Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 41
  1. #1
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925

    Teatri absurd

    Teatri absurd


    Aktorėt nė skenė
    mimikė qesharake pa fytyra
    vetulla mprehur mbi sy tė munguar
    me veshje lakuriqe
    Pėrplasje e pazhurmė kėmbėsh
    absurdė nė ajėr
    publiku hutuar
    Pamja si njė gjėegjėzė
    kush ishte e nė ēfarė u shndėrrua
    Thuaj tė gjithė tė paemėr
    tė qetė nė mosqėnien reale
    Pa rėnė perdja
    njėri prej tyre i shqua
    „Jemi ne gjithkushėt e munguar“
    me mjegull veshur
    deri kur me vdekje u dėnuan.








    Sikur ajri


    Sikur ajri tė vendoste njė ditė
    alfabetin tė mėsonte e nė fjalė tė kuptueshme tė fliste
    Sa gjėma do tė ēliroheshin nga kthetrat e heshtjeve
    dashuri tė pashprehura ndrydhur nė shpirtrat e ndrojtur
    Sa lot do tė tradhėtonte qė u hodhėn faqeve nė heshtjen e vetmisė
    lamtumirat e pathėna nga varret do tė ngriheshin
    do tė preknin tė dashurit e miqtė pėr ndarjet e pakthim

    Hajmalitė e kujtimeve tė shkuara

    Ajri memec lėviz rreth gojėve e trupave
    akoma hesht
    Pret pėr vite ndoshta kur njerėzit
    hajmalitė nė vegla muzikore t’i kenė kthyer
    Violinė e parė ajri me koncertin e dėshmisė do tė niste
    Mirėpritur larmia e ngjyrave nė sallonin madhėshtor
    ku gjyqi i pashpallur do tė mbahej
    Ajri i stolisur si mė i bukuri
    deri kur tė shpikej dhe vrasėsi pėr tė vėrtetėn e tij.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    URIME DITA me gjithė zemėr!

    Nėse ajri do tė kishte gojė
    tė rrėfente dėshmitė e tija
    njerzimi t'a thithte s'do kish nevojė!
    se mbi glob do mbretėronte ASFIKSIA!...

    Agim

  3. #3
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Ju falenderoj per vleresimin z.Agim!

    Shendet!

    Dita

  4. #4
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Na me Ditkė !
    Po ti na thurrke edhe vargje me. Moj po qenke e tėmerrshme fare ti me ēupė.
    Kėngrexhjullejshėn !
    Where does a thought go when it's forgotten?

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Po Corazon, Dita eshte poete e nji lloji te vecante.
    Ne poezine "sikur ajri" ajo ka hedhur nje ide interesante.
    Ajri eshte nji mrekulli e Natyres.
    Ajri mbush Boshllekun. Ajri eshte gjithkund. Ajri eshte ne male, mbi dete, ne Shpella ku jetoi njeriu para 200 000 vjetesh, ne galerite e Bulqizes ku punuan te burgosurit dhe fshataro-atdhetaret tone. Ajri eshte ne zyrat e Milirdereve e ne barqet bosh te femijve ne Kore te Veriut. Ajri eshte ne aeroplana Concord e ne nendetset nuklerare. Pra ajri eshte shume demokratik. Ajer thith Fino me Meten mbas nji dreke te bollshme, ajer thith dhe femijet e sapo lindur ne maternitet.
    Mirpo Dita do nga Ajri edhe dicka tjeter.
    Ajo mendon se ne ajer qarkullojne valet zanore te dala nga gojet e njerzve ne te gjitha kohet.
    Ne fakt ashtu eshte. Nji bubullime vjen nga larg ne veshet tane e na tregon se diku ra nji Rrufe edhe kjo fale forces se vales se ajrit qe krijoi shkarkesa elektrike dhe ndjeshmerise se Vesheve tane. Kjo bubullime vazhdon te valezoje ne atmosfere dhe ne se Ne nuk e degjojme akoma kjo sepse aq ndjen veshi yne. Pra ne fakt ne ajer jane te ruajtura te gjitha zerat e Botes.
    Problemi eshte si Njeriu mund ti kapi, ti seleksionoje e ti beje perseri te degjushme ne nivel decibelesh qe i pranon veshi yne.
    Ajri eshte pra dhe si nje Hard disk ku ruhet memoria e Njerzimit.
    Ne se do te dime nje dite te "dedektojme" kto zera qe bredhin ne atmosfere athere cfar sdo na degjojne veshet..
    Pra Dita si filozofe qe eshte don te dije dhe ckane thene psh te paret e saje ose cka thene Skenderbeu ose Ismail Qemali, ckane thene njerzit qe nuk paten rast te flasin po u mbyllen ne Biruca..etj etj..
    Pra ka ketu dhe filozofi por dhe Fizik e Shkence e Histori.

    cdo te mire..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 04-03-2003 mė 15:01

  6. #6
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjėSikurDielli
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    "Lind Dita, e me te edhe vuajtjet e mia..."

    Dita, shume te bukura...

    Respekt.

    T.K.

  7. #7

    Thumbs up

    Dita te uroj perzemersisht: Bravo

  8. #8
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Mi Corazon,

    nese do t'i isha pergjigjur vete pergezimeve nga ana jote, do te kisha qene po aq ne gaz sa ti, e per "Kėngrexhjullejshėn !" do te kisha shkruar "Denk ju, denk ju". Por Brari ka shkruar ne vnd tim dhe ka shkruar aq sa......Brar, bashke me Dikean je shkaktar qe pranveren po e nis me sy te mbushur me lot. Ajo me Hithrat e ti me kete qe ke shkruar. Nuk dua te shkruaj asgje me teper pervecse Te falenderoj me gjithe zemer!

    Tek juke box i kafenese sot do te mund te degjosh nje kenge pershendetese per vesh-muzikalistet, por dedikimi sot eshte per ty Brar.





    "Lind Dita, e me te edhe vuajtjet e mia..."
    ...po kur nata vjen???


    Respekt dhe nga une Trim!




    Shigjeta, falemnderit.
    Degjoje (me imagjinate) edhe ti si vesh-muzikaliste kengen qe kam zgjedhur per sot.


    Perzemersisht ju pershendes!
    Dita

  9. #9
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Rruaza pėr gjerdan


    Ndjenjat pėr tė dobėtit
    tė fortėt gurėzuar
    Lėmuar rrallė se gjen
    pagdhendur mė tė pashėm
    u duket sikur janė

    Mė kėrkuan rruazat
    me to njė gjerdan do thurrnin
    Dikujt t’ia dhuronin
    Pa pranuar
    mė lidhėn e bėnė sikur dėgjuan
    „Atėherė mendimet e tua
    gjithė ē’ke brenda
    do rrėzojmė me to pa u munduar“

    Ndėrruan rrugė prej thirrjeve tė lidhura
    as gjestet nuk deshėn tė m’i kuptonin
    ndoshta verbuar
    Pa guxuar vjedhja ndodhi
    Rruaza pėr gjerdanin e premtuar

  10. #10
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Pritja e madhe


    E thirrėn nė qiell
    pas mbetėn paraardhėsit e bashkėkohėsit
    Mijėra gjuhė pastruan tokėn
    duar - e kėmbėkryq shtruar
    pėr pritjen e madhe.
    Nga qielli ka kohė qė
    nuk ka zbritur kush
    Me shumėfishimin e gjeneve
    u humb edhe mė nga besimi
    Diktatorėve u kėrkojnė ringjalljen
    atyre qė bėnė luftėn
    E treta ende s’ka filluar
    Po cungjet qė rrjedhėn po e prishin
    po i nxjerrin.

    Pak mundi tė shquhej pas kohėsh,
    se toka ish mbuluar me pluhur
    naftė prej avionėsh e veturash
    gjak prej disa miniluftėrash
    bajga gomerėsh e kuajsh
    Tė shtruarit bashkė me gjuhėt
    ishin zhdukur
    Ku mbeti menēuria dot nuk u mėsua.

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-10-2002
    Postime
    223
    mrekulli dita. urimet e mija. shume shume fantastike poezite. te pershendesh me repsekt.
    Fjalet jane si bletet kane edhe mjaltin edhe thumbin

    ****
    Jam anetarja e regjistruar me emrin sweetie me pare me falni per kete ndryshim te emrit flm.

  12. #12
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Tironce - Sweetie,

    te falenderoj per fjalet e mira.

    Dita!

  13. #13
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Shqyerja


    Prej dhjetėra vitesh
    kafshimi i mishit njerėzor
    nė objekt studimi ėshtė kthyer,
    Nė fillim si ndėshkim i vetvetes
    pėr fajet e njėpasnjėshme
    qė qėnies me lindjen
    iu mbrujtėn kohėve.

    Nė mjet zbavitjeje u kthye,
    Njeriu tek shqyente veten
    e sytė pėr ēdo kafshim
    nga drita e tyre humbnin;
    Mendimi se pas mijėra vjetėsh
    Skeleti si e vetmja relike e mbetur
    do tė njihej.

    Krejtėsisht verbuar
    Nuk mundi tė vihej re
    shndėrrimi i skeletit nė
    njė perri qė kėrkimin nisi
    pėr gjysmėn tjetėr,
    Kish mundur t’i shpėtonte dhe ajo
    Verbėrisė njerėzore.

  14. #14
    Gjirokaster ballergjende Maska e Albioni
    Anėtarėsuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    Arizona
    Postime
    225

    Me pelqyen shume

    Brari, si gjithmone fantastik me pershkrimet e tua
    Be peacefull in your pursuit of a beautiful life.

  15. #15
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Albi,

    me vjen mire qe ke lexuar brenda kesaj teme. Brari eshte teme me vete
    Te falenderoj e te pershendes!

    Dita!

  16. #16
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Vrasja e kohes


    Realizon njė ėndėrr tė kahershme
    nė ēaste vetmie pas fitoresh tė mėdha.
    Idhtarė ka fituar nė vitet pa fund,

    Jetėn ia kanė lehtėsuar me adhurimet,
    Ndihmė i vjen sa herė nė kėrkim ėshtė
    tė gjejė ekzekutorė pėr vrasjen e kohės.

    Akoma pa lindur ai qė do tė lidhė fijet e prera,
    Tė gjejė gjurmėt qė ēojnė tek urdhėronjėsi,
    Kryevrastari, heroi i tė fshehtės.

  17. #17
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    „Miku i shtrenjtė“


    Pranė tė kam qenė kur dridhur tė shihja
    pėr njė copė bukė a pak mė shumė,
    Kur dritėn e syve e ruaje si tė vetmen
    gjė tė gjallė tė mbetur nė trup,
    Kur gjak pėshtyje pas fjalėve qė nxirrje
    e unė aty me ty iso tė mbaja,
    Zėrin kurrė s’e ngrita,
    me ty bashkėfajtor.

    Por sot shpirti rehat s’mė rri
    tek atje lart tė shoh,
    Nė njė majė ku as drita e syve
    mė e jotja s’ėshtė.
    Mjaft vegjetova,
    Sot dua tė ndaj sėrish tė ndaj.
    Merita ime mik ėshtė se unė DI
    Sa tė mira ka dhe pse n’varfėri.

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e hope31
    Anėtarėsuar
    23-11-2002
    Vendndodhja
    ketu
    Postime
    1,054
    Urime Dita.
    Me pelqyen poezite.
    Pres poezi te tjera.

    sinqerisht
    hope31
    Fjalet e pa thena nuk lendojne kurre.
    Don't wait for extraordinary circumstances to do good,try to use ordinary situations
    :^proton

  19. #19
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Hope31,

    te falenderoj qe ndale e lexove ne kete teme, gjithashtu dhe per fjalet e mira!

    Pershendetje!
    Dita

  20. #20
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Urrej


    ..... qė tė fshehta prej meje ka,
    njėra prej tyre jam qė koleksionojnė,
    Pėr ēdonjėrėn njė lėmsh mė mblidhet,
    Nė ruajtjen e tyre qėndron madhėshtorja,
    Shpėtimi i shpirtrave tė tjerė.

    ..... qė s’do tė rridhte si lumė jeta,
    vorbull do tė ish tė pėrthithte tė tėrė,
    E vėrtetė se vorbulla ka pamje tėrheqėse,
    kur me radhė i sheh tė zhduken tė poshtrit,
    Sa keq qė mė parė janė pėrthithur krejt tė mjerėt.

    ..... qė nxėnia nė njė botkuptim po mė nguros,
    ku pėr tė jetuar gjithė jetėn,
    tė mėsosh tė kthesh kokėn tė duhet,
    Drejtėsinė ta vendosin tė tjerėt,
    ata qė me gishtat ndihmės brumin gatuajnė.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Muzeume - Ekspozita
    Nga Eni nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 57
    Postimi i Fundit: 05-06-2010, 09:17
  2. Teatri i kukullave
    Nga Arbushi nė forumin Grupmoshat e komunitetit
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 29-09-2007, 06:57
  3. Teatri
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-11-2005, 15:21
  4. Ēfare eshte teatri per te madhin Pellumb Kulla
    Nga Darius nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 15-10-2004, 23:46
  5. Arti i Dramaturgjise (Brehti)
    Nga Pyes_Lotin nė forumin Arti botėror
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 24-08-2004, 13:13

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •