E diel 24 Prill 2011

Zėvendėskryeministrja Edita Tahiri ka hedhur poshtė mundėsinė qė ndarja e Kosovės tė jetė pjesė e bisedimeve me palėn serbe.

Deklaratat e Borko Stevanovicit pėr kėtė ēėshtje, ajo i quan provokim dhe propagandė qė mund tė rrezikojnė stabilitetin e rajonit. Zyrtari i Departamentit Amerikan tė Shtetit, Thomas Countryman, po ashtu tha se ndarja nuk do tė jetė nė tryezė.

Beogradi ka nisur tė luajė me letra hapur nė bisedimet ndėrmjet Kosovės dhe Serbisė.

Shefi i delegacionit serb nė kėto bisedime, Borko Stevanovic nuk e ka fshehur dėshirėn e Serbisė qė gjatė kėtij procesi tė bisedojė me palėn kosovare edhe pėr ndarjen e Kosovės.

Ky opsion kohė pas kohe shfaqet nė Beograd, pėrderisa Prishtina vazhdimisht e ka pėrjashtuar mundėsinė e ndarjes.

Dy ekipet e bisedimeve tashmė kanė mbajtur disa raunde dialogu nė Bruksel, nėn ndėrmjetėsimin e zyrtarėve tė BE’sė, por aktualisht nuk ėshtė shėnuar ndonjė rezultat pėr tė ashtuquajturat ēėshtje teknike.

Kreu i ekipit serb, i cili kohė pas kohe paralajmėron se dy palėt do ta diskutojnė edhe ēėshtjen e statusit, thotė se Serbia ėshtė e gatshme tė diskutojė edhe pėr ndarjen e Kosovės.

"Ne jemi tė lirė tė bisedojmė pėr ēdo gjė dhe nga unė kurrė nuk do tė dėgjoni ‘jo, kjo ėshtė absolutisht e papranueshme dhe pėr kėtė s’mund tė flasim’. Mendoj se edhe pala tjetėr duhet t'ia pėrshtasė qasjen kėrkimit tė zgjidhjeve, e jo tė synojė konfirmimin tonė pėr tė ashtuquajturėn pavarėsi tė tyre, sepse atė kurrė nuk do ta fitojė", ka thėnė Stevanovic, tė shtunėn, pėr gazetėn beogradase “Blic”.

Por, njė propozim i tillė ėshtė pėrjashtuar menjėherė nga shefja e delegacionit tė Kosovės nė bisedime, Edita Tahiri, e cila deklaratat e Stevanovic i ka cilėsuar tė dėmshme pėr stabilitetin rajonal.

“Dihet qartė qėndrimi ynė. Koncepti i dialogut ėshtė pėr ēėshtje teknike dhe asnjėherė nuk do tė pranohen temat politike. Mund tė them se idetė e tilla qė kanė ardhur nga Serbia dhe z. Stefanovic janė ide destabilizuese pėr rajonin. Ne si Qeveri e Republikės sė Kosovės udhėhiqemi me politika progresive, pėr tė forcuar stabilitetin dhe paqen nė rajon, fqinjėsinė e mirė, si rrugė pėr integrime evropiane dhe euroatlantike”, ka thėnė Tahiri nė njė prononcim pėr Express, tė shtunėn.

Ajo ka mohuar qė gjatė takimeve me palėn serbe tė ketė pasur tendenca pėr tė diskutuar temėn e ndarjes.

“Jo, nuk ka pasur tendenca tė tilla, sepse qė nga takimi i parė – edhe njė herė, pra, tė gjitha palėt kanė konfirmuar qė kanė pranuar konceptin pėr njė dialog teknik, qė adreson ēėshtjet praktike”, ka thėnė Tahiri.

“Unė ia kam thėnė z. Stevanovic pas vizitės nė Kosovė dhe deklaratave tė tilla tė pamatura, qė nuk i kontribuon suksesit tė dialogut njė retorikė propagandistike mediave, sepse qėllimi i dialogut ėshtė pėrmirėsimi i jetės sė qytetarėve dhe afrimi i tė dyja vendeve me BE’nė, por edhe rritja e bashkėpunimit rajonal”, ka shtuar Tahiri.

Pėr mė tepėr, zėvendėskryeministrja Tahiri i quan provokuese deklaratat e shefit tė delegacionit serb.

“Deklaratat e tilla provokuese janė tė dėmshme pėr dialogun dhe unė mendoj se nė kėtė rast z. Stefanovic duhet tė jetė mė i pėrgjegjshėm pėr t’i dhėnė kontribut suksesit tė dialogut”.

Tahiri ka thėnė, po ashtu, se deklaratat e Stevanovicit janė vetėm pėr konsum tė brendshėm politik.

“Por ata e dinė qartė – edhe z. Stefanovic, edhe Qeveria serbe se dialogu qė ka nisur nė Bruksel ka karakter ekskluziv teknik dhe pėr kėtė ata janė pajtuar paraprakisht. Sikur qė jemi pajtuar edhe ne, edhe BE’ja. Fundja, edhe rezoluta e Asamblesė sė Pėrgjithshme e OKB’sė flet pėr njė dialog pėr ēėshtje praktike nė interes tė pėrmirėsimit tė jetės sė qytetarėve dhe nė interes tė pėrafėrmit tė tė dyjave vendeve me BE’nė”, ka thėnė Tahiri.

Pėr ēėshtjen e ndarjes ka folur edhe zyrtari i Departamentit tė Shtetit, Thomas Countryman, duke pėrjashtuar kėtė opsion.

“Ēėshtja e ndarjes apo e territorit nuk ėshtė nė tavolinėn e dialogut dhe nuk do tė jetė nė tavolinė. Kėtė e kanė pasur tė qartė tė dyja palėt para se tė fillonte dialogu. Ekziston njė numėr ēėshtjesh praktike nė veriun e Kosovės, qė duhet tė diskutohen dhe mbi tė cilat mund tė ketė pėrparim”, ka thėnė Countryman pėr Radion Europa e Lirė.

Zėvendėskryeministrja Tahiri, duke komentuar rreth deklaratave tė Countrymanit, ka theksuar se kjo ėshtė njė porosi e qartė pėr Beogradin.

“Mendoj se Countryman i ka dhėnė porosinė e qartė Beogradit, pra nė kėtė mendim ėshtė SHBA’ja dhe BE’ja, qė ėshtė koha qė shtetet nė rajon tė ndėrtojnė marrėdhėnie tė fqinjėsisė sė mirė dhe t’i lėnė anash politikat e vjetra hegjemoniste”, ka thėnė ajo.

Kosova [/COLOR]dhe Serbia i kanė nisur bisedimet teknike me ndėrmjetėsimin e BE’sė, por analistė dhe ekspertė kanė paralajmėruar se takimet Prishtinė-Beograd mund tė ndėrrojnė kahje dhe tė dalin nė rrafshin politik.

Edhe pse Kosova deri mė tash ėshtė njohur nga 74 vendet kryesore tė botės, Serbia vazhdon tė mos e njohė realitetin e krijuar nė shkurt tė vitit 2008./express/