Postuar më parë nga
Marmara
BE ka shtuar shqetësimet mbi dominimin e vazhdueshëm të Turqisë në Ballkan, përmes investimeve strategjike, bëjnë të ditur burime pranë Brukselit.
E diel 24 Prill 2011 14:25
Bashkimi Evropian (BE) ka vërejtur seTurqia po vazhdon sistematizimin e saj në Ballkan, por nga ana tjetër, Brukseli ende nuk ka definuar ndonjë plan për shtetin turk, i cili dekada të tëra i ka të mbyllura dyert për të qenë anëtare e plotë e familjes evropiane.
Përhapja e Turqisë në Ballkan ka vërshuar të tërë regjionin, shkruan analiza strategjike. Marrëveshja e ashtuquajtur “Lëvizje e Lirë” të cilën kanë nënshkruar dhjetë shtete të Ballkanit (përjashtuar Kosovën) ka mundësuar Turqisë që të merr përsipër pikat kryesore të tregtisë, komunikacionit, mineraleve dhe të energjetikës.
Shuma të cilën Turqia e fitoj përmes tregtisë me shtete e jashtme në vitin 2000 ishte 2,9 miliardë dollarë, ndërsa në vitin 2009, ky numër është rritur në 20 miliardë dollarë.
Në Maqedoni, kompanitë turke kanë hyrë në tregun e brendshëm, por gjithashtu dominon edhe tregtia dhe shkëmbimi tregtar. Për 20 vite, Aeroportet e këtij vendi janë marrë në koncesion nga kompania turke TAV. Po ashtu e njëjta kompani do të marrë me koncesion edhe Aeroportin e Shtipit.
Vetëm në Maqedoni, janë hapur brenda vitit mbi 40 banka nga Turqia të cilat kanë filluar të dominojnë para bankave tjera, qoftë atyre nga Maqedonia, apo nga shtete e tjera evropiane. Investime të mëdha nga Turqia në Maqedoni janë duke u bërë edhe në degën e Turizmit.
Në Shqipëri Turqia ka marrë përsipër ndërtimin e portit të anijeve dhe nëndetëseve, me qëllim që Turqia do të mund ti stacionoj anijet dhe nëndetëset luftarake në këtë port. Po e njëjta është bërë edhe me portin e Vlorës. Kompania e njohur turke Calik ka marrë vrullin drejt dominimit pranë kompanive tjera në Shqipëri. Fjala është për telekomunikimet, telefonitë fikse dhe celulare, si dhe rrjetin e internetit. Po ashtu e njëjta kompani ka hapur Bankën VKT e cila është për nga madhësia e dyta në Shqipëri. Kompanitë Turke realizuan dhe morën përsipër të ndërtojnë dhe menaxhojnë me rrugën e Kombit midis Kosovës dhe Shqipërisë, e cila pati një kosto prej mbi 700 milion euro.
Në Kosovë, Kompania Turke ka marrë Aeroportin për 20 vite afat, ndërsa në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës, është duke u planifikuar që edhe Korporata Elektroenergjetike e Kosovës të kalojë në duart e një kompanie turke. Dhënia e Postës dhe Telekomit, po ashtu të një kompanie turke tanimë gati është çështje e kryer.
Në Bosnjë dhe Hercegovinë, Turqia ka marrë 49% të kompanisë shtetërore B&H Airlines, gjë që këto 49 % janë pronë e Turqisë. Po ashtu Turqia ka investuar një pjesë të madhe në infrastrukturën dhe në urbanizëm.
Interes të madh ka shpallur Turqia për të blerë edhe kompaninë ajrore e mbetur nga ish-Jugosllavia me bazë në Beograd, të ashtuquajturën JAT. Po ashtu planifikimi i Turqisë me Serbinë është bërë që të ndërtohet një Autostradë e cila lidh Serbinë me bregdetin Malazez.
Interesi i Turqisë për të marrë Aeroportin e Tivarit, sapo është dërguar para Qeverisë Malazeze, ndërsa sapo kjo të jetë përfunduar, Turqia do të kërkoj të marr edhe Aeroportin e Podgoricës.
Përpos zhvillimeve të cekura, Turqia është duke bërë investime të ndryshme në seksionet private, investime në Infrastrukturë, Universitete dhe objekte të ndryshme. Vetëm për këtë vit është planifikuar që Turqia të investojë mbi 5 Miliardë dollarë në tregjet e huaja, ku ky investim do i sjellë 16% më shumë nga shuma e investuar në kasën shtetërore.
Krijoni Kontakt