Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    615

    Një kishë në Utah ofron falas Kur'anin

    Një kishë në Utah ofron falas Kur'anin
    --------------------------------------------------------------------------------
    SHBA: Një kishë në Utah ofron falas Kur'anin
    25 Prill 2011

    Një kishë në Utah, SHBA, është duke dhënë falas kopje të Kur'anit në sezonin ekumenik të pashkëve si kundërpërgjigje për djegien e fundit e librit të shenjtë islam nga një pastori kontrovers i Floridës

    Kisha Prezbiteriane Wasatch ka urdhëruar që të shpërndahen 50 kopje të Kur’anit në një librari lokale duke filluar nga e hëna.

    "Ne nuk promovojmë Islamin, ne nuk jemi duke thënë se Kur’ani është Bibla," tha Scott Dalgarno, pastor i kishës. "Ne jemi vetëm duke thënë se nëse njerëzit janë kurioz, nëse ata duan që ndërgjegja e tyre të informohet mbi këtë çështje ... atëherë le të ta marrin një kopje nga ne dhe ta lexojnë atë dhe të vendosin për veten e tyre se çfarë duhet të mendojnë. "

    Dalgarno thotë se çdo Kur’an, për të cilin gati 1.6 miliard muslimanë në botë besojnë se është testamenti përfundimtar i Zotit, do të ketë një shenjë që thotë: "Ky libër u dhurua nga udhëheqësit e Kishës prezbiteriane Wasatch të cilët nuk kanë frikë nga e vërteta kudo që mund të gjendet. "

    Ai tha se kjo dhuratë ishte një kundërpërgjigje ndaj Terry Jones, kreu i një kishe ekstreme fundamentaliste në Gainesville, Florida.

    Në një masë që shkaktoi trazira në Afganistan, kisha e vogël e Jones "në veri të Floridës dogji Kur'anin muajin e kaluar duke pasuar me një gjykim tallës të tekstit.

    "Kur kemi parë se Terry Jones e kishte kryer këtë në të vërtetë dhe plus 20 kishin vdekur si rezultat i kësaj ne kemi menduar se nuk mund të qëndrojmë të heshtur këtu", tha Dalgarno.

    Jones ishte në gjykatë të premten në Dearborn, Michigan - shtëpia e një prej komuniteteve më të mëdha muslimane në Shtetet e Bashkuara - ku ai dëshiron të mbajë një demonstratë jashtë Qendrës Islame të Amerikës, xhamia më e madhe në vend.

    Dalgarno thotë se ai ka marrë disa reagime negative kur u bë i ditur lajmi se fjala e Kur’anit do të shpërndahet, por tha se do të bënte të njëjtën gjë për besimet e tjera.

    "Nëse dikush në Salt Lake djeg një kopje të librit të Mormonit, ne ndoshta do të bëjmë të njëjtën gjë", tha ai." Ne do të blejmë kopje të Librit të Mormonit dhe do të themi lexoni dhe informoni ndërgjegjen tuaj. "

  2. #2
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386
    Mexhid kjo eshte kontradikte logjike, si p.sh. nje mysliman qe thote se pin alkool por eshte mysliman dhe beson 'allahun', ashtu eshte edhe me kete rast, 'Nje Kishe shperndan Kuranin falas'. Shperndarja e Kuranit nuk d.m.th. se po e perhap fene, une ne shpi kam se paku nja 3 libra te Kuranit, as nuk i djeg, as nuk i shqyej apo demtoj, them leni se vyn aty ne raft te dijme se ka pas nje budalla qe ka shpik gjera prej vetit dhe e di se ato libra nuk kane kurrfare ndikimi, bile une do te gezohesha qe nese familjaret e mi te lexonin me shume Kuran dhe do ta shihnin se si tallet ky liber me njerezit, se kinse kur te vdesin do te martohen me shume gra. Po te lexohej Kurani me shume edhe me shume njerezit do ta braktisnin fene islame e do t'i shihnin genjeshtrat e fese islame, me lexu njerezit normal qe e pranojne realitetin e faktin e jo si cifti i Reneas qe eshte propagandus i fese apo Fisniku - Student, keta 500 here le te lexojne, nje mendje kane, nuk e ndryshojne se jane 'shkeputur'.

    Edhe keta vet e paskan thene se qellimi i tyre eshte qe vetem te informohen njerezit se cfare shkruan ne Kuran.

  3. #3
    Vështir Për Ta Kuptuar Maska e Dj_PiRoMaN
    Anëtarësuar
    10-02-2006
    Vendndodhja
    TeToVë
    Postime
    362
    Citim Postuar më parë nga mesia4ever Lexo Postimin
    Mexhid kjo eshte kontradikte logjike, si p.sh. nje mysliman qe thote se pin alkool por eshte mysliman dhe beson 'allahun', ashtu eshte edhe me kete rast, 'Nje Kishe shperndan Kuranin falas'. Shperndarja e Kuranit nuk d.m.th. se po e perhap fene, une ne shpi kam se paku nja 3 libra te Kuranit, as nuk i djeg, as nuk i shqyej apo demtoj, them leni se vyn aty ne raft te dijme se ka pas nje budalla qe ka shpik gjera prej vetit dhe e di se ato libra nuk kane kurrfare ndikimi, bile une do te gezohesha qe nese familjaret e mi te lexonin me shume Kuran dhe do ta shihnin se si tallet ky liber me njerezit, se kinse kur te vdesin do te martohen me shume gra. Po te lexohej Kurani me shume edhe me shume njerezit do ta braktisnin fene islame e do t'i shihnin genjeshtrat e fese islame, me lexu njerezit normal qe e pranojne realitetin e faktin e jo si cifti i Reneas qe eshte propagandus i fese apo Fisniku - Student, keta 500 here le te lexojne, nje mendje kane, nuk e ndryshojne se jane 'shkeputur'.

    Edhe keta vet e paskan thene se qellimi i tyre eshte qe vetem te informohen njerezit se cfare shkruan ne Kuran.
    se kinse kur te vdesin do te martohen me shume gra
    më fal i nderuar,nuk e kam hasur kurr këtë fjalë në Kuran as nuk e kam dëgjuar kurr,a ka mundësi të ma tregoni se ku e keni lexuar ju këtë???

    // Dj PiRoMaN
    Loneliness brings pain and pain makes you a genius... ;)

  4. #4
    Citim Postuar më parë nga Dj_PiRoMaN Lexo Postimin
    se kinse kur te vdesin do te martohen me shume gra
    më fal i nderuar,nuk e kam hasur kurr këtë fjalë në Kuran as nuk e kam dëgjuar kurr,a ka mundësi të ma tregoni se ku e keni lexuar ju këtë???

    // Dj PiRoMaN
    37:48. E pranë tyre janë (hyritë) symëdhatë me shikim të përulur,
    38:52. Ata kanë pranë vetes (hyri) sypërulura të një moshe.
    44:54. Ja kështu, edhe i martojmë me bardhoshe symëdha (me hyri).
    52:20. Ata janë të mbështetur në kolltukë të renditur dhe Ne u shoqëruam atyre hyri symëdha.
    ps; pse ku shitet kurani qe keta e ipkan falas
    Revolution 1848

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •