Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 20
  1. #1
    ►ⓣⓘ®ⓞɳ©◄™ Maska e [PaRTiZoNi]
    Anëtarësuar
    19-02-2009
    Vendndodhja
    ▬►ⓋⓛⓅ◄▬
    Postime
    2,531

    Një 71-vjeçare e lindur në Çamëri, nuk lejohet të hyjë në Greqi

    KAKAVIJE- Një grua nuk është lejuar të kalojë sot nga pika e kalimit kufitar të Kakavijës, për në Greqi, pasi në dokumentat e saj shkruhej; vendlindja: Çamëri. Sulltane Bajrami, 71 vjeç nuk u lejua të hynte në Greqi, ndërsa po shkonte për të vizituar djalin e saj të sëmurë.
    Në një reagim të pak minutave më parë, "Aleanca Kuq e zi" shprehu shqetësimin për incidentin, dhe sjelljen e policisë kufitare greke, ndërsa bëri thirrje që shteti grek të respetktojë kushtet e shengenit.

    Shekulli
    Pogba, Pogba l'hano visto nella spiaggia che diceva VU CUMPRA


  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-12-2005
    Postime
    538
    Kjo eshte shkelje e te drejtave te njeriut ne mes te dites, ne mes te Europes. Kjo grua Came qe ka te shkrojtur ne pasaporten e saje vendlindja : Cameri , ska bere asnje krim. Cfare te kete bere kjo grua 65 vjet me pare atje ne Cameri? Dhe e dini sa vjece duhet te kete qene? 5-6 vjecare. Duhet nje llogjike prej greku qe ta ndalosh kete qe ka ikur femije nga vendlindja dhe kthehet tani si grua e thinjur nga hallet dhe nga malli. A thua qe dhe ajo eshte kriminele, bashkepunetore e fashizmit?
    O njerez te arsyes, o pushtetar , o Ministra te jashtem te shtetit tone Amë, o President i nderuar, o Partira gjithfarllojshe, o Parti e Mbrojtjes se te drejtave te njerzve...a jeni dakort se ajo dhe gjithe nje popull i perzene me dhune eshte kriminel? Nqse po..ajo ka nje emer dhe atehere.. me ndihmen e shtetit grek dergojeni ne Gjykaten e Hages ate dhe gjithe ata qe kane lindur ne Cameri, ndryshe..thoni nje fjale, mermerisni me vete po deshet po vetem reagoni per mire a per keq. Heshtja e shtetit Amë vret per se dyty.
    Ndryshuar për herë të fundit nga djaliepirotas : 25-04-2011 më 13:11
    Heeej
    Shqipëria është e Bukur
    Shqipëria është më e Madhe.....

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-12-2005
    Postime
    538
    Jam kurioz te di c'mendim ka Anesti555 per keto bema te shtetit qe ka mare persiper te na coje ne Evrope dhe nga ana tjeter na mbyll dyert e veta.
    Mos valle nga Europe.. kerkon te na coje ne Grope?
    Heeej
    Shqipëria është e Bukur
    Shqipëria është më e Madhe.....

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425
    kjo gruajo kur shkon ne greqi duhet te kete siguracionet, adresen ku do shkoj, bileten vajtje-ardhje. e kane kthyer sepse nuk i ka pasur keto dokumente.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425
    fajin e kane ata langaraqet e frances dhe italise qe duan ti ndryshojne rregullat e chengenit.

  6. #6
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anëtarësuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bëhen qinglat
    Postime
    1,527
    kjo gruajo kur shkon ne greqi duhet te kete siguracionet, adresen ku do shkoj, bileten vajtje-ardhje. e kane kthyer sepse nuk i ka pasur keto dokumente.


    Dy ditët e fundit në kufirin shqiptaro-grek janë kthyer tre shtetas shqiptar, me dokumentacion të rregullt, vetëm dhe vetëm pse kanë lindur në Çamëri. Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet denoncon sot rastet e kthimit në kufi të Avdul Sulejmanit, lindur në Varfanj të Gumenicës në vitin 1933, Myfit Rakipit lindur në Sklavë të Filatit në vitin 1935 dhe Sulltane Bajramit lindur në vitin 1940.

    Myfit Rakipi dhe Avdul Sulejmani, i cili ka qenë për vite me rradhë kryetar i shoqatës Çamëria për Durrësin dhe nënkryetar i përgjithshëm i saj, janë kthyer dje paradite në pikëkalimin kufitar të Qafë Botës. Ata kishin të gjitha dokumentet e kërkuara nga udhëzimi i Bashkimit Evropian, përfshi edhe një shumë të mjaftueshme të hollash. Pasi u është konfirmuar se kanë të drejtë të hyjnë në Greqi, oficerët grekë kanë vërejtur se vendlindja e tyre ishte përkatësisht Sklavë dhe Varfanj, dy fshatra të Çamërisë dhe i kanë kthyer.


    Sulltane Bajrami është kthyer në pikëkalimin kufitar të Kakavijës. Bajrami ka leje qëndrimi afatgjatë në SHBA, duke qenë mbajtëse e Green Card, që sipas legjislacionit grek lejon hyrjen në Greqi. Oficerët e kufirit sapo kanë vërejtur vendlindjen e saj Çamëri nuk e kanë lejuar të kalojë kufirin.

    Ne shpresojmë që këto incidente të mos jenë një politikë shtetërore në vendin fqinj për të mos lejuar shqiptarët që kanë lindur në Çamëri dhe që janë dëbuar me anë të genocidit dhe spastrimti etnik të vizitojnë shtetin grek.

    Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet i bën thirrje Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, z. Edmond Haxhinasto dhe trupit diplomatik shqiptar që të reagojnë ndaj këtyre rasteve dhe t’i japin fund heshtjes kur shkelen të drejtat e qytetarëve shqiptarë.

    PDIU i bën thirrje shtetit grek që të ndryshojë qëndrimin e vetë dhe të përqafojë parimet e organizmit në të cilin bën pjesë, Bashkimit Evropian. Veprime të tilla janë të patolerueshme për një shtet evropian.

    Situata të tilla nuk duhet të përsëriten më. Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet rikonfirmon qëllimin e saj për një vizitë turistike në Çamëri me të gjithë të moshuarit që kanë lindur në ato troje, sipas të gjitha rregullave në fuqi.

    Në rast përsëritjeje të këtyre incidenteve, Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet është e detyruar të përshkallëzojë reagimin e saj nëpërmjet protestave masive dhe thirrjes ndaj qytetarëve shqiptarë që të bojkotojnë çdo produkt grek në tregun vendas.


    fajin e kane ata langaraqet e frances dhe italise qe duan ti ndryshojne rregullat e chengenit.
    Ziti fajin e kane keta te tre (e shume te tjere) qe linden ne nje vend qe "s'ekziston", te vene edhe ty ne siklet.. te kthejne ne xhongler te fjales.. me kupton drejt apo jo..

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e skipetar
    Anëtarësuar
    07-12-2006
    Postime
    719
    Grekte marrin vesh vec kur Shqiptarte te ngrehin zhag per mjekrre e te qesin jashte prej Shqipnise Janullumpirin bashke me krejt Grekte. edhe mo asni Grek mos me e lone me shkel knej Preveze. Grekte, zvarranikat e shkretinave t'Arabise jon met me e nal dikon heu robte e krejt cka kane, e edhe kryqin, jau permjerdhsha.

    kush te don le te mer vesh se nuk jom tuj e sha fene e atyne si jone te fese Ortodokse sikur Imzot Fan Noli.

  8. #8

    pak ndihmë nëse ka mundësi

    Citim Postuar më parë nga [PaRTiZoNi] Lexo Postimin
    KAKAVIJE- Një grua nuk është lejuar të kalojë sot nga pika e kalimit kufitar të Kakavijës, për në Greqi, pasi në dokumentat e saj shkruhej; vendlindja: Çamëri. Sulltane Bajrami, 71 vjeç nuk u lejua të hynte në Greqi, ndërsa po shkonte për të vizituar djalin e saj të sëmurë.
    Në një reagim të pak minutave më parë, "Aleanca Kuq e zi" shprehu shqetësimin për incidentin, dhe sjelljen e policisë kufitare greke, ndërsa bëri thirrje që shteti grek të respetktojë kushtet e shengenit.

    Shekulli
    A ka mundësi të di kush e ka lëshuar këtë pasaportë ( është shqiptare, pra, apo greke ).
    Në shikim të parë nuk po më duket se është pasaportë e rregullt!! Është hera e parë që lexoj për toponimin "Camëri" ( si emër qyteti ) ,ndërkaq si krahinë, po? UNë besoj askujt nuk i shkruan në një dokment vendlindja si emër krahine, ta zëmë: Mirditë, Mat, Drenicë etj etj.
    postuesi i temës është adshur ta shkruante qartë: Plakës, ta zëmë NN, 71 vjece, e lindur në Lazarat të Gjirokastrës, me pasaportë shqiptare ( greke ) nuk iu lejua hyrja në Greqi.....
    se nuk po kam kohë të shkruaj më shumë

    P.S: Mos i fryni gjerat jashtë masës . SIllni shkrimet e plota dhe jo gjysmake!
    Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 26-04-2011 më 08:28
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Sofi _
    Anëtarësuar
    09-04-2011
    Postime
    494
    Citim Postuar më parë nga projekti21_dk Lexo Postimin
    A ka mundësi të di kush e ka lëshuar këtë pasaportë ( është shqiptare, pra, apo greke ).
    Në shikim të parë nuk po më duket se është pasaportë e rregullt!! Është hera e parë që lexoj për toponimin "Camëri" ( si emër qyteti ) ,ndërkaq si krahinë, po? UNë besoj askujt nuk i shkruan në një dokment vendlindja , ta zëmë: Mirditë, Mat, Drenicë etj etj.
    Projekt, vendlindja (psh Vlore, Shkoder etj) shenohet ne pasaportat shqiptare. Nuk e di per ato biometriket se ende s'e kam marre timen.

    Te them te drejten dhe une u cudita qe thuhet "Cameri" per vendlindjen e zonjes ne fjale se nuk ka qene qender administrative por krahine....njesoj si te thuhej vendlindja "Laberi" - nuk shenohet ne kete menyre pra.

  10. #10
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anëtarësuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bëhen qinglat
    Postime
    1,527
    Te them te drejten dhe une u cudita qe thuhet "Cameri" per vendlindjen e zonjes ne fjale se nuk ka qene qender administrative por krahine....njesoj si te thuhej vendlindja "Laberi" - nuk shenohet ne kete menyre pra.
    Po te duash te sjell dok.shqiptar dhe te shtetit ku personi eshte rezident ...... eshte cilesuar vendlindja ne kete forme "Margelliç Çameri".Kur te kem kohe edhe mund ti sjell..

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Sofi _
    Anëtarësuar
    09-04-2011
    Postime
    494
    Citim Postuar më parë nga EDLIN Lexo Postimin
    Po te duash te sjell dok.shqiptar dhe te shtetit ku personi eshte rezident ...... eshte cilesuar vendlindja ne kete forme "Margelliç Çameri".Kur te kem kohe edhe mund ti sjell..
    OK, nese mund ta sjellesh, qofte dhe per kuriozitet apo per te sqaruar situaten, faleminderit.

    Cfare gjuhe eshte kjo: "Margelliç Çameri" (apo eshte emer fshati? me fal po s'e njoh fare...) dhe ne cfare pasaporte figuron? Apo s'eshte pasaporte?

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e Linda5
    Anëtarësuar
    03-10-2007
    Postime
    7,276
    Citim Postuar më parë nga Sofi _ Lexo Postimin
    OK, nese mund ta sjellesh, qofte dhe per kuriozitet apo per te sqaruar situaten, faleminderit.

    Cfare gjuhe eshte kjo: "Margelliç Çameri" (apo eshte emer fshati? me fal po s'e njoh fare...) dhe ne cfare pasaporte figuron? Apo s'eshte pasaporte?

    Margëlliç ose Margëllëç, (greqisht: Margarítion[Μαργαρίτιον]), është fshat në Qarkun e Çamërisë ose 'Thesprotia.

    Babai im ka lindur ne Çameri dhe pikerisht ne fshatin Margëlliç,dhe ka qen 6 vjeç kur ka ardhur ne Shqiperi.

    Kurse për pashaportën, babai im e ka Shqiptare dhe biometrike dhe vendlindja është e shkruajtur Margëlliç dhe JO Çamëri.

    Me vjen keq per kte grua,qe nuk ka arritur te shkoje dhe te shikoj djalin e saj te semure.

    Greku duhet ta mendoje mire kte gje,sepse do vij dita qe Çamerija do i kthehet Shqiperise.

    Jam krenare qe jam Çame
    Ndryshuar për herë të fundit nga Linda5 : 26-04-2011 më 10:11
    Wir leben alle unter dem gleichen Himmel, aber wir haben nicht alle den gleichen Horizont.

  13. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-12-2005
    Postime
    538
    Replike per te gjithe dhe vecanerisht per projektuesin dhe Teta Sofine.
    Me sa po shof ketu ka dy soje nga ata qe duan te behen arbitra kot se koti. Kategoria e pare jane ata qe mbase nuk kane njohuri te mjafta per kete problem dhe ngaterrojne Lazaratin psh me nje Krahine te gjithe qe mund te jete me e madhe se Laberia ku bejne pjese historikisht dhe lazot ( se sot vallaj skan as din as iman dhe paraqiten si shtet me vete...) Gjithsesi duket dhe kuptohet qe keta jane tanet por..nuk dine aq shume ose dine pak me shume se shtetaret tane.
    Ne pjesen e dyte hyjne turbulluesit, ata qe e kane per hoby te jene antishqiptar ose paguhen per kete. Sa shume armiq kemi nde mes tene...
    O njerez mesojeni dhe mereni vesh qe Camerit jane debuar me dhune nga Greqia ne fund te luftes se dyte , ne rremuje e siper vetem e vetem per ta zbardhur Camerine nga myslimanet. Dhe erdhen keta Camet e gjore me ca trasta me buke e rroba, me ca tapi neper duar dhe ca pasaporta greke nde duar dhe ligjerisht ishin nenshtetas grek me kombesi shqiptare te debuar me dhune si " bashkepunetor" te Jermanit. Dhe Enveri i priti dhe i strehoi ta themi per hir te se vertetes por..diku atje pas provokacioneve greke te 49 , qe i bie nga viti 53 , i mblodhi dhe i dogji ato pasaporta dhe i paisi keta pleq , plaka e femije me ca te reja. Dhe cfar do vihesh per vendlindje ne to? A thua te vihesh Lazarat?, Kuc? Bence? U gjet nje zgjidhje : emri i fshatit dhe Greqi. Psh : Margellic - Greqi, Paramithi- Greqi, Filat- Greqi. Dhe keto pasaporta i kam pare vete me syte e mi. Me pas siduket u pa e arsyeshme qe te hiqej se di perse edhe fjala Greqi dhe u be: Margellic-Cameri, Paramithi-Cameri.
    Kjo eshte historia dhe e verteta, te tjerat jane histori me zhurmues.
    Ne thelb asgje ska ndryshuar.
    Ata egzistojne, ata e kane te shkruar ne ball e ne pasaporte qe jane Camer.
    Ata i njohin dhe i mirseardhin guret, livadhet, ullinjte tane pleq, malet, anedetet kur i afrohen Camerise. Ato vene buzen ne gaz dhe hellin valle per te zotet e tyre.
    Atye akoma ju tremben greket ne kufi dhe me tej.
    Ata vazhdojne kthehen si te pa desheruar..dmth qe ata Egzistojne.
    Dmth problemi Cam Egziston dhe nuk eshte cfarrosur ashtu sic ata pretendojne.
    A nuk eshte ky nje bumerang politik per qeveritaret grek dhe qe verteton ate qe ata e mohojne cdo dite?
    Cameria ka filluar te dale nga endra. Cameria po preket me dore. Cameria eshte nje vater qe akoma ka zjarm dhe therret e therret.
    Fol Edlin
    Fol moj Linda
    Haj te flasim te gjithe
    Ndryshuar për herë të fundit nga djaliepirotas : 26-04-2011 më 16:14
    Heeej
    Shqipëria është e Bukur
    Shqipëria është më e Madhe.....

  14. #14
    ►ⓣⓘ®ⓞɳ©◄™ Maska e [PaRTiZoNi]
    Anëtarësuar
    19-02-2009
    Vendndodhja
    ▬►ⓋⓛⓅ◄▬
    Postime
    2,531
    Citim Postuar më parë nga projekti21_dk Lexo Postimin
    P.S: Mos i fryni gjerat jashtë masës . SIllni shkrimet e plota dhe jo gjysmake!
    Nqs ty të duken të fryra , jo se i kam fry un se është artikull i marrë nga Gazeta Shekulli, ik ankohu gazetarit që e ka shkruajtur. Pastaj ça do më të qartë ti, kur s'kan lën të kaloj 1 plakë 71 vjeçe imagjino çunat e rinj që s'bëhet fjalë. Ku e kishin problemin që se lanë apo do dilte prostitutë ajo plaka , apo do vidhte. Që jan shtet pler grekët ktë e dimë të gjithë po ama mos i dilni n'krah aty kur nuk i kemi faj. Mos të lësh një nënë të shkoj te djali që e ka të sëmurë është krim.
    Pogba, Pogba l'hano visto nella spiaggia che diceva VU CUMPRA


  15. #15
    i/e regjistruar Maska e Sofi _
    Anëtarësuar
    09-04-2011
    Postime
    494
    Citim Postuar më parë nga Linda5 Lexo Postimin
    Margëlliç ose Margëllëç, (greqisht: Margarítion[Μαργαρίτιον]), është fshat në Qarkun e Çamërisë ose 'Thesprotia.

    Babai im ka lindur ne Çameri dhe pikerisht ne fshatin Margëlliç,dhe ka qen 6 vjeç kur ka ardhur ne Shqiperi.

    Kurse për pashaportën, babai im e ka Shqiptare dhe biometrike dhe vendlindja është e shkruajtur Margëlliç dhe JO Çamëri.

    Me vjen keq per kte grua,qe nuk ka arritur te shkoje dhe te shikoj djalin e saj te semure.

    Greku duhet ta mendoje mire kte gje,sepse do vij dita qe Çamerija do i kthehet Shqiperise.

    Jam krenare qe jam Çame
    OK, faleminderit Linda, s'e kisha idene qe egzistone nje fshat me kete emer ne Cameri.

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e Sofi _
    Anëtarësuar
    09-04-2011
    Postime
    494
    Citim Postuar më parë nga djaliepirotas Lexo Postimin
    Replike per te gjithe dhe vecanerisht per projektuesin dhe Teta Sofine.
    Perse te duket cudi qe njerezit mund te mos e dine se ku apo cfare eshte Margellici apo se si shenohen vendlindjet e Cameve te lindur ne Cameri neper pasaporta? Ja pra qe ka dhe raste qe nuk e dine.

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e shitesi
    Anëtarësuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    ne frymemarrjen time
    Postime
    1,069
    Meqense u liruan dhe vizat minimalja qe duhet bere eshte qe secili te identifikoj token e vet ta kqyri mire ate qe ja ka zene dhe pastaj ti flasi me te mire ta lere token.
    Po nuk e la ne qaf paste veten.
    Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e shitesi
    Anëtarësuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    ne frymemarrjen time
    Postime
    1,069
    Citim Postuar më parë nga Ziti Lexo Postimin
    kjo gruajo kur shkon ne greqi duhet te kete siguracionet, adresen ku do shkoj, bileten vajtje-ardhje. e kane kthyer sepse nuk i ka pasur keto dokumente.
    Shkaku ka qene vendlindja ato qe thoni ju i ka pasur.
    Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    kjo grua bashke me partine e muhos e te idrizit.. mir eshte te vene ne bruksel.. e aty te der e parlamentit europian ti thone.. europes..
    ja ku e kini nje shtet fondamentalist.. greqi i thonë.. qe ska mesuar asgje as nga filozofija e antikitetit.. e as nga e juaja.. o bruksel..



    ..

  20. #20
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-12-2005
    Postime
    538
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    kjo grua bashke me partine e muhos e te idrizit.. mir eshte te vene ne bruksel.. e aty te der e parlamentit europian ti thone.. europes..
    ja ku e kini nje shtet fondamentalist.. greqi i thonë.. qe ska mesuar asgje as nga filozofija e antikitetit.. e as nga e juaja.. o bruksel..



    ..
    Po qeveria jone mo Brari cduhet te beje? Sikur larg qofte nje cfaredo shtetas grek te ndalonet ne kufi qe thua ti..atehernaj benet nami. Nami po te them, germonen aktet nderkombetare te te drejtave te njerzve, germonet historia, miqesia e ku e di une se cfare tjeter . Dhe me e pakta eshte qe Ministria jone e Perjashtme do kerkonte falje per kete "incident" . Dhe kryeministri patjeter do kish vajtur per " vizite " nde Qimare sa per nje resme me Bollanon per te deshmuar miqesine, krushqine etj etj.
    Te lutem Brar caktonju ndonje detyre shtepie edhe ketyre taneve ne pushtet.
    Ndryshuar për herë të fundit nga djaliepirotas : 30-04-2011 më 12:02
    Heeej
    Shqipëria është e Bukur
    Shqipëria është më e Madhe.....

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •