Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,461
    Postimet nė Bllog
    1

    Ēmim nderkombetar per Kishen e Shen Gjergjit

    Fondacioni Pan Europian i ka dhėnė ēmimin e restaurimit mė tė mirė Kishes shqiptare tė Shėn Gjergjit, nė afėrsi tė Korēės. Kjo ėshtė hera e parė qė Shqipėria merr pjesė dhe fiton ēmim nė njė konkurs europian tė pėrmasave tė mėdha.
    Kisha e Shėn Gjergjit nė fshatin Shipckė tė Korēės, e cila fitoi ēmimin pėr konservimin mė tė mirė nga “Europa Nostra”
    Kisha e shenjtorit luftarak Shėn Gjergj nuk ėshtė mė e panjohur. Organizata Europa Nostra, njė organizatė ombrellė pėr mbi 250 shoqata joqeveritare, 150 shoqatave tė asociuara si dhe 1500 individėve nė mė shumė se 50 vende, ka shpallur mes 12 ēmimeve tė saj vjetore pėr vitin 2011, si njė nga restaurimet mė tė mira nė Europė, projektin pėr restaurimin dhe rehabilitimin e Kishės sė Shėn Gjergjit nė Shipckė tė Korēės, nė kategorinė “konservim”. Shqipėria ėshtė pėrfaqėsuar si njė shtet jo anėtar i Bashkimit Europian dhe ka fituar ēmim pėr njė nga restaurimet mė tė mira nė Europė. Qėllimi i kėtij projekti ishte restaurimi i kishės nė fshatin Shipckė tė Korēės. Bėhet fjalė pėr njė ndėrtesė tė gjysmės sė shekullit XVII, e cila ishte nė rrezik shkatėrrimi. Projekti i restaurimit nisi nė vitin 2004 nga njė grup ekspertėsh nėn drejtimin e Fondacionit “Egnatia Epirus”. Projekti parashikonte rikonstruksionin e pjesės mė tė madhe tė ndėrtesės sė kishės ose naosit, hyrjen ose narteksin, ēatinė dhe kullėn e kėmbanės, si dhe konsolidimin e kolonave, pastrimin e pikturave murale dhe restaurimin e orendive. Ky projekt ėshtė pjesė e njė iniciative tė kėtij fondacioni pėr mbėshtetjen, mbrojtjen dhe promovimin e trashėgimisė kulturore tė rajonit. Ky program ka ēuar nė njė rritje tė ndjeshme tė turizmit kulturor. Ēmimet “European Union Prize for Cultural Heritage/Europa Nostra Awards” kanė filluar tė jepen prej vitit 2002 nė bashkėpunim mes Komisionit Europian dhe Europa Nostra dhe konsiderohen si “Oscar”-ėt e fushės sė Trashėgimisė Kulturore Europiane. Kjo ėshtė njė ngjarje e madhe jo vetėm pėr drejtuesit e projektit dhe skuadrėn e zbatimit, por pėr tė gjithė kolegėt, studiuesit dhe punonjėsit e fushės se trashėgimisė nė Shqipėri.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ilia spiro : 26-04-2011 mė 05:54
    Duaje te afermin tend si veten

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Sofi _
    Anėtarėsuar
    09-04-2011
    Postime
    494
    Urime!

    Nese keni mundesi a mund te sillni disa foto te pas-rinovimit?

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e gjirfabe
    Anėtarėsuar
    23-06-2004
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    576
    Citim Postuar mė parė nga Sofi _ Lexo Postimin
    Urime!

    Nese keni mundesi a mund te sillni disa foto te pas-rinovimit?

    Nje Foto te saj e ke tek:

    http://www.forumishqiptar.com/showth...84#post3065084

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Sofi _
    Anėtarėsuar
    09-04-2011
    Postime
    494
    Citim Postuar mė parė nga gjirfabe Lexo Postimin
    [FONT="Book Antiqua"][SIZE="3"][COLOR="Blue"]Nje Foto te saj e ke tek:
    Faleminderit :)

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •