Shkup, 22 prill - Emri dhe vepra e Ali Ahmetit është ngusht e lidhur me veprimtarëinë e Ali Ajetit, Zahir Pajaziti, me vëllezërit Haradinaj, por edhe komandantit legjendar Adem Jashari. Kështu ka deklaruar shkrimtari Bedri Islami në promovimin e sotëm të librit “I vërteti (Ali Ahmeti)” që u bë në ndërtesën komunale në Çair. “Jo rastësisht dy ditë para lufte telefonata e Adem Jasharit është me Ali Ahmetin”, tha Islami në këtë promovim. Ai shtoi se ka qenë në dilemë nëse mund të bëhet ose jo libër për veprën e një njeriu të gjallë.
“A mund të bëhet libër për një njeri të gjallë? Mund të bëhet për dy arsye themelore: Ajo që kam shkruar për Ali Ahmetin nuk mund të zhbëhet më, ajo që ka bërë deri në atë periudhë që është shkruar libri nuk mund të zhbëhet më ajo ka ngel në historinë e kombit tonë, UÇK e Kosovës dhe UÇK-ja Kombëtare ai është themelues i tyre dhe ajo ushtri nuk mund të zhbëhet”, deklaroi Islami.
Islami është mik shumëvjeçarë I ish komandantit të UCK-së dhe kryetar aktual I BDI-së. Ai tha se në këtë libër është munduar ta përfshijë vetëm periudhën e Ahmetit si luftëtarë.
“Libri I vërtetë botohet menjëherë pas librit të Fehmi Ladrovcit i cili ka qenë miku më i ngushtë i Ali Ahmetit. Ky libër nuk do të jetë i fundit, dëshiroj ta lexoni me syrin dashamirës nuk janë shkruar shumë gjëra për të unë, kam sjellë Ali Ahmetin njeriun luftëtar, njeriun e sakrificës njeriu që ka dshur Kosovën dhe këto treva më shumë se jetën e tij” , shtoi Islami.
Kryetarii komunës së Çairit Izet Mexhiti e përshënmdeti faktin se ky libër botohet pikërisht në periudhën kur paraqiten tendenca për të mohuar jo vetëm veprimtarinë e Ahmetit, por edhe sakrivicën kombëtare të shqiptarëve.
“Librin të cilin po e promovojmë vjen në kohën kur përkushtimi, vetëmohimi dhe sakrifica e mijëra veprimtarëve, luftëtarëve e heronjve të kombit po nënçmohet prej atyre të cilët në kohën kur shkruhej historia lëpiheshin pas sofrës pasllaviste duke sulmuar vëllezërit e vet pas shpine. Përveç tjerash ky libër është edhe një dëshmi e përkushtimit të këtyre njerëzve të sakrificës që çështjen kombëtare ta çojnë deri në fund. Mu këtë arsye dëshiroj ta theksoj nevojën e dokumentimit të historisë sonë më të re nëpërmjet botimit dhe promovimit të librave të ngjashëm me qëllimin e vetëm që historia mos të na përsëritet ndërsa proceset integruese kombëtare të vazhdojnë deri në realizimin e synimeve tona të proklamuara sa e sa herë”, deklaroi Mexhiti.
Shkrimtari kosovar Adem Gashi tha se vepra e autorit Islami në fakt paraqet një dosje.
“Motivimi i këtij libri vjen poashtu nga opinioni publik i shfaqur nëpër disa media elektronike fillimisht këtu në Maqedoni pastaj gjithandej botës shqiptare. Nëse duam t'i japim një emër këtij fenomeni pa hamendje mund ta quajm dosje. Dosja është një fenomen që trazon kureshtinë e njerëzve që ngacmon sedrën e krijuesve, po çështë në të vërtetë dosja fjalorët e shpejgejonë thjeshtë dhe qartësisht kopertina, kapak, lëkurë, dokumente akte. Dosja ka kuptim të dyfishtë fiktiv dhe real. Në jetën e shqiptarëve sot janë pranishme të dyja. Edhe krijimi i Bedriut në kuptimin real është një dosje”, theksoi Gashi.
Vijuesi >
www.zeriikosoves.org
Krijoni Kontakt