Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Perjashtuar Maska e Marmara
    Anëtarësuar
    12-06-2003
    Vendndodhja
    Ne Rrugen e Zotit
    Postime
    229

    Monoteistët midis të krishterëve

    Ky artikull hedh dritë mbi një sekt të krishterë i cili është shumë pak i njohur nga muslimanët. Megjithëse, ata janë shumë të rëndësishëm në termat e fesë dhe historisë prestigjioze


    Nga: Dr. Sefer el-Hauali

    Përplasja midis islamit dhe perëndimit është duke u bërë përherë më e qartë nga dita në ditë ndërsa disa forca me influencë në perëndim janë duke u përpjekur ta ndezin këtë përplasje duke i hedhur më tepër benzinë, është e dukshme që injoranca ndaj islamit nga perëndimi është një çështje e madhe që kontribuon në dështimin për t’i trajtuar këto çështjet e kësaj përplasjeje. Kjo ndodh sepse Perëndimi kërkon të shikojë tek islami me një mënyrë shumë tradicionale dhe të përgjithshme. Në mënyrë që të mos biem në të njëjtin gabim, kombet muslimane duhet të njohin detajet e kundërshtarit të tyre, në vend që ta konsiderojnë atë si një tërësi të vetme me një drejtim të unifikuar. Një mënyrë për t’i përvetësuar këto detaje është transmetimi i çështjeve të tyre që kundërshtohen me origjinat e besimit dhe për të analizuar ndikimin e këtyre besimeve në ndërtimin e këtyre kundërshtimeve, veçanërisht kur tani Perëndimi është duke filluar të përjetojë përçarje dhe në ditët e ardhshme mund të dalin përçarje të tjera edhe më të mëdha.

    Ky artikull hedh dritë mbi një sekt të krishterë i cili është shumë pak i njohur nga muslimanët. Megjithëse, ata janë shumë të rëndësishëm në termat e fesë dhe historisë prestigjioze. Pesë midis Presidentëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës i përkitnin këtij sekti. Ata kanë patur dhe kanë një prezencë të fuqishme në arenën kulturore dhe politike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Fetarisht, ata paraqesin të kundërtën e lëvizjes ekstreme fundamentaliste të krishterë. Në përgjithësi, ata janë të konsideruar midis grupeve liberale të cilët nuk besojnë në përplasjet e civilizimeve dhe refuzojnë projektin e kryqtarëve (ky emër është i derivuar nga fjala kryqëzatë) të ashtuquajtur “Lufta kundër Terrorizmit”.



    Çfarë është e nënkuptuar me të krishterë monoteistë (unitarian)?

    Në realitet, asnjë monoteizëm nuk është i pranuar përveç atij që është i zbritur nga Allahu përmes të dërguarve të Tij dhe që është shpallur në Librat e Tij. Ai është besimi që Allahu, subhane ua teala, është Një dhe për ta adhuruar Atë të vetëm pa partnerë. Ky është monoteizmi absolutë. Megjithatë, nëse ky term (Monoteizëm ose Unitarianizëm) është i atribuuar një sekti apo individi, atëhere kuptimi i tij është subjekt i të kuptuarit të këtij sekti apo grupi. Këtu, kur ne i referohemi monoteistëve midis të krishterëve atëherë ne nënkuptojmë këtë sekt të cilët besojnë në Njëshmërinë e Zotit dhe që Jezusi është i dërguari i Tij dhe një refuzim i plotë i doktrinës së krishterë të trinitetit. Ata formojnë një grumbull që besojnë në shpalljet hyjnore dhe adhurimin. Në këtë mënyrë, ata dallohen nga kishat e tjera të krishtera të cilat besojnë në doktrinën e Trinitetit, e cila ishte shpikur nga Këshilli i Nicea-s [1]. Në ditët tona, ata dallohen nga ata të cilët refuzojnë Trinitetin mbi bazat e mohimit total të krijuesit, apo mbi bazat e mohimit të shpalljes hyjnore por duke besuar tek krijuesi, sepse ky grupi tjetër, në realitet, nuk ka marrëdhënie me krishterimin aspak, megjithëse ky dallim nuk është aq i qartë në historinë e intelektualëve modern perëndimorë, ashtu siç do ta shohim më vonë.



    Origjinat dhe emërtimet e tyre

    Rrënjët e besimit monoteist kristian shkojnë mbrapa tek krishterimi që ishte mësuar nga Jezusi, alejhis selam. Mësimet e tij nuk ishin asgjë tjetër por islam si besim dhe instruksionet e Teuratit si legjislacion. Kështu, ata janë grupi midis bijve të Izraelit të cilët besuan, siç Allahu ka thënë: “....E një grup prej beni israilëve besoi, e një grup refuzoi....”.[Surah es-Sef:14] dhe ata qëndruan të vendosur në fenë e tyre e cila ishte deklaruar nga dishepujt e Jezusit ashtu siç Allahu ka thënë: “Ne jemi ndihmëtarë të fesë së All-llahut, ne i besuam All-llahut, e ti dëshmo për ne se jemi muslimanë (të bindur, të dorëzuar)!”[Surah Al-Imran:52] disa prej tyre qëndruan mbi këtë fe derisa erdhi islami dhe disa prej tyre e ndotën këtë fe duke futur shumë shpikje të reja përpara dhe pas islamit. Është përtej qëllimit të këtij artikulli për t’i diskutuara këto detaje.

    Midis përkufizimeve të tyre është “Nazaretët”. Ky term i referohet ose Nusrah ( një term arab që do të thotë mbështetje), dhe duket afër një ajeti kur’anorë ose emri që ka ardhur nga qyteti i Nazaretit ku, sipas tyre Jezusi, alejhis selam ka lindur. Kjo është pse ata thonë: “Jezusi i Nazaretit”. Pra, me këtë deklarim ata refuzojnë tërësisht doktrinën e trinitetit të futur nga Pali dhe ndjekësit e tij.

    Emri me të cilin kanë qenë të famshëm deri në ditët tona moderne ka qenë “Arianë” që i referohej Arius ose Socinianizmit që i referohej Fusto Sozzini-t jeta e të cilit do të diskutohet më vonë.

    Persekutimi që ata vuajtën nga kundërshtarët e tyre kishte një efekt të keq në shpërfytyrimin e historisë së tyre dhe asgjësimin e shumë gjurmëve të tyre. Kështu, kofuzion i madh u ngrit midis këtij grupi dhe shumë të tjerëve të cilët u ndanë nga Kisha Monarkiste Romake e cila i etiketoi të gjitha këto grupe si “heretikë”.

    Si shembull për këtë konfuzion, ju do të shihni shumë të cilët nuk kanë ndryshuar prej tyre nga “Nestorianët” apo “Monofizistëve”. Mund të jetë kështu sepse Kisha Katolike e krishterë e përqeshte këtë grup duke i quajtur ata Nestorianë apo Monofizitistë dhe në të njëjtën kohë i përqeshnin Nestorianët dhe Monofizitistët duke i quajtur ata “Monoteista”. Objektivi ishte përjashtimi i tyre nga krishtërimi përballë publikut. Kisha Romake i bëri gjërat të përziera sepse Nestorianët përkundër besimit të tyre në Trinitet, ata mohonin që Merjemja (Maria) të ishte nëna e Zotit, në vend të kësaj ata thonin që ajo i dha jetë një qënje njerëzore dhe jo një hyjnije dhe kjo është pse Kisha Romake e denoncoi këtë grup. Shumë kërkues dhe disa prej tyre Unitarian Europian u përzien kur ata menduan që Nestorianët në Lindje besonin që Jezusi ishte një qënje njerëzore dhe kështu ata janë monoteistë.

    Në anën tjetër, Monofizitistët si shtesë e besimit të tyre në trinitet ata mohonin natyrën dytësore të Jezusit dhe besonin vetëm në natyrën e tij hyjnore. Përsëri ky grup ishte i denoncuar nga Kisha Romake e cila e pau të papërputhshme me Besimin Nicen.

    Nga kjo, shumë kërkues gabimisht menduan që monoteizmi të cilin kisha e konsideronte si fallsitet ishte një njëjti monoteizëm që ky sekt i përkiste (arianët).

    Përsa i përket monoteistëve si “Ariusi i Aleksandrisë” dhe “Pali i Samozatës” është afër opinionit korrekt, sepse këta të shejntë, sipas librave të krishterë, mohonin hyjninë e Krishtit veçanërisht të parët midis të dyve. Megjithatë, pjesa që mbeti nga “Nazaretët” qëndron atributi më i vërtetë dhe më i dalluar në krahasim me emërtimet që shkaktuan shumë konfuzion.



    Persekutimi i tyre

    Monoteistët u bënë subjekt i një persekutimi të tmerrshëm nga zyrtarët e kishave dhe u mallkuan nga grumbullimet kundërshtare të krishtera. Ata u denoncuan si heretik dhe u shpërndanë kudo. Këtu ne mund të konfirmojmë që përveç atyre të cilët bënë bidate (futën gjëra të reja në fenë e krishterë) pjesa tjetër që u mbajtën fort pas monoteizmit janë mbetja që nënkuptohet me thënien e Profetit, Muhammed, salallallahu alejhis ua selam: “Me të vërtetë, Allahu shikoi tek banorët e Tokës dhe i urrej të gjithë ata, arabët dhe të huajt, përveç disave që mbetën midis njerëzve të Librit (Ehlul Kitab)”[2]. Dhe ata janë të nënkuptuar nga versi: “Ata (ithtarët e librit) nuk janë të njëjtë. Nga ithtarët e librit ka që janë në rrugë të drejtë, gjatë natës lexojnë ajetet e All-llahut duke u lutur”.[Surah Al-Imran:113] Ata të cilët u mbajtën në disa të vërteta në kohën e Profetit Muhammed ishin më të përgjithshëm sesa vetëm ndjekësit e Krishtit (alejhis selam), sepse shumë nga çifutët jashtë Palestinës nuk e morën mesazhin e Krishtit alejhis selam apo ata nuk e kuptuan mesazhin e tij aktual, kështu ata qëndruan mbi mësimet e vërtetë të teuratit derisa erdhi Islami[3].

    Kur drita e islamit ndriçoi horizontet, shumë monoteistë hynë në këtë fe. Megjithatë, disa qëndruan në fenë e tyre të mëparshme. Ky grup mund të klasifikohet në dy kategori:

    Së pari, ata të cilët dëgjuan rreth Profetit Muhammed salallahu alejhia ua selam por nuk e pranuan mesazhin e tij. Dijetari i konvertuar i shekullit të katërt hixhri, El-Hasan Ibn Ejubi thotë rreth këtij grupi: “Kur unë dëgjova thëniet e të krishterëve, unë pashë një grup të njohur si arianët, të cilët besojnë në Njëshmërinë e Allahut dhe biejnë dakord që Jezusi, alejhis selam, është rob i Allahut dhe nuk i atribuojnë Jezusit çfarë të krishterët e tjerë bëjnë, si hyjnija e Krishtit ose Djali i Zotit dhe të tilla si këto. Ata i përkitnin Ingjillit të Krishtit dhe ndjeknin hapat e dishepujve të tij dhe atyre që mbajtën mesazhin e tij. Ky sekt ishte afër të vërtetës. Megjithatë, ata devijuan të vërtetën duke refuzuar Profetsinë e Muhammedit salallahu alejhia ua selam dhe mohuan Kur’anin dhe traditën e Profetit tonë”[4].

    Së dyti, kategoria e atyre të cilët për shkak të zonave të thella nuk dinin rreth Profetit Muhammed apo ata dinin rreth tij por në një formë të shpërfytyruar të propaganduar nga kishat të cilat urrenin islamin, veçanërisht Kisha Romake.

    Është historikisht e provuar që monoteizmi ishte një besim shumë i përhapur në Europë në shekujt e parë. Megjithatë, ata popuj monoteistë kishin fate të ndryshme më vonë. Disa prej tyre si Irlandezët u çrrënjosën nga Kisha Papale përpara islamit dhe të tjerët si Spanjollët ishin në mes të luftës kundër romakëve kur islami erdhi.

    Një nga pamjet më të rëndësishme të historisë në Europë është që, ata popuj shumë larg nga influenca e romakëve ishin më afër natyrës së trashëguar të njerëzimit dhe kështu kishte më shumë mundësi që ta pranonin monoteizmin. Në anën tjetër, duket se persekutimi i madh i cili ishte i aplikuar nga romakët mbi popujt që pushtonin rezultoi në mungesën e besimit monoteist në këto popuj.

    Në Britani, monoteistët ishin të parët që sollën krishterimin në ishujt britanik. Ata kishin një histori të gjatë të lavdishme në Britani derisa ata e ndërruan qendrën e tyre në Amerikë ashtu siç do ta shohim më vonë. Në Irlandë, popullsia besonte në monoteizëm dhe do ta ndiqte Teuratin, ata e quanin veten si “Nazaretët” deri kur romakët i pushtuan ata në shekullin e pestë dhe çrrënjosën besimin e tyre dhe e dogjën Biblën e tyre e cila ishte e njohur si Ungjilli Celtik [5]. Ky ungjill ishte i pastër nga doktrina e trinitetit. Në Spanjë, lufta vazhdoi midis monoteistëve dhe romakëve derisa doli islami. Historianët nga të dyja palët si lindorë ashtu edhe perëndimorë ja përshkruajnë përhapjen e shpejtë të islamit në këtë vend mentalitetit të trashëguar monoteist të popullsisë.

    Shkurtimisht mund të thuhet, se epoka para-islame e Europës perëndimore dhe Kombeve afrikane ishte plotë me konflikte midis kishës romake dhe arinëve të cilët përfshinin Gotët, Vandalët, Celtët, Berberët dhe të tjerë[6]. Sylvester Choler thotë: “Është e mirënjohur që të gjithë berberët të cilët u vendosën bregun e lumit Danub dhe në kufi me perandorin romake kanë hyrë një pas një në formën e Krishtërimit Arian...dhe në këtë mënyrë arianët filluan të pushtonin tokat e vandalëve, Lombardinë ...dhe si rrjedhim monoteizmi u bë feja kombëtare e këtyre kombeve”[7]. Monoteizmi ishte shumë i përhapur në Egjypt, Siri, Irak, Persi, Etipi dhe Malabar.

    Një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e monoteizmit është vendosja e mbretërisë monoteiste në Rumani në shekullin e 16. John Sigismund i cili vdiq në 1571 ishte një monoteistë, akoma sot Rumania ka grumbullimin më të madh të monoteistëve pas Shteteve të bashkuara të Amerikës që arrin 80,000. Në Poloni, monoteistët u shtuan në numër deri në kohën kur Parlamenti i detyroi të gjithë ata të bëhen katolik në 1658 [8], përveç atyre të cilët arritën të arratisen në Holland dhe Angli. Atje ata u takuan me ata që u arratisën nga Spanja e cila ra nën Mbretërit Katolik Ferdinando dhe Isabel. Në Francë, monoteizmi u shfaq në vitin 1550 si “Huguenot”. Ata u sulmuan ashpër nga katolikët në kohën e Mbretëreshës “Chatherine” dhe djalit të saj “Henry”. Si rrjedhim, ata u asgjësuan 1572 përveç atyre të cilët arritën të arratisen në Holland dhe Amerikë[9].



    Degët dhe ngjashmëritë

    Ekzistojnë shumë besime midis monoteistëve dhe katolikëve romak [10] e cila ishte influencuar nga përhapja e madhe e islamit. Supremacia e islamit dhe argumentet e tija të gjalla e çuditën tërë botën. Pra, çdo sekt fetarë përpiqej ta prezantonte ideologjinë e tij dhe besimin në një mënyrë afër apo të krahasueshme me besimin islam. Madje edhe katolikët romak thanë se ishin monoteistë në vetë interpretimin e tyre [11].

    Efekti i islamit mbi krishterimin europian u bë shumë i qartë nga dy lëvizje të famshme në historinë europiane, lëviszja Iconoclast-e dhe lëvizja reformatore. Të dyja këto lëvizje ofruan një farë lloj çarçafi për besimin monoteistë i cili shtohej dhe ulej në bazë të lirisë që i garantohej.



    1. Lëvizja Icononclast-e

    Kjo lëvizje u shfaq me paraqitjen e islamit e cila ka një të thënë vendimtare mbi këtë çështje. Kur imigrantët u kthyen nga Etiopia, ata i transmetuan Profetit salallahu alejhia ua selam që ata imazhe që ata kishin parë në kishat etiopiane (të cilat ishin monofizitist në besim), Profeti ka thënë: “Ata janë të cilët kur një i devotshëm midis tyre ndërron jetë, ata ndërtonin një vend adhurimi mbi varrin e tij dhe do të ndërtonin aty imazhet e tyre, ata janë nga krijesat më të këqija të Allahut në ditën e gjykimit” [12].

    Në këtë mënyrë, muslimanët i rrënuan dhe i shkatërruan ikonat, pikturat dhe kryqet, jo vetëm brenda kishave të atyre vendeve që u hapën me forcë, por gjithashtu në çdo aspekt të jetës. Kjo shkaktoi zgjimin e lëvizjes midis njerëzve të librit të cilët përpara islamit i shkatërronin ikonat duke ju mbështetur urdhërit të dytë të Dhjetë Urdhërave të Teuratit [13].

    Kjo lëvizje shkoi në kulm në kohën e Perandorit Bizantin, Konstantini V, i cili bëri thirrje për Këshillin e Konstandinopojës (në vitin 754). Është thënë që Perandoria Bizantine ishte shumë e ndikuar nga islami për shkak të afërsisë me të.



    2. Lëvizja reformatore

    Lëvizja reformatore në Perëndim erdhi vonë për shkak të distancës gjeografike nga toka islame dhe për shkak copave të trasha të gënjeshtrave dhe ç’përfytyrimesh të shpikura dhe të imponuara nga Kisha Katolike në Europë, një kontinent pastaj u zhyt në injorancë dhe barbarizëm. Megjithatë, takimi me muslimanët përmes kanaleve të ndryshme, për shembull, prezenca qendrave të civilizimit islam në Europën e Jugut, Luftërat e kryqëzatave, shkëmbimi i tregtisë, etj..rezultoi në formimin e lëvizjes reformatore protestante. Kjo ngjarje deklaroi hapjen e historisë moderne të Europës dhe shkaktoi një dridhje të madhe në kishën perëndimore, gjithashtu edhe në të gjithë stilin e jetës europiane. Megjithatë, reforma nuk preku nyjën e Krishterimit, trinitetin, ndërsa ajo e kufizoi reformën vetëm duke përjashtuar Papën dhe pjesën tjetër të klerit katolik dhe në shkatërrimin e imazheve dhe ikonave [14] dhe duke sjellur pak modifikime tek disa rituale. Efekti i madh i kësaj lëvizjeje është historikisht i dukshëm në formimin e kishave të reja duke mbajtur emrat e liderëve të kësaj lëvizjeje, Luteri, Kalvini dhe Zvingli. Pranimi i gjerë i kësaj lëvizjeje tregon qartësisht urrejtjen që europianët mbajtën në zemrën e tyre kundër shtypjes Papale. Megjithatë, reformatorët bënë të njëjtin gjynah që bënte Kisha romake më përpara veçanërisht egërsinë e ushtruar kundër kundërshtarëve, madje disa herë persekutimi protestant ishte edhe më i ashpër. Kjo bëri që Europa të hynte në një qark dhune që nuk ishte parë më përpara në historinë botërore. Egërsia, nga të dyja palët ishte aq e ashpër sa që historianët do të dridheshin kur tregonin në librat e tyre dhe ata e përshkruan këtë egërsi të ishte përtej zakoneve kafshërore. Kjo egërsi preku monoteistët të cilët në fillim e panë rrënimin e burgjeve katolike si një mundësi për të qenë të lirë nga burgimi, por persekutimi që ata vuajtën nga Protestantët ishte edhe më i egër dhe përtej imagjinatës. Historianët perëndimorë habiten me këtë sjelljen e tyre.



    Monoteistët dhe Lëvizja reformatore e krishterë

    Armiqtë e monoteistëve , qofshin ata katolik apo protestant, i përqeshnin ata me nofkën “Socian” të cilët i referoheshin një prifti të krishterë të quajtur Sozzini (1539-1604)[15], opinioni i tij u shfaq në kulmin e lëvizjes Protestante nën udhëheqjen e Luterit dhe Kalvinit.

    Kalvini ishte duke bërë gara me Luterin në udhëheqjen e reformës, megjithatë, ai ishte më i varur tek Teurati, veçanërisht në përdorimin e forcës, dhe shumë historian thonë që ai ishte me orgjinë çifute dhe kjo mund ta ketë bërë shumë të mendojnë që ai ishte monoteist. [16] Kalvini vdiq në të njëjtën periudhë si Sozzini, themeluesi i monoteizmit, dhe gjithashtu Michael Serventus, një person më opinione kontradiktore dhe ishte i konsideruar midis monoteistëve, i cili ishte quajtur si themeluesi i monoteizmit nga disa historian.

    Kalvini e bëri Gjenevën një qendër për këtë lëvizje dhe qeverisi në një mënyrë shumë strikte. Durant thotë: “Kalvini gjeti në besimin e monoteistëve fillimin e fundit të Krishterimit, ai ishte i alarmuar nga kjo herezi më shumë se çdo gjë tjetër, sepse ai gjeti që ishte përhapur shumë në vetë Gjenevën dhe sipër të gjithave refugjatët protestant që arratiseshin nga Italia, pra, është një tregim i Sozzin-it dhe të tjerëve si ai”. Egërsia e Kalvinit dhe parimet strikte që ai propogandonte arritën një etapë ku ndjekësit e tij ashtu edhe kundërshtarët e tij i dënuan këto vepra dhe monoteistët ishin ata që vuajtën persekutimin e tij. Deri më sot, tragjedia e Serventusit mbetet një stampë e tmerrshme në ballin e reformatorëve në përgjithësi dhe Kalvinit në veçanti. Në 1553, Kalvini e dënoi me vdekje Serventusin duke e djegur atë të gjallë mbi drurë në një zjarr yë ngadaltë për anti-trinitizëm. Kjo ishte, si shtesë përqeshja e Luterit ndaj Serventusit si “Marokenë” është një fakt i qartë që urrejtja ndaj tij ishte për shkak të influencës së tij nga islami më shumë sesa refuzimi i tij i trinisë. Durant-i thotë, pasi citon disa nga thëniet e tij [17], “...konceptimi i tij për Krishtin është shumë afër konceptit të Muhammedit”, kështu për shkak të origjinës së tij spanjolle dhe ekzaminimit të tij të Kur’anit dhe interesit të tij në besimin musliman, të gjitha këto ishin të mjaftueshme për atë që të ndëshkohej ashpër dhe kjo do të biente mbi secilin që kishte qëllim të dilte nga besimi i Luterit dhe Kalvinit.

    Në fillim, Serventusi ishte shumë i ashpër në revoltën e tij kundër krishterimit. Në vitin 1531, ai shkroi librin De trinitatis erroribus (gabimi i trinisë) dhe në të ai e përshkroi Zotin e krishterë me idhullin mitologjik “Cerberus” i cili ishte besuar se kishte tre koka [18], por më vonë ai shkroi në tjetër libër: Christianismi restitution (restaurimi i Krishterimit), qoftë kjo një tërheqje e dukshme apo një konfuzion në besim, kjo nuk ja shpëtoi jetën nga ekzekutimi. Djegia e tij ishte një paralajmërim i qartë për ndjekësit e monoteizmit për tu arratisur në vende që nuk mbaheshin nga reformatorët. Kështu, ata lëvizën në Poloni, Holland dhe Rumani ku Mbreti monoteist John Sigismund i mbronte këta refugjatë.

    Burimi i besimit unitarian në mbretërinë e tij është i panjohur por si duket ata ishin trashëgimtarët e arianëve. Banorëte tyre në mes të Xhunglave të Rumanisë i mbrojtën ata nga kthetrat e katolikëve. Gjithashtu, është shumë e mundshme që ata kanë mbajtur kontakt me muslimanët, ashtu si Rusia dhe Europa Lindore që kanë patur marrëdhënie të mira me muslimanët në kohën e Halifit Abasid el-Muktadir dhe trashëgimtarëve të tij [19].

    Në secilin rast, monoteizmi doli në Europën Perëndimore dhe veçanërisht në Holland dhe Angli dhe nga ato në Amerikë, si rezultat i përzierjes së ideologjive që u dukën në kohën e Iluminizmit dhe lëvizja monoteiste është e konsideruar si një ushqyes dhe benefaktorë i këtij revolucioni.



    Besimet në Europës në kohën e Iluminizmit

    Koha e cila pau një revoltë publike kundër besimit të krishterë është e quajtur si koha e Iluminizmit. Përfshin periudhën midis luftërave fetare në Europë dhe fillimin e revolucioneve Amerikane dhe Franceze. Kështu, shekulli i 18 mund të shënohet si koha e Iluminizmit e cila la një efekt shumë të fuqishëm mbi mendimin intelektual global, dhe mendimin perëndimorë në veçanti. Dhe deri tani ne mund të shohim që efektet e tij mbi politikën, shkencat shoqërore, literaturë dhe Artin. Megjithatë, ndikimi është i dukshëm midis kishës dhe arsyes.

    Nuk ka asnjë dyshim që Iluminizmi është i konsideruar si një vazhdim natyral i kohës së zgjimit në Europë, e cila ishte e mundshme falë islamit. Influenca e kulturës dhe civilizimit islam ishte shumë e qartë në Itali, vendi ku zhvillimet moderne Europiane filluan. Islami është qartësisht shkaku kryesorë i këtij zhvillimi. Perandori i shekullit të 13 “Frederiku i II” ishte shumë i lidhur me kulturën islame dhe kur Kisha pau interesin e tij në mësimin e gjuhës arabe komunikoi me të dhe e quajti si “heretiku më i madh” por historianët e konsiderojnë atë si “pionierin më të madh” si një atribut për iniciativat e tija në civilizim dhe humanizëm [20].

    Në Spanjën muslimane, komunikimi kulturorë vazhdoi veçanërisht me Europën dhe në veçanti me ishujt britanike ku popullsia po bëhej muslimane, ashtu si historianët flasin se një nga mbretërit e tyre ishte bërë musliman, gjithashtu Mbreti i Norvegjisë hyri në islam. Këto dy incidente meritojnë interesin dhe kërimin e saktë. Kur katolikët u bënë të aftë për të rimarrë Portugalinë dhe Spanjën nga muslimanët dhe vendosën inkuizicionet, shumë mendimtarë të lirë u larguan në Europën Perëndimore, veçanërisht në Holland ku besimi monoteist praktikohej hapur krahas besimeve të tjera të cilat u shkëputën nga Kisha romake.

    Në këtë kohë, përplasja e krijuar nga lëvizja reformatore asnjëherë nuk ishte e kufizuar tek vetëm një revoltë kundër Papës, ndrydhe nga kjo u kthye në një revolt masash mbi të gjitha besimet e Kishës. Kjo kryengritje ishte shpesh e praktikuar nën emrin e “Arsyes” ose “Mendimit të lirë” ose “Fesë Arsyetuese” ose “Fesë natyrale” ose të tjerë flamuj që mbizotëronin në atë kohë, megjithatë të gjithë këto flamuj kishin një gjë të përbashkët, refuzimin e dogmës së krishterë.

    Kjo shkaktoi një konfuzion midis kërkuesve të cilët e panë të vështirë të bënin ndryshimin midis atyre të cilët e mohonin fenë tërësisht, ateistët dhe ata të cilët mohonin besimet e krishterë, veçanërisht trinitetin, por ende besonin në shpalljet dhe librat dhe ata të cilët qëndruan diku në mes dhe mohuan librat dhe përcaktimin hyjnorë por besuan në një formë shpalljeje dhe adhurimi. Dukë e patur këtë përzierje në mendje, ne mund ta shpjegojmë kundërshtimin midis fesë së disa dijetarëve të cilët ishin të mirënjohur si shkencëtarë, intelektual dhe filizof si John Locke, Isaac Neëton, Charles Dickens, Russo, Darëin, etj...Ndërsa Kisha unitariane pretendon se këta dijetarë janë ndjekësit e saj, të tjerët e mohojnë këtë pretendim dhe i konsiderojnë ata si deist [21] ose agnostik ose natyralista, et...

    Këto ideologji të ndryshme hynë më së shumti në Angli për shkak të lirisë së kufizuar që kishin dhe gjithashtu për shkak të mentalitetit anglez. Anglezët përfaqësojnë çfarë intelektuali i mirënjohur Alija Izetbegoviç e ka quajtur: “Dalja ne tretë nga islami”. Kështu, anglezët e refuzuan besimin e krishterë por ata nuk shkuan në ekstremin e ateistëve racionalist në Francë dhe në të njëjtën kohë ata nuk ndoqën verbërisht Luterin ashtu siç bënë gjermanët, ndryshe nga kjo ata ndoqën një rrugë të mesme, ekzaktësisht me qëndrimin e sotëm Anglez në ditët tona moderne, ku nuk ishte as komuniste si Rusia dhe as kapitaliste si Amerika.

    Atje, në Angli, besimi monoteist hyri dhe dominoi midis intelektualëve të kohës së iluminizmit, megjithatë një rival shumë i fortë doli dhe ai ishte deizmi, që besonin në Zot por jo në shpallje. Është shumë e mundshme për tu ngatërruar midis këtyre dy besimeve dhe shumë shpesh ndjekësit e njërës anë që anëtarët e njërës anë janë të tyrit ashtu siç e pamë pak më parë. Në fakt, Anglia në atë periudhë ishte duke përjetuar trazira brenda një intelekti tek. Ngjarja më e rëndësishme ishte në vitin 1790 kur monoteistët deklaruan besimin e tyre hapur përmes një dëshmie të dërguar studentëve në Oxford dhe Cambrigde [22].

    Rëndësia e Kishës në Angli është e dukshme në të qënurit e saj burimi më i madh i lëvizjes në Amerikë. Këtu, ne duhet të përmendim ndryshimin midis Europës dhe Amerikës për sa i përket kësaj. Europa ishte në një gjendje trazirash dhe tencionesh duke lëvizur nga një veprim tek një ngjarje me një reagim edhe më të dhunshëm. Kjo është vërtetë me shumë mendimtarë Europian, megjithatë, Veriu ishte relativisht më i qetë. Në anën tjetër, origjina fetare e Amerikës është shumë e qartë dhe pra, mund të dëshmojë që ateistët amerikanë janë më afër të të qënurit fetarë dhe europianët janë më afër të të qënurit ateist.

    Dhe tani, kur ne shikojmë Amerikën, ne shohim vetet tona përballë një historie të detajuar dhe një prezence të madhe të lëvizjes monoteiste.



    Monoteistët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

    Burimet zyrtare të Shteteve të Bshkuara të Amerikës thonë që: “..është vendi i dytë më fetarë pas Irlandës”. Mendimtari i shquar, Edëard Said ka thënë: “Amerika është populli më i angazhuar në fe”. Në fakt, feja mbi të cilën Shtetet e Bashkuara të Amerikës u themelua ishte shumë më e ndryshme sesa feja që ata praktikojnë sot. Kjo është e vërtetë për lëvizjen eparë moniteiste dhe realitetit të tyre të sotëm.

    Shumë nga themeluesit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ishin midis turmave të mëdha imigratësh të cilët e quanin vetveten si “piligrinët” ata e morën mundin për të bërë një udhëtim të gjatë në vendet e pabanuara duke u arratisur luftës së egër fetare e cila ishte e përhapur shumë në Europë, veçanërisht që kur u formua lëvizja reformatore. Kishte, midis themeluesve intelektual dhe lider, të cilët besonin në tolerancë dhe e zhdukën torturën dhe shtypjen, të njëjtë me natyrën e intelektualët e Iluminizmit në Europë ose madje edhe më shumë. Në këtë mënyrë ata themeluan këtë shtet që rritej i cili ishte themeluar mbi principin ndarjes së shtetit nga feja. Megjithatë, shkaqet dhe natyra e kësaj ndarjeje nuk ishte e njëjtë me atë në Europë. Për shembull, në Francë, revolucioni francez ishte kundër fesë dhe ndarja e kishës nga shteti kishte për qëllim të nënshtronte autoritetin e fesë dhe të shtypte kishën. Megjithatë, në Amerikë ky veprim u kryen për të mbajtur shenjtërinë e kishës dhe për ta mbrojtur pozicionin e saj të shenjtë. Në Amerikë, ata i dhënë lirisë besimtarëve të shkonin në kishën që të dëshironin. Madje ata shkuan deri në atë pikë që ata ranë dakord që mos ta quanin vendin si një vend zyrtarë si një shtet të krishterë [23]. Kishte ndodhi se themeluesit besonin në ideologjitë dhe filozofitë e Iluminizmit të cilën ne e përmendëm pa më lart, me një ndryshim në obligimin e tyre personal për tu lidhur pas një kishe dhe për të marrë pjesë në të. Megjithatë, vetëm një kishë e kishte privilegjin që të qënurit anëtarë nënkuptonte linjën e plotë me Iluminizmin, kjo kishë ishte kisha unitariane. Pra, mund të thuhet që nëse shteti në rritje do të dëshironte të zgjidhte një fe zyrtare, atëhere nuk do të kishte patur zgjidhje përveç sesa monoteizmit. Kjo është shumë e dukshme nga analizimi i besimit të liderëve të parë dhe intelektualëve si, Benjamin Franklin dhe Ralph Emerson.

    Në vitin 1785 King’s Church në Boston u konvertua në një kishë unitariane dhe anëtarët e saj dhe anëtarët e saj vendosën të mos i përmendnin fjlaët në lutje që i referoheshin trinitetit. Më vonë, një tjetër kishë unitariane u themelua në Philadelphia në 1794. Pas kësaj, një tjetër ngjarje e rëndësishme ndodhi në 1802 kur Plgrim’s Church u themelua në 1620 u konvertua në kishën unitariane.

    Të gjitha këto ngjarje u kurorëzuan nga një nga ngjarjet më të mëdha në historinë e krishterë, kur Presidenti i tretë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Thomas Jefferson autorizoi një Ungjilll të ri të shkurtuar nga ungjijt pasi i hoqën të gjitha fjalët që flitnin për trinitetin. Gjithashtu, ai hoqi çdo gjë që i referohej mrekullive, kjo tregon influencën e tij të Iluminizmit në mentalitetin e tij. Megjithatë, Jefferson nuk ishte i lidhur me asnjë nga kishat dhe pra, kërkimtarët shpesh e konsiderojnë atë si një filozof më tepër sesa një person fetarë. Në secilin rast, ne do të pushojmë mbi këtë kusht kur diskutojnë shkurtimisht presidentët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës të cilët ishin monoteist.

    The American Unitarian Association u formua në 1825 dhe në vitin 1865 u themelua National Unitarian Conference , pastaj, lëvizja unitariane vazhdoi të lulëzonte veçanërisht midis intelektualëve derisa arriti kulmin kur jë monoteist u bë Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ai ishte Ëilliam Taft. Më vonë në 1917 ai u bë presidenti i Kishës Unitariane.

    Politikani më i fundit i famshëm midis monoteistëve ishte Adlai Stevenson, kandidat për President i cili ishte sekretar në administratën e John Kennedy, i cili ishte i vetmi President katolik, dhe vdiq në 1965 pas disa përpjekjeve të pasuksesshme për tu bërë President.

    Kur shikojmë fazat historike të themelimit të Amerikës, ne duhet të themi që muslimanët humbën një mundësi të madhe kur ky vend në rritje ishte gjithashtu i përgatitur të përqafonte monoteizmin e vërtetë dhe të hynin në islam. Me fjalë të tjera do të kishte qenë e mundshme për muslimanët për ta marrë pozicionin e lartë në atë shoqëri , nëse Ummeti musliman dhe daveti islam në atë kohë të ishte në një formë më të mirë.



    Lëvizja Unitariane në Amerikën e sotme

    Kushtet e dekadave të fundit mund të përmblidhen duke dëshmuar që ishte një periudhë e ngritjes së besimeve në një mënyrë ku tani është besimi i maxhorancës, sipas disa statistikave. Është përtej qëllimit të kësaj raporti për të diskutuar në detaje.

    Përsa i përket kishës, u tërhoq mbrapa, megjithëse thuhet se ka rreth 1000 kisha me 160 ndjekës dhe shumë nga ndjekësit e saj devijuan rrezikshëm. Kjo ndodhi për shkak se pas Luftës së Dytë botërore gjeneratat në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vëzhguan një periudhë tensioni në aspektet ideologjike dhe sociale të cilat ndihmuan në daljen e një vale sektesh fetare dhe formimin e lëvizjeve ekstremiste. Kjo përfshiu Kishën unitariane e cila u kthye në një drejtim edhe më liberal dhe shkoi aq larg sa të dilte me Kishën Universale ose Shpëtimin e të gjitha Kishave. Më vonë kjo kishë u formua në 1793 dhe thotë se është monoteiste. Në fakt, mohon trinitetin por beson në shpëtimin e të gjitha besimeve. Rrjedhimisht dhe për shkak të rritjes së valës së lirisë, përfundoi duke i vlerësuan të gjitha fetë dhe ideologjitë. Dalja ndodhi në vitin 1961 dhe pastaj filloi me një program të çuditshëm me shumë kisha, në emër të liberalizmit modern, e cila përfshiu një përzierje midis besimeve lindore dhe perëndimore [24]. Kjo tregon qartë nevojën e këtij kombi për një fe të vërtetë dhe kjo do të vërë një përgjegjësi të madhe mbi muslimanët në ndihmimin e kësaj popullate të turbulluar e një shoqërie që mbetet, pa marrë parasysh qëndrimin e qeverisë së saj, si një nga shoqëritë më të prirura në botë për të pranuar Islamin dhe për të ditur rreth tij.

    Është një dallim i çuditshëm midis themelimit të Amerikës si një komb i iluminuar monoteist dhe që përfundoi të bëhej me një qeveri evangjeliste, sioniste dhe kryqtare ( i referohet kryqëzatave kundër muslimanëve). Megjithatë, ky ndryshim i gjerë duhet të hap derën e shpresës për kombin e vërtetë monoteist (muslimanët) të përpiqen fort për ta konvertuar këtë komb në islam, kështu që ata mund ta adhurojnë Allahun e vetëm pa i shoqëruar asnjë hyjni tjetër krahas Tij dhe frenimin e të qënurit arrogant. Në këtë mënyrë do të bëhet një komb i drejtësisë dhe i paqes dhe kjo mund të arrihet vetëm me përqafimin e islamit.



    Presidentët monoteist të Amerikës



    1. Presidenti i dytë John Adams, i cili ishte president midis (1797-1801). Ai bëri marrëveshjen e Tripolit me presidentin e parë George Ëashington, ku është e përmendur që Amerika nuk është një shtet i krishterë dhe për shkak të kësaj nuk është në armiqësi me islamin aspak.

    2. Presidenti i tretë Thomas Jefferson i cili ishte president midis (1801-1809) dhe ai shkroi Ungjillin e modifikuar në vitin 1804 dhe ishte një nëpunës i presidentit Adams dhe ai ishte presidenti më me influencë në ndërtimin e mentalitetit amerikan, madje edhe James Madison, i njohur si babai i kushtetutës amerikane, ishte i influencuar nga opinionet e tij. Madison ishte caktuar si një sekretarë në qeverinë e tij dhe pastaj u bë president.

    3. Presidenti i gjashtë John Q. Adams, i cili ishte president midis (1825-29), ai ishte djali i presidentit të dytë.

    4. Presidenti i 13-të Milliard Fillmore, i cili ishte president midis 1850-1853).

    5. Presidenti i 27-të Ëilliam H. Taft, i cili ishte president midis (1909-1913) dhe ai ishte presidenti i kishës unitariane në vititn 1917 dhe vdiq në 1930.



    Monoteistët në Botë

    Jashtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Rumanisë, disa minoritete ekzistojnë në shumë vende. Për shembull, në republikën Çeke, Hungari, Indi, Filipine, Gjermani, Irlandë dhe vendet nordike (Suedi, Norvegji dhe Finland).

    Duhet të shënohet, megjithatë, që ata të cilët refuzojnë trinitetin dhe mohojnë hyjninë e Krishtit që nuk janë pjesë e kishës unitariane janë madje edhe më të shumtë në numër. Ata janë të shpërndarë në këto vende nën kisha të ndryshme ose madje edhe pa u lidhur pas asnjë kishe. S’ka dyshim, ata paraqesin një minierë për thirrjen islame. Prezenca e tyre provon që islami është feja natyrale dhe premtimi i Allahut për ta bërë atë të mbizotërojë mbi të gjitha fetë. “All-llahu është mbizotërues i punës së vet, por shumica e njerëzve nuk e dinë (fshehtësinë e çështjeve)”.[Surah Jusuf:21]



    Shënime:

    1. Këshilli më i famshëm dhe i rrezikshëm, bishopët e krishterë u takua atje pas një thirrjeje nga Perandori Konstantin të cilët dëshironi ta bashkonin besimin e Perandorit të tyre duke shpikur një besim të përzier midis paganizmit dhe krishterimit në vitin 325 ad, rreth 300 vite para Hixhretit të Pejgamberit salallahu alejhia ua selam.

    2. Pjesë e hadithit të transmetuar nga Muslimi mbi autoritetin e Ijadh Ibën Himar, nr 2865.

    3. Ata janë një lloj i ndryshëm monoteistësh të cilat nuk janë pjesë e subjektit tonë.

    4. Shikoni “El-Xheub es-sahih liman Dedala din elMesih” vol 3, faqe 91, të dijetarit të famshëm Ibën Tejmjah.

    5. Ata kishin një civilizim midis 1200-200 BC, ata kishin mitologjinë etyre dhe gjuhën që i dallonte ata nga grekët dhe romakët.

    6. Shikoni librin “The Church before islam” Sylvester Choler. Vol 12 tërësisht.

    7. Ibid, vol 3 faqe 81, shikoni se si janë quajtur berberët.

    8. Shikoni termin sociniazmi në Colombian Encyclopedia.

    9. Shikoni detajet në Ëill Durant “The story of civilisation” pjesa 29 faqe 190.

    10. Grupet e tjera janë Nestorianët dhe Eutriçistët (monofizitistët). Të gjithë ata besonin në trinitet me një ndryshim në përkufizimin e daljes midis njerëzores dhe hyjnisë.

    11. Shikoni veprat e Sulejman el-Gazit, midis tyre vol 3 faqe 75.

    12. I transmetuar nga Muslimi, nr 528.

    13. Në Eksodus 20:3-4 “Nuk ka zota të tjerë përpara meje. Mos bëni imazhe në varre”.

    14. Shikoni “The Religious Reform in 16th Century”.

    15. Ai studio Kur’anin sipas Durantit vol 24 faqe 238, gjithashtu lexoni kundërshtimin e kishave në “The Crisis of the European Conscience” Paul Hazard.

    16. Si përkthyesit e Librit “The Crisis of the European Conscience”.

    17. Shikoni Durant 24/240-248, gjithashtu Philosofical Encyclopedia, Dr. Abdel Rahmen Dadaui, në Termin “Calvin”.

    18. Në mitologjinë greke, Echidna, gjysmë grua dhe gjysmë gjarpër, i lindi Cerberusin me tre koka dhe ishte roja i Hejdis deri kur Herakliu e pushtoi. Herakliu sipas mitologjisë së tyre ishte djali i zotit më të madh “Zeusit”.

    19. Halifi “El-Muktadir” dërgoi ekspedistin e famshëm “Ibn Fadlan” tek Mbreti i Bullgarisë i cili u bë musliman. Më vonë ai i shkroi Halifit për t’i dërguar dikënd që t’i mësojë atij fenë islame, ky mesagjer mbërrin atje në vitin 310 të hixhretit ose 922.

    20. Shikoni “The Greatest Heretic” Gay Dees.

    21. Deistët janë ata që besojnë në Zotin si krijues por jo një Zot që duhet adhuruar.

    22. Për informacione të mëtejshme shikoni “Our Unitarian Heritage” Earl Mores Ëilbur.

    23. Është përmendur në dëshmitë zyrtare, për shembull marrëveshja midis Shtetetve të Bashkuara të Amerikës dhe Tripolit e shkruar në 1218 hixhri, megjithatë, unë nuk munda ta gjena versionin arabisht por version anglisht tregon qartë në nenin e 12 që Amerika nuk është një shtet i krishterë dhe pra nuk ka armiqësi me Shtetet Muhamedane.

    24. Si Sufizmi, Spiritualizmi, hyjnia e zotave të lashtë në Egjypt dhe Lindje, Magjia e zezë dhe gjithashtu filozofitë moderne si, Kohërat e reja, evolucionizmi i ri, filozofia e përhershme. Gjithashtu, qindra sekte që i përkasin krishtërimit me emër

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Xhemis
    Anëtarësuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    1,431

    Për: Monoteistët midis të krishterëve

    1. Lëvizja Icononclast-e

    Kjo lëvizje shkoi në kulm në kohën e Perandorit Bizantin, Konstantini V, i cili bëri thirrje për Këshillin e Konstandinopojës (në vitin 754). Është thënë që Perandoria Bizantine ishte shumë e ndikuar nga islami për shkak të afërsisë me të.
    Kjo eshte nje tjeter perjashtim qe krishteret e kane marre prej paganeve.Grekerit e lashte kishte olimpin dhe statujat ndersa kur krishterimi hyri tek popullsia greke u shenderrua ne ikona per tiu bere me e lehte llogjikes pagane greke besimin tek krishterimi.Nderkohe qe bibla e ndalon ikonat ne teresine e ligjeve te dhiates se vjeter.Po keshtu dhe dhiata e re ka thenie te Jezusit per ndalimin e zbukurimit te varreve.
    Celesi i Parajses:Ska hyjni tjeter pervec Zotit, dhe se Jezusi dhe Muhamedi a.s jane profetet e Tij.

  3. #3
    Revolucioni është afër Maska e Nuh Musa
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenë, austri
    Postime
    4,463

    Për: Monoteistët midis të krishterëve

    Citim Postuar më parë nga Xhemis Lexo Postimin
    Kjo eshte nje tjeter perjashtim qe krishteret e kane marre prej paganeve.Grekerit e lashte kishte olimpin dhe statujat ndersa kur krishterimi hyri tek popullsia greke u shenderrua ne ikona per tiu bere me e lehte llogjikes pagane greke besimin tek krishterimi.Nderkohe qe bibla e ndalon ikonat ne teresine e ligjeve te dhiates se vjeter.Po keshtu dhe dhiata e re ka thenie te Jezusit per ndalimin e zbukurimit te varreve.
    Shkrirja mes "fese" te shtetit romak dhe krishterimit eshte process shumeshekullore, dhe eshte nje process assimilimi politik, pasiqe shteti romak e ka infiltruar ne terresi levizjen fetare dhe gradualisht i ka shkrire kuptimet e paganizmit dhe te krishterimit !!!....kjo ka ndodhe duke ushtruar dhune psihike ndaj besimtareve (ne menyre institucionale), te cilet eshte dashur ta gershetojne krishterimin me elementet e fese pagane romake per ta bere ate publike, per ta etabluar me gjere ne popull. I njejti ndikim ndodh edhe te islami ne kohen aktuale ku jetojme, nga i cili kerkohet nje "integrim"....me dallimin se nga islami nuk kerkohet integrim "fetare" por integrim "politik"....asaje kohe edhe shteti romak ka qene thjeshte "fetare", nuk ka qene "ateist" ose "sekulare".....ikonat, statujat jane pikerisht nje pjese e atije "integrimi" te dhunshem.....

    selam
    albanish by nature

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •