Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 80
  1. #1
    Perjashtuar Maska e Marmara
    Anëtarësuar
    12-06-2003
    Vendndodhja
    Ne Rrugen e Zotit
    Postime
    229

    Turqia konkurrencë e fortë e BE-së në Ballkan

    BE ka shtuar shqetësimet mbi dominimin e vazhdueshëm të Turqisë në Ballkan, përmes investimeve strategjike, bëjnë të ditur burime pranë Brukselit.

    E diel 24 Prill 2011 14:25
    Bashkimi Evropian (BE) ka vërejtur seTurqia po vazhdon sistematizimin e saj në Ballkan, por nga ana tjetër, Brukseli ende nuk ka definuar ndonjë plan për shtetin turk, i cili dekada të tëra i ka të mbyllura dyert për të qenë anëtare e plotë e familjes evropiane.

    Përhapja e Turqisë në Ballkan ka vërshuar të tërë regjionin, shkruan analiza strategjike. Marrëveshja e ashtuquajtur “Lëvizje e Lirë” të cilën kanë nënshkruar dhjetë shtete të Ballkanit (përjashtuar Kosovën) ka mundësuar Turqisë që të merr përsipër pikat kryesore të tregtisë, komunikacionit, mineraleve dhe të energjetikës.

    Shuma të cilën Turqia e fitoj përmes tregtisë me shtete e jashtme në vitin 2000 ishte 2,9 miliardë dollarë, ndërsa në vitin 2009, ky numër është rritur në 20 miliardë dollarë.

    Në Maqedoni, kompanitë turke kanë hyrë në tregun e brendshëm, por gjithashtu dominon edhe tregtia dhe shkëmbimi tregtar. Për 20 vite, Aeroportet e këtij vendi janë marrë në koncesion nga kompania turke TAV. Po ashtu e njëjta kompani do të marrë me koncesion edhe Aeroportin e Shtipit.

    Vetëm në Maqedoni, janë hapur brenda vitit mbi 40 banka nga Turqia të cilat kanë filluar të dominojnë para bankave tjera, qoftë atyre nga Maqedonia, apo nga shtete e tjera evropiane. Investime të mëdha nga Turqia në Maqedoni janë duke u bërë edhe në degën e Turizmit.

    Në Shqipëri Turqia ka marrë përsipër ndërtimin e portit të anijeve dhe nëndetëseve, me qëllim që Turqia do të mund ti stacionoj anijet dhe nëndetëset luftarake në këtë port. Po e njëjta është bërë edhe me portin e Vlorës. Kompania e njohur turke Calik ka marrë vrullin drejt dominimit pranë kompanive tjera në Shqipëri. Fjala është për telekomunikimet, telefonitë fikse dhe celulare, si dhe rrjetin e internetit. Po ashtu e njëjta kompani ka hapur Bankën VKT e cila është për nga madhësia e dyta në Shqipëri. Kompanitë Turke realizuan dhe morën përsipër të ndërtojnë dhe menaxhojnë me rrugën e Kombit midis Kosovës dhe Shqipërisë, e cila pati një kosto prej mbi 700 milion euro.

    Në Kosovë, Kompania Turke ka marrë Aeroportin për 20 vite afat, ndërsa në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës, është duke u planifikuar që edhe Korporata Elektroenergjetike e Kosovës të kalojë në duart e një kompanie turke. Dhënia e Postës dhe Telekomit, po ashtu të një kompanie turke tanimë gati është çështje e kryer.

    Në Bosnjë dhe Hercegovinë, Turqia ka marrë 49% të kompanisë shtetërore B&H Airlines, gjë që këto 49 % janë pronë e Turqisë. Po ashtu Turqia ka investuar një pjesë të madhe në infrastrukturën dhe në urbanizëm.

    Interes të madh ka shpallur Turqia për të blerë edhe kompaninë ajrore e mbetur nga ish-Jugosllavia me bazë në Beograd, të ashtuquajturën JAT. Po ashtu planifikimi i Turqisë me Serbinë është bërë që të ndërtohet një Autostradë e cila lidh Serbinë me bregdetin Malazez.

    Interesi i Turqisë për të marrë Aeroportin e Tivarit, sapo është dërguar para Qeverisë Malazeze, ndërsa sapo kjo të jetë përfunduar, Turqia do të kërkoj të marr edhe Aeroportin e Podgoricës.

    Përpos zhvillimeve të cekura, Turqia është duke bërë investime të ndryshme në seksionet private, investime në Infrastrukturë, Universitete dhe objekte të ndryshme. Vetëm për këtë vit është planifikuar që Turqia të investojë mbi 5 Miliardë dollarë në tregjet e huaja, ku ky investim do i sjellë 16% më shumë nga shuma e investuar në kasën shtetërore.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Endless
    Anëtarësuar
    17-08-2007
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    5,119
    me pak fjale mire do benim qe avash avash, ta linim anglishten dhe te fillonim 'cok gyzelin' ne?
    Without deviation from the norm, progress is not possible

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Endless
    Anëtarësuar
    17-08-2007
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    5,119
    apo me e mira fare do ishte sikur te hidhnim e ndonje callm kokes?
    Without deviation from the norm, progress is not possible

  4. #4
    Eshte bere forumi alla-turka. Si eshte e mundur te kete lene turku akoma mbeturinat e tij ne Shqiperi, qe i bejne kaq shume publicitet Turkise??
    Kot me pyt per kuriozitet, ju paguajne gje ndonje cek, keshtu?

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anëtarësuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-këndej
    Postime
    3,131
    Ka nje deshperim te popullsis se Ballkanit sa i perket BE-se.

    Psh. ne Kroaci, vetem 25% e popullsis mendoj se hyrja ne BE esht gje pozitive.

    Ne Zagreb u hoq nga shtulla dhe u dogj fjamuri i BE-se.

    Turqia me heret insistonte qe te futet ne BE , edhe popullsia ishte e disponuar per tu fut. Por sot popullsia turke nuk esht e interesuar dhe per kete diskriminim Turqia e ndryshoi kursin , tani po krijon nje rreth te ri , me shtetet rreth e rrotull saj.
    Shqiperi eshte edhe Cameria

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    607
    bash mir qe ekonomia turke ka marr hov dhe ska te ndalur, kujtoj se shqiperia ka shkembime tregtare me turkin me shum se me qdo vend tjeter sipas shifrave zyrtare shqiperia 45 perqind te produkteve qe eksporton dhe qe importon jan shkembime me turkin, dhe kjo me pelqen personalisht deshiroj qe me turkin te kemi maredhenie te veqanta si ekonomike ashtu edhe politike e kulturore, persa i perket BE turkia eshte tradhetuar nga be 50vjet radhazi se ajo ka vendin ne be kurse pa pritmas i thuhet jo se qenka shumic muslimane sikur nuk e kishin ditur 50vjet me heret evropa thjesht eshte kurv

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    607
    edhe sa u perket shqiptareve hyrja ne be eshte veqse mashtrim dhe as gje tjeter neve na duhet rritje ekonomike dhe nese behemi shtet i fort skemi nevoj te hym ne be kujtoj se zvicrra nuk eshte ne be por atja ka mirqenie sociale po ashtu edhe norvegjia prandaj them se nuk kemi nevoj per evrop se evropa na ka tradhetuar jo 1her por njeqind her edhe kur te futemi ne evrop kush e di qfar tradhetia do na behen

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    607
    edhe diqka mos te harroj pa e cekur ne turki ka hiq me pak se 5milion shqiptar te shperngulur me dhun nga cameria dhe sangjaku, me fjal tjera eshte e pa shmangeshme bashkpunimi shqiptaro turk

  9. #9
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar më parë nga Renea Lexo Postimin
    Ka nje deshperim te popullsis se Ballkanit sa i perket BE-se.

    Psh. ne Kroaci, vetem 25% e popullsis mendoj se hyrja ne BE esht gje pozitive.

    Ne Zagreb u hoq nga shtulla dhe u dogj fjamuri i BE-se.

    Turqia me heret insistonte qe te futet ne BE , edhe popullsia ishte e disponuar per tu fut. Por sot popullsia turke nuk esht e interesuar dhe per kete diskriminim Turqia e ndryshoi kursin , tani po krijon nje rreth te ri , me shtetet rreth e rrotull saj.
    Me shtetet tjera le te krijoje sa te doje rrethe, por ne shqiptaret do te luftojme fort qe ky rreth mos te na kape ne, dhe qe te krijojme rreth me BE e jo me Turqine.

  10. #10
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    20-04-2011
    Postime
    394
    I vetmi shpetim nga asimilimi i shqiptareve nga kthetrat e evropjaneve eshte kthimi i yni nga lindja dtth te bashkepunojme me Turqine , kjo do ishte shume pozitive per shtetin shqiptare , kurse per pakicen e cila eshte pro evropes lirisht mund te shperngulen atje ku deshirojne ,por nuk e di se sa do ti pranojne evropjanet keta shqiptare qe e deshirojne kaq shume evropen .

    Turqia po se po qe eshte fuqi boterore ,por edhe ne aspektin ushtarak eshte fuqi, ajo nuk ka nevoje per evropen , sepse eshte aq e fuqishme sa qe vete evropjanet do te kene nevoje per Turqine .

    BE eshte e krijuar artificialisht dhe ashtu edhe do te shkaterohet dale ngadale

  11. #11
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Citim Postuar më parë nga agimbeluli Lexo Postimin

    Pra kush nuk do turqine te ike nga shqiperia ! kete po thua ti?
    ti i ke then trurit ik pirdhu

    Ps. bobo qenkan bere dhe jevgjit me pc.

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-04-2007
    Vendndodhja
    KUDO DHE ASGJEKUND
    Postime
    837
    Citim Postuar më parë nga Renea Lexo Postimin
    Ka nje deshperim te popullsis se Ballkanit sa i perket BE-se.

    Psh. ne Kroaci, vetem 25% e popullsis mendoj se hyrja ne BE esht gje pozitive.

    Ne Zagreb u hoq nga shtulla dhe u dogj fjamuri i BE-se.

    Turqia me heret insistonte qe te futet ne BE , edhe popullsia ishte e disponuar per tu fut. Por sot popullsia turke nuk esht e interesuar dhe per kete diskriminim Turqia e ndryshoi kursin , tani po krijon nje rreth te ri , me shtetet rreth e rrotull saj.

    jo vetem kroacia por ti ke dhe nje shumice te popullsise te vendeve te BE qe nuk kane dashur te jene ne BE ,p sh ne UK qeveria nuk po ben referendumin per hyrje ne BE pasi e di qe e ka te humbur

    shqipetare jane per hyrjen ne BE pasi kujtojne se do pasurohen ne kurrizin e te tjereve (sic ndodhi me grekun)

  13. #13
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Pa ju futur nacionalizmave, Turqia ka plan konkret për ripushtimin ekonomik të Ballkanit, dhe po ja arrin. Un nuk di kush nuk beson këtu këto që janë shkruar, pak rëndësi ka nga cili person me cilat prirje por është fakt. FYROM-i është e pushtuar nga Turqit, dhe sidomos në zonat ku ka Shqiptarë. Kjo që po shitet si fitim nga disa "shqipe" është katastrofë për ne. Sepse këta njerë biznesin duhet ta kishin kërkuar ta bënin me ne shqiptarët e shqipërisë, jo me turqeninë, por preferuan të kthehen andej. Sigurisht këtu ka dhe faje shteti shqiptar që nuk i garanton "sigurinë" që i garanton Turqia. Shteti shqiptar në shumicën e kohës të postkomunizmit ka qënë një fantazëm për jo vetëm njerëzit e vet, por dhe për gjithë komunitetet shqiptare jashtë kufijve si dhe për diasporën që jeton jashtë e cila pasuritë i numerohen të jenë gjithsej mbi 30-40 bilion Euro.

    Me ato pare, me disa ligje Shqipëria ishte kthyer në Luksemburg dhe ekonomikisht do e kishte zaptuar FYROM-in, mirëpo jo vetëm që kemi lënë Turkun atje, por ne e kemi lënë Turkun të futet përsëri fuqishëm dhe në Shqipëri.

    Ka disa probleme dhe më afatgjatë që kanë të bëjnë me viabilitetin e Europës së Bashkuar, të cilës tani Turqisë as nuk i leverdis të futet dhe shumë shtete që janë po mundohen të dalin. Situata gjeopolitike e jonë po drejtohet frikshëm nga skaji lindor. Kjo vërehet jo vetëm me futjen Turke, por dhe me ndikimin Frëng që dhe ata për vete interesat i kanë patur gjithmonë me Turqinë dhe sidomos Sllavët. Ndikime dhe rryma të tilla komandojnë dhe mediat që përhapin një opinion anti-amerikan dhe anti-perëndimorë.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  14. #14
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar më parë nga agimbeluli Lexo Postimin
    I vetmi shpetim nga asimilimi i shqiptareve nga kthetrat e evropjaneve eshte kthimi i yni nga lindja dtth te bashkepunojme me Turqine , kjo do ishte shume pozitive per shtetin shqiptare , kurse per pakicen e cila eshte pro evropes lirisht mund te shperngulen atje ku deshirojne ,por nuk e di se sa do ti pranojne evropjanet keta shqiptare qe e deshirojne kaq shume evropen .

    Turqia po se po qe eshte fuqi boterore ,por edhe ne aspektin ushtarak eshte fuqi, ajo nuk ka nevoje per evropen , sepse eshte aq e fuqishme sa qe vete evropjanet do te kene nevoje per Turqine .

    BE eshte e krijuar artificialisht dhe ashtu edhe do te shkaterohet dale ngadale
    A mund ta dime sa perqind jane keta qe vdesin per Turqine, bij turqish, haxhiqamila? Jo per gje, por ta dime se sa na duhet te hypim neper anije e t'i nisim per ne Turqi se ne kete toke s'kemi nder mend ta leme. Ashtu sic nuk ia lame turqve ne 1444 e per 500 vjet me rradhe deri sa i iken.

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anëtarësuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-këndej
    Postime
    3,131
    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin
    A mund ta dime sa perqind jane keta qe vdesin per Turqine, bij turqish, haxhiqamila? Jo per gje, por ta dime se sa na duhet te hypim neper anije e t'i nisim per ne Turqi se ne kete toke s'kemi nder mend ta leme. Ashtu sic nuk ia lame turqve ne 1444 e per 500 vjet me rradhe deri sa i iken.
    Leri anijat se sje ti i anijeve, projekt i shrenjt esht ai , i kushtueshem , ja ku i ke ato qe po behen grek ne jug , shpenzimet per udhetim jan me te vogla, ndihmoju atyre te nisen per ne Greqi, i ke ne veri edhe ato qe po martohen me serb , edhe aty afer esht kufiri , nisi per Serbi e Mal te Zi.
    Ose do te presish deri sa te behet republike italiane?

    Spajtohem as un me Agimin , ne do te provojm te hyjm ne BE, por jo pasi qe tna zhveshin nga gjithcka qe esht e jona dhe gjithashtu duhet te kemi miqsi me blloqe alternative.
    Le te bejm ne politik dhe jo te tjeret te bejn politik me ne, ti shfrytezojm mundesite.

    Qe kan fillu te na zhveshin, kjo po shifet, Greqia na ka kushtezuar maksimum , jo eshtrat e ushtarve , jo kufiri detar, gjuha greke , kisha ortodokse ... ndersa Shqiperia sesht asgjekundi per tu fut ne BE, as nuk po bohet aj llaf.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Renea : 24-04-2011 më 17:49
    Shqiperi eshte edhe Cameria

  16. #16
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    04-02-2003
    Postime
    444
    Pse beheni racista c'fare te keqe ka neqoftese Turqia ka mundesi dhe investon ne Ballkan.
    Sa kohe qe Turqia mbetet nje shtet laik dhe nuk perpiqet te na rikthej ferexhete tek grate,ku eshte problemi.Persa i perket mesimit te gjuhes turke,femijet dhe te rinjte ne Shqiperi me sa di une vrapojne nga kursi ne kurs per te mesuar nga kater pese gjuhe perendimore,pse mos mesojne dhe turqishten.Fundi i fundit horizonti ka kater drejtime dhe jo vetem nje: Lindje,Perendim,Veri,Jug!!!
    Qe turqit po investokan edhe ne portet e Shqiperise,bukur fare.
    Po te vazhdojne grekerit te refuzojne rikthimin e Camerise si pjese e territorit te Shqiperise,Turqia si vend qe ne shekullin e 20te ka praktikuar kercellitjen e dhembeve kundrejt Greqise mbetet potencialisht aleate e rendesishme i Shqiperise.Dhe as Shqiperia as Turqia nuk kane nevoje te nxitojne e te dalin nga NATO per t'i marre Greqise me hir apo me pahir ate qe j'u takon!!!
    Marredheniet mes Shqiperise dhe Turqise besoj vetem se do te permirsoheshin neqoftese Turqia nuk perpiqet te fshije Skenderbeun nga librat e historise te shkollave shqiptare,dhe neqoftese diplomatet turq do t'i kerkonin falje publikisht popullit shqiptar per Aktet e Genocidit te kryera kundra popullit shqiptar ne te kaluaren,dhe vecanerisht per eliminimin e qellimshem te elites shqiptare gjate kohes se sundimit turk ne Shqiperi(Masakra e pabese e Manastirit 9 gusht 1930 etj)
    Mendoj se sa me teper progres te beje Turqia drejt laicitetit dhe vecanerisht drejt emancipimit te femres ne vendin e saj,aq me teper do te shtoheshin premisat e aleances midis Shqiperise dhe Turqise

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e Drenica 97
    Anëtarësuar
    19-07-2009
    Vendndodhja
    KOSOVE
    Postime
    1,092
    BE&USA po e humbin garen nga Kina e cila me hov po dominon ne Azi dhe Afrike,per forcimin e ekonomive si Kina,Brazili,Turqia fajtor jane vet BE&USA keta tregoin prralla per qeverisje te mire liri demokraci e me te gjitha mjetet perkrahin politika korruptive neokolonialiste,rasti me i mire per kete jane Shqiperia&Kosove ne e pranuam demokracin pa hezitim,disponimi i popullit mbi 90% PRO perendimor e keta kapadait instaluan KORRUPCIONIN.Perendimorve ju intereson vetem pervetsimi i sektorve strategjik te ekonomise minierat,bankat,telekomunikacioni,per investime ne infrastrukture,bujqesi,manifaktur as nuk duan te ndegjoin.
    FERONIKELIN ne Kosove e kan "privatizu" (vjedhe) me gjithe miniera per 30 milion euro,vlera e shkritores ka qen 200 milion $ minierat e nikelit te verifikuara mbi 10 miliard $,ne te njejten menyre duan ta "privatizoin" TREPCEN.
    Sot shkritorja e feronikelit punon pa e plotesu asnje kriter mjedisor,e keta europianet na tregoin prralla per standardet europiane,padin e komunes se DRENASIT kunder FERONIKELIT per demtimin e mjedisit drejtsia e euleshit e ka humbur dikun.

  18. #18
    -
    Anëtarësuar
    21-01-2009
    Vendndodhja
    -
    Postime
    2,081
    Si tha dikush ketu "Turqia eshte fuqi boterore".
    Humor anadolli.
    -

  19. #19
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anëtarësuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876
    Citim Postuar më parë nga OPARI Lexo Postimin
    jo vetem kroacia por ti ke dhe nje shumice te popullsise te vendeve te BE qe nuk kane dashur te jene ne BE ,p sh ne UK qeveria nuk po ben referendumin per hyrje ne BE pasi e di qe e ka te humbur
    mesohen shume lajme te reja dhe te cuditshme ketu ne forum...
    kam pasur gjithmone bindjen se britania e madhe ka disa dekada qe ka hyre ne BE.

    Citim Postuar më parë nga agimbeluli Lexo Postimin
    I vetmi shpetim nga asimilimi i shqiptareve nga kthetrat e evropjaneve eshte kthimi i yni nga lindja dtth te bashkepunojme me Turqine
    me korene e jugut me mire. apo me japonine sa te cohet ne kembe. edhe me ne lindje po te jete e mundur.
    tuvalu si te duket. eshte majaftueshem ne lindje per ty?
    cili eshte ky asimilim europian i shekullit XXI te cilit ti po i frikesohesh???
    jam pro nje bashkepunimi me turqine, por te frikesohesh nga "asimilimi europian" eshte marrezi.
    po nga asimilimi turk, nuk frikesohesh?
    Vasudhaiva Kutumbakam

  20. #20
    Citim Postuar më parë nga the admiral Lexo Postimin
    mesohen shume lajme te reja dhe te cuditshme ketu ne forum...
    kam pasur gjithmone bindjen se britania e madhe ka disa dekada qe ka hyre ne BE.
    Prit se je heret, se c'a ke me nigju deri n'darke ketu prej ketyne "specialistave te se drejtes europiane". Me siguri do kene hanger sapun turk, "duru sapun cok sapun" dhe eshte duke ba efektin e vet.
    Ngaqe Britania nuk ka pranu me perdore Euron si monedhe zyrtare, kta kujtojne se nuk ka hy hala ne BE. E kane ba trunin si mall turk.

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •