ që ka ekzistuar, qoftë mbi bazën e ligjit, qoftë i paligjshëm, sepse të paligjshëm ka shumë në Kosovë”, ka thënë Krasniqi.

    Ndërkaq, shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, ka thënë se nëse është nevoja, PDK do të qartësojë edhe më shumë këtë kërkesë, në mënyrë që të zhvillohet debati parlamentar. Madje ai ka thënë se pse të mos formohet edhe ndonjë komision që do të merret me të gjitha krimet e kryera në Kosovë.

    Edhe shefi i GP të LDK-së, Ismet Beqiri, thotë se kjo kërkesë e PDK-së është shumë konfuze. Sipas tij, LDK-ja është ajo që ka pësuar më së shumti pas luftës me vrasjen e shumë veprimtarëve dhe njerëzve të afërt të ish-presidentit Rugova.

    “Kuvendi nuk e ka obligim të distancohet. Sikur kam përshtypje që ka dëshirë dikush që të spastrohet nga një deklaratë, apo një rezolutë...”, ka thënë Beqiri.

    Ndërkaq, shefi i GP të AAK-së, Ardian Gjini ka theksuar se formulimi dhe qasja e kërkesës së PDK-së është e gabueshme.

    “Kuvendi nuk mund të distancohet nga diçka që nuk e ka bërë vetë, as që e ka bërë në emër të dikujt tjetër. Kuvendi nuk mund të distancohet nga krimet, ose të paktën deputetët e AAK-së, nuk kanë nevojë që të distancohen nga krimet që nuk i kanë kryer. Kushdo që mendon ose si individ ose si pjesë e grupit duhet të distancohet nga dikush, mund ta bëjnë vetë, e kanë këtë të drejtë që ta bëjnë drejtpërdrejt”, ka thënë Gjini.

    Seanca e radhës së Kuvendit të Kosovës do të mbahet më 28 prill.


    http://www.zeri.info/artikulli/1/1/2...a-dysh-pdk-se/
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    kjo eshte edhe ni rren e juaja e hiq me teper
    rrini ju ne ket gezim haaaaa
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    kom pshyrr ne PYYYDYYKY

  4. #4

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-11-2009
    Postime
    323
    gazetari ish shumë i shkathtë ...

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga beni33 Lexo Postimin
    kom pshyrr ne PYYYDYYKY
    e keta te PDK-se te gjith ne goj tane haaa a po mun e perbin
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    Llap

    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin
    e keta te PDK-se te gjith ne goj tane haaa a po mun e perbin
    o i mjer duhet te pajtohesh me fatin edhe nuk dote kris kjameti nese njedit jo larg dote bindesh se PDK esht nda kjo veq ka filluar psh. limaj dhe jakupi jan deklaru oh shoku llap kuptoje

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga beni33 Lexo Postimin
    o i mjer duhet te pajtohesh me fatin edhe nuk dote kris kjameti nese njedit jo larg dote bindesh se PDK esht nda kjo veq ka filluar psh. limaj dhe jakupi jan deklaru oh shoku llap kuptoje
    nieva qe i kishe pajtue ti haaaaaaaaaaaa
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •