Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 12
  1. #1

    Angry Laptopët për 77 deputetë 60 mijë euro !!!!

    Prishtinë, 25 prill - Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë shumë privilegje. Marrin rreth dy mijë euro rrogë në muaj, honorarë për çdo seancë në të cilën ata janë pjesëmarrës, si dhe pagesë shtesë për çdo pjesëmarrje në komisionet parlamentare. E gjitha këtyre u shtohet edhe nga një dhuratë nga buxheti i Kosovës. Të gjithë deputetët që për herë të parë bëhen pjesë e legjislaturës, përfitojnë nga një kompjuter laptop.
    Saktësisht, shtatëdhjetë e shtatë deputetët e rinj të këtij mandati do të marrin nga një lap-top në vlerë prej 780 eurosh, e që kjo taksapaguesve u kushton 60 mijë euro. Express shkruan se kaq është vlera e mjeteve, të cilën e ka ndarë Kuvendi nga buxheti i këtij viti për blerjen e këtyre pajisjeve për të gjithë deputetët e rinj. E tani pritet të shpallet edhe tenderi për blerjen këtyre mjeteve të punës. Ndërsa, pas përfundimit të mandatit, të gjithë deputetët i marrin në shtëpitë e tyre këta laptop.

    Sekretari i Kuvendit, Ismet Krasniqi, ka thënë për Express se me buxhetin e këtij viti kanë ndarë mjete për laptop, për të gjithë deputetët e rinj. Ai thotë se këto llogariten si mjete shpenzuese.

    Ekspertë të teknologjisë informative thonë se për deputetët nuk nevojiten laptop të shtrenjtë, pasi ata nuk kanë aq projekte të mëdha për të punuar në të. Komisioni për Buxhet dhe Financa një muaj më herët kishte përkrahur ndarjen e 60 mijë eurove për blerjen e këtyre pajisjeve për deputetet e rinj.


    http://www.koha.net/index.php?cid=1,7,56838
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2005
    Postime
    435
    Per te gjithe deputetet e rinje?
    Po ata qe nuk jane me deputete, pse nuk i kthejne laptopet?
    Kjo eshte vjedhje ne gjysme te dites.
    TURP TURP TURP TURP.

  3. #3
    Deputetët, ashtu si edhe punonjësit e tjerë në administratën shtetërore, po ashtu edhe ata në sektorin privat, nuk mund të përvetësojnë objektet e inventarit.
    Objektet e inventarit në funksion ushtrimit të detyrës merren në ngarkim kur nis detyrën/punën dhe po ashtu ato dorëzohen kur largohesh nga detyra/puna.
    Nëse i kanë marrë dhurata, quhet zhvatje, nëse i kanë përvetësuar quhet vjedhje.
    Turp i madh!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Mbinjeriu
    Anëtarësuar
    10-09-2009
    Postime
    397
    -Nuk më duket e arsyeshme të e diskutojmë për laptopët,pasi është krejtësishtë më se normale paisja me laptop për të gjithë deputetet e kuvendit të Kosoves.
    -Deputetet mund të bëjnë ndonjë gjë tjeter për reduktimin e shpenzimeve stratosferike qe kanë,se kjo me laptopët nuk është gjë se laptop çdo dite nuk munden te blejne.
    Kjo goje nuk eshte per keta veshe

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    un bleva nje lap top ne dyqan te ri akull nji dit e kushtonte 300 euro.
    pse 780 euro ky laptopi i deputetve?

    e sidomos kur i blen me shumice do duhej te kushtonin nga 200 euro copa.

    bravo jakupa..
    po i dika cjan salltanetet shoki i komunikatave proleterskij.


    .

  6. #6
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Lol , so funny . U Kane blete laptops. Po dine ato kur blihen me shumice I merr me ulje? Se te ish ashtu corporatat e medha ne USA do kishin Dale jashte planit. Ua paskan hedhur me ato laptapet. Lol
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  7. #7
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Citim Postuar më parë nga PINK Lexo Postimin
    Lol , so funny . U Kane blete laptops. Po dine ato kur blihen me shumice I merr me ulje? Se te ish ashtu corporatat e medha ne USA do kishin Dale jashte planit. Ua paskan hedhur me ato laptapet. Lol
    http://www.google.com/products/catal...ed=0CD8Q8gIwBg

  8. #8
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637
    jam i sigurte qe pjesa dermuese nuk dine ti perdorin..kurse nje pjese do i perdorin veq me degju kenge ne your tube..a e dini se ne parlamentin e kosoves kemi edhe gabel e ashkali qe dine ti bien vetem lodres dhe curles..kenkan duke u be gazi i botes..

    dikush tha me siper se po vjedhin diten per diell..a nuk e dite qe per kete '' luftuan '' a ..luftuan te vjedhin diten per diell se per me vjedhe nate kan vjedhe gjithmone..
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  9. #9
    Moderator
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009
    Citim Postuar më parë nga PINK Lexo Postimin
    Lol , so funny . U Kane blete laptops. Po dine ato kur blihen me shumice I merr me ulje? Se te ish ashtu corporatat e medha ne USA do kishin Dale jashte planit. Ua paskan hedhur me ato laptapet. Lol
    Nuk ua kane hedhur jo. Se po te jene si shqipot e Shqiperise, thone qe i blene 60 mije, por ne fakt i kane blere per 30 mije e 30 te tjera i fusin ne xhep. Lol

  10. #10
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Ajo e hedhura vlen per popullin. As 30mije nuk bejne. Sounds so funny though. Lol. Ca artikujsh. Kane ble deputet laptops.
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Mbinjeriu
    Anëtarësuar
    10-09-2009
    Postime
    397
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    un bleva nje lap top ne dyqan te ri akull nji dit e kushtonte 300 euro.
    pse 780 euro ky laptopi i deputetve?

    e sidomos kur i blen me shumice do duhej te kushtonin nga 200 euro copa.

    bravo jakupa..
    po i dika cjan salltanetet shoki i komunikatave proleterskij.


    .


    Mundesh te e marresh laptop edhe me 150 euro,por nuk eshte nder me te miret ksht qe keta kane shkuar tek marka me e njohur,ani pse se kane idene shumica se nuk i perkasin epokes se teknologjise.
    Te kishim ne fatin te kemi politikane qe keqperdorin disa mijera euro do ishim me fat,por keta nuk ndalen vec me miliona.
    Kjo goje nuk eshte per keta veshe

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Po qka marrin vesh bre keta ne llap topa,po betohem se me shume se gjysma nuk dijn me hap llap topin,po a jeni ne men bre po gjysma jan kan me bollica deri dje e kuku per ne,qyre llap topa deputetve ja qka nuk prita

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •