Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 10
  1. #1

    Thumbs up Vetëvendosje i shkruan Baroneshës Ashton!!!

    26-04-2011 15:07 CET Lëvizja Vetëvendosje! nëpërmjet një letre dërguar zëvendëskryetares së Komisionit Evropian dhe Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Siguri, Baroneshës Catherine Ashton, ka kundërshtuar emërimin e kolonelit të xhandarmërisë rumune Marian Petre, shef të Departamentit të Policisë Speciale të EULEX-it.

    “Baroneshës Ashton i është kërkuar që të anulohet emërimi i kolonelit Marian Petre, për arsye se qeveria rumune që është përgjegjëse për vrasjen e Arben Xheladinit dhe Mon Balajt si dhe 80 demonstruesve paqësorë më 10 shkurt 2007, është po ajo që e ka deleguar kolonelin Petre”, thuhet në komunikatën e kësaj lëvizjeje.

    Kjo qeveri, sipas Vetëvendosjes, ende nuk ka treguar gatishmëri që të bashkëpunojë me drejtësinë ndërkombëtare për të sjellë para drejtësisë përgjegjësit për intervenimin e dhunshëm gjatë demonstratës paqësore "Për Vetëvendosje dhe kundër planit të Ahtisaarit" të 10 shkurtit 2007 të organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje!.

    “Baroneshës Ashton me këtë letër i është shprehur edhe një herë qëndrimi kundërshtues i Lëvizjes Vetëvendosje! ndaj EULEX-it si mision antidemokratik dhe me qëndrim neutral karshi pavarësisë së Kosovës”, thuhet në komunikatën e Vetëvendosjes. /Zëri/

    http://www.zeri.info/artikulli/1/1/2...neshes-ashton/
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  2. #2
    Kundërshtohet rumuni në krye të policisë së EULEX-it
    Publikuar: Sot, më 26 prill 2011

    Prishtinë, 26 prill - Katër vjet pasi policë rumunë të UNMIK-ut vranë Mon Balajn e Arben Xheladinin, EULEX e ka vënë një kolonel rumun, Marian Petre, në krye të Njësitit Special të Policisë. Lëvizja Vetëvendosje dhe KMDLNJ e kundërshtojnë këtë emërim, duke e cilësuar ofendim për kosovarët. EULEX nuk e komenton vendimin.
    Rumuni Marian Petre është emëruar në krye të Njësitit Special të Policisë së EULEX-it. Ky njësit ka rol të veçantë sepse përveç hartimit, merret edhe me zbatimin e planeve shumë të rëndësishme operacionale.

    Koloneli Petre edhe mund të mos e dijë, por vështirë se në Kosovë do të gjejë ndonjë person që pajtohet me emërimin e tij në këtë detyrë. Në këtë rast, jo aq shumë për fajin e tij, shkruan e përditshmja “Express”.

    Në fakt, kolonelin Petre askush nuk e njeh, por ato çfarë kanë bërë kolegët e tij rumunë, si në kohën e ish-misionit të UNMIK-ut, ashtu edhe në kuadër të EULEX-it, kanë lënë shije të hidhur sa i përket imazhit të punës së xhandarmërisë së këtij shteti në Kosovë.

    Derisa në kuadër të policisë së UNMIK-ut ata patën vrarë dy persona dhe plagosur më shumë se 80 të tjerë në një protestë të Lëvizjes Vetëvendosje, më 10 shkurt 2007, në kuadër të EULEX-it (prill 2010) disa prej tyre tentuan që me autobus zyrtar të kontrabandonin drejt shtetit të tyre alkool e cigare. Ata u zunë nga doganierët maqedonas, rast që shënoi hapin e parë të zbehjes së imazhit të EULEX-it në sytë e kosovarëve.

    Derisa në rastin e parë ata nuk dolën asnjëherë para drejtësisë për të dhënë llogari, përkundrazi, morën mirënjohje, për rastin e dytë shteti rumun kishte filluar një hetim, rezultatet e të cilit kosovarët as pas një viti nuk i mësuan kurrë.

    Zyrtarë të EULEX-it, të kontaktuar nuk pranojnë të thonë asgjë për këtë emërim. “Emërimi i shefit të Departamentit të Njësitit Special të Policisë është në pritje të konfirmimit”, thotë një nga zëdhënësit e EULEX-it, i cili nuk pranon as t’i përmendet emri.

    Por, nëse EULEX-i pret konfirmimin, edhe pse emërimi i këtij personi në krye të këtij njësiti është bërë fakt nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe e Punëve të Jashtme të Rumanisë, reagimet e para nga Kosova tashmë janë kundër tij.

    “Emërimi i këtij personi nga Rumania mund të merret si provokim”, thotë Behxhet Shala, drejtor ekzekutiv i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ).

    Por, edhe më ashpër se Shala, emërimin e kolonelit rumun në këtë pozitë e kundërshton Lëvizja Vetëvendosje. Forca e dytë më e madhe opozitare në vend kërkon anulimin e menjëhershëm të këtij vendimi.

    “Opinioni i Kosovës e ka shume të freskët 10 shkurtin 2007, kur njësia policore rumune në kuadër të UNMIK-ut vrau 2 dhe plagosi 80 protestues paqësorë dhe në vend që të merren në përgjegjësi, ata u dekoruan nga qeveria rumune”, thuhet në reagimin e Vetëvendosjes.
    Ndërkaq, Qeveria e Kosovës nuk është e informuar lidhur me emërimin e kolonelit rumun në krye te Policisë Speciale të EULEX-it. Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, tha përmes telefonit për Kosovapress se nuk është i informuar zyrtarisht, ndërsa lajmin e ka dëgjuar nga mediet”.

    http://www.koha.net/index.php?cid=1,22,56877
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e skampin
    Anëtarësuar
    12-01-2003
    Vendndodhja
    Spanjë
    Postime
    947
    Edhe une se kuptoj si mund te emerohen kolonele apo zyrtare nga vende qe se njofin Kosoven shtet!!!
    Kujdes nga shkjau
    Kujdes nga greku
    Kujdes nga ata qe harruan ATDHEUN
    AT GJERGJ FISHTA

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    te gjith kunder kti krimineli nga tumonia veq hairedin kuqi pro njeri mat poshter se ky kuqi mdokuet ne kosove nuk ka ky paska miqsi me popullin rumun

  5. #5
    Qeveria nuk din për emërimin e kolonelit rumun
    Nga Express më 25 prill 2011 në ora 17:42
    (E plotësuar) Qeveria e Kosovës nuk është e informuar lidhur me emërimin e kolonelit rumun në krye te Policisë Speciale të EULEX-it.

    Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi ka tha përmes telefonit për Kosovapress se nuk është i informuar zyrtarisht, ndërsa lajmin e ka dëgjuar nga mediat.

    Një rumun, në krye të Njësisë Speciale të EULEX'it

    Edhe pse policia rumune nuk ka hiç reputacion të mirë në Kosovë, duket se kjo fare nuk i intereson misionit të EULEX-it.

    Ky mision ka vendosur që ta emërojë rumunin Marian Petre në krye të Departamentit të Policisë Speciale pas rekomandimeve të dhëna nga Njësia e Planifikimit dhe Menaxhimit të kapaciteteve të misioneve civile të BE që është një nga njësitë e themeluara brenda Shërbimit të Jashtëm të Veprimit Evropian (EEAS).

    Vendosja e një rumuni në një pozitë mjaft të ndjeshme të policisë speciale të EULEX-it ka mundësi të mos pritet fare mirë nga kosovarët të cilët pjesëtarët e rendit të këtij shteti i konsiderojnë si përgjegjës për vrasjen e dy dhe plagosjen e më shumë se 80 personave në demonstratën e Lëvizjes Vetëvendosje të mbajtur me 10 shkurt 2007.

    Edhe pse ngjarja ka ndodhur katër vjet më parë ende në Kosovë janë të freskëta kujtimet për mënyrën se si policët rumunë që në atë kohë vepronin në kuadër të UNIMK-ut, qëllonin protestuesit nga afërsia.

    Për më tepër, policët rumunë dyshohet se janë përfshirë edhe në kontrabandë në kuadër të vetë misionit të EULEX-it me çfarë patën shkaktuar zemërim të madh tek shumë shtete evropiane pjesëmarrëse në këtë mision.

    Ata ishin zënë nga doganierët e Maqedonisë duke kontrabanduar cigare dhe alkool me autobusin zyrtar të EULEX-it.

    Pavarësisht këtyre, kolonel Marian Petre u emërua në këtë pozitë që është ndër më të lartat në organogramit e EULEX-it e që ka të bëjë me dimensionin e planifikimit të operacioneve të policisë.

    Njoftimi për këtë emërim në formë krenarie është dhënë për media nga vetë zyrtarët e Ministrisë së Administrimit dhe Punëve të Brendshme si dhe Ministria rumune e Punëve të Jashtme.

    Sipas deklaratës, Marian Petre është trajnuar në kuadër të Inspektoratit të Përgjithshëm të Xhandarmërisë Rumune dhe ai kaloi me sukses të gjitha fazat e karrierës së tij profesionale. /zhurnal/

    http://www.gazetaexpress.com/?cid=1,16,52474
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  6. #6
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    20-04-2011
    Postime
    394
    kosovareve mire ua bejne ,sepse me shpirt e me mish i kerkonin amerikanet e evropjanet ,tani duroni ,dhe mos ua ndij zerin te ankoheni

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Fishtani1
    Anëtarësuar
    09-12-2009
    Postime
    1,334
    Citim Postuar më parë nga agimbeluli Lexo Postimin
    kosovareve mire ua bejne ,sepse me shpirt e me mish i kerkonin amerikanet e evropjanet ,tani duroni ,dhe mos ua ndij zerin te ankoheni
    Shyqyr qe ti je mire me sllavomaqedont e te shkerdhejne forte si fare aziatike qe je.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e B.C.B
    Anëtarësuar
    30-05-2009
    Vendndodhja
    Republika e Prishtines
    Postime
    796
    Citim Postuar më parë nga agimbeluli Lexo Postimin
    kosovareve mire ua bejne ,sepse me shpirt e me mish i kerkonin amerikanet e evropjanet ,tani duroni ,dhe mos ua ndij zerin te ankoheni

    a bon mos me fol ti hiq per kosovar?se kosovari ty e krejt atyne qe menojn sikur ti jau q### motren.ndrro emrin aty bone zoran e emrin ta kifsha.
    Ndryshuar për herë të fundit nga B.C.B : 27-04-2011 më 11:35

  9. #9
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    20-04-2011
    Postime
    394
    fishtan dhe BCB,ne cilin kamp te maqedonise ishit ne 99 ???

    va ****** me te mirat , ketu nuk bejne pjese kosovaret e mire por ata qe iken ne 99 si ju dy shkerdhata

  10. #10
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    20-04-2011
    Postime
    394
    hajde ore me tregoni ne cilin kamp keni qene ju prishtinalite se te tjeret luftuan per kosoven ndersa ju tani hani *** ketu,pisa

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •